Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 February 2026Main stream

PD tërhiqet nga bojkoti i Reformës Territoriale, zbardhen debatet e plota në grupin parlamentar. Deputetët që dolën kundër

By: M C
2 February 2026 at 23:40

Demokratët ndryshuan mendje. Nuk do të bojkotojnë as Reformën Territoriale dhe as atë Zgjedhore. Sali Berisha i bëri ballë presionit të Taulant Ballës, por u dorëzua para deputetëve që i kërkuan të tërhiqet dhe mos përsërisë gabimet e Lulzim Bashës.

Në bllok, Ina Zhupa, Eno Bozdo, Oerd Bylykbashi, Arjan Ndoja, Xhelal Mziu, Tritan Shehu dhe Bledjon Nallbati e të tjerë, u rreshtuan kundër bojkotit të reformave.

Shumica fitoi, Sali Berisha bëri një hap pas. Vendimin për ta komunikuar në publik ia la nënkryetarit Luçiano Boçi, i cili pranoi debatet kundër bojkotit në grup.

Sali Berisha për momentin nuk e ka mendjen te reformat, por te protestat. Ka në plan të shkojë drejt ngujimit në shesh.

“Jemi bërë si filmi ‘Dy herë mat, edhe akullore edhe çokollatë’, shkojmë në parlament nuk shkojmë në dy komisionet më të rëndësishme. Nëse shkojmë me idenë që Edi Rama s’na jep asgjë, më mirë mos të shkojmë në parlament fare. Duhet shkojmë të shpalosim atje opsionin tonë për qytetarët, pastaj nëse zgjidhim variantin e bojkotit, të bojkotojmë çdo gjë, të shkojmë në grevë në përshkallëzime më të mëdha nuk shkon të shkojmë në komisione të tjera e jo te reformat, duhet të ndajmë mendjen”, ka deklaruar Bledjon Nallbati.

“Asnjë prej nesh nuk do bojkot, në kushtet kur mazhoranca ka mbyllur çdo derë dhe në këto kushte të parlamentarizmit detyrohesh të marrësh qëndrime ekstreme”, është shprehur Tritan Shehu.

“Nuk duhet ta lëmë hapësirën bosh në Komisionin e Reformës Territoriale. Pavarësisht nëse na dëgjojnë apo nuk na dëgjojnë, ne shkojmë për qytetarët dhe interesin publik. Të jemi aty për dëgjesat me ekspertët, për të dhënë zgjidhjet tona, që qytetarët të na dëgjojnë se si e duam ne reformën territoriale t’u shërbejë atyre.

Ata do ta kenë më të vështirë të na kundërshtojnë, sepse nuk kanë argumente, por e kanë shumë të lehtë ta kalojnë pa ne, sepse thonë: “Ju nuk ishit”, dhe kështu janë rehat. Unë i kam pyetur qytetarët e zonave të mia dhe më thonë merrni pjesë. Ju ftoj dhe të bëni një sondazh do ju dali që thonë merrni pjesë. Votat nuk i kemi, por e kemi zërin tonë aty dhe kjo do të ketë rezonancë si te qytetarët, ashtu edhe te ndërkombëtarët, duke bërë propozime konkrete.

Ne duhet të jemi shumёdimensionalë, edhe protestat t’i bëjmë, edhe në reforma të jemi prezentë, edhe analizën, edhe zgjedhjet. Jemi parti me kapacitete njerëzore dhe intelektuale; nuk kemi pse të ndjekim vetëm një rrugë dhe të braktisim të tjerat”, ka deklaruar Ina Zhupa.

The post PD tërhiqet nga bojkoti i Reformës Territoriale, zbardhen debatet e plota në grupin parlamentar. Deputetët që dolën kundër appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 2 February 2026Main stream

Qori: Nuk bashkëpunoj me Berishën dhe Metën, Rama dhe PD kanë interesa të përbashkëta

By: armand
2 February 2026 at 22:22

Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për bashkëpunimin me partitë e tjera opozitare. Qori tha se nuk ka si të bashkëpunojë me Metën dhe Berishën, kur mendon që ata duhet të ishin në burg. Sa i përket Berishës, Qori u shpreh se me kryedemokratin ka mospajtueshmri dhe […]

The post Qori: Nuk bashkëpunoj me Berishën dhe Metën, Rama dhe PD kanë interesa të përbashkëta appeared first on BoldNews.al.

