Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjermania kryeson në shpenzimet festive në Europë

Shpenzimet për Krishtlindje dhe Vitin e Ri në Bashkimin Europian po rriten ndjeshëm këtë vit, të nxitura nga inflacioni dhe rregullat më të rrepta për sigurinë e lodrave. Gjermania pritet të kryesojë listën me 85.24 miliardë euro, e ndjekur nga Franca (71.65 miliardë euro) dhe Italia (43 miliardë euro). Bukuria, moda dhe elektronika janë dhuratat më të kërkuara…

Source

Festë me balerina seksi, ç’është kjo ekstazë e Blendi Gonxhes teksa Rama s’di ku të fusë kokën?!/ FOTO

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga një festë e fundvitit me stafin e ministrisë, ku vihet re një atmosferë e theksuar euforie, shoqëruar me performanca artistike dhe balerina. Gjithë ky gëzim i madh veprim vjen në një moment kritik për qeverinë. Kryeministri Edi Rama dhe kabineti […]

The post Festë me balerina seksi, ç’është kjo ekstazë e Blendi Gonxhes teksa Rama s’di ku të fusë kokën?!/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

FOTO LAJM/ Festë me balerina, ç’është gjithë kjo EKSTAZË e Blendi Gonxhes teksa Rama s’di ku të fusë kokën?!

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga një festë e fundvitit me stafin e ministrisë, ku vihet re një atmosferë e theksuar euforie, shoqëruar me performanca artistike dhe balerina.

Gjithë ky gëzim i madh veprim vjen në një moment kritik për qeverinë.


Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij ndodhen në pozicionin më të vështirë politik dhe ligjor të viteve të fundit, nën presionin e drejtpërdrejtë të SPAK-ut.

Paralelisht, qeverisja digjitale është thuajse e paralizuar, me shumicën e shërbimeve online jashtë funksioni, duke prekur drejtpërdrejt qytetarët dhe bizneset.
Në të njëjtën kohë, opozita është derdhur në rrugë, duke e konsideruar situatën aktuale si një krizë të thellë funksionimi të shtetit. Në këtë sfond, pamjet festive nga ministria e Kulturës kanë krijuar një kontrast të fortë dhe kanë ngritur pikëpyetje serioze.

Kjo lloj ekstaze nuk është parë më parë nga asnjë ministër tjetër.

Pse duhet të paraqitet stafi si në katalog nëse është festë për stafin?

Një tjetër pikëpyetje lidhet me burimin e fondeve për një aktivitet të tillë.

Nga buron gjithë kjo para dhe nën çfarë zëri buxhetor është financuar ky event?

/skyweb.al

The post FOTO LAJM/ Festë me balerina, ç’është gjithë kjo EKSTAZË e Blendi Gonxhes teksa Rama s’di ku të fusë kokën?! appeared first on Albeu.com.

Atmosferë festive nga nxënësit e shkollës “Gustav Mayer” në kryeqytet

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Festat e fundvitit kanë sjellë një atmosferë festive edhe në shkollat e vendit, duke i “veshur” me ngjyra dhe gjallëri përmes programeve artistike me këngë dhe kërcime.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale performancën e realizuar nga nxënësit e shkollës “Gustav Mayer” në Tiranë me rastin e festave.

“Atmosferë festive nga oborri i shkollës “Gustav Mayer”, me meloditë e fundvitit përmes programit Art dhe Zeje, si një kartolinë urimi”, shkruan Rama.

Nxënësit të veshur me veshje festive dhe kapuçët e babagjyshit sollën nën ritmet e muzikës një performancë shumë të bukur, që u interpretua në oborrin e shkollës.

Aktivitetet e organizuara në shkollat e vendit kanë sjellë buzëqeshje dhe emocione, duke e kthyer shkollën në një hapësirë feste në prag të ndërrimit të viteve.

/k.s/r.e/a.f/

The post Atmosferë festive nga nxënësit e shkollës “Gustav Mayer” në kryeqytet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Babagjyshi vjen nga ajri, surprizon fëmijët në shëtitoren e Himarës

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Në Himarë, babagjyshi ndryshe nga viti i kaluar ka ardhur nga ajri, duke kthyer Krishtlindjen në një festë magjike që fëmijët do ta mbajnë mend gjatë.

Kryetari i bashkisë së Himarës Vangjel Tavo publikoi pamje nga atmosfera e gëzueshme e fëmijëve.

“Shëtitorja e Himarës u mbush me buzëqeshje, emocione dhe gëzim të pafund për fëmijët tanë. Me rastin e festës së Krishtlindjes, u shpërndanë dhurata për më të vegjlit, duke sjellë ngrohtësi, dashuri dhe frymën e vërtetë të festës në çdo cep të qytetit.
Momenti më i veçantë i ditës ishte pa dyshim ardhja surprizë e Babagjyshit, këtë vit jo nga deti, por nga ajri, duke zbritur mbi Himarë dhe duke kthyer këtë ditë në një përvojë magjike që fëmijët do ta mbajnë mend gjatë”, theksoi Tavo.

