❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Lëkundje të forta tërmeti në detin Adriatik

NjĂ« tĂ«rmet me magnitudĂ« 4.0 u regjistrua nĂ« orĂ«n 23:07 nĂ« Detin Adriatik pranĂ« Mletit, konfirmoi ShĂ«rbimi Sizmologjik i KroacisĂ«. “Sonte, mĂ« 17 dhjetor 2025, nĂ« orĂ«n 23:07, sizmografĂ«t e ShĂ«rbimit Sizmologjik regjistruan njĂ« tĂ«rmet mjaft tĂ« fortĂ« me epiqendĂ«r nĂ« Detin Adriatik pranĂ« ishullit tĂ« Mletit. Magnituda e tĂ«rmetit ishte 4.0 nĂ« shkallĂ«n Rihter, [
]

The post Lëkundje të forta tërmeti në detin Adriatik appeared first on BoldNews.al.

Kroacia do të ndërtojë një qendër për mbetje radioaktive pranë kufirit me Bosnjën

Parlamenti i Kroacisë, në seancën e 15 dhjetorit, miratoi Ligjin për ndërtimin e një qendre për menaxhimin e mbetjeve radioaktive në Tëgovska Gora.

Sipas Programit KombĂ«tar pĂ«r zbatimin e StrategjisĂ« pĂ«r menaxhimin e mbetjeve radioaktive, burimeve tĂ« shfrytĂ«zuara dhe karburantit bĂ«rthamor tĂ« harxhuar, tĂ« miratuar nga Qeveria e KroacisĂ« nĂ« fund tĂ« vitit 2018, TĂ«rgovska Gora dhe kazerma Çerkezovac janĂ« paraparĂ« si lokacion pĂ«r deponinĂ« afatgjatĂ« tĂ« kĂ«tyre mbetjeve.

Aty do të depozitohen mbetje radioaktive të nivelit të ulët dhe të mesëm nga centrali bërthamor Kërshko në Slloveni, si dhe mbetje radioaktive të gjeneruara në territorin e Kroacisë.

Lokacioni i depozitimit ndodhet rreth 800 metra në vijë ajrore nga kufiri me Bosnjë e Hercegovinën, dhe një kilometër nga burimi i ujit për komunën e Novi Gradit, nga i cili furnizohen me ujë afër 15 mijë banorë.

Autoritetet në Bosnjë e Hercegovinë kundërshtojnë hapjen e qendrës për menaxhimin e mbetjeve radioaktive, pasi vlerësojnë se ajo mund të rrezikojë jetën dhe shëndetin e banorëve në pellgun e lumit Una.

Ata gjithashtu vlerësojnë se do të rrezikohen 13 komuna në veriperëndim të Bosnjës, ku jetojnë afër 250 mijë banorë.

Pesë vjet më parë, Këshilli i Ministrave i Bosnjës miratoi vendimin për emërimin e një ekipi ekspertësh për monitorimin e gjendjes dhe aktivitetit lidhur me çështjen e deponimit të mbetjeve radioaktive dhe karburantit bërthamor të harxhuar në lokacionin Tërgovska Gora.

Detyra e tyre ishte të përgatisnin një analizë gjithëpërfshirëse profesionale të gjendjes dhe ndikimit të mundshëm të deponisë në këtë lokacion, si dhe të hartonin propozime për masa mbrojtëse për popullsinë në 13 komunat e Bosnjë e Hercegovinës në pellgun e lumit Una dhe për mbrojtjen e mjedisit.

Hoxha, pĂ«r “lojtarin e muajit”/ Lojtari shqiptar nĂ« garĂ« pĂ«r çmimin e dhjetorit nĂ« Kroaci

U shpall zyrtarisht më i miri i derbit. Arbër Hoxha i la prapa të gjithë në sfidën Dinamo Zagreb-Hajduk, ndërsa futbollisti i kombëtares shqiptare pretendon diçka më shumë.

Vetë faqja zyrtare e Ligës së Parë të Kroacisë tregon se ai është pretendet për të fituar çmimin e Lojtarit më të mirë të muajit dhjetor.

Për momentin, është në vend të dytë në këtë renditje pas talentit të Slaven Belupos, Adriano Jagushiç, I cili u shpall numri 1 edhe për muajin nëntor.

Hoxha e ka provuar më parë një sukses të tillë. Pasi shënoi dy gola dhe shërbeu një asist në dy ndeshje, pikërisht në fushën e Hajdukut dhe ish-ekipit të tij, Slaven Belupo, shqiptari nga Kosova u shpall futbollisti më i mirë i shtatorit.

Një padrejtësi duhet thënë se i është bërë pasi nuk ka fituar ende asnjëherë çmimin e golit të muajit, ndërsa ka realizuar disa herë shkëlqyeshëm.

