Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

AKSHI sfidon SPAK-un, i jep tender 2 milionë euro Armand Sharës së aferës “Durana”

Një nga themeluesit e parkut fiktiv DURANA ka arritur që të fitojë një tender të majmë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në një kohë që Prokuroria e Posaçme ka nën hetim tenderët e AKSHI-t dhe vetë parkun në Xhafzotaj të Shijakut. Bëhet fjalë për Armand Sharan, që konsiderohet si “truri” i DURANA-s, i […]

The post AKSHI sfidon SPAK-un, i jep tender 2 milionë euro Armand Sharës së aferës “Durana” appeared first on BoldNews.al.

Mateo rrëfen historinë me Brikenën: Më ka mbetur peng

Mbrëmjen e sotme në BBV, Mateo ka folur hapur për raportin e tij me Brikena, duke treguar një ngjarje që, sipas tij, i ka mbetur ende “peng”. Brikena sqaroi fillimisht versionin e saj, duke theksuar se mes tyre ka pasur vetëm një takim disa vite më parë, pa përputhje dhe pa vazhdim. Ajo tha se […]

The post Mateo rrëfen historinë me Brikenën: Më ka mbetur peng appeared first on BoldNews.al.

KLGJ: Nuk kemi marrë asnjë shkresë zyrtare për Irena Gjokën nga Prokuroria

Këshilli i Lartë Gjyqësor (Këshilli i Lartë Gjyqësor) ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me informacionet e publikuara për gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, sipas të cilave ajo rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh. Në një njoftim zyrtar për mediat, KLGJ bën të ditur se deri në orën 20:30 të datës 20 janar […]

The post KLGJ: Nuk kemi marrë asnjë shkresë zyrtare për Irena Gjokën nga Prokuroria appeared first on BoldNews.al.

Protestë masive në Strasburg: fermerët “rrethojnë” Parlamentin Evropian kundër marrëveshjes BE-Mercosur

Mijëra fermerë nga disa vende të Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të martë para Parlamenti Evropian në Strasburg, në shenjë proteste kundër marrëveshjes tregtare mes BE-së dhe Mercosur, në prag të votimit për apelin në institucionet evropiane. Fermerë nga Franca, Italia, Belgjika dhe Polonia mbërritën në zonë që në orët e mesditës, shumë prej tyre […]

The post Protestë masive në Strasburg: fermerët “rrethojnë” Parlamentin Evropian kundër marrëveshjes BE-Mercosur appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së martës në Përmet. Rreth orës 19:00, një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, në fshatin Skutaraq të Njësisë Administrative Petran. Sipas informacioneve paraprake, i riu është konstatuar nga familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Dyshohet se ai i ka dhënë fund […]

The post E rëndë në Përmet, 31-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë appeared first on BoldNews.al.

Hakerimi i SPAK/ Zbardhet dëshmia e ish-drejtorit i Burgjeve: I thashë shokut “të gërmonte” isha kurjoz

“Në Shënjestër” me autore Klodiana Lalën, solli në emisionin e kësaj të marte, detaje të reja nga dosja e hakërimit të kompjuterave të SPAK, ku 3 persona janë të akuzuar, mes të cilëve dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili. Sipas të dhënave të dosjes së SPAK, Ismaili tha se materialet ia ka sjellë […]

The post Hakerimi i SPAK/ Zbardhet dëshmia e ish-drejtorit i Burgjeve: I thashë shokut “të gërmonte” isha kurjoz appeared first on BoldNews.al.

Peleshi do të hapë TV në Kuvend me kosto 500 mijë euro

Kuvendi i Shqipërisë do të hapë një kanal televiziv. Sipas VNA ky projekt do të kushtojë që në nisje 500 mijë euro. Socialistët duan të prodhojnë lajme vet mbi veprimtarinë e Kuvendit dhe të kenë një redaksi ku japin intervista mbi punën e deputetëve. Propozimi i është bërë sot Byrosë së Kuvendit. Argumentimi i plotë: […]

The post Peleshi do të hapë TV në Kuvend me kosto 500 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Rama mes vetëlavdërimit dhe sulmeve ndaj drejtësisë, mediave dhe qytetarëve

Kryeministri Edi Rama po i përdor gjithnjë e më hapur rrjetet sociale si një mur propagande, ku vetëlavdërohet për nderimet që, sipas tij, i bëhen nga shtete të huaja dhe sulmon këdo që e kritikon: gjyqtarë, prokurorë, media, gazetarë, opozitë dhe madje edhe qytetarë. Reagimi i fundit i Ramës ishte ndaj seancës së sotme të […]

The post Rama mes vetëlavdërimit dhe sulmeve ndaj drejtësisë, mediave dhe qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet për kryetarin e PD në prill, nis verifikimi i anëtarësisë, kush përjashtohet nga gara

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet e brendshme për kryetarin e saj, që pritet të mbahen në prill. Hapi i parë i këtij procesi është verifikimi dhe rifreskimi i listave të anëtarësisë në të gjitha degët e partisë në vend. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka shpërndarë një udhëzim për degët […]

The post Zgjedhjet për kryetarin e PD në prill, nis verifikimi i anëtarësisë, kush përjashtohet nga gara appeared first on BoldNews.al.