Ardhja e Babagjyshit nga ajri ishte një surprize e bukur për të gjithë në një dite feste, ku Himara këtë vit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar së bashku me banorët dhe fëmijët.

“Himara feston me zemër të madhe, me vëmendje për fëmijët dhe me aktivitete që forcojnë ndjenjën e komunitetit dhe gëzimin e përbashkët. Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë”, shkruan Tavo.

Mes gëzimit të festës dhe këtij momenti të veçantë nuk kanë munguar urimet edhe nga fëmijët e banorë të Himarës në festën e Krishtlindjeve.

/k.s/a.f/

The post Babagjyshi vjen nga ajri, surprizon fëmijët në shëtitoren e Himarës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Besimtarët e krishterë në rrethe festojnë Krishtlindjen

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Mijëra besimtarë të krishterë në të gjithë vendin festuan sot Krishtlindjen, ku morën pjesë në meshat e organizuara ku u lutën për më shumë paqe dhe begati.

Në qytetin e Shkodrës mesha e shenjtë e Krishtlindjes u kremtua në katedralen “Shën Shtjefni”, ku Arqipeshkëvi Giovani Peragine udhëhoqi meshën e parë të Krishtlindjes që pas emërimit të tij në këtë detyrë.

Besimtarët uruan njëri-tjetrin, ndërsa një urim përcolli edhe Imzot Angelo Masafra.

Në qytetin e Korçës qindra besimtarë ortodoksë që në mëngjes herët iu drejtuan Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Korçë ku ndoqën meshën e drejtuar nga Mitropoliti i Korçës Hirësia e tij Imzot Anastasi.

Qindra besimtarë të krishterë në Lezhë iu bashkuan ritualit fetar të lindjes së Krishtit në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë, ndërsa mesha e shenjtë u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Otavio Vitale, i cili vuri theksin tek mungesa e paqes në botë.

Në Durrës besimtarët e krishterë morën pjesë në meshën e zhvilluar në Kishën Dioqezane Tiranë–Durrës, si edhe në Katedralen e Shën Astit dhe Apostullit Pal. Momente lutjeje, reflektimi dhe paqeje u bashkuan në këtë festë të shenjtë.

Krishtlindja u kremtua edhe në qytetin e Gjirokastrës, ku besimtarët uruan njëri-tjetrin për më shumë shëndet dhe mbarësi.

Besimtarët u bënë pjesë e meshës edhe në qytetin e Fierit dhe Lushnjës, ndërsa Krishtlindja u kremtua edhe në qytete të tjera të vendit.

/k.s//a.f/

The post Besimtarët e krishterë në rrethe festojnë Krishtlindjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si u festua Krishtlindja nëpër botë

PRISHTINË, 25 dhjetor/ATSH/ Lutje brenda kishave, festë në ujë të ftohtë, në plazhin e ngrohtë apo afër vijës së frontit të luftës. Secili besimtar i krishterë ka festuar në mënyrën e vet Krishtlindjen – ditën e lindjes së Jezu Krishtit, ndër ditët më të rëndësishme në kalendarin e Kishës Katolike.

Radio Evropa e Lirë ndau disa foto nga momentet më të veçanta të festimit të Krishtlindjes. foto e parë është Papa Leoni XIV përgjatë meshës së Krishtlindjes në Vatikan. Më pas janë pamjet nga ceremonia e zhvilluar në Katedralen Shën Tereza në Prishtinë.

