Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancën plenare të radhës.

Pas tërheqjes së Partisë Demokratike nga bojkoti për Komisionin e Reformës Territoriale, do të duhet që PS të heqë nga rendi i ditës prishjen e formulës së barazisë dhe heqjen e bashkëkryetarit, të planifikuar për t’u votuar sot në seancë plenare.

Një ditë më parë, deputetët kundërshtuan Berishën për bojkotin pasi duan të shkojnë në komision për të diskutuar propozimet e tyre lidhur me reformën. Kjo ndodhi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, ndërsa po në të njëjtën ditë, PD braktisi mbledhjen për reformën që ishte njëkohësisht edhe afati i fundit i mazhorancës për të që të vendoste rikthimin në komision.

Ndërkohë në axhendë përfshihet një interpelancë me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, të kërkuar nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Kuvendi, interperlancë me ministrin e Drejtësisë

TIRANË, 3 shkurt /ATSh/ Kuvendi do të zhvillojë sot seancën e radhës plenare, në orën 10:00. Në rendin e ditë parashikohet interpelancë me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, e kërkuar nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Gjithashtu do të shqyrtohen disa projektligje, përfshirë ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027.

Pritet shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri-Kosovë, 2021-2027, projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021–2027.

Gjithashtu do të shqyrtohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri, 2021-2027.

Në rendin e ditës është parashikuar që të diskutohet edhe projektligji në fushat e barnave narkotike dhe lëndëve psikotrope, projektligji për mbrojtjen nga diskriminimi dhe projektligji parandalimit të konfliktit të interesave në funksionet publike.

Gjatë seancës do të diskutohet edhe projektvendimi i propozuar nga Partia Socialiste për ndryshimin në Komisionin për Reformën Administrativo-Territoriale.

Gjithashtu do të diskutohet dhe projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.

/m.q/j.p/r.e/

The post Kuvendi, interperlancë me ministrin e Drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pasi përzuri ‘trurin e vendit’, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë

Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që jetojnë e punojnë në Shqipëri. Deri në fund të vitit 2025, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 27,514 banorë sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER) dhënë […]

The post Pasi përzuri ‘trurin e vendit’, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë appeared first on BoldNews.al.

Fillon shqyrtimi i ankesave në PZAP

Me përfundimin e afatit për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, është bërë e ditur se janë dorëzuar 7 sosh lidhur me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare.

Ky institucion ka në dispozicion 96 orë për t’i shqyrtuar, pesë ankesa nga subjektet politike dhe dy të tjera nga një kandidat për deputet.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të ketë 96 orë në dispozicion për t’i shqyrtuar 7 ankesa, që i janë adresuar këtij institucioni, mbi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit.

Në një përgjigje me shkrim, nënvizohet se pesë ankesa janë nga subjektet politike dhe dy të tjera nga një kandidat për deputet të Kuvendit, për legjislaturën e ardhshme.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bekim Haxhiu, ka deponuar dy ankesa. Njëra prej tyre ka të bëjë me shpërndarjen e ulëseve në Kuvend, ndërsa tjetra lidhet me parregullsi të pretenduara gjatë numërimit të votave me postë.

Ndërkohë që 5 ankesa të tjera vijnë nga subjekte politike në radhët e pakicave. Dy ankesa i ka parashtruar Lidhja e Re Demokratike që ndërlidhen me pretendime për parregullsi me vota, konkretisht me fletëvotimet.

Një ankesë për parregullsi në votim kanë paraqitur edhe Koalicioni PAI, PDAK, LPB, si dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

E Lista Serbe ka dorëzuar ankesë ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për mosmiratimin e listës së kandidatëve të saj. Në mbledhjen e fundjavës, kur KQZ-ja shpalli rezultatet e zgjedhjeve, anëtarët e Vetëvendosjes votuan kundër e ata të Partisë Demokratike abstenuan.

“Lufta politike, beteja politike është legjitime, por a duhet në proceset të cilat janë edhe emergjente, të veprohet kështu, është çështje që duhet adresuar pikërisht këtyre subjekteve politike, në këtë rast atyre që votuan kundër dhe atyre që abstenuan. Pra, nuk duhet as dramatizuar, por as minimizuar, por thjeshtë është një betejë politike që subjektet politike e bëjnë në momente të caktuara, për qëllimet e tyre politike”, ka thënë Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve juridike.

