Kreu i Policisë së Shtetit ka firmosur disa ndryshime dhe emërime të reja në drejtimin e Drejtorive Vendore të Policisë, duke sjellë lëvizje të rëndësishme në disa qarqe të vendit. Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Ai zëvendëson në këtë detyrë Uljan Shpatarakun, i cili është përmendur në media për […]
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores 3-2 të skuadrës së tij ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.
“Është e shkëlqyer, ishte një finale e rëndësishme dhe kundër Madridit është gjithmonë e veçantë. Jam krenar, luajtëm ashtu siç donim”, deklaroi Flick pas ndeshjes.
Duke folur për festimet, trajneri gjerman zbuloi se nuk ishte ende në dhomën e zhveshjes, por kishte parë lojtarët duke festuar.
“Tani po festojnë dhe kam parë vetëm se po kërcenin. Jam shumë krenar, luajtëm shumë mirë, duke mbajtur posedimin e topit dhe duke kontrolluar ndeshjen. Në fund, e gjithë skuadra luajti ashtu siç na pëlqeu. Nuk ishte e lehtë dhe luftuam si skuadër, ishte mbresëlënëse”, shtoi ai.
Flick foli edhe për ndikimin që kjo fitore ka në ekip. “Situata është e ndryshme nga sezoni i kaluar. Ne filluam nga disavantazhi, por tani po kemi sukses dhe po funksionojmë si ekip. Kjo më jep ndjenja shumë të mira. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe ndryshimet që kemi bërë na kanë dhënë shumë frymëzim".
Trajneri i Barcelonës vlerësoi gjithashtu mbështetjen e tifozëve. “Gjysmëfinalja ishte shumë e mirë dhe sot pashë të njëjtën gjë, ishte mbresëlënëse. Ne luajtëm shumë mirë kundër Madridit, ata gjithashtu luftuan deri në fund. Jam shumë i lumtur për gjithçka".
Pas ndeshjes, Flick veçoi edhe performancat e disa lojtarëve kyç. Ai lavdëroi veçanërisht Raphinhan i cili ishte fantastik duke shënuar dy gola.
“Mentaliteti i Raphinhas është mbresëlënës dhe kemi edhe të tjerë si ai, kjo ndikon në të gjithë ekipin. Ai humbi shansin e parë, por shfrytëzoi të dytin dhe na dha besim. Ishim nën shumë presion, siç mund ta shihni".
Flick foli edhe për progresin e Eric Garcias, një futbollist që po luan në pozita të ndryshme te Barcelona dhe gjithmonë po tregon paraqitje solide.
“Eric pati disa raste dhe është zhvilluar shumë. E vlerësoj këtë, sepse ai mund të luajë në shumë pozicione. Ka një mentalitet mbresëlënës dhe mund të jetë një nga kapitenët në të ardhmen".
Trajneri zbuloi edhe një këshillë që i dha ekipit para finales. “Të paktën të shënojnë një gol. Ekipi në përgjithësi, jo unë si trajner, për mënyrën se si luan dhe çfarë u ofron tifozëve, mund të mbështetemi në këtë. Nuk mendoj për ndeshjet e mëparshme, sepse finalja ishte shumë e rëndësishme dhe të luash kundër Madridit është gjithmonë e veçantë".
Në fund, Flick komentoi edhe rikthimin e Ronald Araujos. “Mendoj se në këtë situatë, që ai të luajë dhe të fitojë titullin është shumë e rëndësishme. Jam i lumtur që e shoh përsëri, është shumë i rëndësishëm për dhomën e zhveshjes", përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/
Zbulohet në Sarandë apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike Pas një operacioni njëmujor, të zhvilluar nga Drejtoria e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokuroria Vlorë, është finalizuar zbulimi i një ambienti të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike në qytetin e Sarandës. Ambienti ndodhej në rrugën Butrinti, në zonën […]
Tre persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi përmes mashtrimi i morën shumën prej 40 mijë eurosh një 55-vjeçari. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit, ku autorët komunikuan përmes një aplikacioni me 55-vjeçarin dhe u prezantuan si persona të njohur metë duke i […]
Një situatë shqetësuese është raportuar këtë të diel në qytetin e Durrësit, në zonën e plazhit. Tre fëmijë të mitur dyshohet se janë braktisur nga nëna e tyre, shtetasja Blerina B, në kushte të vështira dhe nuk dihet ende fati i saj apo motivi largimit nga shtëpia. Sipas informacioneve, qytetarë të zonës kanë njoftuar policinë […]
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Vjosë, njësia administrative Cakran, bashkia Fier. Sipas Syri TV, babë e bir, Ylli dhe Altin Meçe banorë të zonës, janë sulmuar brutalisht nga tre persona, ku sipas dyshimeve njëri prej tyre është punonjës i Policisë Vendore të Fierit. Sipas informacioneve, autorët fillimisht kanë […]
Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia në Fier, pasi akuzohet se ka përplasur për vdekje me makinë një të moshuar. Ngjarja u regjistrua një ditë më parë, në fshatin Fiershegan, bashkia Lushnjë, ku 34-vjeçari, E.K, përplasi me “Benz” 60-vjeçarin E.P, i cili si pasojë humbi jetën në spitalin e Lushnjes. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor të […]
Dy persona të shpallur në kërkim për mashtrim dhe shpërdorim detyre, janë arrestuar nga Policia në Shkodër dhe Durrës. Konkretisht, është arrestuar shtetasi T. B., 39 vjeç, banues në Shkodër, ndaj të cilit, Gjykata e Durrësit, më datë 31 korrik 2025, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim […]
Kapen, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, dy persona të shpallur në kërkim, për veprat penale “Mashtrim”, “Shpërdorim detyre” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim T. B., 39 vjeç, banues në Shkodër.