Pamje nga ceremonia e zhvilluar në Katedralen Shën Tereza në Prishtinë.
2Pamje nga ceremonia e zhvilluar në Katedralen Shën Tereza në Prishtinë.
Një grua duke kryer lutje dhe duke ndezur një qiri në Katedralen në Prishtinë.
3Një grua duke kryer lutje dhe duke ndezur një qiri në Katedralen në Prishtinë.
Priftërinjtë duke festuar në meshën e Krishtlindjes në Kishën e Shën Pjetrit, në Antakja të Turqisë. Aty besohet se është mbajtur tubimi i parë fetar në shekullin 1, çka shënon edhe lindjen e krishterimit.
4Priftërinjtë duke festuar në meshën e Krishtlindjes në Kishën e Shën Pjetrit, në Antakja të Turqisë. Aty besohet se është mbajtur tubimi i parë fetar në shekullin 1, çka shënon edhe lindjen e krishterimit.
Presidenti amerikan, Donald Trump në darkën e Krishtlindjes në sallë ballosh në klubin e tij Mar-a-Lago në Florida.
5Presidenti amerikan, Donald Trump në darkën e Krishtlindjes në sallë ballosh në klubin e tij Mar-a-Lago në Florida.
Një anëtar i klerit mban një statujë të foshnjës së Krishtit në meshën e mesnatës në Katedralen e Shën Patrikut në qytetin e Nju Jorkut.
6Një anëtar i klerit mban një statujë të foshnjës së Krishtit në meshën e mesnatës në Katedralen e Shën Patrikut në qytetin e Nju Jorkut.
Pamje tjetër nga Katedralja e Shën Patrikut në Nju Jork.
7Pamje tjetër nga Katedralja e Shën Patrikut në Nju Jork.
Ushtarët ukrainas duke festuar afër vijës së frontit të luftës në rajonin e Harkivit.
8Ushtarët ukrainas duke festuar afër vijës së frontit të luftës në rajonin e Harkivit.
Dy besimtare duke u lutur para statujës së Krishtit në Bengaluru të Indisë.
9Dy besimtare duke u lutur para statujës së Krishtit në Bengaluru të Indisë.
Ceremonia e meshës kryesore në Kishën Shën Katerina në Betlehem, Bregun e pushtuar Perëndimor.
10Ceremonia e meshës kryesore në Kishën Shën Katerina në Betlehem, Bregun e pushtuar Perëndimor.
Festa afër Kishës së Kryqit të Kuq në Damask të Sirisë.
11Festa afër Kishës së Kryqit të Kuq në Damask të Sirisë.
Festimet në Nairobi, Kenia.
12Festimet në Nairobi, Kenia.
Ceremonia tradicionale e notit në ujë të ftohtë në Ditën e Kishtlindjes në Berlin, Gjermani.
13Ceremonia tradicionale e notit në ujë të ftohtë në Ditën e Kishtlindjes në Berlin, Gjermani.
Turistë me kostume krishtlindjesh fotografohen para pemës së Krishtlindjes në plazhin Bondi në Sidnej.
14Turistë me kostume krishtlindjesh fotografohen para pemës së Krishtlindjes në plazhin Bondi në Sidnej.

/REL/

The post Si u festua Krishtlindja nëpër botë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjinari shndërrohet në zemrën magjike të turizmit dimëror

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Fshati turistik i Gjinarit në Elbasan u shndërrua sot në një destinacion të gjallë turistik, duke mirëpritur qindra turistë vendas dhe të huaj, familje, të rinj dhe vizitorë të shumtë që zbritën në këtë zonë malore për të festuar magjinë e fundvitit dhe për të përjetuar nga afër atmosferën festive të “Gjinar Village Market”.

Aktiviteti i organizuar nga bashkia e Elbasanit në kuadër të festave të fundvitit, i dha Gjinarit një tjetër dimension, duke e kthyer në një qendër takimi ku turizmi, tradita, rinia dhe mikpritja u bashkuan në një ditë të paharrueshme.

Që në orët e para të mëngjesit, rrugët drejt Gjinarit u mbushën me vizitorë, ndërsa panairi i fshatit, aktivitetet festive dhe dëbora e parë e sezonit krijuan një atmosferë tipike dimërore. Muzika, aromat e produkteve tradicionale dhe buzëqeshjet e banorëve e kthyen këtë ditë në një festë të vërtetë për të gjithë.

Një rol kyç në suksesin e aktivitetit luajti Këshilli Rinor Elbasan, i cili me energjinë dhe angazhimin e tij u kthye në motorin e gjallërisë së eventit. Të rinjtë kontribuan në organizimin e panairit, në krijimin e aktiviteteve për fëmijë, në dekorimin e fshatit dhe në promovimin e Gjinarit si një destinacion turistik dhe mikpritës.

Për fëmijët dhe familjet, organizatorët kishin menduar gjithçka. “Tavolina e Workshopeve” u shndërrua në një zonë kreative, ku u krijuan kartolina dëshirash dhe kurora festive.

Atmosfera u gjallërua nga animatorët, aktivitetet “Face Painting”, prania e Babagjyshit dhe elfëve, si dhe performanca emocionuese e Korit të Fëmijëve, zërat e të cilëve sollën gëzimin e festave mes peizazhit dimëror.

Atmosfera festive u pasurua edhe më tej nga muzika live dhe performancat artistike. Kulmi i eventit ishte “Camp Fire Session”, ku rreth zjarrit bubulak vizitorët shijuan muzikë në një atmosferë të ngrohtë dhe reflektuese.

Performancat e artistëve Françeska Kasa dhe Noel Hoxholli krijuan emocione të veçanta, ndërsa e ftuara speciale, këngëtarja e mirënjohur Eneda Tarifa, dhuroi momente të paharrueshme dhe u duartrokit gjatë nga publiku i pranishëm.

Pjesë e rëndësishme e “Gjinar Village Market” ishte edhe panairi i produkteve lokale, ku bizneset dhe prodhuesit vendas ofruan ushqime tradicionale, pije, produkte artizanale dhe shije autentike të zonës. Vizitorët patën mundësinë të njihen nga afër edhe me bujtinat e Gjinarit, të cilat gjatë gjithë ditës mirëpritën turistë vendas dhe të huaj, duke ofruar akomodim, gatime tradicionale dhe mikpritjen karakteristike të zonës.

