Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rrëshqitje masive toke në Spathar, shtatë banesa të pabanueshme

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Rrëshqitje masive toke kanë goditur fshatin Spathar, në bashkinë e Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, infrastrukturë rrugore dhe toka bujqësore.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ndau në rrjete sociale momente të zonës së dëmuar, teksa bëri të ditur se lëvizjet e para të dheut u vunë re të shtunën rreth orës 14:30, ndërsa rreth një orë më vonë fenomeni u riaktivizua me intensitet më të madh. Në orët e vona të pasdites, situata u përkeqësua ndjeshëm, kur rrëshqitja përfshiu një bllok të tërë banimi, kryesisht në lagjen “Hoxha”.

Sipas Emergjencave Civile të bashkisë Librazhd, shtatë banesa janë dëmtuar rëndë dhe konsiderohen të pabanueshme. Zona e prekura ndodhet pranë ish-depos së furnizimit me ujë të qytetit të Librazhdit, duke rritur rrezikun për banorët vendas.

Situata mbetet kritike, ndërsa bashkia Librazhd ka aktivizuar të gjitha strukturat për të mbështetur banorët dhe për të parandaluar dëme të mëtejshme nga rrëshqitjet e dherave.

/e.xh/r.e/

The post Rrëshqitje masive toke në Spathar, shtatë banesa të pabanueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Instrumente që qytetari të ndajë të vërtetën nga gënjeshtra

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot ndaj lajmeve të rreme, te cilat theksoi ai përhapen me shpejtësi alarmante dhe dëmi që shkaktojnë është real.

“Dje në mbledhjen e grupit parlamentar fola edhe për dezinformimin. Besoj se të gjithë biem dakord se duhen krijuar instrumente në duart e qytetarëve për të kuptuar të vërtetat, gjysëm të vërtetat dhe gënjeshtrat me bisht”, thekson Balla në një video-mesazh në rrjetet sociale.

“Gënjeshtra udhëton shpejt, por e vërteta mbërrin gjithmonë”, shprehet Balla teksa shton se, “në një kohë kur lajmet e rreme përhapen me shpejtësi alarmante, dëmi që ato shkaktojnë është real: keqinformim, zemërim dhe humbje besimi”.

Balla nënvizon se, “çdo klikim, çdo shpërndarje pa verifikim i jep forcë gënjeshtrës”.

“Prandaj, të ndalemi, të kontrollojmë burimin dhe të mendojmë kritikisht është një akt përgjegjësie qytetare”, thekson Balla.

Balla reagoi edhe ndaj kreut të PD, Sali Berisha. “Kishte dalë edhe bufi me sorrat me lajme të rreme prej mëngjesit, meqë dhe ai lajmi i mbrëmshëm kishte qenë i rremë”, tha Balla.

“Lajmet e rreme janë një problem shëndetësor i rëndë për shoqërinë dhe demokracinë të cilat duhen kuruar dhe gjetur ilaçe për tu trajtuar”, tha Balla.

Ky reagim vjen pas aludimeve të portaleve që një nga familjarët e tij kishte lidhje me call center-in që u bllokua nga SPAK.

/gj.m/

The post Balla: Instrumente që qytetari të ndajë të vërtetën nga gënjeshtra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Fake-News”: Taulant Balla mohon se “call-center” i hetuar nga SPAK është i motrës së tij

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përcjellë një mesazh mbi rëndësinë e verifikimit të informacionit dhe pasojat e përhapjes së lajmeve të rreme. Duke cituar shprehjen “Gënjeshtra udhëton shpejt, por e vërteta mbërrin gjithmonë”, Balla thekson se keqinformimi po përhapet me ritme alarmante, duke shkaktuar zemërim dhe humbje besimi në shoqëri.

Ai apeloi për përgjegjësi qytetare, duke nënvizuar se çdo klikim apo shpërndarje pa verifikim forcon gënjeshtrën, ndërsa ndalimi, kontrolli i burimit dhe mendimi kritik janë thelbësore për mbrojtjen e së vërtetës.

“Miq, Tao në tavë!” – Kontrollet për Call-Centerat, Berisha nxjerr denoncimin: Taulant Balla urdhëroi policët të largohen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar këtë të shtunë një denoncim në lidhje me kontrollet e ushtruara një ditë më parë nga Policia në Tiranë, për goditjen e call-centerave.

Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, thuhet se Policia ka zbarkuar dje në një call center në zonën e Astirit, por teksa efektivët po ushtronin kontrolle, Taulant Balla i ka telefonuar dhe i ka urdhëruar të largohen.

