❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

ARRSH: Hapet aksi Elbasan–QafĂ« ThanĂ« pĂ«r qarkullimin e mjeteve

TIRANË, 1 shkurt /ATSh/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi pasditen e sotme se aksi rrugor Elbasan-QafĂ« ThanĂ« Ă«shtĂ« hapur pĂ«r qarkullimin e mjeteve pas bllokimit qĂ« zgjati disa orĂ« pĂ«r shkak tĂ« rrĂ«shqitjes sĂ« masivit tĂ« dherave nga shpatet nĂ« trupin e rrugĂ«s.

Bllokimi ndodhi në segmentin Librazhd-Prrenjas, rreth 3 km larg Librazhdit, në fshatin Dragostunjë, ku si rezultat i reshjeve të dendura u shkëput masiv dherash dhe shkëmbinjsh nga shpati i sipërm i hekurudhës duke bllokuar totalisht hekurudhën dhe rrugën poshtë saj.

Policia Rrugore së bashku me Autoritetin Rrugor Shqiptar po bëjnë menaxhimin e trafikut, duke kërkuar edhe mirëkuptimin e qytetarëve që kanë pritur për disa orë, për mbarëvajtjen e qarkullimit.

Më herët, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, bëri me dije se kompania kontraktore e mirëmbajtjes së aksit rrugor Librazhd-Qafë Thanë dhe ARRSh u angazhuan për zhbollikimin e rrugës.

Sipas MIE-s, menjëherë kontraktorët janë angazhuar me 6 eskavatorë, 2 fadroma dhe punonjës për hapjen e rrugës sa më shpejt që të jetë e mundur.

Prej disa orĂ«sh, aksi rrugor Elbasan – QafĂ« ThanĂ« u bllokua pas rrĂ«shqitjes tĂ« masivit tĂ« dherave, qĂ« pengoi qarkullimin e automjeteve nĂ« tĂ« dy drejtimet.

/e.i/j.p/

The post ARRSH: Hapet aksi Elbasan–QafĂ« ThanĂ« pĂ«r qarkullimin e mjeteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MIE: 6 eskavatorë dhe 2 fadroma të angazhuara për hapjen e rrugës Elbasan-Qafë Thanë

TIRANË, 1 shkurt /ATSh/ Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjetikĂ«s bĂ«ri me dije se kompania kontraktore e mirĂ«mbajtjes sĂ« aksit rrugor Librazhd-QafĂ« ThanĂ« dhe ARRSh janĂ« angazhuar pĂ«r zhbollikimin e pjesĂ«s sĂ« bllokuar nĂ« fshatin DragostunjĂ«.

Në një njoftim për mediet, MIE informon se në segmentin Librazhd-Prrenjas, rreth 3 km larg Librazhdit, në fshatin Dragostunjë, si rezultat i rreshjeve të dendura është shkëputur një masiv dherash dhe shkëmbinjsh nga shpati i sipërm i hekurudhës duke bllokuar totalisht hekurudhën dhe rrugën poshtë saj.

Sipas MIE-s, menjëherë kontraktorët janë angazhuar me 6 eskavatorë, 2 fadroma dhe punonjës për hapjen e rrugës sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Arsyet e kĂ«saj situate lidhen me reshjet e dendura te javĂ«ve tĂ« fundit dhe erozionin e theksuar tĂ« shpatit mbi rrugĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

MIE informon se paralelisht me pastrimin e materialit të rënë po bëhet edhe çmontimi i masivit që ka lëvizur dhe që është i paqëndrueshëm, duke shmangur një rrezik të mundshëm për rënie të mëtejshme.

Ndërsa, ARRSH kërkon mirëkuptimin e të gjithë përdorueseve të mjeteve për vonesat e shkaktuar nga kjo ndërhyrje e domosdoshme për zhbllokimin e rrugës.

Prej tri orĂ«sh, aksi rrugor Librazhd – QafĂ« ThanĂ« ishte i bllokuar pĂ«r shkak tĂ« rrĂ«shqitjes tĂ« masivit tĂ« dherave, duke penguar qarkullimin e automjeteve nĂ« tĂ« dy drejtimet.

/e.i/j.p/

The post MIE: 6 eskavatorë dhe 2 fadroma të angazhuara për hapjen e rrugës Elbasan-Qafë Thanë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi

TIRANË, 1 shkurt /ATSh/ Pas njĂ« beteje tĂ« gjatĂ« me sĂ«mundjen e kancerit tĂ« gjirit, gazetarja e njohur Rezarta Reçi ka ndĂ«rruar jetĂ« sot, nĂ« moshĂ«n 64-vjeçare.

Reçi e nisi rrugëtimin në media përpara 30 viteve, duke u angazhuar si autore dhe prezantuese në disa formate televizive.

Gazetarja Reçi spikati me emisionin “Arratia e Peshkut tĂ« Kuq” nĂ« News24, ku intervistoi personalitete tĂ« ndryshme dhe solli pĂ«r publikun histori me qasje sociale dhe njerĂ«zore.

Reçi ka botuar edhe dy libra, me titujt “KolonĂ« Zanore” dhe “ZhbĂ«rja”.

Gazetarja Reçi, e ka përcjellë publikisht në daljet mediatike, betejën e saj të gjatë me kancerin e gjirit, duke shërbyer si shembull kuraje për shumë gra dhe vajza të tjera.

/e.i/j.p/

The post Ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama publikon fotoalbumin e javës

TIRANË, 1 shkurt /ATSh/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot fotoalbumin me momentet kryesore tĂ« aktiviteteve tĂ« tij gjatĂ« javĂ«s.

Gjatë kësaj jave, kreu i qeverisë zhvilloi vizitë pune në Izrael, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Në këtë vizitë, kryeministri u shoqërua edhe bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe delegacioni zyrtar.

Ndalesa e parë e Kryeministrit Rama ishte në Nova Site, një vend simbolik i kthyer në hapësirë reflektimi pas ngjarjeve tragjike nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023. Më pas, Rama u prit në takim nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Gjithashtu, Rama gjatë vizitës së tij në Izrael u prit nga kryetari i Knessetit (Parlamentit të Izraelit) Amir Ohana në Knesset Plaza me një ceremoni të posaçme si dhe iu adresuar parlamentit.

Kreu i QeverisĂ«, mori pjesĂ«n nĂ« aktivitetin e organizuar nga AIDA, ku u prezantua platforma “Export ON”, e cila do tĂ« merret me matjen e indikatorĂ«ve tĂ« punĂ«s sĂ« pĂ«rditshme tĂ« kompanive eksportuese dhe çdo vit do tĂ« publikojĂ« raportin e vet mbi lĂ«vizjen e volumit eksportues.

