Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 December 2025Main stream

Ahmeti i BDI-së mesazh Kurtit: Kosova ta forcojë aleancën me ShBA-të

29 December 2025 at 10:52

Vetëm një ditë pas përfundimi të procesit zgjedhor në Kosovë, Albin Kurti, ka filluar të marrë urimet e para edhe për një mandat të tretë në krye të vendit.

Së fundi një urim me mesazh iu nis edhe nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatin e saj për kryeministër, Albin Kurti, për rezultatin e arritur në zgjedhjet nacionale.

Ai i dërgoi mesazh Kurtit që Kosova të ecë përpara me hapa të sigurt dhe të forcojë aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

“I përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin zgjedhor, ku dëshmuan maturi dhe pjekuri të lartë demokratike. U zhvillua një proces i lirë, i ndershëm dhe plotësisht demokratik, duke konfirmuar forcën e institucioneve dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të Kosovës. Urime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e shënuar! Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe vizion të qartë shtetëror, në shërbim të qytetarëve të saj”, shkroi Ahmeti.

Ai njëherësh tha se rruga e Kosovës drejt paqes dhe zhvillimit kalon përmes forcimit të partneriteteve me ShBA dhe BE, duke garantuar një të ardhme të sigurt për brezat që vijnë.

“Kosova e lirë, e fortë dhe e zhvilluar ka qenë dhe mbetet ëndrra jonë e përbashkët”, shkroi Ahmeti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ahmeti i BDI-së mesazh Kurtit: Kosova ta forcojë aleancën me ShBA-të appeared first on Sinjali.

Before yesterdayMain stream

Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

28 December 2025 at 16:43

Një aksion i gjerë studentor po organizohet sot në Serbi. Ata kanë bërë një bllokadë, me qëllim mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Që nga orët e hershme të mëngjesit, studentët janë shpërndarë në dhjetëra qytete dhe mbi njëqind lokacione në mbarë vendin, ku qytetarët kanë mundësi të japin nënshkrimin e tyre në mbështetje të kësaj kërkese.

Një aksion i gjerë studentor po organizohet sot në Serbi. Ata kanë bërë një bllokadë, me qëllim mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Që nga orët e hershme të mëngjesit, studentët janë shpërndarë në dhjetëra qytete dhe mbi njëqind lokacione në mbarë vendin, ku qytetarët kanë mundësi të japin nënshkrimin e tyre në mbështetje të kësaj kërkese.

Sipas organizatorëve, nënshkrimet po mblidhen në më shumë se 100 komuna dhe qytete, në afro 500 stenda, ndërsa listat e lokacioneve dhe oraret përditësohen vazhdimisht në faqen studenti.org.rs, shkruan N1, transmeton Euronews,al.

Vetëm sipas të dhënave të fundit, aksioni po zhvillohet në 113 vendbanime me 491 pika nënshkrimi.

Këtë nismë e ka mbështetur edhe rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Djokiq, i cili e ka nënshkruar kërkesën për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas mediave serbe, në Beograd vërhet interesim i qytetarëve për të votuar dhe ngjashëm raportohet se ka interesim edhe në qytete si Novi Sadi dhe Nishi, ku studentët kanë shtuar numrin e tavolinave për të mundësuar pjesëmarrjen e sa më shumë qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare appeared first on Sinjali.

Re të dendura hiri vullkanik në malin Etna të Italisë, shkakton paralajmërim për aviacionin

28 December 2025 at 12:56

Një moment dramatik ka ndodhur ditën e djeshme mbi malin Etna të Italisë ku vullkani më aktiv shkaktoi nivelin më të lartë të paralajmërimit për aviacionin.

Aktiviteti shpërthyes në krateret e majës së Etnës u intensifikua, duke prodhuar emetime të vazhdueshme të hirit.

Ndryshimi i shtyu shkencëtarët të lëshonin një njoftim të kuq të Observatorit të Vullkaneve për Aviacionin (VONA), duke sinjalizuar një rrezik potencial për avionët, raporton Daily Mail.

Duke u ngritur më shumë se 3,300 metra mbi nivelin e detit, Etna dominon Sicilinë lindore dhe monitorohet 24 orë në ditë për shkak të shpërthimeve të saj të shpeshta.

Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë momentin e shpërthimit dhe hirin që ngritej lart në qiell, skena të ngjashme me ato të filmave “apokaliptik” të Hollywood-it.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Re të dendura hiri vullkanik në malin Etna të Italisë, shkakton paralajmërim për aviacionin appeared first on Sinjali.

17-vjeçari dhunohet nga 4 persona në Greqi, shpallet në kërkim i riu shqiptar

27 December 2025 at 16:50

Një 17-vjeçar, i cili po argëtohej me miqtë e tij në një dyqan u rrah brutalisht nga 4 persona në Greqi. Autorët mbërritën të veshur me kapuça dhe hynë në dyqan ku gjetën të miturin dhe e nxorën me forcë.

Më pas, filluan ta godisnin pa pushim. Njëri nga autorët dyshohet se e ka kërcënuar të miturin me thikë. 17-vjeçari pësoi lëndime në kokë dhe u dërgua në spital ku iu dha ndihma e parë.

Autoritetet policore kanë identifikuar tashmë njërin nga autorët, i cili thuhet se është i ri dhe me origjinë shqiptare. Sipas tyre i riu shqiptar ka krijuar edhe më parë probleme për autoritetet, shkruan Euronews.al.

Hetimet po vazhdojnë nga Departamenti i Policisë së Aitolikos për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë. Një padi është ngritur kundër autorëve për shkelje të ligjit për armët, kërcënime dhe shkaktim të lëndimeve trupore ndaj personave të cenueshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 17-vjeçari dhunohet nga 4 persona në Greqi, shpallet në kërkim i riu shqiptar appeared first on Sinjali.

Itali: Arrestohen 9 persona nën dyshimin për financimin e Hamasit përmes organizatave të bamirsisë

27 December 2025 at 16:06

Autoritetet italiane kanë arrestuar nëntë persona të lidhur me tre organizata bamirësie, të dyshuar se mblodhën miliona euro fonde për grupin militant palestinez Hamas.

Sipas deklaratës së prokurorëve të antiterrorizmit, të dyshuarit akuzohen se kanë dërguar rreth 7 milionë euro në “shoqata me bazë në Gaza, territore palestineze, ose Izrael, të kontrolluara ose të lidhura me Hamasin”, raporton AP.

