❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

ALP shkresë zyrtare tatimeve e AKSHI: Na keni bllokuar aktivitetin zgjidhni problemin e fiskalizimit

Aleanca e Profesionistëve  të Lirë (APL) , që përfaqëson anëtarë në sektore të ndryshem në Shqipëri, iu është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me një shkresë në lidhje me problematikat e përsëritura në sistemin e fiskalizimit, të cilat po sjellin bllokime serioze në aktivitetin ekonomik dhe rrisin riskun e penaliteteve ndaj bizneseve për shkaqe që nuk burojnë nga subjektet tatimpaguese.

PROBLEMATIKAT E KONSTATUARA

Gjatë periudhës 20 janar 2026  dhe ne vazhdim , anëtarët tanë kanë raportuar në mënyrë të vazhdueshme këto bllokime:

  1. Nuk regjistrohet certifikata e re e fiskalizimit
  • pengon rinovimin apo aktivizimin e elementĂ«ve bazĂ« tĂ« funksionimit;
  • pamundĂ«son vijimin normal tĂ« proceseve tĂ« fiskalizimit.
  1. Nuk hapet dot filial i ri
  • bllokon zgjerimin apo organizimin e aktivitetit;
  • pengon regjistrime qĂ« lidhen me operimin ligjor tĂ« njĂ«sive tĂ« reja.
  1. Nuk ndryshohet dot operatori
  • nĂ« raste largimi, shtimi, zĂ«vendĂ«simi punonjĂ«sish, bllokohet faturimi dhe fiskalizimi;
  • krijon rrezik pĂ«r ndĂ«rprerje tĂ« aktivitetit dhe ankimime me klientĂ« apo partnerĂ«.

Aktualisht mungon një komunikim zyrtar, gjë që vështirëson planifikimin dhe veprimin korrekt nga ana e bizneseve.

PASOJAT NDAJ BIZNESEVE DHE INTERESIT PUBLIK

  1. Këto bllokime po sjellin pasoja të drejtpërdrejta:
  • NdĂ«rprerje tĂ« punĂ«s dhe vonesa nĂ« faturim dhe arkĂ«time;
  • Rritje tĂ« riskut tĂ« gabimeve dhe mospĂ«rputhje nĂ« dokumentacion;
  • Kosto shtesĂ« operative (kohĂ«, staf, suport teknik, humbje klientĂ«sh);
  • Ekspozim ndaj gjobave dhe penaliteteve pĂ«r afate qĂ« bizneset nuk i kontrollojnĂ«;
  • DĂ«mtim tĂ« besimit te procesi dhe te formalizimii tregut me fiskalizimin.
  1. Njëkohësisht, kjo situatë prek edhe interesin publik sepse:
  • ul ritmin e qarkullimit dhe ndikon nĂ« arkĂ«timet tatimore,
  • krijon pasiguri nĂ« faturime,
  • dĂ«mton klimĂ«n e tĂ« bĂ«rit biznes.

KËRKESAT 

APL kërkon zgjidhje, udhëzim dhe garanci që bizneset të mos mbajnë kosto dhe përgjegjësi për një problem jashtë kontrollit të tyre :

  • Njoftim zyrtar nĂ« lidhje me afatet e rikthimit nĂ« funksionim normal.
  • Trajtimi i rasteve kritike (ndĂ«rrim operatori, certifikatĂ« e re, hapje filiali).
  • Mos penalizim pĂ«r vonesa apo gabime qĂ« burojnĂ« nga mosfunksionimi i sistemit, thuhet nĂ« shkresĂ«n e APL.

https://monitor.al/apl-kerkon-dialog-dhe-bashkepunim-per-funksionimin-e-sistemit-te-fiskalizimit/

 

Rënia e e-Albania, të vetëpunësuarit nuk po marrin pagesat, ka biznese që nuk po paguajnë faturat

 

 

 

The post ALP shkresë zyrtare tatimeve e AKSHI: Na keni bllokuar aktivitetin zgjidhni problemin e fiskalizimit appeared first on Revista Monitor.

Po udhĂ«tonte nga Mumbai drejt Baramatit, rrĂ«zohet avioni me 5 persona nĂ« bord – vdes politikani indian

Ajit Pawar, zëvendëskryeministër i shtetit perëndimor indian Maharashtra, ka humbur jetën në një aksident ajror së bashku me katër persona të tjerë.

Pawar po udhëtonte nga Mumbai drejt Baramatit, një distancë prej rreth 250 kilometrash, kur avioni u rrëzua gjatë përpjekjes për ulje në aeroportin e Baramatit. Shkaku i rrëzimit nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.

Në bord ndodheshin gjithsej pesë persona dhe, sipas raportimeve zyrtare, asnjëri prej tyre nuk i mbijetoi aksidentit.

Rregullatori i aviacionit civil të Indisë ka bërë të ditur se avioni ishte një Bombardier Learjet 45, avion i vogël biznesi që përdoret zakonisht për fluturime çarter dhe udhëtime VIP në Indi.

Mediat indiane kanë publikuar emrat e personave që humbën jetën së bashku me Pawarin. Ata janë:

Vidhip Jadhav, oficeri i sigurisë së Ajit Pawar; Pinky Mali, asistente fluturimi; Kapiten Sumit Kapoor dhe Kapiten Shambhavi Pathak, anëtarë të ekuipazhit.

Ajit Pawar po udhëtonte drejt zonës së tij elektorale Baramati për të marrë pjesë në takime publike në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të ardhshme, raportojnë mediat lokale.

Pas ngjarjes, autoritetet e shtetit të Maharashtras kanë shpallur tre ditë zie zyrtare. Gjatë kësaj periudhe, flamujt do të ulen në gjysmë shtize, ndërsa zyrat qeveritare dhe institucionet arsimore do të qëndrojnë të mbyllura. Të gjitha aktivitetet publike janë anuluar në shenjë respekti.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka shprehur tronditje dhe pikëllim për ngjarjen.

“Mendimet e mia janĂ« me familjet qĂ« humbĂ«n tĂ« dashurit e tyre nĂ« kĂ«tĂ« aksident tragjik. Lutem pĂ«r forcĂ« dhe guxim pĂ«r ta nĂ« kĂ«tĂ« moment tĂ« dhimbshĂ«m”, shkroi ai, duke i bĂ«rĂ« homazh edhe kontributit politik tĂ« Pawarit.

