Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes në rrjetet sociale pamje nga stadiumi i përfunduar e Vorës.
“Stadiumi i Vorës, një infrastrukturë e re që i shtohet futbollit shqiptar Ekipi i Vorës do të luajë për herë të parë ndeshjet në shtëpi në Superiore, një moment historik për klubin dhe qytetin.
Kjo arenë moderne jo vetëm që përmbush standardet e kampionatit kombëtar, por krijon edhe mundësinë që në të ardhmen të presë ndeshje kualifikuese të UEFA-s për klube.” shkruan Rama.
Viti 2026 i rezervon Shqipërisë mundësinë e artë për të marrë pjesë në Kupën e Botës, nëpërmjet play-off në mars, ku mundet të merret një biletë për në këtë aktivitet. Por nëse pjesa e parë e vitit i kushtohet tërësisht Botërorit, në pjesën e dytë të 2026, vëmendja do të jetë te ndeshjet e Ligës së Kombeve, me një ndryshim radikal të vendosur nga UEFA.
Kalendari ndërkombëtar për vitin 2026, parashikon që në pjesën e dytë të vitit, kur të luhet Liga e Kombeve, do të ketë për herë të parë një “dritare të gjatë” të ndeshjeve ndërkombëtare. Kjo do të thotë që ndeshjet ndërkombëtare të shtatorit dhe të tetorit do të bashkohen.
Sipas asaj që ka parashikuar UEFA, ekipet kombëtare do të luajnë 4 ndeshje në periudhën 24 shtator – 6 tetor, si dhe 2 ndeshjet e tjera në periudhën 12-17 nëntor të këtij viti.
Kjo është hera e parë kur aplikohet një dritare e përbashkët për shtatorin dhe tetorin nga UEFA, e cila e kishte parashikuar fillimisht një gjë të tillë vetëm për vitin 2027 pas kërkesave të klubeve evropiane që protestonin për vajtje-ardhjet e futbollistëve në pjesën e parë të edicionit.
Shqipëria në këtë edicion të Ligës së Kombeve merr pjesë në Ligën C dhe do të ketë si objektiv vetëm fitimin e grupit, pasi kësisoj mund të sigurojë të paktën pjesëmarrjen në play-off për EURO 2028.
Shkëndija gjendet në bilancin e fundit të UEFA-s, paguan gjobë për përdorim të piroteknikës, njofton Telegrafi.
Ekipi i Shkëndijës është përfshirë në bilancin më të fundit të UEFA-s, ku janë shënuar klubet që kanë marrë sanksione në kupat evropiane dhe në ndeshjet kualifikuese në të gjitha garat nën ombrellën e “shtëpisë evropiane të futbollit”.
Për shkak të tifozëve të saj, ekipi nga Tetova do të paguajë një gjobë prej 1.500 eurosh në arkën e UEFA-s. Arsyetimi është përdorimi i piroteknikës në sektorin e mysafirëve. Po ashtu, një gjobë për piroteknikë kanë marrë edhe tifozët e Dritës, dhe klubi do të duhet të paguajë 3.750 euro.
Ndeshja mes Dritës dhe Shkëndijës përfundoi me rezultat 1-0 për ekipin vendas. Më parë, UEFA kishte gjobitur Shkëndijën me 20.000 euro, po ashtu për shkak të përdorimit të piroteknikës dhe mesazheve politike gjatë ndeshjes në Shkup. /Telegrafi/
Viti 2026, i rezervon Shqipërisë mundësinë e artë për të marrë pjesë në Kupën e Botës, me praninë e parë në play-off në mars për një biletë në këtë aktivitet.
Por nëse pjesa e parë e vitit i kushtohet tërësisht Botërorit, në pjesën e dytë të 2026, vëmendja do të jetë te ndeshjet e Ligës së Kombeve, me një ndryshim radikal të vendosur nga UEFA.
Kalendari ndërkombëtar për vitin 2026, parashikon që në pjesën e dytë të vitit, kur të luhet Liga e Kombeve, të ketë për herë të parë një “dritare të gjatë” të ndeshjeve ndërkombëtare.