Bojkoti i komisioneve, Lapaj kundër Berishës: PD duhet të luftojë brenda dhe jashtë institucioneve!

By: armand
2 February 2026 at 22:16

Kreu i partisë ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj i ka dalë kundër Berishës duke kritikuar aksionin politik të PD-së, për bojkotimin e Komisionit për Reformën Territoriale. Lapaj u shpreh se PD nuk duhet të dalë nga institucionet, pasi sipas tij, favorizon kryeministrin Rama, siç ndodhi pas bojkotimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Lapaj shtoi se […]

The post Bojkoti i komisioneve, Lapaj kundër Berishës: PD duhet të luftojë brenda dhe jashtë institucioneve! appeared first on BoldNews.al.

Nëse zgjedhjet mbahen sot, sondazhi: Berisha ‘fiton’ vendin …e dytë

By: Rovena
2 February 2026 at 22:49

Zhvillimet e brendshme dhe të jashtme, kanë shtuar bipolarizimin politik dhe udhëtimin në Strasburg, ka ngritur sërish javën e shkuar PD e Berishës me 0.6% mbështetje. PS ka një rënie të lehtë me 0.6%.

Kurse partitë e reja, dhe shpresa për krijimin e një partie më të re, mbeten në vendnumëro.

Me veprimet e tij, bojkot, protesta e molotov, sërish fiton Sali Berisha. Jo vendin e parë, gjithmonë vendin e dytë, por këtë fillim shkurti i pacënuar si nga lart dhe nga poshtë.

13 vite në protestat me gaz lotsjellës dhe me fjalime pa shpresë

By: redi
2 February 2026 at 21:31

Nga Redjon Shtylla Në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për herë të parë kisha të drejtën të votoja. I kisha kaluar të 18-tat, dhe emri im ishte në listat e zgjedhësve. Për mua, si për shumë të rinj të asaj kohe, vota ishte simbol i përkatësisë, i një fillimi të ri, i besimit se demokracia ishte diçka që ndërtohej edhe me duart tona, edhe pse një votë me vendim dhe ideal nga familja.

Source

Berisha: Protesta kombëtare e 10 shkurtit, ditë kryengritjeje paqësore

2 February 2026 at 19:28

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Partia Demokratike po zhvillon sot protestën e përjavshme para godinës së Kryeministrisë, ku është vendosur edhe foltorja, nga ku përfaqësues të opozitës i drejtohen qytetarëve.

Të pranishëm në protestë janë kryetari i PD-së, Sali Berisha, deputetë të PD-së dhe përfaqësues të partive aleate, si dhe mbështetës të PD-së.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të vijojë protestat deri në arritjen e objektivave të saj politike.

Ai u shpreh se tubimet janë pjesë e një beteje që, sipas tij, lidhet me dinjitetin qytetar dhe kombëtar, si dhe me kundërshtimin e asaj që e cilësoi si qeverisje të dëmshme për vendin.

Berisha akuzoi qeverinë për keqqeverisje, korrupsion dhe përkeqësim të kushteve të jetesës, duke theksuar se opozita do të bëjë “gjithçka për të përmbysur këtë të keqe të madhe”.

Sipas tij, protestat synojnë rikthimin e shpresës dhe besimit te Shqipëria, veçanërisht për të rinjtë.

“Ne do të dalim dhe do të vazhdojmë të dalim në protesta deri në fitore”, deklaroi Berisha, duke shtuar se opozita është e vendosur të luftojë për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë për qytetarët shqiptarë.

Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e paralajmëruar për datën 10 shkurt, duke e cilësuar atë si “ditën tjetër të kryengritjes paqësore” të opozitës kundër qeverisë.

Berisha ftoi çdo qytetar që beson te Shqipëria dhe potencialet e saj natyrore, historike dhe njerëzore, të marrë pjesë në protestë.