Mes të arrestuarve është edhe Mohammad Hannoun, kryetar i Shoqatës Palestineze në Itali, të cilin prokurorët e kanë përshkruar si “kreu i celulës së Hamasit në Itali”.

Autoritetet italiane bëjnë të ditur se fondet janë transferuar përmes bankave ose organizatave në Gazë.

Bashkimi Evropian e ka vendosur Hamasin në listën e organizatave terroriste.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Itali: Arrestohen 9 persona nën dyshimin për financimin e Hamasit përmes organizatave të bamirsisë appeared first on Sinjali.

Vuçiq i zhgënjyer me Trump dhe Putin: SHBA dhe Turqia po armatosin Kosovën kundër Serbisë

25 December 2025 at 23:12

Pozitat ndërkombëtare të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, janë dobësuar, e po ashtu ekulibra delikatë që me aq shumë kujdes kishte ndërtuar sipas doktrinës së 4 shtyllave: SHBA, Brukselit, Rusisë dhe Kinës.

I përballur me më ftohje të marrdhënieve e presione pothuajse nga të gjithë partnerët kycë në politikën e jashtem, Vuçiq u shfaq i zhgënjyer dhe kritik ndaj aleatëve të deritanishëm, gjatë një fjalim për ambasadorët.

Ai e tha hapur se kishte pritur hapa më të mëdhenj nga administrata e Presidentit Donald Trump, por se është përballur me tarifa e sanksione prej saj. Vuçiç nuk fsheh frustrimin edhe me aleatin tjetër në lindje Rusinë, që nuk ka treguar gatishmëri për t’i shitur aksionet e saj shumicë në kompaninë e naftës dhe gazit NIS, në mënyrë që ta bëjë të mundur heqjen e sanksioneve dhe ta ndihmojë Serbinë ta shmangë një krizë gazi.

“Kur flasim edhe për tarifat, kur flasim për sanksionet ndaj NIS-it, asgjë nga këto nuk ka qenë në dobi të interesave të Serbisë. Njëkohësisht, kur u përballëm me çaste të vështira, nuk e morëm atë mbështetje as nga fuqitë e tjera të mëdha, as nga Lindja, as nga BE-ja”, shkruan A2CNN.

Duke folur për problemet e ndryshme me të cilat përballet Serbia, Vuçiç tha se cilado nga fuqitë e mëdha mund të kishte thënë në “momentet e vështira për Serbinë” se ishte pranë saj, por se secila kishte arsyet e veta shtesë për trysni, duke pritur edhe më shumë nga Beogradi, e duke mos dhënë asgjë”. 

Në fjalimin para ambasadorëve, Vuçiq akuzoi vendet e rajonit se veprojnë kundër Serbisë, duke vënë në pikëpyetje të drejtën e tyre për të bashkëpunuar ushtarakisht.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime mbi Paqen në Stokholm, Serbia në vitin 2024 ka investuar më shumë se çdo shtet tjetër në Ballkan për qëllime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vuçiq i zhgënjyer me Trump dhe Putin: SHBA dhe Turqia po armatosin Kosovën kundër Serbisë appeared first on Sinjali.

Kamberi dorëzon propozim për shuarjen e Qendrës Humanitare serbo-ruse në Nish

25 December 2025 at 22:28

Deputeti Shaip Kamberi, pjesë e grupit parlamentar të SDA-së dhe Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG), ka dorëzuar një propozim në Kuvendin Popullor të Serbisë për shfuqizimin e ligjit që ratifikon marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Rusisë për themelimin e Qendrës Humanitare Serbo-Ruse në Nish.

Pas 13 vitesh funksionim, Kamberi thekson se nuk ka prova që qendra ka kontribuar në interes të qytetarëve të Serbisë apo ka luajtur rol të rëndësishëm në përballimin e fatkeqësive natyrore. Përkundrazi, ai akuzon qendrën për mungesë transparence dhe dyshime të forta për lidhje me aktivitete politike dhe të sigurisë, jo vetëm brenda Serbisë, por edhe në rajon.

Një tjetër shqetësim, sipas Kamberit, është tentativa për t’i dhënë qendrës dhe stafit të saj status diplomatik dhe imunitet, çka është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të misioneve humanitare.

Gjithashtu, hulumtimet e gazetarëve investigativë kanë zbuluar se individë të lidhur me shërbimet ruse të inteligjencës dhe grupe paramilitare janë përfshirë në aktivitete që kanë nxitë trazira gjatë zgjedhjeve në Moldavi dhe Rumani.

Propozimi për shfuqizimin e ligjit ka për qëllim heqjen e dyshimeve dhe avancimin e rrugës evropiane të Serbisë, pas kritikave që ka marrë qendra nga Komisioni Evropian dhe institucione të tjera të BE-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kamberi dorëzon propozim për shuarjen e Qendrës Humanitare serbo-ruse në Nish appeared first on Sinjali.

Serbia: Kanë nisur negociatat mes Rusisë dhe MOL-it hungarez për NIS-in

25 December 2025 at 18:23

Ministrja serbe e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, ka thënë më 25 dhjetor se janë duke u zhvilluar negociatat mes aksionarëve rusë në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) dhe MOL-it të Hungarisë për shitjen e aksioneve të kompanisë.

Ajo ka thënë se NIS-i dhe MOL-i e kanë informuar Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Departamentit amerikan të Thesarit për këto zhvillime.

“Qeveria hungareze i ka mbështetur bisedimet dhe ne si Qeveri e Serbisë do të ofrojmë mbështetje , në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për heqje të sanksioneve dhe krijim të kushteve për t’i garantuar NIS-it një licencë për punë operacionale”, ka thënë zyra e ministres serbe.

Sipas saj, Qeveria e Rusisë e ka informuar Qeverinë e Serbisë se i mbështet negociatat për largimin e kapitalit rus nga NIS-i, prandaj Serbia do t’i mbështesë këto zhvillime, shkruan REL.

Ministrja citohet të ketë thënë se nuk ekziston asnjë kapacitet logjistik për të importuar sasinë e nevojshme të produkteve të naftës, andaj bisedimet do të vazhdojnë që NIS-i të rikthejë operimin, pavarësisht kohës që i duhet MOL-it dhe aksionarëve rusë që të dakordohen për marrëveshjen.