Gjatë javës, Kryeministri Rama mbajti fjalën e tij edhe në aktivitetin e organizuar për përzgjedhjen e kompanive arkitekturore fituese me projektet e Shtëpisë së Fëmijëve dhe Kompleksit të Inspektorateve Shtetërore.

NjĂ«herĂ«sh, Rama mori pjesĂ« nĂ« ekspozitĂ«n “Spaces in Dialogue” e çelur nĂ« COD (Qendra pĂ«r Hapje dhe Dialog), njĂ« ekspozitĂ« qĂ« sjell nĂ« vĂ«mendje hapĂ«sirat, arkitekturĂ«n, kujtesĂ«n dhe pĂ«rjetimin njerĂ«zor.

Kreu i Ekzekutivit, mori pjesë edhe në një dëgjesë publike me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026. Rama u shpreh se fermerët duhet të orientohen drejt mundësive të pashfrytëzuara të financimit.

/e.i/j.p/

The post Rama publikon fotoalbumin e javës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Mijëra jetë të shpëtuara përmes ndërhyrjeve në Kardiologjinë e QSUNT

TIRANË, 1 shkurt /ATSh/ ShĂ«rbimi i KardiologjisĂ« nĂ« QendrĂ«n Spitalore Univeristare “NĂ«nĂ« Tereza”, gjatĂ« vitit tĂ« kaluar ka shpĂ«tuar mijĂ«ra jetĂ« pĂ«rmes ndĂ«rhyrjeve jetike.

Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje shifrat e referuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Prej muajit janar deri në dhjetor 2025 në Shërbimin e Kardiologjisë janë kryer 599 implantime aparaturash kardiake (pacemaker, CRT-D, CRT-P, defibrilatorë intrakardiakë të implantueshëm) si dhe 143 angioplastika të planifikuara me stent.

Gjithashtu, Kryeministri Rama informon se janë kryer 2,941 procedura PCI dhe koronarografi, nga të cilat 1,366 urgjenca, ndërhyrje në momentet më kritike për jetën.

Kreu i Qeverisë, falënderon çdo mjek, infermier dhe profesionist shëndetësor që qëndron çdo ditë në vijën e parë të kujdesit.

ShĂ«rbimi i KardiologjisĂ« pranĂ« QendrĂ«s Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza” nĂ« TiranĂ« ofron kushte dinjitoze dhe trajtim me teknologji moderne pĂ«r çdo pacient.

/e.i/j.p/

The post Rama: Mijëra jetë të shpëtuara përmes ndërhyrjeve në Kardiologjinë e QSUNT appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Meksi për ATSh: Dimri rrit stresin dhe ankthin, kujdes me sinjalet që jep trupi dhe mendja

TIRANË, 1 shkurt /ATSh/ Muajt e dimrit shoqĂ«rohen jo vetĂ«m me temperatura tĂ« ulĂ«ta, por edhe me njĂ« rritje tĂ« ndjeshme tĂ« stresit dhe ankthit tek njĂ« pjesĂ« e qytetarĂ«ve. Mungesa e dritĂ«s natyrale, izolimi social, ritmi i ngadaltĂ« i jetĂ«s ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« shĂ«ndetin mendor.

Në një intervistë për ATSh-në, Andia Meksi, specialiste e shëndetit mendor pranë Institutit të Shëndetit Publik (IShP) shpjegon se gjatë dimrit vërehet një shtim i konsultave për ankth, çrregullime të gjumit dhe lodhje emocionale.

“NĂ« kulturat perĂ«ndimore ky fenomen njihet si “winter blues” ose “depresioni dimĂ«ror”, ku individĂ«t pĂ«rjetojnĂ« humor tĂ« ulĂ«t, lodhje mendore, apati, shpĂ«rqendrim, probleme me gjumin dhe oreksin, etj. Arsyet e kĂ«saj gjendje lidhen me klimĂ«n e ftohtĂ« dhe ditĂ«t e shkurtra apo dhe mungesa e diellit nĂ« shumicĂ«n e ditĂ«ve gjatĂ« sezonit tĂ« dimrit. Ekziston njĂ« lidhje, edhe pse jo e drejtpĂ«rdrejtĂ« (shkak-pasojё) midis gjendjes sĂ« humorit dhe klimĂ«s, pra, mungesa e diellit dhe ndikimi qĂ« ka nĂ« gjendjen tonĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme. GjatĂ« dimrit, trupi Ă«shtĂ« i ekspozuar ndaj virozave dhe mungesĂ«s sĂ« rrezeve tĂ« diellit (vitamina D), kjo çon edhe nĂ« rĂ«nie tĂ« sistemit imunitar. Gjithashtu, kontaktet sociale bĂ«hen me tĂ« rralla nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« se nĂ« verĂ«, si dhe aktiviteti fizik Ă«shtĂ« i kufizuar, çka mund tĂ« çojĂ« nĂ« njĂ« gjendje apatie, lodhjeje dhe humor tĂ« ulĂ«t”, thotĂ« Meksi.

Meksi shton se ka disa faktorë psikologjikë, socialë dhe ekonomikë që i bëjnë disa individë më të cenueshëm ndaj këtij efekti dimëror, siç mund të jenë problemet ekzistuese të shëndetit mendor, kryesisht probleme me humorin (depresion, çrregullimi bipolar) dhe ankthit (ankth i përgjithësuar, sulme të panikut, çrregullimi obsesiv kompulsiv (OCD), etj.), por edhe individët me probleme të abuzimit me substancat si alkooli, drogat dhe individët me probleme të përshtatjes.

“Sipas ShoqatĂ«s Amerikane tĂ« PsikiatrisĂ« (APA), gjatĂ« stinĂ«s sĂ« dimrit individĂ«t pĂ«rjetojnĂ« simptomat si ndjenjĂ« trishtimi, humbje interesi ose kĂ«naqĂ«sie nĂ« aktivitetet qĂ« zakonisht pĂ«lqehen, ndryshime nĂ« oreks, ndryshim nĂ« gjumĂ«, humbje energjie ose ndjenjĂ« mĂ« e lodhur pavarĂ«sisht njĂ« sasie tĂ« mirĂ« gjumi, ngadalĂ«sim i tĂ« menduarit, pĂ«rqendrimit ose vendimmarrjes, rritje e aktiviteteve si ecja, shtrĂ«ngimi i duarve ose pamundĂ«sia pĂ«r t’u ulur, ose ngadalĂ«sim i lĂ«vizjeve ose tĂ« folurit, ndjenjĂ« e pashpresĂ«, pa vlerĂ« ose faji, si edhe mendime pĂ«r vdekje ose vetĂ«vrasje”, pohon Meksi, duke nĂ«nvizuar se shĂ«ndeti mendor nuk Ă«shtĂ« njĂ« gjendje statike, por dinamike.

