Normal view

RTSH hap aplikimet për Festivalin e 65-të të Këngës

7 August 2026 at 22:00

Radio Televizioni Shqiptar ka hapur zyrtarisht aplikimet për edicionin e 65-të të Festivalit të Këngës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare, i cili do të zhvillohet në dhjetor.

Përmes një njoftimi zyrtar, RTSH u ka bërë thirrje kompozitorëve, autorëve dhe interpretuesve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora që të paraqesin krijimet e tyre për të qenë pjesë e këtij edicioni.

Sipas rregullores së festivalit, këngët konkurruese duhet të jenë vepra origjinale dhe të papublikuara më parë në asnjë platformë. Organizatorët kanë vendosur gjithashtu kufizime të qarta për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në krijimin dhe prodhimin e këngëve pjesëmarrëse, me qëllim ruajtjen e autorësisë dhe krijimtarisë artistike njerëzore.

Aplikimet do të jenë të hapura për një periudhë pesëditore, nga 22 deri më 27 shtator. Artistët e interesuar mund të dorëzojnë materialet e tyre online përmes formularit të publikuar në platformën zyrtare të Festivalit të Këngës.

RTSH ka ftuar të gjithë krijuesit që të njihen me kriteret e plota të konkurrimit përpara aplikimit, ndërsa u ka uruar sukses artistëve që do të marrin pjesë në këtë edicion të ri të festivalit./KultPlus.com

FOKUS – Marrëveshje Izrael-Liban për verifikimin e çarmatimit të Hezbollahut

7 August 2026 at 21:58

BEJRUT, 7 gusht /ATSH/- Libani dhe Izraeli kanë rënë dakord për një listë të shkurtër vendesh, që mund të dërgojnë trupa në Liban, për të verifikuar çarmatimin e Hezbollahut, bëri të ditur një zyrtar libanez, sipas “Reuters”.

Lista u hartua gjatë bisedimeve mes dy vendeve në ambasadën amerikane në Romë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të zgjedhin një ose më shumë vende nga kjo listë.

Emrat e vendeve nuk janë bërë publikë. Sipas burimeve të “Reuters”, Franca është kundërshtuar më herët nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Çështja lidhet me marrëveshjen e 26 qershorit, e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, e cila parashikon që tërheqja graduale e forcave izraelite nga Libani, të lidhet me çarmatimin e Hezbollahut, që do të verifikohet nga një palë e tretë.

Hezbollahu nuk është palë në marrëveshje dhe ka refuzuar të dorëzojë armët.

Libani ka kundërshtuar gjithashtu një propozim të mëparshëm, që verifikimi të kryhej nga kompani private sigurie.

Sipas zyrtarit libanez, rolin e verifikuesve do ta marrin vetëm shtete, ndërsa ende duhet të përcaktohet numri i trupave dhe mënyra se si do të bashkëpunojnë me ushtrinë libaneze.

Një mundësi është që trupat e huaja të vendosen nën kuadrin e misionit paqeruajtës të OKB-së në Liban, UNIFIL, por kjo do të kërkonte një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Megjithatë, bisedimet nuk sollën një marrëveshje për zonën e radhës, nga e cila do të tërhiqen trupat izraelite.

Libani kishte propozuar qytetet Bint Jbeil dhe Khiam.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve pritet të zhvillohet në fillim të shtatorit. //a.i/

The post FOKUS – Marrëveshje Izrael-Liban për verifikimin e çarmatimit të Hezbollahut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta hyn në ditën e 69-të, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

7 August 2026 at 21:55

Protesta e përditshme në Tiranë ka hyrë këtë të premte në ditën e 69-të radhazi. Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.

Para selisë së qeverisë, ata zhvilluan tubimin me thirrje dhe fjalime nga podiumi i improvizuar, duke përsëritur kërkesat e tyre.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e klasës së vjetër politike dhe krijimin e një qeverie teknike, duke deklaruar se do ta vazhdojnë protestën deri në realizimin e këtyre objektivave.

Në përfundim të fjalimeve si çdo mbrëmje protestuesit kanë nisur marshimn nëpër rrugët e Tiranës.

The post Protesta hyn në ditën e 69-të, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës appeared first on Euronews Albania.