Në Vetëvendosje folën për votimin kundër, ndërsa anëtarët e PDK-së që abstenuan, nuk u deklaruan.

Edhe Misioni i OSBE-së në vend, në reagimin e vet ka nënvizuar se po i monitoron nga afër zhvillimet, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i shpalli të shtunën rezultatet përfundimtare të

zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të dhjetorit, duke miratuar listat përbërëse të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe. Misioni thekson nevojën për respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare zgjedhore, në veçanti publikimin transparent dhe gjithëpërfshirës të rezultateve zgjedhore, si një mjet për të siguruar siguri juridike dhe trajtim të barabartë për të gjithë garuesit zgjedhorë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fillon shqyrtimi i ankesave në PZAP appeared first on Sinjali.

PD “bën kthesë” për reformat, Mërtiri: Vendimi tregon paqartësinë dhe kontradiktat e brendshme të opozitës

Partia Demokratike ka hequr dorë nga bojkoti i pjesëmarrjes në Komisionin e Reformës Territoriale.

Vendimi për të marrë pjesë në këtë komision është marrë pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku të gjithë deputetët që morën fjalën kërkuan që opozita të jetë pjesë e Reformës Territoriale.

Analisti Ergys Mërtiri, në lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Aleksandër Furxhi, tha se ky vendim tregon paqartësinë dhe kontradiktat e brendshme me të cilat përballet opozita.

Sipas Mërtirit, Partia Demokratike ndodhet mes dy qëndrimeve të kundërta, nga njëra anë kërkon të jetë pjesë e institucioneve për të ndikuar në vendimmarrje, ndërsa nga ana tjetër ka ndërtuar një diskurs politik të bazuar në mosnjohjen e shtetit dhe armiqësinë ndaj institucioneve.

Sa i përket kërkesës së deputetëve që opozita të jetë pjesë e Reformës Territoriale, Mërtiri u shpreh se bashkëpunëtorët e kryedemokratit nuk kanë një objektiv të qartë politik dhe janë të lidhur ngushtë me fatin e tij politik.

INTERVITA E PLOTË:

Partia Demokratike vendosi, pas disa mëdyshjesh të marrë pjesë në këtë komision. Çfarë tregon ky qëndrim i Partisë Demokratike dhe çfarë ndikimi pritet të ketë në skenën politike të momentit, veçanërisht në sfondin e zgjedhjeve vendore që do të mbahen pas pak më shumë se një viti?

Ergys Mërtiri: Ky qëndrim tregon paqartësinë ku ndodhet opozita për shkak të komplekseve me të cilat është brumosur në aktivitetin e saj politik. Nga njëra anë, ajo kërkon të jetë në komisione për të qenë pjesë e vendimmarrjes dhe për të ndikuar sa të mundet në çështjet që kanë rëndësi për vendin, por edhe për pozicionin e saj në raport me pushtetin. Nga ana tjetër, ajo kompleksohet sepse ka hyrë në një hulli të mosnjohjes së shtetit dhe armiqësisë me institucionet. Përfshirja në institucione e vendos atë në kontradiktë me veten, sepse ndërsa deklaron se shteti ka falimentuar, se vendi është i kapur dhe se jemi në një “narkoshtet”, i duhet të marrë pjesë në institucionet e këtij shteti për të ushtruar funksionet e saj si opozitë. Kjo e bën veprimtarinë e saj politike komplekse, nëse merr pjesë në institucione, në sytë e anëtarëve duket sikur po bën pazare, ndërsa po nuk mori pjesë, humbet shumë nga favoret që vijnë prej asaj pjesëmarrjeje.

Sali Berisha duket se u kundërshtua nga disa bashkëpunëtorë të tij të ngushtë brenda Partisë Demokratike pikërisht lidhur me idenë e pjesëmarrjes ose jo në këtë komision. A tregon kjo se ka ndryshuar diçka brenda radhëve të kupolës së Partisë Demokratike?

