❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FOKUS – Çaji dhe kafeja ulin rrezikun e demencĂ«s

BOSTON, 9 shkurt /ATSH/ – NjĂ« filxhan i pĂ«rditshĂ«m çaji ose kafeje mund tĂ« ofrojĂ« mĂ« shumĂ« sesa njĂ« nisje tĂ« kĂ«ndshme tĂ« ditĂ«s.

Sipas njĂ« studimi tĂ« ri tĂ« kryer nga Universiteti i Harvardit, konsumimi i rregullt i kĂ«tyre pijeve me kafeinĂ« lidhet me njĂ« rrezik mĂ« tĂ« ulĂ«t pĂ«r demencĂ« dhe me performancĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« njohĂ«se krahasuar me individĂ«t qĂ« nuk i konsumojnĂ« ato, sipas “The Independent”.

Studimi analizoi të dhëna nga rreth 131 mijë punonjës shëndetësorë në SHBA, përfshirë 86 mijë infermiere dhe 45 mijë profesionistë të tjerë të shëndetit, të ndjekur për një periudhë mesatare prej 43 vitesh.

Pjesëmarrësit plotësonin pyetësorë ushqimorë çdo dy deri në katër vjet, duke përfshirë sasinë e kafesë me dhe pa kafeinë dhe të çajit që konsumonin.

Përveç kësaj, ata iu nënshtruan testeve njohëse të përsëritura gjatë viteve.

Gjatë periudhës së ndjekjes, u identifikuan 11 033 raste të demencës.

Analiza tregoi se konsumimi më i lartë i kafesë me kafeinë shoqërohej me një ulje prej rreth 18% të rrezikut për demencë, ndërsa personat që pinin më shumë çaj shfaqnin një ulje prej 16%.

Ata që konsumonin më shumë çaj dhe kafe treguan gjithashtu një ritëm më të ngadaltë të rënies njohëse krahasuar me ata që pinin më pak.

Hulumtuesit vunë re se kafeja pa kafeinë nuk lidhej me ulje të rrezikut të demencës apo me performancë më të mirë njohëse. Përfitimet më të theksuara u vërejtën te konsumi i moderuar: rreth dy deri në tre filxhanë kafeje me kafeinë në ditë ose një deri në dy filxhanë çaji, duke mos u vërejtur avantazhe shtesë për sasi më të mëdha.

Yu Zhang, autori kryesor i studimit nga Shkolla e ShĂ«ndetit Publik “TH Chan” nĂ« Harvard, tha se “demenca Ă«shtĂ« njĂ« nga sfidat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« shĂ«ndetit publik nĂ« botĂ« dhe trajtime efektive janĂ« ende shumĂ« tĂ« kufizuara. Identifikimi i faktorĂ«ve tĂ« stilit tĂ« jetesĂ«s qĂ« mund tĂ« lidhen me rrezikun pĂ«r demencĂ« Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, sidomos kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r pije qĂ« konsumohen gjerĂ«sisht globalisht”.

Ekspertët paralajmërojnë gjithsesi se ky studim tregon një lidhje statistikore, jo një marrëdhënie shkak-pasojë.

Susan Kohlhaas nga “Alzheimer’s Research UK“ theksoi se “personat qĂ« pinĂ« kafe ose çaj mund tĂ« ndryshojnĂ« edhe nĂ« mĂ«nyra tĂ« tjera qĂ« ndikojnĂ« nĂ« shĂ«ndetin e trurit, dhe studimi mbĂ«shtetet pjesĂ«risht nĂ« diagnoza tĂ« vetĂ«raportuara”.

Tara Spires-Jones nga “UK Dementia Research Institute” shtoi se faktorĂ« tĂ« tjerĂ«, si cilĂ«sia e gjumit dhe shĂ«ndeti kardiovaskular, mund tĂ« ndikojnĂ« gjithashtu, dhe se tĂ« dhĂ«nat e kafeinĂ«s janĂ« marrĂ« nga vetĂ«-raportime çdo dy deri nĂ« katĂ«r vjet, gjĂ« qĂ« mund tĂ« ndikojĂ« nĂ« saktĂ«sinĂ« e tyre.

Sipas studiuesve, edhe njĂ« ndikim modest i kafesĂ« dhe çajit mund tĂ« ketĂ« pasoja tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« nivel popullsie, duke dhĂ«nĂ« njĂ« arsye shtesĂ« pĂ«r t’i pĂ«rfshirĂ« kĂ«to pije nĂ« rutinĂ«n e pĂ«rditshme, me moderim./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post FOKUS – Çaji dhe kafeja ulin rrezikun e demencĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çështja “Balluku”, PD reagon lidhur me qĂ«ndrimin e KE

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Komisioni Evropian ka reaguar lidhur me situatĂ«n e krijuar rreth mandatit tĂ« zĂ«vendĂ«skryeministres dhe ministres sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku dhe pĂ«rplasjen institucionale mes SPAK-ut, Kuvendit dhe KryeministrisĂ«, duke theksuar se Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ« qĂ« tĂ« trajtojĂ« pa vonesĂ« kĂ«rkesat pĂ«r heqjen e imunitetit tĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« tij.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian duke iu përgjigjur interesit të medieve, nënvizoi se lufta efektive kundër korrupsionit mbetet e një rëndësie parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.

Komisioni Evropian vuri gjithashtu theksin te rëndësia e sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit.

“BE i kushton rĂ«ndĂ«si shumĂ« tĂ« madhe sundimit tĂ« ligjit dhe pavarĂ«sisĂ« sĂ« gjyqĂ«sorit nĂ« ShqipĂ«ri, si dhe punĂ«s sĂ« bĂ«rĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« reformĂ«s nĂ« drejtĂ«si. Komisioni Evropian monitoron dhe raporton mbi pĂ«rparimin nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ« nĂ« kontekstin e negociatave tĂ« anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE. Ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« monitorojmĂ« nga afĂ«r dhe tĂ« mbĂ«shtesim konsolidimin e sundimit tĂ« ligjit dhe pavarĂ«sisĂ« sĂ« gjyqĂ«sorit nĂ« ShqipĂ«ri, si pjesĂ« e procesit tĂ« integrimit evropian tĂ« vendi”, citohet deklarata.

“NĂ« raportin e saj pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r vitin 2025, Komisioni vuri nĂ« dukje se, ndonĂ«se qĂ«ndrueshmĂ«ria e gjyqĂ«sorit Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar nĂ« pĂ«rgjithĂ«si, pĂ«rpjekjet e shtuara nga zyrtarĂ« publikĂ« ose politikanĂ« pĂ«r tĂ« ushtruar ndĂ«rhyrje dhe presion tĂ« padrejtĂ« mbi sistemin gjyqĂ«sor mbetĂ«n njĂ« çështje shqetĂ«suese serioze”, thuhet mĂ« tej nĂ« deklaratĂ«n pĂ«r mediet.

Në këtë kontekst, Komisioni ka rekomanduar forcimin e llogaridhënies dhe reduktimin e ndërhyrjeve politike në gjyqësor dhe në shërbimet e prokurorisë.

Institucionet e BE-së konfirmuan se janë në dialog të rregullt me autoritetet shqiptare dhe se Komiteti BE-Shqipëri për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, që pritet të zhvillohet në fillim të marsit, do të shërbejë si një tjetër hapësirë për diskutimin e reformës në drejtësi.

Pas këtij qëndrimi të Komisionit Evropian, ka reaguar edhe opozita.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, vlerësoi deklaratën e KE-së, duke e cilësuar atë si një qëndrim të qartë dhe parimor në mbrojtje të sundimit të ligjit dhe pavarësisë së drejtësisë.