Gjykata e Durrësit, më datë 31.07.2025, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Po në vijim të operacionit, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, u bë e mundur kapja e personit tjetër në kërkim, shtetasit A. K., 31 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për veprën penale “Mashtrim”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Dy apartamente të përshtatura për ushtrimin e prostitucionit, janë zbuluar nga Policia në Elbasan dhe si rezultat janë arrestuar 3 shtetase nga Kolumbia. Sipas Policisë, janë arrestuar në flagrancë, D. P., 20 vjeçe, D. M., 18 vjeçe, J. D., 34 vjeçe, të treja shtetase kolumbiane, të cilat kontaktonin klientët nëpërmjet faqeve në internet. Gjithashtu, ka […]
30-vjeçari Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Darsë në Klos, ende nuk është gjetur nga autoritetet. Sipas raportimeve, ditën e djeshme kërkimet u përqendruan përgjatë shtratit të lumit Mat dhe vijuan për disa orë, por u ndërprenë pas rënies së errësirës. Ato kanë rifilluar sërish në […]
TIRANË, 10 janar /ATSH / Policia e Shtetit njofton se, për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike dhe rrezikut nga orteqet e dëborës, segmenti rrugor Bogë–Qafë Thore–Theth do të mbetet i bllokuar gjatë natës.
“Sipas analizës së riskut dhe komunikimeve me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, qarkullimi i automjeteve nuk do të lejohet gjatë orëve të natës, për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe kufizimit të fushëpamjes.
Kalimi i automjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim të mjeteve borëpastruese dhe shërbimeve policore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Shtetit apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë vendimin dhe të tregojnë kujdes maksimal në zonat me rrezik nga orteqet.
Eric Garcia ka folur përpara finales së Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit, duke vënë në pah përqendrimin dhe vetëbesimin e Barcelonës, si dhe motivimin shtesë që sjell përballja me rivalët e përjetshëm.
Duke reflektuar mbi dallimet me Clasicon e mëparshëm, mbrojtësi pranoi se humbja ende dhemb, por theksoi rëndësinë e ndeshjes së së dielës.
“Humbja në Clasico na dhembi. Para së gjithash, nesër është një finale dhe është shumë e rëndësishme. Fakti që është kundër Madridit është një motivim shtesë”.
Garcia nënvizoi gjithashtu rëndësinë e këtij trofeu për moralin e skuadrës, sidomos përpara një muaji janar të ngarkuar.
“Po hyjmë në një janar të ndërlikuar. Javën e ardhshme kemi tri gara. Ky titull të jep hapësirë për frymëmarrje dhe vetëbesim”.
“Është e rëndësishme për të gjithë të shtojmë edhe një trofe. Shumica prej nesh jemi shumë të rinj. Do të ishte një shtysë e madhe”, shpjegoi ai.
Duke parë përpara sfidës që paraqet Kylian Mbappe i Real Madridit, Garcia pranoi cilësinë e sulmuesit, por mbeti i sigurt në planin e lojës së Barcelonës.
“Mbappe apo jo? Ne e dimë që ai është një lojtar që bën diferencën, një nga më të mirët në botë, por nëse përmirësojmë atë që bëmë mirë në Clasico, do të marrim një rezultat të mirë”, tha ai.
Në fund, mbrojtësi theksoi ndikimin pozitiv të mbështetjes familjare brenda skuadrës.
