Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dy adoleshentet në Tiranë largohen nga shtëpia, prindërit njoftojnë policinë

Nga Gazeta ‘SI’ – Dy prindër kanë kallëzuar në polici largimin nga banesa të vajzave të tyre të mitura, përkatësisht 15 dhe 16 vjeçe, në Tiranë.

Shtetasi F. M. dhe shtetasja A. C. kanë bërë denoncimet pranë autoriteteve.

Policia po punon për gjetjen e adoleshenteve dhe sqarimin e rrethanave të largimit.

The post Dy adoleshentet në Tiranë largohen nga shtëpia, prindërit njoftojnë policinë appeared first on Gazeta Si.

Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori, i sekuestrohet një thikë dhe një sëpatë/ Emrat

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) biznesmenin Artur Ligeja. Një thikë dhe një sëpatë i është sekuestruar 42-vjeçarit Eri Velecia “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin Eri […]

The post Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori, i sekuestrohet një thikë dhe një sëpatë/ Emrat appeared first on BoldNews.al.

Çfarë sjell gjysma e parë e 2026? Astrologia Meri Gjini bën parashikimin: Vendime të rëndësishme

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë” ku foli edhe për nisjen e vitit 2026. “Ëndrrat në këtë periudhë të vitit kanë më shumë hapësirë për t’u bërë realitet.Kanalizoni vetë se ku i doni ndryshimet, bëni një autoprojektim të vitit 2026. Në këto netë festive do të ishte mirë që me […]

The post Çfarë sjell gjysma e parë e 2026? Astrologia Meri Gjini bën parashikimin: Vendime të rëndësishme appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria “kampione” e rritjes së çmimeve! Tryeza e festave do kushtojë më shtrenjtë

Tryeza e festave edhe këtë vit do t’i kushtojë shtrenjtë familjeve shqiptare, pasi çmimet e shportës, por jo vetëm, vijojnë të rriten. Produktet bazë ushqimore, që përbëjnë edhe pjesën më të madhe të shpenzimeve mujore, po bëhen gjithnjë e më pak të përballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve. Shqipëria, nga vendi më i […]

The post Shqipëria “kampione” e rritjes së çmimeve! Tryeza e festave do kushtojë më shtrenjtë appeared first on BoldNews.al.

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të përdorura për kategorinë,  e autoveturave, kamionët, kamionçinat dhe furgonët. Çmimet e referencës përdoren për zhdoganimin e automjeteve të përdorura me vit prodhimi më të hershëm se viti i fundit i publikuar në buletinet zyrtare të çmimeve që përdorin Doganat si: “Quattroroute”, […]

The post Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25% appeared first on BoldNews.al.

Rama: Nis të marrë formë Teatri i ri Kombëtar, hapësirë ikonike për artin dhe kulturën


TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Teatri i ri Kombëtar do të kthehet jo vetëm në një hapësirë moderne për artin skenik, por edhe në një simbol të identitetit kulturor të kryeqytetit dhe të gjithë vendit.

Punimet në këtë kantier kanë avancuar, ndërkohë që godina e re do të jetë jo vetëm një hapësirë për artistët, por edhe një pikë e rëndësishme e jetës urbane dhe sociale të Tiranës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Teatrit të ri Kombëtar, vepër e një prej arkitektëve më të shquar bashkëkohorë, Bjarke Ingels dhe studios daneze BIG.

Kryeministri theksoi se pas përfundimit të fazës komplekse të punimeve nëntokësore, projekti ka hyrë në etapën e realizimit ndërtimor, duke marrë formë një hapësirë ikonike për artin dhe kulturën.

Projekti parashikon salla bashkëkohore për shfaqje teatrore, ambiente multifunksionale për aktivitete kulturore, si dhe infrastrukturë teknologjike të standardeve europiane.

Teatri i ri do të ketë disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Më konkretisht, do të ketë një hapësirë prej 750 metrash katrorë auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon. Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metrash katrorë dhe dy salla Black Box prej 200 metrash katrorë secila.

Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metrash katrorë që do të përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katrorë, tualete dhe dushe, si dhe një dhomë të gjelbër.

Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha lehtësirat për publikun.