Karriera politike e Ajit Pawar zgjati për dekada. Ai shërbeu disa herë si zëvendëskryeministër i Maharashtras dhe konsiderohej një nga figurat më me ndikim në politikën e shtetit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Po udhĂ«tonte nga Mumbai drejt Baramatit, rrĂ«zohet avioni me 5 persona nĂ« bord – vdes politikani indian appeared first on Sinjali.

Raporti: Humbjet ruse në Ukrainë thyejnë çdo rekord pas Luftës II Botërore

Rreth 1.2 milionë trupa ruse janë vrarë, plagosur ose rezultojnë të zhdukur që nga pushtimi i Ukrainës gati katër vjet më parë, një nivel humbjesh për një fuqi të madhe ushtarake që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore, thuhet në një raport të ri të organizatës së njohur kërkimore, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS). 

Megjithë këtë kosto të jashtëzakonshme njerëzore, Rusia ka arritur fitime relativisht të vogla territoriale në fushëbetejë, duke rritur territorin ukrainas nën kontrollin e saj me vetëm 12% që nga viti 2022, sipas CSIS-it.

Raporti vë në pikëpyetje supozimet e përhapura në shumë qarqe, përfshirë edhe në Shtëpinë e Bardhë, se fitorja ruse në Ukrainë është e pashmangshme dhe e afërt.

“Rusia dominon”, ka thĂ«nĂ« presidenti amerikan Donald Trump nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Politico muajin e kaluar.

“Ata janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dhenj. JanĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« fortë  NĂ« njĂ« moment, madhĂ«sia do tĂ« fitojĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Trumpi.

Por raporti i CSIS thotë se Ukraina ruan një avantazh të konsiderueshëm si pala mbrojtëse në fushëbetejë.

Strategjia ukrainase e “mbrojtjes nĂ« thellĂ«si” — pĂ«rdorimi i llogoreve, pengesave kundĂ«rtanke, minave dhe barrierave tĂ« tjera, sĂ« bashku me dronĂ« dhe artileri, ka penguar pĂ«rpjekjet e RusisĂ« pĂ«r tĂ« arritur fitime domethĂ«nĂ«se, thuhet nĂ« raport. NdĂ«rkohĂ«, humbjet nĂ« fushĂ«betejĂ« janĂ« nĂ« favor tĂ« UkrainĂ«s me njĂ« raport 2.5 me 1, ose 2 me 1.

Rusia dhe Ukraina nuk publikojnë shifra të detajuara për humbjet luftarake.

Sipas raportit, humbjet ukrainase janĂ« rreth 500,000–600,000 tĂ« vrarĂ«, plagosur ose tĂ« zhdukur, krahasuar me 1.2 milionĂ« pĂ«r RusinĂ«.

Rusia ka pësuar mes 275,000 dhe 325,000 vdekje në fushëbetejë, ndërsa Ukraina mes 100,000 dhe 140,000, sipas raportit.

“TĂ« dhĂ«nat sugjerojnĂ« se Rusia vĂ«shtirĂ« se po fiton”, shkruajnĂ« autorĂ«t.

Humbje historike në luftë

Krahasuar me konfliktet që kanë përfshirë fuqi të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore, humbjet e Moskës janë tronditëse.

Shtetet e Bashkuara humbën rreth 57,000 trupa në luftën e Koresë dhe 47,000 gjatë luftës së Vietnamit. Humbjet e Rusisë në Ukrainë janë pesë herë më të larta se humbjet totale të të gjitha luftërave ruse dhe sovjetike që nga Lufta e Dytë Botërore së bashku, përfshirë luftën në Afganistan dhe dy luftërat çeçene, thuhet në raport.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë këtë muaj në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër se Moska ka humbur 1,000 trupa në ditë në dhjetor.

“Jo tĂ« plagosur rĂ«ndĂ«, por tĂ« vrarĂ«. NĂ« vitet 1980 nĂ« Afganistan, sovjetikĂ«t humbĂ«n 20,000 nĂ« 10 vjet. Tani humbasin 30,000 nĂ« njĂ« muaj”, ka shtuar Rutte.

Gjetja e trupave të rinj po bëhet gjithnjë e më e vështirë, thonë analistë të huaj.

“Humbjet ushtarake ruse, tĂ« tĂ« vrarĂ«ve dhe tĂ« plagosurve, tani tejkalojnĂ« normat e qĂ«ndrueshme tĂ« rekrutimit dhe zĂ«vendĂ«simit”, ka thĂ«nĂ« James Ford, zĂ«vendĂ«sambasador i BritanisĂ« nĂ« OrganizatĂ«n pĂ«r Siguri dhe BashkĂ«punim nĂ« EvropĂ«, nĂ« njĂ« fjalim javĂ«n e kaluar.

Ndërkohë, në raportin e CSIS thuhet gjithashtu se gjatë dy vjetëve të fundit, fitimet territoriale ruse në disa zona maten me vetëm disa metra në ditë, shumë më pak se gjysma e një fushe futbolli.

Fitimet ditore ruse – 16 metra nĂ« ditĂ« nĂ« Chasiv Yar, 25 metra nĂ« Kupiansk dhe 76 metra nĂ« Pokrovsk, janĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta se ato tĂ« trupave aleate gjatĂ« betejĂ«s famĂ«keqe tĂ« Somme-s nĂ« LuftĂ«n e ParĂ« BotĂ«rore, njĂ« fushatĂ« pesĂ«mujore nĂ« vitin 1916 ku forcat britaniko-franceze fituan mĂ« pak se 90 metra nĂ« ditĂ« kundĂ«r mbrojtjes gjermane.

NĂ« dy vjetĂ«t e fundit, “forcat ruse kanĂ« fituar mĂ« pak se 1.5% tĂ« territorit ukrainas,” thuhet nĂ« raport.

Barra ekonomike

Në planin e brendshëm, kostoja e luftës në Ukrainë e ka nxjerrë praktikisht Rusinë nga radhët e fuqive kryesore ekonomike botërore, sipas raportit.