Të  pranishëm ishin edhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deputeti i PS-së Arbjan Mazniku dhe kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.

Kryebashkiaku Llatja u shpreh se aktivitete të tilla janë pjesë e vizionit për zhvillimin e turizmit dhe gjallërimin e zonave rurale.

“Gjinari është një pasuri e jashtëzakonshme natyrore për Bashkinë Elbasan. Sot shohim qartë se investimet në infrastrukturë, mbështetja për bujtinat, bizneset lokale dhe fuqizimi i rinisë po japin rezultate konkrete. Qindra turistë që vizituan sot Gjinarin janë dëshmia më e mirë se turizmi malor është një potencial i madh që ne do të vijojmë ta mbështesim gjatë gjithë vitit”, u shpreh Llatja.

“Gjinar Village Market” dëshmoi edhe një herë se kur natyra, komuniteti dhe institucionet bashkëpunojnë, krijohen histori suksesi që i japin jetë territorit dhe e kthejnë Gjinarin në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar për turistët vendas dhe të huaj.

Me peizazhin, panairin plot ngjyra, me muzikën dhe energjinë e të rinjve, Gjinar nuk ishte sot thjesht një fshat malor, por zemra turizmit dimëror të Elbasanit.

/k.s/r.e/

The post Gjinari shndërrohet në zemrën magjike të turizmit dimëror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vera artizanale dhe gështenjat e pjekura, ftesa e Pogradecit për miqtë

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar festën e verës artizanale dhe gështenjës, një traditë e konsoliduar që prej vitesh bën bashkë banorët e gjithë rajonit, por edhe vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.

Kjo festë, përveç argëtimit, muzikës dhe ushqimit tradicional, ka në fokus konkurrimin e verërave artizanale dhe kantinave shqiptare, duke promovuar prodhimin autokton vendas dhe vlerat e trashëgimisë bujqësore.

Festimi i verës së re shërben njëkohësisht edhe si thirrje për ruajtjen dhe shtimin e sipërfaqeve me vreshta dhe gështenja, elementë identitarë të zonës. Sipas somelierëve nëse kjo verë ambalzhohet dhe etiketohet mund të jetë pjesë e tryezave ndërkombëtare.

Zv/kryetarja e bashkisë Pogradec, Entela Gusho tha për ATSH-në se “kjo nuk është vetëm një festë, këtu nuk ka vetëm argëtim, por është edhe një konkurs ku të gjitha kantinat shqiptare, por edhe artizanët konkurrojnë për verën e kuqe dhe të bardhë. Risi këtë vit është se kemi futur në konkurs edhe verën rozé”.

“Kjo është dhe një thirrje që u bëjmë të gjithë të rinjve dhe agrobizneseve që të shtojnë sa më tepër vreshtarinë dhe të ruajnë gështenjat sepse janë varietetet më të rëndësishme dhe më të lashta të Pogradecit. Krahas festës ne synojmë promovimin e vlerave të qytetit për të thithur sa më shumë turistë për një turizëm 4-stinor”, tha Gusho.

Dashamir Elezi degustator u shpreh se Pogradeci ka histori të hershme jo vetëm tek vera por edhe tek mikpritja.

“Verërat e Pogradecit kanë stilin e tyre, verë mgabuti, vetëkuptohet që është verë e fermentuar në mënyrë spontane, natyralisht, falë tokës këtu. Mënyra dhe teknika e prodhimit këtu është krejtësisht e veçantë. Unë do t’i krahasoja me verërat natyrale në botë pasi verërat artizanale të Pogradecit janë krejtësisht si simotrat e tyre ndërkombëtare që prodhohen në mënyrë natyrale. Së pari duhet të jetë e përhapur mbi të gjitha në lokalet e zonës dhe nëse do fillonte të vishej bukur, me një shishe dhe etiketë korrekte, natyrisht që mund të bëjë pjesë në tryezat e mëdha botërore”.

Në këtë festë vëmendje të veçantë zë edhe gështenja, një produkt tradicional që prej dekadash ka qenë burim jetese për shumë familje të zonës.

Fermeri Rogen Karafili tha se po shtohen parcelat me gështenja nga banorët dhe po mbillen sipërfaqe të reja me vreshtë dhe gështenja. “Edhe turistët po mësohen me traditën e vjetër dhe gështenjat e pjekura duke i kërkuar ato si dhe verën artizanale pogradecare”, shtoi ai.

Për pogradecarët, vera është më shumë se një pije, ajo është pjesë e kulturës dhe mikpritjes.

Pothuajse çdo shtëpi e vjetër pogradecare ruan në bodrumet e saj qilarë me bute, ku vera artizanale fermentohet sipas metodave tradicionale, të trashëguara brez pas brezi.

I riu Andi Klemente solli shprehjen e famshme të Mitrush Kutelit, “dimë ta pijmë se dimë ta bëjmë”, duke theksuar se kjo shprehje i referohet traditës së vjetër të qytetit për prodhimin e verës.

