Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 2026Main stream

Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore

5 February 2026 at 21:01


Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se gjatë mandatit të parë si president ka parandaluar shpërthimin e tre luftërave bërthamore dhe u lavdërua përsëri për rindërtimin e fuqisë ushtarake amerikane dhe arsenalit bërthamor.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i fuqishëm në botë. Gjatë mandatit tim të parë, unë kam rindërtuar plotësisht ushtrinë tonë, përfshirë kryesisht kokat e reja dhe të rinovuara bërthamore. Kam themeluar gjithashtu Forcat Hapësinore dhe tani po vazhdojmë të rindërtojmë ushtrinë në nivele që nuk janë parë më parë. Po i shtojmë ushtrisë edhe anije luftarake, të cilat janë 100 herë më të fuqishme se ato që kanë lundruar në detet gjatë Luftës së Dytë Botërore – Iowa, Missouri, Alabama dhe të tjera”, shkroi 79-vjeçari.

Ai më tutje deklaroi se ka parandaluar shpërthimin e luftërave bërthamore midis Pakistanit dhe Indisë, Iranit dhe Izraelit, si dhe Rusisë dhe Ukrainës.

“Në vend të zgjatjes së marrëveshjes New START, e cila është negociuar keq nga Shtetet e Bashkuara dhe, mbi të gjitha, po shkelet në mënyrë të egër, ne duhet të angazhojmë ekspertët tanë bërthamorë për të punuar në një marrëveshje të re, të përmirësuar dhe të modernizuar që mund të zgjasë gjatë në të ardhmen. Faleminderit për vëmendjen ndaj këtij çështjeje!”, shtoi ai.

Deklarata e Trump vjen në një kohë kur ka skaduar marrëveshja “New START” midis SHBA-së dhe Rusisë, e fundit në fuqi që kufizon arsenalet strategjike bërthamore të të dyja vendeve.

Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2010, kufizon numrin e kokave bërthamore strategjike të vendosura dhe parashikon inspektime dhe shkëmbim të të dhënave, por marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar më tej pas pushtimit total të Rusisë në Ukrainë.

Është e pasigurt nëse Uashingtoni dhe Moska do të arrijnë të bien dakord për një kornizë të re për kontrollin e armëve bërthamore pas skadimit të kësaj marrëveshjeje. /Telegrafi/

Deutsche Bank zbuloi faktorët që po dobësojnë Bitcoinin

5 February 2026 at 20:45


Analistët e bankën gjermane, “Deutsche Bank” kanë identifikuar arsyet kryesore që po ushtrojnë presion mbi Bitcoinin dhe po ndikojnë në rënien e çmimit të tij.

Sipas bankës, nuk është një ngjarje e vetme ekonomike që ka shkaktuar dobësinë e monedhës digjitale, por një kombinim faktorësh që lidhen me investitorët institucionalë, tregjet financiare dhe rregulloret, shkruan coindesk.

Tre faktorët kryesorë që po ndikojnë Bitcoin-in janë:

Dalja e kapitalit nga investitorët institucionalë - Fondet dhe institucionet po tërheqin para nga Bitcoin, duke ulur likuiditetin dhe duke rritur luhatshmërinë e çmimeve.

Humbja e lidhjes me tregjet tradicionale - Bitcoin ka humbur rolin e tij si “aseti i sigurt”, duke u shkëputur nga ari dhe tregjet aksionare.

Ngadalësimi i rregulloreve - Vonesa në legjislacionet për kriptovalutat, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ka ndalur zhvillimin e tregut dhe ka dobësuar besimin e investitorëve.


Deutsche Bank thekson se kjo periudhë nuk është një kolaps i plotë, por një rrilogaritje e tregut, që mund të krijojë mundësi për rritje në të ardhmen.

Fondet e Bitcoin ETF-ve, të cilat kanë tërhequr kapital që nga nëntori i vitit të kaluar, janë identifikuar si burimi më i madh i presionit mbi çmimin.

Gjithashtu, adoptimi i kriptovalutave midis konsumatorëve amerikanë ka rënë nga 17 në 12 për qind, duke treguar një ulje të interesit edhe përtej sektorit financiar institucional. /Telegrafi/

Kur nuk duhet ta përdorni më AdBlue?