Sipas denoncuesit Taulant Balla është pronar i këtij call center-i që merret me mashtrime financiare të tipit “forex”. Sipas mesazhit, ky call center ndodhet në zonën e Astirit, në një pallat mbi një subjekt tregtar

Policia e Shtetit ka shkuar për të ushtruar kontroll në ambientet e këtij call center-i, pas komunikimeve me agjenci ligjzbatuese të një shteti tjetër dhe në omentin e mbërritjes së policisë, Taulant Balla dyshohet se ka kontaktuar vetë punonjësit e policisë, duke bërë që kontrolli të ndërpritej dhe forcat të largoheshin.

Denoncimi i plotë:

Miq, Tao në tavë!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

Përshëndetje Doktor Berisha do të doja të bëja një denoncim edhe pse nuk kam prova faktike do të doja ta publikonit këtë.

Sipas të dhënave Taulant Balla (Tao Tao) është pronari i një call-centeri mashtrimi ‘forex’ në zonën e Astirit në pallatin që ndodhet mbi Nami Longue. Policia e Shtetit ka shkuar për të ushtruar kontroll në këtë call center për arsye të komunikimeve me agjensitë ligjzbatuese të një shteti tjeter. Në momentin e mbërritjes së forcave të policisë për kontroll vetë Taulant Balla ka telefonuar policët të cilët ndodheshin për kontroll kjo sipas fjalëve të gjjthë punonjësve të këtij call centeri duke i detyruar policët që të largoheshin menjëherë. Call Center është mbyllur përkohësisht dhe për të shmangur arrestimin dhe kontrollin janë urdhëruar për të goditur një call center mashtrues forexi tjetër i cili ndodhej po në të njëjtën godinë dhe për të njoftuar organet që call centeri që operonte u kap dhe mbas disa ditësh puna ka vijuar normalisht në biznesin e jashtligjshëm të Taos.

Punonjësit e call center janë të gjjthë të rinj dhe të reja të cilët janë detyruar të punojnë në këto vende pune nga mospërkrahja e qeverisë dhe pagat e ulëta. Ju ftoj ju dhe Partinë Demokratike të investigoni këtë çështje të turpshme ku qytetarëve europianë po i vidhen çdo muaj miliona euro. Gjjthashtu i përfshirë në këtë skemë është dhe Drejtori aktual i krimit ekonomik. Jam i bindur që mbas publikimit menjëherë ky biznes ka për tu mbyllur.

Ju lutem Anonim

The post “Miq, Tao në tavë!” – Kontrollet për Call-Centerat, Berisha nxjerr denoncimin: Taulant Balla urdhëroi policët të largohen appeared first on Albeu.com.

Kontrollet për Call-Centerat/ Berisha nxjerr denoncimin: Taulant Balla urdhëroi policët të largohen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar këtë të shtunë një denoncim në lidhje me kontrollet e ushtruara një ditë më parë nga Policia në Tiranë, për goditjen e call-centerave. Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, thuhet se Policia ka zbarkuar dje në një call center në zonën e Astirit, por teksa efektivët po […]

The post Kontrollet për Call-Centerat/ Berisha nxjerr denoncimin: Taulant Balla urdhëroi policët të largohen appeared first on BoldNews.al.

Mbledhja e Grupit PS/ Balla: Shqipëria drejt BE-së në 2030, 40 muaj punë dhe agjendë intensive reformash në Kuvend

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në mbledhjen e parë të grupit për vitin 2026 theksoi se prioriteti strategjik i mazhorancës është mbyllja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në fund të vitit 2027 dhe finalizimi i procesit të anëtarësimit deri në vitin 2030, duke kërkuar angazhim maksimal të deputetëve në miratimin e ligjeve të integrimit dhe rritjen e disiplinës parlamentare.

– Angazhimi i 83 deputetëve të mazhorancës për përmbushjen e këtyre objektivave gjatë 40 muajve në vijim.

– Nevoja për ditë të gjata pune në komisione dhe seanca plenare për shkak të numrit të madh të ligjeve që lidhen me integrimin europian.

– Zbatimi i procedurës së përshpejtuar për ligjet që lidhen me përafrimin e legjislacionit me BE-në.

– Nevoja për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit për rritjen e efektivitetit të kontrollit parlamentar.

– Përgjegjësia e Kuvendit për kontrollin e zbatimit të vendimeve të GjEDNJ lidhur me ngjarjet e 21 Janarit.

– Domosdoshmëria e përfundimit të Reformës Zgjedhore dhe Reformës Administrative Territoriale përpara zgjedhjeve vendore 2027.

– Reforma Zgjedhore:

– Adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
– Depolitizimi i administratës zgjedhore.
– Nxjerrja më e shpejtë e rezultatit zgjedhor.
– Diskutimi për numërimin në qendrat e votimit.