Ergys Mërtiri: Nuk besoj, sepse nuk shoh te ndjekësit e z.Berisha ndonjë qartësi apo objektiv politik në lidhje me zhvillimet në vend. Ata janë aty për t’iu bindur Berishës, pasi e dinë që fatin e tyre e kanë të lidhur me të. Këto janë kundërshtime brenda normales. Përveç bindjes ndaj Berishës, ata kanë edhe nevojat e tyre politike, kanë nevojë të marrin pjesë në institucione për t’u shfaqur dhe për të bërë politikë. Brenda limitit që u lejon Berisha, ata mund të bëjnë propozime apo edhe të kundërshtojnë herë pas here, por nëse Berisha do të kishte një vendim të prerë dhe të sigurt, ata sigurisht që do të nënshtroheshin, siç kanë bërë gjithmonë.

Partia Demokratike ka njoftuar se në datën 10 do të mbajë protestën e radhës. Ndërkohë, Sali Berisha thotë se qytetarët po i dërgojnë mesazhe se duan të qëndrojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe jo ta ndërpresin protestën pas dy orësh, siç ka ndodhur herë të tjera. Sa gjasa ka ky skenar?

Ergys Mërtiri: Ky skenar mund të ketë gjasa, por do të realizohej me shumë vështirësi dhe siklet, pasi Berishës do t’i duhej të shpenzonte të gjithë bateritë për t’i mbajtur njerëzit në shesh dhe protesta mund të reduktohej në një grup shumë të vogël njerëzish. Nuk e di nëse do ta realizojnë dot, sepse do të ishte një konsumim shumë i madh. Megjithatë, Berisha është nën presion sepse duhet t’i kënaqë militantët me aksione që i paraqiten publikut si përmbysëse, për të realizuar premtimin se “jemi në kilometrin e fundit”. Nga ana tjetër, ai detyrohet të ekspozohet përpara publikut me paaftësinë e tij për të përmbysur qeverinë dhe vetëm përpiqet të fitojë kohë me gënjeshtra të njëpasnjëshme. Kjo mënyrë e të bërit politikë po e vendos gjithmonë e më shumë në vështirësi për të bindur militantët se ai e ka seriozisht dhe se kjo është vërtet rruga e duhur për përmbysjen e qeverisë.

Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

Kuvendi mblidhet këtë të martë, më 3 shkurt, në seancën e radhës plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar 14 pika, ndër të cilat njëra prej tyre pritet të shoqërohet me debate politike. Bëhet fjalë për propozimin e shumicës për ndryshime në përbërjen dhe drejtimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.

Partia Socialiste kërkon rishikimin e formulës aktuale të komisionit, duke kaluar nga ndarja e barabartë mes mazhorancës dhe opozitës në një përbërje me 17 anëtarë, ku 9 do t’i përkasin PS-së, ndërsa 8 opozitës.

Po ashtu, propozohet që komisioni të mos ketë më dy bashkëkryetarë, por të drejtohet nga një kryetar i mazhorancës, ndërsa opozita të përfaqësohet me një nënkryetar.

Sipas socialistëve, këto ndryshime janë të domosdoshme për të garantuar vijimin e punës së komisionit, pas bojkotit të mbledhjeve nga opozita.

Pas mungesës së opozitës në mbledhjen e fundit të Komisionit të Reformës Territoriale, mazhoranca ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga kërkesa, e cila pritet të shqyrtohet dhe votohet sot në seancë.

Partia Demokratike nga ana tjetër pretendon se nuk ka marrë pjesë për shkak të agjendave paralele dhe jo për arsye bojkoti. Madje një ditë më parë në mbledhjen e zhvilluar nga Kryesia e PD-së, demokratët kanë vendosur që të mos i bojkotojnë komisionet e posaçme të reformës territoriale dhe zgjedhore.

Ndryshimi i qëndrimit të demokratëve erdhi vetëm pak orë pasi socialistët, deklaruan se do ta çonin përpara dhe do ta miratonin në seancën e së martës ndryshimin e përbërjes së komisionit, duke marrë edhe shumicën dhe drejtimin.

