Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kurvë!

opened book on brown table

Nisma për hartimin e një fjalori të ri të gjuhës shqipe është padyshim, e domosdoshme. Puna e bërë deri tani ngjan me të vërtetë titanike. Janë identifikuar diku te 150 mijë fjalë dhe janë shpjeguar një më një nga  një grup ekspertësh përgjatë pesë viteve të fundit. Ndër zhvillimet pozitive, disa fjalë dialektore të përjashtuara […]

The post Kurvë! appeared first on Reporter.al.

Si lartësohet emri i Shqipërisë!

Nga Lutfi Dervishi Si lartësohet emri i Shqipërisë! Kur nga Shqipëria njerëzit nuk ikin, por zgjedhin të qëndrojnë. Kur uji i pijshëm rrjedh 24 orë në çdo rubinet. Kur shërohesh këtu, pa e mbajtur frymën në rrugët e Stambollit. Kur për studime të larta zgjedh Tiranën, jo sepse s’ke ku të shkosh, por sepse ia […]

The post Si lartësohet emri i Shqipërisë! appeared first on BoldNews.al.

Mjalti “kinez” me m… shqiptar

Nga Basir Çollaku Rama sfidon dhe u bën karshillëk aleatëve strategjikë amerikanë, thuajse përditë në një rast gjithnjë e më lajthitës. Në një panel për një projekt energjie në Tropojë, kishte vënë në rresht të parë, ngjitur me të ngarkuarën me punë të Ambasadës Amerikane, Nancy VonHorn, të pandehurën zv-kryeministre, Belinda Balluku, ndaj së cilës […]

The post Mjalti “kinez” me m… shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Prapaskenat/ Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA-së

Nga Armand Shkullaku Belinda Balluku ka lënë të kuptohet sot, se përveç mbështetjes pa kushte të kryeministrit Rama, ajo gëzon në mënyrë të tërthortë edhe një përkrahje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shfaqja publike live në krah të përfaqësues së SHBA dhe fjalimi me rastin e pajisjes me çertifikatë për prodhimin e energjisë eoliane […]

The post Prapaskenat/ Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA-së appeared first on BoldNews.al.

Durana është përdhunim i sistemit fiskal

Nga Klodian Tomorri Terry Pratchet, një komedian shumë i njohur anglez, dikur pati bërë një shaka gjeniale me thënien e famshme të Benjamin Franklinit. “Ai tha se janë taksat dhe vdekja. Por vdekja nuk të ndodh çdo vit.” Njerëzit i urrejnë taksat dhe sipas fuqisë që kanë bëjnë gjithçka për t’i shmangur ato. Për shembull […]

The post Durana është përdhunim i sistemit fiskal appeared first on BoldNews.al.

Një bjellorus në bordin e Korporatës Shqipare të Investimeve (ose pak sevda ruse..)!

Nga Basir Çollaku Valery Viljamoviç Tsepkalo, (ar)miku i dashur i Lukashenkos Lista e bordit të Korporatës Shqiptare të Investimeve, mbyllet me një emër që nuk tingëllon shqip: Valery Tsepkalo. Në fakt ky person është natyralizuar shqiptar në 11 prill 2025 me dekret të presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Por ai është bjellorus. Me një karrierë […]

The post Një bjellorus në bordin e Korporatës Shqipare të Investimeve (ose pak sevda ruse..)! appeared first on BoldNews.al.

ILD po tradhton “Drejtësinë e Re”

Nga Avokat Arenc Berati Si avokat, nuk mund të hesht para farsës që u servir si drejtësi në rastin e Elbasanit. Një koleg i yni u arrestua vetëm pse guxoi të fliste, të. kundërshtonte dhe të kërkonte prova – pra të bënte pikërisht detyrën që Kushtetuta ia ngarkon avokatit. Prokurori shkel etikën dhe kërcënon me […]

The post ILD po tradhton “Drejtësinë e Re” appeared first on BoldNews.al.

Pse SHBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t!

