Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fruthi, nuk ka raste të reja/ ISHP: Fëmija i shtruar në QSUT, rast i izoluar

Asnjë rast tjetër me fruth nuk është regjistruar pas fëmijës se diagnostikuar një javë më parë, që u shtrua për trajtim në pediatrinë e QSUT. ISHP sqaron se rasti është izoluar pasi fëmija i ardhur nga jashtë Shqipërisë nuk frekuentonte çerdhet, ç’ka ka bërë edhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të virusit, ndërsa prindërit e tij janë të vaksinuar.

Fruthi është sëmundje ngjitëse dhe kryesisht prek fëmijët. Pasojat janë të rënda, deri në humbje jetë. Ka prindër që refuzojnë të aplikojnë vaksinën MMR tek fëmijët, pasi shpesh e lidhin atë me autizmin. Specialistët e Shëndetit Publik sigurojnë qytetarët se kjo vaksinë nuk ka asnjë efekt negativ në organizëm, dhe apelojnë për marrjen e saj sipas planifikimit kalendarik.

Aktualisht mbulesa vaksinale për MMR-në është 92%, por, synimi i Ministrisë së Shëndetësisë është që mbulesa të arrij në 95%, në mënyrë që të bllokohet qarkullimi i virusit dhe të shmangen shpërthimet e mëtejshme. Gjatë vitit 2025 në vend u regjistruan 18 raste të reja në Fier dhe Tiranë. Numrin më të lartë të diagnostikuarve e mbanin fëmijët e pavaksinuar, ndërsa një pjesë e tyre kishin aplikuar vetëm dozën e parë.

Fëmija 3 vjeç konfirmohet me fruth, Toçi për ATSH: Situata, jo alarmante

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Një fëmijë është konfirmuar me fruth në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Burime pranë MSHMS, konfirmuan se ky rast është paraqitur që në datën 22 dhjetor në spitalin e Pediatrisë, me temperaturë shumë të lartë dhe i pavaksinuar, por rasti është hetuar epidemiologjikisht dhe ndjekur nga ISHP.

Sipas MSHMS-së, nga dy raste me simptoma, vetëm njëri rast është fruth, ndërsa rasti tjetër nuk është konfirmuar i tillë.

Hetimi epidemiologjik i ndjekur nga ISHP ka konfirmuar diagnozën e fruthit për këtë fëmijë që është i moshës 3 vjeç.

Prof. Asoc. Dorina Toçi, drejtoreshë e Përgjithshme e ISHP-së, tha sot për ATSH-në se situata e fruthit në vend nuk është aspak alarmante dhe nuk ka vend për panik. Sipas Toçit, raste të konfirmuara me fruth ka pasur në Shqipëri gjatë viteve të fundit, madje në 2025 ka pasur më pak raste se vitet e kaluara.

Deputeti i PS,  Erjon  Braçe u bën thirrje prindërve që të mos e ndërpresin kalendarin e vaksinimit kundër fruthit, ndërsa thekson se rrymat antivaksinë në media apo rrjetet sociale duhet të braktisen.

“Fëmijët janë të pavaksinuar, për fruthin po e po, por edhe për sëmundje të tjera; Është tre vjeç por kalendari i vaksinimit të tyre është ndërprerë që në muajin e gjashtë, prindërit nuk e kanë ndjekur më kalendarin e vaksinimit të tyre. Fruthi është pasoja e parë. Unë nuk e di sa i gjerë është fenomeni, po kam frikë se pas pandemisë dhe fushatës agresive kundër vaksinimit me konotacion të gjerë, ndalja nga prindërit të kalendarit të vaksinimit ka marrë përmasë“, tha Braçe.

Vatra më e fundit me fruth në Shqipëri ishte ajo e këtij fillimviti në Fier me 10 fëmijë nga mosha 4-9 vjeç  ndërsa tre të tjerë u identifikuan në Vaun e Dejës, Lezhë dhe Tiranë ku ISHP konfirmoi gjithsej 12 raste, të gjithë të pavaksinuar. Mbulesa vaksinale me dozën e parë të vaksinës ndaj fruthit gjatë kësaj periudhe ra në 73% ndërsa me dy doza në  87% në shkallë vendi.