Kryetari i socialistëve, Arbjan Mazniku, shpjegoi se ngutja për të ecur përpara me reformën territoriale u diktohet nga zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, por edhe nga procesi i negociatave.

Në rast se propozimi miratohet, drejtimi i Komisionit të Reformës Territoriale do t’i kalojë deputetit socialist Arbjan Mazniku, ndërsa Luçiano Boçi nga Partia Demokratike do të mbajë funksionin e nënkryetarit. Nga ana tjetër, PD ka paralajmëruar mundësinë e ngritjes së komisioneve paralele për të hartuar propozimet e saj për reformat.

Pavarësisht kundërshtive të opozitës, shumica parlamentare i ka votat e nevojshme për të miratuar ndryshimet e propozuara.

Diskutime të tjera

Në axhendën e Kuvendit përfshihen gjithashtu ndryshime në ligjin “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, si edhe në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. Po ashtu, do të zhvillohet një interpelancë me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, e kërkuar nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Deputetët do të diskutojnë edhe projektligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, si dhe një projektvendim për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm, në kuadër të Komisionit Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Pjesë e axhendës së sotme të Kuvendit është edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027”.

Nëse zgjedhjet mbahen sot, sondazhi: Berisha fiton… vendin e dytë!

Zhvillimet e brendshme dhe të jashtme, kanë shtuar bipolarizimin politik dhe udhëtimin në Strasburg, ka ngritur sërish javën e shkuar PD e Berishës me 0.6% mbështetje. PS ka një rënie të lehtë me 0.6%.

Kurse partitë e reja, dhe shpresa për krijimin e një partie më të re, mbeten në vendnumëro.

Me veprimet e tij, bojkot, protesta e molotov, sërish fiton Sali Berisha. Jo vendin e parë, gjithmonë vendin e dytë, por këtë fillim shkurti i pacënuar si nga lart dhe nga poshtë.

A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për reformën territoriale.

Ai tha se opozita ka patur qasje bllokuese ndaj Komisionit që është ngritur në funksion të kësaj reforme, ndaj do të merren të gjithë masat për të zhbllokuar punën e komisionit.

Biseda: 

Ylli Rakipi: Zoti Klosi, ç’do të bëni? Do të vijoni me planin për zëvendësimin e bashkëkryetarit dhe heqjen e vetos për PD-në? Apo do të prisni se mos paraqitet Boçi?

Blendi Klosi: Kam qenë pjesë e Komisionit, jam pjesë, kam qenë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit ku u bë ky diskutim, a të vijojë nesër vendimi, apo ti jepet një mundësi. Është publike, nuk mund të thotë bashkëkryetari, që nuk dija gjë. Është publike, u ngritën atje thanë nuk pranojmë kërcënime, nuk pranojmë çfarë thoni ju. Nuk pyesim për deadline. Nuk erdhën sot. Problemi është këtu, është krijuar komisioni në nëntor. Komisioni si çdo komision parlamentar, është i vetmi që ia dhamë një benefit në shkelje të rregullore, të kemi bashkëkryetar dhe numër të barabartë anëtarësh, për tu ndjerë komodë, sepse ky komision i posaçëm, ka afat të kufizuar kohe dhe ka qëllim specifik.
Ka detyrë të diskutojë dhe propozojë një reformë të re territorial. Cfarë është kërkuar? Të ketë bashkëkryetar dhe numër të barabartë tetë anëtarësh. Kjo bën që kemi tre muaj që nuk kemi bërë një mbledhje pune. Vetëm një mbledhje inauguruese. Duhet të kemi paritet dhe të jenë ata në mbledhje, bashkëkryetari dhe kjo ka bërë që komisioni të mos fillojë punën. Nuk kërkojmë të mos kemi prezencën e opozitës, por nga pikëpamja funksionale, komisioni të funksionojë, të takohen ekspertët, të dëgjohen, të bëhen takime në terren. Këtu padyshim, është shumë e nevojshme të jenë përfaqësuesit e opozitës. Kërkojmë të kemi mundësi që komisioni të funksionojë. Nuk mund të ketë komisioni dakordësi 100%. Që komisioni mos funksionojë dhe mos firmosë dot një letër, nuk ndodh me asnjë komision tjetër. Që komisioni të ecë përpara, duhet të ecë përpara, pavarësisht qëndrimit. Është e vërtetë kjo. Nuk jemi mbledhur dot.  Ne mendojmë se duhet të kthehemi në normalitetin e komisioneve parlamentare. U kërkua nga mazhoranca nëse doni të punoni, mblidhuni të hënën. Nëse do të vinin sot, vendimi do të merrej nesër. Në rast se nuk shprehen vullnet… Prezenca në komision, si çdo komision tjetër, i jep të drejtën opozitën.