“Shumica prej nesh i kanë prindërit këtu. Është e rëndësishme ta kesh familjen afër. Lidhja që kemi mes lojtarëve dhe prindërve është pozitive. Shpresojmë që nesër të festojmë një titull së bashku”, përfundoi Garcia./Telegrafi/
TIRANË, 10 janar /ATSH/ Policia e Tiranës ka dalë sot me një njoftim zyrtar lidhur me zjarrin e rënë në ish-tregun “Uzina Dinamo” në kryeqytet.
Sipas policisë, zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, aksidentale.
“Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka pasur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale”, thekson policia.
“Nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale dhe dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme”, përfundon policia.
Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, ku e pret një dënim prej 6 vitesh burg. Bëhet fjalë për Sokol Ndrekën, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës në vitin 2024 për dy vepra penale: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” “Largimi i të burgosurit nga vendi […]
Alma Bime, ish-drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme dhe më herët në strukturat e Antitrafikut, është arrestuar sërish nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka tentuar t’i vërë flakën automjetit të ish-bashkëjetuesit të saj. 43-vjeçarja, e cila ndodhej nën masë sigurie për një çështje të mëparshme […]
TIRANË, 10 janar /ATSH/ Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Brands 2”, duke zbuluar në Kamëz një magazinë ku stampoheshin veshje dhe këpucë të kontrabanduara me logo false të markave të njohura ndërkombëtare.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me mbështetjen e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Si rezultat i ndërhyrjes, u arrestua shtetasi turk Ozgan Sulun, 46 vjeç, u shpall në kërkim shtetasi turk Mehmet Karçiga, 50 vjeç, ndërsa nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 3 punonjëse të magazinës, shtetaset L. M., Sh. M. dhe Sh. B.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë konstatuan sasi të mëdha veshjesh dhe këpucësh që dyshohet se kishin shmangur detyrimet doganore, si dhe makineri lazeri, printimi dhe stampimi, stampa dhe logo të markave të njohura ndërkombëtare. Po ashtu, u sekuestruan 1 celular dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Policia bën me dije se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 50-vjeçarit të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Hetimi po zhvillohet për veprat penale: “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Punësimi i paligjshëm”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Policia ka arrestuar një 49-vjeçar në Shkodër, pasi banesa e tij ishte përshtatur për kultivim të kanabisit në ambiente të mbyllura. Hetimet tregojnë se ai kishte bashkëpunuar me një 35-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim. Dy personat dyshohet se kishin kthyer një shtëpi në lagjen “Ndoc Mazi” në një laborator të vogël droge, duke […]
Legjenda e futbollit spanjoll, David Villa, ka lavdëruar sulmuesin e ri të Real Madridit, Gonzalo Garcia, duke e cilësuar si “një sulmues të madh” që shkëlqen në shfrytëzimin e mundësive, në një intervistë të gjatë për gazetën AS.
Ish-ylli i Barcelonës dhe përfaqësues i Spanjës, një nga talentet sulmuese më të respektuara në vend, ofroi fjalë të larta për paraqitjet dhe mentalitetin e 21-vjeçarit këtë sezon.
“Mendoj se është një djalë shumë i ri me aftësi fantastike, dhe mbi të gjitha, gjëja që më pëlqen më shumë është se ai është një lojtar që është gati të shfrytëzojë çdo mundësi”.
“Mendoj se është një sulmues i madh. Po e tregon këtë, dhe do ta them përsëri, gjëja që më pëlqen më shumë tek ai është se është një lojtar gjithmonë i gatshëm”.
Villa gjithashtu theksoi durimin që Garcia tregoi gjatë periudhës kur minuta e tij në fushë ishte e kufizuar.
“Ne fund, ai kaloi një kohë të gjatë pa mundur të luante, natyrisht për shkak të vendimeve që nuk varen nga trajneri, por nga rreshtimi i sulmuesve të Madridit. Dhe sapo një sulmues u dëmtua dhe i u dha mundësia, ai e shfrytëzoi atë”, ka deklaruar Villa.
Në mungesë të Kylian Mbappe shkaku i lëndimit, Garcia kishte realizuar het-trik në kampionat në fitoren 5-1 ndaj Real Betisit, teksa ishte titullar edhe në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madridit./Telegrafi/
Strukturat e Policisë së Shtetit janë gatishmëri të shtuar në terren për shkak të motit të keq. Policia njofton se vijojnë patrullimet, monitorimi i zonave urbane dhe rurale për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës dhe qytetarëve në rast nevoje, si dhe për parandalimin e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë rrugore. Rreth 5500 punonjës të Policisë së Shtetit kanë qenë të angazhuar në…