– Gatishmëria për bashkëpunim me opozitën për Reformën Zgjedhore dhe Reforma të tjera.

– Miratimi i Ligjit organik për funksionimin dhe organizimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Balla ndër të tjera vuri theksin edhe te forcimi i rolit kontrollues të Kuvendit, pavarësia e institucioneve të pavarura, lufta kundër dezinformimit dhe respektimi strikt i rregullores parlamentare, me fokus të qartë te shqetësimet reale të qytetarëve dhe rruga europiane e vendit.

Fjala e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla:
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë e nis këtë sesion parlamentar, në këtë vit të ri politik, me bindjen dhe angazhimin e palëkundur se misioni ynë kombëtar i bashkimit të plotë me Europën s’ka qenë kurrë më i qartë dhe më afër.
Detyra e secilit prej 83 mandateve tona në këtë sallë s’ka qenë kurrë më e qartë dhe më konkrete sesa sot, nesër dhe për çdo ditë në 40 muajt në vijim, deri në ditën kur do t’i kërkojmë popullit shqiptar mandatin tonë të pestë qeverisës, diku në mes të pranverës 2029.
Përgjatë kësaj kohe, tre janë objektivat dhe sfidat tona për Shqipërinë 2030:
1. Të mbyllim negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian në fund të vitit 2027;
2. Të mundësojmë ratifikimin në 27 parlamentet e vendeve anëtare të Vendimit të Këshillit Europian për anëtarësimin e Shqipërisë në BE gjatë vitit 2028, mundësisht para zgjedhjeve për Parlamentin Europian – maj 2029;
3. Të ngremë deri më 28 Nëntor 2030 flamurin tonë kuqezi në oborrin e familjes së bashkuar europiane.
Siç e shikoni, objektivat tona janë të qarta dhe fakti që në agjendën tonë europiane tanimë e numërojmë me ditë, besoj do t’i bëjë edhe të tjerët, në atë pjesë që u ka mbetur të ulur në një pjesë të krahut të djathtë të sallës së seancave plenare, të kuptojnë qartë se ne nuk kemi asnjë ditë për të humbur.
Në kuadër të këtyre objektivave, ne po përcaktojmë në këtë mbledhje të zgjeruar sot edhe kalendarin tonë politik të detyrave që na takojnë, në përmbushje të këtyre objektivave që kryetari Rama i tha në fillim të mbledhjes dhe unë i përmblodha në fillim të fjalës sime.
Për shkak të numrit të madh të ligjeve që lidhen me procesin e përafrimit të legjislacionit apo përmbushjen e kushteve për anëtarësim, duhet të jemi gati për ditë të gjata pune në komisione dhe në seanca plenare pune.
Kjo kërkon një angazhim më të madh të çdo anëtari të Grupit tonë Parlamentar dhe, kur them angazhim më të madh, performancën dhe korrektesën në pjesëmarrje të sesionit të parë duhet ta shohin të gjithë si një moment reflektimi për sesionin që nisim dhe në viim. Të dhënat për secilin do të jenë në raportin që do të paraqesë Sekretari i Grupit.
Në dhjetor, Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të RSH në BE”, ku thelbi i ndryshimeve ishte pikërisht ajo që kryetari Rama na kërkoi, parashikimi i procedurës së përshpejtuar për shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve që synojnë përafrimin e legjislacionit dhe përmbushjen e kritereve/detyrimeve të anëtarësimit. Gjatë sesionit të parë kemi shqyrtuar dhe miratuar 9 ligje me objekt përafrimin e legjislacionit tonë kombëtar me acquis të Bashkimit Europian. Ndërsa sot që flasim janë në proces një numër i madh projektligjesh.
Ndryshimet në ligjin “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të RSH në BE” na detyrojnë të ndërmarrim sapo të rikthehemi ditën e hënë edhe ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, ku, siç edhe e kemi thënë publikisht, duhet të përmirësojmë dhe rrisim efektivitetin e kontrollit parlamentar, ndërsa lidhur me procesin e raportimit në Kuvend të institucioneve, agjencive etj., duhet të zbatojmë të njëjtat mekanizma dhe procedura si në praktikat dhe eksperiencat më të mira në vendet e BE-së. Raportimet nuk duhet të jenë formale, na duhet qasje e re, krejtësisht.