/e.i/j.p/

The post Fëmija 3 vjeç konfirmohet me fruth, Toçi për ATSH: Situata, jo alarmante appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si u orientuan dhjetëra milionë euro të paketave shëndetësore drejt ‘kartelit’ të Allajbeut

Në vitin 2015, ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor hartuan dhe miratuan 10 paketa shëndetësore. Ato janë të konstatuara dhe tregojnë rrugët se si do të trajtohet secila prej këtyre 10 diagnozave. Premtimi ishte që shumë shpejt të hartoheshin edhe paketat e tjera, por ende kjo nuk ka ndodhur. […]

The post Si u orientuan dhjetëra milionë euro të paketave shëndetësore drejt ‘kartelit’ të Allajbeut appeared first on BoldNews.al.

Kimioterapia në spitale rajonale/ Rama takon paciente në Onkologjik: Nuk do vijnë të gjithë në QSUT

Pacientët me kancer nuk do e marrin shërbimin e Kimioterapisë vetëm tek Onkologjiku por edhe në spitalet rajonale.

Gjatë një takimi në prag të festave me pacientë, mjekë dhe infermierë, kreu i qeverisë, nënvizoi rritjen e buxhetit me 50 milionë euro më shumë për shëndetësinë, ku një fond i posaçëm shkon për barnat onkologjike.

Kreu i qeverisë premtoi rritje të pagave për bluzat e bardha si dhe përfshirjen e inteligjencës artificiale në proceset e trajtimit të pacientëve.

Më herët, Rama inspektoi dhe kantieret e hapura në Qendrën Spitalore Nënë Tereza. Spitali i Kardiologjisë do të hapet në muajin mars ndërsa së shpejti do të nisë puna ndërtimin nga e para të pediatrisë infektive.

Kurse parkingu i ri prej 1400 vendesh, që përfshin platformë për uljen e helikopterëve të emergjencës apo ashensor për ambulancat do të hapet në shtator të vitit të ardhshëm.

Degradimi i shëndetësisë/ Spitalet pa shërbim për sklerozën multiple, pacientët marrin ilaçe kot

“Unë kam marrë lloj e soj medikamentesh, jo të duhura”, shprehet Ambra Koka e cila është diagnostikuar me sklerozën multiple kur ishte vetëm 3 vjeçe. Prindërit e dërguan në Itali për trajtim ku pati një gjendje stabël, por nisja e trajtimit në Shqipëri ka rënduar aspektin shëndetësor të Ambrës. “Kohët e fundit marr një medikament […]

The post Degradimi i shëndetësisë/ Spitalet pa shërbim për sklerozën multiple, pacientët marrin ilaçe kot appeared first on BoldNews.al.

‘Prapaskenat’ e Transplantit të Veshkave/ Djali i shefes së Nefrologjisë, i lidhur me bizneset e Allajbeut

Moskryerja e transplanteve të veshkës në Shërbimin e Urologjisë dhe Nefrologjisë në QSUT fsheh prapaskena dhe hedh hije dyshimi se gjithçka bëhet për të favorizuar spitalet private. Mesatarisht 14 pacientë e kanë kryer çdo vit këtë procedurë për shkak se veshka e tyre është jashtë funksionit në Spitalin Hygeia dhe Spitalin Amerikan, të financuara nga […]

The post ‘Prapaskenat’ e Transplantit të Veshkave/ Djali i shefes së Nefrologjisë, i lidhur me bizneset e Allajbeut appeared first on BoldNews.al.