/m.m/r.e/a.f/

The post Rama: Nis të marrë formë Teatri i ri Kombëtar, hapësirë ikonike për artin dhe kulturën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, i infektuar një fëmijë

Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri. TCh raporton se fëmija ka ardhur nga Anglia dhe ishte i pavaksinuar ndaj fruthit. Rasti është duke u trajtuar në shërbimin e pediatrisë infektive. ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik dhe nuk rezulton të ketë fëmijë të tjerë të infektuar. Mjekë dhe ekspertë të ISHP bëjnë thirrje për […]

The post Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, i infektuar një fëmijë appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Në zyrën e Agasit shkonin ministra e gjykatës! Kanë grabitur toka me Dallëndyshe Bicin

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se Ergys Agasi, njeriu më i afërt i Edi Ramës, “ka qenë kryeministri në hije” dhe deklaron më tej se në 15 shtator ai ka regjistruar ndërmarrjen e tij me 10 euro në qendrën e biznesit dhe kjo ndërmarrje më 15 dhjetor rezulton me 232 mln euro fitim. Nga ‘foltorja’ në […]

The post Berisha: Në zyrën e Agasit shkonin ministra e gjykatës! Kanë grabitur toka me Dallëndyshe Bicin appeared first on BoldNews.al.

Dosja e Ballukut/ “KM më kërkoi të takoj biznesmenin Ramë Geci”! Ja si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin në Durrës

Zbardhet në dosjen hetimore të zv.kryeministres Belinda Balluku një mesazh që implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama. Në një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, Belinda Balluku e informon këtë të fundit se ka takuar Ramë Gecin me kërkesën e kryeministrit. Kompania e Ramë Gecit pas këtij takimi rezulton të ketë […]

The post Dosja e Ballukut/ “KM më kërkoi të takoj biznesmenin Ramë Geci”! Ja si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Videokartolinë urimi për festat nga nxënësit e shkollës “Ajet Xhindole” në Berat


TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Programi “Art dhe Zeje”, i cili ka nisur nga zbatimi prej vitit 2022, synon të sjellë më shumë kreativitet dhe aftësi praktike për nxënësit duke i kthyer shkollat në qendra kreative dhe gjithëpërfshirëse.

Rrjeti i shkollave në të cilin zbatohet ky program është zgjeruar nga viti në vit, me një  pjesëmarrje të konsiderueshme të nxënësve të të gjithë grupmoshave që angazhohen me veprimtari jashtë orarit mësimor.

Një prej këtyre institucioneve arsimore është edhe shkolla artistike “Ajet Xhindole” në Berat, ku nxënësit kanë zgjedhur tingujt e muzikës për të përcjellë urimet për festat e fundvitit.

Ndërsa e cilësoi një ndër urimet më të bukura të fundvitit nga programi “Art dhe Zeje”, kryeministri Edi Rama ndau videokartolinën e realizuar nga nxënësit e kësaj shkolle.

Përmes programit “Art dhe Zeje” nxënësit mësojnë duke krijuar, duke eksperimentuar dhe duke zbuluar botën në mënyra të reja.

Nga arti që ushqen shpirtin, tek zejet që zhvillojnë aftësitë praktike, e për të vijuar me sportin që forcon trupin dhe mendjen, ky program synon po ashtu edhe zbulimin dhe nxitjen e talenteve të reja, duke inkurajuar kreativitetin në këto fusha.

1 nga 4

/m.m/

The post Videokartolinë urimi për festat nga nxënësit e shkollës “Ajet Xhindole” në Berat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Ligji i ri për statusin e ushtarakut garanton më shumë siguri për FA


TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi Batalionin III të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në Burrel, ku në vitin 2026 do të nisë puna për ngritjen e qendrës së re operacionale.

Në takim me ushtarakët e këtij batalioni, Vengu shprehu mirënjohjen për kontributin e tyre, duke i cilësuar “një vlerë e shtuar për zonën dhe një element kyç i sigurisë për komunitetin”.

Duke u ndalur te ngritja e qendrës së re operacionale, Vengu theksoi se ajo do të shërbejë
për përgatitjen dhe trajnimin e efektivëve, si dhe për forcimin e mbështetjes në emergjencat civile të zonës.

Reparti i ri në Mollzë, sipas ministrit, do të ofrojë kushte shumë më dinjitoze edhe një operacionalitet të plotë.

Vengu siguroi ushtarakët se qeveria do të vijojë mbështetjen për FA, si nga pikëpamja e buxheteve, pagave, por edhe përfitimeve për familjet e tyre.

“Ligji i ri i statutit të ushtarakut përforcon statusin dhe ju jep edhe shumë siguri në këtë profesion. Nga ana tjetër do të bëjmë të mundur që të përfshiheni edhe në misione, sepse e di që kjo është një kërkesë e hershme e juaja”, tha ministri Vengu.

Vengu theksoi se një pjesë e trupave të këtij batalioni janë stërvitur në Gjermani.

“Ndërkohë, rotacioni i radhës në 2026-n do t’ju gjejë të përfshirë në të gjitha misionet që kemi në zonat e interesit të NATO-s dhe Bashkimit Europian. Jam shumë mirënjohës për atë që bëni, angazhimin dhe mbështetjen që i jepni komunitetit të Burrelit”, tha Vengu.