Kjo do të thotë që dritarja e ndeshjeve ndërkombëtare të shtatorit dhe të tetorit do të bashkohen.
Sipas asaj që ka parashikuar UEFA, ekipet kombëtare do të luajnë 4 ndeshje në periudhën 24 shtator-6 tetor, si dhe 2 ndeshjet e tjera në periudhën 12-17 nëntor të këtij viti.
Kjo është hera e parë kur aplikohet një dritare e përbashkët për shtatorin dhe tetorin nga UEFA, e cila e kishte parashikuar fillimisht një gjë të tillë vetëm për vitin 2027, pas kërkesave të klubeve evropiane që protestonin për vajtje-ardhjet e futbollistëve në pjesën e parë të edicionit.
Shqipëria në këtë edicion të Ligës së Kombeve, merr pjesë në Ligën C dhe do të ketë si objektiv vetëm fitimin e grupit, pasi kësisoj mund të sigurojë të paktën pjesëmarrjen në play-off për EURO 2028.
Goditja e Rei Manajt që shkundi rrjetën në minutën e fundit të pjesës së parë në ndeshjen Serbi-Shqipëri është me gjasë momenti më sportiv i vitit, që do të mbahet mend gjatë mes ndjekësve të futbollit. Përveçse shënoi fitoren në atë që mund të konsiderohet si një prej përplasjeve më të nxehta sportive të Kombëtares, […]
Goditja e Rei Manajt që shkundi rrjetën në minutën e fundit të pjesës së parë në ndeshjen Serbi-Shqipëri është me gjasë momenti më sportiv i vitit, që do të mbahet mend gjatë mes ndjekësve të futbollit. Përveçse shënoi fitoren në atë që mund të konsiderohet si një prej përplasjeve më të nxehta sportive të Kombëtares, […]
Finalja e Finalissima 2025 tani ka një datë. UEFA dhe CONMEBOL kanë njoftuar zyrtarisht vendin dhe datën e ndeshjes midis Spanjës dhe Argjentinës, përkatësisht kampionëve në fuqi të Evropës dhe Amerikës së Jugut.
Ndeshja do të luhet në stadiumin Lusail në Doha të Katar, më 27 mars në orën 19:00, me orën tonë lokale.
Kjo do të jetë hera e parë që kombëtarja spanjolle do të garojë për këtë titull, i cili është mbajtur tre herë. Dy edicionet e para, në vitin 1985 dhe 1993, ishin Kupa Artemio Franchi, e fituar përkatësisht nga Franca dhe Argjentina.
Gara rifilloi në vitin 2022 me një ndeshje midis Argjentinës dhe Italisë në Londër, të cilën Argjentina e fitoi, duke siguruar dy nga tre titujt e deritashëm.
Spanja do të mbërrijë në ndeshjen kundër skuadrës së Lionel Scalonit jo vetëm si kampione në fuqi e Evropës, por edhe aktualisht duke zënë vendin e parë në renditjen e FIFA-s, përpara ekipit të Amerikës së Jugut.
Ndeshja e fundit zyrtare midis dy ekipeve daton në mars të vitit 2018, kur ato u përballën me njëra-tjetrën në një ndeshje miqësore në Madrid, të cilën Spanja e fitoi 6-1. /Telegrafi/
Komiteti Disiplinor i Shoqatës Evropiane të Futbollit (UEFA) e ka gjobitur Bayern Munichun me 116,000 euro dhe e ka mbyllur pjesërisht stadiumin e tyre për ndeshjen e tyre të radhës në shtëpi në Ligën e Kampionëve.
Klubi bavarez u gjobit për bllokimin e kalimeve publike në stadium, fishekzjarrët e tifozëve në ndeshjen kundër Sportingut.
Përveç tyre ata u dënuan edhe për çrregullime dhe hedhjen e objekteve dhe mesazheve nga tifozët që nuk janë të përshtatshme për një ngjarje sportive gjatë ndeshjes jashtë fushe në Londër kundër Arsenalit.