Video/ Tentoi të hynte ilegalisht në Ceuta me parashutë, i riu afrikan bie në det dhe humbet jetën

7 August 2026 at 21:54

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën mëngjesin e së premtes, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle të Ceutës duke fluturuar me parashutë nga territori i Marokut. Sipas autoriteteve spanjolle, ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, kur i riu ra në det gjatë tentativës për të kaluar kufirin. Ai u gjet pa […]

The post Video/ Tentoi të hynte ilegalisht në Ceuta me parashutë, i riu afrikan bie në det dhe humbet jetën appeared first on Shekulli.

Pentagoni deklasifikon dosjet e reja për UFO-t! Nga trekëndëshi që bllokoi qiellin në Afganistan, te sfera që mabnte trup njeriu në Brazil (FOTO)

By: A. Q
7 August 2026 at 21:50

Pentagoni publikoi një grumbull të ri dokumentesh dhe imazhesh që lidhen me UFO, të njohura edhe si fenomene anomale të paidentifikuara ose UAP, duke përfshirë kujtimin e një piloti ushtarak për një trekëndësh të madh e të çuditshëm që bllokoi yjet mbi Afganistan në vitin 2002.

41 dosjet e reja, të postuara në faqen e internetit të Pentagonit për UFO, përfshijnë një përzierje dokumentesh, imazhesh dhe videosh.

Të dhënat vijnë nga Pentagoni, FBI-ja, CIA, Departamenti i Shtetit dhe Zyra Ekzekutive e presidentit, me më të vjetrin që është nga viti 1950 dhe më të fundit që është nga ky vit.

Ky zbulim është publikimi i pestë sipas një urdhri ekzekutiv që presidenti Donald Trump nënshkroi në janar duke u udhëzuar ushtrisë dhe agjencive të tjera të prodhojnë më shumë dokumente që lidhen me UFO.

Pjesa më e madhe e publikimit të së premtes përfshin llojin e videove të paqarta që kanë qenë tipar dallues i zbulimeve të kaluara, duke treguar objekte fluturuese të kapura nga sensorë dhe kamera ushtarake.

Gjashtë nga videot tregojnë versione të ndryshme të të njëjtit incident — një përballje mbi Gjirin e Omanit midis forcave të Operacioneve Speciale në një luftanije AC-130J në shtator 2021.

Një klip i paraqitur nga Komanda Qendrore e SHBA-së tregon pamje të kapura nga një avion ushtarak mbi një zonë të populluar në Lindjen e Mesme në vitin 2025.

Videoja tregon atë që duket të jetë një objekt që zmadhohet në ekran. Incidenti gjithashtu mbetet i pazgjidhur.

Një video tjetër tregon pamje të kapura nga një “Agjent Special i Qeverisë Amerikane” në SHBA-në perëndimore këtë vit. Pentagoni tha se videoja “paraqet dy zona kontrasti ‘të nxehta’ që lëvizin ngadalë, të dukshme në imazhet infra të kuqe”.

Publikimi përfshin tetë formularë 302, të cilët FBI-ja i përdor për të regjistruar detajet e intervistave të dëshmitarëve. Të tetë formularët përfshijnë redaktime për të mbrojtur informacionin konfidencial dhe shumica janë të shoqëruara me përpunime artistike nga zyra që tregojnë objektet që përshkruan dëshmitarët. Të tjerë u publikuan së bashku me pamjet video që të intervistuarit kapën, duke treguar ato që duken si sfera dhe burime të tjera drite në qiell.

Një raport i rëndësishëm i 302 regjistron një intervistë me një ish-pilot ushtarak në vitin 2024. Piloti i tha një agjenti se filluan të shihnin drita të çuditshme në qiell midis mesnatës dhe orës 3 të mëngjesit të vitit të kaluar. Piloti tha se i pa për herë të parë dritat gjatë një fluturimi nga Massachusetts në Irlandë në tetor 2023.

Ai gjithashtu i tregoi agjentit për diçka që pa ndërsa shërbente në Afganistan në vitin 2002. Gjithashtu raportime pati edhe një sferë në Brazil që mbante një trup njeriu.

Pentagoni tha se zbulimi i dokumenteve të së premtes nuk do të jetë i fundit sipas urdhrit ekzekutiv të Trumpit, me një zëdhënës që tha se departamenti “do të publikojë dosje shtesë në mënyrë të vazhdueshme”.

