Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 2026Main stream

Tensione para bashkisë së Durrësit, banorët përplasen me këshilltarët bashkiakë dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë

By: Ela
10 February 2026 at 12:27

Banorët e Durrësit janë përplasur ditën e sotme me këshilltarët bashkiakë duke i ndaluar që ata të hyjnë në godinën e bashkisë për të miratuar bonusin e qirave për familjet që do u shemben banesat. Qytetarët e Durrësit protestojnë përballë bashkisë kundër shembjes së banesave dhe kërkojnë urgjentisht takim me kryetaren e bashkisë, Emirjana Sakon. […]

The post Tensione para bashkisë së Durrësit, banorët përplasen me këshilltarët bashkiakë dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë appeared first on BoldNews.al.

Korrupsioni/ Shqipëria shënon përkeqësimin më të madh në rajon këtë vit, bie 11 vende nga renditja

By: Ela
10 February 2026 at 12:04

Korrupsioni po përkeqësohet në nivel global, ndërsa edhe demokracitë e konsoliduara po përjetojnë rritje të korrupsionit në kushtet e rënies së lidershipit, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (CPI) 2025 të Transparency International. Indeksi vjetor tregon se numri i vendeve që marrin mbi 80 pikë është tkurrur nga 12 një dekadë më parë në vetëm […]

The post Korrupsioni/ Shqipëria shënon përkeqësimin më të madh në rajon këtë vit, bie 11 vende nga renditja appeared first on BoldNews.al.

“Muaji shkurt i ngrohtë por me rebeshe”, meteorologia tregon kur do përmirësohet moti

By: Ela
10 February 2026 at 12:00

Meteorologia Ladja Porja ka dhënë detaje mbi reshjet e shiut që kanë përfshirë Shqipërinë që me nisjen e muajit shkurt. Porja thekson se reshjet e shiu do vazhdojnë gjatë gjithë muajit, ndërsa në javën e fundit të shkurtit pritet përmirësim i motit. Meteorologia shton se shkurti do karakterizohet i ngrohtë me tempratura relativisht të larta […]

The post “Muaji shkurt i ngrohtë por me rebeshe”, meteorologia tregon kur do përmirësohet moti appeared first on BoldNews.al.

Njëri arrest kardiak në makinë, tjetra mbytet teksa drekonte në restorant, dy të vdekur në Tiranë

By: Ela
10 February 2026 at 11:38

Dy persona kanë ndërruar jetë në Tiranë, njëri ka pësuar arrest kardiak ndërsa një grua është mbytur teksa drekonte në restorant Policia njofton se shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit, në autostradën “Tiranë-Durrës” dhe si pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë, shtetasja G. D., 53 vjeçe, ka […]

The post Njëri arrest kardiak në makinë, tjetra mbytet teksa drekonte në restorant, dy të vdekur në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve, Vjosa Osmani thërret seancën për konstituimin e Kuvendit

By: Ela
10 February 2026 at 11:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka thirrur për të mërkurën, 11 shkurt, seancën për konstituim të Kuvendit të Kosovës. “Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja […]

The post KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve, Vjosa Osmani thërret seancën për konstituimin e Kuvendit appeared first on BoldNews.al.

Deklaratat përfundimtare në Hagë/ Prokuroria: Hashim Thaçi gënjeu disa herë ndërkombëtarët

By: Ela
10 February 2026 at 11:20

Sot është dita e dytë e shpalosjes së deklaratave përmbyllëse në rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë. Prokuroria pretendon se Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët, ndaj deklaratat e këtyre të fundit duhet të merren […]

The post Deklaratat përfundimtare në Hagë/ Prokuroria: Hashim Thaçi gënjeu disa herë ndërkombëtarët appeared first on BoldNews.al.

Kreditë e këqija në nivelin më të ulët historiK

10 February 2026 at 11:36

Nga Gazeta ‘SI’ – Në fund të vitit 2025, stoku i kredive të këqija preku nivelin më të ulët historik, 3.8%, duke reflektuar një përmirësim të dukshëm të shëndetit financiar të sistemit bankar.