UEFA gjithashtu i dha Bayernit një dënim me kusht prej dy vitesh. Nëse tifozët bëjnë trazira përsëri, Bayern do të luajë para një tribune jugore të zbrazët për dy vjet.
Përveç Bayernit, UEFA gjobiti edhe Eintracht Frankfurt me 38 mijë euro, Sportingun e Lisbonës me 40 mijë euro, Lille me 10 mijë euro dhe Maccabi Tel-Aviv me 20 mijë euro. /Telegrafi/
Barcelona u përball me një rrezik real për t’u përjashtuar nga Liga e Kampionëve për shkak të çështjes në vazhdim “Negreira”, sipas raportimeve.
Pretendohet se klubi ka qenë seriozisht i kërcënuar me një largim, deri në momentin kur presidenti Joan Laporta realizoi një ripozicionim strategjik me UEFA-n, përfshirë distancimin publik nga projekti i Superligës Evropian, gjë që ndihmoi në shmangien e sanksioneve më të rënda.
Skandali, i cili përfshin mbi 8 milionë euro pagesa të kryera nga viti 2001 deri në 2018 ndaj kompanive të lidhura me ish-nënkryetarin e Komitetit të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira, nxiti një hetim të UEFA-s që në vitin 2023.
Në atë kohë, zyrtarët konsideruan edhe një ndalim njëvjeçar nga garat evropiane, pa pritur një vendim përfundimtar gjyqësor, duke u mbështetur në shkelje të mundshme të rregullave të integritetit.
Zhvillimet e fundit panë Laportën të dëshmonte si dëshmitar, së bashku me ish-trajnerët Luis Enrique dhe Ernesto Valverde, duke këmbëngulur se pagesat ishin për raporte legjitime mbi arbitrimin dhe duke mohuar çdo ndikim në rezultatet e ndeshjeve.
Çështja vazhdon të evoluojë në një klimë tensioni të shtuar, me Real Madridin që ka intensifikuar presionin duke kërkuar zgjatjen e hetimeve dhe duke e cilësuar këtë si “skandali më i madh në historinë e futbollit”./Telegrafi/
UEFA ka mbërritur në Kosovë për të xhiruar një dokumentar të dedikuar suksesit historik të Dritës, klubit që po shkruan një kapitull të ri në futbollin kosovar me paraqitjet e tij në Ligën e Konferencës.
Për herë të parë, një ekip evropian i produksionit të UEFA-s ndalet në Gjilan për të rrëfyer nga afër historinë, kulturën dhe frymën e klubit bardhekaltër.
Dokumentari përfshin intervista ekskluzive me trajnerin Zekrija Ramadani, arkitektin e këtij suksesi, i cili shpjegon filozofinë e tij, punën e palodhur dhe transformimin e skuadrës. Krahas tij, lojtarët kryesorë të ekipit – Faton Maloku, Arbër Manaj dhe Rron Broja – rrëfejnë nga këndvështrimi i tyre se çfarë do të thotë ky sezon për Dritën dhe për futbollin kosovar.
Mes historive të shumta emocionuese, më prekësja mbetet ajo e Arbër Manajt, i cili flet për mungesën e babait të tij të rënë gjatë luftës së Kosovës. Në dokumentar, ai shfaqet pranë nënës së tij, duke rikthyer kujtime të dhimbshme por edhe të fuqishme, që tregojnë prej nga buron forca e tij dhe motivimi për të shkuar sa më larg si futbollist dhe si njeri.
UEFA ka intervistuar gjithashtu edhe tifozin e zjarrtë Adhurim Jakupi, simbol i pasionit të tribunës gjilanase, si dhe legjendën e klubit, trajnerin e portierëve Afrim Shahini, njeri që është identifikuar me Dritën për dekada të tëra.
Dokumentari pritet të sjellë një përzierje të fuqishme emocionesh, historie, krenarie dhe profesionalizmi – një tregim i sinqertë për atë si një klub nga Kosova po i tregon Evropës se zemra, karakteri dhe ambicia shpesh vlejnë po aq sa buxheti dhe infrastruktura.