Legjislatura aktuale arriti të zhbllokojë brenda sesionit të vet të parë ngërçin e trashëguar nga legjislatura e kaluar për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, në një proces model, ku edhe sipas traditës parlamentare shumica votoi një kandidaturë të propozuar ekskluzivisht nga opozita. Lidhur me procesin e zgjedhjes së Komisionerit të ri kundër Diskriminimit, për shkak të mbarimit të afateve pa kandidatë të mbështetur, komisioni përgjegjës do të rihapë menjëherë procesin, për ta zgjidhur edhe këtë ngërç sa më parë. Kemi përgjegjësinë, duke reflektuar edhe mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit të Progresit nga Komisioni Europian, të mbështesim pavarësinë e këtyre institucioneve, me drejtues profesionistë.
Të mërkurën e ardhshme bëhen 15 vite nga tragjedia dhe krimi shtetëror i 21 Janarit, ndërsa presim nga drejtësia, veçanërisht nga Prokuroria e Posaçme, zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së dhe Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, lidhur me plot aspekte të asaj ngjarjeje kriminale. Ne nuk kemi hyrë asnjëherë në meritën apo përmbajtjen e dosjeve penale, por Kuvendi i Shqipërisë ka përgjegjësi në kontrollin e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ-së bashkë me ministrinë e drejtësis siç na e kujtoi Njazi Jaho.
Zonja dhe zotërinj deputetë,
Në një nga të dielat mes 15 prillit – 15 majit 2027, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e radhës vendore.Të hënën Kuvendi i Shqipërisë fillon sesionin e tij të dytë të kësaj legjislature; në vjeshtë, Presidenti i Republikës do të dekretojë edhe datën e Zgjedhjeve Vendore 2027.
E pra, një detyrë tjetër kryesore dhe e përbashkët me opozitën, nëse ata duan të përfshihen, përgjatë këtij sesioni të dytë të kësaj legjislature deri në fund të korrikut, duhet të jetë finalizimi i Reformës Zgjedhore.
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore duhet të adresojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, ku përparësi të veçantë në vlerësimin tonë sikurse e ka thënë kryetar i Rama në asamble, ka depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore. Duhet të marrë fund kjo qasje e papranueshme për një vend anëtar të BE-së: partitë votohen, partitë numërojnë dhe votat e tyre.
Gjithashtu, të gjithë ia themi njëri-tjetrit majtas-djathtas, në ato netët pafund të numërimit në pallatet e sportit apo palestrat e shkollave, dhe me deputetët e opozitës e bejmë këtë bisedë sa herë kemi zgjedhje. Dhe këtu duhet ta ripërsërisim me zë të lartë nevojën e nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve në një kohë më të shkurtër, pse jo, të mos kryhet numërimi në qendrat e votimit.
Fakti është se, qoftë për komisionet zgjedhore partiake, qoftë për vonesën në nxjerrjen e rezultatit zgjedhor, koha nuk pret më as për zgjedhjet vendore 2027.
Reforma zgjedhore, sa i përket Kodit Zgjedhor, kërkon të paktën 84 vota në Kuvend. Por ne e kemi bërë publike ambicjen tonë për një reformë më të thellë, e cila të përfshijë edhe zvogëlimin e numrit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në të paktën 101 deputetë.
Ndërsa jemi të gatshëm të diskutojmë edhe propozime të tjera të natyrës kushtetuese për Kuvendin e Shqipërisë, si vend anëtar i BE-së.
Reforma e fundit administrative-territoriale u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë më 31 korrik 2014, vetëm me votat e shumicës dhe të një pjese të opozitës që pranoi të bashkëpunonte.
Pas tre mandatesh, në zgjedhjet vendore 2027 duhet të shkojmë me ndarjen e re administrative-territoriale. Prandaj, komisioni i posaçëm parlamentar i Reformës Administrative Territoriale duhet të sjellë për votim brenda kësaj legjislature ndarjen e re, e cila të udhëhiqet nga nevoja e thellimit të reformës aktuale, duke reflektuar dhe ndryshimet shumë domethënëse të këtyre viteve, që nga demografia por edhe te teknologjia, me fokus kryesor gjithmonë mirëpërgatitjen e nivelit tonë vendor për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, ku duhet të kemi pa asnjë mëdyshje një cilësi të re të proceseve të qeverisjes vendore.
Komisioni i kësaj reforme, i referohem komisioneve të posaçme, duhet të punojë me të njëjtin intensitet si komisionet e përhershme, duke intensifikuar konsultimet publike. Duhet ta bëjmp të qarte sot se formulën e bashkëdrejtimit të këtij komisioni dhe të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore e kemi miratuar me dakordësi. Por, në asnjë rast, nuk kemi dhënë dakordësi për të mos bërë asgjë.