Normat relativisht të ulëta të interesit kanë kontribuar në uljen e kredive me probleme, ndërsa Banka e Shqipërisë raporton një përmirësim të aftësisë paguese të huamarrësve, si për individët ashtu edhe për bizneset. Ky zhvillim tregon se presionet mbi bilancet familjare dhe ato të kompanive janë zbutur krahasuar me vitet e mëparshme.

Gjatë vitit, Banka e Shqipërisë fshiu nga bilancet bankare një vlerë të konsiderueshme kredish me probleme, përmes proceseve të ristrukturimit dhe pastrimit të portofolit, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e stokut total të këtij treguesi.

Nga ana tjetër, bankat kanë shtrënguar kriteret e kreditimit, veçanërisht për kreditë për blerjen e banesave. Ky segment ka qenë prej kohësh në fokus të Bankës Qendrore, e cila vendosi kufizime në financim, duke përcaktuar që vlera maksimale e kredisë të mos tejkalojë 80% të çmimit të pronës. Masa synon të kufizojë rrezikun e mbinxehjes së tregut të pasurive të paluajtshme dhe të ruajë stabilitetin financiar në afat të gjatë.

The post Kreditë e këqija në nivelin më të ulët historiK appeared first on Gazeta Si.

“Po na tjetërsojnë tokat tona”, Policia i thërret për hetime, banorët e Imshtit protestojnë para Komisariatit Lushnjë

By: Ela
10 February 2026 at 10:26

Banorët e fshatit Imshtë të Njësisë Bubullimë të Lushnjës janë ngritur në protestë pasi pronat e tyre janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga një pretendues i tyre, për më tepër që ndodhen në brendësi të argjinaturës së zonës. Për shkak të kundërshtimeve të tyre ndaj pretenduesit të tokës, Policia i ka thirrur sot në […]

The post “Po na tjetërsojnë tokat tona”, Policia i thërret për hetime, banorët e Imshtit protestojnë para Komisariatit Lushnjë appeared first on BoldNews.al.

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese mban sot seancë

By: Ela
10 February 2026 at 10:07

Sot, në orën 10:00, Gjykata Kushtetuese zhvillon seancë lidhur me ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit. Grupi i PD-së do të përfaqësohet nga kryetari Gazment Bardhi dhe këshilltari Marash Logu. Sipas PD, vendimi për ndryshimin e Rregullores cënon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, pasi reflekton një ndërhyrje flagrante të pushtetit ekzekutiv (kryeministrit) […]

The post Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese mban sot seancë appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet data e finales së “Big Brother VIP Kosova 4”

By: Ela
10 February 2026 at 09:52

Në spektaklin e së hënës është zbuluar zyrtarisht data e finales së madhe të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova. Teksa ky sezon po i afrohet fundit, publiku dhe banorët mësuan se nata finale do të mbahet më 27 shkurt, duke shënuar kulmin e një prej formateve më të ndjekura televizive në vend. Zbulimi […]

The post Zbulohet data e finales së “Big Brother VIP Kosova 4” appeared first on BoldNews.al.

Pezullohet polici që nxori armën gjatë konfliktit verbal në Laprakë/ VIDEO

By: Ela
10 February 2026 at 09:34

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shihen disa persona duke u konfliktuar verbalisht, ndërsa njëri prej tyre, polic, mban në dorë një armë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 9 shkurt, në lagjen Laprakë, Njësia Administrative nr. 11, pranë pallateve malajziane në Tiranë. Sipas Policisë, Nënkomisar F. […]

The post Pezullohet polici që nxori armën gjatë konfliktit verbal në Laprakë/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Janari 2026, i pesti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë

By: Ela
10 February 2026 at 09:21

Viti 2026 ka nisur me një janar jashtëzakonisht të ngrohtë në shkallë globale, duke u renditur ndër pesë muajt e janarit më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, sipas një raporti të publikuar sot nga observatori evropian Koperniku. Kjo ndodhi pavarësisht valëve të forta të të ftohtit që prekën hemisferën veriore dhe shkaktuan reagime politike, përfshirë […]

The post Janari 2026, i pesti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria bën hapa pas në luftën kundër korrupsionit. Shqetësime për projektin e Sazanit

10 February 2026 at 10:38

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria ka shënuar hapa pas në luftën kundër korrupsionit, duke u vlerësuar më dobët krahasuar me një vit më parë, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të publikuar nga Transparency International.