Ky projekt i UEFA-s nuk është thjesht një vlerësim për Dritën, por një hap i madh për futbollin kosovar, që tashmë po merr vendin e merituar në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/
TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 2250 franga nga komisoni i Disiplinës në UEFA, për hedhjen e sendeve nga disa tifozë në ndeshjen me Anglinë.
Ndeshja u luajt në stadiumin “Air Albania” në 16 nëntor, ndërsa me këtë takim përfunduan edhe ndeshjet e Grupit K për kualifikueset e Botërorit 2026.
Në një reagim zyrtar, Federata Shqiptare e Futbollit shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë tifozët shqiptarë, për sjelljen shembullore dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kombëtares gjatë ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026.
Në njoftim thuhet se “pasioni, energjia dhe qytetaria e treguar në “Air Albania” kanë qenë një dëshmi e kulturës së re sportive që po ndërtojmë së bashku në vend. Progresi i dukshëm i tifozerisë reflektohet edhe në vlerësimet zyrtare të institucioneve ndërkombëtare”.
Sipas FSHF-së, për ndeshjen Shqipëri–Angli, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, Komisioni Disiplinor i FIFA-s vendosi një gjobë simbolike prej vetëm 2250 frangash zvicerane, për shkak të një incidenti të izoluar.
FSHF cilëson se ky vendim përbën një tregues të qartë të përmirësimit të ndjeshëm, sidomos në krahasim me dënimet e rënda të viteve të shkuara. Incidentet kanë qenë minimale dhe sjellja e përgjithshme e publikut është vlerësuar si pozitive.
“Shqipëria renditet aktualisht në vendin e 50-të në klasifikimin “Fair Play” të UEFA-s, një pozicion që dëshmon progres, por që njëkohësisht na motivon të synojmë më lart. FSHF beson se tifozët shqiptarë meritojnë të jenë në vendet e para të kësaj renditjeje dhe është e bindur se, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndërgjegjësimit të vazhdueshëm, ky objektiv është plotësisht i arritshëm”, thuhet në njoftim.
Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon të gjithë tifozët të vazhdojnë të jenë shembull sportiviteti dhe mbështetjeje korrekte për Kombëtaren, duke forcuar imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe duke kontribuar në një atmosferë të sigurt, të qytetëruar dhe pozitive në çdo ndeshje.
UEFA ka miratuar zyrtarisht përdorimin e stadiumit Spotify Camp Nou për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, pas një inspektimi në vend gjatë sfidës së Barcelonës kundër Alaves në LaLiga të shtunën.
Një ekip zyrtarësh të UEFA-s kreu një kontroll të detajuar të procedurave të sigurisë, rrugëve të hyrjes, sinjalistikës së brendshme dhe operacioneve të ditës së ndeshjes.
Ky shqyrtim u bë përgatitjeje për ndeshjen e parë evropiane të klubit në stadiumin e rinovuar më 9 dhjetor, kur Barcelona do të presë Eintracht Frankfurt.
Pas disa orësh inspektimesh dhe takimesh me drejtuesit e klubit, UEFA konfirmoi se të gjitha kërkesat ishin përmbushur plotësisht.
Miratimi përfshin gjithashtu seksionin e pajisur për tifozët mysafirë, duke siguruar përputhshmëri me standardet e sigurisë dhe ndarjes së turmave.
Me këtë miratim, Barcelona mund të përgatitet për rikthimin në Ligën e Kampionëve në stadiumin e rinovuar me besim të plotë. /Telegrafi/
Fitorja e madhe e FC Drita mbrëmë (e enjte) ndaj Shkëndijës së Tetovës në Ligën e Konferencës ka sjellë jo vetëm entuziazëm te tifozët, por edhe një përfitim konkret për futbollin kosovar në arenën evropiane.