Autoritetet amerikane i kanë lëshuar licencë NIS-it një ditë më parë, duke ja zgjatur afatin për negociata për shitjen e aksioneve ruse të kompanisë deri më 24 mars 2026.

Siç ka bërë të ditur Radiotelevizioni i Serbisë më 24 dhjetor, vendimi i autoriteteve amerikane nuk e ka autorizuar NIS-in që të punojë përgjatë kohës së bisedimeve.

Industria e Naftës e Serbisë është në pronësi të Rusisë, përkatësisht të degës së Gazpromit shtetëror rus, Gazprom Neft. Ajo i zotëron 56.16 për qind të aksioneve, Serbia 29.87 për qind ndërsa aksionarë tjerë kanë më pak aksione.

Shtetet e Bashkuara e kanë sanksionuar NIS-in më 9 tetor me qëllim të parandalimit të Rusisë që t’i përdorë të hyrat e energjisë për të financuar luftën në Ukrainë.

Kushti i administratës amerikane për ta larguar NIS-in prej regjimit të sanksioneve është që të lirohet nga pronësia ruse. Uashingtoni e ka zgjatur vazhdimisht afatin e zbatimit të sanksioneve.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë më 19 dhjetor se Gazprom Neft ka investuar më shumë se 3 miliardë dollarë në NIS dhe që dialogu me Serbinë është duke u zhvilluar, me qëllim të zgjidhjes së problemit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Serbia: Kanë nisur negociatat mes Rusisë dhe MOL-it hungarez për NIS-in appeared first on Sinjali.

Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi

24 December 2025 at 21:41

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se Beogradi kishte pritur hapa të mëdhenj përpara nga administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, por se deri një ndikim i tillë nuk është ndier.

“Kur flasim edhe për tarifat, kur flasim për sanksionet ndaj NIS-it, asgjë nga këto nuk ka qenë në dobi të interesave të Serbisë. Njëkohësisht, kur u përballëm me çaste të vështira, nuk e morëm atë mbështetje as nga fuqitë e tjera të mëdha, as nga Lindja, as nga BE-ja”, tha Vuçiq në hapjen e Konferencës së Ambasadorëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Beograd.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione në tetor ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), kompanisë kryesore të naftës dhe gazit në Serbi, për shkak të pronësisë ruse.

Nga ana tjetër, Rusia nuk ka treguar gatishmëri për t’i shitur aksionet e saj shumicë në NIS, në mënyrë që ta bëjë të mundur heqjen e sanksioneve dhe ta ndihmojë Serbinë ta shmangë një krizë gazi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha ditë më parë se Moska “ka ide” se si NIS-i mund të dalë nga kriza, por nuk dha hollësi.

Sa i përket tarifave amerikane mbi produktet e huaja, të cilat Trumpi i vendosi në prill të vitit 2025, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor më e goditura është Serbia.

Tarifat doganore të SHBA-së për Serbinë që nga ajo kohë janë 37 për qind, ose dy për qind më të larta se tarifat e reja doganore të vendosura për produktet nga Bosnja.

“Serbia mbetet në rrugën drejt BE-së”

Duke folur për problemet e ndryshme me të cilat përballet Serbia, Vuçiq tha se cilado nga fuqitë e mëdha mund të kishte thënë në “momentet e vështira për Serbinë” se ishte pranë saj, por se secila kishte arsyet e veta shtesë për trysni, duke pritur edhe më shumë nga Beogradi dhe “duke kërkuar shumë, e duke mos dhënë asgjë”, transmetoi Radio-Televizioni i Serbisë.

“E kemi kuptuar mirë këtë mesazh dhe mendoj se është e rëndësishme që ta kemi kuptuar mirë, duke e ditur se nuk mund të jemi vetëm në botë. Prandaj, jemi në rrugën evropiane dhe do të mbetemi në rrugën evropiane, të paktën sa të jem unë president dhe sa të ketë këtë shumicë parlamentare, por ky është mësim për ne”, tha ndër të tjera Vuçiq.

Gjatë katër vjetëve të fundit, Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull në negociatat me BE-në, të cilat filluan para më shumë se dhjetë vjetësh. Në përfundimet e fundit të Këshillit të Bashkimit Evropian konstatohet se rruga drejt BE-së është qëllim strategjik i Serbisë, por se reformat janë ngadalësuar, ndërsa përparimi në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit është minimal.

Akuza për bashkëpunimin ushtarak të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës

Në fjalimin para ambasadorëve, Vuçiq akuzoi vendet e rajonit se veprojnë kundër Serbisë, duke vënë në pikëpyetje të drejtën e tyre për të bashkëpunuar ushtarakisht.

Ai i ka akuzuar edhe më herët Shqipërinë, Kroacinë dhe Kosovën se po krijojnë një “aleancë ushtarake”, pasi këto tri vende në mars nënshkruan një deklaratë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin në sfidat e sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund ta rrezikojnë stabilitetin rajonal.

“Përse i kanë zgjeruar këto marrëveshje ushtarake edhe me Slloveninë dhe përse janë përpjekur kaq fort të fusin edhe Bullgarinë në këto procese? Është plotësisht e qartë se këtë nuk e kanë bërë për ndonjë histori gazetash. Përkundrazi, edhe kur kam biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe me njerëz në BE, të gjithë kanë rrudhur krahët”, deklaroi Vuçiq.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime mbi Paqen në Stokholm (SIPRI), Serbia në vitin 2024 ka investuar më së shumti në qëllime ushtarake, krahasuar me të gjitha shtetet e tjera ballkanike.

Në vitin 2024, Serbia ka ndarë për ushtrinë 2.2 miliardë dollarë, që përbëjnë 2.6 për qind të produktit të brendshëm bruto.

Megjithatë, Vuçiq tha se “amerikanët në mënyrë të qartë dhe të hapur po i armatosin shqiptarët në Kosovë, ashtu si edhe Turqia”.

“Qëllimi i vetëm është rrezikimi i drejtpërdrejtë i Serbisë dhe integritetit të saj territorial dhe, natyrisht, sulmet ndaj popullsisë civile dhe strukturave ushtarako-policore të Serbisë. Nuk ka qëllim tjetër. Përse ka kaq shumë armatim të Republikës së Kroacisë? Një fushatë e vazhdueshme dhe permanente kundër Serbisë dhe popullit serb”, theksoi Vuçiq.

