Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Deputetët e PD-së takohen me komisionerin për Shqipërinë në PE: PS po mbron Ballukun

By: Elva
29 January 2026 at 17:54

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputetja Jorida Tabaku dhe deputeti Ivi Kaso zhvilluan një takim me raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder. Gjatë takimit, përfaqësuesit e opozitës paraqitën shqetësimet e tyre lidhur me situatën politike dhe institucionale në vend, duke u ndalur te funksionimi i Kuvendit dhe proceset që […]

The post Deputetët e PD-së takohen me komisionerin për Shqipërinë në PE: PS po mbron Ballukun appeared first on BoldNews.al.

Balla propozon mbledhjen e komisionit për Reformën Territoriale të hënën, Bardhi: Opozita ju duhet për fasadë

29 January 2026 at 15:06

TIRANË, 29 janar /ATSh/ Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Partia Socialiste ftoi opozitën që të marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale.

Gjatë diskutimeve, kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, tha se mbledhja e radhës së komisionit të thirret ditën e hënë dhe nëse opozita nuk merr pjesë në seancë, mazhoranca do të gjejë mekanizmat për të vijuar punën e komisionit.

“Mbledhja e radhës së Komisionit të thirret ditën e hënë. Nëse opozita bojkoton edhe mbledhjen e ditës së hënë, atëherë në seancë do vendosim mekanizmin zhbllokues. Reforma do të bëhet doni apo nuk doni ju”, tha Balla.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se nuk është bojkotuar mbledhja, pasi në dy data që kanë qenë për mbledhje, nuk kanë qenë anëtarët e opozitës sepse kanë pasur angazhime të tjera.

“Ne ju themi se duhen procese konsensuale, hajdeni të gjejmë mekanizma dialogu, nën frymën e rekomandimeve të BE-së. Ju thoni: jo! Hajdeni këtu, flisni kot, ne do të bëjmë çfarë të duam. Për çfarë ju duhet opozita në tryezë? Për të shitur ju fasadën sikur çdo gjë funksionon normalisht”, u shpreh Bardhi.

“Nuk është asgjë normale. Ju e dini këtë dhe çdo mik i yni ndërkombëtar e di. Në gjithë sjelljen tuaj keni bërë të kundërtën e asaj që keni thënë publikisht për konsensus dhe konstruktivitet. Ju nuk keni qëllim qytetarët, por hartën elektorale. E bëtë këtë në vitin 2014 dhe e pamë se çfarë bëtë, duke shkatërruar pushtetin vendor dhe duke dëmtuar qytetarët”, tha Bardhi.

Mazhoranca ka propozuar ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo – Territoriale, që të marrë shumicën e numrit të anëtarëve.

/m.q/j.p/

The post Balla propozon mbledhjen e komisionit për Reformën Territoriale të hënën, Bardhi: Opozita ju duhet për fasadë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi: Liria e shprehjes në rrezik, duhet ndryshuar legjislacioni

By: Elva
28 January 2026 at 20:21

Deputeti i PD, Gazment Bardhi, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e lirisë së shprehjes në Shqipëri, duke kërkuar depenalizimin e veprave penale të fyerjes dhe shpifjes, në përputhje me standardet europiane. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi theksoi se raportet e OSBE-ODIHR dhe praktikat e Bashkimit Evropian rekomandojnë që shpifja dhe fyerja të trajtohen […]

The post Bardhi: Liria e shprehjes në rrezik, duhet ndryshuar legjislacioni appeared first on BoldNews.al.

Bardhi: Shkrirja e Kadastrës së Vlorës, pasojë e dështimit të Policisë për të garantuar sigurinë

By: armand
27 January 2026 at 13:45

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar në Kuvend se shkrirja e Zyrës së Kadastrës në Vlorë është pasojë e dështimit të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë e institucioneve publike. Sipas Bardhit, krimi i organizuar ka depërtuar në hipotekën e Vlorës, duke e bërë të pamundur ushtrimin […]

The post Bardhi: Shkrirja e Kadastrës së Vlorës, pasojë e dështimit të Policisë për të garantuar sigurinë appeared first on BoldNews.al.