Me koeficientet e reja të llogaritura pas këtij suksesi, Kosova është ngjitur për dy vende, duke u pozicionuar tani në vendin e 35-të në ranglistën e përgjithshme të UEFA-s. Ky është një avancim tepër i rëndësishëm, që dëshmon se klubet tona po bëhen gjithnjë e më konkurruese në garat ndërkombëtare.
Ky progres nuk vjen rastësisht. Ai është rezultat i paraqitjeve solide të klubeve kosovare në Evropë gjatë viteve të fundit – nga Drita, Ballkani dhe deri diku Prishtina, të cilat kanë grumbulluar pikë të vlefshme dhe kanë forcuar koeficientin e kampionatit tonë.
Gjithashtu, duhet theksuar edhe puna e vazhdueshme e Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila ka investuar në infrastrukturë, zhvillim të klubeve dhe rritje të standardeve organizative. Kombinimi i këtyre faktorëve po e shtyn futbollin kosovar drejt një kapitulli të ri konkurrueshmërie.
Me ritmin aktual të paraqitjeve pozitive, hapësira për të ngjitur edhe më lart është reale. Çdo fitore e klubeve tona në Evropë e afron Kosovën edhe më shumë me ligat e mesme të kontinentit, duke krijuar kushte më të mira për shorte më të favorshme në të ardhmen. /Telegrafi/
Egi Duro nga Tirana, të enjten mbrëma shënoi zyrtarisht debutimin e tij në garat evropiane si VOBM (Venue Operations and Broadcast Manager – Menaxher i Operimeve të Stadiumit dhe Transmetimeve), gjatë ndeshjes Drita–Shkëndija në Ligën e Konferencës. Një moment i rëndësishëm në karrierën e tij, pasi UEFA e caktoi në Prishtinë si External Venue Operations and Broadcast Manager Trainee.
Çfarë është VOBM?
Është pozita që mbikëqyr/siguron funksionimin perfekt të stadiumit në ditën e ndeshjes dhe mbarëvajtjen teknike të gjithë procesit të transmetimit televiziv dhe organizimit të gjithçkaje që ka të bëjë me mediat, marketingun dhe pamjen vizuele të stadiumit e hapsirave zyrtare.
Nga koordinimi me UEFA-n, TV-të zyrtare, ekipet teknike dhe protokollet operative, VOBM është një rol kyç që garanton që ndeshja të zhvillohet profesionalisht brenda standardeve evropiane.
Egi Duro, me eksperiencë të madhe në median sportive, prej kohësh bashkëpunon me UEFA-n në sektorin e medias dhe ky angazhim i ri shënon një ngritje të rëndësishme profesionale.
Karrierën e nisi shumë herët në SuperSport – Digitalb, ku mbajti edhe postin e drejtorit. Së fundmi kontributi i tij në FSHF ishte dhe vazhdon të jetë thelbësor për lansimin e platformës së re FSHF TV, tashmë aktive dhe e konsoliduar.
Tani, ai shfaqet në skenën ndërkombëtare si pjesë e strukturave të UEFA-s, një hap i madh për të dhe një vlerë e shtuar për futbollin shqiptar.
Futbolli nuk luhet vetëm në fushë. Egi Duro po e dëshmon këtë. Pa dilemë, një aset i rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe më gjerë.
Tanimë është vendosur zyrtarisht se ku do të luhet ndeshja gjysmëfinale për Kualifikueset e Kupës së Botës, mes Sllovakisë dhe Kosovës.
Federata e Futbollit të Sllovakisë, ka njoftuar se kjo ndeshje do të luhet në kryeqytet në Bratislavë në stadiumin Tehelne Pole.
Sfida mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet të enjten e 26 marsit të vitit 2026 me fillim nga ora 20:45.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Sllovake të Futbollit, Peter Palencik tha se ishin tre stadiume në garë, por në fund është vendosur për Tehelne Pole, stadium që ka kapacitet prej 22 mijë ulëseve.