Incidenti më i rëndë i armatosur kohëve të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor ndodhi në shtator të vitit 2023 në veri të Kosovës, kur një grup i serbëve të armatosur e sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, duke e vrarë një rreshter policor. Tre sulmues mbetën të vrarë gjithashtu.

Politikani nga Kosova dhe biznesmeni Millan Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin, dhe prej atëherë ai ndodhet në Serbi, ku nuk është ndjekur penalisht deri më sot.

Sulme nga vendet fqinje në territorin e Serbisë nuk ka pasur.

Akuza edhe në lidhje me Kosovën

Vuçiq gjithashtu akuzoi Kosovën dhe fuqitë e mëdha se nuk po respektojnë asgjë nga ajo që është nënshkruar deri tani në kuadër të dialogut të Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Marrëveshja e fundit u arrit pikërisht nga Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në shkurt të vitit 2023.

Zbatimi i asaj marrëveshjeje, për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore, nuk ka filluar kurrë.

Në kundërshtim me marrëveshjen e arritur atëherë, sipas së cilës Serbia do të ndërpriste fushatën për çnjohjen e Kosovës, Vuçiq paralajmëroi se Serbia “do të duhet të vazhdojë punën e vështirë dhe të lodhshme për anulimin e njohjeve”.

“Për ne, Kosova dhe Metohia janë pjesë e patjetërsueshme e Serbisë – kështu ka qenë dhe kështu do të jetë, dhe e di që nuk është e këndshme kur për këtë duhet të flisni në Londër apo Uashington… Por kështu është, ndaj ju lutem të mos kemi debat lidhur me këtë, të mos kemi biseda”, tha Vuçiq.

Në vitin 2025, Kosovën e njohën më shumë shtete.

Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamet e njohën pavarësinë e saj këtë vit, duke e çuar në 121 numrin e përgjithshëm të vende që e njohin Kosovën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi appeared first on Sinjali.

Dhunohet seksualisht një e mitur në Tetovë, arrestohen pesë persona të përfshirë në trafikimin e saj

24 December 2025 at 17:53

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot shpartallimin e një rrjeti kriminal të përfshirë në trafikimin dhe shfrytëzimin seksual të një të miture në Tetovë.

Pesë persona janë vënë në pranga pas një hetimi nga Njësia për Luftimin e Trafikimit me Njerëz.

Sipas policisë, i dyshuari kryesor, F.M 25, vjeç kishte mashtruar viktimën 15-vjeçare duke e futur në një lidhje të rreme, për ta detyruar më pas përmes shantazhit të konsumonte drogë dhe të shfrytëzohej seksualisht nga persona të tjerë për përfitime parash, shkruan Alsat.mk.

Ndër të arrestuarit është edhe një person i ngarkuar për “sigurinë” e viktimës, i cili akuzohet për përdhunim. Gjatë operacionit, policia bastisi katër lokacione në Tetovë ku sekuestroi pajisje elektronike dhe karta SIM që do të shërbejnë si prova materiale. Të pesë të dyshuarit përballen me akuza të rënda.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunohet seksualisht një e mitur në Tetovë, arrestohen pesë persona të përfshirë në trafikimin e saj appeared first on Sinjali.

Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia nxit ambasadorët për “çnjohje”

24 December 2025 at 14:58

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Konferencën e ambasadorëve të Serbisë, ka deklaruar se ka filluar një valë e re njohjesh të pavarësisë së Kosovës, duke bërë thirrje për mobilizim dhe angazhim për çnjohje.

Sipas tij, këtë vit Kosova është njohur nga katër shtete të reja, ndër të cilat e fundit ishte Bahamet. Vuçiqi tha se kishte pritur përparim të madh nga administrata e Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara, por sipas tij, Serbia nuk ka marrë mbështetje nga asnjë fuqi e madhe.

Ai u ka thënë ambasadorëve serbë: “Duhet punuar në çnjohjen e Kosovës”.

“Vetëm që ta dini, pavarësisht se çfarë ju thonë, pavarësisht se çfarë thonë, asnjë marrëveshje nuk e respektojnë as Prishtina, as Bashkimi Evropian e as SHBA-ja. Madje as ato që na imponuan – Kosova është pjesë e Serbisë për ne, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë,” tha Vuçiq, transmeton “N1”.

Ai shtoi se Serbia duhet të forcojë praninë e saj në Azi, Afrikë, Amerikë të Jugut dhe Amerikë Qendrore.

Vuçiq foli gjithashtu për sanksionet e vendosura nga SHBA-ja ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS):

“Kur ishte e vështirë për ne, nuk e morëm atë mbështetje nga fuqitë e tjera të mëdha, as në lindje, e as në Bashkimin Evropian. Çdokush prej tyre ka mundur të thotë – ne jemi këtu me ju, ne jemi këtu për ju. Askush nuk e bëri këtë, secili kishte arsyet e veta shtesë për presion, duke pritur edhe më shumë nga Serbia, duke kërkuar shumë, por duke mos dhënë asgjë,” tha Vuçiq.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia nxit ambasadorët për “çnjohje” appeared first on Sinjali.

Spiropali: Gjuha shqipe, të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut

24 December 2025 at 13:11

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, duke e cilësuar këtë ndalesë si një moment me peshë të veçantë për ruajtjen dhe forcimin e kujtesës kombëtare.

Nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Spiropali theksoi se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në vend dhe duhet mbrojtur e kultivuar.

“Në këtë qytet ku historia shqiptare ka lënë gjurmë të thella – nga Shën Tereza te Pjetër Bogdani, nga Hasan Prishtina e shumë figura të tjera – gjejmë themelet mbi të cilat është ndërtuar identiteti, dinjiteti dhe vizioni ynë si komb”, deklaroi ajo.

“Puna e Institutit është një pikë referimi jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por për gjithë hapësirën mbarëshqiptare. Studimet mbi gjuhën shqipe, trashëgiminë kulturore dhe kujtesën historike e bëjnë atë një shtyllë të rëndësishme të vetëdijes sonë kolektive.