“10 shkurti është dita tjetër e kryengritjes sonë paqësore. Shqiptarët nga të katër anët ftohen në rrugët dhe sheshet e Tiranës për t’i dhënë leksionin e merituar këtij regjimi antishqiptar”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së e përqendroi thirrjen e tij veçanërisht te të rinjtë, duke theksuar se në momentet më kritike të historisë, sipas tij, ata kanë qenë forca vendimtare e ndryshimit.

Ai nënvizoi se opozita synon të përcjellë një mesazh të fortë brenda dhe jashtë vendit përmes protestës së 10 shkurtit.

Berisha përsëriti kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se opozita do të vijojë aksionin e saj politik deri në arritjen e objektivave të shpallura.

E konceptuar si platformë parlamentaro-qytetare, ky tubim ka në fokus denoncimet e deputetëve të PD-së dhe aleatëve, por edhe qytetarëve ndaj qeverisë.

/gj.m/j.p/

The post Berisha: Protesta kombëtare e 10 shkurtit, ditë kryengritjeje paqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beçi: Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë te gardhi i SPAK

By: redi
2 February 2026 at 20:46

Avokati Eugen Beçi, ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda thotë deklaroi se mazhoranca dhe opozita e gjejnë pikën e përbashkët sa i përket drejtësisë në vendin tonë, por, sipas tij e gjejnë pikën e përbashkët vetëm te gardhi i Prokurorisë së Posaçme. “Është një histori e vjetër në Shqipëri, problemi i qasjes së politikës me drejtësinë. Duket se mazhoranca në momentet që nuk e ka oreksin…

Source

PD mbledh Foltoren para Kryeministrisë

2 February 2026 at 18:59

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Partia Demokratike po zhvillon sot protestën e përjavshme para godinës së Kryeministrisë, ku është vendosur edhe foltorja, nga ku përfaqësues të opozitës i drejtohen qytetarëve.

Të pranishëm në protestë janë kryetari i PD-së, Sali Berisha, deputetë të PD-së dhe përfaqësues të partive aleate, si dhe mbështetës të PD-së.

E konceptuar si platformë parlamentaro-qytetare, ky tubim ka në fokus denoncimet e deputetëve të PD-së dhe aleatëve, por edhe qytetarëve ndaj qeverisë.

/gj.m/

The post PD mbledh Foltoren para Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Rama, sot më i diskredituar se kurrë! 10 shkurti dita tjetër e kryengritjes sonë

By: armand
2 February 2026 at 18:49

Kreu i PD-së Sali Berisha foli në foltoren e radhës me demokratët përpara Kryeministrisë. Berisha shprehu mirënjohjen e tij për qytetarët e pranishëm në foltore në shesh, teksa theksoi se ata janë kanë lebetitur nga themelet regjimin me guximin e tyre. Berisha shtoi se 10 shkurti do jetë data e radhës që do trondisë regjimin. […]

The post Berisha: Rama, sot më i diskredituar se kurrë! 10 shkurti dita tjetër e kryengritjes sonë appeared first on BoldNews.al.

Reforma territoriale, PS drejt zhbërjes së bashkëkryesimit, PD tërhiqet nga bojkoti

2 February 2026 at 17:09

Dy muaj pas fillimit të punës të komisionit parlamentar për reformën administrativo-territoriale, procesi ka hyrë në ngërç politik për shkak të bojkotit të Partisë Demokratike, qysh prej miratimit të Avokatit të Popullit në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës

Nga katër mbledhjet e deritashme të komisionit, vetëm një ka pasur pjesëmarrje të plotë të opozitës.

Afati i fundit

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, caktoi ditën e sotme si afat të fundit për PD që të merrte pjesë në komision.

Në të kundërt rregullat e lojës do të ndryshonin.

 “Besoj që sot në mbledhjen e komisionit, jo vetëm deputetët e opozitës të jenë prezent, por të marrin detyrat brenda këtij komisioni, në mënyrë që nesër të mos jemi të detyruar të vendosim mekanizmat zhbllokues”, tha Balla.

Mbledhja e sotme e komisionit të posaçëm parlamentar ishte njoftuar zyrtarisht edhe në faqen e Kuvendit.

Por disa orë më vonë, Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha nga selia e PD-së se mbledhja e parashikuar e Komisionit të Reformës Territoriale ishte e pavlefshme. Ai theksoi se, “thirrja e mbledhjes me ‘ultimatum’ nga Taulant Balla është e papranueshme dhe shkel normat e bashkëpunimit brenda komisionit”.