Ne jemi gati t’ju dëgjojmë në respekt të atyre që ju kanë zgjedhur, por ne nuk do të jemi asnjëherë të gatshëm të presim këdo qoftë, as edhe një minutë, nëse nuk doni të punojmë së bashku, qoftë për këto dy reforma, qoftë për reforma të tjera. Nuk kemi asnjë ditë për të humbur.
Nga e hëna, 19 janar, dita e parë e këtij sesioni të dytë të legjislaturëse së 11-të , deri në të enjten e fundit të korrikut 2026, duhet të fillojë dhe të mbarojë diskutimi dhe miratimi i Ligjit organik për funksionimin dhe organizimin e Kuvendit, siç e tha dhe kryetari i kuvendit dhe ai i partisë.
E përsëris, pas 35 vitesh, pas 10 legjislaturave dhe 1 136 njerëzve të zgjedhur deputetë në vitet e jetës demokratike, që Kuvendi i Shqipërisë miraton e nxjerr ligje për të gjithë, por nuk e ka ende ligjin e vet. Nuk ka pavarësinë e vet financiare, nuk ka status të deputetëve të vet siç i ka hije një vendi anëtar të BE, nuk i referohem ofiqeve por një statusi për të kryer funksionet.
Në seancën e fundit të legjislaturës së kaluar, Kuvendi ka miratuar “Strategjinë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit 2025–2030”, pas një pune për t’u lavdëruar të Komisionit të Posaçëm. Është me shumë rëndësi që çdo komision i përhershëm i Kuvendit të kthehet në instrument në duart e qytetarëve për të kuptuar të vërtetat, gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtrat me bisht që serviren si të vërteta çdo vit.
Në sesionin e kaluar u arrit një ndryshim i shumëpritur, i shumëdiskutuar, i komisioneve të përhershme parlamentare. Besoj se na mjaftuan këto 3 muaj për të na dhënë të drejtë në nevojën e kësaj ndarjeje të re, por mbi të gjitha për komisionet e reja të ngritura, si rrjedhojë e kësaj faze sfiduese të Shqipërisë në prag të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Komisionet që erdhën me fusha të reja mbulimi i kanë dhënë mundësinë e munguar ndër vite Kuvendit të jetë më efektiv në monitorimin post-legislacion. Është mbresëlënës numri i konsiderueshëm i peticioneve/ankesave të qytetarëve të mbërritura në komisionin e përhershëm përkatës. Ndërsa ngritja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën na imponon një marrëdhënie më të fortë për të qenë syri dhe veshi i shqiptarëve në çdo cep të globit. Por kjo nuk duhet të mbetet thjesht te emri i komisionit por në një punë shumë më aktive.
Na duhet të bëjmë disa ndryshime në përbërjen e komisioneve, me qëllim shmangien e përplasjeve të orareve për anëtarë të caktuar, të cilët e kanë të pamundur të jenë njëkohësisht në dy komisione.
Duhet të ngremë edhe nënkomisionet e pangritura ende që ka qenë dhe objektivi im si kryetar grupi, për të garantuar një punë reale dhe profilizim të deputetëve për çështje dhe fusha të caktuara. Në këtë sesion të ri duhet që edhe Këshilli i Integrimit Europian të luajë rolin e vet të ngarkuar nga ligji i posaçëm. Edhe administrata e Kuvendit duhet të jetë më shumë mbështetëse për deputetët në këto çështje.
Duke reflektuar mbi të shkuarën e afërt të punës së Kuvendit të Shqipërisë,
Rekomandimi kryesor dhe kërkesa ime e parë për çdo anëtar të Grupit tonë Parlamentar është pjesëmarrja e rregullt dhe aktive në seanca, komisione dhe mbledhje grupi.
Diskutimet duhet të jenë komunikim me njerëzit, duke e shfrytëzuar më mirë avantazhin e sotëm të komunikimit përmes rrjeteve sociale.
Së treti, duhet një pjesëmarrje më aktive e ministrave në mbledhjet e Grupit Parlamentar, për të informuar, sqaruar dhe pajisur trupën tonë kuvendore me armët e të vërtetave kundër makinerisë së shpifjeve, baltës dhe dezinformimit keqdashës.
Edhe gjatë sesionit të kaluar, në sallën e Kuvendit, kemi konsumuar pafund politikë, për luftëra pakuptim interesash partiake të palës tjetër,por ata nuk kuptojnë që për ne më të rëndësishëm janë njerëzi.
Seanca e fundit e dhjetorit ishte një rikthim, një déjà-vu.
Prandaj, i vetmi ilaç mbetet zbatimi strikt i Rregullores së Kuvendit. Kush kujton se duhet ta mbajmë mirë me Saliun e ka shumë gabim. Ne duhet ta mbajmë mirë me Shqipërinë dhe shqiptarët nuk e pranojnë dot atë pamje në Kuvend.
Nga ajo sallë, njerëzit presin tjetër gjë.
Është e vërtetë që kjo sallë është aula e debatit politik, por detyra jonë kryesore është që debati të fokusohet tek anëtarësimi në BE, te detyra, kritetet, pasaporta europiane dhe jo te shterpësia politike.
Detyra jonë është, si në çdo parlament të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të diskutojmë mbi alternativat dhe projektet.
Mbi çdo projekt apo propozim tonin, të shumicës, pakica mund të ketë idetë apo alternativën e vet. Ne vijmë me një propozim konkret,ata mund të kenë propozimin apo idenë e tyre.
Zonjat dhe zotërinjtë e opozitës,
Mos humbisni kohë kot me thirrje dhe përbetime revolucionesh që nuk kanë për të ndodhur kurrë.
Mos humbisni kohë kot as me “shtrimin e tapetit” të alibisë për humbjen e radhës.
Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ata për çështje të rëndësishme, për t’i dhënë Shqipërisë një Kod të ri Zgjedhor sipas standardeve më të mira zgjedhore, ndarje administrative-territoriale funksionale dhe gjithçka tjetër.
Por ata duhet ta fiksojnë mirë në mendje: vëmendja jonë është te Pasaporta Europiane për çdo qytetar shqiptar, brenda kësaj dekade.
Ne e dimë që rezultatin zgjedhor apo fitoren nuk e vendos asgjë tjetër, përveç vullnetit të zgjedhësve.
Të jesh në opozitë do të thotë të bësh pjesë në një institucion serioz.
Vëmendja jonë janë njerëzit; me ju jemi gati të punojmë së bashku për çfarë por siç e tha kryetari Rama,ne nuk kemi jo ditë por as orë për të humbur.
Ka qenë një ndër sesionet më intensive.