Ylli kuqezi është plotësisht në garë edhe për Këpucën e Artë, pasi ka 6 gola këtë sezon të kampionatit e përpara tij janë vetëm sulmuesi Fruk i Rijekës dhe Shego i Hajdukut me nga 8 rrjeta, pra vetëm dy më shumë. Momenti është vërtet i madh, dhe Dinamo është gjithashtu në garë për të fituar titullin, ashtu si dy vjet më parë kur ia doli edhe me golat në fund të Arbër Hoxhës./abcnews.al

Spiropali dhe homologu kroat flasin për marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kroaci-Kosovë



Ministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme e ShqipĂ«risĂ«, Elisa Spiropali, Ă«shtĂ« pritur nĂ« Zagreb nga homologu kroat, Gordan Grlić Radman, ku tĂ« dyja palĂ«t kanĂ« vlerĂ«suar thellimin e marrĂ«dhĂ«nieve dypalĂ«she dhe forcimin e bashkĂ«punimit rajonal.

NĂ« njoftimin e saj, Spiropali theksoi se takimi ishte i fokusuar nĂ« ngritjen e bashkĂ«punimit nĂ« njĂ« nivel tĂ« ri institucional, me pĂ«rgatitjen e Mbledhjes sĂ« ParĂ« NdĂ«rqeveritare ShqipĂ«ri–Kroaci dhe mbajtjen e Komisionit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t pĂ«r MarrĂ«dhĂ«nie Ekonomike. QĂ«llimi kryesor, sipas saj, Ă«shtĂ« rritja e shkĂ«mbimeve tregtare dhe nxitja e investimeve mes dy vendeve.

Dy ministrat diskutuan gjithashtu pĂ«r projektet e konektivitetit nĂ« rajon, me theks tĂ« veçantĂ« nĂ« infrastrukturĂ« dhe energji. NjĂ« pikĂ« tjetĂ«r qendrore e bisedimeve ishte bashkĂ«punimi nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« marrĂ«veshjes trilaterale ShqipĂ«ri–Kroaci–KosovĂ«.

Spiropali bëri të ditur se Kroacia mbështet fuqishëm ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar përparimin shqiptar si një shembull të qartë të meritës në procesin e integrimit.

Spiropali me homologun kroat: Intensifikojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat strategjike

TIRANË, 24 nĂ«ntor/ATSH/ Ministrja pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali u takua sot me homologun kroat Gordan Grlić Radman.

Spiropali u shpreh pas takimit, gjatë një deklarate të përbashkët me homologun kroat Radman, se objektivi i vizitës së saj në Kroaci është i qartë: për ta bërë rajonin më të ndërlidhur, më të qëndrueshëm dhe më të përafruar me arkitekturën europiane dhe euroatlantike.

Gjatë deklaratës me homologun kroat, Spiropali tha se bisedimet e ditës së sotme ishin thelbësore, dinamike dhe të orientuara drejt së ardhmes.

“BashkĂ«risht u dakorduam tĂ« intensifikojmĂ« bashkĂ«punimin nĂ« tĂ« gjitha fushat strategjike, pĂ«rfshirĂ« pĂ«rgatitjen e Mbledhjes sĂ« parĂ« NdĂ«rqeveritare (G2G), mundĂ«sisht nĂ« vitin 2026, njĂ« moment historik qĂ« e ngre bashkĂ«punimin tonĂ« nĂ« njĂ« dimension tĂ« ri institucional, thellimin e bashkĂ«punimit tĂ« shkĂ«lqyer nĂ« fushĂ«n e integrimit europian, ku pĂ«rvoja e KroacisĂ« mbetet e pazĂ«vendĂ«sueshme, bashkĂ«punim mĂ« tĂ« ngushtĂ« nĂ« sektorin e energjisĂ«, ku ShqipĂ«ria dhe Kroacia ndajnĂ« tĂ« njĂ«jtat objektiva strategjike: si diversifikim, ndĂ«rlidhje dhe siguri afatgjatĂ«â€, tha Spiropali.

“U dakorduam tĂ« pĂ«rshpejtojmĂ« bashkĂ«punimin tonĂ« pĂ«r prioritetet kryesore tĂ« konektivitetit, pĂ«rfshirĂ« AutostradĂ«n Adriatiko–Joniane (Korridori Blu) dhe shqyrtimin, e njĂ« plani tĂ« ardhshĂ«m, tĂ« potencialit tĂ« GazsjellĂ«sit Adriatiko–Jonian (IAP). Po kĂ«shtu, ramĂ« dakord pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e forcimit tĂ« bashkĂ«punimit detar dhe sigurisĂ« nĂ« Adriatik, njĂ« prioritet i natyrshĂ«m, pĂ«r dy fqinj qĂ« ndajnĂ« tĂ« njĂ«jtin det, tĂ« njĂ«jtat sfida dhe tĂ« njĂ«jtin horizont europian”, vijoi Spiropali.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, u shpreh e hapur për të përfshirë gradualisht edhe partnerë të tjerë me të njëjtat qëndrime, ndërsa theksoi se është e mirëpritur pjesëmarrja e Bullgarisë në fusha ku përputhen interesat strategjike, veçanërisht në lidhje me ndërlidhshmërinë Adriatiko-Joniane, qëndrueshmërinë dhe sigurinë rajonale.

