Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Blen shtëpi, shlyen detyrimet, Kadastra nuk e pajis me certifikatë

Në Rrugën e Dibrës, në Tiranë, Nefail Rodhe bleu një banesë me titull pronësie nga Ylli Beqiraj dhe pasi u lëshuan dhe u paguan faturat e truallit, kërkoi pajisjen me certifikatë pronësie. “Shtëpinë e kam blerë në 2022 nga Ylli Beqiraj, me certifikatë pronësie ndërtimore. Ndërkohë, ishin në proces e faturat e tokës. Shkova tek […]

The post Blen shtëpi, shlyen detyrimet, Kadastra nuk e pajis me certifikatë appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti fatal i merr jetën 71-vjeçares, spitali e cilëson “vdekje natyrale”

Më 27 dhjetor 2025, në Durrës, një aksident rrugor i filmuar nga kamerat e sigurisë, i mori jetën një gruaje 71-vjeçare. Nga pamjet rezulton, se drejtuesi 24-vjeçar i automjetit kthehet mbrapsht me shpejtësi dhe e përplas të moshuarën. Fëmijët e viktimës e bënë publike ngjarjen, për shkak të masës së lehtë të sigurisë ndaj autorit, […]

The post Aksidenti fatal i merr jetën 71-vjeçares, spitali e cilëson “vdekje natyrale” appeared first on BoldNews.al.

Nën hetim nga SPAK, jep dorëheqjen Gent Gazheli i Doganave

Genti Gazheli, i cili mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, raporton Publik.al. Lëvizja vjen në një moment ku raportohet se Gazheli mund të jetë nën hetim nga SPAK. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ky institucion. Gazheli u emërua në krye të […]

The post Nën hetim nga SPAK, jep dorëheqjen Gent Gazheli i Doganave appeared first on BoldNews.al.

I burgosuri humbi jetën nga neglizhenca e personelit mjekësor të Burgut 313, hetimet u mbyllën me amnisti

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës neglizhencën e frikshme të drejtuesve dhe personelit mjekësor të Burgut 313 në Tiranë, ku një i paraburgosur humbi jetën. Në datën 28 tetor 2023, i paraburgosuri Artan Zylyftari, i cili ndodhej në qelinë numër 5, në katin e parë të godinës B të këtij institucioni, është ndjerë keq […]

The post I burgosuri humbi jetën nga neglizhenca e personelit mjekësor të Burgut 313, hetimet u mbyllën me amnisti appeared first on BoldNews.al.

Noka – Ramës: Do kesh fundin e keq, më beso

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin Off the Record, tha se Shqipëria nuk qeveriset më nga institucionet, por nga kartelet kriminale, ndërsa vota e lirë, sipas tij, është asgjësuar. “Hap rrugën një zgjidhjeje politike, ndryshe fundi do jetë i shpejtë”, u shpreh ai, duke paralajmëruar protesta të vazhdueshme deri […]

The post Noka – Ramës: Do kesh fundin e keq, më beso appeared first on BoldNews.al.

DETAJE nga arratisja e Altin Ndocit/ Pse u zëvendësua shefi i sigurisë në moment të fundit?

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore për Altin Ndocin, i cili u arratis në mënyrë spektakolare më 13 janar, nga spitali rajonal i Durrësit. Sipas dosjes hetimore, evidentohen një sërë shkeljesh të kryera nga Institucioni i Paraburgimit në Durrës ndaj këtij të burgosuri, duke nisur nga daljet e tij që nuk janë pasqyruar […]

The post DETAJE nga arratisja e Altin Ndocit/ Pse u zëvendësua shefi i sigurisë në moment të fundit? appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti tragjik në Rumani, mes viktimave edhe dy shqiptarë/ EMRAT – VIDEO

Genci Sadiku dhe Vasil Palo janë 2 viktimat e aksidentit tragjik në Rumani ku humbën jetën 7 persona dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Video që po bën xhiron e mediave tregon momentin kur një furgon me tifozë të ekipit grek PAOK të Selanikut ,të cilët udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen […]