Kayserispor bën goditje të dyfishtë shqiptare, zyrtarizon Florent Hasanin dhe Taulant Seferin

7 August 2026 at 21:50


Kayserispor ka bërë një lëvizje të rëndësishme në merkato duke zyrtarizuar brenda së njëjtës ditë transferimin e dy futbollistëve shqiptarë, Florent Hasanit dhe Taulant Seferit.

Klubi turk ka njoftuar afrimin e dy sulmuesve, të cilët pritet të forcojnë repartin ofensiv të skuadrës për sezonin e ri në Superligën turke.

Florent Hasani, reprezentues i Kosovës, vjen te Kayserispor pas eksperiencës së fundit me klubin tjetër turk Amed me të cilët në 37 ndeshje realizoi 18 gola dhe pati shatë asistime.

Në të njëjtën kohë, Kayserispor ka siguruar edhe shërbimet e Taulant Seferit, sulmuesit shqiptar që ka shpërthyer sezonin që lamë pas me Bodrumin, duke qenë autor i 16 golave të realizuar dhe shtatë asistimeve.

Me këto dy përforcime, klubi turk ka krijuar një dyshe shqiptare në repartin ofensiv, duke shtuar konkurrencën dhe opsionet për trajnerin.


Afrimi i Hasanit dhe Seferit tregon gjithashtu interesimin e Kayserisporit për tregun shqiptar, ndërsa të dy futbollistët synojnë të lënë gjurmë në futbollin turk dhe të ndihmojnë skuadrën në objektivat e sezonit të ri./Telegrafi/

BEOGRAD – Zelensky mbërrin në Serbi në vizitën e parë në vend

7 August 2026 at 21:48
BEOGRAD, 7 gusht /ATSH -AA/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, mbërriti në Serbi, duke shënuar vizitën e tij të parë në vend që nga marrja e detyrës. Zelenskyy konfirmoi mbërritjen e tij në një deklaratë në platformën amerikane të mediave sociale X, duke thënë se për sot dhe të shtunën ka të planifikuara bisedime […]

Tre vatra zjarri në Gramsh, zjarrfikësit përballen me flakët në terren të vështirë (VIDEO)

7 August 2026 at 21:48

Tre vatra zjarri janë regjistruar gjatë ditës në zona të ndryshme të bashkisë së Gramshit, duke angazhuar për disa orë shërbimin zjarrfikës në terrene të vështira malore.

Ndërhyrja e parë u zhvillua në Janç Mal, në kufi me qarkun e Beratit, ku forcat zjarrfikëse të Gramshit punuan në bashkëpunim me kolegët e Beratit për neutralizimin e flakëve.

Ndërkohë, një vatër tjetër u raportua në zonën e Grabovës, mbi Moçale, në drejtim të Varrit të Plakës, pranë kufirit me Pogradecin. Operacioni u vështirësua nga terreni i thyer dhe lartësia prej rreth 2 mijë metrash mbi nivelin e detit.

Njëkohësisht, flakët përfshinë edhe zonën e Vidhanit, përballë Kërpicës, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve zjarrfikëse.

Sipas Shërbimit Zjarrfikës të Gramshit, të tre vatrat u vunë nën kontroll pas disa orësh pune intensive dhe nuk raportohen rreziqe të mëtejshme.

Pas përfundimit të operacioneve, zjarrfikësit u kanë bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme apo pakujdesisë që mund të shkaktojë zjarre dhe të rrezikojë pyjet, pronat dhe jetën e njerëzve.

“Ne do të jemi gjithmonë në vijën e parë për t’i shuar flakët. Ju na ndihmoni që ato të mos ndizen,” apelon Shërbimi Zjarrfikës.

The post Tre vatra zjarri në Gramsh, zjarrfikësit përballen me flakët në terren të vështirë (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Të shtëna me a*më në Banjë të Istogut, një person i plagosur – i dyshuari në arrati

7 August 2026 at 21:47

Një person është plagosur nga arma e zjarrit të premtën mbrëma në fshatin Banjë të Istogut.

I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ku sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personit të dyshuar.”, tha ai për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të shtëna me a*më në Banjë të Istogut, një person i plagosur – i dyshuari në arrati appeared first on Sinjali.