QSUT dhuratë Allajbeut! Mbyllet salla 3 mln € te “Nënë Tereza”, transplanti i veshkës bëhet te Spitali Amerikan

Ishte viti 2009 kur në Shqipëri u realizua për herë të parë transplanti i veshkës tek një vajzë 19-vjeçare, të cilës veshkën ia dhuroi babai i saj. Ky ishte një sukses për shërbimin e Urologjisë dhe Nefrologjisë në QSUT, të cilët drejtoheshin në atë kohë nga mjeku urolog prof. Mustafa Xhani dhe mjeku nefrolog prof. […]

The post QSUT dhuratë Allajbeut! Mbyllet salla 3 mln € te “Nënë Tereza”, transplanti i veshkës bëhet te Spitali Amerikan appeared first on BoldNews.al.

Ministrja Sala i bën “dhuratë” transplantin e veshkave ish-bossit Allajbeu dhe Spitalit Amerikan

Edhe pse jemi në vitin 2025 dhe premtimi për kryerjen e transplantit të veshkës në QSUT ishte dhënë që në vitin 2023, qendra spitalore universitare e vendit vijon të mos ofrojë këtë procedurë jetike. Rezultati është i qartë: shteti paguan miliona lekë tek spitalet private për shërbime që duhej t’i ofronte vetë brenda sistemit publik […]

The post Ministrja Sala i bën “dhuratë” transplantin e veshkave ish-bossit Allajbeu dhe Spitalit Amerikan appeared first on BoldNews.al.

Virozat prekin fëmijët/ Shtohen rastet në Pediatrinë e QSUT, mjekët: Viruse të rrezikshme

Ndryshimi i kushteve atmosferike javët e fundit ka ndikuar në shtim të numrit të fëmijëve të prekur nga virozat dhe gripi stinor.

Krahas tyre, shefja e shërbimit infektiv në pediatri, Xhorxhina Kule, thotë se raste te shtuara ka pasur edhe nga virusi respirator sinsincial, i cili prek rrugët e frymëmarrjes. Ky virus prek kryesisht të vegjlit 0 deri në tre muaj, dhe është mjaft i rrezikshëm për fëmijët, deri në fatalitet.

“Vazhdojmë të kemi akoma Covid, por, kemi viruset respiratore, adeno viruset, që japin edhe skuqje të syve, dhe prekje të mushkërive. Viruset e influencës, që ne i quajmë në gjuhën popullore grip. Influenca A, B. Dhe kemi edhe viruset e tjera siç është ai Sinsincial. Akoma nuk jemi te piku, por, kemi edhe RSV. I cili është shumë i rrezikshëm për moshat e vogla 0-3 muajsh, që jep atë bronkiolitin, mbylljen nga infeksioni të rrugëve të frymëmarrjes”, thotë shefja e Infektivit në Pediatri, Xhorxhina Kuli.

Në parandalimin e virusit Sinsincial, ose siç njihet ndryshe RSV, rol mjaft të rëndësishëm luan vaksinimi, sidomos i fëmijëve të lindur prematurë, pasi përbëjnë edhe risk më të lartë për tu prekur. Mjekët infeksionistë, dhe ata të Institutit të Shëndetit Publik, por, jo vetëm kanë propozuar futjen e vaksinës për “RSV” në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit, si dhe vaksinimin e nënave shtatzëna.

“Ne po përpiqemi me komitetin e vaksinave, me ISHP-në, me komitetin e pediatërve që të sensibilizojmë të vaksinojmë bebet e vogla, sidomos ata me risk. Më të predispozuar për të bërë një infeksion të tillë.

Po lobojmë edhe për vaksinimin e nënave shtatzënave, që të transmetoj antikorpet tek bebi, thotë Kuli.

Sipas mjekëve piku i gripit pritet të arrij në muajin janar, ndaj bluzat e bardha këshillojnë prindërit të jenë vigjilentë ndaj të vegjëlve, duke mos neglizhuar asnjë simptomë, por, të kërkojnë ndihmë pranë mjekut të familjes.