“PĂ«r ata tĂ« cilĂ«t janĂ« duke hasur vĂ«shtirĂ«si nĂ« pĂ«rmbushjen e detyrave tĂ« pĂ«rditshme, qĂ« kanĂ« probleme me gjumin, humorin dhe shqetĂ«simet trupore apo psikoemocionale, tĂ« drejtohen pranĂ« mjekut tĂ« familjes nĂ« qendrat socio-shĂ«ndetĂ«sore nĂ« zonat e tyre tĂ« banimit. TashmĂ«, pranĂ« qendrave shĂ«ndetĂ«sore primare janĂ« atashuar stafet psiko-sociale tĂ« cilat ofrojnĂ« vlerĂ«sime dhe referim pĂ«r trajtim tĂ« specializuar tĂ« shĂ«ndetit mendor. KĂ«ta profesionistĂ« janĂ« tĂ« pajisur me njohuri dhe mjetet pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« ndĂ«rhyrje dhe pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar ndihmĂ«n qĂ« iu duhet”, thekson ajo.

Dimri, sipas Meksit, i kufizon individët në kryerjen e aktiviteteve në ambiente të hapura dhe në natyrë, por kurrsesi nuk ndikon në marrëdhëniet dhe jetën sociale të individëve.

“TĂ« ndenjurit vetĂ«m nuk Ă«shtĂ« domosdoshmĂ«risht shenjĂ« e vetmisĂ« apo tĂ«rheqjes sociale. Ka individĂ« tĂ« cilĂ«t nuk ndihen tĂ« vetmuar pasi e kanĂ« kohĂ«n tĂ« zĂ«nĂ« duke bĂ«rĂ« gjĂ«rat qĂ« iu pĂ«lqejnĂ« dhe qĂ« i bĂ«jnĂ« tĂ« ndihen mirĂ« me veten. Por, dimri kufizon kryerjen e aktiviteteve nĂ« ambiente tĂ« hapura dhe nĂ« natyrĂ«, por kurrsesi nuk ndikon nĂ« marrĂ«dhĂ«niet dhe jetĂ«n sociale tĂ« individĂ«ve. Izolimi apo tĂ«rheqja sociale ndaj aktiviteteve dhe kontakteve/ marrĂ«dhĂ«nieve qĂ« mĂ« parĂ« i kryenim me dĂ«shirĂ«, ndodh si pasojĂ« e ndjenjĂ«s sĂ« pasigurisĂ«, ankthit dhe problematikave tĂ« tjera qĂ« lidhen me shĂ«ndetin tonĂ« mendor”, shton ajo.

Meksi ndan njëherësh edhe disa këshilla praktike për qytetarët dhe mënyrën se si duhet të veprohet për ta përballuar emocionalisht dimrin.

Ajo thekson se qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj ndryshimeve në mendime, gjendjen emocionale dhe sjelljen e tyre.

“Duhet tĂ« komunikoni me miq dhe familjarĂ« pĂ«r vĂ«shtirĂ«sitĂ« qĂ« po kaloni dhe me punĂ«dhĂ«nĂ«sin nĂ«se kjo po ndikon nĂ« performancĂ«n tuaj nĂ« punĂ« dhe tĂ« kĂ«rkoni zgjidhje pĂ«r problemet qĂ« po hasni. Kujdesi ndaj vetes Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, ndaj drejtojuni njĂ« specialisti tĂ« shĂ«ndetit mendor nĂ« rast nevoje. Takimet konsultuese me njĂ« profesionist ndihmojnĂ« qĂ« tĂ« parandalojmĂ« pĂ«rkeqĂ«simin e gjendjes dhe tĂ« adresojmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n e duhur problemet e shĂ«ndetit tonĂ« mendor”, thotĂ« Meksi.

Sipas saj, e rëndësishme është që të ruhet edhe rutina e përditshme, aktiviteti fizik dhe orët e plota të gjumit.

“Angazhimi nĂ« punĂ«, kujdesi pĂ«r higjienĂ«n e shtĂ«pisĂ« dhe vetes, gatimi i vakteve tĂ« shĂ«ndetshme nĂ« vend qĂ« t’i blini tĂ« gatshme, shpenzimi i kohĂ«s me veten nĂ« mĂ«nyrĂ« cilĂ«sore dhe reduktimi i ndĂ«rveprimit nĂ« rrjetet sociale dhe botĂ«n virtuale janĂ« disa prej angazhimeve qĂ« ndihmojnĂ« nĂ« reduktimin e gjendjes sĂ« rĂ«nduar emocionale”, thekson ajo.

“Gjithashtu, aktiviteti fizik i lehtĂ« dhe i moderuar (tĂ« paktĂ«n 20 minuta ecje çdo ditĂ« ose 60-90 minuta fizkulturĂ« 3 herĂ« nĂ« javĂ«); 6-7 orĂ« gjumĂ« me orare fikse (fjetje-zgjim); pushimi, reduktimi dhe shmangia e produkteve tĂ« duhanit, alkoolit dhe drogave; mbajtja e njĂ« ditari ku tĂ« shĂ«noni mendimet qĂ« keni; meditimi dhe kontakti me familjarĂ«t dhe miq, janĂ« tĂ« tjerĂ« faktorĂ« pozitivĂ« qĂ« ndikojnĂ« nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e gjendjes. NĂ«se gjendja juaj nuk pĂ«rmirĂ«sohet, duhet ndĂ«rhyrja tek specialisti i shĂ«ndetit mendor”, pĂ«rfundoi Meksi.

Andia Meksi, specialiste e shëndetit mendor pranë ISHP, foto: Andrin Hoxha
1 nga 3

/e.i/j.p/r.e/

The post Meksi për ATSh: Dimri rrit stresin dhe ankthin, kujdes me sinjalet që jep trupi dhe mendja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Instrumente të reja financiare në shërbim të sportit dhe rinisë

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Presidenti i RepublikĂ«s, Bajram Begaj i dorĂ«zoi sot flamurin kombĂ«tar ekipit olimpik Team Albania qĂ« do tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojĂ« ShqipĂ«rinĂ« nĂ« LojĂ«rat Olimpike DimĂ«rore 2026, tĂ« cilat do tĂ« zhvillohen nĂ« datat 6-22 shkurt nĂ« Milano dhe Cortina d’Ampezzo tĂ« ItalisĂ«.