Sipas Boçit, kërkesa e Komisionit Evropian që Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut vjen në një moment kritik, kur, sipas tij, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur përballjen politike me institucionet e reja të drejtësisë.

Ai theksoi se zvarritja e kësaj çështjeje përbën një goditje ndaj thelbit të reformës në drejtësi dhe rrezikon seriozisht procesin e integrimit evropian të vendit.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili përshëndeti qëndrimin e Komisionit Evropian dhe e cilësoi atë si një apel të drejtpërdrejtë për Kuvendin që të mos pengojë drejtësinë.

Bardhi deklaroi se qëndrimi i KE-së është një mesazh i qartë se imuniteti politik nuk përbën standard evropian dhe se Shqipëria nuk mund të avancojë drejt Bashkimit Evropian duke, sipas tij, mbajtur peng drejtësinë për interesa politike.

/a.f/r.e/

The post Çështja “Balluku”, PD reagon lidhur me qĂ«ndrimin e KE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kupa e Shqipërisë, të martën dhe të mërkurën luhen ndeshjet e para çerekfinale

TIRANË, 9 shkurt /ATSh/ E marta dhe e mĂ«rkura rikthejnĂ« emocionet e KupĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, kur do tĂ« luhen ndeshjet e para çerekfinale.

TĂ« martĂ«n, nĂ« stadiumin “Adush Muçaj”, Bylisi do tĂ« presĂ« VllazninĂ« nĂ« duelin e parĂ«, ku ballshiotĂ«t do tĂ« tentojnĂ« surprizĂ«n. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, kuqeblutĂ« e VllaznisĂ« vijnĂ« nĂ« njĂ« moment mjaft pozitiv, duke numĂ«ruar shtatĂ« fitore radhazi mes kupĂ«s dhe kampionatit.

Po tĂ« martĂ«n, nĂ« orĂ«n 16:30, Teuta do tĂ« presĂ« Egnatian nĂ« stadiumin “Niko Dovana”. NjĂ« duel i fortĂ«, ku tĂ« dyja skuadrat synojnĂ« kualifikimin nĂ« gjysmĂ«finale. Teuta vjen nĂ« kĂ«tĂ« sfidĂ« pas njĂ« periudhe jo shumĂ« tĂ« mirĂ«, ndĂ«rsa Egnatia u rikthye te fitorja nĂ« ndeshjen e fundit tĂ« kampionatit ndaj Flamurtarit.

TĂ« mĂ«rkurĂ«n do tĂ« luhen edhe dy ndeshjet e tjera çerekfinale. NĂ« orĂ«n 13:30, Tirana do tĂ« pĂ«rballet me Dinamo City nĂ« stadiumin “Selman StĂ«rmasi”. Pas barazimit nĂ« kampionat, skuadrat vijnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« sfidĂ« me synimin pĂ«r tĂ« marrĂ« maksimumin dhe pĂ«r tĂ« tentuar fitoren.

Emocionet e ndeshjeve tĂ« para çerekfinale tĂ« KupĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« do tĂ« mbyllen nĂ« stadiumin “Elbasan Arena”. AF Elbasani do tĂ« presĂ« Partizanin, me ndeshjen e programuar tĂ« nisĂ« nĂ« orĂ«n 16:30. Pritet njĂ« pĂ«rballje spektakolare, ku tĂ« dyja ekipet synojnĂ« njĂ« rezultat pozitiv pĂ«r tĂ« hedhur njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt gjysmĂ«finaleve tĂ« KupĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Kupa e Shqipërisë

Bylis-Vllaznia, 10.02.2026 13:30 stadiumi “Adush Muçaj”

Teuta-Egnatia, 10.02.2026 16:30 stadiumi “Niko Dovana”

Tirana-Dinamo City, 11.02.2026 13:30 stadiumi “Selman StĂ«rmasi”

AF Elbasani-Partizani, 11.02.2026 16:30 stadiumi “Elbasan Arena”

The post Kupa e Shqipërisë, të martën dhe të mërkurën luhen ndeshjet e para çerekfinale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht të procesit të integrimit

TIRANË, 9 shkurt /ATSh/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama po e kthen procesin e integrimit tĂ« ShqipĂ«risĂ« mbrapa nĂ« vitin 1992. Sipas BerishĂ«s, ShqipĂ«ria nuk plotĂ«son nĂ« mĂ«nyrĂ« absolute asnjĂ« kusht tĂ« procesit tĂ« integrimit.

“UnĂ« deklaroj sot atĂ« qĂ« kam deklaruar prej 2-3 vitesh me dhjetĂ«ra herĂ«.
Shqipëria nuk plotëson në mënyrë absolute asnjë kusht të procesit të integrimit.
Sukseset e ShqipĂ«risĂ« me Edi RamĂ«n janĂ« mashtrimi mĂ« i madh. ShqipĂ«ria plotĂ«son kushtin gjeostrategjik, i cili Ă«shtĂ« njĂ« kusht i rĂ«ndĂ«sishĂ«m”, tha Berisha.

Kreu i PD vuri në dukje se Partia Demokratike mbetet e angazhuar për integrimin evropian, por vetëm mbi bazën e meritës, ndërsa garantoi partnerët e vendit se PD e ka objektivin e saj më madhor integrimin e Shqipërisë në Evropë.

“Ne kemi plotĂ«suar pĂ«r MSA-nĂ« dhe ajo Ă«shtĂ« firmosur, Ă«shtĂ« votuar nĂ« tĂ« gjitha parlamentet e BE, diku me ndonjĂ« hezitim, diku me ndonjĂ« vonesĂ«, diku shumĂ« shpejt, por ne kemi pasur argumente pse ne e meritojmĂ« MSA-nĂ«. Ne nuk iu lutĂ«m askujt, absolutisht, pĂ«r heqjen e vizave”, tha Berisha, duke iu referuar firmosjes sĂ« MarrĂ«veshjes sĂ« Stabilizim-Asociimit dhe heqjes sĂ« vizave nĂ« kohĂ«n kur PD ishte nĂ« qeveri.

Berisha komentoi gjithashtu edhe vendimmarrjen e GjykatĂ«s Kushtetuese lidhur me pezullimin e ministres Belinda Balluku, duke e cilĂ«suar procesin si dĂ«shmi tĂ« ndikimit politik tĂ« qeverisĂ« mbi drejtĂ«sinĂ«. Sipas BerishĂ«s, fakti qĂ« Gjykata Kushtetuese u nda 4 me 4 nĂ« votim, tregon “paralizĂ«n e saj nga ekzekutivi”.

“Pezullimi nuk duhej tĂ« mbetej nĂ« fuqi pĂ«r votat e katĂ«r gjyqtarĂ«ve, por duhej tĂ« mbetej nĂ« fuqi me votat e tĂ« gjithĂ« gjyqtarĂ«ve. Kjo Ă«shtĂ« dĂ«shmi edhe njĂ«herĂ« e paralizĂ«s nga ekzekutivi i GjykatĂ«s Kushtetuese”, tha Berisha.

Në lidhje me paralajmërimet e mazhorancës për ndryshime ligjore, Berisha tha se opozita nuk do të bashkojë asnjë votë për asnjë hap në këtë drejtim. Sipas Berishës, e vetmja gjuhë e mbetur është ajo e revoltës dhe qëndresës qytetare për të kthyer vendin në shinat e kushtetutshmërisë.

Berisha tha ndĂ«r tĂ« tjera se ShqipĂ«ria po pĂ«rjeton “dhunim masiv tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut”.