“Nuk ka shtëpi pa bute në Pogradec, ose ata që nuk kanë nuk janë pogradecarë, sidomos shtëpitë e vjetra janë të gjitha me qilare. Të moçmit thonë që vera të bëhet i duhen dy palë ditë, një palë ditë të bëhet verë dhe një palë ditë të shtrohet për t’u bërë verë”, informoi ai.

Lorenc Ndona u shpreh se ka plot njerëz që e ruajnë dhe e bëjmë në but druri. “Unë tani për momentin po pi verë të ngrohtë të zjerë. Lokalet e duan dhe e kërkojnë verën pogradecare, ajo pihet me miq, se vera pa miq nuk ka kuptim të pihet”, shtoi ai.

“Procesi është si një fëmijë që e rrit me një dashuri më vete. Nga rrushi tek mushti, fermentimi deri sa arrin tek vera për 40 ditë që mbyllim butin. Gjithmonë ne kur shtiem verë i urojmë njëri-tjetrit që ta pish me miq dhe me shokë. Jo vetëm miq brenda Pogradecit, por edhe ata që vijnë nga jashtë”, tha Ndona.

Për dy netë me radhë, Pogradeci mirëpret me verë buti, muzikë dhe argëtim mijëra qytetarë dhe vizitorë, ndërsa në fund ndahen edhe çmimet për verën më të mirë artizanale, verën më të mirë të kantinave, si edhe për pikturën dhe poezinë më të bukur kushtuar verës.

/k.s/j.p/

The post Vera artizanale dhe gështenjat e pjekura, ftesa e Pogradecit për miqtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një muaj feste dhe ofertë/ Megatek, ulje 70 për qind për mbi 80 mijë artikuj

Në Megatek ka mbërritur muaji më festiv i vitit, nën moton “1 muaj feste, 1 muaj oferta”. Megatek sjell një atmosfere plot energji, drita dhe emocion. Magjia prezantohet dukshëm në Fshatin festiv ku zbukurimet e shumta dhe dritat që shkëlqejnë krijojnë një botë plot mrekulli.

Megatek ndez zyrtarisht dritat e pemës së madhe të Krishtlindjes, një moment që shënon nisjen e uljeve të mëdha të fundvitit që shkojnë deri në 70% në të gjitha kategoritë.

“Të nderuar fëmijë, miq, dhe të gjithë të pranishëm, mirë se erdhët në Megatek. Dhjetori është githmonë një muaj i veçantë. Është muaji i dritave, i festave dhe i gëzimit. Sot, çelim zyrtarisht fushatën tonë ‘1 muaj feste, 1 muaj oferta’, një traditë që e kemi ndërtuar me përkushtim çdo fundvit.

Vitit 2025 po i afrohet fundit dhe mund të them me bindje se ka qenë një vit i rëndësishëm për Megatek. Kemi sjellë mijera produkte të reja nga markat më të njohura të tregut botëror. Gjatë këtij muaji festash, mbi 80,000 mijë artikuj do të jenë në ofertë, me ulje që shkojne deri ne 70% në të gjitha kategoritë.

Çdo ditë do të kemi oferta të reja. Kjo është mënyra jonë, për të kontribuar dhe për t’u bërë pjesë në gëzimin e çdo familje. Për ta babagyshi i Megatek ka krijuar njw kwnd tw bukur festiv ku mund tw bwjnw foto dhe tw marrin dhurata surprizw nga babagjyshi i Megatek. Dhjetwra mijwra dhurata do t’i jepen fwmijwve çdo tw premte, shtunw dhe tw dielw gjatw gjithw muajit dhjetor.”

“1 muaj feste, 1 muaj oferta” është tashmë një traditë që Megatek e sjell çdo fundvit për t’i bërë festat më të bukura, më të ndritshme dhe më të gëzueshme për të gjithë familjet shqiptare./abcnews.al

Festë dhe gjoba/ Kryenin manovra të rrezikshme në rrugë, procedohen tre persona dhe u bllokohen mjetet

✇Albeu
By: M C

Tre persona janë ndaluar nga policia dhe u janë bllokuar automjetet, pasi kryenin manovra të rrezikshme në rrugë.

Njoftimi:

Kryen manorva të gabuara, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, ndëshkohen me masa administrative 3 shtetas.

Gjithashtu, u bllokohen edhe 3 automjetet e tyre.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë kontrolleve të ushtruara në disa akse të kryeqytetit, konstatuan tek Bulevardi i Ri, tre automjete që po kryenin manovra të gabuara në rrugë, duke krijuar situata të rrezikshme për qarkullimin.

Menjëherë, efektivët ndërhynë, ndaluan mjetet dhe kryen veprimet administrative e procedurale.

Nga veprimet hetimore u identifikuan shtetasit S. M., F. D. dhe A. T., të cilët u ndëshkuan secili me masat përkatëse administrative, në zbatim të Kodit Rrugor.