5 February 2026 at 20:01


AdBlue është një lëng që përdoret prej kohësh në veturat me naftë, që nga standardi Euro 6.

Ai injektohet në sistemin e shkarkimit dhe zvogëlon emetimin e oksideve të azotit (NOx).

Sa është konsumimi i AdBlue?

Konsumi është rreth tre deri pesë për qind i konsumit të naftës, thonë nga Automobilklubi Gjerman (ADAC).

Shumë vetura nuk ndezën fare nëse rezervuari i AdBlue nuk ka sasi të mjaftueshme, ndaj duhet të tregohet kujdes ndaj paralajmërimeve në panelin e instrumenteve.

Nëse ruani AdBlue, duhet ta mbani të mbrojtur nga drita direkte e diellit dhe nxehtësia (temperaturat mbi 30 gradë Celsius).

Në temperatura nga -5 gradë Celsius deri në +20 gradë Celsius C, AdBlue mund të ruhet për rreth një vit.

Pas kësaj periudhe, AdBlue mund të prishë, pra fillon të dekompozohet. Nëse përdoret më pas, mund të shkaktojë dëmtime në sistemin e katalizatorit. /Telegrafi/

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

By: Ela
5 February 2026 at 22:00

Dy mjete hapësinore ruse, të njohura si Luch-1 dhe Luch-2, dyshohet se kanë përgjuar komunikime nga të paktën dymbëdhjetë satelitë kritikë evropianë, sipas zyrtarëve evropianë të sigurisë dhe inteligjencës që kanë folur për Financial Times. Aktivitetet e dyshuara ngjallin shqetësime serioze jo vetëm për rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme, por edhe për mundësinë që […]

The post Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh appeared first on BoldNews.al.

Debat mes kryetares së KLP dhe anëtarit: Paguhen dy vetë me rrogë për të njëjtin pozicion

By: Ela
5 February 2026 at 21:47

Mbledhja plenare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e caktuar për t’u zhvilluar të enjten më 5 shkurt, nuk filloi sipas rendit të ditës. Anëtari prokuror i Këshillit, Sokol Stojani konstatoi se ende nuk i është dhënë një përgjigje nga kryetarja Mirela Bogdani, se si po veprohet për plotësimin e vendit vakant të sekretarit të […]

The post Debat mes kryetares së KLP dhe anëtarit: Paguhen dy vetë me rrogë për të njëjtin pozicion appeared first on BoldNews.al.

Miliona euro për dezisektimin e parealizuar të bregdetit, çështja shkon në SPAK

By: Ela
5 February 2026 at 21:43

Në vitin 2019, emisioni zbuloi manipulimin e një tenderi për dezinsektimin e Bregdetit të Shqipërisë, i cili u anulua pas publikimit. Megjithatë, në vitin 2020 shërbimi u tenderua sërish dhe fitues u shpall kompania NRG, në pronësi të një shtetasi italian. Për periudhën 2020–2021, NRG përfitoi rreth 1.3 milionë euro për dezinsektimin e gjithë bregdetit […]

The post Miliona euro për dezisektimin e parealizuar të bregdetit, çështja shkon në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Elton Tozaj mashtron bizneset, u merr para për “reklama” në BBVIP 5

By: Ela
5 February 2026 at 21:33

Një personazh publik, Elton Tozaj, ish banor i Big Brother Albania, ka mashtruar disa biznese, duke u hequr si punonjës i brendshëm i televizionit Top Channel. Eltoni nuk ka qenë asnjëherë i punësuar në Top Channel, por pavarësisht kësaj, ai ka arritur që të zhvasë disa biznese. Duke shfrytëzuar daljet e tij si analist i […]

The post Elton Tozaj mashtron bizneset, u merr para për “reklama” në BBVIP 5 appeared first on BoldNews.al.