The post Aksidenti tragjik në Rumani, mes viktimave edhe dy shqiptarë/ EMRAT – VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Rutte: Vuçiç të mbajë premtimet! Të dënojë autorët e Banjskës dhe sulmit ndaj KFOR

NATO pret vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për sulmin e Banjskës dhe atyre që organizuan sulmet ndaj ushtarëve të KFOR në pranverën e vitit 2023. Deklaratat u bënë nga sekretari i përgjithshëm i aleancës Mark Rutte gjatë fjalës së tij në komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, duke i kujtuar presidentit serb premtimet […]

The post Rutte: Vuçiç të mbajë premtimet! Të dënojë autorët e Banjskës dhe sulmit ndaj KFOR appeared first on BoldNews.al.

Incident gjatë takimit me Erdogan, rrëzohet presidenti nigerian/ VIDEO që po bën xhiron e rrjetit

Presidenti nigerian Bola Ahmed Tinubu, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, pësoi një incident gjatë ceremonisë së pritjes në Pallatin Presidencial në Ankara, ku u prit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Ngjarja ndodhi gjatë ceremonisë së mirëseardhjes, në momentin kur presidenti Tinubu po përshëndeste trupat. Pak çaste më vonë, ai humbi […]

The post Incident gjatë takimit me Erdogan, rrëzohet presidenti nigerian/ VIDEO që po bën xhiron e rrjetit appeared first on BoldNews.al.

“Në lule të ballit…”, një person kërcënoi avokatët dhe protestuesit e arrestuar te gjykata e Tiranës/ VIDEO

Një incident raportohet të ketë ndodhur teksa po mbahej masa e sigurisë për 19 personat e arrestuar pas protestës së opozitës para kryeministrisë më 24 janar. Incidenti ndodhi brenda hollit të gjykatës së Tiranës, ku një person kërcënoi me jetë avokatët që mbrojtën protestuesit. Ai u është drejtuar me fjalët ‘kriminele që meritojnë ta kenë […]

The post “Në lule të ballit…”, një person kërcënoi avokatët dhe protestuesit e arrestuar te gjykata e Tiranës/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Pas Nestle, disa kompani tërheqin qumështin e bebeve, dyshime për kontaminim

Pas Nestle, kompani të mëdha të industrisë së qumështit, si Danone, Lactalis dhe Vitagermine, kanë nisur tërheqjen nga tregu të qumështit pluhur për foshnja, si pasojë e dyshimeve për kontaminim me cereulide, një toksinë e dëmshme, që shkakton të vjella dhe diarre zakonisht 30 minuta pas konsumimit. Kontaminimi dyshohet se ka nisur në fillim të […]

The post Pas Nestle, disa kompani tërheqin qumështin e bebeve, dyshime për kontaminim appeared first on BoldNews.al.

Zbuloni datat më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur

Dita juaj e dasmës nuk është thjesht një festë, është një vendim i marrë me dashuri dhe siguri. Për çiftet që janë të fejuar ose në procesin e planifikimit të dasmës së tyre, astrologjia mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme në zgjedhjen e një date që është vërtet “e shkruar në yje” për të ardhmen […]

The post Zbuloni datat më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur appeared first on BoldNews.al.

Tokë publike dhe miliona euro të devijuara për Kolegjin e Evropës

Në kryeqytet, në zonën e njohur si “Qytet Studenti”, ku ndër vite strehohet numri më i madh i studentëve, po punohet çdo ditë për ngritjen e kampusit të Kolegjit Europian, një kolegj elitar i cili shtrihet në vetëm 3 qytete në botë: në Bruges të Brukselit, Natolin të Polonisë dhe që nga viti 2024, aktiviteti […]

The post Tokë publike dhe miliona euro të devijuara për Kolegjin e Evropës appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet/ Banorët e Shkozetit peticion bashkisë: Pastroni menjëherë kanalet kulluese

Problemet me përmbytjet dhe kanalet e bllokuara vijojnë të mbeten një shqetësim serioz për banorët e zonës së Shkozetit në Durrës. Pas reshjeve të shiut, shumë rrugë përmbyten, ndërsa ujërat e ndotura depërtojnë në oborre e banesa, duke rrezikuar shëndetin dhe sigurinë e komunitetit. Së fundmi, 140 qytetarë kanë firmosur një peticion, përmes të cilit […]

The post Përmbytjet/ Banorët e Shkozetit peticion bashkisë: Pastroni menjëherë kanalet kulluese appeared first on BoldNews.al.