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj Siç është e mirënjohur, më 3 janar 2026, pra ende pa kapërdijë (për humor) kaposhin e detit dhe as urimet tradicionale, Presidenti Donald Trump urdhëroi përdorimin e fuqisë ushtarake për të prangosur dhe çuar para drejtësisë z. Nicolas Maduro, i cili: “duke shpërdoruar fuqinë e pushtetit dhe bandave të drogës jo […]

The post Pse SHBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t! appeared first on BoldNews.al.

2 janari amerikan dhe pesë mësime për Evropën!

Nga Jorgji Kote Operacioni i madh ushtarak amerikan i filluar natën e 2 Janarit dhe që u mbyll me sukses të plotë brenda tri orësh me kapjen e presidentit venezuelian Maduro dhe nxjerrjen e tij përpara gjykatës në Nju-Jork, ishte ngjarja e parë madhore e vitit që sapo hyri dhe që tronditi botën; me shumë […]

The post 2 janari amerikan dhe pesë mësime për Evropën! appeared first on BoldNews.al.

Një botë e paparashikueshme

Nga Ilir Kalemaj Këtë 3 janar, bota u zgjua me kronikën e një lajmi të paralajmëruar, ku me një lëvizje të beftë presidenti amerikan Tramp, realizoi një nga premtimet më të bujshme të administratës së tij. Duke hequr në mënyrë kirurgjikale diktatorin venezuelas Maduro, jo vetëm i dha fund një narko-regjimi 27 vjeçar që lindi […]

The post Një botë e paparashikueshme appeared first on BoldNews.al.

“Balluku-AKSHI” 2 organizata, 1 kryetar dhe shteti Mafioz

Nga Basir Çollaku “..Shteti mafioz, është një sistem politik, ku qeveria dhe institucionet, janë infiltruar në role, ndikim dhe kontroll, formal a informal, nga krimi i organizuar, duke përafruar deri në njëhsim, pushtetin formal dhe informal, ku eliat politike janë në aleancë me krimin, për të vjedhur pasuritë dhe fondet publike, për të intimiduar dhe […]

The post “Balluku-AKSHI” 2 organizata, 1 kryetar dhe shteti Mafioz appeared first on BoldNews.al.

Tubi i Saliut dhe zorra e lubikompanive

Nga Klodian Tomori Banda e gjeti sërish justifikimin për të mashtruar qytetarët. Tubi i Vlorës që u ça, sipas tyre, qenka vendosur nga Sali Berisha në vitin 2009. Dhe meqë Saliu “i bënte gjërat keq” sepse vidhte shumë, paska vendosur një tub të lirë, defektoz, që sot nuk prodhohet më nga asnjë fabrikë në botë. […]

The post Tubi i Saliut dhe zorra e lubikompanive appeared first on BoldNews.al.

AKSHI dje, sot e nesër si dhe shteti i sigurt

Nga Genc Pollo, ish-ministër dhe deputet Në vitet 2009-2013, si ministër për Teknologjinë e Informacionit, kam patur në varësi AKShI-n (Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit). Synimi kryesor i yni ishte kompjuterizimi i të gjitha sistemeve shtetërore nga Shëndetësia tek Transporti dhe ofrimin online (në internet) të shërbimeve ekzistuese për përdoruesit. Detyrë funksionale e AKShI-t […]

The post AKSHI dje, sot e nesër si dhe shteti i sigurt appeared first on BoldNews.al.

Genocid/ Këshilli i (Pa)Sigurisë Kombëtare, 90 përqind i Pandehur për krime të rënda…

Nga Basir Çollaku Kongresi Amerikan miratoi një projekt sigurie për rajonin e Ballkanit, me afat 90 ditor, ku përfshiet dhe Shqipëria, për të mbrojtur qytetarët nga qeveritarët e kurruptuar të inkriminuar, ndërtuesit e një ngrehine keqbërëse terroriste. Me emër qeveri. Me lëndë nga Kolumbia, Meksika, Venezuela, Peruja, Ekuadori, Ndranghetta, Sinaloa, Sacra acorona, Cosa Nostra, Dubai, […]

The post Genocid/ Këshilli i (Pa)Sigurisë Kombëtare, 90 përqind i Pandehur për krime të rënda… appeared first on BoldNews.al.