“Ftoj qytetarĂ«t nga mbarĂ« ShqipĂ«ria, ftoj tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e TiranĂ«s nĂ« kryengritjen paqĂ«sore, t’i faktojmĂ« kombit, EvropĂ«s dhe botĂ«s se ne nuk mposhtemi kurrĂ« nga njĂ« grusht hajdutĂ«sh qĂ« nuk kanĂ« interesa tĂ« tjera pĂ«rveç interesave tĂ« pasurimit tĂ« tyre”, tha Berisha.

/m.q/j.p/r.e/

The post Berisha: Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht të procesit të integrimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sula merr detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Ibrahimaj: Inspektimet me logjikë përmirësimi, jo ndëshkimi


TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj prezantoi sot Dashnor SulĂ«n nĂ« detyrĂ«n e Kryeinspektorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, nĂ« krye tĂ« Inspektoratit Qendror.

NĂ« fjalĂ«n e saj, ministrja Ibrahimaj vlerĂ«soi kontributin shumĂ«vjeçar tĂ« ish-kryeinspektorit ShkĂ«lqim Hajdari, duke theksuar se reforma nĂ« sistemin e inspektimeve Ă«shtĂ« njĂ« proces i nisur prej vitesh, i cili ka hyrĂ« tashmĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re zbatimi, pas miratimit tĂ« ligjit tĂ« ri “PĂ«r inspektimet”.

Sipas saj, Inspektorati i Përgjithshëm ka një rol kyç si institucion koordinues i gjithë sistemit të inspektimeve, i cili vijon të përballet me sfida dhe kërkon përmirësim të vazhdueshëm.

Ministrja nënvizoi se në mandatin e ri qeverisës, vizioni i qeverisë është që biznesi ta shohë shtetin dhe institucionet publike si partnerë.

“Inspektimet nuk duhet tĂ« kenĂ« logjikĂ«n e ndĂ«shkimit, por atĂ« tĂ« pĂ«rmirĂ«simit, duke synuar pĂ«rmbushjen sa mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« legjislacionit dhe rritjen e cilĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve dhe produkteve tĂ« ofruara nĂ« treg”, nĂ«nvizoi Ibrahimaj.

Duke u ndalur te përmbajtja e reformës, Ibrahimaj theksoi se ligji i ri parashikon masa rekomanduese si hap të parë përpara penaliteteve, si dhe ndarjen e qartë të funksioneve për shmangien e konfliktit të interesit në vendosjen dhe shqyrtimin e gjobave.

Këto procese tashmë po menaxhohen nga Inspektorati i Përgjithshëm, duke i dhënë zbatim konkret reformës.

Një tjetër shtyllë e rëndësishme e reformës, sipas ministres, është profesionalizimi i trupës së inspektorëve përmes një sistemi të qëndrueshëm rekrutimi dhe trajnimi, si dhe ndërtimi i sistemeve të bazuara në analiza risku dhe digjitalizim, me qëllim rritjen e transparencës dhe forcimin e besueshmërisë së institucioneve inspektuese.

Në këtë kontekst, ministrja Ibrahimaj shprehu besimin se përvoja e gjatë administrative dhe politike e Sulës do të kontribuojë në përmbylljen e reformës dhe në forcimin e marrëdhënies së shtetit me biznesin, në përputhje me standardet evropiane.

Nga ana e tij, Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula vlerësoi besimin e dhënë dhe theksoi se përkushtimi, integriteti dhe drejtësia do të jenë parimet udhëheqëse të punës së tij. Ai nënvizoi rëndësinë e respektimit të biznesit të ndershëm, forcimit të sistemeve dhe bashkëpunimit institucional për të garantuar një sistem inspektimesh të drejtë, transparent dhe efektiv.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se viti në vijim do të jetë vendimtar për përmbylljen e reformës së inspektimeve, riorganizimin e inspektorateve dhe funksionalizimin e plotë të sistemeve të reja në shërbim të bizneseve dhe qytetarëve.

Prezantimi i Kryeinspektorit të ri të Përgjithshëm
1 nga 4

/a.f/r.e/

The post Sula merr detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Ibrahimaj: Inspektimet me logjikë përmirësimi, jo ndëshkimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Të shqetësuar për zhvillimet në Hagë, drejtësia duhet të shërbejë për të vërtetën dhe pajtimin

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Ministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali reagoi lidhur me zhvillimet e sotme nĂ« Dhomat e Specializuara nĂ« HagĂ«, ku Prokuroria paraqiti propozimin e dĂ«nimeve ndaj ish-drejtuesve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas Spiropalit, kohëzgjatja e paraburgimit, që tashmë ka kaluar pesë vjet pa një vendim përfundimtar, dhe natyra e akuzave të ngritura ngrenë pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin, standardet e procesit të rregullt ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.

Kjo situatë, vijoi ajo, ushqen gjithnjë e më shumë perceptimin e një ashpërsie të njëanshme në trajtimin e kësaj çështjeje, sidomos kur krahasohet me mënyrën se si janë trajtuar përgjegjësit e aparatit shtypës të regjimit serb.

“Edhe sot, shumĂ« nga krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullsisĂ« civile tĂ« KosovĂ«s mbeten tĂ« patrajtuara dhe pa pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ« penale. Kjo pabarazi nĂ« ndjekjen e drejtĂ«sisĂ« rrezikon tĂ« krijojĂ« ndjesinĂ« e standardeve tĂ« dyfishta dhe tĂ« cenojĂ« besimin e publikut nĂ« drejtĂ«sinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare”, tha ajo.

Ne besojmë, vijon Spiropali, se drejtësia ndërkombëtare duhet të jetë e paanshme, e balancuar dhe e mbështetur në prova të pakontestueshme, pa krijuar perceptimin e trajtimeve selektive ndaj palëve të përfshira në konflikt.

Sipas saj, drejtësia që perceptohet si e njëanshme rrezikon të dëmtojë besimin publik dhe të lërë plagë të reja në një rajon që ka nevojë për pajtim të qëndrueshëm.

“Ushtria Çlirimtare e KosovĂ«s ishte njĂ« lĂ«vizje çlirimtare qĂ« gĂ«zoi mbĂ«shtetjen e gjerĂ« tĂ« bashkĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« pĂ«rballje me njĂ« regjim qĂ« ushtroi dhunĂ« sistematike, spastrim etnik dhe krime tĂ« dokumentuara gjerĂ«sisht ndaj popullsisĂ« civile. Çdo proces gjyqĂ«sor qĂ« trajton individĂ« tĂ« asaj lufte duhet tĂ« ruajĂ« me kujdes dallimin thelbĂ«sor midis pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« individuale penale dhe karakterit historik tĂ« luftĂ«s pĂ«r liri”, deklaroi ministrja.

Sipas Spiropalit, Gjykata ka sot një përgjegjësi të veçantë për të garantuar që procesi të mos lejojë që gjuha dhe qasja e Prokurorisë të prekin padrejtësisht luftën çlirimtare, historinë e pavarësisë dhe dinjitetin e atyre që luftuan për liri.

“VetĂ«m njĂ« vendim i drejtĂ«, i bazuar nĂ« prova dhe nĂ« standardet mĂ« tĂ« larta tĂ« drejtĂ«sisĂ«, mund tĂ« largojĂ« hijen e rĂ«ndĂ« qĂ« kĂ«to qĂ«ndrime kanĂ« hedhur mbi kujtesĂ«n historike tĂ« njĂ« lufte tĂ« drejtĂ«â€, tha ajo.