Trafikuan kokainë nga Amerika Latine, SPAK çon për gjykim 10 persona – EMRAT

SPAK ka dërguar për gjykim grupin prej 10 personash për trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri. Hetimi për trafikun e kokainës nisi pas informacioneve të marra mbi laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, ku pranë banesës së ish-funksioniarit vendor Viktor Çervanaku, u zbuluan nga Policia një sasi e madhe droge e llojit […]

The post Trafikuan kokainë nga Amerika Latine, SPAK çon për gjykim 10 persona – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Balla: “Grup zjarri” mes protestuesve të PD-së, përdorimi i molotovëve të rregullohet me ligj

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se në protestën e fundit të opozitës kishte edhe “një grup zjarri” me fytyra të mbuluara, të cilët kishin ardhur me një axhendë të qartë.

Duke replikuar në Kuvend me deputetin e Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkajn, Balla u ndal sërish te protesta e dhunshme e opozitës.

Balla theksoi se aktet e dhunës nuk erdhën nga protestuesit, anëtarë apo militantë të Partisë Demokratike që kishin dalë në protestë, por nga një “grup zjarri”.

“Ata kishin ardhur me një agjendë të qartë dhe ishin pozicionuar në mënyrë të koordinuar”, tha Balla.

Sipas tij, mediet kishin evidentuar pozicionimin e këtij grupi që përpara nisjes së protestës.

Balla tha se ata fillimisht mbanin tabela, por më pas hapën palltot dhe nxorën një arsenal mjetesh që ai i cilësoi si armë.

Sipas tij, “këto mjete duhet të konsiderohen armë dhe se përdorimi i tyre duhet të sanksionohet dhe rregullohet me ligj, duke e bërë të papranueshëm përdorimin e tyre në mjedise publike ku ndodhen shumë qytetarë”.

/m.m/j.p/

The post Balla: “Grup zjarri” mes protestuesve të PD-së, përdorimi i molotovëve të rregullohet me ligj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kush do mashtrohet apo fejohet…? Meri Shehu parashikon ardhjen e gjërave të mëdha, shenja që “fiton” 5 yje

E si çdo të hënë, në emisionin “Rudina” kemi astrologen Meri Shehu, e cila na jep nga një vlerësim se si do të rrjedhë java jonë bazuar në shenjën e horoskopit. Kjo javë është e mbizotëruar nga “Ujori”, udhëhiqet nga “Urani”. Kemi pesë planetë në ujor, e kjo padyshim simbolizon ardhjen e gjërave të mëdha. […]

The post Kush do mashtrohet apo fejohet…? Meri Shehu parashikon ardhjen e gjërave të mëdha, shenja që “fiton” 5 yje appeared first on BoldNews.al.

Çfarë ndodhi? Mbërrijnë 2 zarfa të zinj në “BBV”, anulohet televotimi

Big Brother ka anuluar televotimin për 10 banorët në nominim. Në një njoftim zyrtar, nga Vëllai i Madh, bëhet me dije se dy zarfe të zinj kanë mbërritur në shtëpinë më të ndjekur në vend. Në njoftim theksohet se Vëllai i Madh ka marrë masa, të cilat do të zbulohen në spektaklin e sotëm. Deri më […]

The post Çfarë ndodhi? Mbërrijnë 2 zarfa të zinj në “BBV”, anulohet televotimi appeared first on BoldNews.al.

Qeveria ‘zhvlerëson’ paratë e mbledhura nga shqiptarët në buxhet

Nga Gazeta ‘SI’ – Për herë të parë qeveria paratë e destinuara për të rritur ekonominë vendos që një pjesë t’i përdorë me me pak vlerë, por t’i çojë për pensione. Ekonomikisht dhe politikisht ky është një menaxhim dëmi. Pensionet janë konsum buxheti ndërsa investimet janë rritje vlere.