“Të respektohet në ligj dhe në praktikë, të mësohet me dashuri brez pas brezi, si pasuri e përbashkët e mozaikut multietnik”, shtoi ajo në një postim në Facebook

Spiropali vuri gjithashtu në dukje se gjuha shqipe na bashkon si zë historie dhe rrënjë identiteti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spiropali: Gjuha shqipe, të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Sinjali.

“Barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet për shqiptarët”: Kryediplomatja shqiptare vijon qëndrimin në Maqedoni të Veriut

23 December 2025 at 12:39

Barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet.

Këtë kërkoi Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron për vizitë në Maqedoni të Veriut ku ka takuar krerët shtetëror dhe përfaqësuesit politik të shqiptarëve.

“Shqipëria mbështet angazhimin konstruktiv e diplomacinë parlamentare si dhe pret zbatim konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, si standard për barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet për shqiptarët”: Kryediplomatja shqiptare vijon qëndrimin në Maqedoni të Veriut appeared first on Sinjali.

Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit milionësh në Maqedoninë e Veriut?

23 December 2025 at 08:48

Biznesmenët Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, zyra e ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SOZR), Pece Mirçevski, u bastis dhe pati “indikacione” për vendndodhjen e Artan Grubit.

Këto janë disa nga lajmet që iu dhanë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2025 për aferat e dyshuara të korrupsionit të profilit të lartë, për të cilat ende nuk ka epilog; as aktakuza e as vendime për ndalimin e hetimeve nga prokurorët.

Deri ku kanë arritur hetimet në fund të këtij viti, kur Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut ndodhet para zgjedhjes së një shefi të ri, pas largimit të Ljupço Kocevskit nga posti i prokurorit të shtetit?

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit milionësh në Maqedoninë e Veriut? appeared first on Sinjali.

Roja bregdetare greke shpëton gjatë fundjavës 800 emigrantë të paligjshëm në Kretë

21 December 2025 at 19:03

Gjatë fundjavës, bregdeti jugor i Kretës ishte në qendër të operacioneve të njëpasnjëshme të shpëtimit dhe mbërritjeve të emigrantëve të paligjshëm. Autoritetet njoftojnë se me numri i personave të identifikuar dhe të shpëtuar në fundjavë ka arritur në 800 persona.

Një operacion shpëtimi u zhvillua të dielën pasdite nën koordinimin e Qendrës së Vetme të Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit. Forcat e Frontex shpëtuan 114 emigrantë të paligjshëm të cilët u identifikuan në një gomone në zonën detare 30 milje detare në jugperëndim të Gavdos.

Emigrantët po transferohen në portin e Paleochora. Kushtet e motit në zonë janë të mira. Të dielën pasdite, një tjetër varkë me 28 emigrantë të paligjshëm u vu re në zonën detare 5 milje detare në jug të Gavdos. Varka u vu re nga një avion i Frontex dhe emigrantët po transportohen nga një anije e Frontex në portin e Karave në Gavdos.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Roja bregdetare greke shpëton gjatë fundjavës 800 emigrantë të paligjshëm në Kretë appeared first on Sinjali.

Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë

21 December 2025 at 16:36

Shkupi sot është renditur i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë.

Sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”, me një nivel mesatar të ndotjes prej 101, Shkupi zë vendin e parë në Evropë dhe vendin e 21-të në botë, teksa pasohet nga Amsterdami dhe Sarajeva.

Masat e Qeverisë për mbrojtjen e popullatës nga ndotja, vazhdojnë të jenë në fuqi, sipas të cilave, të gjithë punëdhënësve u rekomandohet që t’i lirojnë nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe qytetarët me astmë kronike, ata që kanë kaluar infarkt të zemrës ose goditje në tru, pavarësisht moshës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë appeared first on Sinjali.

Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident në Serbi

21 December 2025 at 14:53

Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut kanë vdekur në një aksident trafiku në autostradën Beograd-Nish.

 Siç raportojnë mediat serbe, një tjetër person i cili ishte në veturë, është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve jozyrtare, aksidenti ndodhi kur një veturë me targa gjermane, në rrethana ende të paqarta, doli nga rruga. Supozohet se shoferi humbi kontrollin e automjetit, goditi një gardh mbrojtës (trotuar) dhe një shenjë trafiku pranë rrugës.

Burri dhe gruaja që ishin në makinë vdiqën në vend.Telegraf.rs shkruan se ekipi i emergjencës ka konfirmuar vdekjen e viktimave, ndërsa pasagjeri i tretë, i cili ishte gjithashtu në automjet, u transportua në qendrën më të afërt mjekësore me lëndime të rënda.

Viktimat ishin shtetas të Maqedonisë së Veriut me origjinë shqiptare. Supozohet se ata po udhëtonin tranzit nëpër Serbi. Policia po kryen ende një hetim për të përcaktuar të gjitha rrethanat e aksidentit dhe arsyet e tragjedisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident në Serbi appeared first on Sinjali.

Goditet me dy plumba nga policia italiane, 20-vjeçari shqiptar dërgohet në spital

21 December 2025 at 12:42

Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një shqiptar është plagosur nga Karabinierët italianë

20 vjeçari u qëllua pasi tentoi të largohej me veturë gjatë një kontrolli policor, shkruajnë mediat italiane.

Ai u godit me dy plumba, dhe më pas u dërgua në spital për trajtim.

Sipas autoriteteve italiane, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet e rëndë.

Policët “hyjnë në lojë”, pasi një grua i telefonoi ata, duke iu kërkuar ndihmë atyre se djali i saj i mitur po i nënshtrohej një shantazhi.

Siç raportohet, të miturit i ishte marrë telefoni celular dhe autorët i kishin kërkuar një shumë prej një mijë eurosh për t’i kthyer.

Me mbërritjen e patrullës policore, një nga të dyshuarit e ka përplasur me makinë një karabinier dhe më pas është larguar me shpejtësi të madhe. Gjatë arratisjes, karabinierët kanë qëlluar pesë herë me armë zjarri

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Goditet me dy plumba nga policia italiane, 20-vjeçari shqiptar dërgohet në spital appeared first on Sinjali.

“U keqtrajtuam”: Rrëfimi i ish-punëtorit të fabrikës kineze në Serbi

21 December 2025 at 12:19

“Ajo që përjetuam në Serbi ishte punë me detyrim”, thotë Rafik Buks nga India.