Në vijim, të tre automjetet u bllokuan, në funksion të procedurave të mëtejshme.

Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin manovrat e rrezikshme dhe çdo veprim që cenon sigurinë publike. Çdo shkelje që rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës do të ndëshkohet me masa të rrepta, sipas ligjit.

The post Festë dhe gjoba/ Kryenin manovra të rrezikshme në rrugë, procedohen tre persona dhe u bllokohen mjetet appeared first on Albeu.com.

Kartolinë feste për 28-29 nëntorin nga 150 artistë të rinj

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Në prag të festave të 28-29 Nëntorit, nxënësit dhe gjimnazistët janë duke sjellë shfaqje të veçanta që nderojnë ditët e shënuara në kalendarin historik të vendit.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale atë që e cilësoi kartolinë feste nga artistët e rinj të Liceut Artistik dhe qendrës “Albanian Night”.

“Një tjetër kartolinë feste, këtë herë nga bashkëpunimi mes 150 artistëve të rinj të Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe Qendrës Kulturore Albanian Night, pjesë e programit jashtëshkollor Art e Zeje”, shkroi Rama.

Në mjediset e qendrës kulturore, me veshje tradicionale shqiptare të të gjitha krahinave, të rinjtë interpretuan me instrumentet e tyre këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”.

Gjatë këtyre ditëve, Kryeministri ka ndarë me publikun edhe shfaqje të tjera të veçanta të festimeve për festën kombëtare dhe atë të çlirimit.

Atmosfera e Festave të Nëntorit, po ndihet në çdo shkollë në kryeqytet.

Krahas simboleve kombëtare, si flamujt dhe veshjet kuqezi të nxënësve, programet si “Art dhe Zeje”, përmes vizatimeve e pikturave, po nxisin edhe më shumë kreativitetin e fëmijëve me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë dhe 81-vjetorit të Çlirimit.

The post Kartolinë feste për 28-29 nëntorin nga 150 artistë të rinj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

22 Nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit.

Kjo festë ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar nga data 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimin për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare.

Dita e Alfabetit Shqip u miratua nga Kuvendi në shkurt të 2024-ës dhe ky është viti i dytë që kremtohet si festë zyrtare. Iniciativa u mor edhe pas diskutimeve në samitin e diasporës.

Në Kongresin e Manastirit morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe.

Në Manastir morën pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet. Kryetar i kongresit u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e vetme në këtë kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX.

Edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kjo ditë është festë kombëtare. Në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.

/k.s/j.p/r.e/

The post 22 Nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Festa e Gështenjës”, promovim pasurisë natyrore të Tropojës

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Me aromën e saj karakteristike dhe shijen unike, gështenja mbetet simbol i bujarisë dhe mikpritjes së Tropojës.

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Bajram Currit, u zhvillua “Festa e Gështenjës” një traditë e bukur që promovon prodhimet vendase dhe vlerat unike të zonës sonë.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve, fermerë, sipërmarrës, artizanë dhe shumë vizitorë që ndanë së bashku atmosferën festive dhe krenarinë për pasurinë natyrore të Tropojës.

Në kuadër të festës u organizua panairi me produkte tradicionale dhe gatime të përgatitura me gështenja, si dhe me punime artizanale të zonës, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe tregtimi për prodhuesit vendas.

Kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi theksoi në një postim në rrjetet sociale se “gështenja e Tropojës mbetet një aset i çmuar i bujqësisë me vlera të larta bio-gjenetike dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të komunitetit”.

“Promovimi i produkteve vendase është dhe do të mbetet prioritet, për të forcuar ekonominë e fermerëve dhe për ta kthyer këtë pasuri natyrore në një pikë të fortë të identitetit tonë”, tha Byberi.

Ekosistemi i gështenjave të Tropojës është më i madhi në Ballkan. Ai përbëhet nga një kultivar me vlerat larta bio-gjenetike dhe përveç ndikimit në në ekonominë lokale të zonës, masivi i Gështenjave të Tropojës është edhe një atraksion për turistët e natyrës.

/k.s/a.f/

The post “Festa e Gështenjës”, promovim pasurisë natyrore të Tropojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERLIN – Qindra vetë festojnë pas lirimit të pengjeve nga Gaza

BERLIN, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Qindra njerëz u mblodhën sot në qendër të Berlinit për të festuar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Më parë, Hamasi dorëzoi 20 pengjet e mbetura të gjalla Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Ata u dërguan përsëri në Izrael pas 738 ditësh në robëri.

Atje, pengjet iu nënshtruan kontrolleve mjekësore dhe ju dhanë veshje të reja, para se të ribashkoheshin me familjet e tyre.

Policia e Berlinit vlerësoi se rreth 500 persona morën pjesë në tubimin “Coming Home” në mbrëmje. Shumë prej tyre mbanin simbole solidariteti me personat e kmarr peng  nga Hamas.