Qokat politike me parkingun e QSUT, 8.8 milion euro të ardhura dhe asnjë investim

Në ambientet e jashtme të QSUT ka kaotizëm, gropa, makina që bllokojnë hyrjen e ambulancës dhe aspak investime. Por si ka qenë historia e parkimit?  Në mesin e vitit 2014, ministria e Zhvillimit Ekonomik nisi një aksion për nxjerrjen jashtë hapësirave të spitalit baret, restorantet, farmacitë dhe dyqanet që kishin rrethuar kudo spitalin. Dhe me […]

The post Qokat politike me parkingun e QSUT, 8.8 milion euro të ardhura dhe asnjë investim appeared first on BoldNews.al.

Mjekë shqiptarë dhe amerikanë ndërhyrje komplekse me teknikë laparoskopike në QSUT

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë falë bashkëpunimit të mjekëve shqiptarë dhe atyre amerikanë të organizatës “Albanian Health Found” u realizuan ndërhyrje komplekse me teknikë laparoskopike.

Kjo teknikë është një risi për trajtimin e tumoreve të mëdha që deri sot bëheshin vetëm me operacion të hapur.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, prof. Arben Gjata, shef i Shërbimit të Kirurgjisë në Klinikën 1, tha se ky bashkëpunim është vazhdim i një tradite 31-vjeçare. “Mjekët amerikanë kanë ardhur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1991. Organizata quhet “Albanian Health Found”, është një ekip i përbërë nga specialistë të ndryshëm gastroenterologë, kirurgë renamatologë, dhe na kanë ndihmuar në të gjitha fushat”.

“Janë nga kontributorët kryesorë për të na mbështetur për zhvillimin e QSUT në drejtim profesional, por edhe në drejtim të pajisjeve, ndihmës dhe formimit të mjekëve, qoftë këtu por edhe duke marrë një pjesë të mjekëve të QSUT ndër vite në SHBA. Aktualisht jemi duke punuar me dr. William Nielson në kirurgji që është një nga kirurgët robotistë më të mirë që ka SHBA”, tha Gjata.

Prof. dr. Arben Beqiri, kirurg në QSUNT, tha se “përveç kirurgjisë bëjmë ndërhyrje mjaft të ndërlikuara, por disa prej tyre shoqërohen me komplikacione si ato të paretit adominal, ku muri i barkut përon ndryshime dhe krijon hernie të mëdha, të cilat në Shqipëri dhe kudo në botë bëhen të vështira për t’u trajtuar”.

Në fakt, vijoi Beqiri, në mënyrë klasike me mënyrën e hapur ne kemi trajtuar prej vitesh.

“Por, përmes ndihmës së mjekëve amerikanë që vijnë çdo vit në Shqipëri po realizojmë një hap përpara duke bërë të mundur që këto operacione komplekse të rindërtimit të murit të barkut t’i realizojmë përmes kirurgjisë laparoskopike”, tha Beqiri.

Beqiri u shpreh se “rastet janë të ndryshme asnjë rast nuk është njësoj, por përkundrejt kompleksitetit të tyre kirurgjitë e bëra me profesionalizëm duke njohur qartë teknikën dhe me pajisjet e duhura bëjnë të mundur që koha e operacionit të shkurtohet dhe rezultatet tek pacienti të jenë të larta dhe ditëqëndrimi i tij në spital të shkurtohet”.

Dr. William Nelson, kirurg robotik në SHBA, tha se ishte kënaqësi të ishte në QSUNT dhe të punonte me kirurgët shqiptarë, të cilët i vlerësoi për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë.

“Ne po bëjmë disa riparime laparoskopike të hernies, të cilat kanë disa përfitime për pacientët por të cilat janë më komplekse se mënyra normale se si riparohen herniet në SHBA”, tha Nelson.

Ai shtoi se janë teknika të reja, por të cilat sjellin përfitime për pacientët dhe është fantastike të shohësh punën që është bërë në Klinikën 1 të QSUNT.

Nelson vlerësoi sallat operatore moderne dhe të mëdha si dhe ekipet shumë të mira shqiptare. “Është një vend shumë i mirë për të punuar”, tha ai.

