Bie niveli i ujërave në tokat e përmbytura në qarkun e Shkodrës
TIRANĂ, 16 janar/ATSh/ Situata nĂ« territorin e qarkut ShkodĂ«r, paraqitet e qĂ«ndrueshme dhe nĂ« pĂ«rmirĂ«sim gradual.
NĂ« pĂ«rditĂ«simin e situatĂ«s, Prefektura ShkodĂ«r njofton se nĂ« zonĂ«n e Dajçit vĂ«rehet rĂ«nie e nivelit tĂ« ujit, ndĂ«rsa te âUrrelat e Shirqitâ nuk ka mĂ« prani uji. Aksi rrugor i Obotit vijon tĂ« ketĂ« prezencĂ« uji rreth 20â30 cm, por me tendencĂ« rĂ«nieje tĂ« vazhdueshme.
Prefektura e qarkut Shkodër informoi se transporti i banorëve në zonat e prekura vijon të realizohet nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, me një automjet me kalueshmëri të lartë dhe 5 efektivë të Forcave të Armatosura.
Në territorin e bashkisë Vau Dejës, Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll. Nuk raportohen problematika apo situata emergjente.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, nivelet e ujit në pikat monitoruese vijojnë të jenë nën kuotat kritike. Niveli i lumit Drin në Bahçallëk është në kuotën 7.2 m, ndërsa lumi Buna regjistrohet në kuotën 8.30 m në Pazar dhe 6.40 m në Dajç. Hidrovoret e Velipojës vijojnë të funksionojnë normalisht në kuotën -1.90 m dhe punojnë në kapacitet të plotë, duke garantuar menaxhimin e prurjeve.
Nga DRV Shkodër raportohet se nuk ka probleme me qarkullimin rrugor. Në akset malore rekomandohet qarkullimi me goma dimërore dhe/ose zinxhirë.
Sipas PrefekturĂ«s ShkodĂ«r, kontraktorĂ«t e mirĂ«mbajtjes rrugore shprehen se qarkullimi nĂ« akset QafĂ« Mali â FierzĂ« dhe K/Hadroj â Q/BĂ«nĂ« kryhet me goma dimĂ«rore/zinxhirĂ«.
Akset rrugore DedajâRazĂ«m, BogĂ«âQafĂ« Thore-Theth dhe Hani Hotit-Vermosh janĂ« tĂ« kalueshme, por kĂ«rkohet respektim rigoroz i rregullave tĂ« qarkullimit, sinjalistikĂ«s dhe pĂ«rdorimi i gomave dimĂ«rore ose zinxhirĂ«ve.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse, vijon të jetë në terren, duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën.
/e.i/j.p/
The post Bie niveli i ujërave në tokat e përmbytura në qarkun e Shkodrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.