Një këngëtar performoi në skenë, ndërsa rabiu i njohur i Berlinit, Yehuda Teichtal, kërcente.

Komisioneri gjerman për Anti-Semitizmin, Felix Klein, dhe presidenti i Shoqatës Gjermano-Izraelite, Volker Beck, mbajtën fjalime të shkurtra për të shënuar kthimin e pengjeve. /Ad.Ab./

The post BERLIN – Qindra vetë festojnë pas lirimit të pengjeve nga Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lot gëzimi dhe të shtëna me armëfestive: si reaguan Gaza dhe Izraeli ndaj lajmit për marrëveshjen e armëpushimit

Në orët e para të së enjtes, një lajm i jashtëzakonshëm për një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Hamasit ndezi gëzim të madh në Gazë dhe Izrael. Pas dy vjetësh tensioni dhe konflikt, banorët e Rripit të Gazës dhe familjet në Izrael festuan me lot gëzimi, brohoritje dhe breshëri të shtënash festive në ajër.

Marrëveshja, e negociuar në Sharm El Sheikh të Egjiptit me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, parashikon lirimin e 20 pengjeve palestineze nga Hamas dhe shkëmbim të të burgosurve brenda 72 orëve nga nënshkrimi. Në Izrael, familjet e pengjeve që kanë qenë të kapur që nga sulmi i vitit 2023 u gëzuan thellësisht, duke brohoritur dhe përqafuar njëri-tjetrin në rrugët e Tel Avivit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e përshkroi këtë si “një ditë të madhe” për vendin dhe premtoi kthimin e të gjithë pengjeve në shtëpi. Ndërkohë, palestinezët në Gazë shpresojnë se marrëveshja do të sjellë fundin e konflikteve dhe do t’u japë mundësi për rindërtim dhe shpresë të re për jetën pas përvojave të rënda humanitare.

Megjithatë, detajet e marrëveshjes dhe zbatimi i saj mbeten ende të pasqaruara, përfshirë çështjet kyçe si çmilitarizimi i Hamasit dhe qeverisja e territorit. Një marrëveshje e suksesshme mund të jetë hapi më i madh drejt paqes në një rajon që ka vuajtur për dekada.

The post Lot gëzimi dhe të shtëna me armëfestive: si reaguan Gaza dhe Izraeli ndaj lajmit për marrëveshjen e armëpushimit appeared first on iconstyle.al.

“Iu bë festë në burg, shkoi edhe i biri”/ Klodiana Lala tregon se çfarë ndodhi në qelinë e Erion Veliajt

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi sot disa detaje nga qëndrimi në burg i ish-kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

E ftuar në një emision televiziv, Lala tregoi se pak kohë më parë Veliajt iu bë një festë në burg, ku u vizitua edhe nga i biri.

Lala tha se në javët e para pas arrestimit, Veliaj ka qenë në situatë të vështirë emocionale dhe psikologjike.

“Veliaj është përballur me një situatë të vështirë emocionale dhe psikologjike në javët e para të arrestimit, ishte një kandidat potencial për të zëvendësuar Ramën, doli pa pranga nga zyra e tij. Ai fillimisht ka patur pritshmëri që jashtë burgut do të kishte njerëz për ta takuar, mendoi se do të kishte protesta në mbrojtje të tij. Veliaj u përball me dimrin e vetmisë së madhe. Ai mbeti i vetmuar. Ishte kontrast ti madh mes 2 personave që kanë patur të njëjtën peshë në PS.

Tani e ka kuptuar që e kanë tradhëtuar të gjithë dhe po përpiqet të ndërtojë një strategji ndonëse të vonuar se si të dalë nga e gjithë kjo lufta e madhe, sepse janë 13 akuza, 9 për korrupsion.Më kanë thënë zyrtarët e burgjeve që është më i tërhequr. Ka patur pretendime për trajtimin në qeli, në kohën që u shoqërua për analiza mjekësore.

Ka një procedurë të nisur nga Avokati i Popullit lidhur me trajtimin e Veliajt në burg, nëse i janë shkelur të drejtat, por nuk është më Erion Veliaj i momenteve të para, ka ndryshim te kursit, por nuk është i momenteve të para. U bë një festë në burg, e zbukuruan burgun, shkoi dhe djali atje, ishte interesant e parë nga ana njerëzore. Pra po e ndaj sot në dy aspekte.

Në Erion Veliaj një zyrtar që ka perceptim të lartë për aferat dhe një Erion Veliaj në momentet njerëzore. Ajola Xoxa nuk e ka takuar, vetëm vëllai dhe një ish zyrtar i bashkisë, Dokushi, që po merret me çështjen e tij. Do ta ketë shumë të gjatë rrugën e përballjes me drejtësinë”, – tha Lala.

The post “Iu bë festë në burg, shkoi edhe i biri”/ Klodiana Lala tregon se çfarë ndodhi në qelinë e Erion Veliajt appeared first on Albeu.com.