I pranishĂ«m nĂ« ceremoninĂ« e mbajtur nĂ« Pallatin e Brigadave, ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se po konsultohet nĂ« publik ligji i ri i sponsorizimeve, i cili do t’i japi njĂ« energji tĂ« munguar sportit.

“Do t’i hapim njĂ« dritare krejt tjetĂ«r dhe njĂ« mundĂ«si krejt tĂ« re pĂ«r tĂ« çliruar ato energji qĂ« deri mĂ« tani kanĂ« qenĂ« tĂ« munguara nĂ« shĂ«rbim tĂ« sportit. Do tĂ« kemi njĂ« instrument tjetĂ«r qĂ« do tĂ« sjell njĂ« fond i cili do tĂ« jetĂ« njĂ« fond special, qĂ« do tĂ« jetĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« artit, kulturĂ«s, sportit. Ne tĂ« gjitha kĂ«to ia dedikojmĂ« edhe rinisĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« direkte, sepse ku ka mĂ« shumĂ« rini sesa nĂ« kĂ«to sfera”, tha Gonxhja.

“Gjithashtu sapo kaluam nĂ« qeveri, aktet nĂ«nligjore tĂ« lojĂ«rave tĂ« fatit, qĂ« do tĂ« bĂ«jĂ« tĂ« kemi shumĂ« shpejt zbatueshmĂ«rinĂ« e njĂ« ligji, i cili do tĂ« sjellĂ« njĂ« divident tĂ« sigurt, tĂ« menjĂ«hershĂ«m, goxha tĂ« lartĂ« pĂ«r sportin. KĂ«shtu qĂ« jemi nĂ« prag tĂ« ditĂ«ve shumĂ« tĂ« mira”, vijoi ai.

Ministri Gonxhja falënderoi presidentin e Federatës së Skive, duke e etiketuar një biznesmen të shkëlqyer. Gonxhja shprehu mirënjohjen edhe për figura të tjera sportive që lartësojnë emrin e Shqipërisë në këtë disiplinë sportive si Lara Colturi, Denni Xhepa, Semire Dauti dhe Elisa Brunga.

/e.i/r.e/a.f/

The post Gonxhja: Instrumente të reja financiare në shërbim të sportit dhe rinisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulaj: Asnjë tolerancë për ndotjen e territorit

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Policia Bashkiake e TiranĂ«s, nĂ« bashkĂ«punim me Komisariatin e PolicisĂ« Nr. 2, ka konstatuar njĂ« rast tĂ« depozitimit tĂ« paligjshĂ«m tĂ« mbetjeve inerte nĂ« hapĂ«sirĂ« publike.

Në njoftimin e bashkisë, thuhet se gjatë verifikimeve në terren, u identifikuan personat përgjegjës për këtë shkelje, të cilët u ndëshkuan administrativisht, ndërsa materialet procedurale u referuan pranë organeve kompetente për veprime të mëtejshme ligjore.

Në lidhje me këtë aksion, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, i cili ishte në krye të monitorimit të situatës, u shpreh se Policia Bashkiake vijon të kryejë me përkushtim detyrën për kontrollin e territorit.

“Policia Bashkiake TiranĂ« vazhdon tĂ« jetĂ« nĂ« lartĂ«sinĂ« e detyrĂ«s qĂ« i Ă«shtĂ« besuar pĂ«r kontrollin e territorit. Ky rast duhet tĂ« shĂ«rbejĂ« si njĂ« thirrje pĂ«r çdo ndĂ«rtues apo kompani qĂ« tĂ« respektojĂ« ligjin dhe tĂ« mos e shkelĂ« atĂ«. Bashkia e TiranĂ«s monitoron nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme territorin dhe ka nĂ«n vĂ«zhgim çdo kantier ndĂ«rtimi”, deklaroi Sulaj.

Bashkia e Tiranës njofton se do të vijojë kontrollet intensive në terren dhe u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të ndotjes së mjedisit apo shkeljes së ligjit në hapësirat publike.

/e.i/a.f/

The post Sulaj: Asnjë tolerancë për ndotjen e territorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lettieri: Gjyqtari të bëjë vlerësim autonom për paraburgimin, të arsyetojë pse nuk zbatohen masat alternative

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama nĂ«nvizoi sot se “dyshimi i arsyeshĂ«m” Ă«shtĂ« njĂ« formulĂ« qĂ« ka marrĂ« mĂ« qafĂ« shumĂ« njerĂ«z, duke mbajtur individĂ« nĂ« burg pa gjyq.

Duke sjellë në vëmendje mesazhin e Nicola Lettierit, zëvendësprokuror i përgjithshëm në Gjykatën e Lartë të Kasacionit të Italisë, dhënë gjatë aktivitetit të djeshëm në Tiranë, Rama tha se kjo formulë ka marrë më qafë shumë njerëz që në fund kanë dalë të pafajshëm, po edhe të dërrmuar psikologjikisht, apo që mban sot nëpër burgje pa gjyq njerëz që nesër mund të dalin të pafajshëm.

Sipas Kreut të Ekzekutivit, çështja e paraburgimit është një ndër disa pikat mbi të cilat duhet reflektuar seriozisht, për ta bërë Shqipërinë një vend ku prezumimi i pafajësisë të mos dhunohet nga prezumimi i fajësisë.

NdĂ«r tĂ« tjera, Lettieri u shpreh se ajo çfarĂ« sugjerohet Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« pĂ«rdoret nĂ« njĂ« dispozitĂ« specifike, 228 e Kodit Penal, njĂ« formulim specifik i “bazĂ«s sĂ« arsyeshme” pĂ«r prova apo indicie serioze nĂ« vend tĂ« formulimit aktual qĂ« Ă«shtĂ« “dyshim i arsyeshĂ«m”.