/m.m/a.f/r.e/

The post Vengu: Ligji i ri për statusin e ushtarakut garanton më shumë siguri për FA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”

Hetimet e SPAK kanë zbuluar asete të cilat i përkasin përsonave të dyshuar në dosjen qindra miliona eurosh të abuzimeve me tenderat e AKSHI-t. Këto asete besohet se janë përfituar nga paratë e dyshuara kriminale. Hetuesit kanë zbuluar një jaht luksoz në pronësi të Ermal Beqirit, zbulim ky i ardhur nga kontrollet e BKH-së. Nga […]

The post FOTO/ SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions” appeared first on BoldNews.al.

Europa përballë rrezikut të luftës! Paralajmërojnë ekspertët: Nuk jemi gati për një konflikt me Rusinë

Ekspertë të sigurisë dhe mbrojtjes kanë dhënë alarmin se Europa nuk është e përgatitur për një luftë të mundshme me Rusinë, e cila sipas vlerësimeve të inteligjencës mund të ndodhë brenda viteve të ardhshme. CNN shkruan se ky ishte përfundimi i një konference të zhvilluar muajin e kaluar në Whitehall, selinë e qeverisë britanike, e organizuar […]

The post Europa përballë rrezikut të luftës! Paralajmërojnë ekspertët: Nuk jemi gati për një konflikt me Rusinë appeared first on BoldNews.al.

I moshuari përfundon te Trauma pasi u godit me grushte, policia në kërkim të 24-vjeçarit dhunues

Policia ka shpallur në kërkim një 24-vjeçar me iniciale K.M., pasi ka dhunuar fizikisht me grushte një 62 vjeçar në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë. 62-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike dhe aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë […]

The post I moshuari përfundon te Trauma pasi u godit me grushte, policia në kërkim të 24-vjeçarit dhunues appeared first on BoldNews.al.

“Afera” miliona euro/ Edi Rama emëroi Leonidha Çobon e “Bankers” këshilltar të Ballukut

Nga Boldnews.al Kryeministri Edi Rama ka një lloj sensi tërheqje të fuqishme, një lloj magnetizimi njerëzor, për të afruar pranë tij personazhe që kanë shumë pikëpyetje mbi integritetin e tyre. Për disa nga këta personazhe, Rama është justifikuar se “i kanë ngrënë dardha e mollë” pas kurrizit. Ndërsa, për disa të tjerë, ai duket se […]

The post “Afera” miliona euro/ Edi Rama emëroi Leonidha Çobon e “Bankers” këshilltar të Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Çmimi i bakrit arrin nivel rekord

Bakri arriti një çmim rekord, duke kaluar për herë të parë pragun prej 12.000 dollarësh për ton, pasi shqetësimet për tarifat amerikane dhe mundësinë e mungesave nxitën një rritje që vazhdon që nga tetori.

Ky metal industrial, i cili shihet si tregues i shëndetit të ekonomisë globale, u rrit mbi 1%, duke arritur deri në 12.160 dollarë për ton gjatë ditës në Londër, përpara se të zbriste përsëri rreth 12.065 dollarë.

Ari dhe argjendi gjithashtu u rritën në nivele të reja rekord, të nxitura nga tensionet gjeopolitike dhe pritshmëritë që Rezerva Federale e SHBA-së do të ulë normat e interesit vitin e ardhshëm.

Çmimet e rritura të bakrit po “nxiten nga pritshmëritë për mbështetje të mëtejshme të ekonomisë në Kinë”, tha John Meyer, analist në firmën konsulente SP Angel. Ai shtoi se një dollar më i dobët amerikan po rritte gjithashtu çmimet e metaleve të çmuara dhe bazike.

Ky metal i kuq ka shënuar një seri rritjesh rekord që nga tetori, kur incidente serioze në miniera të mëdha ndikuan në prodhim dhe shkaktuan frikë për mungesa të furnizimit. Edhe më parë, analistët prisnin që mungesat të shfaqeshin në vitet e ardhshme për shkak të rritjes së kërkesës.

“Edhe në një botë me rritje prej 2% të PBB-së globale, ne do të prisnim deficit të konsiderueshëm në tregun e bakrit gjatë vitit të ardhshëm,” thanë analistët e Jefferies këtë javë.

Rritja e fundit është nxitur edhe nga shqetësimet në rritje për mundësinë që administrata e Presidentit Donald Trump të vendosë tarifa shtesë për importin e bakrit vitin e ardhshëm. Tarifat aktuale nuk prekin katodat e bakrit, por shqetësimet se tarifat e ardhshme mund të ndikojnë kanë nxitur tregtarët të dërgojnë sasi të mëdha drejt SHBA-së.