“Objektivi ynĂ« Ă«shtĂ« i qartĂ«: ta bĂ«jmĂ« rajonin tonĂ« mĂ« tĂ« ndĂ«rlidhur, mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe mĂ« tĂ« pĂ«rafruar me arkitekturĂ«n europiane dhe euroatlantike. NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, mirĂ«pritĂ«m rritjen e bashkĂ«punimit tĂ« mbrojtjes mes ShqipĂ«risĂ«, KroacisĂ« dhe KosovĂ«s, siç reflektohet nĂ« formatin trilateral tĂ« krijuar kĂ«tĂ« vit dhe tĂ« formalizuar pĂ«rmes “DeklaratĂ«s sĂ« PĂ«rbashkĂ«t pĂ«r BashkĂ«punimin nĂ« fushĂ«n e Mbrojtjes””, tha ajo.

“E konsiderojmĂ« kĂ«tĂ« bashkĂ«punim njĂ« platformĂ« tĂ« vlefshme pĂ«r rritjen e ndĂ«rveprueshmĂ«risĂ«, forcimin e kapaciteteve mbrojtĂ«se rajonale dhe mbĂ«shtetjen e rrugĂ«s euroatlantike tĂ« KosovĂ«s”, pohoi Spiropali.

Nga ana e tij, ministri kroat Gordan Grlić Radman u shpreh se â€œĂ«shtĂ« bĂ«rĂ« pĂ«rparim i madh dhe suksesi i ShqipĂ«risĂ« tregon se qasja e KroacisĂ« pĂ«r anĂ«tarĂ«sim pĂ«rmes meritĂ«s dhe pĂ«rmbushjes sĂ« kritereve Ă«shtĂ« e drejtĂ« dhe ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« shembull i kĂ«saj. Kroacia mbĂ«shtet ambicien e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« qenĂ« pjesĂ« e BE”.

MĂ« herĂ«t, ministrja pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila po zhvillon njĂ« vizitĂ« zyrtare nĂ« Kroaci, u prit nĂ« njĂ« takim nga presidenti kroat Zoran Milanović.

/e.i/r.e/

The post Spiropali me homologun kroat: Intensifikojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat strategjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elisa Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm

✇Albeu
By: V K

Ministrja pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon njĂ« vizitĂ« zyrtare nĂ« Zagreb, ku do tĂ« pritet nga Presidenti i RepublikĂ«s sĂ« KroacisĂ«, Zoran Milanović.

Gjithashtu, Spiropali do tĂ« zhvillojĂ« njĂ« takim bilateral dhe njĂ« konferencĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r shtyp me Ministrin e PunĂ«ve tĂ« Jashtme tĂ« KroacisĂ«, Gordan Grlić-Radman.

MĂ« pas, ajo do tĂ« zhvillojĂ« njĂ« takim me Komitetin pĂ«r Çështjet e Jashtme tĂ« Parlamentit Kroat.

Gjatë takimeve pritet të diskutohen marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy vendeve, si dhe hapat e mëtejshëm të partneritetit strategjik, përfshirë organizimin e takimit të parë ndërqeveritar (G2G).

NĂ« fokus do tĂ« jenĂ« gjithashtu bashkĂ«punimi ekonomik, me theks te energjia, turizmi dhe infrastruktura, projektet rajonale si Korridori Blu, Korridori VIII, Nisma e Tri Deteve, si dhe rĂ«ndĂ«sia e zhvillimit tĂ« degĂ«s sĂ« gazsjellĂ«sit Adriatiko–Jonian pĂ«r forcimin e lidhjes energjetike Kroaci–TAP.

GjatĂ« vizitĂ«s, Spiropali do tĂ« mbajĂ« edhe njĂ« ligjĂ«ratĂ« me temĂ« “ShqipĂ«ria, njĂ« vlerĂ« e shtuar nĂ« BE” pĂ«r studentĂ«t e Fakultetit tĂ« Shkencave Politike nĂ« Universitetin e Zagrebit.

The post Elisa Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm appeared first on Albeu.com.

“Opera Friendship” çel JavĂ«n Kulturore Kroate

TIRANË, 17 nĂ«ntor/ATSH/ Prej sot deri mĂ« 20 nĂ«ntor do tĂ« zhvillohen aktivitetet e JavĂ«s Kulturore Kroate.

Publiku i Tiranës do të ketë mundësinë të shijojë një sërë aktivitetesh që pasqyrojnë pasurinë shpirtërore dhe krijuese të Kroacisë. Artdashësit do të zbulojnë Kroacinë përmes muzikës, filmit, filozofisë dhe trashëgimisë kulturore.