Bardhi: Kuvendi po pengon drejtësinë për Ballukun

27 January 2026 at 11:52

TIRANË, 27 janar /ATSh/ Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, tha sot se Kuvendi u kthye në bunker për mbrojtjen e korrupsionit duke iu referuar kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që ka për objekt dhënien e autorizimit nga Kuvendi për heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi tha se Kuvendi dështoi që të mbrojë pushtetin nga drejtësia.

“Ky parlament e ka nisur këtë sesion me një heshtje të qëllimshëm që ka si funksion të vetin të mbrojë  pushtetin nga drejtësia. Sot kemi një mazhorancë të ngritur mbi paratë e pista të korrupsionit dhe karteleve të drogës që në vend të detyrës ka zgjedhur friken në vend të ligjit ka zgjedhur nënshtrimin ndaj Kryeministri. Sot përballemi me një pyetje shumë të thjeshtë është Kuvendi i Shqipërisë një institucion i ligjit apo një mburojë politike për korrupsionin dhe kundër drejtësisë”, tha Bardhi.

Sipas tij, që prej 19 dhjetorit Kuvendi kishte një detyrim shumë të qartë, të panegocueshëm, të vendoste pa vonesë për pranimin e SPAK për heqjen e  imunitetit të Belinda Ballukut.

“Kishte një detyrë të vetme të mos i fshihej drejtësisë, por Kuvendi dështoi që ta përmbushë këtë detyrim. Zëvendëskryeministrja e pandehur vazhdon detyrën sikur asgjë nuk ka ndodhur e akuzuar dhe nën hetim aktiv për 11 procedura prokurimi dhe koncesioni me vlerë totale 1.1 miliard euro”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, Kuvendi heshti ndaj kërkesë së prokurorisë, pari kryetari i Kuvendit nuk zbatoi ligjin por iu nënshtrua urdhrit politik të Kryeministrit.

“Bazuar në këtë dosje, kërkesa jonë ka qenë një dhe vetëm një mbledhja e Këshillit të Mandateve, për t’i hapur rrugë Kuvendit, për të vendosur mbi kërkesën e SPAK. Kërkuam këtë mbledhje 5 herë për kryetari i Kuvendit heshti, pasi kryeministri kishte shpallur injorimin e kërkesë së SPAK dhe të drejtësisë”, u shpreh Bardhi.

“Një kryetar Kuvendi ka vetëm një detyrë t’i shërbejë ligjit dhe jo Kryeministrit. Kur kryetari i Kuvendit nuk përgjigjet ndaj kërkesave zyrtare të Kuvendit, heshtja e tij shndërrohet në mburojë politike, jo për qytetarët, por për korrupsionin. Ky Kuvend është kthyer në bunker të korrupsionit, jo sepse mungojnë provat por se këtu bllokohet drejtësia me urdhër të Kryeministrit”, tha Bardhi.

Bardhi tha se mazhoranca nuk ka mbrojtur Kushtetutën, “por e ka vënë atë në shërbim të mbrojtjes së korrupsionit”.

“Nuk kam asnjë iluzion që do të jepni dorëheqjen se integriteti kërkon pavarësi dhe liri. Për të mbrojtur karrigen, keni zgjedhur që të mbroni paligjshmërinë”, u shpreh Bardhi, teksa iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Seanca plenare e Kuvendit, foto: Florian Abazaj
1 nga 9

/m.q/j.p/

The post Bardhi: Kuvendi po pengon drejtësinë për Ballukun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi: Proda i lidhur me bandat, së bashku me Koçiun të japin llogari për dhunën në protestë

By: armand
27 January 2026 at 10:58

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu që të japë sqarim për dhunën policore në protestën e opozitës të 24 janarit. Në fjalën e tij në Parlament, Bardhi akuzoi Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda si të lidhur me bandat kriminale. “Ministrja e Brendshme të […]

The post Bardhi: Proda i lidhur me bandat, së bashku me Koçiun të japin llogari për dhunën në protestë appeared first on BoldNews.al.

Reagimi i Ramës për protestën e PD, Bardhi: Kryeministër i skaduar që mbron korrupsionin

By: Elva
25 January 2026 at 10:13

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar  ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama për protestën e zhvilluar një ditë më parë nga PD, duke e cilësuar atë si një drejtues “të skaduar” që mbron korrupsionin dhe përdor dhunën ndaj qytetarëve. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se askund në […]

The post Reagimi i Ramës për protestën e PD, Bardhi: Kryeministër i skaduar që mbron korrupsionin appeared first on BoldNews.al.