Andi Tela: Do e votoni nesër?

Blendi Klosi: Po do ta votojmë. Le të ketë paritet, por nga pikëpamja menaxheriale… Është në rendin e ditës nesër.  Nesër, deri në momentin që do të votohet jemi të gatshëm që komisioni të funksionojë.

Berisha: Protesta deri në fitore, 10 shkurti dita e kryengritjes paqësore

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha në “Foltoren” para kryeministrisë i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen masivisht kundër regjimit dhe korrupsionit. Berisha u shpreh beteja për dinjitetin vazhdon dhe se nuk do të ndalet, Gjithashtu akuzoi kryeministrin Rama se ka kthyer Shqipërinë, ‘në portën kryesore të trafikut të drogës’. Më tej nënvizoi se në […]

“Pozitat e Berishës, të lëkundura”, Nura: Në PD do ketë më shumë hapësirë për Salianjin!

Analisti Artur Nura deklaron se protestat e fundit kanë lëkundur seriozisht pozitat e Sali Berishës brenda PD-së, duke treguar se ai nuk e komandon më partinë si më parë.
Sipas tij, dalja e deputetit nr. 2 të Elbasanit dhe reagimet në Strasburg janë shenja të qarta se strategjia aktuale po e çon opozitën drejt izolimit dhe bojkotit ndërkombëtar.

Nura thekson se brenda PD-së po hapet hapësirë për figura të reja, si Ervin Salianji, me të cilin disa mendojnë se partia mund të ketë një drejtim tjetër.

” Ka një zhvillim të rëndësishëm. Berisha, përpara Kryeministrisë, ku i ktheu shpinën, duket sikur do të dalë e jo të hyjë, ngaqë Rama është lëmerisur nga protesta.

Në PD kanë nisur të ngrihen zëra, duke iu bërë Berishës pengesë në zgjedhjet e tij personale. Dalja e nr. 2, deputetit të Elbasanit, është një shenjë që Berisha nuk komandon më në mënyrën e tij të vjetër, por ka zëra që i thonë se kjo strategji po i çon në bojkot.

Pozitat e Berishës janë lëkundur; njerëzit, në mënyrë të butë, po i thonë se nuk duhet vendosur kështu, sepse kështu nuk na mbështesin as ndërkombëtarët. Në ndërhyrjen e fundit në Strasburg iu hoq fjala; janë tronditur themelet e politikës që ka dominuar PD-në në mënyrë të padiskutueshme.

Në PD do të ketë më shumë hapësirë me Salianjin, dhe disa kanë kuptuar se me Salianjin mund të shkojnë diku. “

Bushati: Rama përdor SPAK për të krijuar iluzionin e drejtësisë së pavarur

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se veprimet e SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku nuk përfaqësojnë një goditje reale ndaj pushtetit, por sipas tij shërbejnë për të krijuar perceptimin e një drejtësie të pavarur. I ftuar në emisionin Çim Peka Live, Bushati u shpreh se SPAK ka funksionuar deri tani si një instrument në shërbim të […]

The post Bushati: Rama përdor SPAK për të krijuar iluzionin e drejtësisë së pavarur appeared first on BoldNews.al.

Nesër seanca në Kushtetuese/ A do të votojnë Sander Beci dhe Marsida Xhaferrllari në favor të Ballukut?