Java Kulturore Kroate nis me Koncertin Operistik të Miqësisë (Opera Friendship) i cili do të hapë sonte në darkë, këtë javë festive, duke bashkuar artistë të shquar kroatë dhe shqiptarë në një mbrëmje të jashtëzakonshme muzikore.

Filmi “A Blue Flower”, nĂ«n regjinĂ« e Zrinko Ogresta, sjell nĂ« ekran njĂ« histori prekĂ«se pĂ«r jetĂ«n, kujtesĂ«n dhe reflektimin, duke ofruar njĂ« pĂ«rvojĂ« artistike pĂ«r publikun shqiptar. Filmi do tĂ« shfaqet nesĂ«r, nĂ« QendrĂ«n e Artit “Agimi”.

NdĂ«rsa “Dita e KravatĂ«s”, simbol i krenarisĂ« kombĂ«tare kroate, do tĂ« shĂ«nohet me njĂ« ekspozitĂ« tĂ« veçantĂ« dhe njĂ« paradĂ« madhĂ«shtore tĂ« Regjimentit tĂ« KravatĂ«s nga Zagrebi, qĂ« do tĂ« sjellin nĂ« bulevardin kryesor tĂ« TiranĂ«s hijeshi, solemnitet dhe traditĂ«, mĂ« 19 nĂ«ntor.

LigjĂ«rata “NdĂ«rtimi i njĂ« Europe tĂ« Paqes: Roli i KroacisĂ«â€ nga filozofi dhe akademiku Prof. Pavo BariĆĄić do tĂ« ofrojĂ« njĂ« reflektim mbi rolin e KroacisĂ« nĂ« projektin evropian tĂ« paqes dhe bashkĂ«punimit.

Në të gjitha aktivitetet e kësaj jave, hyrja do të jetë e lirë. /j.p/

The post “Opera Friendship” çel JavĂ«n Kulturore Kroate appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kroacia bëhet ekipi i tretë europian që pret biletën për Botëror, Holandës i shtyhet festa, Gjermania një pikë larg Kupës së Botës

✇Albeu
By: M C

Gjashtë sfida të tjera kualifikuese janë luajtur këtë të premte, me një tjetër ekip europian që konfirmoi zyrtarisht pjesëmarrjen në Botërorin 2026.

Kroacia mori fitoren qĂ« i duhej pĂ«rballĂ« Ishujve Faroe me rezultatin 3-1, duke shkuar nĂ« kotĂ«n e 19 pikĂ«ve dhe duke e mbyllur Grupin L nĂ« vendin e parĂ« me njĂ« ndeshje tĂ« mbetur pĂ«r t’u luajtur.

HolandĂ«s qĂ« i duhej fitorja pĂ«rballĂ« PolonisĂ«, barazoi 1-1 nĂ« VarshavĂ« pĂ«rballĂ« LewandoĂ«skit me shokĂ«. Edhe pse “TulipanĂ«t” janĂ« tri pikĂ« larg polakĂ«ve nĂ« renditje me njĂ« ndeshje tĂ« luajtur, ekipi i Koeman ka golavarazhin nĂ« favorin e vetĂ«, me zyrtarizimin e HolandĂ«s nĂ« BotĂ«ror qĂ« do tĂ« bĂ«het pas tre ditĂ«sh.

Gjermania arriti tĂ« triumfonte pĂ«rballĂ« Luksemburgut nĂ« transfertĂ« me rezultatin 0-2, me tĂ« dyja golat qĂ« u shĂ«nuan nga Woltemade. “Panzerat” udhĂ«heqin Grupin A me 12 pikĂ«, po aq sa Sllovakia qĂ« mundi nĂ« fund 1-0 IrlandĂ«n e Veriut. Sfida e fundit do tĂ« jetĂ« mes dy kryesuesve Lajpcig dhe gjermanĂ«ve i duhet vetĂ«m njĂ« pikĂ« pĂ«r tĂ« shkuar nĂ« BotĂ«ror, kjo falĂ« golavarazhit.

Në sfidat e tjera, Finlanda u mposht 0-1 nga Malta, ndërsa Mali i Zi mundi me përmbysje 1-2 Gjibraltarin.

The post Kroacia bëhet ekipi i tretë europian që pret biletën për Botëror, Holandës i shtyhet festa, Gjermania një pikë larg Kupës së Botës appeared first on Albeu.com.

Hoxha, kontratĂ« “princash” nĂ« Kroaci/ Ylli kuqezi rinovon me Dinamon kryeqytetase deri nĂ« 2029

Nëse në verë po mendonin ta largonin, tashmë gjithçka është përmbysur.

Arbër Hoxha jo vetëm që qendroi tek Dinamo e Zagrebit, dhe jo vetëm që shkëlqeu në fushën e lojës, por edhe meritoi një kontratë të re, më të mirë sesa të parën.