Balla apelon SPAK: 21 Janari krim shtetëror, zbatoni vendimet e Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë

Në prag të 15 vjetorit të 21 janarit, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i bëri thirrje Prokurorisë së Posacme të zbatojë vendimet e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut për hetimin e krimit shtetëror të 21 janarit 2011, ku katër protestues u vranë në Bulevard në protestën kundër qeverisë Berisha.

“Të mërkurën e ardhshme bëhen 15 vite nga tragjedia dhe krimi shtetëror i 21 Janarit, ndërsa presim nga drejtësia, veçanërisht nga Prokuroria e Posaçme, zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së dhe Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, lidhur me plot aspekte të asaj ngjarjeje kriminale.

Ne nuk kemi hyrë asnjëherë në meritën apo përmbajtjen e dosjeve penale, por Kuvendi i Shqipërisë ka përgjegjësi në kontrollin e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ-së bashkë me ministrinë e drejtësis siç na e kujtoi Njazi Jaho.”u shpreh Balla.

Mbledhja e grupit të PS, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

Taulant Balla, foli sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS që po zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Balla deklaroi se zgjedhjet vendore të ardhshme do të zhvillohen në periudhën 15 prill -15 maj 2027, duke theksuar se Presidenti do të dekretojë datën zyrtare në fillim të sesionit të tretë parlamentar, në vjeshtë. “Në fillim […]

The post Mbledhja e grupit të PS, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027 appeared first on BoldNews.al.

Balla pret në Kuvend përfaqësuesen e diasporës shqiptare në Bavari

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherësh drejtues politik i PS për Diasporën priti sot në një takim në ambientet e Kuvendit, Enkelejda Dajçin (Beqon), përfaqësuese e diasporës shqiptare në Landin e Bavarisë, Gjermani.

Balla vlerësoi lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit dhe punësimit në Gjermani, duke i konsideruar ato si faktorë kyç për integrimin dhe suksesin e shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje.

“Në Bavari jetojnë e punojnë rreth 18 mijë shtetas shqiptarë, ndaj vlerësojmë lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit, punësimit. Gjithashtu në universitetet e Bavarisë studiojnë afro 800 studentë shqiptarë”, u shpreh Balla.

Takimi u konsiderua një dëshmi e rëndësisë që institucionet shqiptare i kushtojnë diasporës dhe forcimit të lidhjeve me komunitetet shqiptare jashtë vendit.

/m.m/j.p/

The post Balla pret në Kuvend përfaqësuesen e diasporës shqiptare në Bavari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: 113 vjet Policia e Shtetit, mirënjohje për sakrificën dhe shërbimin ndaj qytetarëve

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla dha një mesazh mirënjohjeje për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit ndër vite, duke nderuar veçanërisht dëshmorët që kanë dhënë jetën në shërbim të rendit dhe sigurisë publike.

“113-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit është një ditë e shënuar kujtese dhe mirënjohjeje për të gjithë punonjësit e trupës policore shqiptare ndër vite. Shqipëria nderon dhe përulet para sakrificave sublime të dëshmorëve të Policisë së Shtetit.