Bëhet me dije se nesër, në orën 11:00, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sërish për të shqyrtuar çështjen që lidhet me zv/kryeministren Belinda Balluku. Seanca pritet të jetë vendimtare, në një moment kur vëmendja publike ndaj institucioneve të drejtësisë është më e lartë se kurrë. Sipas një raportimi të ardhur nga një qytetare anonime në […]

The post Nesër seanca në Kushtetuese/ A do të votojnë Sander Beci dhe Marsida Xhaferrllari në favor të Ballukut? appeared first on BoldNews.al.

“Protothema” profil për Ramën: E dërguam në Harvard si emigrant, ai tallet me grekët

Nga Protothema.gr Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi polemika disa ditë më parë kur foli në Knesset (Parlamenti Izraelit): “Unë jam katolik, gruaja ime është myslimane, dy fëmijët tanë më të mëdhenj janë ortodoksë dhe më i vogli mund të zgjedhë një ditë të bëhet hebre”, u tha ai deputetëve izraelitë, duke shtuar se Shqipëria ishte i vetmi vend me më shumë […]

The post “Protothema” profil për Ramën: E dërguam në Harvard si emigrant, ai tallet me grekët appeared first on BoldNews.al.

Qori: Nuk bashkëpunoj me Berishën dhe Metën, Rama dhe PD kanë interesa të përbashkëta

Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për bashkëpunimin me partitë e tjera opozitare. Qori tha se nuk ka si të bashkëpunojë me Metën dhe Berishën, kur mendon që ata duhet të ishin në burg. Sa i përket Berishës, Qori u shpreh se me kryedemokratin ka mospajtueshmri dhe […]

The post Qori: Nuk bashkëpunoj me Berishën dhe Metën, Rama dhe PD kanë interesa të përbashkëta appeared first on BoldNews.al.

Bojkoti i komisioneve, Lapaj kundër Berishës: PD duhet të luftojë brenda dhe jashtë institucioneve!

Kreu i partisë ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj i ka dalë kundër Berishës duke kritikuar aksionin politik të PD-së, për bojkotimin e Komisionit për Reformën Territoriale. Lapaj u shpreh se PD nuk duhet të dalë nga institucionet, pasi sipas tij, favorizon kryeministrin Rama, siç ndodhi pas bojkotimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Lapaj shtoi se […]

The post Bojkoti i komisioneve, Lapaj kundër Berishës: PD duhet të luftojë brenda dhe jashtë institucioneve! appeared first on BoldNews.al.

22:17 Dashamir Shehi për opozitën: Duhet të fokusohet te Reforma Zgjedhore dhe Reforma Territoriale

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me protestat e opozitës dhe aludimet për një ngujim. Shehi tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews, se opozita fillimisht duhet të punojë për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

Sipas tij kjo duhet bërë sa më shpejt që në zgjedhjet e ardhshme lokale të shkohet me një shpërndarje shpërndarje të re administrative edhe me një ligj të ri zgjedhor.

“Nuk ma merr mendja se do të ngujohet njeri. Thjesht do të jetë mitingu i radhës. Kjo opozitë ka për detyrë të bëjë disa reforma. Të bëjë zhurmë për këto reforma. Këto janë më të rëndësishme. Pjesa që duhet të bënte opozita dhe që se ka bërë, ndryshimin në ligjin zgjedhor. Ra dakord për një ligj të pisët që e dënoi me vdekje opozitën. E para duhet të rrëzojë këtë ligj, e dyta të rrëzojë marrëveshjen e 2008, që e ka bërë kryeministrin njeriun e plotfuqishëm. E treta a di gjë kjo opozitë se çfarë do të bëhet për pushtetin lokal?
Deri kur të bëhen zgjedhjet partiake, dhe më pas do të fillojë stili i vjetër i politikës, që opozita merret vesh me Edi Ramën. Ishalla kanë fuqi ngrenë një mal me çadra. Por fillimisht bëni këto që keni në dorë vetë. Propozoni ndryshimin e reformës. Keni mandat brenda komisionit zgjedhor dhe keni të drejtën e vetos. Këto i dhanë Edi Ramës diasporën dhe Rama iu dha listën e mbyllur. Kjo ishte marrëveshja që u mbyll brenda ditës. Tani them most ë bëhet prap ky teatër i pisët. Tani duhet të bëjnë një reformë të qartë, se cili është objektivi. Domethënën të bëhet një reformë që qytetarëve tu rikthehet te sistemi zgjedhor. Opozita duhet tu bëjë të qartë qytretarëve se çfarë mendojnë për reformën administrative. Kjo duhet bërë që në zgjedhjet lokale të hyhet me një shpërndarje të re administrative edhe me një ligj të ri zgjedhor”, tha Shehi./mxh