“Thinking Machines Lab” dhe dyshimet për abuzime me aktin normativ! Si u “përlanë” 10 mln USD pa debat në Kuvend

By: Ela
5 February 2026 at 21:17

Nga fillim viti 2023 deri në fund të vitit 2025, qeveria shqiptare dhe ministrat e ndryshëm të ekonomisë, si Delinda Ibrahimaj, Ervin Mete dhe ministri aktual Petrit Malaj nën miratimin e zv.kryeministres Balluku së bashku me Këshillin e Ministrave do të vulosnin 9 akte normative. Duhet theksuar se Shqipëria nuk ishte në kushtet e emergjencës […]

The post “Thinking Machines Lab” dhe dyshimet për abuzime me aktin normativ! Si u “përlanë” 10 mln USD pa debat në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

“PD ka alergji nga fituesit”, Salianji ‘thumbon’ Berishën: Kanë 13 vite që thonë përralla

By: Ela
5 February 2026 at 20:55

Për Ervin Salianjin, alergjia ndaj fituesit është problemi që ka sot Partia Demokratike. Në studion e Real Story, Salianji hodhi akuza ndaj PD ndërsa tha se ka drejtues që po përfitojnë sot nga opozita. Ai tha se nga PD e udhëhequr nga Sali Berisha vijojmë të dëgjojmë përralla që kemi 13 vite që i dëgjojmë […]

The post “PD ka alergji nga fituesit”, Salianji ‘thumbon’ Berishën: Kanë 13 vite që thonë përralla appeared first on BoldNews.al.

20:42 Joga e fytyrës “fshin” rrudhat: Mjaftojnë vetëm 20 minuta në ditë (Lifestyle)

By: EL
5 February 2026 at 20:42

Kjo metodë natyrale e rinovimit shtrëngon lëkurën, zvogëlon rrudhat dhe përmirëson tonusin e fytyrës, pa injeksione dhe pa trajtime të shtrenjta

Në një botë ku pamja rinore shpesh lidhet me trajtime të kushtueshme dhe ndërhyrje estetike, gjithnjë e më shumë njerëz po i drejtohen një zgjidhjeje më të thjeshtë dhe më natyrale – Joga e fytyrës.

Kjo teknikë për kujdesin e fytyrës, e cila kombinon ushtrime për muskujt e fytyrës dhe elemente masazhi, po bëhet gjithnjë e më popullore sepse premton lëkurë më të shtrënguar dhe pamje më të freskët, pa asnjë injeksion.

Thelbi është i thjeshtë: ashtu siç stërvitim trupin, mund të stërvitim edhe muskujt e fytyrës. Joga e fytyrës përfshin lëvizje të synuara për fytyrën, qafën dhe dekoltenë, të cilat stimulojnë tonusin muskulor, përmirësojnë qarkullimin dhe ndihmojnë në shtrëngimin natyral të lëkurës.

Me praktikë të rregullt, fytyra mund të duket më e çlodhur, më e fortë dhe më e definuar, ndërsa rrudhat dhe vijat e imta bëhen më pak të dukshme.

Një përparësi e veçantë e kësaj metode është efekti i saj holistik. Përveç ndryshimeve estetike, Joga e fytyrës relakson muskujt e tendosur të fytyrës, përmirëson furnizimin e lëkurës me oksigjen dhe nxit drenazhin limfatik, gjë që kontribuon në një ten më të shëndetshëm dhe më të freskët. Për më tepër, është plotësisht falas dhe mund të praktikohet në shtëpi.

@nadiadassouki Start your day refreshed with my top 3 face yoga exercises! Achieve a rosy glow, reduce under-eye puffiness, and rejuvenate your skin. Don’t forget to use a hydrating oil for a smooth, effective massage 💫 #morningroutine #faceyoga #over40 #glowingskin #beauty #hautpflege #facelift #schönheit #puffy #skincare ♬ Originalton – Nadia Dassouki

Joga e fytyrës: ushtrime për fillestarë

Kundër rrudhave në ballë: Vendosni shuplakat në ballë dhe tërhiqni lehtë lëkurën nga jashtë për 10 sekonda, ndërkohë që përpiqeni të mblidhni vetullat. Duart krijojnë rezistencë ndaj lëvizjes.

Për ngritjen e faqeve: Buzëqeshni me gojë të mbyllur, vendosni gishtat në majat e faqeve, ngritini lehtë dhe mbajeni buzëqeshjen.

Për sytë dhe kapakët: Hapni sytë sa më shumë, sikur të jeni të befasuar. Shikoni drejt për 5 sekonda pa ngritur vetullat.