“Rusia po shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« fuqi ekonomike tĂ« rangut tĂ« dytĂ« ose tĂ« tretĂ«â€,  thuhet nĂ« raport, duke pĂ«rmendur rĂ«nien e prodhimit, kĂ«rkesĂ«n e dobĂ«t tĂ« konsumatorĂ«ve, inflacionin e lartĂ« dhe mungesĂ«n e fuqisĂ« punĂ«tore, qĂ« çuan nĂ« njĂ« rritje ekonomike prej vetĂ«m 0.6% nĂ« vitin 2025.

Lufta po rëndon jo vetëm ekonominë aktuale ruse, por edhe perspektivat e saj të ardhshme.

“NdĂ«rsa artikuj si municionet, uniformat dhe fortifikimet kontribuojnĂ« nĂ« PBB, ato nuk pĂ«rmirĂ«sojnĂ« mirĂ«qenien afatgjatĂ« apo formimin e kapitalit”, thuhet nĂ« raport.

Moska gjithashtu ka mbetur prapa në teknologjinë e lartë, pa asnjë kompani ruse në mesin e 100 kompanive më të mëdha teknologjike në botë.

Në një renditje të Universitetit Stanford për vendet kryesore sa i përket inteligjencës artificiale, Rusia renditet e 28-ta nga 36 vende, pas shteteve si Spanja, Arabia Saudite dhe Malajzia.

Por, pavarësisht panoramës pesimiste që pikturon raporti për Rusinë, Putini nuk ka gjasa të pranojë një marrëveshje paqeje pa presion shtesë perëndimor ndaj regjimit të tij

“Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk i kanĂ« pĂ«rdorur plotĂ«sisht mjetet ekonomike apo ushtarake. Pa mĂ« shumĂ« dhimbje, Putini do t’i zvarrisĂ« bisedimet dhe do tĂ« vazhdojĂ« luftĂ«n, edhe nĂ«se kjo do tĂ« thotĂ« miliona viktima ruse dhe ukrainase”, pĂ«rfundon raporti.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Raporti: Humbjet ruse në Ukrainë thyejnë çdo rekord pas Luftës II Botërore appeared first on Sinjali.

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunimin e të miturës në Dubovik të Deçanit

Prokuroria Themelore nĂ« PejĂ« ka caktuar masĂ«n e paraburgimit prej njĂ« muaji ndaj tĂ« pandehurit Miriton Nikqit pĂ«r veprĂ«n penale ‘dhunimi’.

Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Shaqë Curri, pas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur edhe kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Paraburgimi ndaj të pandehurit llogaritet nga data e arrestimit, më 26 janar 2026, në ora 12:00, dhe do të zgjasë deri më 25 shkurt 2026, në ora 16:00.

Për rastin ka raportuar ekskluzivisht Sinjali, ku rasti është raportuar më 25 janar 2026, rreth orës 00:00, kur në stacion policor është paraqitur viktima E.G., në shoqërim të xhaxhait të saj, ku ka deklaruar se një person, të cilin fillimisht e kishte identifikuar me emrin T. N. (pa qenë plotësisht e sigurt për identitetin), e kishte marrë me veturë dhe pas largimit disa metra nga shtëpia, pa dëshirën e saj, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunimin e të miturës në Dubovik të Deçanit appeared first on Sinjali.

Rruga Ferizaj–Gjilan hapet pĂ«rsĂ«ri pas bllokimit nga uji

Rruga rajonale Ferizaj–Gjilan, e cila ishte bllokuar pĂ«r shkak tĂ« ujit nĂ« rrugĂ«, Ă«shtĂ« hapur pĂ«r qarkullim.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, duke sqaruar se bëhet fjalë për segmentin në fshatin Sojevë, afër Bonsteelit.

“Ju njoftojmĂ« se rruga rajonale Ferizaj–Gjilan, nĂ« segmentin nĂ« fshatin SojevĂ« (afĂ«r Bondsteel), e cila ishte e bllokuar pĂ«r shkak tĂ« ujit nĂ« rrugĂ«, Ă«shtĂ« liruar dhe tani Ă«shtĂ« e kalueshme pĂ«r qarkullim”, tha ai.

Të martën, kjo rrugë ishte bllokuar për qarkullim si pasojë e reshjeve të shtuara dhe kushteve të vështira atmosferike.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rruga Ferizaj–Gjilan hapet pĂ«rsĂ«ri pas bllokimit nga uji appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Mbi 50 komisionerĂ« tĂ« shoqĂ«ruar pĂ«r manipulim me vota – dyshimet shtrihen nĂ« GjakovĂ«, MalishevĂ« dhe mĂ« gjerĂ«

Një operacion i gjerë hetimor është duke u zhvilluar në Gjakovë, ku mbi 50 komisionerë zgjedhorë janë shoqëruar deri më tani nën dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se manipulimet nuk lidhen vetëm me Gjakovën, por dyshimet serioze shtrihen edhe në komuna të tjera, përfshirë Malishevën, si dhe zona të tjera ku janë evidentuar mospërputhje të rezultateve të votimit.

Komisionerët e shoqëruar po intervistohen në lidhje me dyshime për:

ndërhyrje në numërimin e votave,

mospërputhje të rezultateve përfundimtare,

keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë procesit zgjedhor.

Sipas informatave, një numër i konsiderueshëm i të shoqëruarve pritet të ndalohet për 48 orë, me vendim të Prokurorisë kompetente, pas analizimit të provave materiale dhe deklaratave të mbledhura gjatë hetimeve.

Hetimet po zhvillohen nga njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim të plotë me Prokurorinë, ndërsa rasti po konsiderohet si një nga hetimet më serioze për manipulim zgjedhor në vitet e fundit.

Burimet theksojnë se operacioni është ende në zhvillim dhe nuk përjashtohen ndalime dhe zgjerim i hetimeve edhe ndaj personave të tjerë, përfshirë zyrtarë me përgjegjësi më të larta në administrimin e procesit zgjedhor.

Gazeta Sinjali do të raportojë me detaje të reja sapo ato të konfirmohen zyrtarisht.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Mbi 50 komisionerĂ« tĂ« shoqĂ«ruar pĂ«r manipulim me vota – dyshimet shtrihen nĂ« GjakovĂ«, MalishevĂ« dhe mĂ« gjerĂ« appeared first on Sinjali.

Konfirmohet raportimi i Sinjalit, Prokuroria jep detaje për aksionin në Malishevë

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht pak më parë se Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë nisur veprime operative edhe në Gjakovë, në kuadër të një hetimi të zgjeruar që lidhet me dyshimet për manipulim të rezultateve zgjedhore.