Berisha: “Diktatura e bandave” po zbraz Shqipërinë, 700 mijë të rinj janë larguar

Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, teksa zhvilloi foltoren e radhës në njësinë administrative nr. 4 në Tiranë, u ndal te ajo që e cilësoi si situatë dramatike të vendit, duke akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një “diktature të bandave”. Berisha në fjalën e tij theksoi shifrat alarmante të largimit të […]

The post Berisha: “Diktatura e bandave” po zbraz Shqipërinë, 700 mijë të rinj janë larguar appeared first on BoldNews.al.

Nesho: Ftesa e Trump për Ramën u përdor për manipulim dhe mbulim skandalesh

Ish-ambasadori Agim Nesho ka hedhur dyshime mbi mënyrën se si u prezantua publikisht ftesa e Presidentit amerikan Donald Trump për Kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje për manipulim të opinionit publik dhe mbulim të skandaleve të brendshme. I ftuar në Syri Tv, Nesho deklaroi se ftesa e trumbetuar nga qeveria shqiptare […]

The post Nesho: Ftesa e Trump për Ramën u përdor për manipulim dhe mbulim skandalesh appeared first on BoldNews.al.

Greqi/ Qentë endacakë vranë 65-vjeçarin, gjykata dënon dy ish-zyrtarë bashkie

Gjykata e Selanikut ka dënuar me burg dy ish-nënkryetarë të Bashkisë Pylaia–Chortiatis, duke i shpallur fajtorë për neglizhencë dhe mosveprim lidhur me sulmet nga qentë endacakë që çuan në vdekjen e një 65-vjeçari dhe plagosjen e rëndë të një 82-vjeçari. Ngjarjet ndodhën në mars të vitit 2020, në zonën Elaeorema, brenda pak orësh nga njëra-tjetra. […]

The post Greqi/ Qentë endacakë vranë 65-vjeçarin, gjykata dënon dy ish-zyrtarë bashkie appeared first on BoldNews.al.

Moska ende pa vendim për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Rusia ka deklaruar se është ende herët për të përcaktuar nëse Rusia do të marrë pjesë në të ashtuquajturin Bordi i Paqes për Gazën, duke theksuar se Moska nuk i ka ende të qarta të gjitha detajet e kësaj iniciative. Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, tha se Rusia shpreson të marrë më shumë informacion […]

The post Moska ende pa vendim për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes appeared first on BoldNews.al.

Shiste ilaçe për kafshë duke i paraqitur si trajtim për autizmin, arrestohet një person në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën shtetasin Arianit Sllamniku, i dyshuar për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, si dhe për eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testim të paligjshëm të barnave. Sipas mediave në Kosovë, Sllamniku dyshohet se u ka shitur disa personave ilaçe për kafshë, duke pretenduar se ato mund të […]

The post Shiste ilaçe për kafshë duke i paraqitur si trajtim për autizmin, arrestohet një person në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

“Shtëpia e barit” në Sarandë, arrestohet administratori i pallatit, në kërkim 4 persona

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me një rast të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura, të zbuluar në qytetin e Sarandë. Sipas të dhënave, hetimet çuan në zbulimin e dy apartamenteve të përshtatura për kultivimin, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike në katin e nëntë të një pallati në lagjen nr. […]

The post “Shtëpia e barit” në Sarandë, arrestohet administratori i pallatit, në kërkim 4 persona appeared first on BoldNews.al.

Përplasen dy automjete në unazën e Cërrikut, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e qytetit të Cërrik, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore. Burime për mediat bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Një nga automjetet […]

The post Përplasen dy automjete në unazën e Cërrikut, dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Vrau dy persona në ’97-ën, dënohet me 23 vite burg Tomor Çela

Gjykata ka vendosur dënimin me 23 vite burg për ish-policin, Tomor Çela, i akuzuar për vrasjen e dy personave në vitin 1997. Çela u ekstradua nga SHBA tre vite më parë. Tomorr Çela më 27 nëntor të 1997-ës në rrugën “Bajram Curri” së bashku me vëllain e tij ka qëlluar me armë zjarri automatik ndaj viktimave Ledian […]

The post Vrau dy persona në ’97-ën, dënohet me 23 vite burg Tomor Çela appeared first on BoldNews.al.

Trump sulmon Britaninë për marrëveshjen e Ishujve Chagos

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të kaluar sovranitetin e Ishujve Chagos te Mauritius, duke e quajtur marrëveshjen një “akt të madh budallallëku” dhe “dobësi totale” në fushën e sigurisë kombëtare. Trump tha se dhënia e ishujve, ku përfshihet edhe baza ushtarake strategjike e Diego […]

The post Trump sulmon Britaninë për marrëveshjen e Ishujve Chagos appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Janar 2026

DASHI Një periudhë rikuperimi gradual. Pas javësh të tëra që ndiheshe nën presion, qielli po të kërkon të rifitosh besimin në vendimet e tua. Puna: Konfirmimi po vjen, por jo menjëherë. Është e rëndësishme të mos nxitohesh ose të reagosh impulsivisht ndaj atyre që të provokojnë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 20 […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Shokuese që në spitalin kryesor të vendit të ikin dritat

Mbrëmjen e sotme, Urgjenca e QSUT ka mbetur pa energji elektrike për rreth 30 minuta, duke krijuar tension dhe shqetësim te pacientët, stafi mjekësor dhe familjarët e tyre, veçanërisht në shërbimin e reanimacionit. Lidhur me këtë situatë ka reaguar kryetari i Lëvizja Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e […]

The post Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Shokuese që në spitalin kryesor të vendit të ikin dritat appeared first on BoldNews.al.

❌