“Nuk ka njĂ« prag, njĂ« kufi tĂ« shprehur tĂ« veprĂ«s penale pĂ«r t’u ndaluar. Prokurori mund ta kĂ«rkojĂ« kĂ«tĂ« gjĂ«, gjyqtari mund ta miratojĂ« masĂ«n e sigurimit pĂ«r çdo vepĂ«r penale. Kjo nuk Ă«shtĂ« koherente me tĂ« njĂ«jtin Kod nĂ« ShqipĂ«ri sepse Neni 241, parashikon se masat e ndĂ«rmjetme apo ndaluese qĂ« janĂ« mĂ« pak ndĂ«shkuese se masa e paraburgimit, mund tĂ« zbatohen vetĂ«m nĂ« procese qĂ« pĂ«rfshijnĂ« vepra penale tĂ« ndĂ«shkueshme me ligj me njĂ« dĂ«nim me mĂ« shumĂ« se 1 vit burg”, pohoi ai.

Zëvendësprokurori i përgjithshëm i Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Italisë tha se njëherësh duhen mbajtur në fokus edhe kriteret e arsyetimit ligjor.

“Ajo çfarĂ« kemi dashur tĂ« shmanget Ă«shtĂ« qĂ« gjyqtari mund tĂ« miratojĂ« njĂ« masĂ« duke iu referuar vetĂ«m kĂ«rkesĂ«s qĂ« vjen nga prokurori, pa bĂ«rĂ« asnjĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« parĂ« dosjen dhe pĂ«r tĂ« krijuar opinionin e tij, tĂ« shmangĂ« formulat stereotipe. Ndaj ne sugjerojmĂ« dy ndryshime, ndryshime nĂ« nenin 245. I pari Ă«shtĂ« kur kĂ«rkohet paraburgim, gjykata duhet tĂ« kĂ«rkojĂ« arsye specifike pse e konsideron kĂ«tĂ« ndalim tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m ose jo, duke e pĂ«rcaktuar atĂ« nĂ« nenin 237”, tha Lettieri, ndĂ«rsa theksoi se gjykata nuk mund tĂ« kufizohet nĂ« miratimin e kĂ«saj mase dhe duhet tĂ« thotĂ« shprehimisht pse masat alternative nuk mund tĂ« zbatohen.

Sipas tij, gjyqtari nuk mund t’i referohet vetĂ«m kĂ«rkesĂ«s qĂ« vjen nga prokurori, por duhet tĂ« provojĂ« se kryen njĂ« vlerĂ«sim/shqyrtim autonom dhe nĂ« qoftĂ« se kjo nuk bĂ«het, atĂ«herĂ« gjykata e njĂ« shkalle mĂ« tĂ« lartĂ« mund ta anulojĂ« kĂ«tĂ« masĂ«.

/e.i/a.f/r.e/

The post Lettieri: Gjyqtari të bëjë vlerësim autonom për paraburgimin, të arsyetojë pse nuk zbatohen masat alternative appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Integrimi në BE, Pirdeni merr pjesë në Dialogun Politik në Romë

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Ministrja e Shtetit pĂ«r AdministratĂ«n Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesĂ« nĂ« Dialogun Politik nĂ« RomĂ«, mbi procesin e anĂ«tarĂ«simit tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe Malit tĂ« Zi nĂ« Bashkimin Evropian.

Në njoftimin për shtyp thuhet se dialogu shërbeu si një platformë për diskutime të thelluara mbi sfidat e procesit të negociatave, me fokus të veçantë në fushat e shtetit të së drejtës.

Ministrja Pirdeni theksoi angazhimin e pandĂ«rprerĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« ruajtur ritmin e procesit tĂ« negociatave dhe pĂ«r t’i qĂ«ndruar besnikĂ« zotimit pĂ«r mbylljen e negociatave nĂ« nivel teknik brenda vitit 2027.

/e.i/r.e/a.f/

The post Integrimi në BE, Pirdeni merr pjesë në Dialogun Politik në Romë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zvicra dhe Këshilli i Evropës, dy iniciativa të reja kundër korrupsionit në Shqipëri

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Korrupsioni dhe pastrimi i parave vijojnĂ« tĂ« mbeten ndĂ«r sfidat kryesore qĂ« kĂ«rkojnĂ« angazhim tĂ« vazhdueshĂ«m institucional dhe bashkĂ«punim ndĂ«rkombĂ«tar.

Në këtë kuadër, Zvicra, në partneritet me Këshillin e Evropës, ka nisur një mbështetje të re për forcimin e kapaciteteve të institucioneve shqiptare në luftën kundër këtyre fenomeneve dhe në përmirësimin e sundimit të ligjit.

Ambasada e Zvicrës, bën me dije se kjo mbështetje e re do të forcojë institucionet shqiptare për të luftuar korrupsionin dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit, duke punuar specifikisht me Agjencinë e Inteligjencës Financiare, Zyrën e Menaxhimit të Pasurive dhe Zyrën e sapokrijuar të Rimëkëmbjes së Pasurive.

NĂ« njoftimin e ambasadĂ«s zvicerane, theksohet se kĂ«to dy iniciativa tĂ« reja tĂ« nisura sot do tĂ« synojnĂ« pĂ«rpjekjet kundĂ«r korrupsionit nĂ« sektorin publik dhe luftĂ«n kundĂ«r pastrimit tĂ« parave tĂ« financuara pĂ«rkatĂ«sisht nga Agjencia Zvicerane pĂ«r Zhvillim dhe BashkĂ«punim SDC dhe Sekretariati ShtetĂ«ror Zviceran pĂ«r Çështjet Ekonomike SECO.

“Luftimi i korrupsionit duhet tĂ« jetĂ« njĂ« pĂ«rparĂ«si politike, ekonomike dhe shoqĂ«rore, dhe njĂ« qĂ«llim i pĂ«rbashkĂ«t dhe me tĂ« cilin angazhohemi tĂ« gjithĂ«â€, tha ambasadorja zvicerane Ruth Huber.

/e.i/r.e/a.f/

The post Zvicra dhe Këshilli i Evropës, dy iniciativa të reja kundër korrupsionit në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ShBA certifikon 11 ekspertë kompjuterikë nga Shqipëria e Kosova

TIRANË, 30 janar/ATSh/ PĂ«rfaqĂ«sues tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s kanĂ« pĂ«rfunduar njĂ« kurs intensiv pesĂ«ditor mbi ekzaminimet kompjuterike tĂ« pajisjeve celulare, duke u certifikuar nĂ« rikuperimin dhe analizĂ«n e avancuar tĂ« tĂ« dhĂ«nave digjitale.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë në një njoftim ka uruar pjesëmarrësit nga Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës për përfundimin me sukses të këtij kursi pesëditor.