Lidhur me këtë, Sinjali ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ku zyrtarët kanë konfirmuar raportimin.

Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar zyrtari për Komunikim Publik i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drini Domi, i cili bëri të ditur se hetimet po zhvillohen në regjionin e Komunës së Malishevës.

“Ka tĂ« bĂ«jĂ« me KomunĂ«n e MalishevĂ«s, sa i pĂ«rket falsifikimit tĂ« rezultateve zgjedhore gjatĂ« numĂ«rimit
. pĂ«r deputet tĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s. NĂ« regjionin e KomunĂ«s sĂ« MalishevĂ«s po zhvillohen intervista, pĂ«r mĂ« shumĂ« detaje ju njoftojmĂ« pasdite”, tha Domi.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Konfirmohet raportimi i Sinjalit, Prokuroria jep detaje për aksionin në Malishevë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Krimet Ekonomike zbarkojnĂ« edhe nĂ« GjakovĂ« – priten arrestime tĂ« komisionerĂ«ve pĂ«r manipulim tĂ« rezultatit zgjedhor

Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë nisur veprime operative edhe në Gjakovë, në kuadër të një hetimi të zgjeruar që lidhet me dyshimet për manipulim të rezultateve zgjedhore, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se hetimet po zhvillohen ndaj disa komisionerëve të qendrave të votimit, të cilët dyshohen se kanë ndërhyrë në procesin e numërimit dhe administrimit të votave, duke cenuar integritetin e procesit zgjedhor.

Sipas informacioneve, operacioni është ende në fazë aktive dhe në orët në vijim priten edhe ndalime për ata që kanë falsifikuar rezultatin, pasi tashmë janë siguruar prova materiale dhe dokumentare që ndërlidhen me manipulimin e rezultateve.

Hetimet po zhvillohen në koordinim të ngushtë me Prokurorinë kompetente, ndërsa pritet që autoritetet të dalin me detaje zyrtare sapo të finalizohen veprimet procedurale.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajĂ« tĂ« informuar me zhvillimet e reja lidhur me kĂ«tĂ« rast.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Krimet Ekonomike zbarkojnĂ« edhe nĂ« GjakovĂ« – priten arrestime tĂ« komisionerĂ«ve pĂ«r manipulim tĂ« rezultatit zgjedhor appeared first on Sinjali.

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 20 muaj burg për ryshfet

Gruaja e ish-presidentit të rrëzuar të Koresë së Jugut është dënuar me 20 muaj burg për pranim ryshfeti nga Kisha e Unifikimit.

Megjithatë, gjykata e liroi 52-vjeçaren Kim Keon Hee nga akuzat për manipulim të çmimeve të aksioneve dhe marrjen e sondazheve falas të opinionit nga një ndërmjetës politik para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022, të cilat u fituan nga bashkëshorti i saj Yoon Suk Yeol.

Yoon është dënuar tashmë me pesë vjet burg për abuzim me pushtetin dhe pengim të drejtësisë në lidhje me përpjekjen e tij të dështuar për vendosjen e ligjit ushtarak në vitin 2024. Kjo shënon herën e parë në historinë e Koresë së Jugut që një çift ish-presidencial dënohet në të njëjtën kohë.

TĂ« mĂ«rkurĂ«n, njĂ« gjyqtar nĂ« GjykatĂ«n e Qarkut Qendror tĂ« Seulit vendosi qĂ« Kim kishte “keqpĂ«rdorur pozicionin e saj si njĂ« mjet pĂ«r tĂ« ndjekur pĂ«rfitime personale”. “Sa mĂ« i lartĂ« tĂ« jetĂ« pozicioni i dikujt, aq mĂ« me vetĂ«dije duhet tĂ« ruhet nga njĂ« sjellje e tillë  E pandehura nuk i hodhi poshtĂ« kĂ«rkesat dhe ishte e zĂ«nĂ« me zbukurimin e vetes,” tha gjykatĂ«si.

Një ekip i posaçëm këshilltarësh i emëruar për çështjen tha se Kim mori 80 milionë won dhurata, të cilat përfshijnë një gjerdan me diamante Graff dhe disa çanta dore Chanel, nga Kisha e Unifikimit midis prillit dhe korrikut 2022, në këmbim të favoreve biznesi dhe politike.

Ekipi kishte kĂ«rkuar njĂ« dĂ«nim me 15 vjet burg dhe njĂ« gjobĂ« prej 2 miliardĂ« won pĂ«r tĂ« tre akuzat, pĂ«r tĂ« cilat Kim u dĂ«nua pĂ«r njĂ«rĂ«n, por gjykatĂ«si vuri nĂ« dukje se Kim nuk ishte ajo qĂ« detyroi ose kĂ«rkoi ryshfetet, dhe se ajo “nuk kishte precedentĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m penalĂ«â€.

Megjithatë, asaj iu urdhërua të paguante 12.85 milionë won (9,000 dollarë; 6,500 £) në para cash dhe gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e gjerdanit me diamant.

Kim është akuzuar gjithashtu për përfshirjen e saj të dyshuar në një skemë për të rekrutuar ndjekës të Kishës së Unifikimit në Partinë Konservatore të Pushtetit Popullor, pjesë e së cilës ishte edhe burri i saj, si dhe për pranimin e dhuratave në këmbim të emërimeve në punë qeveritare. Gjykata ende nuk i ka dëgjuar këto raste.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 20 muaj burg për ryshfet appeared first on Sinjali.

Mes tensioneve me Iranin, SHBA-ja zhvillon stërvitje në Lindjen e Mesme

Forcat amerikane do të zhvillojnë një stërvitje ajrore disa ditore në Lindjen e Mesme, në kohën kur Uashingtoni po forcon praninë e tij ushtarake në rajon mes tensioneve të shtuara me Iranin.

StĂ«rvitja do t’u mundĂ«sojĂ« aviatorĂ«ve tĂ« dĂ«shmojnĂ« se “mund tĂ« shpĂ«rndahen, tĂ« operojnĂ« dhe tĂ« gjenerojnĂ« misione luftarake nĂ« kushte sfiduese, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt, tĂ« saktĂ« dhe nĂ« bashkĂ«punim me partnerĂ«t tanĂ«â€, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« gjeneral-lejtnant Derek France, komandant i AFCENT-it tĂ« KomandĂ«s Qendrore tĂ« SHBA-sĂ« (CENTCOM) dhe komandant i Komponentit Ajror tĂ« Forcave tĂ« Kombinuara.

