Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kartelet e Meksikës dhe Shqipërisë shtrijnë ‘tentakulat’/ Ekuadori 10 mijë ushtarë në gatishmëri

Autoritetet ekuadoriane njoftuan se kanë vendosur 10,000 ushtarë kundër bandave të drogës të fajësuara për rritjen e aktivitetit kriminal në vendin e Amerikës Latine, raportojnë mediat e huaja. I vendosur midis dy eksportuesve më të mëdhenj të kokainës në botë, Kolumbisë dhe Perusë, Ekuadori është bërë një qendër tranziti për drogën dhe po përjeton një […]

The post Kartelet e Meksikës dhe Shqipërisë shtrijnë ‘tentakulat’/ Ekuadori 10 mijë ushtarë në gatishmëri appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të fuste 38 mijë dollarë në Shqipëri pa i deklaruar, procedohet 67-vjeçari

Një 67-vjeçar është proceduar pas ka tentuar të fuste 38 mijë dollarë në Shqipëri pa i deklaruar.

Më tej, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën edhe 35 000 euro, shumat monetare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit të DVKM Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin Gj. F.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup 38 000 dollarë amerikanë të padeklaruara.

Më tej, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën edhe 35 000 euro. Shumat monetare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, për shtetasin Gj. F., 67 vjeç, banues në Korçë, u referuan materialet në Prokurori për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Itali/ Arrestohen 2 shqiptarë në Bergamo, u kapën me 160 kg kokainë

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Bergamo nga autoritetet italiane, pas një operacioni të Guardia di Finanza, ku u sekuestruan mbi 160 kilogramë kokainë e pastër. Droga ishte e fshehur në një kamion dhe e paketuar në rreth 150 pako. Sipas autoriteteve italiane, vlera e lëndës narkotike në tregun e zi llogaritet deri në 20 […]

The post Itali/ Arrestohen 2 shqiptarë në Bergamo, u kapën me 160 kg kokainë appeared first on BoldNews.al.

Drogë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë përmes lëkurëve të bagëtive, SPAK u komunikon akuzat 10 personave

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimin zyrtar të akuzave për personat e përfshirë në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, e fshehur në lëkurën e bagëtive. Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas hetimeve, lënda narkotike transportohej drejt vendit tonë e përpunuar në […]

The post Drogë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë përmes lëkurëve të bagëtive, SPAK u komunikon akuzat 10 personave appeared first on BoldNews.al.

Kokainën e fshihnin në lëkurë bagëtish, SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimin zyrtar të akuzave për personat e përfshirë në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, e fshehur në lëkurën e bagëtive.

Lënda narkotike transportohej drejt vendit tonë e përpunuar në lëkurat e gjedhëve, ndërsa ndarja e kokainës realizohej në një laborator të improvizuar në zonën e Qerekës, në Krujë.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se SPAK ka qenë në dijeni të lëvizjeve të grupit kriminal dhe ka lejuar vijimin e aktivitetit për dy ngarkesat e fundit, në muajt shtator dhe nëntor, për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale.

Në këto dy ngarkesa janë futur në Shqipëri rreth 48 tonë lëkurë gjedhi, brenda të cilave dyshohet se ishte fshehur edhe sasia e kokainës. Gjatë kontrolleve të ushtruara në laboratorin në Qerek, autoritetet sekuestruan rreth 850 lëkurë bagëtish të kriposura.

Sipas SPAK, për nxjerrjen dhe përpunimin e lëndës narkotike do të angazhoheshin shtetas të huaj, të specializuar në këtë metodë, të cilët do të vinin posaçërisht në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme ka lëshuar gjithsej 10 urdhër-arreste, mes të cilëve tre për shtetas të huaj.

Sekuestrohen 60 kg kanabis, arrestohet 52-vjeçari në Fushë Krujë



Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Cargo”.