Mediat nga kryeqyteti I Kroacisë njoftojnë se akordi I ri do të vlejë deri në 2029, dhe se rroga bazë e shqiptarit do të jetë 500 000 euro në sezon, pra gjysmë milioni, pa llogaritur shpërblime të ndryshme.

Edhe pse kjo nuk Ă«shtĂ« paga mĂ« e lartĂ« nĂ« klubin mĂ« tĂ« madh kroat, sĂ«rish Ă«shtĂ« lart dhe Hoxha nĂ« tĂ« ardhmen mund tĂ« synojĂ« edhe 1 milionĂ« eurot, qĂ« nĂ« “Maksimir” I kanĂ« marrĂ« vetĂ«m yje si Marko Pijaca, ish-sulmuesi kryesor Bruno Petkoviç apo ish-kapiteni legjendar shqiptar nga Maqedonia, Arijan Ademi.

Sesa të shtrënguar janë tek Dinamo me rrogat e tregon fakti se Petar Suçiç, që sot luan titullar tek Interi në Serinë A, merrte vetëm 6 000 euro në muaj, pra 72 000 euro në vit.

Arbër Hoxha ka qenë I shkëlqyer këtë edicion për të kaltrit, me 3 gola e 3 asistë në 16 ndeshje në Ligën e Parë të Kroacisë dhe në Ligën e Europës.

Për tifozët, shqiptari është kthyer në idhull pas golave që sollën fitoret në derbet kundër Hajdukut dhe Rijekës.

Thellim i bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe asaj kroate

PRISHTINË, 7 nĂ«ntor /ATSH/ NjĂ« delegacion i PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s zhvilloi njĂ« vizitĂ« zyrtare nĂ« DrejtorinĂ« e PolicisĂ« sĂ« KroacisĂ« mĂ« 5 dhe 6 nĂ«ntor, gjatĂ« sĂ« cilĂ«s u zhvillua njĂ« takim pune midis shefit tĂ« policisĂ« kroate Nikola Milina dhe atij tĂ« KosovĂ«s, Gazmend Hoxha.

Tema e takimit ishte bashkĂ«punimi i suksesshĂ«m midis dy forcave policore deri mĂ« tani, veçanĂ«risht policisĂ« kriminale, bazĂ« dhe kufitare, si dhe pjesĂ«marrja e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s nĂ« projektin e policisĂ« kroate “Destinacioni i sigurt turistik”, njofton Ministria e PunĂ«ve tĂ« Brendshme e KroacisĂ«.

Të dyja palët shprehën kënaqësi për rritjen e bashkëpunimit dypalësh midis dy forcave policore dhe vazhdimin e përcaktimit të fushave në të cilat bashkëpunimi ndërkombëtar policor mund të përmirësohet më tej.

/KosovaPress//r.e/

The post Thellim i bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe asaj kroate appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulmuesi kuqezi Arbër Hoxha vendos duelin mes pretendentëve për titull në Kroaci

TIRANË, 1 nĂ«ntor /ATSH/ Sulmuesi i KombĂ«tares kuqezi ArbĂ«r Hoxha vazhdon tĂ« shfaqĂ« njĂ« formĂ« spektakolare nĂ« Kroaci, me paraqitje mbresĂ«lĂ«nĂ«se dhe me gola tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m.

I tillë ka qenë edhe ai i shënuar mbrëmjen e së shtunës në kampionatin kroat, ku Dinamo e Zagrebit u përball me kampionët e Rijekës, në një sfidë direkte mes pretendentësh për titullin kampion.

Hoxha, i aktivizuar si titullar, pa skuadrën e tij të kalonte në avantazh e më pas të arrihej nga miqtë falë golit të ish-mesfushorit të Tiranës, Merveill.

Por në minutën e 84-t, Hoxha tregoi aftësitë e tij me një gol të pabesueshëm.

Ai mori topin nĂ« krahun e majtĂ« dhe pastaj nga njĂ« kĂ«nd i pamundur, lĂ«shoi njĂ« goditje tĂ« kalibruar qĂ« shkoi mbi portierin dhe pĂ«rfundoi nĂ« rrjetĂ«, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« pĂ«rsĂ«ri avantazhin ekipit tĂ« Dinamos sĂ« Zagrebit.

The post Sulmuesi kuqezi Arbër Hoxha vendos duelin mes pretendentëve për titull në Kroaci appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kroacia drejt rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Parlamenti kroat ka miratuar Ligjin për ndryshimet në Ligjin e Mbrojtjes dhe Ligjin për Shërbimin në Forcat e Armatosura, me të cilin rikthehet trajnimi bazë ushtarak që do të nisë në vitin 2026.

Rekrutët e parë pritet të marrin ftesat për ekzaminimet mjekësore para shërbimit ushtarak në fillim të dhjetorit të këtij viti. Sipas planit, çdo vit do të ftohen rreth 4 mijë të rinj, të ndarë në pesë grupe. Në vitin 2026 do të thirren për shërbim djemtë që kanë lindur në vitin 2007.