Komisioni

Më herët nga kjo deklaratë, mbledhja e komisionit të posacëm u zhvillua pa praninë e opozitës ndërsa kjo e fundit paralelisht ishte mbledhur në seli për axhendën e grupit parlamentar.

Gjatë fjalës, Berisha nuk e preku asfare publikisht debatin për territorialen.

Në anën tjetër të bulevardit, në kryesinë e Kuvendit, Kryetari i komisionit parlamentar për reformën territoriale, Arbjan Mazniku, tha gjatë mbledhjes, se opozitës i ishin dhënë garanci shtesë për bashkëkryesinë e Komisionit, porse mungesa e tyre, sipas tij, ka sjellë humbje kohe.

Ai nënvizoi se procesi duhet të përfundojë deri në korrik 2026.

Për pasojë Kuvendi, sipas tij, duhet të ndryshojë mënyrën e formimit të Komisionit për të shmangur bllokimin.

Propozimet

Duke ndjekur këtë argument, mazhoranca ka propozuar ndryshime në përbërjen e Komisionit, duke shtuar numrin e përfaqësuesve të saj dhe duke ndryshuar formulën e drejtimit:

“Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues I Grupit Parlamentar i Partisë së Lirisë. Kryetari i komisionit është përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”

Fillimisht komisioni u krijua me parimin e barazisë mes mazhorancës dhe opozitës, duke i dhënë opozitës garanci shtesë për bashkëkryesinë.

Propozimet e fundit që janë futur nesër për miratim në Kuvend i japin opozitës një faktor sekondar dhe jo më vendimmarrës krah për krah me PS-në.

Tërhiqet PD

Ndërkohë, në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PD-së, disa deputetë kundërshtuan vendimin Berishës për bojkot të territoriales dhe asaj zgjedhore, duke kërkuar pjesëmarrje në komisione.

Pas mbledhjes së grupit, bashkëkryetari i PD në komision, Luçiano Boçi, përcolli qendrim tërheqës, duke njoftuar se do të marrin pjesë në komision.

“Mbledhja e sotme (e territoriales) është nul, u thirr në ultimatum. Është nul sepse mbledhja thirret në bashkëpunim me bashkëkryetarët, s’jam njoftuar. Jo vetëm për këtë mbledhje, por edhe mbledhje të tjera, që i kanë përdorur si argumente të bojkotit të PD. Nuk bashkëpunojmë me Ramën në nivele të tilla që konsiderohen si bashkëpunime politike, kjo është çështje e një komisioni të rëndësishëm. Qëndrimi i PD pas diskutimeve është që PD do vazhdojë të jetë pjesë e komisionit, në një mbledhje sa më të afërt të dakordësuar me bashkëkryetarët”, tha Boçi.

Kalendari i PS

Shkurt 2026 – Vizita në qarqe dhe takime me kryetarë bashkish, biznesin, shoqërinë civile dhe qytetarët.

Mars 2026 – Konsultime tematike mbi territorin, funksionet dhe financimin e pushtetit vendor.

Prill-Maj 2026 – Fillimi i procesit të hartimit formal të ligjit për reformën administrativo-territoriale.

The post Reforma territoriale, PS drejt zhbërjes së bashkëkryesimit, PD tërhiqet nga bojkoti appeared first on Faktoje.al.

PD braktis bojkotin për “territorialen”/ Çupi: Do vijë përçarja në PD. Pritet që të tunden pozitat e Berishës

By: Rovena
2 February 2026 at 18:23

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Partisë Demokratike, ka pasur debate të ashpra nëse PD do të duhet të bojkotojë Komisionin për reformën territoriale dhe atë për reformën zgjedhore.

Megjithatë duket se PD ka braktisur bojkotin për “territorialen”.

Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Tirana Live” në ABC News e cilësoi këtë zhvillim si një lëvizje kundër Sali Berishës, duke paralajmëruar përçarje brenda PD-së dhe lëkundje të pozicioneve të tij, ndërsa theksoi se veprimet e opozitës po bëhen kryesisht për sy të ndërkombëtarëve dhe jo si shenjë e një ndryshimi pozitiv real brenda partisë.

