Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u qëndroi gjatë parashtrimeve të premten më 16 janar, shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Tiranës, Gentian Hamiti. Ashtu si Ballhysa, edhe Braho u shpreh se gjetjet lidhur me veprimet e subjektit, e vendosin […]
Gjykata e Lartë vendosi të enjten, më 15 janar, prishjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me çështjen penale ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i akuzuar për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris”. Vendimi erdhi pas rekursit të ushtruar nga […]
Kujtesa është selektive dhe njeriu ka prirjen që të harrojë eksperiencat e këqija për të kultivuar përjetimet e bukura. Kjo është një maksimë e mishëruar në një numër të konsiderueshëm shkrimtarësh që nga Marcel Proust e pas. Në këtë kontekst, nuk është çudi që, në mungesë të sistemit arsimor të shëndetëshëm dhe proceseve gjyqësore edukuese, […]
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho ndryshoi qëndrimin e tij në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Enklid Gjini. Pasi u njoh me provat, shpjegimet dhe argumentet ligjorë të parashtruar nga subjekti në seancat parardhëse, lidhur me shkaqet e ngritura në të tre kriteret, Braho gjatë konkluzioneve përfundimtare të hënën më 12 janar, […]
TIRANË, 8 janar /ATSH/ E Ngarkuara me Punë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK, Klodjan Braho dhe kreun e BKH, Joni Keta.
Ambasada e SHBA bëri të ditur se Van Horn përgëzoi kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe kreun e BKH, Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.
Ambasada amerikane në Tiranë citoi Sekretarin Rubio sipas të cilit “ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë”.
Ambasada nënvizon se SHBA dhe Shqipëria së bashku qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me kreun e SPAK, Klodjan Braho në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.
VanHorn përcolli edhe një herë në SPAK mesazhet e sekretarit të shtetit Marko Rubio, se prioriteti amerikane mbetet lufta ndaj karteleve të drogës dhe krimit të organizuar.
Van Horn shprehu mbështetje në punën e ardhshme të SPAK por edhe për BKH-në dhe kreun e ri të tij Joni Ketën.
E Ngarkuar e SHBA pati gjithashtu takim me ish-kryeprokurorin Altin Dumani dhe me prokurorë të tjerë.
Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë:
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio:
“Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar./abcnews.al
Ky do të jetë një vit vendimtar për përcaktimin e qasjes së qeverisë shqiptare ndaj sistemit të drejtësisë, ndërsa vendi synon të ruajë progresin e arritur drejt anëtarësimit në BE në vitin 2025. Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, pasi kjo e fundit kërkoi arrestimin […]
TIRANË– Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues në Prokurorinë e Posaçme me të gjithë trupën e prokurorëve.
Fjala e Brahos në lidhje me objektivat që ai ka për drejtimin e institucionit ka qenë e shkurtër, ku i bëri me dije prokurorëve që duhet të angazhohen me dhënien e mendimeve për kodin e ri Penal, kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe mendime mbi marrëdhëniet që SPAK ka me Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe institucionet e tjera ligjzbatuese.
Kreu i ri i SPAK ka dhënë edhe mesazhe në lidhje me mbarëvajtjen e proceseve hetimore në respektim të afateve. Të pranishëm kanë qenë të gjithë prokurorët, teksa mbledhja ka zgjatur rreth 20 minuta./abcnews.al
Klodian Braho ka mbajtur sot mbledhjen e parë si drejtues i SPAK me gjithë trupën e prokurorëve. Gjatë mbledhjes, e cila ka zgjatur gati një orë, Braho ka prezantuar drejtuesit e rinj të seksioneve: Vladimir Mara si drejtues i Seksionit kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit, Dorina Bejko si shefe e Seksionit kundër Korrupsionit dhe Altin Dumani si shef i marrëdhënieve me jashtë.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho. Takimi vjen në një kohë kur SPAK ka nën hetim zyrtarë të lartë të qeverisë, ndërkohë që ambasadori Gonzato nënvizoi rëndësinë e forcimit të kapaciteve hetimore […]
Ambasadori i BE në Tiranë, zhvilloi këtë të martë një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho. Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ndan detaje nga biseda me kryeprokurorin e posacëm, Gonzato shkruan se forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme.
“Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme.
Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri,”-shkruan Gonzato./abcnews.al
Kryetari i ri i SPAK-ut, Klodian Braho ka emëruar shefat e rinj. Kështu Vladimir Mara është emëruar shef i seksionit kundër krimit të organizuar dhe terrorizimit, kurse ish-kreu i SPAK-ut Altin Dumani është emëuar shef seksioni për Marrëdhëniet me Jashtë, ndërsa Dorina Bejko shefe e seksionit kundër korrupsionit.
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka firmosuar këtë të hënë strukturën e re të Prokurorisë së Posaçme. Sipas TCH, ish-kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, merr detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendit. Prokurorja Dorina Bejko merr drejtimin e seksionit për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara merr drejtimin për seksionin […]
TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Drejtuesi i ri i SPAK, Klodjan Braho do të ketë prioritet të punës së tij në krye të institucionit të drejtësisë të garantojë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë para tij.
I pyetur nga BIRN, Braho i cili mori detyrën e kryeprokurorit të SPAK më 19 dhjetor, u shpreh se “do të përqendrohemi në çështjet aktuale dhe do të vijojmë hetimet e thelluara, përfshirë analizën e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe konfiskimin e tyre”.
Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për një mandate trevjeçar duke zëvendësuar Altin Dumanin.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është institucion i dalë nga reforma në drejtësi.
Braho renditi si kusht të rëndësishëm për funksionimin e duhur të SPAK-ut forcimin e pavarësisë dhe profesionalizmit të prokurorëve dhe hetuesve.