Gjatë vitit 2024, ai punoi në ndërtimin e fabrikës kineze Linglong në veri të Serbisë.

“Ne ishim të kontrolluar, të shfrytëzuar dhe të trajtuar pa dinjitet”, shprehet Buks.

Ai shton se nuk është i befasuar nga vendimi i Shteteve të Bashkuara për të bllokuar importin e gomave të automjeteve që prodhohen nga kjo fabrikë në Zrenjanin të Serbisë, për shkak të pretendimeve se ato janë prodhuar përmes punës me detyrim.

Nga Doganat amerikane më 18 dhjetor u tha se raportet tregojnë se punëtorëve, ndër të tjera, u janë mbajtur dokumentet personale dhe u janë mohuar pagat, si dhe se kanë qenë të ekspozuar ndaj kushteve abuzive të jetesës dhe punës.

As kompania Linglong dhe as institucionet në Serbi nuk iu janë përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me pretendimet dhe vendimin e SHBA-së.

“Ajo që shqetëson më së shumti është dallimi në reagimet e institucioneve ndërkombëtare dhe atyre në Serbi ndaj këtij rasti”, thotë për REL-in Mirjana Mitiq nga organizata joqeveritare Astra, e cila merret me çështjen e trafikimit me qenie njerëzore.

Dyshimet për punë me detyrim në fabrikën kineze Linglong në Serbi u shfaqën disa vite më parë, kur për këtë paralajmëruan organizata vendore dhe ndërkombëtare.

REL-i ka raportuar disa herë për kushtet çnjerëzore të jetesës dhe punës të qindra punëtorëve vietnamezë gjatë viteve 2021 dhe 2022, ndërsa dy vjet më vonë pretendime të ngjashme u bënë lidhur me angazhimin e punëtorëve indianë në fabrikë.

Ndërsa autoritetet serbe dhe pronarët kinezë i hodhën poshtë akuzat, kallëzimet e organizatave joqeveritare drejtuar institucioneve kompetente kanë mbetur pa epilog deri më sot.

Pa përgjigje ka mbetur edhe kërkesa e Parlamentit Evropian, i cili në vitin 2021, përmes një rezolute, i kërkoi Serbisë të hetonte punën e mundshme me detyrim të rreth 400 punëtorëve vietnamezë në Linglong.

Pas pesë vjetësh ndërtimi, fabrika kineze e gomave të automjeteve u hap zyrtarisht në shtator të vitit 2024.

Qeveria e Serbisë e ka shpallur këtë investim, në vlerë prej 800 milionë eurosh, si projekt me rëndësi kombëtare.

“Kemi duruar keqtrajtime”

Rafik Buks nga India me vështirësi i kujton muajt që i kaloi në Serbi.

“Ishim nën presion të vazhdueshëm, nën kërcënime, madje kishte edhe përleshje fizike. U detyruam të duronim keqtrajtime”, shprehet Buks në një përgjigje me shkrim për REL-in.

Ai thotë se agjencia për të cilën punonin i dërgonte jo vetëm në kantierin e ndërtimit të fabrikës, por edhe në vende të tjera ndërtimi të kompanive kineze në Serbi, “ndërkohë që Linglong më vonë pretendoi se ne kurrë nuk kemi punuar për ta”.

Ai tregon se në Serbi shkoi sepse i ishte premtuar “punë e ligjshme, pagë e mirë dhe kushte humane jetese”.

“Asnjë nga këto nuk ishte e vërtetë”, shprehet ai.

Rafiku Buks sot ndodhet në Indi.

“Tani jam shumë më i kujdesshëm dhe e verifikoj çdo ofertë pune jashtë vendit, sepse ajo që më ndodhi në Serbi më ka ndryshuar përgjithmonë”.

Rasti i punëtorëve indianë

Organizata joqeveritare Astra, në shkurt të vitit 2024, në emër të Buksit dhe edhe 10 punëtorëve nga India, dorëzoi pranë autoriteteve në Serbi kallëzim penal për dyshime për trafikim të njerëzve dhe shfrytëzim në punë në fabrikën Linglong në Zrenjanin.

“Ne kemi raportuar se njerëzit jetonin në kushte katastrofale, hanin nga dyshemeja, e për të mos flasim për pajisjet që përdornin”, thotë Mitiq nga Astra.

Punëtorët u kanë raportuar organizatave joqeveritare se u janë marrë pasaportat dhe se nuk u janë paguar pagat.

“Ata na kontaktuan. Morën një vendim të përbashkët që të mos largoheshin nga Serbia, pavarësisht presioneve nga kompania. Vendosën të japin dëshmi në prokurori, kështu që ne e dimë me siguri se provat dhe të dhënat në prokurori ekzistojnë”, thotë ajo.

Prokuroria e Lartë Publike në Zrenjanin, pas kallëzimit, i ka thënë REL-it se i ka paraqitur policisë kërkesë “për mbledhjen e informatave të nevojshme” lidhur me këtë rast, ndërsa policia ka konfirmuar se po vepron sipas kësaj kërkese.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjen e REL-it se çfarë është konstatuar, ndërsa nga prokuroria kanë thënë se do të përgjigjen në afatin më të shkurtër.

Linglong në vitin 2024 i hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar se punëtorët indianë nuk kishin punuar në ndërtimin e fabrikës.

Mitiq kujton se punëtorët nga India në fund nga punëdhënësi kanë marrë “kompensim dhe pagat e papaguara”, si dhe u është paguar bileta e kthimit në shtëpi.

Rasti i punëtorëve vietnamezë

Disa vite më parë, në mbarë botën u shpërndanë pamje të kushteve çnjerëzore në të cilat ishin vendosur 400 punëtorë nga Vietnami brenda kompleksit të fabrikës kineze në Serbi.

Pas raporteve të organizatave joqeveritare për kushtet në kamp në vitin 2021, mediave iu ndalua qasja.

Kështu, as ekipit të REL-it nuk iu lejua të filmonte barakat, ndërsa disa nga punëtorët flisnin për kushte çnjerëzore dhe pohonin se për dy muaj nuk kishin marrë paga, si dhe se punëdhënësi ua kishte marrë pasaportat.

Linglong mohoi përgjegjësinë, duke deklaruar se punëtorët ishin angazhuar nga një prej nënkontraktorëve të tyre.