“Jetët dhe gjaku i dëshmorëve të Policisë janë një reflektim dhe detyrim për drejtuesit dhe punonjësit aktualë të kësaj trupe për ta kryer këtë detyrë me përkushtim dhe ndershmëri!”, shkruan Balla në mesazhin e tij.

Në këtë rrugëtim 113-vjeçar, 231 punonjës policie kanë rënë dëshmorë, duke dhënë jetën në krye të detyrës për mbrojtjen e ligjit dhe rendit.

Policia e Shtetit Shqiptar u krijua më 13 janar 1913, me vendim të Qeverisë së Përkohshme të drejtuar nga Ismail Qemali, dhe prej mëse një shekulli ka qenë një nga institucionet themelore të rendit dhe sigurisë në vend.

/m.q/a.f/r.e/

The post Balla: 113 vjet Policia e Shtetit, mirënjohje për sakrificën dhe shërbimin ndaj qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla ironizon Foltoren e PD para Kryeministrisë: Nga krushq në dasmë në festë datëlindjeje

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla reagoi sërish me nota tallëse ndaj Foltores së opozitës të zhvilluar këtë të hënë përballë Kryeministrisë. Balla ka ironizuar pjesëmarrjen në protestë, duke e krahasuar atë me një histori që, sipas tij, ka kaluar nga “dasma” te “fejesa”, e më pas ka mbetur vetëm me “njerëzit e shtëpisë”. ”Eh si vajti kjo punë!? Po qeshnim me atë historinë e…

Source

Rritet niveli i Lanës nga reshjet, Balla: Bashkia e Tiranës në gatishmëri për ndërhyrje

Reshjet e dendura dhe të pandërprera të shiut kanë sjellë rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin Lana në Tiranë, duke krijuar rrezik për dalje nga shtrati, veçanërisht në zonën e Pallatit me Shigjeta. Kryetar i grupit parlamentar të PS-së, njëherësh dhe drejtues politik në Njësinë 5 në kryeqytet, Taulant Balla thotë se ekipet e Bashkisë së Tiranës ndodhen në terren dhe po ndjekin nga afër…

Source

Balla: Zgjidhet ngërçi për 350 pasagjerë të bllokuar në Brindisi

Kryetari i grupit parlamentar në PS si dhe drejtuesi politik për Diasporën, Taulant Balla informon se është zgjidhur situata për rreth 350 pasagjerë shqiptarë që udhëtonin nga Bergamo dhe Bologna drejt Aeroportit të Rinasit dhe mbetën të bllokuar në aeroportin e Brindizit. Balla njoftoi se është organizuar transporti me autobus nga aeroporti i Brindizit drejt portit dhe më pas udhëtimi drejt…

Source

Balla: Zgjidhet ngërçi për 350 pasagjerë të bllokuar në Brindisi

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste si dhe drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, bëri të ditur se është zgjidhur situata për rreth 350 pasagjerë shqiptarë që udhëtonin nga Bergamo dhe Bologna drejt Aeroportit të Rinasit dhe mbetën të bllokuar në aeroportin e Brindizit.

Balla njoftoi se është organizuar transporti me autobus nga aeroporti i Brindizit drejt portit dhe më pas udhëtimi drejt Shqipërisë.

Sipas Ballës, ndërhyrja ka ardhur pas ankesave të pasagjerëve për mungesë zgjidhjeje nga kompania ajrore, duke theksuar se ka detyrimin ligjor të respektojë të drejtat e udhëtarëve sipas rregullave europiane.

“Ka marrë një zgjidhje halli për rreth 350 pasagjerë që mbetën të bllokuar në Brindisi. Është organizuar transporti me autobus drejt portit dhe më pas drejt Shqipërisë. Kompania ajrore duhet të respektojë siç duhet të Drejtat e Pasagjerit”, shkruan Balla.

Autoritetet u kanë kujtuar udhëtarëve se në raste të tilla ata gëzojnë të drejtën e asistencës, rimbursimit apo kompensimit, sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian për transportin ajror. /j.p/

The post Balla: Zgjidhet ngërçi për 350 pasagjerë të bllokuar në Brindisi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla për protestën e opozitës: Kambanat e 21 Janarit bien më fort se kurrë

TIRANË, 5 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot ndaj protestës së Partisë Demokratike para selisë së Kryeministrisë.

Balla kujtoi se “po afron përvjetori i 15-të i masakrës së 21 janarit në bulevard dhe kambanat bien më shumë se kurrë”.

Sipas Ballës, “kush ka dhënë urdhër të qëllohet mbi popullin, duhet të përballet me drejtësinë”.

