Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fusnin drogë në qeli/ Prokuroria kërkon burg për policin dhe 2 të tjerë, zbardhet skema (EMRAT)

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka kërkuar ‘Arrest në burg’ për tre shtetasit e arrestuar një ditë më parë në Elbasan, pasi akuzohen se fusnin drogë në qelitë e burgut. Më konkretisht bëhet fjalë për: Ndriçim Kroi, punonjës policie në IEVP Elbasan Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri Gerald […]

The post Fusnin drogë në qeli/ Prokuroria kërkon burg për policin dhe 2 të tjerë, zbardhet skema (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Mjegull e dendur në aksin Korçë-Pogradec, vështirësi në qarkullim

Mjegulla e dendur ka përfshirë mëngjesin e kësaj të shtune, segmentin rrugor Kukës–Krumë, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve. Sipas raportimeve, në disa zona shikueshmëria është mjaft e kufizuar, ç’ka rrit rrezikun për aksidente rrugore. Në këto kushte drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin dritat e mjegullës dhe të […]

The post Mjegull e dendur në aksin Korçë-Pogradec, vështirësi në qarkullim appeared first on BoldNews.al.

Kokainë dhe baste sportive në lokal, në pranga pronari! 14 të tjerë nën hetim, mes tyre një polic

Një lokal i përshtatur për baste sportive dhe për shitje dhe konsum të lëndëve narkotike është zbuluar nga policia në Korçë. Si rezultat është vënë në pranga pronari i lokalit, ndërsa ka nisur hetimit për 14 persona të tjerë që gjendeshin në lokal. Gjithashtu është proceduar edhe një punonjës policie, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. […]

The post Kokainë dhe baste sportive në lokal, në pranga pronari! 14 të tjerë nën hetim, mes tyre një polic appeared first on BoldNews.al.

Përqafimet e Edi Ramës me Ivanka Trump dhe ‘hijet’ e projektit 1 miliard dollarësh

Nga Protothema.gr Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe vajza e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Ivanka, patën një darkë pune në Vlorë të mërkurën në mbrëmje. Sipas Euronews Albania, në darkë morën pjesë anëtarë të grupit të punës të Ivanka Trump dhe arkitektë nga e gjithë bota, si pjesë e investimit që ajo dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, po planifikojnë në ishullin e […]

The post Përqafimet e Edi Ramës me Ivanka Trump dhe ‘hijet’ e projektit 1 miliard dollarësh appeared first on BoldNews.al.

Morën ryshfet, arrestohet shefi dhe dy policët në Orikum

Tre efektivë janë arrestuar nga policia në Orikum, pasi akuzohen se kanë i marrë ryshfet një personi me qëllim shmangien e arrestimit. Më konkretisht, bëhet fjalë për shtetasit: D.L., me detyrë Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum; A.J., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Orikum; A.F., me detyrë Specialist i Policimit në Zonë […]

The post Morën ryshfet, arrestohet shefi dhe dy policët në Orikum appeared first on BoldNews.al.

Shpërthejnë protestat në Venezuelë, kërkohet lirimi i Maduros pas arrestimit nga SHBA

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, i cili u kap së bashku me bashkëshorten e tij gjatë operacionit ushtarak amerikan të 3 janarit, protestuan në Karakas duke kërkuar lirimin e tij. Protesta u mbajt të premten (23/1), në ditën e përvjetorit të 68-të të rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez […]

The post Shpërthejnë protestat në Venezuelë, kërkohet lirimi i Maduros pas arrestimit nga SHBA appeared first on BoldNews.al.

Dimri i katërt i luftës/ A do të sjellin bisedimet Ukrainë-Rusi fundin e bombardimeve?

Për herë të parë nga viti i kaluar, Kievi dhe Moska kanë zhvilluar negociata të drejtpërdrejta. Me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, palët u takuan në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të diskutuar planin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës.  Raundi i parë i bisedimeve ka përfunduar, njoftoi zyra presidenciale ukrainase. Takimi tre […]

The post Dimri i katërt i luftës/ A do të sjellin bisedimet Ukrainë-Rusi fundin e bombardimeve? appeared first on BoldNews.al.

Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen

Partia Demokratike, pritet të mbaje pasditen e kësaj të shtune (ora 17:00) protestën e radhës, para Kryeministrisë. Si pasojë, që prej mbrëmjes së kaluar, në hyrjet kryesore të institucionit qeveritar janë vendosur barriera metalike dhe elementë të tjerë sigurie. Ndërkohë policia ka njoftuar edhe rrugët që do të bllokohen gjatë zhvillimit të protestës. Konkretisht: Nga […]

The post Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 24 janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor sot (24 janar), monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë, Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.7 […]

The post Këmbimi valutor 24 janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Aksident pranë Paraburgimit të Elbasanit/ Tre të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, rreth 9 kilometra larg qytetit të Elbasanit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Sipas BW, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:55 në aksin rrugor Rrethrrotullimi i Bradasheshit – Balldren, pranë mbikalimit të Paraburgimit. Paraprakisht dyshohet […]

The post Aksident pranë Paraburgimit të Elbasanit/ Tre të plagosur, njëri në gjendje të rëndë appeared first on BoldNews.al.

Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve

Viti 2026 nisi me ujë mbi prag për një pjesë të Shqipërisë. Vetëm pak ditë pas ndërrimit të viteve, mijëra familje në zona si Shkodra, Lezha, Malësia e Madhe, Durrësi, Vlora dhe Gjirokastra u përballën me një skenar tashmë të njohur: përmbytje masive të banesave, tokave bujqësore dhe infrastrukturës rrugore e hidroteknike. Një krizë që […]

The post Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve appeared first on BoldNews.al.

Shtrëngata dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Hera herës reshje shiu në formën e shtrëngatave. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten […]

The post Shtrëngata dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Janar 2026

DASHI  Je në një fazë zgjimi. Pas javësh që ndiheshe sikur duhej të luftoje kundër gjithçkaje dhe të gjithëve, qielli tani kërkon vetëm një gjë nga ti: zgjidh betejat e tua. Në punë, dëshira për të vërtetuar vlerën tënde kthehet, por ki kujdes nga shpërthimet e padurimit: jo të gjithë mund të të mbajnë ritmin. […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

Boçi zbulon skenarin e protestës së PD: Mund të përhapet në gjithë kryeqytetin

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se protesta e PD, e planifikuar për datën 24 janar në orën 17:00 para Kryeministrisë, është vetëm pjesë e një procesi të vazhdueshëm dhe nuk do të ndalet me kaq. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Boçi u shpreh se protestat kanë nisur që më 22 janar me […]

The post Boçi zbulon skenarin e protestës së PD: Mund të përhapet në gjithë kryeqytetin appeared first on BoldNews.al.

SHBA po shqyrton embargon e plotë të energjisë ndaj Kubës për të rrëzuar regjimin

Administrata e Donald Trump po shqyrton mundësinë e vendosjes së një embargoje të plotë ndaj importeve të naftës për Kubën, si pjesë e strategjive të mundshme për të ndryshuar regjimin në vendin e Karaibeve, raporton Politico, duke cituar tre burime të njohura me planet e qeverisë. Edhe pse ende nuk është marrë një vendim për […]

The post SHBA po shqyrton embargon e plotë të energjisë ndaj Kubës për të rrëzuar regjimin appeared first on BoldNews.al.

Trump sulmon sërish Kanadanë: Po refuzon Kupolën e Artë dhe po i hap rrugë Kinës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar sërish tonet ndaj Kanadasë, duke e akuzuar Otavën se po refuzon bashkëpunimin ushtarak me SHBA-të dhe po afrohet gjithnjë e më shumë me Kinën. Në një postim të publikuar të premten, Trump pretendoi se autoritetet kanadeze kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me Pekinin, në vend që të […]

The post Trump sulmon sërish Kanadanë: Po refuzon Kupolën e Artë dhe po i hap rrugë Kinës appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, 109 të arrestuar

Të paktën 109 persona janë arrestuar lidhur me dyshimet për manipulim me vota në zgjedhjet në komunën e Prizrenit. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha se 109 persona janë ndaluar lidhur me manipulimin e votave, ndërsa ka sqaruar se katër partitë kryesore në vend “kanë menduar se mund të manipulojnë”. Kryeziu ka […]

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, 109 të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për Dialogun Strategjik me Serbinë?

Presidenca dhe Qeveria e Serbisë nuk i janë përgjigjur Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) se cilat kushte ia kanë vënë Shtetet e Bashkuara shtetit për ta nisur Dialogun Strategjik mes dy vendeve. Dy “kërkesa formale” i ka përmendur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko […]

The post Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për Dialogun Strategjik me Serbinë? appeared first on BoldNews.al.

Operacion në Burgje, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen nga Fushë-Kruja në Peqin

Një operacion i sigurisë së lartë në Burgje po zhvillohet mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë janë transferuar nën masa të rrepta sigurie nga Fushë-Kruja për në Peqin. Ky transferim vjen, pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit nga spitali i Durrësit më 13 janar. Operacioni u zhvillua me përfshirjen e strukturave […]

The post Operacion në Burgje, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen nga Fushë-Kruja në Peqin appeared first on BoldNews.al.

Organizatat mjedisore kundër resortit të Jared Kushner në Sazan

Një koalicion prej 41 organizatash mjedisore nga 28 vende të ndryshme të botës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të pezullojë projektin e miratuar për ndërtimin e një resorti luksoz në Ishullin e Sazanit, i vetmi ishull i Shqipërisë, i rrethuar nga Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. “Ky projekt dhe mënyra se si është miratuar janë në […]

The post Organizatat mjedisore kundër resortit të Jared Kushner në Sazan appeared first on BoldNews.al.

❌