Shqipëria, deklaroi ministrja, riafirmon se drejtësia duhet të shërbejë për të vërtetën dhe pajtimin, jo për të krijuar narrativa që rishkruajnë historinë ose relativizojnë përgjegjësitë e njohura ndërkombëtarisht për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ministrja theksoi rëndësinë që procedurat të përmbyllen brenda një afati të arsyeshëm dhe me respekt të plotë për standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë, duke nënvizuar se e ardhmja e Kosovës dhe stabiliteti i rajonit ndërtohen mbi drejtësi të besueshme, që forcon paqen dhe jo perceptime padrejtësie.

“Republika e ShqipĂ«risĂ« do tĂ« vijojĂ« ta ndjekĂ« me vĂ«mendje kĂ«tĂ« proces dhe mbetet e pĂ«rkushtuar ndaj vlerave tĂ« shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s, drejtĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare dhe dinjitetit tĂ« luftĂ«s çlirimtare tĂ« popullit tĂ« KosovĂ«s”, deklaroi Spiropali.

/a.f/r.e/

The post Spiropali: Të shqetësuar për zhvillimet në Hagë, drejtësia duhet të shërbejë për të vërtetën dhe pajtimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPA konfirmon në detyrë Jurida Bajraktarin në Gjykatën Administrative të Apelit

TIRANË, 9 shkurt /ATSh/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lĂ«nĂ« nĂ« fuqi vendimin e Komisionit tĂ« Pavarur tĂ« Kualifikimit, i cili nĂ« vitin 2023 konfirmoi nĂ« detyrĂ« Jurida Bajraktarin, pas njĂ« pezullimi 1-vjeçar dhe trajnimit qĂ« ajo zhvilloi nĂ« ShkollĂ«n e MagjistraturĂ«s.

Bajraktari punon si ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, ndërkohë që Komisioneri Publik kishte ankimuar vendimin e KPK-së për qëndrimin e saj në detyrë.

NĂ« njĂ« njoftim pĂ«r mediet, KPA bĂ«n tĂ« ditur se “trupi gjykues i Kolegjit tĂ« Posaçëm tĂ« Apelimit, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anĂ«tarĂ«, shpalli vendimin pĂ«r çështjen nr. 51/2023, datĂ« 06.11.2023, qĂ« i pĂ«rket ankimit tĂ« Komisionerit Publik kundĂ«r vendimit tĂ« Komisionit tĂ« Pavarur tĂ« Kualifikimit nr. 701, datĂ« 25.09.2023, qĂ« lidhet me subjektin e rivlerĂ«simit Jurida Bajraktari.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« gjykimit, trupi gjykues, bazuar nĂ« nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “PĂ«r rivlerĂ«simin kalimtar tĂ« gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«ve nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, nĂ« mĂ«nyrĂ« unanime, vendosi:

LĂ«nien nĂ« fuqi tĂ« vendimit tĂ« Komisionit tĂ« Pavarur tĂ« Kualifikimit nr. 701, datĂ« 25.09.2023, qĂ« i pĂ«rket subjektit tĂ« rivlerĂ«simit Jurida Bajraktari. Ky vendim Ă«shtĂ« pĂ«rfundimtar dhe ka efekt tĂ« menjĂ«hershĂ«m. U shpall sot, mĂ« datĂ« 09.02.2026, nĂ« TiranĂ«â€.

/a.f/r.e/

The post KPA konfirmon në detyrë Jurida Bajraktarin në Gjykatën Administrative të Apelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Dialog konstruktiv SHBA-GroenlandĂ«-DanimarkĂ«, por paqartĂ«sitĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen mbeten

KOPENHAGË, 9 shkurt  /ATSH/ – Ministrat e JashtĂ«m tĂ« GroenlandĂ«s dhe DanimarkĂ«s thonĂ« se shpresojnĂ« tĂ« zbusin kĂ«rcĂ«nimin ekzistencial qĂ«, sipas tyre, vjen nga kĂ«mbĂ«ngulja e presidentit amerikan Donald Trump pĂ«r ta marrĂ« nĂ«n kontroll territorin autonom arktik  sipas Deutsche Welle.

Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, i përshkroi bisedimet diplomatike me SHBA-në si pozitive, por theksoi se fati i territorit nën sovranitetin danez mbetet i pasigurt, ndërsa presidenti Trump vazhdon të përsërisë dëshirën për ta pasur Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare.

“Ende nuk jemi aty ku duam tĂ« jemi”, tha Motzfeldt nĂ« njĂ« konferencĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r shtyp me ministrin e JashtĂ«m tĂ« DanimarkĂ«s, Lars Lokke Rasmussen, dhe ministren e Jashtme tĂ« KanadasĂ«, Anita Anand, e cila tĂ« hapi tĂ« premten njĂ« konsullatĂ« tĂ« re kanadeze nĂ« kryeqytetin e GreenlandĂ«s, Nuuk.

”Do tĂ« ketĂ« njĂ« proces tĂ« gjatĂ« dhe Ă«shtĂ« shumĂ« herĂ«t tĂ« thuhet se ku do tĂ« pĂ«rfundojmĂ«â€, shtoi Motzfeldt.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Rasmussen.

”Nuk jemi jashtĂ« krizĂ«s dhe ende nuk kemi njĂ« zgjidhje, por jemi nĂ« njĂ« pozicion shumĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« krahasuar me disa javĂ« mĂ« parĂ«â€, tha ai.

Sipas tij, danezët dhe groenlandezët mbeten të qetë pavarësisht deklaratave amerikane.

Ai iu referua disa episodeve tĂ« kaluara pa dhĂ«nĂ« detaje, duke theksuar se ”nuk ka kĂ«rcĂ«nime nĂ« tryezĂ« dhe nuk ka luftĂ« tregtare me EvropĂ«n”, ndĂ«rsa palĂ«t janĂ« pajtuar pĂ«r njĂ« qasje normale diplomatike.

Interesi i presidentit Trump për Groenlandën nisi që në mandatin e tij të parë, kur hodhi idenë e blerjes së ishullit nga Danimarka.

Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025, ai e ka përsëritur publikisht synimin për ta marrë territorin nga aleatja e NATO-s, Danimarka.

Edhe pse SHBA-ja ka tĂ« drejtĂ«n tĂ« krijojĂ« dhe operojĂ« baza ushtarake nĂ« GroenlandĂ« falĂ« njĂ« traktati tĂ« vitit 1951, Trump ka kĂ«mbĂ«ngulur se vetĂ«m pronĂ«sia e plotĂ« do t’i mundĂ«sonte Uashingtonit ta mbrojĂ« realisht territorin, duke e quajtur kĂ«tĂ« njĂ« hap psikologjikisht tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Dialog konstruktiv SHBA-GroenlandĂ«-DanimarkĂ«, por paqartĂ«sitĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen mbeten appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pr.ligji “PĂ«r shĂ«rbimin e jashtĂ«m”, Balla: Roli i diplomacisĂ«, jetik pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« nĂ« BE

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste dhe drejtues politik i PS pĂ«r DiasporĂ«n, Taulant Balla shprehu mbĂ«shtetjen pĂ«r projektligjin “PĂ«r shĂ«rbimin e jashtĂ«m nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij nĂ« Komisionin pĂ«r PolitikĂ«n e Jashtme, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e forcimit tĂ« diplomacisĂ« shqiptare nĂ« njĂ« moment kyç pĂ«r vendin.

“Edhe si kryetar i grupit tĂ« shumicĂ«s shpreh mbĂ«shtetjen tonĂ« pĂ«r t’u votuar ky projektligj, me shpresĂ«n dhe pritshmĂ«rinĂ« qĂ« tĂ« ndikojĂ« pozitivisht nĂ« forcimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« shĂ«rbimit tonĂ« diplomatik”, u shpreh Balla.