Janë rreth 30 miliardë lekë, ose rreth 4% të buxhetit të vitit 2025, që rialokohen nga institucionet që nuk i kanë përdorur tek ato që kanë nevojë më urgjente. Në seancën e sotme parlamentare, ministri i Financave prezantoi destinacionin e këtyre fondeve: 15 miliardë lekë për pensionistët, 2 miliardë për fermerët, 1.8 miliardë për Shëndetësinë, 1.3 miliardë për Ministrinë e Mbrojtjes, ndër të tjera.

Rialokimi nuk është fenomen i ri, por rihap një debat të vjetër: moskryerjen e shpenzimeve e planifikuara të institucioneve.

Një institucioni që i dalin para tepër, do të thotë se ka mungesë planfikimi dhe menaxhimi të këtyre fondeve. Shpesh mospërdorimi i parave vjen dhe si pasojë e vonesave admnistrative dhe mungesës së produktivitetit.

Nga ana tjetër, dërgimi i fondeve drejt sektorëve që kanë “nevojë”, tregon po ashtu një mungesë parashikimi për nevojat sektoriale që në fazën fillestare të hartimit të buxhetit.

Rialokimet e shpeshta të buxhetit bien ndesh dhe me disiplinën fiskale që kërkon BE-ja dhe institucionet e tjera ndëkombëtare.

Veprimtaria e rialokimit, nuk garanton asnjë përmbushje të detyrimeve, por është thjesht një lëvizje që rregullon statistikat e qeverisë, për të ruajturën balancën fiskale. Shpesh rialokimi shihet me rezerva dhe nga ekspertët e fushës, që e cilësojnë si një proces jotransparent dhe joeficient që e kthejnë buxhetin në një “mjet politik”.

Ndryshimet e shpeshta të buxhetit, që shumë herë kanë krijuar dhe dëme financiare, janë bërë subjekt auditimi i KLSH-së, e cila kërkon rishikim tërësor të modelit të menaxhimit financiar publik, që të jetë sa më realist.

Paralelisht, qeveria po mban stok dhe një pjesë të madhe të parave dedikuar investimeve kapitale, duke rezultuar kështu me një suficit buxhetor në shifra rekord.

Të dhënat deri në muajin nëntor 2025, tregojnë se qeveria ka kryer vetëm 65.1% të planit për investime kapitale, përkthyer në rreth 85 mld lekë të munguara për ekonominë (totali i planifikuar 161 mld). Për të njëjtën periudhë, suficiti raportohet 49 mld lekë.

Për njohës të fushës, krijimi i suficitit tregon mungesë të kapaciteteve menaxhuese dhe tregues se barra fiskale është më madhe se sa fuqia absorbuese e ekonomisë për kapitale publike.

Poltikisht me lëvizjen e fundit, qeveria i ka vënë një maskë keqmenaxhimit duke krijuar iluzionin e kujdesit social, sepse të kalosh paratë e investimeve për pensione, nuk do të thotë që e ke zgjidhur problemin.

The post Qeveria ‘zhvlerëson’ paratë e mbledhura nga shqiptarët në buxhet appeared first on Gazeta Si.

Balla: PD të distancohet nga aktet e dhunës ndaj institucioneve

TIRANË, 27 janar/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri sot thirrje Partisë Demokratike të distancohet nga aktet e dhunës në protesta.

Gjatë fjalës në Kuvend, Balla theksoi se Policia e Shtetit meriton respekt për detyrën që ka bërë për të mbrojtur institucionet.

“Thirrja ime për deputetët e PD-së është të mbështesin punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, të distancohet nga çdo lloj forme dhune kundër institucioneve. Protestuesit e dhunshëm kishin marrë urdhra për të goditur institucionet”, tha Balla.

Balla theksoi se kushdo që ushtroi dhunë duhet të përballet me drejtësinë.

“Nuk ka parti politike që i merr në mbrojtje. Ti dhe kushdo tjetër që i ushqen ata me para për të goditur institucionet duhet të mbani përgjegjësi”, iu drejtua Balla kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. /j.p/

The post Balla: PD të distancohet nga aktet e dhunës ndaj institucioneve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