Sekuestrohen 60 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Vihet në pranga 52-vjeçari që u kap në flagrancë në fshatin Luz, duke transportuar me automjet, lëndën narkotike, me qëllim shitjen.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Cargo”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:

-A. M., 52 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në fshatin Luz, Fushë Krujë, automjetin me drejtues shtetasin A. M., në të cilin kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike (me vlerë rreth 60 000 euro) do të shitej në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 celular.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /Euronews.al/

Po transportonte 60 kg kanabis, arrestohet 52-vjeçari në Fushë Krujë/ VIDEO

Policia ka arrestuar në flagrancë një 52-vjeçar në fshatin Luz të Fushë Krujës pasi u kap duke transportuar me automjet 60 kilogramë lëndë narkotike kanabis të ndarë në 6 thasë. Dyshohet se lënda narkotike (me vlerë rreth 60 000 euro) do të shitej në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë. “Seksioni […]

The post Po transportonte 60 kg kanabis, arrestohet 52-vjeçari në Fushë Krujë/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohen 6.8 tonë drogë në Venezuelë/ Autoritetet: Vijnë nga mafia shqiptare

Një ngarkesë masive droge prej 6.8 ton, marijuanë dhe kokainë u sekuestruan të martën në Venezuelë, duke çuar në pranga 6 persona të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Sipas mediave të huaja, Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello ka deklaruar se dërgesa kryesore përbëhej nga 238 pako, të cilat përmbanin gjithsej 14,280 pako më të vogla. […]

The post Sekuestrohen 6.8 tonë drogë në Venezuelë/ Autoritetet: Vijnë nga mafia shqiptare appeared first on BoldNews.al.

I mituri shqiptar kapet duke shpërndarë drogë rrugëve të Italisë! Izolohet në një Institut

Një i mitur shqiptar është kapur në ndjekje nga efektivët e policisë italiane, teksa ishte përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së drogës në zonat publike të Pavias. Me të parë oficerët, ai hodhi një bllok ngjyrë kafe në lulishte, e cila më vonë rezultoi se përmbante hashash. Me urdhër të Prokurorit të Milanos ai u […]

The post I mituri shqiptar kapet duke shpërndarë drogë rrugëve të Italisë! Izolohet në një Institut appeared first on BoldNews.al.

SPANJË – Policia sekuestron sasi rekord kokaine në Atlantik

MADRID, 12 janar /ATSH-DPA – Forcat speciale spanjolle kanë sekuestruar afërsisht 10 tonë kokainë në një anije mallrash që vinte nga Brazili në oqeanin Atlantik, njoftuan sot autoritetet.

Ata thanë se ky është sekuestrimi më i madh i kokainës në det të hapur në historinë e Policisë Kombëtare spanjolle.

Anija u ndalua  rreth 540 kilometra në perëndim të Ishujve Kanarie.

Sipas njoftimit, të 13 anëtarët e ekuipazhit, që raportohet se janë nga India dhe Serbia, u arrestuan.

Kokaina thuhet se ishte fshehur në një ngarkesë kripe.

Sipas deklaratës, goditja historike kundër mafias së kokainës nga Amerika e Jugut ndodhi javën e kaluar.

Forcat spanjolle u ndihmuan në hetimet e tyre nga Administrata e Drogave e SHBA-së (DEA), Qendra për Analizë dhe Operacione Detare  Narkotikë (MAOC-N), ku bëjnë pjesë Gjermania dhe vende të tjera evropiane, si dhe autoritetet në Francë, BM dhe Portugali.

Anija u dërgua në portin e Santa Cruz në Tenerife, ku qëndron që nga e diela pasdite.

Sipas medieve spanjolle, që citonin zëdhënës të Policisë Kombëtare, asnjë vend tjetër evropian nuk ka arritur ndonjëherë një kapje kaq të madhe të kokainës në det të hapur.

Sipas  burimeve të shpeshta zyrtare, Spanja po bëhet gjithnjë e më shumë një nga portat kryesore për tregtinë e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Në tetor, njësitë speciale të policisë sekuestruan 6,5 tonë kokainë në një anije tjetër në Atlantik.

”E gjithë Evropa aktualisht po përmbytet nga kokaina, dhe Spanja luan një rol të rëndësishëm si portë drejt kontinentit”, tha Joan Ramon Villalbi, komisioneri i qeverisë për Planin Kombëtar të Drogës në Spanjë, gjatë një dëgjese me ligjvënës spanjoll vitin e kaluar./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post SPANJË – Policia sekuestron sasi rekord kokaine në Atlantik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Sekuestrohen 10 ton kokainë, sasia rekord kishte destinacion Europën, ishte fshehur mes kripës

Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi rekord droge prej 10 tonë kokainë me destinacion Europën, që ishte fshehur në kontejnerë me kripë.