BEOGRAD – Zelensky mbërrin në Serbi në vizitën e parë në vend

BEOGRAD, 7 gusht /ATSH -AA/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, mbërriti në Serbi, duke shënuar vizitën e tij të parë në vend që nga marrja e detyrës.

Zelenskyy konfirmoi mbërritjen e tij në një deklaratë në platformën amerikane të mediave sociale X, duke thënë se për sot dhe të shtunën ka të planifikuara bisedime të rëndësishme me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin Gjuro Macut.

“Do të diskutojmë zgjerimin e lidhjeve ekonomike midis vendeve tona, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian (BE), fusha të tjera që mund të jenë në dobi të vendeve tona dhe çështjet e sigurisë”, tha Zelenskyy.

Ai tha se Ukraina është “gjithmonë e gatshme të punojë në mënyrë konstruktive, për përfitim të ndërsjellë dhe mbi bazën e respektit të ndërsjellë”.

Vizita është e para e Zelenskyy-t në Serbi që nga marrja e detyrës në vitin 2019.

Muajin e kaluar, Vuçiq udhëtoi në Kiev për Samitin e 5-të Ukrainë-Evropa Juglindore, por nuk nënshkroi deklaratën pas samitit që dënonte Rusinë për luftën e saj në Ukrainë.

Serbia është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE që nga viti 2012 dhe hapi zyrtarisht negociatat e anëtarësimit në vitin 2014.

Ndërsa është bërë përparim në disa kapituj, bisedimet janë ngadalësuar vitet e fundit për shkak të shqetësimeve lidhur me marrëdhëniet e Beogradit me Moskën, veçanërisht për sanksionet, të cilave Serbia nuk u është bashkuar.   /os/

The post BEOGRAD – Zelensky mbërrin në Serbi në vizitën e parë në vend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

By: Brisi
7 August 2026 at 21:45

Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Ata u mblodhën sot në protestën e 69-të radhazi kundër qeverisë Rama. Të organizuar pas thirrjeve të organizatorëve, pjesëmarrësit u larguan nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe nisën marshimin, ndërsa mbanin pankarta dhe brohorisnin slogane kundër qeverisë. Të shumtë ishin qytetarët dhe aktivistët […]

The post “Ju erdhi fundi”/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

​Murati-opozitës për seancën konstitutive: Çka kanë sot?

7 August 2026 at 21:43
Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati reagoi ndaj kritikave të opozitës për mosmbajtje sonte të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues dhe caktimit për nesër i kësaj seance, që sipas opozitës, është shkelje kushtetuese. “Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ishin certifikuar me 27 mars 2025. Me 26 prill 2025 ishin bërë […]

Dhjetëra sulme ruse me dronë e raketa në rajonin e Ukrainës, të paktën 2 të vdekur dhe gjashtë të plagosur!

By: A. Q
7 August 2026 at 21:42

Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore ruse në rajonin e Dnipropetrovskit të Ukrainës.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori rajonal për mediat.

Oleksandr Khanza raportoi në platformën Telegram se forcat ruse nisën gati 50 sulme në pesë zona të rajonit, duke përdorur dronë, bomba dhe predha artilerie.

Dy persona u vranë pranë Nikopolit, një qytet që shpesh është shënjestër e sulmeve në bregun perëndimor të lumit Dniepër, përballë centralit bërthamor Zaporizhia të kontrolluar nga Rusia.

Një nga të plagosurit ishte në gjendje të rëndë, sipas Khanzës.

Kadrijaj për seancën e jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë, i kemi nënshkrimet

7 August 2026 at 21:42


Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj ka deklaruar se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet sonte.

Kadrijaj në një përgjigje me shkrim për KosovaPress tha se deputetët do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit dhe se janë siguruar nënshkrimet e nevojshme.

Kujtojmë se sonte skadon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, deri tani nuk është bërë e ditur nëse do të vazhdojë seanca konstituive e ndërprerë të enjten.

Seanca u ndërpre me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi kohë shtesë për konsultime me partitë politike me synim arritjen e një marrëveshjeje politike. Deri më tani nuk ka njoftim zyrtar nga Kuvendi për kohën e vazhdimit të saj.