"Ne morëm në konsideratë stadiumet në Bratislavë, Trnavë dhe Kosice. U analizuan të gjitha rrethanat, kushtet, kapaciteti, logjistika për të dy ekipet dhe mundësia për ndërhyrje në raste të paparashikuara. Në fund, vendosëm që ndeshja me Kosovën të zhvillohet në Bratislavë dhe këtë informacion ia përcollëm edhe UEFA-s", ka thënë Palencik për faqen zyrtare të Federatës sllovake.
Gjithashtu Federata e Futbollit të Sllovakisë ka njoftuar se së shpejti do të publikohen edhe çmimet e biletave në faqen e tyre zyrtare. /Telegrafi/
Njësoi si Kombëtarja e Kosovës, ashtu edhe e Shqipërisë do të luajnë në të njëjtin orar në gjysmëfinalet e play-offit të Kampionatit Botëror 2026.
“Dardanët” do të përballen me Sllovakinë në udhëtim, derisa Shqipëria i shkon Polonisë.
UEFA tashmë ka zyrtarizuar orarin, ku si Kosova ashtu edhe Shqipëria do të përballen me kundërshtarët e tyre me fillim prej orës 20:45.
Lajmi i mirë për Kosovën është se do ta mësojë kundërshtarin e “finales të mundshme” para se ta nis lojën me Sllovakinë, pasi Turqi – Rumani do të nis me fillim nga ora 18:00.
Përndryshe, kjo është e vetmja sfidë që do të nis më herët. Edhe në rast që dy kombëtaret avancojnë në “finalen e play-offit” do t’i pret e njëjta situatë, pra të luajnë në të njëjtin orar.
Orari i plotë:
Kujtojmë, nëse Kosova shkon në finale atëherë do ta presë Turqinë ose Rumaninë në Prishtinë, ndërsa Shqipëria do të jetë sërish mysafir./Telegrafi/
Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës play-off në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih. Polonia është ekipi kundërshtar i fazës gjysmëfinale dhe në rast fitoreje, do të ndeshemi në finale ndaj ekipit fitues të çiftit Ukrainë-Suedi.
Trajneri Silvinjo foli për fshf.org dhe komentoi shortin e Shqipërisë. Ai u shpreh se Polonia është një kundërshtar I fortë, por që e njohim dhe na njeh mirë.
Polonia? – Fillimisht, e kemi merituar shumë që të jemi këtu edhe një herë tjetër. Tani luhet futboll. Po flisja me shumë të tjerë, italianë dhe përfaqësues të tjerë. Në futboll, për 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. E njohim mirë skuadrën kundërshtare, por edhe ata na njohin mirë gjithashtu. Luhet futboll, përgatitet ndeshja dhe ecim përpara.
Finalja e mundshme, ndaj Ukrainës ose Suedisë? – Janë të gjitha skuadra të forta, Polonia fillimisht, por edhe nga ana tjetër dy kundërshtarë të fortë. Ukrainën e njohim tashmë nga Nations League, ndërsa ndaj Suedisë kemi zhvilluar një miqësore. Janë skuadra të forta, me lojtarë të fortë. Janë katër skuadra shumë të forta.
Kombëtarja e Kosovës ka mësuar emrat e kundërshtarëve në Play-Off për Kampionatin Botërorë.
Dardanët janë për herë të parë në Play-Off pas një kampanje të shkëlqyer kualifikuese ku përfunduan në pozitën e dytë të Grupit me 11 pikë, tre më pak se lideri Zvicra.
Në gjysmëfinale, Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Sllovakinë në udhëtim.
E në rast se arrin fitore në gjysmëfinale, Dardanët në finale do të luajnë ndaj me fituesin e duelit Turqi - Rumani.
Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet më 26 mars, derisa finalja për një biletë në Kupën e Botës do të zhvillohet më 31 mars të vitit 2026.
Finalja për një vend në Botërorë, do të luhet në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë. /Telegrafi/
Nesër në Zurich të Zvicrës, në orën 13:00, do të hidhet shorti i fazës play-off për Kupën e Botës 2026, ku Kosova dhe Shqipëria do të mësojnë kundërshtarët e tyre të gjysmëfinales, si edhe rivalët e mundshëm për finalen e grupit që siguron një vend në Botërorin 2026.