Për buzët dhe rrudhat nazolabiale: Fryni faqet dhe për 30 sekonda lëvizni ajrin nga njëra anë në tjetrën.

Për mjekrën e dyfishtë: Anoni lehtë kokën pas dhe bëni lëvizjen sikur po puthni tavanin.

Kur shihen rezultatet?

Për efekte të dukshme rekomandohet ushtrim prej 20–30 minutash në ditë, tre deri në katër herë në javë. Këshillohet përdorimi i kremit ose vajit për t’i bërë lëvizjet më të lehta, ndërsa fillestarëve u rekomandohet të ushtrojnë para pasqyrës.

Ndryshimet e para mund të vërehen pas 6 deri në 8 javë, ndërsa për rezultate më të theksuara nevojiten tre deri në katër muaj praktikë të rregullt. Ashtu si në çdo stërvitje, vazhdimësia është çelësi.

Joga e fytyrës nuk jep efekt të menjëhershëm si botoksi, por në plan afatgjatë mund të kontribuojë në lëkurë më të fortë, tonus më të mirë të fytyrës dhe pamje më të freskët – në një mënyrë plotësisht natyrale./et

Ish-banori i Big Brother, dyshohet për mashtrime: Merr tre iPhone dhe premton reklamim

5 February 2026 at 21:52

Elton Tozaj, ish-banor i Big Brother Albania, dyshohet se ka mashtruar disa biznese duke u paraqitur si punonjës i televizionit Top Channel.

Në qytetin e Korçës, ai i mori një dyqani 3 telefona “iPhone 17 Pro Max” me vlerë rreth 5.200 euro, ndërsa në Kavajë premtoi reklamim për një restorant kundrejt pagesës.

Rastet janë nën hetim nga autoritetet, ndërsa Elton Tozaj ka qenë i proceduar edhe më parë për mashtrime të ngjashme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ish-banori i Big Brother, dyshohet për mashtrime: Merr tre iPhone dhe premton reklamim appeared first on Sinjali.

Hajnat i hynë në shtëpi Leonora Jakupit

5 February 2026 at 21:50

Një ngjarje e pakëndshme ka prekur jetën private të këngëtares Leonora Jakupi.

Burime për Prive-së bëjnë të ditur se shtëpia e saj ka qenë cak i personave të paautorizuar disa javë më parë.

Incidenti ka shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim për artisten, megjithatë ajo ka vazhduar angazhimet e saj televizive pa e bërë publike situatën.

Rasti tashmë është nën hetim nga organet e rendit, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hajnat i hynë në shtëpi Leonora Jakupit appeared first on Sinjali.

Programeri legjendar bashkohet me startup-in miliardësh të Mira Muratit

5 February 2026 at 21:49

Një programer i njohur, Neal Wu, ka punuar moti në heshtje për Thinking Machines Lab, startup-in e Inteligjencës Artificiale të themeluar nga ish-drejtoresha kryesore e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati.

Wu është fitues tre herë i medaljes së artë në një Olimpiadë Ndërkombëtare të Programimit dhe një nga anëtarët themelues të startup-it të kodimit Al Cognition, i cili vlerësohet në 10 miliardë dollarë. Ai është gjithashtu vëllai i madh i Scott Wu, CEO dhe bashkëthemelues i Cognition, shkruan Business Insider.

Ky veprim tregon se Thinking Machines Lab, me një vlerë mbi 10 miliardë dollarë, vazhdon të tërheqë talente të shquara.

Nuk është e qartë cili është pozicioni i saktë i Neal Wu në startup, por profili i tij në LinkedIn tregon se ai ka punuar si bashkëthemelues dhe këshilltar për “diçka të re” që nga janari i vitit 2025, afërsisht në kohën kur u lansua startup-i i Muratit.

Ndërkohë, stafi i lartë i Thinking Machines Lab ka pësuar ndryshime gjatë muajve të fundit. Në janar, drejtori teknologjik, Barret Zoph, së bashku me dy anëtarë të tjerë themelues, u rikthyen papritur te OpenAI.

Raportohet se Thinking Machines Lab ka një staf të fortë, me punonjës që vijnë nga laboratorë të njohur të AI, si OpenAI dhe Meta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Programeri legjendar bashkohet me startup-in miliardësh të Mira Muratit appeared first on Sinjali.