Qëllimi është që meshkujt të regjistrohen në moshën 18-vjeçare dhe të dërgohen në shërbim në moshën 19-vjeçare. Meshkujt e moshës nga 19 deri në 30 vjeç, të cilët janë në moshë ushtarake, mund të thirren gjithashtu ose të paraqiten vullnetarisht. Gratë nuk do të kenë detyrim, por mund të marrin pjesë në trajnim nëse dëshirojnë.

NĂ« rast se njĂ« rekrut nuk paraqitet, ushtria mund t’i kĂ«rkojĂ« policisĂ« ta sjellĂ« me urdhĂ«r, ndĂ«rsa gjoba parashikohet tĂ« jetĂ« nga 250 deri nĂ« 1,320 euro.

Paraqitjet e legjionarëve, Arbër Hoxha shpallet lojtari i muajit në Kroaci

✇Albeu
By: V K

Pas rikthimit në ekipet e tyre, legjionarët kuqezi kanë vazhduar me paraqitje të shkëlqyera, duke qenë protagonistë me gola dhe asiste gjatë fundjavës.

Sipas një njoftimit të FSHF-së, sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, gjeti sërish rrugën e rrjetës me skuadrën e tij Al Sharjah, duke shënuar golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Al Dhafra.

Ky ishte goli i tij i dytë për këtë sezon me fanellën e klubit arab.

FSHF cilëson se Nazmi Gripshi po kalon një formë të jashtëzakonshme me FC Astana.

Në fitoren 5-3 ndaj Aktobe, ai realizoi nga pika e bardhë, duke e çuar në 16 numrin e golave sezonal në kampionatin kazak dhe duke kryesuar renditjen e golashënuesve.

Gjithashtu, rrugën e rrjetës e gjeti edhe Jasir Asani, i cili i dha fitoren skuadrës së Esteghlal FC ndaj Mes Rafsanjan me një gol vendimtar në minutën e 11-të të takimit.

Në njoftim thuhet se në Turqi, Arlind Ajeti, ishte protagonist me një asist në barazimin 1-1 të Bodrumspor në transfertë ndaj Erokspor.

Qendërmbrojtësi kuqezi shërbeu saktë për Fredy në minutën e 29-të, duke zhbllokuar rezultatin.

Në Itali, Ylber Ramadani, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në takimin mes Leçe dhe Sassuolo, të mbyllur në barazim 0-0.

Mesfushori kuqezi shkëlqeu me një performancë shumë të mirë dhe ndikim të madh në mesfushë.

Sipas FSHF-sĂ«, moment i veçantĂ« ka qenĂ« edhe pĂ«r ArbĂ«r HoxhĂ«n, i cili e nisi si titullar ndeshjen Dinamo Zagreb – Osijek, ndĂ«rsa para takimit mori çmimin si “Lojtari i Muajit” nĂ« kampionatin kroat, nĂ« vlerĂ«sim tĂ« paraqitjeve tĂ« tij tĂ« shkĂ«lqyera dhe kontributit tĂ« madh pĂ«r skuadrĂ«n e tij.

Një tjetër lajm pozitiv, ishte rikthimi në fushë i Ardian Ismajlit, që ka lënë pas dëmtimin dhe mori disa minuta në fitoren e Torinos ndaj Napolit.

Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Medon Berisha, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Mirlind Daku dhe Taulant Seferi.

The post Paraqitjet e legjionarëve, Arbër Hoxha shpallet lojtari i muajit në Kroaci appeared first on Albeu.com.

Hoxha, “numri 1” nĂ« Kroaci/ Ylli kuqezi, shpallet lojtari i muajit nĂ« Ligen e ParĂ«

Ishte e pritshme, por është gjithmonë bukur kur ndodh. Arbër Hoxha është shpallur lojtari më i mirë i Ligës së Parë të Kroacisë për muajin shtator, duke lënë prapa bindshëm të gjithë rivalët.

Siç njofton vetë faqja zyrtare e ligës, ylli I Shqipërisë mori 102.1 pikë, në krahasim me futbollistin e Osijekut, Omeroviç, që pati 78 pikë, ndërsa shumë më prapa ishin Tavarez I Varazhdinit, Kulenoviç që është shok me Hoxhën tek Dinamo dhe Mitroviç I Slaven Belupos.

Njëzeteshtatëvjeçari shqiptar shëoi dy gola e shërbeu një asist në tri ndeshje gjatë shtatorit, ndonëse luajti në vetëm dy prej tyre, ndërsa ndaj Goricës ishte në stol.

Nuk harrohet goli I shkĂ«lqyer ndaj Hajdukut nĂ« Split, nĂ« fitoren e madhe 2-0, si dhe rrjeta po ashtu shumĂ« e bukur, dhe asisti I veçantĂ« nĂ« duelin pasardhĂ«s nĂ« stadiumin “Maksimir” tĂ« Zagrebit kundĂ«r ish-ekipit tĂ« tij, Slaven Belupo.