Të dy kombëtaret tona, Kosova dhe Shqipëria, në shortin e play-off-it do të jenë të pozicionuara në vazon 3, së bashku me Irlandën dhe Bosnje-Hercegovinën.
Struktura e shortit
Në total marrin pjesë 16 skuadra në fazën play-off, të ndara në katër vazo sipas renditjes së FIFA-s dhe kritereve të përcaktuara nga UEFA dhe FIFA. Shorti do të përcaktojë tetë gjysmëfinalet dhe katër finalet e mundshme, të cilat do të luhen në mars 2026.
Ekipet e vazos së parë do të përballen me ekipet e vazos së katërt, ndërsa ekipet e vazos së dytë përballen me ekipet e vazos së tretë.
Vazot e shortit
Vazo 1: Italia, Danimarka, Turqia, Ukraina Vazo 2: Polonia, Uellsi, Çekia, Sllovakia Vazo 3:Shqipëria, Kosova, Irlanda, Bosnje-Hercegovina Vazo 4: Suedia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut
Kjo do të thotë se Kosova dhe Shqipëria do të përballen me një nga skuadrat e vazos së dytë: Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë.
Sistemi i ndeshjeve
Gjysmëfinalet zhvillohen me një ndeshje të vetme dhe skuadrat e vazos 1 dhe 2 do ta luajnë ndeshjen në fushën e tyre. Si rrjedhojë, si Kosova, ashtu edhe Shqipëria, do të luajnë në transfertë.
Gjysmëfinalet: 26 mars 2026
Finalet: 31 mars 2026
Fituesit e gjysmëfinaleve kalojnë në finalen përkatëse të play-off-it. Shorti përcakton paraprakisht edhe se cili fitues i gjysmëfinales do të luajë në shtëpi në ndeshjen finale.
Në Zurich pritet një short me emocion të madh, teksa Kosova dhe Shqipëria synojnë të mbajnë gjallë ëndrrën e pjesëmarrjes në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/
UEFA do t’i lejojë Barcelonës të thyejë një rregull pak të njohur pas ndeshjes së saj të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.
Barcelona dhe Chelsea do të përballen në “Stamford Bridge” të martën, më 25 nëntor. Të dy ekipet aktualisht ndodhen jashtë zonës së kualifikimit automatik për fazën me eliminim direkt: Barça renditet e 11-ta me dy fitore, një barazim dhe një humbje në katër ndeshjet e saj, ndërsa Chelsea është e 12-ta me të njëjtën statistikë.
Me rezultatet aktuale, skuadrat e Enzo Marescës dhe Hansi Flickut do të detyroheshin të luanin në një ‘play-off’ për të siguruar kalimin në raundin tjetër.
Megjithatë, pas javës së ardhshme të ndeshjeve, Barcelona do të përfitojë nga fakti se i është dhënë leje për të thyer një rregull pak të njohur të UEFA-s.
Klubi katalanas nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare në “Camp Nou” që prej 28 majit 2023 kundër Mallorcas, për shkak të punimeve të rikonstruksionit në stadiumin historik.
Camp Nou
Që prej asaj kohe, skuadra ka luajtur në stadiumin olimpik prej 55 mijë vendesh në kodrën Montjuic, rreth 20 minuta me makinë nga “Camp Nou”.
Organi qeverisës i futbollit evropian i ka dhënë klubit leje zyrtare për të bërë një përjashtim nga rregulloret.
Sipas rregullave të UEFA-s, “një klub duhet, parimisht, t’i luajë të gjitha ndeshjet e tij në kompeticion në të njëjtin stadium”.
Megjithatë, ndryshimet lejohen për sa kohë “miratohen paraprakisht nga UEFA”.
Punimet e rikonstruksionit të “Camp Nou” kapin vlerën e rreth 1.1 miliardë eurove dhe do ta rrisin kapacitetin e stadiumit në 105 mijë vende – më i madhi në Evropë./Telegrafi/