Sipas ambasadĂ«s, “ky program intensiv, i mbajtur nĂ« partneritet me ZyrĂ«n tonĂ« Rajonale tĂ« SigurisĂ« dhe ZyrĂ«n e NdihmĂ«s pĂ«r Antiterrorin, mblodhi sĂ« bashku njĂ«mbĂ«dhjetĂ« ekspertĂ« tĂ« ekzaminimeve kompjuterike pĂ«r tĂ« pĂ«rvetĂ«suar aftĂ«sitĂ« e nevojshme pĂ«r kryerjen e hetimeve nĂ« pĂ«rputhje me ekspertizĂ«n ligjore”.

Ambasada e ShBA-së, cilëson se drejtuesi në detyrë i Zyrës së Sigurisë Rajonale, Jonathan Ellis, ishte i pranishëm për të përgëzuar të diplomuarit dhe për të vlerësuar angazhimin e tyre në fuqizimin e zbatimit të ligjit në hetimet digjitale.

Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve hetimore dhe thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe hetimeve digjitale.


/e.i/a.f/r.e/

The post ShBA certifikon 11 ekspertë kompjuterikë nga Shqipëria e Kosova appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ diskutime për forcimin e mekanizmave të monitorimit të fushatave zgjedhore

TIRANË, 29 janar/ATSh/ Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, sĂ« bashku me organizatĂ«n “QĂ«ndresa Qytetare” zhvilluan njĂ« seminar pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e mekanizmave tĂ« monitorimit tĂ« fushatave zgjedhore dhe tĂ« hetimit administrativ.

Celibashi bën me dije se në këtë aktivitet morën pjesë anëtarë të organeve drejtuese të KQZ dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e zgjedhjeve.

Takimi u shfrytëzua si një platformë e strukturuar për diskutim dhe shkëmbim përvojash.

Sipas Celibashit, qëllimi kryesor i takimit ishte identifikimi i vështirësive të zbuluara në zgjedhjet e kaluara dhe prezantimi i propozimeve konkrete për forcimin e monitorimit të fushatave zgjedhore dhe të procesit të hetimit administrativ.

Gjatë punimeve u diskutuan tema të rëndësishme, si rekrutimi, trajnimi dhe certifikimi i monitoruesve të KQZ-së, metodologjia e monitorimit të fushatës zgjedhore, krijimi i një sistemi të aksesueshëm për gjurmueshmërinë e ankesave, rregullat e sjelljes gjatë periudhës zgjedhore dhe masat për parandalimin e keqpërdorimit të burimeve publike.

“PĂ«rmirĂ«simi i kĂ«tyre mekanizmave synon ta bĂ«jĂ« monitorimin e procesit zgjedhor mĂ« efektiv, transparent dhe parandalues, duke kontribuar nĂ« rritjen e besueshmĂ«risĂ« dhe integritetit tĂ« zgjedhjeve. TĂ« gjitha sugjerimet dhe rekomandimet e paraqitura nga “Qendresa Qytetare” dhe organizatat e tjera tĂ« shoqĂ«risĂ« civile do tĂ« merren parasysh nga KQZ gjatĂ« rishikimeve tĂ« kuadrit ligjor pĂ«r zgjedhjet e ardhshme”, tha Celibashi.


/e.i/r.e/a.f/

The post KQZ diskutime për forcimin e mekanizmave të monitorimit të fushatave zgjedhore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Substanca toksike tek qumështi për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

TIRANË, 29 janar/ATSh/ QumĂ«shti pĂ«r foshnja “APTAMIL 1 PRONUTRA” Ă«shtĂ« duke u hequr nga tregu, pas vendimit tĂ« marrĂ« nga Agjencia e Kontrollit tĂ« Ushqimit (AKU).

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informon opinionin publik se gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani, është konstatuar prani e substancës cereulide, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus në qumështin formulë për foshnjat. Të dhënat e produktit:

AKU njofton se emri i produktit është APTAMIL 1 PRONUTRA 800G ADVANCED dhe data e skadencës është 10/11/2026.

Sipas njoftimit të AKU-së, trupat inspektuese në terren janë angazhuar në verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu.

AKU i bën thirrje konsumatorëve nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë atë në pikat e shitjes.

/e.i/r.e/a.f/

The post Substanca toksike tek qumështi për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Spaces in Dialogue”, 22 vite projekte arkitekturore nĂ« njĂ« ekspozitĂ«

TIRANË, 29 janar /ATSh/ NĂ« QendrĂ«n pĂ«r Hapje dhe Dialog (COD) Ă«shtĂ« çelur ekspozita “Spaces in Dialogue”, njĂ« ekspozitĂ« qĂ« sjell nĂ« vĂ«mendje hapĂ«sirat, arkitekturĂ«n, kujtesĂ«n dhe pĂ«rjetimin njerĂ«zor.

NĂ« çeljen e ekspozitĂ«s, i pranishĂ«m ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se “Spaces in Dialogue” Ă«shtĂ« njĂ« udhĂ«tim nĂ« 22 vite projekte (2003–2025), tĂ« sjella si njĂ« arkiv i pĂ«rbashkĂ«t.

Rama tha se “projektet konkurruese dhe fituese janĂ« tĂ« integruara nĂ« skulpturĂ«n e sallĂ«s, ndĂ«rsa botimet origjinale mund tĂ« shihen nĂ« hapĂ«sirĂ«n tjetĂ«r”.

Sipas Ramës, ekspozita frymëzohet nga vepra e artistit konceptual gjerman Thomas Demand, që eksploron kujtesën kolektive përmes hapësirave dhe momenteve të rikrijuara.

Ekspozita “Spaces in Dialogue”, pĂ«rcjellĂ« te vizitorĂ«t njĂ« arkiv qĂ« nuk qĂ«ndron i heshtur, por ndĂ«rtohet, diskutohet dhe riformĂ«sohet.

Nëpërmjet tullave, mermerëve dhe dokumenteve arkitekturore, COD sjell në këtë ekspozitë 22 vite konkurse arkitekturore që kanë lindur nga dialogu dhe përgjegjësia kolektive.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 11 shkurt.