22:10 “Kundër çdo bashkëpunimi ku është Berisha”/ Muçi: Kodi Zgjedhor, nuk do të avantazhojë partitë e reja

Deputeti i Lëvizjes “Bashkë”, Redi Muçi në një dalje televizive ka thënë se partia e tij vijon të jetë kundër çdo bashkëpunimi me Berishën.

Muçi tha se ftesa e Berishës për partitë e reja është thjesht një interes i dmeokratëve për të rifituar një lloj legjitimiteti.

Deputeti i Lëvizjes “Bashkë” deklaroi se ekzistojnë dy faktorë që lidhin Berishën dhe Ramën, reforma zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese.

Më tej, Muçi tha se ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk avantazhojnë partitë e reja.

“Qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë kundër çdo bashkëpunimi ku faktori përbashkues është Sali Berisha dhe Partia Demokratike. E konsiderojmë këtë thjesht si manovër të radhës të Partisë Demokratike për të rifituar një lloj legjitimiteti. Është interes që lidh Berishën me partitë e reja. Por, për ne janë dy faktorë që lidhin Berishën me Ramën. E para, lidhet me kufizimin nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, të veprimit të drejtësisë ndaj figurave kryesore, siç janë Rama dhe Berisha; E dyta, Reforma Zgjedhore, që Berisha dhe Rama duan të kufizojnë numrin e deputetëve dhe vetë të bëhen senatorë të përjetshëm. Rrjedhimisht, ne besojmë që Kodi Zgjedhor, i hartuar nga Rama dhe Berisha, nuk do të avantazhojnë partitë e reja”, tha Muçi./mxh

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

LDK-ja ka vendosur ka vendosur ta prishë koalicionin me VV-në në Mitrovicë, pas rreth 1 muaji bashkëpunim.

Në mbledhjen e mbajtur sonte, u votua që të prishet bashkëpunimi me Faton Pecin, pasi ky i fundit emëroi Gazmend Asllanin drejtor pa aprovimin e LDK-së, e cila parti kishte dërguar emra të tjerë.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme ku morën pjesë e gjithë kryesia.

Marrëveshja për bashkëqeverisje ishte arritur para betimit të Faton Pecit si kryetar i Mitrovicës së Jugut, ndërsa në kuadër të kësaj marrëveshjeje ishte zgjedhur edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë appeared first on Sinjali.

Janina Ymeri: Ndalja e bllokut A5 i kushton Kosovës afër çerek milioni euro në 24 orë

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar, rreth orës 20:25, njësia A5 e Termocentralit “Kosova A” është ndalur nga operimi për shkak të një rrjedhjeje të evidentuar në ekranet e sistemit gypor, në thellësi prej 10–15 metrash.

KEK thotë se ndalja është bërë në përputhje të plotë me standardet teknike dhe të sigurisë, me qëllim parandalimin e defekteve më të mëdha dhe sanimin e nevojshëm të prishjes.

Ndaj kësaj situate ka reaguar anëtarja e LDK-së, Janina Ymeri. Sipas saj, vetëm për 24 orët e ardhshme, Kosova do të detyrohet të blejë energji në tregjet rajonale në vlerë minimale prej rreth 200 mijë eurosh për të zëvendësuar prodhimin e munguar.

Ymeri shton se njësia A5 ka siguruar të paktën 125 MWh energji para se të ndalej, ndërsa tani ky volum duhet të kompensohet përmes importit.