“Asnjëherë nuk kemi marrë informacion se çfarë ndodhi me këtë rast, përveç një njoftimi gojor nga Qendra për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore se rasti ishte mbyllur dhe se nuk kishin arritur të komunikonin me punëtorët derisa ata ndodheshin në vend”, thotë Mitiq nga Astra.

Deri në publikimin e këtij teksti, REL-i nuk ka marrë përgjigje nga Qendra Shtetërore serbe për Mbrojtjen nga Trafikimi me Qenie Njerëzore, ndërsa punëtorët nga Vietnami, menjëherë pasi u zhvendosën në një objekt disi më të mirë, u larguan nga Serbia.

Si reaguan institucionet e Serbisë?

Përgjigje për pyetjet lidhur me pretendimet e reja për punë me detyrim dhe për vendimin e SHBA-së nuk kanë ardhur as nga ministritë kompetente, as nga inspektorati i punës që mbikëqyr kushtet e punës në Serbi.

As kabineti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it.

Vuçiq, duke reaguar ndaj akuzave të mëhershme për shfrytëzimin e punëtorëve në fabrikën kineze, kishte thënë se bëhej fjalë për një fushatë mediatike dhe politike kundër Linglong-ut.

“Do të përpiqemi t’u ndihmojmë punëtorëve vietnamezë, por nuk do t’i dëboj investitorët”, kishte thënë atëbotë Vuçiq.

Çfarë po ndodh tani në Linglong?

Kompania nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it lidhur me pretendimet e SHBA-së, as se si vendimi për ndalimin e mallrave nga fabrika e tyre në Serbi do të ndikojë në biznesin e tyre.

Nuk ka pasur përgjigje as për pyetjet se sa punëtorë të huaj janë aktualisht të angazhuar në fabrikë dhe në çfarë kushtesh jetojnë dhe punojnë.

As Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve lidhur me numrin e lejeve të punës dhe qëndrimit për punëtorët e huaj në Zrenjanin.

Tara Rukeci, aktiviste e Forumit Social Lokal të Zrenjaninit, e cila u ka ofruar ndihmë punëtorëve të huaj në Linglong, thotë për REL-in se në fabrikë ende punon një numër i madh punëtorësh nga jashtë, por se numri i tyre i saktë nuk dihet.

“Në Linglong që nga fillimi, nga ndërtimi i fabrikës e tani edhe në prodhim, punojnë punëtorë kinezë në kushte më të këqija sesa punëtorët nga Serbia”, thotë Rukeci.

Ajo shton se për punë në fabrikë vazhdojnë të angazhohen punëtorë nga Azia, por jo drejtpërdrejt nga kompania Linglong, por përmes nënkontraktorëve.

“Më herët kishim agjenci të mëdha si ‘China Energy’, që sillnin qindra punëtorë. Tani ka filluar të lulëzojë një numër i madh agjencish të vogla”, thekson ajo.

Sipas të dhënave nga raporti financiar i Linglong-ut, të disponueshme në Agjencinë për Regjistrat e Bizneseve, gjatë vitit 2024 në fabrikë kanë punuar gati 1.750 punëtorë.

Raportet tregojnë gjithashtu se numri i punëtorëve gjatë vitit të kaluar është rritur për 48 për qind.

Të orientuar drejt eksportit

Fabrika kineze u hap zyrtarisht në shtator të vitit 2024.

Ajo është ndërtuar në 100 hektarë tokë shtetërore të dhuruar, me 76 milionë euro subvencione.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në ceremoninë e hapjes në Zrenjanin, e quajti fabrikën një “mrekulli”.

“E krijuan miqtë tanë kinezë me mbështetjen tonë”, tha Vuçiq më 13 shtator të vitit të kaluar.

Sipas raporteve financiare të kompanisë, përfitimet totale nga shteti duket se janë edhe më të mëdha.

Nga një pjesë në raportin financiar që i referohet “subvencioneve kapitale dhe ndihmave të tjera shtetërore për ndërtimin dhe blerjen e mjeteve bazë dhe pasurisë jomateriale”, shihet se nga viti 2020 deri në vitin 2024 Linglong-ut i janë ndarë mbi 210 milionë euro.

Nga Linglong nuk janë përgjigjur se për çfarë kanë shërbyer këto subvencione.

Raportet publike financiare të Linglong-ut në Zrenjanin tregojnë se të ardhurat nga shitja e mallrave në tregjet e huaja gjatë vitit të kaluar janë rritur 500 herë.

Linglong në vitin 2024 ka eksportuar goma në vlerë prej 178 milionë eurosh.

Në raport nuk specifikohet se në cilat vende fabrika ka eksportuar më së shumti.

As Linglong nuk ka dhënë përgjigje se sa nga ky eksport ka shkuar në SHBA.

Se prodhimi në Zrenjanin është kryesisht i orientuar drejt eksportit tregon edhe fakti se të ardhurat nga shitja në tregun e Serbisë kanë qenë 9.5 milionë euro.

Projektet kineze në Serbi nën llupë

Rasti i punëtorëve në fabrikën e Zrenjaninit nuk është i pari në Serbi që ka tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për shkak të dyshimeve se punëtorët e punësuar nga punëdhënës kinezë punojnë dhe jetojnë në kushte çnjerëzore dhe janë viktima të shfrytëzimit në punë.

REL në janar të vitit 2021 raportoi për kushtet e papërshtatshme të akomodimit të punëtorëve kinezë në një kamp të përkohshëm pranë minierës “Çukaru Peki” në Bor, në lindje të Serbisë.

Disa punëtorë pretenduan se punëdhënësi nuk u lejonte të largoheshin nga kampi i papërshtatshëm ku ishin vendosur dhe se u ishte ndaluar kontakti me banorët lokalë.

Investimet kineze dhe projektet infrastrukturore në Serbi janë pjesë e nismës kineze “Brezi dhe Rruga”.

Bëhet fjalë për “Rrugën e re të Mëndafshit” të iniciuar nga presidenti kinez, Xi Jinping, që ka për qëllim lidhjen e Kinës me Evropën dhe depërtimin në Perëndim.

Këto projekte janë nën vëzhgimin e Bashkimit Evropian për shkak të shkeljeve të standardeve evropiane të transparencës dhe mbrojtjes së mjedisit.