Berisha: Edhe po të shkojë në hënë, Rama mbetet hajdut

5 February 2026 at 21:44

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë foltores në degën 7 në Tiranë, kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke thënë se zhvillimet e fundit me dosjet Balluku dhe AKSHI e kanë zhveshur atë nga çdo moralitet.

Berisha theksoi se Rama “edhe po të shkojë në hënë, mbetet hajdut dhe narko-diktator” dhe u shpreh se opozita do të vazhdojë denoncimin e tij për narko-shtetin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Berisha: Edhe po të shkojë në hënë, Rama mbetet hajdut appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Pas armës dhe kërcënimeve, i gjendet edhe drogë në shtëpi – kapet me mbi 40 gram marihuanë Lirim Tusha në Soponicë

5 February 2026 at 21:33

Një tjetër zhvillim serioz është shënuar në rastin e të riut nga Kaçaniku, Lirim Tusha, i cili tashmë ishte arrestuar për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Më 05.02.2026, rreth orës 09:00, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) – Ferizaj është njoftuar nga Njësiti i Forenzikës Rajonale të DRP Ferizaj se gjatë ekzaminimit të provave materiale në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Soponicë të Kaçanikut, janë hasur mbetje të substancës së dyshuar narkotike – marihuanë.

Kontrolli është vazhduar edhe gjatë mëngjesit, ku nën stufë në sallonin e shtëpisë është gjetur një kavanoz qelqi i mbushur me marihuanë.

Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është iniciuar rast i veçantë për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”, ndërsa i dyshuari është intervistuar edhe për këtë pjesë të rastit.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: Një sasi marihuane me peshë 4.6 gram, një kavanoz qelqi me marihuanë, me peshë totale 37.4 gram, një peshore (markë Gorenje), me kapacitet matës nga 0 deri në 10 kilogramë

Lirim Tusha tashmë ndodhet në ndalim për rastet paraprake që lidhen me armëmbajtje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave.

Burimet janë të besueshme, nga strukturat e afërta me hetimin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Pas armës dhe kërcënimeve, i gjendet edhe drogë në shtëpi – kapet me mbi 40 gram marihuanë Lirim Tusha në Soponicë appeared first on Sinjali.

Negociatat me Rusinë, Zelensky: Takimi i ardhshëm trepalësh mund të zhvillohet në SHBA

5 February 2026 at 21:30

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë mbrëmjen e sotme (5 shkurt) sinjale të forta për një zhvendosje të mundshme të qendrës së negociatave të paqes. Në fjalimin e tij të përnatshëm drejtuar kombit, Zelensky bëri me dije se raundi tjetër i takimeve diplomatike ka shumë gjasa të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky njoftim vjen menjëherë pas përfundimit të një raundi intensiv bisedimesh që u mbajt gjatë dy ditëve të fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku në tryezë u ulën delegacionet e Ukrainës, Rusisë dhe ndërmjetësuesit nga Shtetet e Bashkuara.

Kreu i shtetit ukrainas konfirmoi se ka marrë informacionet e para nga ekipi negociator, por theksoi se natyra e bisedimeve është tepër sensitive për t’u diskutuar përmes linjave telefonike.

“Sot mora një raport nga ekipi ynë negociator pas dy ditësh takimesh. Megjithatë, pres që ekipi të kthehet në Kiev për të më ofruar një raport gjithëpërfshirës personalisht, pasi shumë aspekte nuk mund të diskutohen në mënyrë të mjaftueshme ose të sigurt në telefon,” u shpreh Zelensky.

Hapi i radhës, Uashingtoni?

Pavarësisht rezervave për detajet specifike, Zelensky konfirmoi se procesi diplomatik nuk është ndalur.

“Ajo që mund të thuhet tashmë është se takime të mëtejshme janë planifikuar në të ardhmen e afërt, dhe ndoshta vendtakimi do të jetë në Shtetet e Bashkuara,” përfundoi ai, duke hapur një kapitull të ri në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Negociatat me Rusinë, Zelensky: Takimi i ardhshëm trepalësh mund të zhvillohet në SHBA appeared first on Sinjali.