/k.s/r.e/

The post Mjekë shqiptarë dhe amerikanë ndërhyrje komplekse me teknikë laparoskopike në QSUT appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Mbi 1 miliard euro për shëndetësinë, linjë financimi nga buxheti për pacientët e Onkologjikut

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Kryeministri, njëherazi edhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama prezantoi pikat kyçe të projekt-buxhetit 2026 për sektorin e shëndetësisë.

Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Rama tha se “lufta me kancerin dhe shëndetësia në Projekt-Buxhetin 2026, do jenë një kapitull i ri angazhimesh në respekt të 83 mandateve që na janë besuar, si një detyrim madhor i PS-së”.

Rama thekson se buxheti i shëndetësisë 2026 është në vlerën e mbi 1 miliard eurove për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, duke u përllogaritur si afro 4% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.

“Për herë të parë, hapim një linjë financimi nga Buxheti i Shtetit vetëm për këtë nevojë jetike duke futur 15 milionë euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut. Për herë të parë shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas. Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë e shpallur së fundmi ndër 100 gratë më influente në mjekësinë botërore për çështjen e kancerit do të udhëheqë projektin kombëtar të ngritjes së Institutit Kombëtar të Tumoreve për Shqipërinë 2030. Një institucion i ri ekselence, i cili do t’i bashkohet rrjetit ndërkombëtar të instituteve që luftojnë me kancerin”, tha Kreu i Ekzekutivit.

Rama u shpreh se “4600 mjekë, infermierë dhe farmacistë si edhe 14 200 teknikë dhe laborantë do të përfitojnë një rritje të re pagash çka është një mesazh i qartë për gjeneratën e re të bluzave të bardha, se në Shqipëri qëndrohet dhe punohet me dinjitet”.

“Shqipëria 2030 do të bëhet vendi ku ikja do të jetë thjesht zgjedhje individuale, jo imponim nga pamundësia për të qëndruar dhe punuar këtu”, u shpreh Kryeministri Rama.

/e.i/ /a.g/

The post Rama: Mbi 1 miliard euro për shëndetësinë, linjë financimi nga buxheti për pacientët e Onkologjikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mjekë amerikanë e shqiptarë realizojnë ndërhyrje komplekse laparoskopike në QSUNT

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Një ekip mjekësh specialistë amerikanë, gastrohepatologë dhe hematologë, erdhën në Shqipëri si pjesë e organizatës “Albanian Health Fund” dhe realizuan një sërë ndërhyrjesh komplekse në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në një njoftim, QSUNT bën me dije se ky ekip mjekësh amerikanë, në bashkëpunim me ekipin shqiptarë mjekësor, realizuan disa ndërhyrje komplekse përmes laparoskopisë, duke sjellë një eksperiencë të vyer profesionale për stafin e QSUNT dhe përfitime të drejtpërdrejta për pacientët.

Sipas njoftimit, ky bashkëpunim është pjesë e një tradite të gjatë që prej vitit 1991, ku ekipe të mjekëve profesionistë kanë kontribuar në sistemin shëndetësor shqiptar dhe veçanërisht në QSUNT, jo vetëm përmes asistencës mjekësore, por edhe përmes pajisjeve të dhuruara dhe trajnimeve për profesionistët tanë.

Shefi i Shërbimit të Kirurgjisë, Arben Gjata tha se ky është një vazhdim i një tradite 31-vjeçare, pasi këta mjekë kanë ardhur për herë të parë në QSUNT në vitin 1991.

“Organizata quhet “Albanian Health Fund” dhe është një ekip i përbërë nga specialistë të ndryshëm si kirurgë, hematologë, gastrohepatologë që na kanë ndihmuar në të gjithë fushat. Janë kontributorët kryesorë për zhvillimin e QSUT-së në drejtim profesional, por edhe të pajisjeve, ndihmës dhe formimit të mjekëve qoftë këtu qoftë duke marrë një pjesë të mjekëve të QSUT-së në Amerikë”, tha Gjata, ndërsa tha se aktualisht ekipi i mjekëve shqiptarë po punon me dr. William Nelson që është një nga kirurgët robotistë më të mirë në Amerikë.