“Në PD nuk ka nevojë për entuziazëm se po ndodh diçka pozitive. Po ndodh diçka që është kundër Berishës dhe që ky nuk e komandon dot më. Pas këtij vendimi do të vijë përçarja në PD. Duke qenë se Berisha kërkon që ta shkatërroje me dorë të hekurt do të dalë shumë komik. Këto përbetimet që Berisha se do rrëzojë Ramën nuk shkojnë më, sepse PD hyri në ‘vathën’ e mazhorancës. Të gjitha këto PD me Berishën në krye i bëjnë për sy të ndërkombëtarëve. Atje dëgjojnë jehonën e tyre, në Strasburg dhe Bruksel. Shqipëria është goditur gjithmonë nga të vetët, por nga jashtë.

Pritet që në PD të tunden pozitat e Berishës. Godasin drejtësinë nga jashtë. Berisha e bën këtë, se paradite sulmoi një pjesë të drejtësisë dhe pasdite u jep sinjale pjesës tjetër, janë ata që Berisha ka në dorë, ose edhe ata janë neutralë që nuk i bëjnë gjë. Drejtësia jonë ka kohë që ka hyrë në ekstazë, kërkojnë rroga sa e gjithë bota, kërkojnë që të shkrijnë qeverinë. Berisha quan armike të përbetuar Irena Gjokën dhe Altin Dumani, sepse ata vepruan sipas ligjit”, tha Çupi.

“Revolucion”… në tavolinë, PD braktis bojkotin/ Pas presionit nga PS dhe të vetët, Berisha pranon rikthimin në tryezat e reformave

By: Rovena
2 February 2026 at 18:08

Berisha ha fjalët e veta. Presioni nga 10 deputetë të PD për të marrë pjesë në komisionet e reformave, e detyroi të zhbëjë vendimin e bojkotit.

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës së Territoriale, Luçiano Boçi zbuloi se PD ka një vendim të ri, për tu rikthyer në komisionet e posaçme parlamentare.

“Qëndrimi i shprehur i PD, pas diskutimeve në grupin parlamentar dhe më pas në kryesinë e vogël, është që PD do të vijojë të jetë pjesë. Në një mbledhje sa më të afërt, të dakordësuar mes bashkëkryetarëve, dhe do vijojë me axhendën e komisionit”, tha Boçi.

Si vendimi i ri, ka dhe një kusht të ri. Boçi paralajmëroi se komisioni duhet të përfundojë me një produkt, jo me dy.

“Ne nuk heqim dorë nga qëndrimi ynë, duhet të ketë një finalizim, një dalje të vetme, dhe kjo dalje të jetë konsensual, përndryshe nuk ka përfundim. Të heqin dorë nga këto do zvogëlohet etj, duhen konsulta me qytetarë”, shtoi ai më tej.

Por si erdhi ky ndryshim 180 gradë i PD?

Në fillim, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla gjatë paradites dha shenjat e para të tërheqjes së ultimatumit të fundit.

Më pas, doktori thirri grupin parlamentar. Aty ku vendimi i tij u vu në diskutim, nga plot 10 deputetë, shumica anëtarë të dy komisioneve. Çuditërisht edhe nga më besnikët e doktorit, Oerd Bylykbashi apo Tritan Shehu.

Megjithatë, PD ka edhe 24 orë kohë, kësaj radhe për të mos ndryshuar më mendje. Pasi projektvendimi i PS për të ndryshuar formulën e komisionit, duke i hequr opozitës bashkëkryetarin, paritetin dhe veton, ka shkuar në seancën parlamentare të së martës gati për tu votuar. Kjo do të varet nga humori i doktorit, që me dëshirën e tij do e bënte reformën në rrugë.