Në raportin për vitin 2025, Shqipëria grumbullon 39 pikë, ose 3 pikë më pak se në vitin 2024, duke reflektuar përkeqësim të perceptimit për korrupsionin në sektorin publik. Në renditjen globale prej 182 vendesh, Shqipëria mban vendin e 91, duke mbetur në gjysmën e poshtme të listës. Vendi jonë mbetet i fundit në rajon.

Raporti evidenton se mungesa e transparencës në vendimmarrjen për projekte investimi me vlerë të lartë është një problem i përhapur në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Për Shqipërinë, përmendet konkretisht projekti i zhvillimit të ishullit të Sazanit, i cilësuar si një investim madhor që ngre shqetësime serioze për rrezikun e degradimit mjedisor dhe dëmtimin e faunës në zonë.

Po ashtu, Transparency International nënvizon se në disa vende të rajonit, përfshirë Ballkanin Perëndimor, reagimi i dobët i gjyqësorit mbetet një nga pengesat kryesore për luftën efektive kundër korrupsionit. Situata rëndohet më tej nga fakti se gjyqtarët dhe prokurorët po kthehen gjithnjë e më shpesh në objekt sulmesh dhe presioni nga ana e qeverive, çka minon pavarësinë e drejtësisë dhe besimin e publikut tek institucionet.

Raporti paralajmëron se pa forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe mbrojtjes së institucioneve të pavarura, përpjekjet kundër korrupsionit rrezikojnë të mbeten formale, duke penguar progresin demokratik dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.

Transparency përshkruan një botë që po bën regres në luftën me korrupsionin, nga vendet më të pasura tek ato më të varfra.

Çfarë po ndodh në botë

Tetë vende në rajonin e Azisë dhe Paqësorit kanë përmirësuar performancën që nga viti 2012; megjithatë, ekzistojnë dallime të thella brenda këtij rajoni të larmishëm, ku shumë vende vazhdojnë të përballen me korrupsion të përhapur. Elitat e lidhura fort me pushtetin shpesh blejnë ndikim politik dhe shumë ligje nuk zbatohen siç duhet, duke bërë që shumica e udhëheqësve në këtë pjesë të botës të mos përmbushin angazhimet e tyre.

Në Amerikë, vite të tëra mosveprimi nga qeveritë në adresimin e korrupsionit kanë dobësuar demokracinë dhe kanë lejuar rritjen e krimit të organizuar, me pasoja serioze për të drejtat e njeriut dhe sigurinë.

Europa Lindore dhe Azia Qendrore mbeten ndër rajonet me performancën më të dobët në botë, ku pandëshkueshmëria e përhapur për korrupsion nxitet nga interesa të ngulitura që dominojnë shumicën e qeverive dhe institucioneve të tyre.

Demokracia e dobët në pjesën më të madhe të Afrikës Subsahariane,  shpesh e shoqëruar me konflikte të armatosura, pasiguri dhe trazira civile të përshkallëzuara , vazhdon të minojë qeverisjen, stabilitetin ekonomik dhe përpjekjet për zhvillim.

Qeveritë e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut vazhdojnë të dështojnë në trajtimin e korrupsionit në sektorin publik, duke reflektuar angazhim të paqëndrueshëm nga ana e liderëve dhe dobësinë e institucioneve që duhet të mbajnë pushtetin përgjegjës.

Vendet e Europës Perëndimore përbëjnë nëntë nga dhjetë shtetet më të mira në nivel global në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Megjithatë, përpjekjet kundër korrupsionit kanë ngecur kryesisht vitet e fundit, ndërsa rezultati mesatar i rajonit në këtë indeks ka rënë më shpejt se në çdo rajon tjetër.