Ai nënvizoi se Shqipëria ndodhet në një pozicion të ri në arenën ndërkombëtare, rezultat i arritjeve të viteve të fundit.

“Po tĂ« kemi parasysh sfidat qĂ« kemi pĂ«rpara, jo vetĂ«m pritshmĂ«rinĂ« tonĂ«, tanimĂ« jo thjesht njĂ« Ă«ndĂ«rr, por njĂ« realitet i prekshĂ«m pĂ«r ta parĂ« flamurin e SkĂ«nderbeut tĂ« valĂ«vitet nĂ« oborrin e Brukselit deri mĂ« 28 nĂ«ntor tĂ« 2030-Ă«s, por edhe sfidat e tjera qĂ« vijnĂ«, pĂ«rfshirĂ« kĂ«tu edhe sfida tĂ« reja tĂ« krijuara edhe si njĂ« vend firmĂ«tar tanimĂ« i Bordit tĂ« Paqes, por edhe samiti i vitit tĂ« ardhshĂ«m i NATO-s nĂ« ShqipĂ«ri, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« kurorĂ«zim i njĂ« pune intensive ku pa dyshim kanĂ« vlerĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« kontribuar nĂ« MinistrinĂ« e Jashtme”, tha ai.

Duke u ndalur te projektligji, Balla tha se ndryshimet ligjore duhet të shoqërohen me zbatim cilësor.

“Ligji sjell risi, sjell ndryshime dhe nganjĂ«herĂ« ligjet mund tĂ« jenĂ« shumĂ« tĂ« mira, por e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« cilĂ«sia e zbatimit. KĂ«shtu qĂ« kam besim shumĂ« qĂ« do tĂ« zbatohet ky ligj nga ana juaj dhe nga ana e drejtuesve tĂ« tjerĂ« tĂ« ministrisĂ«, me rigorozitetin dhe me dĂ«shirĂ«n pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« ShqipĂ«risĂ« sonĂ« europiane njĂ« trup diplomatik tĂ« standardeve evropiane”, vuri nĂ« dukje Balla.

/a.f/r.e/

The post Pr.ligji “PĂ«r shĂ«rbimin e jashtĂ«m”, Balla: Roli i diplomacisĂ«, jetik pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« nĂ« BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjimnazistët përgatiten intensivisht për edicionin e parë të Festivalit të Shkencës

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ NxĂ«nĂ«s tĂ« shkollave tĂ« mesme publike nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin janĂ« tĂ« angazhuar intensivisht nĂ« pĂ«rgatitjet pĂ«r pjesĂ«marrjen nĂ« edicionin e parĂ« tĂ« Festivalit tĂ« ShkencĂ«s pĂ«r gjimnazistĂ«.

Ky aktivitet do të vendosë në garë potencialin e nxënësve të shkollave të mesme në nivel kombëtar në fushat e teknologjisë, shkencës dhe inovacionit.

“Festivali i ShkencĂ«s po merr formĂ« ditĂ« pas dite, duke i kthyer idetĂ« nĂ« produkte dhe arritje”, shkruan ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ndĂ«rsa ndan foto tĂ« nxĂ«nĂ«sve qĂ« po pĂ«rgatiten pĂ«r kĂ«tĂ« event.

Sipas saj, përmes punës në skuadër, potencialit krijues të nxënësve dhe mbështetjes e angazhimit maksimal të mësuesve, ky edicion i parë i Festivalit të Shkencës, me prezantime që reflektojnë pasionin e të rinjve për lëndët shkencore dhe nivele të larta dijeje, po hedh themelet e një tradite frymëzuese në shkolla dhe komunitete.

Përgatitjet për Festivalin e Shkencës kanë nisur që në muajin nëntor, me qëllim ekspozimin e talenteve të nxënësve të shkollave të mesme publike në vend.

“Faza e parĂ« nis shumĂ« shpejt, ndaj pĂ«rgatituni tĂ« shihni nga afĂ«r gjeni tĂ« vegjĂ«l, eksperimente, ide kreative dhe projekte qĂ« tregojnĂ« sa shumĂ« talent ka nĂ« bankat e shkollave tona”, u shpreh Kumbaro.

Puna për organizimin e festivalit ka nisur që në muajin nëntor nga Ministria e Arsimit, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar dhe Agjencia e Kurikulave.

The post Gjimnazistët përgatiten intensivisht për edicionin e parë të Festivalit të Shkencës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – BE dhe vendet arabe kundĂ«r zgjerimit izraelit nĂ« Bregun PerĂ«ndimor

TEL AVIV, 9 shkurt /ATSH-DPA/ – Planet e Izraelit pĂ«r tĂ« zgjeruar kontrollin nĂ« Bregun PerĂ«ndimor tĂ« pushtuar kanĂ« nxitur sot kritika tĂ« ashpra nga Bashkimi Evropian dhe disa vende arabe.

Sipas mediave izraelite, Kabineti i Sigurisë i Izraelit ka miratuar dje një sërë masash që, sipas kritikëve, do të përshpejtojnë ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

“Bashkimi Evropian dĂ«non vendimet e fundit tĂ« Kabinetit tĂ« SigurisĂ« sĂ« Izraelit pĂ«r tĂ« zgjeruar kontrollin izraelit nĂ« Bregun PerĂ«ndimor”, deklaroi sot zĂ«dhĂ«nĂ«s i pĂ«rfaqĂ«sueses sĂ« lartĂ« tĂ« BE-sĂ« pĂ«r politikĂ«n e jashtme, Kaja Kallas.

Ai e pĂ«rshkroi kĂ«tĂ« hap si “njĂ« tjetĂ«r lĂ«vizje nĂ« drejtimin e gabuar”.

Arabia Saudite, Turqia dhe vende të tjera me shumicë myslimane e kritikuan gjithashtu këtë vendim në një deklaratë të përbashkët, duke paralajmëruar se masa të tilla do ta bënin të pamundur zgjidhjen me dy shtete, e cila parashikon krijimin e një shteti palestinez përkrah Izraelit.

Qeveria e djathtë izraelite e kundërshton kornizën e dy shteteve, duke argumentuar se një shtet palestinez do të përbënte kërcënim për ekzistencën e Izraelit.

Kritika erdhën edhe nga Autoriteti Palestinez, i cili administron pjesë të Bregut Perëndimor.

Sipas mediave izraelite, masat përfshijnë shfuqizimin e rregulloreve të mëparshme që u ndalonin kolonëve izraelitë të blinin tokë, si dhe hapjen për herë të parë të regjistrave të pronësisë së tokës në Bregun Perëndimor për publikun.

Portali izraelit i lajmeve, ynet, raportoi se kjo do t’u mundĂ«sonte blerĂ«sve tĂ« mundshĂ«m tĂ« kontaktojnĂ« drejtpĂ«rdrejt pronarĂ«t e tokave.

Po ashtu, autorizimet për projekte ndërtimi nga kolonët në Hebron do të miratohen në të ardhmen ekskluzivisht nga autoritetet izraelite.

Deri tani, ato kërkonin edhe miratimin e bashkisë së Hebronit, e cila është nën kontrollin e Autoritetit Palestinez.

Izraeli po zgjeron në mënyrë të vazhdueshme vendbanimet në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, territore të pushtuara në vitin 1967 dhe që palestinezët i pretendojnë për shtetin e tyre të ardhshëm.