 

Protesta e PD më 10 shkurt, Flamur Noka: Qytetarët nuk do të ikin nga Bulevardi pa larguar Ramën

By: redi
2 February 2026 at 18:25

Nga mbledhja e grupit të PD-së këtë të hënë, Flamur Noka, teksa ka ndarë foto në Facebook, ai thekson se qytetarët duhet të qëndrojnë të vendosur dhe të mos largohen nga bulevardi pa larguar kryeministrin. Ai ka bërë thirrje për protestë më 10 shkurt, duke u grumbulluar përpara Kryeministrisë. Ndër të tjera numri dy në PD shton se ”Sa vjen e bëhet më e qartë se dosja Balluku dhe dosja AKSHI…

Source

Boçi: PD do të vijojë punën në komisionet për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

2 February 2026 at 18:02

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, deklaroi se PD nuk e bojkoton këtë komision dhe është e gatshme të marrë pjesë në mbledhjet e tij, për sa kohë ato thirren me dakordësi mes bashkëkryetarëve dhe në përputhje me rregullat parlamentare.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Boçi e cilësoi “nul” mbledhjen e zhvilluar sot nga mazhoranca, duke theksuar se ajo është thirrur pa njoftim, pa konsultim me bashkëkryetarin e opozitës dhe pa forum ligjor. Sipas tij, çdo vendimmarrje e dalë nga një mbledhje e tillë është e pavlefshme.

“Komisioni thirret në bashkëpunim mes bashkëkryetarëve. Unë, si bashkëkryetar, nuk jam njoftuar dhe nuk ka pasur asnjë konsultim. Në këto kushte, mbledhja dhe çdo plan pune i miratuar sot janë nul”, u shpreh Boçi.

Ai akuzoi mazhorancën për sjellje arbitrare dhe për tentativa të njëanshme për të avancuar procesin, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për të ndryshuar përbërjen e komisionit pa konsensus do të shoqërohet me reagim të fortë nga Partia Demokratike.

Boçi theksoi se qëndrimi i PD-së, i dalë nga diskutimet në grupin parlamentar, është vijimi i pjesëmarrjes në komision, me synimin për një proces real dhe gjithëpërfshirës. “Reforma Territoriale është e rëndësishme dhe nuk duhet të paragjykohet. Ajo duhet të ketë një finalizim të vetëm dhe konsensual, jo variante të paracaktuara”, tha ai.

Duke iu referuar deklaratave të mazhorancës për ndryshime të mundshme të njëanshme, Boçi nënvizoi se ligji parashikon konsultime me pushtetin vendor dhe banorët, përfshirë edhe pranueshmërinë e qytetarëve në rast bashkimesh të njësive vendore.

Në lidhje me mundësinë që mazhoranca të votojë në seancë plenare ndryshimin e formulës së komisionit, Boçi u shpreh se një veprim i tillë do ta vendoste procesin jashtë çdo standardi demokratik.

“Nëse sillen në mënyrë arbitrare, do të ketë reagim të fortë. Ne do të mbrojmë të drejtën tonë dhe do të ftojmë edhe qytetarët të reagojnë ndaj mënyrës se si po tentohet të imponohet Reforma Territoriale”, deklaroi ai.

Sipas Boçit, Reformat Territoriale dhe Zgjedhore janë procese të ndërlidhura dhe mbi interesat partiake, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në jetën politike, sociale dhe ekonomike të qytetarëve shqiptarë.

/gj.m/j.p/

The post Boçi: PD do të vijojë punën në komisionet për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bojkoti i komisioneve, tërhiqet Berisha: Vendimin final e merr kryesia

By: armand
2 February 2026 at 16:08

Vendimi i opozitës për të bojkotuar komisionet parlamentare ka shkaktuar përçarje brenda grupit të Partisë Demokratike. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, disa deputetë kanë kundërshtuar qëndrimin e shpallur nga Sali Berisha, duke kërkuar pjesëmarrje në procesin e reformave. Sipas burimeve, Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu dhe Arjan Ndoja kanë […]

The post Bojkoti i komisioneve, tërhiqet Berisha: Vendimin final e merr kryesia appeared first on BoldNews.al.

9 deputetë kundër Berishës: Të marrim pjesë në Komisionin e Reformës Territoriale, bojkoti jo zgjidhje

By: redi
2 February 2026 at 16:43

PD refuzoi thirrjen e fundit të socialistëve për t’u ulur si të barabartë në Komisionin e Reformës Territoriale. Në kohën që PS kishte thirrur mbledhjen e komisionit, Sali Berisha tha se nuk bashkëpunon me Edi Ramën, përsa kohë bllokon drejtësinë për çështjen ”Balluku” i mblodhi në seli të vetët, nga ku njoftoi edhe planin e demokratëve. Mësohet se 9 deputetë i kanë dalë kundër Sali Berishës për…

Source

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

By: M C
2 February 2026 at 16:54

Luçiano Boçi ka deklaruar se PD nuk do të braktisë Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.