/e.i/r.e/a.f/

The post “Spaces in Dialogue”, 22 vite projekte arkitekturore nĂ« njĂ« ekspozitĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e shoferëve të kamionëve, zhbllokohet pika kufitare e Qafë Thanës

TIRANË, 29 janar /ATSh/ Nga ora 20:00 e mbrĂ«mjes sĂ« sotme nis zhbllokimi i pikĂ«s kufitare tĂ« QafĂ« ThanĂ«s dhe i tĂ« gjitha pikave tĂ« tjera kufitare mes ShqipĂ«risĂ« dhe MaqedonisĂ« sĂ« Veriut.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë bën me dije se autoritetet e Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar nëpërmjet Qendrës së Shkëmbimit të Informacionit, se protesta e nisur që prej datës 26.01.2026, nga shoferët e kamionëve, do të pezullohet sot më datë 29.01.2026 dhe në orën 20:00, në të gjitha pikat kufitare që lidhen me Maqedoninë e Veriut do të fillojë qarkullimi normal i kamionëve.

Bllokada u organizua nga Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e rreth 370 kamionistëve në 10 pika kufitare, në kundërshtim të sistemit të ri elektronik të hyrje-daljeve në zonën Schengen.

Zgjidhja erdhi pas ndërhyrjes së Komisionit Evropian, i cili do të lëshojë viza për transportuesit.

/e.i/a.f/r.e/

The post Protesta e shoferëve të kamionëve, zhbllokohet pika kufitare e Qafë Thanës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manjani: Prodhuesit shqiptarë të rrisin përdorimin e inovacionit

TIRANË, 29 janar /ATSh/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit tĂ« Investimeve (AIDA) organizoi ditĂ«n e sotme njĂ« aktivitet nĂ« kuadĂ«r tĂ« prezantimit tĂ« platformĂ«s ExportON 2026.

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, e pranishme në këtë tryezë, theksoi nevojën që prodhuesit shqiptarë të kalojnë në një nivel më të avancuar, përmes zinxhirëve të prodhimit me cikël të mbyllur, rritjes së përdorimit të inovacionit dhe forcimit të infrastrukturës së cilësisë sipas standardeve të BE-së.

Në aktivitetin e organizuar nga AIDA u mblodhën përfaqësues të institucioneve qendrore, autoriteteve rregullatore, sistemit financiar, organizatave të biznesit dhe sipërmarrjeve prodhuese e eksportuese, duke krijuar një platformë gjithëpërfshirëse dialogu mbi sfidat dhe perspektivat e sektorit.

Nga ana e qeverisë dhe institucioneve qendrore morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë, si dhe drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Doganave dhe Metrologjisë, të cilët adresuan çështje fiskale, doganore, monetare dhe të infrastrukturës së cilësisë, me ndikim të drejtpërdrejtë në prodhim dhe eksport.

Në tryezë kontribuuan gjithashtu Këshilli Ekonomik Kombëtar, Pro Export Albania, përfaqësues të industrisë së çimentos, industrisë së plastikës, si dhe shoqata të tjera të sektorëve të manifakturës, duke sjellë problematika konkrete dhe propozime për politika mbështetëse.

Gjatë diskutimeve u identifikuan sfida kryesore si mungesa e fuqisë punëtore, kostot e certifikimeve dhe teknologjisë, çmimet e energjisë dhe sfidat mjedisore.

/e.i/a.f/

The post Manjani: Prodhuesit shqiptarë të rrisin përdorimin e inovacionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marshim ndërfetar në Elbasan për paqen dhe mjedisin

TIRANË, 29 janar /ATSh/ Sheshi para stadiumit “Elbasan Arena” u kthye kĂ«tĂ« tĂ« enjte nĂ« njĂ« pikĂ«takim tĂ« institucioneve, komuniteteve fetare, arsimit dhe qytetarĂ«ve, nĂ« kuadĂ«r tĂ« aktivitetit ndĂ«rgjegjĂ«sues “Mjedisi – pĂ«rgjegjĂ«si e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r paqen dhe jetĂ«n”, organizuar nga Qendra e BashkĂ«punimit NdĂ«rfetar (QBNFE).

Marshimi u parapri nga një aktivitet, që u hap nën moderimin e Ilirian Gjonit, anëtar i Bordit të QBNFE, ndërsa fjalën e mbajti dr. Arben Ramkaj, kryetar i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar. Në fjalën e tij, dr. Ramkaj theksoi se mjedisi nuk është një çështje e largët, por pjesë e drejtpërdrejtë e jetës së përditshme, duke nënvizuar se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa një mjedis të shëndetshëm.

“Paqja fillon aty ku njeriu kujdeset pĂ«r jetĂ«n, pĂ«r shĂ«ndetin e tjetrit dhe pĂ«r tĂ« ardhmen e brezave qĂ« vijnĂ«,” u shpreh Ramkaj, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r bashkĂ«punim konkret mes institucioneve, komuniteteve fetare dhe qytetarĂ«ve.

Në vijim, pjesëmarrësit ndoqën fjalimet e përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe qendror, ku u trajtuan politikat mjedisore, zhvillimi i qëndrueshëm dhe roli i qytetarit në mbrojtjen e natyrës. Mes tyre, drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku, vlerësoi Elbasanin si një model të bashkëjetesës, tolerancës dhe ndërveprimit mes njerëzve përtej besimit të tyre, duke theksuar se kjo harmoni sociale është një vlerë e jashtëzakonshme që duhet ruajtur dhe forcuar, veçanërisht në kohët e sotme.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja theksoi angazhimin e vazhdueshëm të bashkisë në mbrojtje të mjedisit, përmes shtimit të sipërfaqeve të gjelbra, investimeve në hapësira publike dhe futjes së modeleve të suksesshme të diferencimit të mbetjeve në shkolla. Ai nënvizoi se këto iniciativa synojnë ta bëjnë Elbasanin një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më të jetueshëm për qytetarët dhe veçanërisht për fëmijët.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla e cilësoi mjedisin si një prioritet strategjik kombëtar, duke theksuar se toka është pasuri e përbashkët dhe amanet për brezat që vijnë. Ai bëri thirrje për përgjegjësi të përbashkët në ruajtjen e tokës dhe natyrës, si bazë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies shoqërore.

Ndërkohë, kryetarja e këshillit të qarkut Elbasan, Ermira Urupi e vuri theksin te përgjegjësia morale, personale dhe qytetare për mbrojtjen e mjedisit, duke theksuar se respekti për natyrën është një detyrim që u përket të gjithëve dhe që reflektohet drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Në vijim, drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit, Vesa Llanaj Liço, theksoi se shkollat kanë një rol të rëndësishëm në edukimin e qytetarit të ri. Ajo nënvizoi se të gjithë së bashku duhet të mblidhemi dhe të veprojmë si një trup i vetëm për të edukuar brezin e ri dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

NjĂ« vĂ«mendje e veçantĂ« iu kushtua rolit tĂ« arsimit dhe edukimit mjedisor, me kontribute nga drejtues tĂ« institucioneve arsimore dhe prezantimin simbolik tĂ« nxĂ«nĂ«sve tĂ« shkollĂ«s “Qamil Guranjaku”, tĂ« cilĂ«t pĂ«rcollĂ«n mesazhe ndĂ«rgjegjĂ«suese pĂ«r mbrojtjen e mjedisit dhe formimin e qytetarit tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m.