“Sanimi i Rrjedhjes së Ujit në bllok që për 24h kushton afër Çerek Milioni. Blloku A5 ndalet për sanim të rrjedhjeve të ujit. A5 i jep 125 MWh të paktën sot para se me u ndal. Me çmimin e Megawatit në bursë Alpex për nesër mesatar është 68 Euro, në bursën Hupx, 145 Euro. Për 24h me anë të bursave, minimalisht 200,000 Euro blerje rryme.Kështu ikin paratë e ardhmëria jonë përderisa QKUK harrnohet e nuk renovohet ndërsa afrohet dita kur do të na kërkohen paratë për rritjen e 4të e energjisë elektrike”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Janina Ymeri: Ndalja e bllokut A5 i kushton Kosovës afër çerek milioni euro në 24 orë appeared first on Sinjali.

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

Analisti Baton Haxhiu, duke komentuar idenë e një forumi intelektualësh për të bashkuar partitë e opozitës, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se e sheh të pamundur që partitë e reja që janë shkëputur nga PD-ja dikur të bashkohen sërish me PD që drejtohet ende nga Berisha që vijon ende me diskursin e viteve më parë.

Pjesë nga biseda  

Baton Haxhiu: Ka një papajtueshmëri me këto që kërkohen tani. Nëse këto parti kanë dalë nga PD për shkak të lidershipit është e vështirë të hyjnë brenda një ombrelle me lidershipi të pandryshuar.  Për faktin se dy partitë e mëdha e kanë ndërtuar sistemin vetëm mosbesimi është i madh, duhet të krijoni besimin pastaj pajtueshmërinë. Unë besoj se rruga e partive të vogla është të rriten dhe PS të zbresë nën 70. Ideja që të zbresësh nga monopoli të bën me pak autokrat, më pak arrogant dhe shumë më i ndjeshëm. Ne e kemi një lider opozitar ku ti përfaqëson rininë, diskursi nuk ka ndryshuar dhe si ta bindësh Qorin, Shehajn me diskurs të pandryshuar dhe ky e mban peshën e mossuksesit të shndërrohet në parim të ndryshimit. Nuk ka fjali që më bindin. Po të isha unë në krye të një partie opozitare do e shëroja veten nga bashkimet artificiale dhe të bëja çmos ta rrisja kuotën time në 5 deputetë. Kur synon rritjen dhe bashkimin e pranon me vështirësi se çdo përpjekje ka qenë pafuqi dhe njeriu provon vetë.

Besart Xhaferri: Argumenti juaj filloi me atë që parti të ndryshme opozitare janë shkëputur nga PD-ja. E palogjikshme.

Baton Haxhiu: Besueshmërinë më sqaro ti.

Besart Xhaferri: Kemi një rast ku LSI u shkëput nga PS dhe në 2013 bëri sërish koalicion që ndodhi ndryshimi. Pra ekziston shkëputja dhe grupimi.

Agron Shehaj: Nuk është për t’u marrë shembull.

Besart Xhaferri: Nuk e marr shumë nga ana morale. Batoni ka qenë pro atij bashkimi në 2013.

Baton Haxhiu: Arsyeja pse LSI është bashkuar është se e ka patur një moment krize morale që ka qenë e atakueshme nga PS-ja. Demonstrata e 21 janarit ishte pikërisht për shkak të Ilir Metës. E vetmja arsye për t’u larguar nga ajo ishte bashkimi me PS-në.

Besart Xhaferri: Për diskursin e z. Berisha që mund ta ketë tradicional e jep përgjigjen elektorati në zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Ylli Rakipi: Kush i cakton nëse zgjedhjet janë të ndershme dhe të lira?

Besart Xhaferri: Raporti i OSBE/ODIHR-it. Pra siç po thoja për diskursin vendos elektorati. Mund të ketë një diskurs më modern z. Shehaj, por nuk qëndron këru problem, por te farsa elektorale. Bëji me kushtet e Maqedonisë së Veriut zgjedhjet. Unë kisha përballë në listën e mbyllur më 11 maj ministrin e Brendshëm që kishte vetëm 3 muaj përvojë dhe unë kisha 5 vite në media dhe do të përqafohesha nga ajo zonë, u përqafua Ervin Hoxha. Nëse do të shkoja si Besart Xhaferri qytetar dher Ervin Hoxha si qytetar dhe jo si ministër, do të jetë e kundërta. Unë nuk kisha diskurs të vjetër.

❌