Njoftimi vjen pasi presidenti Donald Trump paralajmĂ«roi se njĂ« “armadĂ«â€ po drejtohet drejt Iranit dhe kĂ«rcĂ«noi me veprime tĂ« mundshme ushtarake kundĂ«r regjimit, i cili ka nisur njĂ« goditje brutale ndaj njĂ« vale protestash antiqeveritare.

Në këtë kontekst, grupi goditës i aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln ka mbërritur tashmë në rajon, sipas një postimi të së hënës nga Komanda Qendrore (CENTCOM), e cila mbikëqyr forcat amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Perëndimore dhe Qendrore.

Megjithatë, sipas burimeve të CNN-it, Trumpi po shqyrton ende opsionet e tij lidhur me veprimet që mund ose jo të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit dhe nuk ka asnjë tregues se është marrë ndonjë vendim.

Njoftimi i CENTCOM-it nuk specifikoi vendndodhjen e saktë, kohëzgjatjen e stërvitjeve apo asetet që do të marrin pjesë në to.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar në javët e fundit për shkak të shtypjes së përgjakshme të protestave kundër regjimit.

Sipas një raporti të së martës nga Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut (HRANA), me seli në SHBA, më shumë se 5.800 protestues janë vrarë që nga fillimi i demonstratave në fund të muajit të kaluar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mes tensioneve me Iranin, SHBA-ja zhvillon stërvitje në Lindjen e Mesme appeared first on Sinjali.

DhunĂ« nĂ« familje nĂ« PjetĂ«rshticĂ« tĂ« Shtimes – burri arrestohet pasi dyshohet se sulmoi bashkĂ«shorten

Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Pjetërshticë të Shtimes, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja është regjistruar më 27 janar 2026, ndërsa Policia e Kosovës ka pranuar informatën rreth orës 15:30, pas së cilës njësitë policore janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Sipas burimeve, fillimisht është kontaktuar viktima, A.Sh, e cila është shoqëruar në Stacionin Policor në Shtime për intervistim.

Viktima ka deklaruar se ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj, A. M, . Në lidhje me rastin është intervistuar edhe i dyshuari.

TĂ« gjitha veprimet procedurale janĂ« ndĂ«rmarrĂ« nĂ« koordinim me Prokuroren e Shtetit, e cila ka urdhĂ«ruar qĂ« rasti tĂ« iniciohet si “Sulm”.

Me vendim të Prokurorisë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post DhunĂ« nĂ« familje nĂ« PjetĂ«rshticĂ« tĂ« Shtimes – burri arrestohet pasi dyshohet se sulmoi bashkĂ«shorten appeared first on Sinjali.

Vengu: Gjurmueshmëri e avancuar për çdo armë zjarri

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu prezantoi nĂ« Kuvend projektligjin pĂ«r import-eksportin dhe tranzitin e armĂ«ve tĂ« zjarrit, njĂ« nismĂ« qĂ« synon tĂ« forcojĂ« kuadrin rregullator tĂ« industrisĂ« sĂ« mbrojtjes.

Vengu u shpreh se kjo nuk është një nismë e izoluar por është pjesë e një pakete të gjerë ligjore, e cila synon po ashtu kontrollin e mallrave me përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak.

Ministri Vengu theksoi se projektligji synon të garantojë integritetin e të gjithë zinxhirit nga prodhimi, tregtimi, eksporti, tranziti i armëve të zjarrit, duke rritur sigurinë, transparencën, bashkëveprimin e institucioneve ligjzbatuese.

Sipas tij, ky është një ligj plotësisht i ri, i cili transpozon në mënyrë të plotë rregulloren e Bashkimit Evropian, pa transpozim selektiv dhe pa asnjë kompromis.

“Ai e vendos ShqipĂ«rinĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtin standard ligjor me vendet anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« nĂ« njĂ« fushĂ« kyçe pĂ«r sigurinĂ« publike dhe madje sigurinĂ« kombĂ«tare. Projektligji forcon mekanizmin e kontrollit shtetĂ«ror, pa krijuar institucione tĂ« reja dhe vlen ta theksojĂ« kĂ«tĂ« pikĂ«â€, tha Vengu.

Një risi thelbësore e këtij projektligji, sipas ministrit Vengu, është krijimi i një mekanizmi licencimi elektronik, të sigurt, të enkriptuar, i cili rrit sigurinë e të dhënave dhe efikasitetin e procesit të autorizimeve.

Paralelisht, Vengu tha se projektligji rrit bashkëveprimin mes agjencive ligjzbatuese, dhe mundëson krijimin e një baze të dhënash unike ndërinstitucionale.

PĂ«r sa i pĂ«rket risive kryesore, Vengu theksoi se “elementi i parĂ« Ă«shtĂ« gjurmueshmĂ«ria e avancuar pĂ«r çdo armĂ« zjarrit”. Po ashtu sipas tij, forcohet kontrolli gjatĂ« gjithĂ« zinxhirit tĂ« furnizimit, administrimi elektronik i autorizimeve si dhe masat parandaluese edhe sanksionet pĂ«r tĂ« mbyllur çdo hapĂ«sirĂ« abuzimi.

Para deputetëve, Vengu sqaroi se projektligji nuk sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit dhe detyrimet nga zbatimi i tij do të përmbushen brenda kapaciteteve ekzistuese institucionale.

“Projektligji Ă«shtĂ« pjesĂ« e piketave ndĂ«rmjetme nĂ« procesin e negociatave me Bashkimin Evropian ndaj edhe pĂ«rfaqĂ«son njĂ« hap tĂ« matshĂ«m drejt pĂ«rmbushjes sĂ« tyre”, shtoi ministri.