“Njëri nga hyzmeqarët sulmoi pa dashje kryebufin ndërsa fliste për krimet e Maduros, iu referua krimit të vrasjes së protestuesve nga diktatori i Venezuelës në 2019. Ke plotësisht të drejtë. Kush ka dhënë urdhër të qëllohet mbi popullin, duhet të përballet me drejtësinë. 15 vjetori i 21 Janarit 2011 po afron dhe kambanat bien më shumë se kurrë”, u shpreh Balla.

Balla solli në vëmendje edhe mungesën e pjesëmarrjes të mbështetësve të PD-së në protestën e sotme para kryeministrisë.

/m.m/j.p/

The post Balla për protestën e opozitës: Kambanat e 21 Janarit bien më fort se kurrë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla takim me aktivistin e diasporës në Itali, Mirel Bratko

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtues politik për Diasporën, Taulant Balla vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit shqiptar në rajonin e Venetto-s, duke theksuar rolin e tyre në ruajtjen e lidhjeve me atdheun dhe në promovimin e vlerave shqiptare jashtë vendit.

Balla e shprehu vlerësimin gjatë takimit me avokatin Mirel Bratko, i cili u ka shërbyer dhe vijon t’u shërbejë çdo ditë bashkatdhetarëve në Itali, duke luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin dhe promovimin e komunitetit shqiptar në këtë rajon.

“U takova sot me një aktivist të palodhur të diasporës shqiptare në Padova, Itali. Avokati Mirel Bratko u ka shërbyer dhe u shërben çdo ditë bashkatdhetarëve dhe luan një rol të rëndësishëm një në promovimin e komunitetit shqiptar në rajonin e Veneto”, shkruan Balla.

Takimi u cilësua si një moment bashkëbisedimi dhe reflektimi mbi sfidat dhe nevojat e diasporës, si dhe mbi rëndësinë e përfshirjes së saj aktive në jetën shoqërore dhe kombëtare.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Balla takim me aktivistin e diasporës në Itali, Mirel Bratko appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla takim me aktivistin e diasporës në Itali: Mirel Bratko luan një rol të rëndësishëm për shqiptarët

Kreu i grupit parlamentar të PS-së dhe drejtues politik për Diasporën, Taulant Balla vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit shqiptar në rajonin e Venetto-s, duke theksuar rolin e tyre në ruajtjen e lidhjeve me atdheun dhe në promovimin e vlerave shqiptare jashtë vendit. Balla shprehu vlerësimin gjatë takimit me avokatin Mirel Bratko, i cili u ka shërbyer dhe vijon t’u shërbejë çdo ditë…

Source

Balla: Gjatë 2026-ës intensifikim i kontakteve me diasporën

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtues politik për diasporën, Taulant Balla ka përcjellë sot një urim me video për shqiptarët kudo që ndodhen, nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, vetëm pak orë para ndërrimit të viteve.

Në mesazhin e tij, Balla uroi Gëzuar Vitin e Ri 2026 për shqiptarët në Shqipëri, në trojet etnike dhe veçanërisht për bashkatdhetarët në diasporë, duke theksuar rolin historik të votës së emigrantëve gjatë vitit 2025.

“U takon vëllezërve e motrave tanë në diasporë një urim i veçantë, edhe për shkak se gjatë vitit 2025 ata patën mundësinë për herë të parë në këto 35 vite demokraci të shprehen me votë për drejtimin që ata duan të ecë Shqipëria. Vota e bashkatdhetarëve në diasporë në vitin 2025 ishte pa dyshim një moment historik për Shqipërinë”, tha ai.

Sipas Ballës, gjatë vitit 2026 do të intensifikohen kontaktet me diasporën, si dhe angazhimet për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar.

“Ne dimë ta lexojmë shumë mirë votën e tyre dhe padyshim që gjatë vitit 2026 do të vazhdojmë të intensifikojmë kontaktet tona me gjithë shqiptarët që jetojnë në diasporë dhe të sigurojmë që çdo fëmijë shqiptar që lind në diasporë të ketë mundësinë të mësojë gjuhën shqipe”, u shpreh Balla.

Mesazhi u shoqërua me përqafime vëllazërore dhe mirënjohje në prag të Vitit të Ri nga sheshi “Skënderbej”, simboli i unitetit kombëtar.

“Dua që shqiptarëve në Itali, në Greqi, në Gjermani, në Britaninë e Madhe, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada, apo kudo gjetkë nëpër botë, t’i uroj: Gëzuar Festat e Fundvitit, me mirënjohjen më të thellë dhe me përqafime vëllazërore nga sheshi i shqiptarëve, sheshi ‘Skënderbej’!”, theksoi Balla.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Balla: Gjatë 2026-ës intensifikim i kontakteve me diasporën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