Aktualisht, më shumë se 700 mijë kolonë izraelitë jetojnë në këto zona, mes rreth tre milionë palestinezëve./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – BE dhe vendet arabe kundĂ«r zgjerimit izraelit nĂ« Bregun PerĂ«ndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapen aplikimet për kompensimin e shpenzimeve të arsimit të fëmijëve për individët me tatim të mbipaguar

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Administrata Tatimore ka hapur aplikimet pĂ«r pĂ«rfitimin e kompensimit tĂ« shpenzimeve pĂ«r arsimimin e fĂ«mijĂ«ve pĂ«r tĂ« gjithĂ« individĂ«t qĂ« kanĂ« plotĂ«suar deklaratĂ«n DIVA dhe kanĂ« rezultuar me tatim tĂ« mbipaguar, pas zbritjes sĂ« shpenzimeve tĂ« lejuara me vlerĂ« 48 mijĂ« lekĂ«, apo deri nĂ« 100 mijĂ« lekĂ« nĂ« vit.

Aplikimi kryhet nĂ«pĂ«rmjet sistemit online “e-Filing” dhe, pas dorĂ«zimit tĂ« kĂ«rkesĂ«s, shuma e kompensimit do tĂ« transferohet nĂ« llogaritĂ« bankare tĂ« deklaruara nga pĂ«rfituesit gjatĂ« procesit tĂ« aplikimit.

Sipas DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Tatimeve, tĂ« gjithĂ« individĂ«t qĂ« pas zbritjes sĂ« shpenzimeve pĂ«r fĂ«mijĂ«t kanĂ« rezultuar me tatim tĂ« mbipaguar, mund tĂ« nisin procedurĂ«n e aplikimit pĂ«r rimbursim duke dorĂ«zuar deklaratĂ«n DIVA 2025 nĂ« llogarinĂ« e tyre personale nĂ« “e-Filing”.

Gjatë aplikimit, kërkohet bashkëngjitja e dokumentacionit përkatës, përfshirë të dhënat e llogarisë bankare personale, certifikatën familjare si dhe dokumentet që vërtetojnë shpenzimet e kryera për arsimimin e fëmijëve. Këto dokumente përfshijnë kontratat me institucionet arsimore dhe faturat e pagesave, si dhe faturat për shpenzime të tjera arsimore, përfshirë edhe pagesat për kurse të gjuhëve të huaja.

Administrata Tatimore sqaron se kërkesa për rimbursim mund të refuzohet në rastet kur deklarata DIVA 2025 nuk rezulton me mbipagesë, kur dokumentacioni i paraqitur është i paplotë ose i pasaktë, si dhe kur shpenzimet nuk janë të ligjshme, ose nuk janë deklaruar në DIVA.

Procedura e aplikimit realizohet pas hyrjes nĂ« sistemin “e-Tax”, ku individĂ«t duhet tĂ« krijojnĂ« njĂ« çështje tĂ« re si kĂ«rkesĂ« pĂ«r rimbursim, duke zgjedhur modulin “eFiling Im” dhe opsionin â€œĂ‡Ă«shtjet e mia”. MĂ« pas pĂ«rzgjidhet lloji i çështjes “Pyetje tĂ« pĂ«rgjithshme”, ku hapet njĂ« format pĂ«r paraqitjen e kĂ«rkesĂ«s pĂ«r rimbursim tĂ« tatimit tĂ« mbipaguar, sipas vlerĂ«s sĂ« shfaqur nĂ« deklaratĂ«n DIVA.

Shuma e kompensimit që përfitohet ndryshon në varësi të të ardhurave vjetore dhe nivelit të shpenzimeve të zbritura, të cilat varen edhe nga numri i fëmijëve në ngarkim. Për individët me të ardhura vjetore deri në 1,2 milionë lekë, shpenzimet fikse për arsim mund të zbriten deri në vlerën maksimale prej 100 mijë lekësh.

Vlera e kompensimit llogaritet automatikisht nga sistemi “e-Tax” pas deklarimit tĂ« tĂ« ardhurave, edhe pĂ«r ata individĂ« qĂ« nuk kanĂ« detyrimin ligjor pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« deklarimin.

Diferenca e tatimit vjetor të paguar ose tatimi i mbipaguar që rezulton nga rillogaritja, pas zbritjes së bazës së tatueshme prej 48 mijë lekësh në vit, pavarësisht nivelit të të ardhurave, apo 100 mijë lekësh për ata me të ardhura deri në 1,2 milionë lekë në vit, do të jepet si kompensim për shpenzimet e arsimit të fëmijëve, pas paraqitjes së kërkesës për aplikim.

Sistemi për plotësimin e DIVA u hap më 22 janar dhe afati për deklarim është deri më 31 mars. Afati për aplikimin për kompensim është deri në tre muaj pas plotësimit të deklaratës DIVA.

/r.e/a.f/

The post Hapen aplikimet për kompensimin e shpenzimeve të arsimit të fëmijëve për individët me tatim të mbipaguar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, fokus te shkollat dhe siguria e nxënësve


TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ NĂ« tĂ« gjithĂ« vendin po vijon puna pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike tĂ« zaptuara nga subjektet private.

Kryeministri Edi Rama publikoi sërish sot pamje nga ndërhyrjet në terren.

“Aksioni pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike, sot i fokusuar rreth shkollĂ«s “Ndre Mjeda” nĂ« ShkodĂ«r, me qĂ«llim krijimin e njĂ« mjedisi mĂ« tĂ« sigurt e funksional pĂ«r nxĂ«nĂ«sit dhe komunitetin”, deklaroi Rama.

Nisma Ă«shtĂ« pjesĂ« e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve tĂ« mikpritjes nĂ« çdo qytet tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

E nisur në muajin korrik të vitit që lamë pas, kjo nismë është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.

Qeveria ka forcuar kontrollet mbi territorin dhe ka ashpërsuar masat në Kodin e ri Penal për goditjen e ndërtimeve pa leje.

PĂ«rmes portalit “HapĂ«sira ime publike”, qytetarĂ«t kanĂ« raportuar deri tani 18 515 raste shkeljesh. Nga kĂ«to, 14 416 janĂ« zgjidhur, ndĂ«rsa 4099 raste janĂ« nĂ« proces shqyrtimi.

/r.e/a.f/

The post Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, fokus te shkollat dhe siguria e nxënësve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krijoi skemë mashtruese fiskale, arrestohet një person në Tiranë

TIRANË, 9 shkurt /ATSh/ Prokuroria e TiranĂ«s arrestoi shtetasin Gj.F., i dyshuar pĂ«r veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerĂ«n e shtuar (TVSH)” dhe “Fshehje e tĂ« ardhurave”.

Sipas prokurorisĂ« “nga hetimet nĂ« bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me drejtorin e Hetimit Tatimor, pranĂ« DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Tatimeve (DPT) dhe Seksionin e Krimit Ekonomik nĂ« PolicinĂ« e Shtetit, rezultoi se subjekti tregtar ‘Dorina Fela’, ka kryer shitje tĂ« dyshuara fiktive nĂ« vlerĂ«n totale 149,875,867 lekĂ«, duke shkaktuar njĂ« dĂ«m tĂ« pĂ«rllogaritur ndaj buxhetit tĂ« shtetit nĂ« vlerĂ«n 62,670,861 lekĂ«â€.

“KĂ«to veprime janĂ« realizuar pĂ«rmes deklarimeve tĂ« pavĂ«rteta dhe pĂ«rdorimit tĂ« faturave fiktive, me qĂ«llim krijimin e njĂ« skemĂ« mashtruese fiskale, qĂ« synonte pĂ«rfitimin e padrejtĂ« tĂ« kreditimit tĂ« TVSH-sĂ« dhe uljen e bazĂ«s sĂ« tatueshme pĂ«r Tatimin mbi Fitimin, duke dĂ«mtuar interesat financiare tĂ« shtetit”, njoftoi prokuroria e TiranĂ«s.