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit

Nga Ferdinand Dervishi Filmi “Kumbari” i regjisorit Francis Ford Coppola, pjesa e dytë, viti 1974, bazuar në historinë e MAFIA-s amerikane, ka një hyrje mbresëlënëse, që të sjell në mend fenomenin “Ergys Agasi” në Shqipërinë e 2025. Hallexhiu i radhës i troket në derë Kumbarit – Don Vito Corleone, dhe nis t’i rrëfejë dramën e […]

The post Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit appeared first on BoldNews.al.

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri Kombëtar rikthehet në vëmendje pas një mungese të gjatë nga fejsbukët zyrtarë të qeverisë. Këtë herë, përmes një video-performance me “drone drop” mbi një kantier ndërtimi, i cili nuk dallon shumë nga qindra të tjerë në qytet.

Pamja promovohet si reklamë e një “pune” të premtuar që po kryhet – pra një lloj raportimi, në mungesë të llogaridhënies, – ndërsa qyteti vazhdon të ndërtohet dhe qindra leje të reja miratohen, pa pyetur askënd tjetër përveç pushtetit.

Nuk ishte një njoftim ndërtimor, por një akt simbolik: Një rikthim i kontrolluar i çështjes së Teatrit Kombëtar në ekranet e pushtetit.

Me dashje ose pa dashje, Kryeministri – dhe më pas ministri i Kulturës, e pas tyre i gjithë tabori i pushtetit, – na përsërisin prej kohësh të njëjtin mesazh: The show must go on! (Spektakli duhet të vijojë!), për sa kohë ata janë aktorët kryesorë në skenën e pambaruar të teatrit.

Në fakt, e gjithë qeverisja Rama 1, 2 dhe 3 ka funksionuar si skenë e madhe teatrale, ku vetë teatri u shndërrua në njësi marketingu, ndërsa “star-arkitektët” në kukullat e teatrit prej letre.

Faksimile e videos së qeverisë, ku dallohet kantieri i Pixel Tower në të majtë.

Kjo ndodhi pikërisht në mungesë të teatrit si zhanër kritik, si kundër-forcë e pushtetit. Kur teatri real u zhduk, u fshi, u shemb, spektakli institucional zuri vendin e tij.

Tre vjet më parë, më 21 dhjetor 2022, Rama dhe Veliaj – të shoqëruar nga taborët e administratave përkatëse – vendosën atë që e quajtën “gurin e parë të themelit”.

“Baballarët e kombit” në themel të Teatrit të Ri Kombëtar, “më të bukurit dhe më përfaqësues të ndërtuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”, sipas logjikës patriarkale të pushtetit: njësoj si kryefamiljari që vendos gurin e parë të shtëpisë.

Tradita, megjithatë, e thotë qartë: Që themeli të qëndrojë, duhet edhe një kurban, përndryshe muret, si ato të Rozafës, bien.

Kurbani i kësaj dysheje, që ka qeverisur Tiranën për 21, nga 35 vitet e tranzicionit shqiptar, ishte ndërtesa historike e Teatrit Kombëtar, të cilën e shembën natën.

Ndërsa e shembën, u kujdesën ta kthenin aktin në spektakël: Një mizanskenë dramatike në teatrin e madh të pushtetit, ku ndërthuren korrupsioni, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave.

Por akti final nuk ishte vetë shkatërrimi i teatrit; ai duhej edhe legjitimuar estetikisht.

Shembja, në vetvete, nuk mjaftonte. Duhej një imazh i ri, një formë e re, një premtim arkitektonik që ta zhvendoste vëmendjen nga dhuna mbi trashëgiminë drejt admirimit për spektaklin.

Faksimile e videos së qeverisë, ku dallohet kantieri i Pixel Tower anës Teatrit Kombëtar.