UEFA uron Agim Ademin për mandatin e tretë në krye të FFK-së

5 February 2026 at 21:21

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, i ka dërguar urime Agim Ademit pas rizgjedhjes në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës, duke vlerësuar progresin e futbollit kosovar dhe momentin historik të Kombëtares.

Po ashtu, FIFA i ka dërguar letër urimi për mandatin e tij të tretë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post UEFA uron Agim Ademin për mandatin e tretë në krye të FFK-së appeared first on Sinjali.

Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore

5 February 2026 at 21:20

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij të parë ka parandaluar shpërthimin e tre luftërave bërthamore dhe u lavdërua për rindërtimin e fuqisë ushtarake dhe arsenalit bërthamor të Shteteve të Bashkuara.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i fuqishëm në botë. Gjatë mandatit tim të parë, unë kam rindërtuar plotësisht ushtrinë tonë, përfshirë kryesisht kokat e reja dhe të rinovuara bërthamore. Kam themeluar gjithashtu Forcat Hapësinore dhe tani po vazhdojmë të rindërtojmë ushtrinë në nivele që nuk janë parë më parë. Po i shtojmë ushtrisë edhe anije luftarake, të cilat janë 100 herë më të fuqishme se ato që kanë lundruar në detet gjatë Luftës së Dytë Botërore – Iowa, Missouri, Alabama dhe të tjera”, shkroi 79-vjeçari.

Ai shtoi se ka parandaluar shpërthimin e luftërave bërthamore midis Pakistanit dhe Indisë, Iranit dhe Izraelit, si dhe Rusisë dhe Ukrainës.

“Në vend të zgjatjes së marrëveshjes New START, e cila është negociuar keq nga Shtetet e Bashkuara dhe, mbi të gjitha, po shkelet në mënyrë të egër, ne duhet të angazhojmë ekspertët tanë bërthamorë për të punuar në një marrëveshje të re, të përmirësuar dhe të modernizuar që mund të zgjasë gjatë në të ardhmen. Faleminderit për vëmendjen ndaj këtij çështjeje!”, shtoi Trump.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur ka skaduar marrëveshja “New START” midis SHBA-së dhe Rusisë, e cila ishte e fundit në fuqi që kufizonte arsenalet strategjike bërthamore të të dyja vendeve. Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2010, kufizon numrin e kokave bërthamore strategjike të vendosura dhe parashikon inspektime dhe shkëmbim të të dhënave. Megjithatë, marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Sipas analistëve, mbetet e pasigurt nëse Uashingtoni dhe Moska do të arrijnë të bien dakord për një kornizë të re për kontrollin e armëve bërthamore pas skadimit të marrëveshjes “New START”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore appeared first on Sinjali.

Vuçiq: SHBA dhe vendet e rajonit po mbështesin protestat në Serbi

5 February 2026 at 21:09

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, akuzoi SHBA-në, USAID, NED dhe disa vende të rajonit, përfshirë Kroacinë, Prishtinën dhe Tiranën, se kanë mbështetur dhe nxitur protestat kundër qeverisë së tij.

Ai pretendoi se disa protestues kanë marrë trajnime dhe mbështetje financiare nga këto struktura, ndërsa problemi i brendshëm po shfrytëzohet për të destabilizuar vendin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vuçiq: SHBA dhe vendet e rajonit po mbështesin protestat në Serbi appeared first on Sinjali.

Aktivizohen njësitë policore për arrestimin e të dyshuarit që tentoi ta vras babin në Deçan

5 February 2026 at 21:09

Një rast i rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Deçan, ku dyshohet se një person ka goditur me sëpatë babanë e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës është aktivizuar për kapjen e të dyshuarit në Isniq të Deçanit, i cili dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta babanë e tij.

Lidhur me rastin ka folur për Sinjalin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Ai shtoi se viktima, pasi është goditur me sëpatë dhe është trajtuar në spital, tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“Prokurorja e krimeve të rënda ka autorizuar policinë për lokalizimin e personit të dyshuar”, ka thënë Nikçi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aktivizohen njësitë policore për arrestimin e të dyshuarit që tentoi ta vras babin në Deçan appeared first on Sinjali.

❌
❌