/m.m/j.p/

The post Vengu: Gjurmueshmëri e avancuar për çdo armë zjarri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtrenjtimi i kafesë nuk ndalet, rritja më e lartë e çmimeve në tre vjet, por konsumi arrin rekord

Vitin e kaluar, çmimi mesatar i kafesĂ« u rrit me 5.4%, ritmi mĂ« i lartĂ« qĂ« nga viti 2022. NjĂ« filxhan kafe nĂ« zonat e preferuara tĂ« TiranĂ«s tani kushton në njĂ« minimum 110 lekĂ«, nga 80-90 lekĂ« qĂ« ishte nĂ« fillim tĂ« 2025, ndĂ«rsa nĂ« periferi kushton 80-90 lekĂ« minimumi nga 60-70 lekĂ« qĂ« ishte [
]

The post Shtrenjtimi i kafesë nuk ndalet, rritja më e lartë e çmimeve në tre vjet, por konsumi arrin rekord appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në hotelin me 5 yje në Courchevel, evakuohen 270 persona/ VIDEO

TĂ« paktĂ«n 83 persona u evakuuan pasi njĂ« zjarr pĂ«rfshiu çatinĂ« e njĂ« hoteli me pesĂ« yje nĂ« vendpushimin e skive Courchevel nĂ« FrancĂ«. Zjarri shpĂ«rtheu rreth orĂ«s 7 tĂ« mbrĂ«mjes (ora lokale) nĂ« papafingon e Hotel des Grandes Alpes. ZyrtarĂ«t thanĂ« se gati 100 persona u evakuuan dhe media lokale raportoi mĂ« vonĂ« se [
]

The post Zjarr në hotelin me 5 yje në Courchevel, evakuohen 270 persona/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Ky është tifozi shqiptar i PAOK-ut që humbi jetën në aksidentin tragjik në Rumani

Personi në foto është i riu shqiptar Vasil Pilo i cili humbi jetën këtë të martë me 6 tifozë të PAOK-ut. Furgoni me tifozë të PAOK-ut të Selanikut, në rrugë drejt Francës për ndeshjen kundër Lionit në Europa League, u përfshi në një aksident të tmerrshëm në autostradën pranë qytetit Lugoj, në Rumani. Shtatë persona [
]

The post FOTO/ Ky është tifozi shqiptar i PAOK-ut që humbi jetën në aksidentin tragjik në Rumani appeared first on BoldNews.al.

REL: ÇfarĂ« informacionesh mbledhin hakerĂ«t shtetĂ«rorĂ« rusĂ« nĂ« Serbi?

Mesazh në aplikacionin Signal
 dhe hapja e një linku për një të ashtuquajtur video-thirrje. Në këtë mënyrë, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë u bë viktimë e grupeve të hakerëve rusë, konstatoi një analizë e kryer nga një prej kompanive më të mëdha IT në botë, për këtë organizatë joqeveritare serbe. Bëhet fjalë për [
]

The post REL: ÇfarĂ« informacionesh mbledhin hakerĂ«t shtetĂ«rorĂ« rusĂ« nĂ« Serbi? appeared first on BoldNews.al.

Martesat në rënie historike, rriten divorcet; Një rekord prej një në tre çiftesh po ndahen

Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më të ulët historik, ndërsa divorcet kanë marrë drejtim të kundërt, duke arritur kulme që nuk janë parë kurrë më parë. Një në tre martesa kanë [
]

The post Martesat në rënie historike, rriten divorcet; Një rekord prej një në tre çiftesh po ndahen appeared first on BoldNews.al.

Pas 18 orësh debat, miratohen ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër

Pas njĂ« seancĂ« maratonĂ« qĂ« ka zgjatur rreth 18 orĂ« Kuvendi ka miratuar ndyrshimet nĂ« Kodin Penal. Ndryshimet u miratuan me 85 vota pro tĂ« mazhorancĂ«s, ndĂ«rsa 9 deputetĂ«t e pranishĂ«m tĂ« opozitĂ«s votuan kundĂ«r. Votimi ne Parlament: – Akti normativ nr. 11, datĂ« 19.12.2025 “PĂ«r disa ndryshime dhe shtesa nĂ« ligjin nr. 115/2024, “PĂ«r [
]

The post Pas 18 orësh debat, miratohen ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër appeared first on BoldNews.al.

A është Gjermania parajsë për krime ekonomike?



Gjermanisë i mungojnë mijëra prokurorë publikë për të luftuar në mënyrë efektive krimin financiar, ka paralajmëruar Shoqata Gjermane e Gjyqtarëve (DRB).

Ajo tha se kriminelët në botën e parasë dhe ekonomisë, si dhe organizatat e vërteta mafioze, e kanë shumë të lehtë punën në Gjermani, sepse nuk ka mjaftueshëm prokurorë dhe gjyqtarë shtetërorë që mund të trajtojnë të gjitha çështjet.

"Miliarda euro po u rrĂ«shqasin shteteve federale gjermane sepse ato janĂ« shumĂ« tĂ« pĂ«rqendruara nĂ« kostot e personelit nĂ« organet hetimore", tha drejtori i DRB-sĂ«, Sven Rebehn, pĂ«r gazetĂ«n Funke nĂ« fund tĂ« dhjetorit. "Çdo euro shtesĂ« e investuar nĂ« punĂ«simin e mĂ« shumĂ« hetuesve pĂ«r njĂ« luftĂ« mĂ« efektive kundĂ«r krimit financiar dhe ekonomik pĂ«rfundimisht do tĂ« sillte mĂ« shumĂ« euro nĂ« arkĂ«n e shtetit".

Rebehn vlerëson se Gjermanisë i mungojnë rreth 2.000 prokurorë shtetërorë dhe paralajmëron se rreth një milion çështje të hapura janë ende të pa hetuara. Përveç kësaj, shumë veprime të tilla të paligjshme kanë një afat relativisht të shkurtër kufizimi, gjë që e bën jetën një makth për kriminelët edhe nëse kapen me duart e tyre brenda - zakonisht arkën e shtetit.

Grabitje të tilla të organizohen nga një ushtri e vërtetë ekspertësh

Teza se Gjermania është një "parajsë për krimin financiar" është dëgjuar disa herë, ku është dashur të thuhet se u deshën vite që shërbimet kompetente të kuptonin shkallën e operacioneve financiare të grupeve të organizuara kriminale. Raste si Wirecard dhe CumEx i kanë kushtuar vendit miliarda euro.