Hoxha u dallua edhe nĂ« LigĂ«n e EuropĂ«s, duke shĂ«rbyer pasimin e njĂ«rit prej golave nĂ« fitoren e madhe tĂ« Dinamos ndaj Fenerbahçes nĂ« kryeqytetin e KroacisĂ«. FormĂ«n shumĂ« tĂ« mirĂ« e konfirmoi nĂ« kombĂ«tare, ndonĂ«se nĂ« Serbi luajti pak minuta nĂ« pjesĂ«n e dytĂ« nĂ« fitoren 1-0 nĂ« eliminatoret e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s. Golin e ruajti nĂ« miqĂ«soren kundĂ«r Jordanit nĂ« “ArenĂ«n Air Albania” nĂ« TiranĂ«, nĂ« suksesin e ShqipĂ«risĂ« 4-2./abcnews.al

Tejkaluan ditĂ«t e qĂ«ndrimit nĂ« BE, kompania “Maxhari Tours” konfirmon ndalimin e disa shtetasve kosovarĂ« nĂ« Kroaci, pĂ«rshfirĂ« dy shoferĂ« tĂ« saj



ShtatĂ« persona u raportua mĂ«ngjesin e sotĂ«m se janĂ« ndaluar nĂ« kufirin Serbi-Kroaci, pĂ«rfshirĂ« dy shoferĂ« tĂ« kompanisĂ« “Maxhari Tours” dhe pesĂ« pasagjerĂ«.

Nga kompania kanë konfirmuar për portalin Telegrafi se janë të vërteta raportimet.

“Po e vĂ«rtet janĂ« ndalu shoferĂ«t edhe disa pasagjer nĂ« Kroaci, tu hy nĂ« Kroaci”, kanĂ« deklaruar nga kompania.

Tutje u tha se rasti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje.

“Rasti ka ndodhur dje nĂ« mbrĂ«mje. Disa prej pasagjerĂ«ve kanĂ« pas ndalĂ«s edhe kanĂ« kaluar 3 mujorshin e qĂ«ndrimit ne BE”, kanĂ« thĂ«nĂ« tutje nga kompania “Maxhari Tours” pĂ«r Telegrafin.

Nga kompania kanë theksuar se të njëjtit ka mundësi që lirohen sot ose nesër.

"Po besoj sot eventualisht nesër vetëm se i lirojnë i kthejnë mbrama ne Serbi edhe vazhdojnë mbrapa për Kosovë", ka shtuar tutje.

Sipas raportimeve, autobusi i kompanisĂ« “Maxhari Tours” u bllokua pĂ«r mĂ« shumĂ« se nĂ«ntĂ« orĂ« nĂ« kufi, ndĂ«rsa policia kroate arrestoi dy shoferĂ« dhe pesĂ« pasagjerĂ«. /Telegrafi/

Raportohet se shtatë kosovarë janë ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci



Shtatë shtetas kosovarë raportohet se janë ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci, nën dyshimin për trafikim me njerëz dhe pastrim parash.

NjĂ« pasagjere qĂ« ishte nĂ« autobusin e kompanisĂ« “Maxhari Tours”, pĂ«r “Jepi zĂ«â€ ka rrĂ«fyer ngjarjen.

Ajo tregon se autobusi i kompanisë në fjalë u bllokua për më shumë se nëntë orë në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, ku Policia kufitare kroate arrestoi dy shoferët dhe pesë pasagjerët.

Ajo tha se “Ne kemi qĂ«ndruar nĂ« kufi pĂ«r nĂ«ntĂ« orĂ«. ShoferĂ«t u kapĂ«n duke trafikuar njerĂ«z, ndĂ«rsa policia arrestoi edhe disa pasagjerĂ«.”

Autoritetet përkatëse deri më tani nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me këtë rast.

Telegrafi ka provuar tĂ« kontaktoi me kompaninĂ« “Maxhari Tours” por tĂ« njĂ«jtit nuk kanĂ« qenĂ« tĂ« qasshĂ«m. /Telegrafi/


U kap me 700 mijĂ« euro tĂ« padeklaruara, arrestohet shqiptari nĂ« kufirin Kroaci–Bosnje

Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare Karasoviq, mes Kroacisë dhe Bosnjës, pasi u kap duke tentuar të kontrabandonte një shumë të madhe parash. Gjatë një kontrolli rutinë në dalje nga Kroacia, oficerët e doganës dhe policisë zbuluan 702 mijë e 435 euro të fshehura në automjetin e tij. Sipas Doganës së Kroacisë, kjo [
]

The post U kap me 700 mijĂ« euro tĂ« padeklaruara, arrestohet shqiptari nĂ« kufirin Kroaci–Bosnje appeared first on BoldNews.al.