Sasi të mëdha janë grumbulluar tashmë këtë vit në SHBA, dhe fluksi i vazhdueshëm në këtë drejtim mund të “shtypë furnizimin lokal në Kinë dhe në pjesë të tjera të botës”, tha Meyer.

Bakri është në rrugën për të shënuar rritjen më të madhe vjetore që nga viti 2009, pasi ka shënuar një rritje prej 37% deri më tani në 2025./FinancialTimes

The post Çmimi i bakrit arrin nivel rekord appeared first on Gazeta Si.

180 mln euro për rijetëzimin e minierave në vend. Qeveria kërkon rikthimin e ekspertëve të ikur

Nga Gazeta ‘SI’ – Me anë të një ligji që ndodhet aktualisht në proces konsultimi, qeveria shqiptare synon të rijetëzojë sektorin minerar, duke e kthyer atë në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë kombëtare.

Strategjia për sektorin minerar 2026–2040 parashikon fillimisht përmirësimin e kuadrit ligjor, me qëllim ndarjen e qartë të përgjegjësive institucionale dhe funksionale, si dhe rregullimin e çdo hallke të zinxhirit minerar përmes licencave të posaçme. Synimi kryesor është krijimi i një sektori minerar të sigurt, të qëndrueshëm dhe plotësisht të harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian.

Deri në 2030, qeveria parashikon që të paktën 30% e xeherorit të kromit, bakrit dhe nikelit të përpunohet brenda territorit shqiptar, si rezultat i investimit në fabrika e rafineri.

Sipas draftit, sektori minerar në Shqipëri përballet aktualisht me problematika serioze, si niveli i lartë i aksidenteve në punë, ndotja mjedisore nga zonat historike minerare, mungesa e rehabilitimit dhe mbikëqyrja institucionale e fragmentuar. Këto faktorë e mbajnë sigurinë teknike dhe mbrojtjen e mjedisit nën mesataren evropiane.

Një tjetër fokus i strategjisë është rigjallërimi i arsimit profesional dhe universitar në degët që lidhen me sektorin minerar. Parashikohet rikthimi i ekspertëve nga diaspora, zbatimi i programeve të mentorimit dhe përmirësimi i shkollave profesionale, me synim përgatitjen e profesionistëve të aftë për të përballuar transformimin teknologjik të industrisë minerare.

Risi e rëndësishme e reformës është edhe ndërtimi i një databaze kombëtare të integruar dhe dixhitale, e cila do të përfshijë të gjitha të dhënat minerare dhe gjeologjike të vendit, duke rritur transparencën, kontrollin dhe efikasitetin në menaxhimin e burimeve natyrore.

Sipas vlerësimeve paraprake, zbatimi i kësaj strategjie do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 55 milionë euro gjatë pesë viteve të ardhshme dhe të paktën 114 milionë euro-180 mln deri vitin 2040, në varësi të skenarëve të zhvillimit.

The post 180 mln euro për rijetëzimin e minierave në vend. Qeveria kërkon rikthimin e ekspertëve të ikur appeared first on Gazeta Si.

Prej 2 muajsh pa asnjë gjurmë të Floresha Prengut, familja vazhdon kërkimet

Në Trento të Italisë, është shënuar një mister i brendshëm që ka tronditur komunitetin dhe familjen e një nëne shqiptare. Floresha Prengu, 35 vjeçe, me origjinë shqiptare dhe nënë e dy vajzave, është zhdukur pa gjurmë që prej 22 tetorit 2025, kur u largua nga shtëpia për të shkuar në punë dhe nuk është kthyer […]

The post Prej 2 muajsh pa asnjë gjurmë të Floresha Prengut, familja vazhdon kërkimet appeared first on BoldNews.al.

SHBA-ja kryen sulme ndaj IS-it në Nigeri

Presidenti Donald Trump tha se forcat amerikane kanë kryer sulme “të fuqishme dhe vdekjeprurëse” të enjten ndaj grupit ekstremist, Shteti Islamik, në veriperëndim të Nigerisë, disa javë pasi paralajmëroi kundër çdo sulmi sistematik ndaj të krishterëve në këtë shtet. Ministria e Punëve të Jashtme e Nigerisë të premten konfirmoi sulmet ajrore, duke i përshkruar ato […]

The post SHBA-ja kryen sulme ndaj IS-it në Nigeri appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

Pavarësisht shtrëngimit të ndjeshëm të politikave të imigracionit nga qeveria e koalicionit të CDU/CDU dhe Socialdemokratëve në Berlin, këtë vit janë lëshuar më shumë se 100.000 viza për bashkim familjar. Kjo sipas shifrave nga Ministria e Jashtme, të raportuara së fundmi. Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme, 101.756 viza u dhanë deri në fund të nëntorit për […]

The post Shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani appeared first on BoldNews.al.

❌