Marshimi dhe aktiviteti u përshëndetën gjithashtu edhe nga përfaqësues të komuniteteve fetare në qytet, të cilët përcollën mesazhe të përbashkëta për paqen, bashkëjetesën, tolerancën dhe kujdesin ndaj mjedisit si vlerë e përbashkët shoqërore.

Pas fjalimeve, aktiviteti vijoi me njĂ« marshim simbolik pĂ«rgjatĂ« bulevardit “Aqif Pasha”, me ndalesa pranĂ« busteve tĂ« figurave tĂ« shquara tĂ« qytetit. NĂ« kĂ«to ndalesa, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« komuniteteve fetare dhe tĂ« arsimit reflektuan mbi raportin mes besimit, shkencĂ«s dhe ruajtjes sĂ« ekuilibrave natyrorĂ«, duke pĂ«rcjellĂ« mesazhe tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta pĂ«r kujdesin ndaj “shtĂ«pisĂ« sonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t”.

Aktiviteti u mbyll nĂ« sheshin “Aqif Pasha” me thirrje pĂ«r aktivizĂ«m qytetar dhe veprime konkrete nĂ« mbrojtje tĂ« mjedisit, si dhe me njĂ« moment artistik tĂ« interpretuar nga LukĂ« Mllugja. NĂ« pĂ«rmbyllje, u pĂ«rcoll urimi pĂ«r njĂ« vit 2026 mĂ« tĂ« gjelbĂ«r, mĂ« tĂ« shĂ«ndetshĂ«m dhe mĂ« tĂ« qetĂ« pĂ«r qytetin e Elbasanit.

Nga marshimi ndër fetar në Elbasan
1 nga 5

/e.i/a.f/r.e/

The post Marshim ndërfetar në Elbasan për paqen dhe mjedisin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: 140 tekste të arsimit parauniversitar në proces përditësimi, 44 në gjuhë të huaj

TIRANË, 29 janar /ATSh/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro njoftoi sot, se 140 tekste tĂ« arsimit parauniversitar janĂ« nĂ« proces pĂ«rditĂ«simi, mes tyre 44 janĂ« nĂ« gjuhĂ« tĂ« huaj.

Në një takim me stafin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP), Kumbaro tha se po bëhet një punë voluminoze, me ekspertët më të mirë, për 140 tekste që po përditësohen për vitin e ardhshëm shkollor, duke përfshirë 44 tekste në gjuhë të huaj, por edhe për tekste krejtësisht të reja si Qytetaria dhe Gjuha Shqipe në klasat I, VI dhe X.

“Kjo agjenci ka nĂ« dorĂ« dhe nĂ« zemĂ«r cilĂ«sinĂ« e shkollĂ«s, pĂ«rgatitjen e tĂ« gjithĂ« kurrikulave, lĂ«ndĂ«ve, formimin e fĂ«mijĂ«ve tanĂ«, por dhe formimin e mĂ«suesve tĂ« fĂ«mijĂ«ve tanĂ«â€, tha Kumbaro.

Ministrja e Arsimit, pohoi se pas një periudhe 10-vjeçare ka ardhur koha për të përditësuar kurrikulat e reja në arsimin parauniversitar.

“JanĂ« 140 tekste qĂ« do tĂ« pĂ«rditĂ«sohen, Ă«shtĂ« njĂ« punĂ« qĂ« nuk ka orar. ËshtĂ« njĂ« punĂ« qĂ« bĂ«het nga ekspertĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« lĂ«ndĂ«ve dhe kurrikulave nĂ« ShqipĂ«ri. Sivjet, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« ne do tĂ« bĂ«jmĂ« lĂ«ndĂ« tĂ« reja, siç Ă«shtĂ« Edukimi Qytetar pĂ«r klasĂ«n e parĂ«, tĂ« gjashtĂ« dhe tĂ« dhjetĂ«â€, vijoi ajo.

Sipas Kumbaros, do të ketë përditësim edhe në lëndën e gjuhës shqipe dhe lëndët e teknologjisë së informacionit që nga klasa e parë fillore, deri në maturë.

/e.i/a.f/r.e/

The post Kumbaro: 140 tekste të arsimit parauniversitar në proces përditësimi, 44 në gjuhë të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OSBE mirëpret ndryshimet në Ligjin për Mediet Audiovizive: Rrisin transparencën mbi pronësinë mediatike

TIRANË, 29 janar /ATSh/ Prezenca e OSBE-ODIHR nĂ« ShqipĂ«ri mirĂ«pret miratimin e ndryshimeve nĂ« Ligjin pĂ«r Mediet Audiovizive, veçanĂ«risht futjen e nenit 33/1 mbi transparencĂ«n e pronĂ«sisĂ« sĂ« medieve.

NĂ« njĂ« njoftim pĂ«r mediet, OSBE thekson se “kĂ«to ndryshime pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt pĂ«rmirĂ«simit tĂ« transparencĂ«s sĂ« pronĂ«sisĂ« mediatike dhe forcimit tĂ« llogaridhĂ«nies nĂ« sektorin audioviziv”.

“KĂ«to ndryshime reflektojnĂ« rekomandime kyçe tĂ« PrezencĂ«s sĂ« OSBE-sĂ«, tĂ« zhvilluara nĂ« bashkĂ«punim tĂ« vazhdueshĂ«m dhe tĂ« shkĂ«lqyer me Autoritetin e Mediave Audiovizive”, thuhet nĂ« njoftim.

Sipas OSBE-së, krijimi i një databaze kombëtare për pronësinë mediatike, rritja e kërkesave për transparencë dhe përputhja me ligjin për pronarët përfitues e afrojnë legjislacionin shqiptar me standardet evropiane.

Prezenca e OSBE-së, nënvizon se nxit përpjekje të vazhdueshme për të siguruar transparencë dhe zbatim efektiv dhe mbetet e gatshme të mbështesë këto nisma.

/e.i/a.f/r.e/

The post OSBE mirëpret ndryshimet në Ligjin për Mediet Audiovizive: Rrisin transparencën mbi pronësinë mediatike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