Për këtë kanë paralajmëruar vazhdimisht edhe raportet e Komisionit Evropian për përparimin e Serbisë si vend kandidat për anëtarësim në bllokun evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “U keqtrajtuam”: Rrëfimi i ish-punëtorit të fabrikës kineze në Serbi appeared first on Sinjali.

Turqia paralajmëron Rusinë dhe Ukrainën për rrëzimin e dronëve në Detin e Zi

21 December 2025 at 07:43

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) bëri një deklaratë në lidhje me një dron të rrëzuar në qiellin mbi Ankara dhe deklaroi se kishte paralajmëruar Rusinë dhe Ukrainën.

Tensioni politik vazhdon pasi dy mjete ajrore pa pilot (UAV) që hynë në hapësirën ajrore turke mbi Detin e Zi janë rrëzuar.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MND) bëri një deklaratë në lidhje me një UAV, i cili hyri në hapësirën ajrore nga drejtimi i Detit të Zi dhe u rrëzua në qiellin mbi Ankara më 15 dhjetor, dhe deklaroi se ata paralajmëruan Rusinë dhe Ukrainën.

“Si rezultat i vlerësimeve të bëra, me qëllim ruajtjen e sigurisë së hapësirës ajrore dhe për të mbrojtur sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë, droni, i cili dukej se ishte jashtë kontrollit, u pasua nga avioni ynë F-16 dhe, pas përfundimit të procedurave, u rrëzua me një ndërhyrje të kontrolluar në vendin më të përshtatshëm”, thuhet në deklaratë.

“Për shkak të luftës së vazhdueshme midis Ukrainës dhe Rusisë, bashkëbiseduesve tanë u është paralajmëruar se të dyja palët duhet të jenë më të kujdesshme ndaj negativiteteve të tilla në lidhje me sigurinë e Detit të Zi.”

Nuk u dha asnjë informacion se cilit vend i përkiste droni dhe nëse mbante ndonjë gjë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, droni i shkatërruar u thye në copa shumë të vogla dhe u shpërnda në një zonë të gjerë. Kjo e bën të vështirë zbulimin e mbeturinave. Megjithatë, ministria deklaroi se aktivitetet e kërkim-skanimit dhe hetimit teknik po kryhen me kujdes nga njësitë përkatëse.

Një dron i dytë u rrëzua të shtunën dhe u gjet në një fushë të zbrazët pranë qytetit Balıkesir, rreth tre orë në jugperëndim të Stambollit. Dyshohet se është me origjinë ruse, thonë autoritetet lokale.

Ky është incidenti i tretë i këtij lloji që nga e hëna.

A ka ndonjë dobësi në siguri?

Rrëzimi i automjetit nga avionët F-16 kishte ngritur pyetje nëse sistemi i radarit po funksiononte. Namık Tan, një deputet i CHP-së në Stamboll dhe ish-ambasador, pyeti: “A është sistemi ynë i radarit i pamjaftueshëm për të zbuluar në kohë një dron që shkel hapësirën tonë ajrore dhe mund të arrijë qiellin mbi kryeqytetin, zemrën e shtetit dhe mbi të gjitha objektet tona kritike të industrisë së mbrojtjes?”

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare i hodhi poshtë këto akuza dhe deklaroi si më poshtë:

“Kontrolli i hapësirës sonë ajrore ofrohet 24/7 me një arkitekturë të shtresuar dhe të integruar që mbulon radarin, paralajmërimin e hershëm, luftën elektronike dhe elementët e përgjimit. Sistemet e mbrojtjes ajrore pritet të zbulojnë, identifikojnë, gjurmojnë dhe shkatërrojnë elementët që hyjnë në hapësirën ajrore.”

“Procesi në lidhje me UAV-in në fjalë u menaxhua dhe u finalizua me sukses. Pretendimet se sistemi ynë i mbrojtjes ajrore është në dobësi nuk pasqyrojnë të vërtetën.”

Çfarë po ndodh në Detin e Zi?

Fakti që Ministria theksoi se droni hyri në hapësirën ajrore turke nga drejtimi i Detit të Zi e solli në axhendë aktivitetin e shtuar së fundmi në rajon.

Muajin e fundit, pati sulme ndaj anijeve cisternë ruse në Detin e Zi. Rusia gjithashtu kishte kryer disa sulme si kundërpërgjigje. Disa anije që i përkisnin kompanive turke u vunë gjithashtu në shënjestër të sulmeve. Turqia i dënoi këto sulme dhe bëri thirrje për përmbajtje nga të dyja palët.

Së pari, në fund të nëntorit, u sulmuan anijet cisternë të naftës VIRAT dhe KAIROS, të cilat mendohej se i përkisnin flotës në hije të Rusisë. Ekipet turke luajtën një rol të madh në shpëtimin e personelit në anije cisternë, shkruan Euronews.al.

Pastaj, në fillim të dhjetorit, një tjetër tanker i quajtur MIDVOLGA-2, i cili po transportonte vaj luledielli nga Rusia në Gjeorgji, u sulmua në Detin e Zi. Sulmi ndodhi afërsisht 130 kilometra larg bregdetit turk.

Më 12 dhjetor, përsëri në Detin e Zi, këtë herë në Detin e Zi, anija e pasagjerëve dhe mallrave me flamur të Panamasë ‘CENK T’ që i përkiste kompanisë turke Cenk Ro-Ro u godit nga një raketë ruse ndërsa ishte e ankoruar në portin e Odessa-s. Anija, e cila u rrëzua ndërsa ishte e ankoruar në port, operonte si në sektorin e transportit të pasagjerëve ashtu edhe të mallrave, dhe gjithashtu kryente udhëtime të rregullta midis Turqisë dhe Ukrainës.

Duke bërë një deklaratë për këtë, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha: “Synimi i anijeve tregtare dhe anijeve civile nuk do t’i sjellë dobi askujt. Ne ua përcjellim qartë paralajmërimin tonë të dyja palëve.”

Megjithatë, meqenëse ngjarjet nuk u ndalën, këtë herë një UAV u zbulua dhe u shkatërrua mbi Ankara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Turqia paralajmëron Rusinë dhe Ukrainën për rrëzimin e dronëve në Detin e Zi appeared first on Sinjali.

❌
❌