Jacob Wende, një avokat i specializuar në të drejtën financiare dhe drejtor i Regpit, një kompani që merret me mbrojtjen nga krimi financiar, beson se problemi nuk është vetëm mungesa e avokatëve të shtetit, por mungesa e trajnimit në të gjitha nivelet. Sepse nuk është e pazakontë që grabitje të tilla të organizohen nga një ushtri e vërtetë ekspertësh ligjorë dhe tatimorë, me të cilët autoritetet shtetërore rrallë dinë të mbajnë hapin: "Ne jemi sigurisht shumë poshtë aftësive tona", tha Wende për DW.

"Ne kemi nevojë për më shumë njerëz, por edhe njerëz që janë më të trajnuar në të gjitha fushat - midis avokatëve të shtetit, në gjykata dhe në organet mbikëqyrëse".

Kjo është veçanërisht problematike sepse këto forma të krimit janë, siç thotë Wende, një "objektiv lëvizës". "Nuk ka një metodë të vetme që përdorin kriminelët e organizuar. Ata janë vazhdimisht duke u përshtatur, janë vazhdimisht duke kërkuar për boshllëqe në sistem dhe gjithmonë do të kërkojnë t'i shfrytëzojnë ato boshllëqe."

Dora e majtë nuk e di se çfarë po bën dora e djathtë

Një problem shtesë është fragmentimi i institucioneve në Gjermani. Ekziston një numër i madh dhe i pashqyrtuar i organeve gjyqësore dhe hetimore në 16 provincat federale, dhe secila prej tyre shpesh merret me lloje të ndryshme të krimit financiar në fusha të ndryshme.

Kilian Wegner, profesor i sĂ« drejtĂ«s ekonomike tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« Universitetin e Halle-s, thotĂ« se ka mĂ« shumĂ« se 300 organe mbikĂ«qyrĂ«se qĂ« veprojnĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin nĂ« fusha tĂ« tilla si lojĂ«rat e fatit ose tregtia e metaleve tĂ« çmuara, shumĂ« prej tĂ« cilave po kĂ«rkojnĂ« njerĂ«z mĂ« tĂ« aftĂ«. "ËshtĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« pĂ«rcaktohet nĂ«se ka informacion nĂ« ndonjĂ« nga kĂ«to organe qĂ« mund tĂ« jetĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r njĂ« hetim tĂ« pastrimit tĂ« parave nĂ« njĂ« fushĂ« tjetĂ«r," tha Wegner pĂ«r DW. "Secili bĂ«n pjesĂ«n e vet veçmas, gjĂ« qĂ« çon nĂ« njĂ« humbje tĂ« madhe informacioni."

Anne Brorhilker është një nga njerëzit që i njeh këto probleme nga afër. Ajo ishte prokurore e lartë shtetërore në Këln për dy dekada dhe u bë e famshme në të gjithë Gjermaninë për hetimin e skemës së mashtrimit CumEx, në të cilën bankat dhe ndërmjetësit e bursave nxorën miliarda euro nga arkat e shtetit në të gjithë Evropën në një "lojë" financiare të ndryshimit të dukshëm të pronësisë kur duhej të paguheshin taksat e dividentëve. Vetëm Gjermania, sipas vlerësimeve, humbi rreth 30 miliardë euro.

Dokumentet qarkullojnë, por krimi nuk hetohet

Problemi kryesor, sipas Brorhilker, nuk është numri i prokurorëve të shtetit, por burokracia e tepërt në këto institucione. Sepse mund të ketë mjaftueshëm njerëz në letër, por ka shumë pak që janë realisht të përfshirë në ndjekjen penale: "Kemi shumë njerëz në menaxhim dhe administratë, por pak që realisht bëjnë punën", tha ajo për DW.

"ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« nuk kemi mjaftueshĂ«m prokurorĂ« shtetĂ«rorĂ« qĂ« kryejnĂ« hetime dhe i çojnĂ« çështjet nĂ« gjykatĂ«, por ata mund ta ndajnĂ« stafin ndryshe mĂ« parĂ«".

Ajo gjithashtu beson se struktura e sistemit gjyqĂ«sor i inkurajon prokurorĂ«t e shtetit tĂ« merren me raste mĂ« tĂ« lehta me njĂ« shans tĂ« lartĂ« suksesi. Sigurisht, Ă«shtĂ« mĂ« e thjeshtĂ« dhe mĂ« e shpejtĂ« tĂ« pĂ«rfundosh procedurĂ«n nĂ« njĂ« rast banal tĂ« vjedhjes nĂ« dyqan, edhe nĂ«se vĂ«shtirĂ« se ka ndonjĂ« efekt shoqĂ«ror. "KriminelĂ«t profesionistĂ« qĂ« shkaktojnĂ« dĂ«min mĂ« tĂ« madh nĂ« shoqĂ«ri ia dalin mbanĂ« lehtĂ«sisht", paralajmĂ«ron ajo. Brorhilker u largua nga gjyqĂ«sori nĂ« vitin 2024 dhe u bĂ« njĂ« nga udhĂ«heqĂ«sit e organizatĂ«s joqeveritare "Finanzwende". ËshtĂ« njĂ« organizatĂ« qĂ« mbĂ«shtet ndryshimin e mĂ«nyrĂ«s se si shteti lufton krimin financiar dhe kundĂ«rshton ndikimin e lobeve financiare.

Shembull konkret: një bagazh plot me para

Brorhilker ishte e zemëruar nga mungesa e komunikimit midis institucioneve shtetërore: "Le të themi se dikush kapet në aeroport me një sasi të madhe parash në një çantë. Oficerët e doganave në pikën kufitare e zbulojnë atë dhe përfundimisht i informojnë eprorët e tyre për këtë. Pastaj zvarritet si një shkelje doganore sepse ata, si rregull, nuk ia përcjellin fare administratës tatimore. Edhe kur rrethanat flasin vetë, ata shpesh as nuk e informojnë policinë."

Ndërsa organet e ndjekjes penale bëjnë secili pjesën e tyre të punës, ka shumë evazion fiskal dhe pastrim parash në të njëjtën kohë, dhe grupet e organizuara dhe të njëjtët njerëz shpesh qëndrojnë pas kësaj. Ndërsa policia, për shembull, po përpiqet të kapë trafikantët e drogës, paratë e drogës tashmë po kalojnë nën radarin e administratës tatimore. Dhe para se hetuesit tatimorë të kuptojnë se çfarë ka ndodhur, paratë tashmë janë pastruar dhe kështu bien nën juridiksionin e një institucioni krejtësisht të ndryshëm.