Prof. dr. Arben Beqiri, kirurg në QSUNT, tha se përmes kirurgjisë bëhen ndërhyrje të ndërlikuara, e disa prej tyre shoqërohen me komplikacione të traktit abdominal, ku muri i barkut pëson ndryshime të rëndësishme, duke çuar në hernie të mëdha, të cilat në Shqipëri dhe kudo në botë bëhen të vështira për t’u trajtuar.

“Në mënyrën klasike, me metodën e hapur, ne i kemi trajtuar prej vitesh, por përmes ndihmës së mjekëve amerikanë ne po realizojmë një hap përpara, duke bërë të mundur që këto operacione komplekse të rindërtimit të murit të barkut t’i realizojmë përmes kirurgjisë laparoskopike”, tha Gjata.

Kirurgu amerikan, dr. William Nelson u shpreh se ekipet e mjekëve bëjnë një punë të jashtëzakonshme.

“Ne po bëjmë disa riparime laparoskopike të hernies, të cilat kanë disa përfitime te pacientët, por që janë më komplekse se mënyra normale se si riparohet. Janë teknika të reja, të cilat sjellin përfitime te pacientët dhe është fantastike të shoh punën që është bërë këtu. Sallat operatore janë moderne, të mëdha, me ekipe shumë të mira. Është një vend shumë i mirë për të punuar”, pohoi Nelson.

“E vërteta është që rastet janë të ndryshme, por përkundrejt kompleksitetit të tyre ndërhyrjet e bëra me profesionalizëm duke njohur teknikën dhe pajisjet e duhura, bëhet e mundur që koha e operacionit të shkurtohet dhe koha e qëndrimit të pacientit në spital të shkurtohet, si edhe periudha post operatore të kalojë me dhimbje sa më të vogla ose pa dhimbje fare”, përfundoi Beqiri.

/e.i/a.f/r.e/

The post Mjekë amerikanë e shqiptarë realizojnë ndërhyrje komplekse laparoskopike në QSUNT appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Urgjenca e QSUT në kolaps, asnjë barelë bosh për të pritur të sëmurët

Situata në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka arritur një pikë kritike. Gazetari Osman Stafa ka ndarë në rrjetet sociale një komunikim të brendshëm mes mjekëve të urgjencës, ku tregohet një realitet shqetësues: “Asnjë barelë bosh, asnjë vend i lirë për të pritur pacientë të rinj”, thuhet në një nga mesazhet e shpërndara […]

The post Urgjenca e QSUT në kolaps, asnjë barelë bosh për të pritur të sëmurët appeared first on BoldNews.al.

90-vjeçari në QSUT pa kujdes mjekësor, familjarët denoncojnë neglizhencën në urgjencë

Një rast i rëndë denoncohet nga familjarë të një 90-vjeçari, i cili prej mbrëmë ndodhet në Urgjencën e QSUT-së, në kushte të rënda shëndetësore, por sipas tyre, pa marrë asnjë kujdes nga mjekët e turnit. Të afërmit e të moshuarit kanë kontaktuar JOQ, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve përkatëse, pasi, siç pretendojnë, “asnjë […]

The post 90-vjeçari në QSUT pa kujdes mjekësor, familjarët denoncojnë neglizhencën në urgjencë appeared first on BoldNews.al.

Thellohet tragjedia e Maliqit/ Pas nënës dhe djalit 14-vjeçar, ndërron jetë edhe 6-vjeçarja

Thellohet tragjedia në Korçë. Pas humbjes së jetës së 40-vjeçares Merjeme Azisllari dhe djalit të saj 14-vjeçar Luka Azisllari, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme edhe 6-vjeçarja. Ngjarja e rëndë ndodhi në Maliq ku një banesë ku ndodheshin nëna me dy fëmijët u përfshi nga flakët. 40-vjeçarja dhe djali 14-vjeçar humbën jetën nga asfiksia.