Oficerët e Grupit të Operacioneve Speciale hipën në anijen tregtare me flamur të Kamerunit javën e kaluar pasi ajo u nis nga Brazili, duke kapur 9,994 kilogramë kokainë të fshehur në 294 pako.

13 anëtarët e ekuipazhit u arrestuan dhe një armë zjarri e përdorur për të mbrojtur sasinë e madhe u sekuestrua gjatë operacionit.

Anija mbeti pa karburant pas bastisjes dhe qëndroi në det për gati 12 orë, duke bërë që shërbimi i shpëtimit detar të Spanjës ta tërhiqte atë në Ishujt Kanarie.

Operacioni, me emrin e koduar “Batica e Bardhë”, përfshinte Qendrën e Analizës dhe Operacioneve Detare për Narkotikët, Administratën Amerikane për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave, Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar, Policinë Federale Braziliane, qendrën e inteligjencës spanjolle dhe autoritetet nga Franca dhe Portugalia.

Policia tha se hetimi kishte në shënjestër një organizatë shumëkombëshe që dyshohet se transportonte sasi të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë.

Policia e përshkroi operacionin e së hënës si një goditje historike ndaj rrjeteve ndërkombëtare të trafikimit të drogës.

Lidhjet e ngushta të Spanjës me Amerikën Latine e bëjnë atë një pikë kyçe hyrjeje për drogën në Europë.

Hiqej si shqiptar, arrestohet në Kolumbi një zvicerani i kërkuar nga Interpol për trafik droge

Më 9 janar 2026, në qytetin e Santa Martës në Kolumbi, u arrestua shtetasi zviceran Vik Ntominik Gioel, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol përmes një Njoftimi të Kuq, me kërkesë të autoriteteve gjyqësore të Mbretërisë së Spanjës. Hetimet tregojnë se i arrestuari kishte rol në koordinimin e dërgesave të drogës drejt vendeve evropiane, […]

The post Hiqej si shqiptar, arrestohet në Kolumbi një zvicerani i kërkuar nga Interpol për trafik droge appeared first on BoldNews.al.

I zhvatën një shtetasi 40 mijë € në Rinas, arrestohen 4 persona, në kërkim 2 të tjerë (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi përmes mashtrimi i morën shumën prej 40 mijë eurosh një 55-vjeçari. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit, ku autorët komunikuan përmes një aplikacioni me 55-vjeçarin dhe u prezantuan si persona të njohur metë duke i […]

The post I zhvatën një shtetasi 40 mijë € në Rinas, arrestohen 4 persona, në kërkim 2 të tjerë (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Çfarë ndodhi? Aktori i njohur turk me origjinë shqiptare përfundon në polici

Një aksion i madh policor në Stamboll ka përfshirë disa figura të njohura të showbiz-it turk, përfshirë aktorin e famshëm Can Yaman dhe aktoren Selen Gorguzel, të cilët janë shoqëruar nga autoritetet pas kontrollesh të papritura në klube nate dhe një hotel të njohur. Operacioni, që përfshiu gjithsej shtatë persona, u zhvillua në disa lokacione […]

The post Çfarë ndodhi? Aktori i njohur turk me origjinë shqiptare përfundon në polici appeared first on BoldNews.al.

KINEMA – Aktori i famshëm turk, Can Yaman arrestohet për trafik droge

ANKARA, 10 janar /ATSH/ – Aktori i famshëm turk, Can Yaman është arrestuar në Turqi si pjesë e një hetimi mbi trafikimin dhe përdorimin e drogës midis personazheve të njohur, gazetarëve dhe personazheve VIP në Stamboll, sipas rainewsofficial.

Yaman, shumë i njohur në Itali për rolet e tij kryesore në disa seriale televizive të suksesshme, përfshirë “Sandokan” të kohëve të fundit, por edhe për njohuritë e tij të thella të gjuhës italiane, u arrestua mbrëmë së bashku me gjashtë persona të tjerë, përfshirë aktoren Selen Gorguzel.

Yaman u gjet me disa doza droge me vete.

Të shtatë të arrestuarit tani po i nënshtrohen një sërë testesh në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të përcaktuar nëse, kur dhe çfarë droge kishin konsumuar.