“Qëndrimi i shprehur i PD pas diskutimeve në kryesinë e vogël, është që PD do vijojë të jetë pjesë e Komisionit Zgjedhore dhe Territoriale dhe do vazhdojë me agjendën e komisioneve.

Ne nuk e bojkotojmë komision, do njoftojmë për gatishmërinë e grupit të PD për të bashkëvijuar këtë reformë që është e rëndësishme.

Në grup parlamentar ne diskutojmë në mënyrë demokratike, pati mendime për braktisje, por Komisioni më i rëndësishëm Komisioni i Mandateve.

Duhet të ketë një dalje dhe duhet të jetë konsensuale, përndryshe paska qenë proces i paravendosur”, tha Boçi, bashkëkryetar i Reformës Territoriale.

The post PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Mbledhja e PD, 10 deputetë kundër bojkotit të Reformave Zgjedhore dhe Territoriale: Duhet të marrim pjesë në komisione

By: M C
2 February 2026 at 16:38

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PD-së, kryedemokratit Sali Berisha i kanë dalë kundër disa deputetë për vendimmarrjen e bojkotit të komisioneve për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.

Sipas gazetarit Osman Stafa, deputetët Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu, Arjan Ndoja, Luan Baçi, Bledi Himci, Bujar Leskaj dhe Eno Bozdo, kanë deklaruar se duhet të merret pjesë në komisione për reformat zgjedhore e territoriale.

Në këto kushte, Berisha është shprehur se do jetë Kryesia ajo që do marrë vendimin final lidhur me marrjen pjesë në mbledhje ose jo.

Kujtojmë se ditën e sotme PD braktisi sërish mbledhjen për Reformën Territoriale, ndërkohë mazhoranca socialiste në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale pritet të aktivizojë mekanizmin zhbllokues pas bojkotit të opozitës.

Kryetari i këtij komisionit, Arbjan Mazniku paralajmëroi se do t’i drejtohen Kuvendit formalisht për të bërë ndryshimet në Komision, me qëllim, sic tha ai, t’i hapet rruga punimeve të komisionit.

“Ne do ti drejtohemi seancës për të ndryshuar komisionin dhe ti hapim rrugën me shpejtësi dhe të fitojmë kohën e humbur” , tha Mazniku.

Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, në një prononcim për mediat tha se deputetët e PD nuk lejohen nga Sali Berisha që të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

Balla shpreson në një reflektim të demokratëve, për pjesëmarrjen ne komision ditën e sotme, në të kundërt, ai paralajmëroi se nesër në Kuvend do të aktivizohet mekanizmi zhbllokues.

“Unë nuk bëj ultimatume, por kam bërë një kërkesë kolegëve të PD që të reflektojnë sa i përket detyrimit që kanë për të zbatuar vendimin e Kuvendit për ngritjen e Kuvendit të Posaçme për Reformën Territoriale.

Tre muaj pas ngritjes së Komisionit, deputetët e PD nuk lejohen nga lidershipi i tyre për të marrë pjesë. Besoj dhe shpresoj që në mbledhjen e sotme, jo vetëm deputetët e opozitës të jenë prezent, por të marrin edhe detyrat, në mënyrë që nesër ne seancën e Kuvendit të mos vendosim mekanizma zhbllokues.

Ky mekanizëm zhbllokues do të aplikohet tek komisioni i posacëm për territorialen, nëse nuk ka reflektim dhe Shqipëria është e detyruar të adresojë rekomandimet shumë vjeçare të ODIHR.

Unë mendoj që dialogu e ka parakusht të vetëm pjesëmarrjen. Me këtë të dialogoj, kur ai nuk vjen”, tha Balla.

The post EMRAT/ Mbledhja e PD, 10 deputetë kundër bojkotit të Reformave Zgjedhore dhe Territoriale: Duhet të marrim pjesë në komisione appeared first on Albeu.com.