Ndërsa 6-vjeçarja u dërgua në gjendje të rënduar në Pediatrinë e QSUT në Tiranë, por fatkeqësisht ka humbur jetën këtë të premte, pas rreth gjashtë ditësh.

Dyshohet se shkak për zjarrin të jetë bërë soba me dru.

/abcnews.al/

Skandal në QSUT/ Biopsitë vonoheshin mbi 1 muaj se kështu e kërkonte Majlinda Ikonomi (Dokumentat)

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një pretendim, i cili nëse rezulton i vërtetë është skandali më i madh dhe më çnjerëzor në QSUT. Sipas disa dokumentave që mbajnë datën 25.07.2019, 10 mjekë e specializantë të Shërbimit të Anatomi Patologjisë në QSUT, (vendi ku bëhen biopsitë) i kanë dërguar një ankesë Drejtorit të QSUT-së së kohës […]

The post Skandal në QSUT/ Biopsitë vonoheshin mbi 1 muaj se kështu e kërkonte Majlinda Ikonomi (Dokumentat) appeared first on BoldNews.al.

Ministrja Evis Sala viziton në QSUT 6-vjeçaren e mbijetuar nga zjarri tragjik në Maliq

Në orët e mbrëmjes në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja N.A., e lënduar rëndë nga zjarri që përfshiu banesën e saj në Maliq në qarkun e Korçës. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën rreth orës 13:30, duke shkaktuar humbjen e jetës së nënës dhe vëllait të saj 14-vjeçar. E mitura u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi…

Source

Zjarri në Maliq! E asfiksuar dhe me djegie në trup, e mitura transportohet drejt QSUT për mjekim

Në gjendje kritike për jetën ndodhet vajza 6-vjeçare që mbijetoi nga zjarri tragjik në Maliq, ku humbën jetën nëna dhe vëllai i saj. E mitura është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, pasi në Spitalin Rajonal të Korçës u konstatua se kishte djegie të shumta dhe shumë plagë të rënda në trup.

Sipas burimeve nga spitali, vajza u gjet jashtë banesës, në oborr, në gjendje të vetëdijshme, por me dëmtime të rënda. Mësohet se ajo ka mundur të shpëtojë vetëm pasi është hedhur nga dritarja, ndërsa brenda shtëpisë kanë mbetur e bllokuar nëna e saj, Merjeme Azisllari, dhe vëllai 14-vjeçar, Luka Azisllari.

Luka u transportua në spital në gjendje kome, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga asfiksia dhe djegiet, duke ndërruar jetë pak orë më vonë. Ndërkohë, 40-vjeçarja u gjet pa shenja jete pranë derës së kuzhinës, ku dyshohet se ka tentuar të shpëtojë fëmijët.

Ngjarja ndodhi mesditën e së dielës në bllokun nr. 3 të qytetit të Maliqit. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga soba me dru që familja përdorte për t’u ngrohur. Familja Azisllari jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndërsa fëmijët përballeshin me probleme shëndetësore, konkretisht autizëm. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

The post Zjarri në Maliq! E asfiksuar dhe me djegie në trup, e mitura transportohet drejt QSUT për mjekim appeared first on iconstyle.al.

E asfiksuar dhe me djegie në trup/ Zjarri në banesën në Maliq, vajza e mitur transportohet drejt QSUT

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së dielës në Maliq, ku një banesë është përfshirë nga flakët, brenda së cilës ndodheshin nëna me dy fëmijët e saj të mitur. 40-vjeçarja Merjeme Azisllari dhe djali 14-vjeçar Luka Azisllari ndërruan jetë nga asfiksia. Në gjendje të rënduar vajza e mitur 6-vjeçe po niset drejt Tiranës […]

The post E asfiksuar dhe me djegie në trup/ Zjarri në banesën në Maliq, vajza e mitur transportohet drejt QSUT appeared first on BoldNews.al.

❌