Spektakli me emrin Arbër Hoxha/ Lojtari i Kombëtares konfirmoi ndaj Jordanisë formën e madhe

Në Kroaci janë plotësisht të bindur për të. Arbër Hoxha është titullar tek Dinamo e Zagrebit, dhe nuk është pak të jesh I tillë në skuadrën më të madhe të vendit, e ndoshta dekadat e fundit edhe në Ballkan.

Ylli kuqezi vërtet ka arritur kulmin e formës këtë sezon, ndonëse në kombëtaren shqiptare ende mbetet zgjedhje e dytë.

Trajneri Silvinjo pranoi ta hidhte titullar në sfidën miqësore kundër Jordanisë, pasi e aktivizoi në pjesën e dytë në Serbi.

Hoxhës I mjaftoi minutazhi për golin e shkëlqyer në fitoren 4-2, diçka që e ka mjeshtëri të vetën.

Veprimi I tij është si dikur një Arjen Roben tek Bajerni apo Holanda, duke iu shmangur kundërshtarëve, shpesh duke hyrë në qendër e duke goditur.

Kjo ishte edhe rrjeta e tij e parë me fanelën kuqezi, ndërsa ka luajtur 19 ndeshje.

Këtë sezon ka 3 gola e 3 asistë, nga të cilët shumicën për Dinamon në Kroaci dhe në Europë.

Ka realizuar gola të rëndësishëm e po ashtu shumë të bukur ndaj Hajdukut në derbin e luajtur në Split, si dhe kundër Sllaven Belupos.

Po ashtu, ka krijuar rrjeta për shokët tek Dinamo, në kampionatin vendas dhe në Ligën e Europës.

Arbër Hoxha është sot 27 vjeç e padyshim ka ende shumë vite për të dhënë në karrierë, e ndoshta do ta ketë një vend më të sigurt në kombëtare në të ardhmen./abcnews.al

Kroacia bllokon një tjetër ngarkesë nga Shqipëria, kremi fistikut rezulton me toksina helmuese

✇Albeu
By: M C

Një tjetër ngarkesë me produkte shqiptare është bllokuar në kufi nga autoritetet kroate. Bëhet fjalë për një sasi me krem fistiku, e cila është ndaluar për shkak të pranisë së një substance toksike të rrezikshme për shëndetin.

Sipas sistemit evropian të sigurisë ushqimore, RASFF, në produkt është zbuluar nivel i lartë i aflatoksinës, një toksinë natyrale me efekte helmuese, që prodhohet nga disa lloje mykësh dhe mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë edhe dëme në mëlçi.

Mostrat nga kjo ngarkesë janë marrë nga autoritetet doganore kroate më datë 8 shtator, dhe pas analizave, rezultoi se produkti ishte i kontaminuar. Si pasojë, ngarkesa është asgjësuar menjëherë në Kroaci.

Njoftimi është bërë publik në sistemin RASFF më 3 tetor, me qëllim që edhe vendet e tjera anëtare të BE-së të ndalojnë qarkullimin e këtij produkti nëse ndodhet në tregjet e tyre.

Ky nuk është rasti i parë që Kroacia bllokon produkte nga Shqipëria për shkak të problemeve me sigurinë ushqimore. Autoritetet shqiptare nuk kanë bërë ende një reagim zyrtar për këtë incident.

Kujtojmë se më 1 tetor Kroacia bllokoi një ngarkesë me speca djegës nga Shqipëria, për shkak të përmbajtjes së pesticideve të ndaluara që u gjetën në perime.

Ngjarja vjen pas disa rasteve të ngjashme gjatë muajve të fundit, ku produkte të tjera bujqësore nga Shqipëria janë kthyer mbrapsht nga vende si Kroacia, Italia dhe Greqia, për shkak të pesticideve jashtë normave të lejuara.

Sipas sistemit të RASFF (Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë në BE), Shqipëria rezulton mes vendeve me numrin më të lartë të paralajmërimeve për produktet bujqësore me mbetje të rrezikshme kimike.

The post Kroacia bllokon një tjetër ngarkesë nga Shqipëria, kremi fistikut rezulton me toksina helmuese appeared first on Albeu.com.

Makina humb kontrollin dhe bie në det, katër të vdekur në Kroaci

NjĂ« drejtues i panjohur i njĂ« automjeti me targa tĂ« Zagrebit, duke udhĂ«tuar nga drejtimi i RijekĂ«s drejt Senjit, humbi kontrollin mbi mjetin gjatĂ« hyrjes nĂ« njĂ« kthesĂ«  pĂ«r arsye ende tĂ« paqarta. Automjeti devijoi djathtas, goditi dy shtylla mbrojtĂ«se prej guri dhe vazhdoi lĂ«vizjen jashtĂ« rrugĂ«s, pĂ«r t’u rrĂ«zuar mĂ« pas nĂ« njĂ« humnerĂ« [
]

The post Makina humb kontrollin dhe bie në det, katër të vdekur në Kroaci appeared first on BoldNews.al.

❌