Nëse seanca nuk mbahet dhe procesi i konstituimit nuk përfundon brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, situata mund të krijojë pasoja të reja juridike dhe politike, për të cilat pritet interpretim nga institucionet kompetente, gjegjësisht Gjykata Kushtetuese.

Po mendoni të bëheni bionde? Mos e zgjidhni nuancën pa e ditur këtë

7 August 2026 at 21:41


Një detaj i vogël mund të ndryshojë krejt pamjen e fytyrës – ja si ta gjeni nuancën që ju përshtatet

Zgjedhja e gabuar mund ta bëjë fytyrën të duket e lodhur, të theksojë rrudhat dhe t’ju shtojë disa vite, ndërsa nuanca e duhur mund të ketë efekt krejt të kundërt.

Një parukiere dhe konsulente për analizën e ngjyrave shpjegon se problemi zakonisht nuk qëndron te flokët biondë në vetvete, por te zgjedhja e një nuance që nuk përshtatet me ngjyrën dhe nëntonin natyral të lëkurës.

Si shembull, ajo përmendi aktoren Gwyneth Paltrow, së cilës, sipas saj, flokët biondë i shkojnë shumë, por jo çdo nuancë.

“Gwyneth është shembull i një personi që duket shkëlqyeshëm me flokë biondë, por jo me çdo nuancë. Një bionde më e ngrohtë, e artë, e kombinuar me flokë më të gjatë dhe kontraste më të errëta, disi i mbizotëron tiparet e saj delikate”, shpjegoi parukierja.

Për të treguar ndryshimin, ajo imagjinoi aktoren me një nuancë më të ftohtë bionde shampanjë, një prerje elegante bob dhe stil minimalist.

“Nuancat më të buta dhe linjat e thjeshta krijojnë harmoni me tiparet e saj natyrale. Papritur duket më e freskët, më e kuruar dhe më elegante. Jo sepse flokët e shkurtër janë automatikisht më të mirë apo sepse biondja nuk i shkon, por sepse është zgjedhur nuanca e duhur”, tha ajo.

Si të zgjidhni nuancën ideale të biondes?

Hapi i parë është përcaktimi i nëntonit të lëkurës. Ai mund të jetë i ftohtë, i ngrohtë ose neutral dhe ndikon shumë në mënyrën se si do të duket ngjyra e flokëve.

Personave me nënton të ftohtë zakonisht u përshtaten më mirë nuancat ash, perla, akull dhe bionde shampanjë. Gratë me nënton të ngrohtë, nga ana tjetër, shpesh duken më mirë me nuanca mjalti, gjalpë, karamel dhe të arta.

Nëntoni neutral ofron më shumë mundësi, pasi mund të përshtatet si me nuancat e ftohta, ashtu edhe me ato të ngrohta, transmeton Telegrafi.

Edhe rrënjët kanë rëndësi

Një tjetër gabim i zakonshëm është ngjyrosja e flokëve me një nuancë plotësisht uniforme. Për këtë arsye, parukierët rekomandojnë gjithnjë e më shumë teknika si balayage, fijet babylights ose hijezimin e lehtë të rrënjëve.

Rrënjët pak më të errëta krijojnë thellësi dhe i japin flokëve pamje më natyrale. Ato gjithashtu mundësojnë që vizitat te parukieri të jenë më të rralla. Kontrasti më i butë mes rrënjëve, flokëve dhe lëkurës e bën edhe fytyrën të duket më harmonike.

Kujdes me nuancat shumë të verdha

Një nga gabimet më të zakonshme është zgjedhja e një biondeje shumë të artë ose të verdhë, veçanërisht te personat me nënton të ftohtë. Një ngjyrë e tillë mund ta bëjë lëkurën të duket e zbehtë ose pa jetë, ndërsa rrathët poshtë syve dhe rrudhat e imta mund të bëhen më të dukshme.

Por as nuancat tepër të hirta nuk janë ideale për të gjithë. Nëse janë shumë të ftohta në raport me lëkurën, fytyra mund të duket e zbehtë dhe pa freski.

Prandaj, ekspertët këshillojnë që ngjyra të zgjidhet sipas karakteristikave individuale dhe jo vetëm sipas tendencave të momentit apo fotografive të personazheve të famshme.