The post Shqipëria bën hapa pas në luftën kundër korrupsionit. Shqetësime për projektin e Sazanit appeared first on Gazeta Si.

75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike deri në 10-50% të buxhetit mujor

By: Ela
10 February 2026 at 08:59

Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në barrë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, por në Shqipëri ky presion duket se ka prekur masën më të gjerë të popullsisë, sipas anketës “Securimetri 2025” të realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, rreth 75% e qytetarëve vlerësojnë se taksat dhe tarifat […]

The post 75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike deri në 10-50% të buxhetit mujor appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor, 10 shkurt/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

By: Ela
10 February 2026 at 08:29

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.6 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor, 10 shkurt/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Rënia e këmbimit të Euros/ Nga turizmi te paratë e pista dhe investimet e huaja, ekspertët rendisin shkaqet

By: Ela
10 February 2026 at 08:21

Gjatë muajit janar, “Monitor” zhvilloi një vrojtim me analistë të tregut financiar lidhur, me faktorët që kanë ndikuar ecurinë e kursit të këmbimit mes Euros dhe Lekut. Ekspertët u pyetën për të vlerësuar ndikimin e një liste faktorësh, në një shkallë që fillonte nga një deri në pesë. Mbështetur në përgjigjet e tyre, faktori me […]

The post Rënia e këmbimit të Euros/ Nga turizmi te paratë e pista dhe investimet e huaja, ekspertët rendisin shkaqet appeared first on BoldNews.al.

Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

By: Ela
10 February 2026 at 08:03

Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjalët tek veprat në raport me drejtësinë të hënën, kur paralajmëroi një ofensive ligjore për të penguar Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme që të ndërmarrë masën e pezullimit nga detyra për ministrat e kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Deklaratat publike të Ramës erdhën si kundërpërgjigje ndaj […]

The post Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 9 February 2026Main stream

Raporti i ‘Global Economic Prospects’: Ekonomia globale, rritje e ulët dhe borxh i lartë

By: Ela
9 February 2026 at 15:28

Raporti i përvitshëm i Global Economic Prospects (GEP) ka dalë në përfundimin se rritja ekonomike e globit është ngadalësuar. Gjendja e ekonomisë globale Sipas raportit, në vitin 2025 ekonomia e botës u rrit me 2.7% dhe në vitin 2026 pritet një rritje prej 2.6%. Ky ritëm rritjeje është më i ulëti që nga viti 1980. […]

The post Raporti i ‘Global Economic Prospects’: Ekonomia globale, rritje e ulët dhe borxh i lartë appeared first on BoldNews.al.

Grabitje si në filma në Itali! VIDEO nga momenti kur furgoni i blinduar plot me para hidhet në erë

By: Ela
9 February 2026 at 14:49

Një grup grabitësish të maskuar bllokuan autostradën që lidh Leccen me Brindisin në Itali dhe hodhën në erë një mjet të blinduar që transportonte para. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën A613. Grabitësit ndaluan qarkullimin duke përdorur makina të kamufluara si automjete policie, me drita sinjalizuese të rreme, ndërsa vetë ishin veshur si agjentë […]

The post Grabitje si në filma në Itali! VIDEO nga momenti kur furgoni i blinduar plot me para hidhet në erë appeared first on BoldNews.al.

Tentuan të kalonin 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruar në Rinas, e pësojnë dy persona

By: Ela
9 February 2026 at 14:34

Këtë të hënë, në aeroportin e Rinasit janë konstatuar dy raste të mosdeklarimit të vlerave monetare. Sipas raportimeve nga policia, nga kontrollet u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 26 mijë euro dhe paundë. Ndërkohë, janë proceduar penalisht shtetasit D. Sh., 37 vjeç, dhe A. Z., 32 vjeç. “Në vijim të veprimeve, u procedua […]

The post Tentuan të kalonin 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruar në Rinas, e pësojnë dy persona appeared first on BoldNews.al.

❌
❌