Duhej shembur teatri, që spektakli i kullave të merrte skenën. Për shembull, kulla që duhej ta zëvendësonte atë – dhe që do t’i merrte tokën, hapësirën dhe kujtesën, – sot ngrihet 33 kate lart (Pixel Tower, projekt nga Bjarke Ingels për Fusha shpk), deri në kufijtë e pronës, praktikisht ngjitur me të.

Teatri u zhduk që ky spektakël të shtrihej pa pengesë në çdo cep të Tiranës: Një profeci e artikuluar qartë nga protesta 27-mujore e Teatrit, e cila u tall si nostalgji, por rezultoi lexim politik i saktë i së ardhmes urbane.

Kulla ngrihet e qetë, duke na vështruar nga lart me cinizëm pedagogjik, sikur të na thotë: “Kot bëtë zhurmë. Nuk ju mora asnjë metër truall. Ju lashë madje dhuratë projektin më të bukur në Evropë që nga viti 1945. Të ma dini për nder!”

Kjo është arkitekturë disonante: Një formë pushteti që prodhon konflikt me kujtesën urbane, mohon dhunën mbi trashëgiminë përmes estetikës dhe e “ribrendon” shkatërrimin si bujari institucionale – ndërsa publiku ftohet, edhe një herë, të duartrokasë.

Sepse kur pushteti merr rolin e regjisorit, qyteti mbetet skenë, kujtesa dekor dhe qytetarët spektatorë të një shfaqjeje ku humbja prezantohet si fitore.

Lexoni gjithashtu:

The post Teatri u shemb, spektakli vazhdon appeared first on Citizens.al.

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Nga Ferdinand Dervishi Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masat e arrestit të të akuzuarve për tenderat e AKSHI-t, ka të paktën dy personazhe, të cilët akuzohen edhe si bashkëpunëtorë në vjedhjen e databazës së sistemit TIMS të Policisë së Shtetit – ngjarje e ndodhur më 2 gusht 2023. E para, që shfaqet, është […]

The post Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS appeared first on BoldNews.al.

Sekreti hetimor te dosja “Balluku” është i pamundur që të ruhet

Që në krye të herës duhet të themi se sekreti hetimor është një e mirë publike, siç është edhe gazetaria. Ligjërisht dhe moralisht, çdokujt, përfshirë edhe gazetarëve, u lind detyrimi të ruajnë sekretin hetimor në rast se u bie në dorë rastësisht. Për shembull, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut konfirmoi si të drejtë […]

The post Sekreti hetimor te dosja “Balluku” është i pamundur që të ruhet appeared first on Reporter.al.

Anti-SPAK, drejt sanksionimit Ramë-parti-qeveri?!

Nga Basir Çollaku Hapur kundër SPAK. Edi Rama njofton se ska shqyrtim kërkesës së Prokurorisë deri me 22 janar 2026, kur ai pret vendinin e Kushtetueses për pezullumin ose jo nga detyra të zëvlndëses së tij. Ndonëse kërkesat nuk ngjajnë as ndryshojnë udhën e njëra-tjetrës, Rama ka zgjedhur të çojë në ekstrem kundërshtinë me drejtësinë. […]

The post Anti-SPAK, drejt sanksionimit Ramë-parti-qeveri?! appeared first on BoldNews.al.

Anatomia e një Shteti-Kufomë: Pse nuk na duhet një “bordello” më e pastër, por rrafshimi i saj

Nga Muriel Bistro Nëse dikush hyn në një shtëpi publike dhe bërtet për moralin, është ose i marrë, ose pjesë e lojës për të rritur çmimin. Në Shqipëri, të thërrasësh “hajdut” përballë një sistemi që është ngritur mbi gjakun e kokainës dhe betonizimin e parave të pista, nuk është më protestë – është naivitet kriminal. […]

The post Anatomia e një Shteti-Kufomë: Pse nuk na duhet një “bordello” më e pastër, por rrafshimi i saj appeared first on BoldNews.al.

❌