“Do të punojmë gjithashtu për forcimin institucional të SPAK-ut dhe rritjen e kapaciteteve për mbledhjen dhe analizën e informacionit”, vuri në dukje ai.
“Qëllimi ynë është të rrisim besimin e publikut te drejtësia dhe këtë mund ta arrijmë vetëm duke vendosur standarde të larta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, përfundoi Braho.
Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta – në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik. […]
TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i ri i SPAK-ut.
Bergner përgëzoi Brahon për marrjen e detyrës si drejtues i SPAK.
Ambasadori gjerman falënderoi ish-kreun e SPAK, Altin Dumani për kontributin e tij në forcimin e qëndrueshmërisë së SPAK kundrejt presionit politik si dhe për vendosmërinë dhe integritetin e tij.
Në një reagim për mediet, Bergner theksoi se “nën drejtimin e Dumanit, SPAK ka bërë përparime në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Kjo është vlerësuar edhe në raportet e progresit të BE-së”.
Bergner u shpreh se “lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, si dhe garantimi i sundimit të ligjit janë përgjegjësi e përbashkët e të gjitha institucioneve qendrore dhe një element thelbësor në rrugën e Shqipërisë për anëtarësim në BE, një proces që mbështetet nga shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë”.
Ambasadori gjerman kërkoi nga të gjitha institucionet që të përmbushin detyrat e tyre, të ushtrojnë përgjegjësinë dhe të bashkëpunojnë plotësisht për të garantuar llogaridhënien në dobi të çdo qytetari.
“Jemi të lumtur për vijimin e bashkëpunimit me SPAK dhe mbështetjen e Shqipërinë në çdo hap të saj në rrugën drejt BE-së”, tha Bergner.
Kreu i ri i SPAK Klodian Braho ka marrë fjalën e tij këtë të hënë në ceremoninë e marrjes së detyrë. Braho ka falenderuar kolegët dhe ndërkombëtarët dhe ka thënë se SPAK do të vijojë misionin e tij përtej një mandati individual.
“Së pari shpreh falënderimin për KLP për zgjedhjen në krye të SPAK dhe për besimin që më dhanë.
Së dyti dua të falënderoj dy udhëheqësit e mëparshëm të SPAK, zotin Arben Kraja për hedhjen e gurëve të themelit të Prokurorisë e më pas zotin Dumani për guximin dhe integritetin e tij duke forcuar profilin e SPAK-ut dhe duke rritur besimin e publikut.
Falë mbështetjes së pakursyer të ndërkombëtarëve Prokuroria e Posaçme e Anti korrupsionin vazhdon të forcohet.
Në ushtrimin e kësaj detyre në fokus do të mbetet forcimi i strukturës së brendshme të SPAK.
Bashkëpunimi reciprok me prokurorëve dhe hetuesve do vazhdoje dhe do forcohet. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve tona.”-tha Braho. /Telegrafi/
TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Klodian Braho mori sot zyrtarisht detyrën si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Braho me një mandat tre vjeçar, zëvendëson në këtë detyrë Altin Dumanin.
Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho nënvizoi se marrja e detyrës është një angazhim për të respektuar Kushtetutën, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK dhe për të forcuar besimin e qytetarëve. Braho tha se “falë mbështetjes së ndërkombëtarëve, SPAK po përforcohet”.
“Falënderoj paraardhësin në detyrë z. Kraja për vendosjen e gurëve të parë në institucion për të marrë formën që ka sot si dhe z. Dumani për guximin dhe integritetin duke përforcuar figurën e SPAK. Fokusi im do të mbetet forcimin i funksionimit të brendshëm. Institucioni do të vazhdojë të komunikojë në mënyrë të qartë me median dhe publikun brenda kornizave ligjore. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale. Unë besoj se jemi një skuadër dhe duhet të punojmë krah për krah me përkushtim për zotimin tonë për respektimin Kushtetutës”, tha Braho.
Klodian Braho u zgjodh me drejtues i ri i SPAK, duke marrë 7 vota nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Përpara dorëzimit të stafetës te Braho, ish-kreu i SPAK, Dumani tha se sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesit në karrierën e tij 26 vjeçare si prokuror.
“Drejtimi i Prokurorisë së Posçame ka qenë një privilegj i madh, por edhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Në rrugën tonë jemi ndeshur me vendime të vështira, sfida institucionale dhe presione të mëdha. Në çdo hap kemi punuar me integritet, profesionalizëm dhe vendosmëri. Sot, e them me bindje se SPAK është më i fortë, më i konsoliduar dhe më i besueshëm se më parë”, tha Dumani.
“Këto arritje janë rezultat i punës së palodhur të të gjithëve, prokurorëve, oficerëve të BKH-së, hetuesve financiarë, ekspertëve, stafit administrativ, kabinetit dhe çdo punonjësi që ka kontribuar me ndershmëri dhe kurajo.
Ju falënderoj për përkushtimin dhe sakrificat. Ju shpreh mirënjohjen partnerëve tanë ndërkombëtare, të cilët kanë qenë krah nesh në çdo etapë me ekspertizë të pakushtëzuar. Kontributi i tyre ka qenë i çmuar për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe ndërtimin e standardeve që kemi sot. Një falënderim i veçantë për publikun shqiptar, besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe. I uroj shumë suksese z. Braho në detyrën e re dhe kam bindjen se ai do të mbështetet mbi trashëgiminë 6-vjeçare duke e çuar përpara misionin e SPAK me integritet e vendosmëri”, tha Dumani.
Altin Dumani i ka kaluar stafetën kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Brahos. Braho u zgjodh drejtues i SPAK, pak ditë më parë duke marrë 7 vota nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kreu i SPAK e ka mandatin 3 vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Altin Dumani, i cili pasoi Arben Krajën, […]