Vende të tjera e organizojnë këtë punë në mënyrë më efektive. Në Evropë, Italia ka shumë përvojë - por edhe efikasitet: krimi tatimor, doganor dhe financiar, për të gjitha këto vetëm një organ mund të jetë përgjegjës.

Të paktën 100 miliardë euro humbasin çdo vit

ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« vlerĂ«sohet edhe shkalla e dĂ«mit tĂ« shkaktuar nga krimi financiar. Gjyqtarja Rebehn vlerĂ«son se rreth 100 miliardĂ« euro "pastrohen" çdo vit nĂ« Gjermani, por kjo shumĂ«, e cila shpesh citohet nĂ« median gjermane, bazohet nĂ« njĂ« studim tĂ« Universitetit tĂ« Halle-s nga viti 2016 nĂ« tĂ« cilin pĂ«rfundimet nxirren mbi bazĂ«n e rasteve tĂ« njohura. Niveli aktual nuk Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar kurrĂ«.

Politikanët tashmë, si rregull, theksojnë vendosmërinë e tyre në luftën kundër problemit. Dhe qeveria e Kancelarit Friedrich Merz njoftoi korrikun e kaluar se do t'u paguante 240 milionë euro shteteve federale për punësimin e 2,000 gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtetit shtesë.

Por tashmë është treguar se të gjitha përpjekjet për reformë gjithëpërfshirëse për ta bërë të gjithë sistemin më të thjeshtë janë jashtëzakonisht të vështira dhe pothuajse të pashpresa.

Lufta kundër burokracisë

Kjo u bë e qartë kur qeveria e ish-kancelarit Olaf Scholz u përpoq të krijonte një organ qendror kundër pastrimit të parave. "Një mosmarrëveshje e madhe shpërtheu menjëherë," tha Wegner i Universitetit të Halle-s.

"Nën mbikëqyrjen e kujt duhet të jetë kjo agjenci? Byroja Federale e Hetimit, Shërbimi i Hetimit Doganor? Në nivelin e federatës apo të landeve? Dhe nëse landet, sa do të merrte njëra, sa do të merrte tjetra? Askush nuk mund të vendoste se ku duhet të futej ky organ i ri në atë mozaik të madh." Në fund, plani u braktis.

Problemi më i thellë i krimit financiar, beson Wegner, qëndron në kulturën që mbizotëron në pjesën më të madhe të gjyqësorit gjerman: "Një karrierë e specializuar nuk vlerësohet kushedi sa", sipas tij. "Nëse doni të përparoni dhe të keni një pagë më të lartë, duhet të ndryshoni punë çdo disa vjet: dy ose tre vjet duke punuar për krime kapitale, pastaj dy ose tre vjet duke punuar në ministri dhe pastaj të njëjtën sasi kohe për narkotikët. Kjo është rruga tipike drejt një karriere të suksesshme sepse përndryshe konsideroheni shumë 'të varrosur' vetëm në një fushë."

Kjo kulturë e ngurtë e të menduarit, përfundon Brorhilker, është problemi kryesor i gjyqësorit gjerman. Dhe nuk do të zgjidhet thjesht duke rritur buxhetin dhe numrin e punonjësve.

Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi



Në Beograd mijëra vetë protestuan kundër neglizhencës së qeverisë në sektorin e arsimit në shkolla dhe universitete.

Demonstruesit dĂ«gjuan fjalime tĂ« drejtuesve tĂ« shkollave dhe universiteteve, qĂ« nxorĂ«n nĂ« pah lĂ«nien pas dore tĂ« sistemit arsimor dhe represionin ndaj kritikĂ«ve tĂ« presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, sikurse ka vĂ«zhguar njĂ« reporter i agjencisĂ« gjermane tĂ« lajmeve dpa. LĂ«vizja studentore kishte bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r protestĂ«n qĂ« u zhvillua nĂ«n moton „dija Ă«shtĂ« fuqi".

Manifestimi i protestës ishte pjesë e një lëvizjeje të gjerë protestash në Serbi, që morën shkas nga shembja e tendës përpara stacionit qendror të trenit në Novi Sad në nëntor 2024.

Prej kësaj fatkeqësie gjetën vdekjen 16 vetë dhe studentët nxitën protestat duke bërë përgjegjëse qeverinë e Vuçiqit për neglizhencë dhe korrupsion, raporton dw.

Qeveria reagoi ndaj bllokimit të universitetit, bllokimit të rrugëve dhe demonstratave masive edhe duke përdorur dhunën, arrestimet arbitrarisht dhe shkarkimet nga puna të pedagogëve që simpatizonin protestuesit.

— (@)

“AsnjĂ« qeveri e mĂ«parshme nuk ka reguar me kaq dhunĂ« dhe dashakeqĂ«si ndaj botĂ«s akademike, vetĂ«m sepse ajo nuk do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« heshtĂ« mĂ«", tha rektori i Universitetit tĂ« Beogradit, Vladan Gjokiq, nĂ« fjalĂ«n e tij gjatĂ« protestĂ«s tĂ« martĂ«n nĂ« mbrĂ«mje (27.01.2026).

Vladimir Ristiq, drejtor i njĂ« shkolle fillore nĂ« Pançevo pranĂ« Beogradit, theksoi se “arsimi duhet t'i aftĂ«sojĂ« njerĂ«zit, tĂ« mendojnĂ«, tĂ« krijojnĂ« gjykimin e vet dhe tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« shoqĂ«ri, e jo tĂ« heshtin".

Ai tha, se jam kĂ«tu sot “si njĂ« njeri, qĂ« refuzon tĂ« tradhtojĂ« tĂ« ardhmen", shtoi ai.

Studentet dhe studentët për një vit rresht mbajtën të bllokuar pothuajse të gjitha universitetet në Serbi.

Në nëntor ata i dhanë fund bllokadës. Ndërkohë ata janë përqendruar tek lufta politike për të imponuar zgjedhjet e reja të parakohshme.

Sipas sondazheve kampi i Vuçiqit mund t'i humbasĂ« kĂ«to zgjedhje. Demonstratat e tyre nĂ« rrugĂ« studentĂ«t duan tĂ« mos i konsiderojnĂ« mĂ« si protestĂ« e thjeshtĂ«, por si tubime qytetare, ku duan tĂ« trajtohen tema konkrete – si arsimi. /Telegrafi/

— (@)

❌