Në kuadër të këtij procedimi penal, u ndalua shtetasi Gj.F., i dyshuar për përfshirje në kryerjen e veprimeve të paligjshme.

“Nga veprimet e deritanishme, rezultoi se ky shtetas ka pasur rol organizues dhe drejtues nĂ« kĂ«tĂ« veprimtari, duke pĂ«rdorur subjektin nĂ« emĂ«r tĂ« bashkĂ«shortes sĂ« tij pĂ«r realizimin e skemĂ«s mashtruese. Hetimet vijojnĂ« nĂ« drejtim tĂ« identifikimit tĂ« personave tĂ« tjerĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ«, si dhe pĂ«r dokumentimin e plotĂ« tĂ« skemĂ«s mashtruese dhe pasojave financiare tĂ« saj”, njoftoi prokuroria.

/m.q/j.p/

The post Krijoi skemë mashtruese fiskale, arrestohet një person në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ROMË – Meloni: Protestuesit anti-olimpikĂ« janĂ« “armiq tĂ« ItalisĂ«â€

ROMË, 9 shkurt /ATSH-AA/ – Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tĂ« dielĂ«n vonĂ« i quajti protestuesit anti-olimpikĂ« “armiq tĂ« ItalisĂ«â€ mes demonstratave gjatĂ« fundjavĂ«s, ndĂ«rsa vendi filloi tĂ« priste LojĂ«rat Olimpike DimĂ«rore Milan-Cortina.

“MijĂ«ra e mijĂ«ra italianĂ« po punojnĂ« pikĂ«risht nĂ« kĂ«to orĂ« pĂ«r t’u siguruar qĂ« gjithçka tĂ« shkojĂ« mirĂ« gjatĂ« LojĂ«rave Olimpike (
) Pastaj janĂ« ata: armiqtĂ« e ItalisĂ« dhe tĂ« italianĂ«ve, tĂ« cilĂ«t protestojnĂ« ‘kundĂ«r LojĂ«rave Olimpike’, duke siguruar qĂ« kĂ«to imazhe tĂ« pĂ«rfundojnĂ« nĂ« ekranet televizive rreth gjysmĂ«s sĂ« botĂ«s – pasi tĂ« tjerĂ«t kanĂ« prerĂ« kabllot hekurudhore pĂ«r tĂ« parandaluar trenat tĂ« qarkullojnĂ«â€, shkroi Meloni nĂ« njĂ« postim nĂ« mediat sociale, duke ndarĂ« mbulimin mediatik amerikan tĂ« protestave tĂ« dhunshme.

Ajo shprehu solidaritet me forcat e zbatimit tĂ« ligjit, me qytetin e Milanos dhe “me tĂ« gjithĂ« ata qĂ« do ta shohin punĂ«n e tyre tĂ« minohet nga kĂ«to banda kriminelĂ«sh”.

Rreth 10.000 njerĂ«z marshuan nĂ« njĂ« demonstratĂ« kundĂ«r LojĂ«rave Olimpike Milan-Cortina gjatĂ« fundjavĂ«s pĂ«r tĂ« protestuar kundĂ«r asaj qĂ« ata e quajtĂ«n “Olimpiada e paqĂ«ndrueshme” dhe praninĂ« e agjentĂ«ve amerikanĂ« tĂ« ICE-sĂ« nĂ« Itali, sipas agjencisĂ« sĂ« lajmeve ANSA.

Raportohet se përleshjet shpërthyen gjatë protestave pasi një grup u nda nga marshimi dhe hodhi objekte drejt policisë, e cila u përgjigj me bomba dhe topa uji.

Ndërsa filluan Lojërat Olimpike, një sërë përpjekjesh të dyshuara për sabotim që synonin linjat hekurudhore ndërprenë gjithashtu trafikun hekurudhor ndërqytetas, veçanërisht në veri të vendit.   /os/

The post ROMË – Meloni: Protestuesit anti-olimpikĂ« janĂ« “armiq tĂ« ItalisĂ«â€ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sala në forumin WHX Dubai 2026: Sfida kryesore mbetet integrimi i sistemeve

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ Ministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale, Evis Sala mori pjesĂ« nĂ« WHX Dubai 2026, njĂ« nga forumet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme globale pĂ«r shĂ«ndetĂ«sinĂ« dhe inovacionin.

Ministrja Sala prezantoi rrugëtimin e Shqipërisë në shëndetësinë digjitale, nga një sistem i bazuar kryesisht në dokumente letre, drejt platformave kombëtare digjitale që sot përdoren çdo ditë nga mjekët dhe institucionet shëndetësore.

Ajo theksoi se, pavarësisht progresit të bërë, sfida kryesore mbetet integrimi i sistemeve, në mënyrë që informacioni shëndetësor të qarkullojë më lehtë, të shmangen përsëritjet e panevojshme dhe të lehtësohet puna e profesionistëve të shëndetit.

Ministrja nënvizoi gjithashtu se teknologjia ka vlerë vetëm kur përmirëson realisht kujdesin për pacientin dhe se hapi i radhës për Shqipërinë është ndërtimi i sistemeve të lidhura, të sigurta dhe të besueshme, në përputhje me standardet europiane.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala në WHX Dubai 2026
1 nga 4

/e.i/j.p/

The post Sala në forumin WHX Dubai 2026: Sfida kryesore mbetet integrimi i sistemeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Londra: Starmer nuk do tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen

LONDËR, 9 shkurt /ATSH-DPA/- Kryeministri i BritanisĂ« sĂ« Madhe, Keir Starmer nuk do tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen por do tĂ« pĂ«rqendrohet nĂ« punĂ«n qĂ« ka nĂ« dorĂ«, tha sot “Downing Street”.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si zyrtar i kryeministrit tha se gjendja shpirtĂ«rore e Starmer kĂ«tĂ« mĂ«ngjes ishte “optimiste” dhe “e sigurt”, ndĂ«rsa ai mbajti njĂ« fjalim para stafit tĂ« ZyrĂ«s sĂ« KryeministrisĂ« mes pasojave tĂ« skandalit tĂ« Peter Mandelson.

Shefi i Komunikimit tĂ« Downing Street, Tim Allan, ka njoftuar se do tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen pĂ«r tĂ« lejuar “ndĂ«rtimin e njĂ« ekipi tĂ« ri tĂ« “Downing Street”,  pasi shefi i stafit Morgan McSweeney dha dje dorĂ«heqjen.

I pyetur nĂ«se Starmer do tĂ« jepte dorĂ«heqjen sot, zĂ«dhĂ«nĂ«si zyrtar i kryeministrit tha: “Jo”.

“Kryeministri po pĂ«rqendrohet nĂ« punĂ«n qĂ« ka nĂ« dorĂ«. Ai po vazhdon me punĂ«n pĂ«r tĂ« sjellĂ« ndryshime nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin”, shtoi ai.

I pyetur nĂ« lidhje me raportet e fundit se Starmer kishte qenĂ« i penduar dhe i lĂ«kundur pĂ«r tĂ« ardhmen e tij politike, ai tha: “Ky nuk Ă«shtĂ« kryeministri qĂ« u shfaq para stafit kĂ«tĂ« mĂ«ngjes”.

“ËshtĂ« shumĂ« e qartĂ« se ai mbetet i vendosur tĂ« pĂ«rballet me punĂ«n qĂ« ka nĂ« dorĂ«. Kryeministri Ă«shtĂ« i bindur se ka mbĂ«shtetjen unanime tĂ« Kabinetit”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si.