Prerja dhe gjatësia bëjnë diferencën

Ngjyra nuk është faktori i vetëm që ndikon në pamjen e përgjithshme. Edhe prerja dhe stilimi mund ta theksojnë ose ta zbusin efektin e ngjyrës.

Te personat me flokë të hollë, një prerje bob e shkurtër ose me gjatësi mesatare shpesh krijon përshtypjen e flokëve më të dendur dhe më modernë. Ndërsa flokët e gjatë kërkojnë më shumë kujdes që të mos duken të thatë dhe të dëmtuar.

Në fund të fundit, flokët e shëndetshëm dhe me shkëlqim japin gjithmonë një pamje më të freskët, pavarësisht gjatësisë.

Kujdesi është po aq i rëndësishëm

Flokët biondë kërkojnë zakonisht më shumë kujdes sesa tonet e errëta. Hidratimi i rregullt, maskat ushqyese dhe produktet e posaçme për flokët biondë ndihmojnë që flokët të mbeten të butë, elastikë dhe me shkëlqim.

Shampoja vjollcë mund të ndihmojë në neutralizimin e toneve të padëshiruara të verdha, por nuk duhet përdorur në çdo larje, pasi mund t’u japë flokëve një refleks të hirtë.

Në fund, qëllimi nuk është të gjeni “nuancën më të bukur” të biondes, por atë që harmonizohet më mirë me tiparet tuaja natyrale.

Nëse mendoni se flokët biondë nuk ju kanë shkuar kurrë plotësisht, problemi mund të mos jetë vetë ngjyra. Ndoshta thjesht ende nuk e keni gjetur nuancën që ju përshtatet. /Telegrafi/

21:40 Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom Serbisë

By: EL
7 August 2026 at 21:40

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e ka shpallur shtetasin serb dhe drejtorin e Telekom Serbia, Vladimir Luçiç, person të padëshirueshëm (non grata), duke i ndaluar përgjithmonë hyrjen, kalimin transit dhe qëndrimin në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit të Ministrisë të premten, të siguruar nga KOHA, Luçiçi është ndaluar për shkak të deklaratave të tij publike, të cilat përbëjnë kërcënim për sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se ai, përmes deklaratave publike, ka promovuar dhe mbështetur politika e aktivitete që sfidojnë kompetencat sovrane të institucioneve të Kosovës në sektorë me rëndësi strategjike, përfshirë komunikimet elektronike dhe infrastrukturën e telekomunikacionit.

Po ashtu, MPB-ja ka vlerësuar se Luçiçi ka propaganduar kundër sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës, ndërsa “deklaratat e tij përbëjnë kërcënim për vendin duke nxitur gjuhë të urrejtjes dhe destabilizim”.

Këtë javë, mediat serbe raportuan se Luçiçi kishte njoftuar hapjen e gjashtë objekteve të reja të Telekom Serbia në Kosovë, si dhe investime të reja për përmirësimin e rrjetit të telefonisë fikse në zonat e banuara me serbë. Ai kishte deklaruar se fillimisht do të ndërtohen dy objekte në Partesh, afër Gjilanit, të cilat do të shërbejnë si zyra dhe objekte telekomunikacioni, ndërsa një tjetër ishte planifikuar në Pasjan. Luçiqi vazhdimisht ka shprehur pretendime se Kosova është territor i Serbisë./et

​Murati-opozitës për seancën konstitutive: Çka kanë sot?

7 August 2026 at 21:40


Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati reagoi ndaj kritikave të opozitës për mosmbajtje sonte të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues dhe caktimit për nesër i kësaj seance, që sipas opozitës, është shkelje kushtetuese.

“Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ishin certifikuar me 27 mars 2025", shkroi fillimisht ai.

Me 26 prill 2025 ishin bërë 30 ditë prej certifikimit të zgjedhjeve, dhe nuk ishte konstituar Kuvendi, sepse opozita po e bllokonte konstituimin"".

Askush prej opozitës asokohe, e as prej “analistëve”, nuk e kishte cilësuar këtë vonesë si problem e as si shkelje kushtetuese"".