PD bojkoton sërish “Territorialen”/ PS: Do ti drejtohemi Kuvendit për ndryshim të komisionit

By: Brisi
2 February 2026 at 13:40

Mazhoranca socialiste në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, ka paralajmëruar se di drejtohet Kuvendit për ndryshim të përbërjes së komisionit, pas bojkotit të opozitës. Edhe pse i ishte lënë kohë opozitës deri sot, anëtarët demokratë nuk u paraqitën. Kryetari i këtij komisionit, Arbjan Mazniku paralajmëroi se do ti drejtohen Kuvendit formalisht për të bërë […]

The post PD bojkoton sërish “Territorialen”/ PS: Do ti drejtohemi Kuvendit për ndryshim të komisionit appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Piramida e pagave në drejtësi është “kokëposhtë” dhe në shërbim të interesave politike

2 February 2026 at 12:08

TIRANA, 2 shkurt /ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se qeveria ka shkelur ligjin dhe frymën e Kushtetutës në ndërtimin e piramidës së pagave në sistemin e drejtësisë, duke favorizuar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme për interesa politike.

I pyetur në lidhje me kërkesën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese nga dy shoqata gjyqtarësh për rritjen e pagave të gjyqtarëve, Berisha tha se përcaktimi i pagave është kompetencë ekskluzive e ekzekutivit, por kjo kompetencë duhet ushtruar në përputhje me parimet kushtetuese dhe ligjore.

Sipas Berishës, në rastin konkret piramida e pagave është ndërtuar “kokëposhtë”, duke cenuar hierarkinë institucionale dhe duke poshtëruar gjyqtarët e lartë dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese.

“Piramida e pagave është kompetencë e ekzekutivit dhe vetëm e tij. Në këtë kontekst, në pamje të parë gjykata nuk ka asnjë lidhje. Por në qoftë se ekzekutivi e ndërton kokëposhtë piramidën, unë nuk e kuptoj, se gjykata nuk mund të ndërhyjë.

“Në ç’kuptim? Piramida parashikon rrogën më të lartë atë të kreut të shtetit. Piramida ka një shkallare me disa shkallë. Në qoftë se ekzekutivi ka firmosur për faqen e zezë të tij, që Altin Troplini të jetë njeriu më i paguar në sistemin e drejtësisë nga kufiri Slloveni-Austri gjer në Qipro, atëherë ai ka bërë një piramidë të rrogave jo në përputhje me frymën e Kushtetutës dhe ligjit, por ka bërë një piramidë në përputhje me interesat e tij personale, të cilën nuk mund ta bënte kurrë.

“Vërtetë ajo është kompetencë ekskluzive, por në të vërtetë ekzekutivi është i detyruar ta ushtrojë atë kompetencë në përputhje me parimet, frymën dhe germën e ligjit”, tha Berisha.

Berisha shtoi se vendimi i qeverisë ka cenuar rëndë dinjitetin e gjyqtarëve kushtetues, gjyqtarëve të lartë dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Sipas Berishës, Gjykata Kushtetuese ka të drejtë ta rrëzojë këtë vendim, edhe pse rregullimi i mëtejshëm duhet t’i mbetet sërish ekzekutivit.

“Atëherë çdo gjykatës i lartë, çdo gjykatës Kushtetues, Prokurori e Përgjithshme kanë të drejtë të ndihen të shkelmuar, të poshtëruar nga qeveria në vendimin e saj.

“Nuk them ta rregullojë, nuk mund të them, sepse duhet një ekspertizë më e thellë ligjore. Por ka të drejtë ta rrëzojë, absolutisht po. Rregullimin, mendoj unë, duhet ta bëjë përsëri ekzekutivi, sepse është një kompetencë shumë ekskluzive e ekzekutivit. Por gjykata, për mendimin tim, kur ajo ndërtohet mbi bazë xhepi dhe jo ligji, mbi bazë interesi: të paguaj unë një mercenar që të bëjë gjahun e kundërshtarëve politikë, atëherë ata kanë të drejtë. Dua të jem i drejtë me ta”, tha Berisha.

/m.q/a.f/r.e/

The post Berisha: Piramida e pagave në drejtësi është “kokëposhtë” dhe në shërbim të interesave politike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