“Ne duhet tĂ« ecim pĂ«rpara dhe tĂ« provojmĂ« se politika mund tĂ« jetĂ« njĂ« “forcĂ« pĂ«r tĂ« mirĂ«n”, i tha sot Starmer stafit tĂ« “Downing Street”.

Kryeministri pritet të mbajë një fjalim më vonë, në një takim të Partisë Parlamentare të Punës (PLP) mes zemërimit për emërimin e Peter Mandelson si ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se e dinte se lidhjet e tij me Jeffrey Epstein kishin vazhduar pas dënimit të financierit për vepra penale seksuale ndaj fëmijëve. //a.i/

The post BM – Londra: Starmer nuk do tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKSK, 51 incidente kibernetike të menaxhuara gjatë vitit të kaluar

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ Autoriteti KombĂ«tar i SigurisĂ« Kibernetike bĂ«ri me dije se gjatĂ« vitit 2025, ka menaxhuar 51 incidente kibernetike nĂ« infrastrukturat kritike dhe tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« informacionit, duke garantuar monitorim dhe reagim tĂ« vazhdueshĂ«m ndaj kĂ«rcĂ«nimeve nĂ« hapĂ«sirĂ«n digjitale.

Sipas AKSK-së, incidentet e tipit DDoS kanë qenë më të shpeshtat, me 16 raste, ndërsa janë evidentuar edhe 9 raste të kompromentimit të aplikacioneve.

Sipas sektorëve, numri më i lartë i incidenteve është regjistruar në Infrastrukturën Digjitale (24 raste), e ndjekur nga Sektori Energjetik (6 raste) dhe Sektori i Telekomunikimit (5 raste).

Gjatë gjithë vitit, ekipi i Drejtorisë së Analizës së Sigurisë Kibernetike në AKSK kanë ofruar monitorim të vazhdueshëm, analizë teknike, koordinim institucional dhe mbështetje operacionale, duke siguruar izolimin, rikuperimin dhe rikthimin në funksion të shërbimeve.

AKSK thekson se “menaxhimi i incidenteve gjatĂ« vitit 2025 tregon se shumica e rasteve kanĂ« pasur impakt tĂ« ulĂ«t ose mesatar, falĂ« reagimit tĂ« shpejtĂ« dhe mbĂ«shtetjes sĂ« vazhdueshme tĂ« ofruar pĂ«r infrastrukturat digjitale publike”.

/e.i/j.p/

The post AKSK, 51 incidente kibernetike të menaxhuara gjatë vitit të kaluar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

PRISHTINË, 9 shkurt/ATSH/ Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i njĂ« veterani tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s Ă«shtĂ« “njĂ« shkelje tjetĂ«r” e obligimeve tĂ« SerbisĂ« tĂ« MarrĂ«veshjes pĂ«r dialogun dhe drejtĂ«sinĂ« tĂ« vitit 2015.

“Sipas kĂ«saj marrĂ«veshjeje, Serbia Ă«shtĂ« zotuar qĂ« tĂ« mos iniciojĂ« hetime penale apo ndjeje penale pĂ«r krimet qĂ« pretendohet se janĂ« kryer nĂ« KosovĂ«, pĂ«rveç nĂ«se njĂ« gjĂ« e tillĂ« kĂ«rkohet nga autoritetet e KosovĂ«s. Juridiksioni mbi pretendimet pĂ«r krime tĂ« luftĂ«s dhe vepra tĂ« tjera serioze bie mbi institucionet e KosovĂ«s. I bĂ«jmĂ« thirrje SerbisĂ« qĂ« tĂ« respektojĂ« zotimet e saj”, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Komisionit Evropian pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Më 5 shkurt, autoritetet e Serbisë arrestuan Mitehat Llozhanin me të hyrë në terrorin serb nga kufiri me Kroacinë. Ai, sipas autoriteteve, në Beograd dyshohet për krime kundër popullatës civile.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar angazhim të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me këtë rast.

Sipas SerbisĂ«, i arrestuari dyshohet se ka kryer trajnime si pjesĂ«tar i UÇK-sĂ« i ZonĂ«s Operative tĂ« Dukagjinit mĂ« 1998 dhe 1999 “pas sĂ« cilave ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« sulme terroriste kundĂ«r anĂ«tarĂ«ve tĂ« MPB-sĂ« serbe dhe ushtrisĂ« jugosllave”. NĂ« njoftim thuhet po ashtu se “si anĂ«tar i grupit tĂ« komanduar nga Ramush Haradinaj, ai ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« rrĂ«mbim dhe masakrim tĂ« policĂ«ve”.
Por, nga Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s i kanĂ« thĂ«nĂ« Radios Evropa e LirĂ« se i arrestuari ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« disa stĂ«rvitje nĂ« ShqipĂ«ri, por nuk ka informacione tĂ« ketĂ« qenĂ« nĂ« vijat e frontit nĂ« KosovĂ«.

 

Nënkryetari i kësaj organizate të veteranëve, Gazmend Syla, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Llozhanit iu gjet kartela e veteranit në xhep gjatë kontrollit nga autoritetet serbe. /rel/

The post BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bilal Golemi, themeluesi i mikrobiologjisë shqiptare

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ MĂ« 9 shkurt 1899, lindi nĂ« GjirokastĂ«r themeluesi i mikrobiologjisĂ« shqiptare, Bilal Golemi.

NĂ« moshĂ«n 7-vjeçare, Golemi u vendos sĂ« bashku me familjen e tij nĂ« Stamboll, ku ndoqi njĂ« trajektore tĂ« plotĂ« edukimi. Studimet e larta i kreu nĂ« Fakultetin e VeterinarisĂ« Ushtarake dhe pĂ«r tre vjet shĂ«rbeu nĂ« ushtrinĂ« turke, me gradĂ«n e kapitenit dhe mĂ« pas iu kushtua njĂ« tjetĂ«r aspirate, duke nisur njĂ« specializim nĂ« fushĂ«n e mikrobiologjisĂ« nĂ« Institutin “Pasteur” tĂ« Parisit.

Në mesin e mikrobiologëve të këtij Instituti, Bilali Golemi pati një karrierë të lëvdueshme. Për nga aftësitë e tij mësimdhënëse, në vitin 1926 iu besua drejtimi i një kursi specializimi, ku merrnin pjesë 33 mjekë, veterinerë dhe biologë anembanë botës.

MirĂ«po, nĂ« kulmin e karrierĂ«s sĂ« tij akademike, dr. Bilali vendos tĂ« kthehet pĂ«r tĂ« punuar nĂ« ShqipĂ«ri, ku qe pionier i laboratorit bakteriologjik veterinar, tĂ« pajisur me mjetet e kohĂ«s. Me nismĂ«n e tij, u ngrit po ashtu edhe Shoqata e Mbrojtjes sĂ« KafshĂ«ve me kryetar Mit’hat FrashĂ«rin.

Në rrafshin e angazhimit qytetar dhe politik, Bilali mori pjesë në Lëvizjen e Vlorës të vitit 1932 që drejtohej kundër Ahmet Zogut. Si rrjedhojë e përfshirjes në këtë lëvizje, u urdhërua të largohet nga vendi.

Bilali ndĂ«rroi jetĂ« nĂ« moshĂ«n 56-vjeçare. NĂ« vitin 1952, kontributi i tij nĂ« mikrobiologjinĂ« veterinare u vlerĂ«sua nga qeveria franceze me medaljen “Legion d’honneur –Merite”. NĂ« nderim tĂ« veprĂ«s sĂ« tij, Institutit tĂ« Studimeve Veterinare tĂ« ShqipĂ«risĂ« iu dha emri “Instituti dr. Bilal Golemi”. /j.p/

The post Bilal Golemi, themeluesi i mikrobiologjisë shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