Çka kanë sot?”, "përfundon postimi i Muratit në Facebook. /Telegrafi/


Lushaku-Sadriu i bën thirrje LVV-së: Kuvendi duhet të konstituohet sonte

7 August 2026 at 21:39
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka bërë thirrje publike subjektit të parë parlamentar, Lëvizjes Vetëvendosje, që të mundësojë vazhdimin e seancës konstituive dhe përmbylljen e procesit brenda afatit kushtetues. Lushaku-Sadriu, në një prononcim nga oborri i Kuvendit, tha se deputetët kanë obligim që ta konstituojnë legjislaturën e 11-të dhe t’i japin […]

Kakavijë, 5 km radha e automjeteve në tokën greke (VIDEO)

7 August 2026 at 21:39
Mbrëmjen e së premtes, personat që udhëtojnë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë po përballen me radhë të gjata pritje në tokën greke. Radha e automjeteve që presin për tu përpunuar në sportelet e doganës greke ka arritur në rreth 5 kilometra.Qindra udhëtarë që vijnë drejt Shqipërisë po përballen me pritje të konsiderueshme për shkak […]

Gjykata ‘frenon’ Trump, ndal përkohësisht ndërtimin e sallës së re në Shtëpinë e Bardhë

By: Rovena
7 August 2026 at 21:39

Një gjykatë federale e Apelit në Shtetet e Bashkuara ka urdhëruar administratën e presidentit Donald Trump të ndalojë përkohësisht ndërtimin e sallës së re të vallëzimit me vlerë 400 milionë dollarë në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë, duke i dhënë një goditje të rëndësishme projektit dhe duke hapur rrugën për një përballje të mundshme në Gjykatën Supreme.

Vendimi i gjykatës konfirmon një urdhër paraprak të një gjykate më të ulët, i cili ndalon vazhdimin e punimeve mbi sipërfaqe, derisa të ketë miratim nga Kongresi. Sipas shumicës së trupit gjykues, vendimi për ndërtimin e një salle kaq të madhe nuk i takon vetëm presidentit, por është një çështje që duhet të vendoset nga Kongresi.

Padia është ngritur nga organizata National Trust for Historic Preservation, e cila kundërshtoi projektin pasi administrata shembi Krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë për t’i hapur rrugë ndërtimit të ri. Organizata argumenton se ndryshime kaq të mëdha në kompleksin historik nuk mund të realizohen pa autorizimin e Kongresit.

Gjykata theksoi se Kongresi nuk i ka dhënë pushtetit ekzekutiv autoritet të pakufizuar për të ridizenjuar, riformësuar apo rindërtuar Shtëpinë e Bardhë, sipas dëshirave të presidentit në detyrë. Sipas vendimit, ndërtesa është një simbol kombëtar dhe çdo transformim i madh kërkon mbështetje ligjore dhe miratim institucional.

Administrata Trump kishte apeluar vendimet e mëparshme të një gjykatësi federal, i cili kishte bllokuar dy herë ndërtimin mbi tokë, ndërsa kishte lejuar vazhdimin e punimeve në pjesët nëntokësore të projektit. Vendimi më i fundit lë në fuqi këtë kufizim dhe ndalon çdo punim të ri mbi sipërfaqe derisa të ketë një vendim përfundimtar ose miratim nga Kongresi.

Gjykata e Apelit ka pezulluar zbatimin e vendimit për 14 ditë, duke i dhënë administratës mundësinë që ta dërgojë çështjen në Gjykatën Supreme, e cila pritet të vendosë nëse presidenti ka autoritet të ndërmarrë një projekt të tillë pa miratimin e ligjvënësve. Deri tani, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me vendimin e gjykatës.

Presidenti Donald Trump ka mbrojtur vazhdimisht projektin, duke deklaruar se salla e re është e domosdoshme për organizimin e pritjeve shtetërore, vizitave të liderëve të huaj dhe ceremonive të mëdha zyrtare. Ai ka argumentuar gjithashtu se objekti është i rëndësishëm edhe për arsye të sigurisë kombëtare.

Trump e ka përsëritur këtë qëndrim edhe pas atentatit të ndodhur gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në muajin prill, duke theksuar se ambientet e reja do të ofronin kushte më të sigurta për zhvillimin e aktiviteteve të nivelit të lartë. Tashmë, fati i projektit pritet të vendoset nga Gjykata Supreme, në një çështje që mund të përcaktojë edhe kufijtë e kompetencave të presidentit për ndryshime të mëdha në pronat federale historike.

❌