Policia kontrolloi nëntë klube të ndryshme nate në metropolin e Bosforit mbrëmë duke arrestuar disa tregtarë dhe menaxherët e lokaleve ku shiteshin narkotikë.

Në javët e fundit, si pjesë e të njëjtit hetim, më shumë se 20 personalitete të argëtimit, personazhe të famshëm dhe gazetarë janë kapur nga policia.

Hetimi ka të bëjë me akuzat për “posedim droge ose stimuluesish për përdorim personal”, “lehtësim të përdorimit të drogës” dhe “inkurajim të një personi për t’u angazhuar në prostitucion, lehtësim të një praktike të tillë ose ndërmjetësim ose sigurim të një vendi për prostitucion”.

Midis shtatë të arrestuarve nga policia turke, përveç Yaman dhe aktores së saj Gorguzel, thuhet se janë edhe Ayse Saglam dhe Ceren Alper, si dhe pronarë klubesh, menaxherë dhe influencerë./  a.jor.

The post KINEMA – Aktori i famshëm turk, Can Yaman arrestohet për trafik droge appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri te ‘5 Maji’, Berisha: Bizneset i dogji mafia, duan të ndërtojnë kulla!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas zjarrit masiv që shkrumboi dhjetëra magazina dhe biznese në zonën e “5 Majit”, duke akuzuar ashpër atë që e quajti “mafia e drogës dhe kokainës”. Sipas tij, zjarri nuk ishte rastësi apo aksident, por një skenar për të zhvendosur tregtarët dhe për t’i hapur rrugë ndërtimit […]

The post Zjarri te ‘5 Maji’, Berisha: Bizneset i dogji mafia, duan të ndërtojnë kulla! appeared first on BoldNews.al.

Dy shqiptarë arrestohen teksa ruanin 1 ton hashash me kallashnikovë në Spanjë

Policia spanjolle ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në Cádiz, të cilët u kapën duke ruajtur një sasi prej 1 ton hashashi të armatosur me armë të tipit kallashnikov. Sipas mediave spanjolle, arrestimet u bënë në zonën Pelayo, në Algeciras, ku policia kishte siguruar informacion se droga ishte fshehur në një banesë që përdorej nga grupet […]

The post Dy shqiptarë arrestohen teksa ruanin 1 ton hashash me kallashnikovë në Spanjë appeared first on BoldNews.al.

Itali/ I gjetën drogë në makinë, shqiptarit i zbulohet “depoja” me kokainë në shtëpi

Policia italiane ka zbuluar një depo të vërtetë droge në rajonin e Abruzzos, ku një 43-vjeçar shqiptar u kap duke trafikuar dhe magazinuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike. Shqiptari, i cili jetonte prej vitesh në zonën e Nereto, fillimisht u ndalua në makinë pas dyshimeve të policisë, por ajo që uniformat blu gjetën më […]

The post Itali/ I gjetën drogë në makinë, shqiptarit i zbulohet “depoja” me kokainë në shtëpi appeared first on BoldNews.al.

Shpërndanin drogë, arrestohen 2 të rinj në Lezhë (EMRAT)

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në lezhë pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Sipas Policisë, Pjetër Dukaj dhe Kristjan Marku, janë arrestuar në zonën e kalasë dhe në fshatin Manati pasi janë kapur me kanabis gati për ta shitur. “U konstatuan 2 raste të tjera të posedimit të Cannabis Sativës, me qëllim […]

The post Shpërndanin drogë, arrestohen 2 të rinj në Lezhë (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Kontejneri me 500 kg kokainë në Zvicër/ Si dështoi misioni i kontrabandës për 3 shqiptarët

Nga Sebastian Schanzer, BaZ ONLINE Në pranverën e vitit 2022, policia sekuestroi gjysmë ton kokainë në fabrikën Nespresso në Romont, në kantonin e Fribourg-ut. Ndërsa ky është “vetëm” rasti i dytë më i madh i kontrabandës së drogës i zbuluar ndonjëherë në Zvicër për sa i përket sasisë, vlera e drogës është rekord: Sipas zyrës së […]

The post Kontejneri me 500 kg kokainë në Zvicër/ Si dështoi misioni i kontrabandës për 3 shqiptarët appeared first on BoldNews.al.

❌