Festë kuqezi në Shkodër/ Tradita, muzika dhe lojërat popullore bashkojnë trevat shqipfolëse

Sheshi para Bashkisë Shkodër u mbush me atmosferë festive dhe motive kuqezi, ku u zhvillua edicioni i 18 i “Lojëra Popullore Fest”. Ky aktivitet tradicional mblodhi bashkë përfaqësues nga trevat shqipfolëse, duke sjellë lojëra, muzikë dhe motive kulturore që ruajnë gjallë trashëgiminë brez pas brezi.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, e cila përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të traditave. Ajo u shpreh se Shkodra, si qendër e kulturës dhe historisë shqiptare, ka një rol të veçantë në mbështetjen e aktiviteteve që i japin jetë identitetit kombëtar.

“Lojëra Popullore Fest” është tashmë një traditë e cila me mbështetjen e Bashkisë Shkodër  synon të sjellë më pranë komunitetet shqipfolëse dhe të përcjellë vlerat e tyre te brezat e rinj, duke e kthyer Shkodrën në një pikëtakim të rëndësishëm të kulturës shqiptare.

/abcnews.al/

Festa në zemër të Nepravishtës i jep jetë traditave

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ Më 26–27 shtator, Nepravishta bëhet pjesë e rrugëtimit “Tregime Fshati”.

Dy ditë të mbushura me histori, shije dhe përvoja autentike: nga mikpritja e bujtinave dhe tryezat me komunitetin, tek tingujt e polifonisë dhe udhëtimi shpirtëror drejt Teqesë së Melanit.

Nepravishta tregon zërin e saj në këtë udhëtim që lidh trashëgiminë kulturore me jetën e përditshme rurale.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky fshat, teksa ftoi të gjithë të marrin pjesë në në këtë festë dhe të ndjekin performancat e shumta artistike si ajo nga Agona Shporta dhe Grupi Polifonik i Neprvishtës, apo filmi “Dita zë fill” nga Gentian Koҫi në kinemanë nën yje.

Nepravishta është fshati i dytë që i është bashkuar aplikimit të Shqipërisë në programin “Fshatrat më të mirë turistikë” nga Organizata Botërore e Turizmit, pas suksesit të kandidaturës së Voskopojës.

Programi synon të promovojë zonat rurale me potencial të lartë turistik, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Në këtë fshat ka disa monumente kulture, si Kalaja e Melanit, Ujësjellësi në Teqenë e Melanit, Kisha Paleokristiane e Manastareqit, Teqeja e Melanit që mendohet se është një zgjatim i qytetit antik ilir të Antigonesë ose i ngritur në gjurmët e një qyteti ende të panjohur ilir.

Zona e Mbrojtur e Kalasë së Melanit është monument kulture i vitit 1963 me një sipërfaqe prej 87 mijë m2 dhe gështenjave të Nepravishtës.

Gjithashtu pranë fshatit Nepravishtë ndodhet Burimi i Nepravishtës ose Vrizit, një burim karstik me ujë të pastër dhe të ftohtë që krijon një mjedis mjaft tërheqës për turistët. Ka vlera shkencore, gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, kulturore, didaktike, turistike dhe është monument natyre.

Turistët që zgjedhin të vizitojnë Gjirokastrën nuk duhet të humbasin as Nepravishtën, një destinacion i ri dhe mjaft premtues në jug të vendit. Fshati Nepravishtë vitet e fundit ka zgjuar kuriozitetin e turistëve vendas e të huaj.

/gj.m/j.p/

The post Festa në zemër të Nepravishtës i jep jetë traditave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Uniteti i kapërcen të gjitha, KFOR-i shënon Ditën Ndërkombëtare

PRISHTINË, 7 shtator/ATSH/  Forcat e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja shënuan Ditën Ndërkombëtare në shtabin e përgjithshëm të këtij misioni në Prishtinë.

Eventi mblodhi së bashku personel civil dhe ushtarak nga 33 vende që kontribuojnë me trupa, përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s.

“Ne po festojmë me njerëzit që punojnë për KFOR-in, ata që qëndrojnë pranë KFOR-it, dhe familjet dhe të dashurit e tyre të mrekullueshëm. Duke ndarë të gjitha këto, shpresojmë të njihemi më mirë me njëri-tjetrin, sepse vetëm duke e njohur vërtet njëri-tjetrin mund të ndihemi vërtet të bashkuar, dhe uniteti është vlera e vërtetë që na lidh së bashku dhe e bën KFOR-in të fortë”, tha komandanti Enrico Barduani.

KFOR-i thotë se kjo ditë është një dëshmi e angazhimit të qëndrueshëm për përfshirje dhe respekt të ndërsjellë dhe mbështetje midis të gjithë komponentëve të tij ushtarakë, civilë dhe stafi lokal në përputhje me moton e KFOR XXIX “Unitas Omnia Vincit” – uniteti i kapërcen të gjitha.

/Kosovapress/

The post Uniteti i kapërcen të gjitha, KFOR-i shënon Ditën Ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