Bordi i Paqes, Bardhi: Rama la seancën, nuk mbështeti partneritetin me SHBA

By: armand
22 January 2026 at 16:57

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, është shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes ditën e sotme në Kuvend. Sipas tij Rama ka shprehur se nuk beson se marrëveshja dhe “arkitekti” i saj, presidenti Donald Trump. Ai shtoi se Rama iku nga […]

The post Bordi i Paqes, Bardhi: Rama la seancën, nuk mbështeti partneritetin me SHBA appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria në Bordin e Paqes me ftesë të Donald Trump, Kuvendi ratifikon marrëveshjen me 110 vota pro

22 January 2026 at 16:12


Shqipëria do të marrë pjesë në Bordin e Paqes me ftesë nga Presidenti Donald Trump.

Me 110 vota pro, o abstenim dhe 0 kundër, Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen.

Ndërkohë, amendamentet e ngritura nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, që kishte në thelb ndryshimin e emrit të kryeministrit me atë të presidentit në marrëveshje, u rrëzuan në votim./Top Channel

Bardhi-Ramës në Kuvend: Pse nuk je në Davos si Vjosa Osmani?

By: armand
22 January 2026 at 13:48

Debatet në Kuvendi i Shqipërisë u tensionuan sërish këtë të martë, me procedurën e ndjekur për të ashtuquajturin Bord i Paqes në qendër të diskutimeve dhe, në veçanti, me mungesën e firmës së Kryeministrit në dokumentacionin e paraqitur për ratifikim. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ngriti pikëpyetje se përse në dosjen […]

The post Bardhi-Ramës në Kuvend: Pse nuk je në Davos si Vjosa Osmani? appeared first on BoldNews.al.

Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes, por të respektohet Kushtetuta

22 January 2026 at 10:20

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi në Kuvend ndaj fjalës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke deklaruar se qytetarët shqiptarë nuk dëgjuan asnjë argument se ku qëndron nxitimi për ta përmbyllur sot procesin e ratifikimit të marrëveshjes për pranimin e Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes.

“Besoj se në 10 minuta fjalë nuk u shpjegua se për çfarë arsyeje dhe ku qëndron urgjenca e shqyrtimit të këtij projektligji me rëndësi historike. U tha se 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet ta votojnë brenda 12 orësh nga momenti që ka mbërritur nga Këshilli i Ministrave. Dëgjuat ndonjë argument për këtë?”, u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se çdo shqiptar priste një ndjesë publike nga mazhoranca për qëndrimet e mëparshme ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Çdo shqiptar mendoi se kolegu do të ngrihej këtu dhe do ta niste fjalën duke kërkuar ndjesë në emër të mazhorancës suaj, pasi ai që keni në krye e ka konsideruar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njeriun që sot po vendos paqe kudo në botë, si ‘turpin e njerëzimit’. Ka qenë Edi Rama i vetmi lider botëror që i është drejtuar Presidentit të SHBA-së me këtë term”, deklaroi Bardhi.

Sa i përket procedurës, Bardhi theksoi se grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar kërkesën për procedurë të përshpejtuar përpara se projektligji të propozohej nga Këshilli i Ministrave.

Duke iu drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Bardhi tha se ekzistojnë dy kërkesa që duhen shqyrtuar.

“Së pari, është kërkesa e Këshillit të Ministrave, e cila sipas rregullit duhet të depozitohej përpara kërkesës së grupit parlamentar të PS-së. Ata nuk mund të kërkojnë procedurë të përshpejtuar për një projektligj që ende nuk ka ardhur në Kuvend. Pikërisht kjo ka ndodhur: kërkesa është dorëzuar përpara se projektligji të propozohej nga Këshilli i Ministrave”, u shpreh ai.

Bardhi theksoi gjithashtu se Kuvendi mund të ndjekë një procedurë tjetër që do ta bënte marrëveshjen edhe më shpejt efektive.

“Kuvendi merr kohën që ia ngarkon Kushtetuta, pra e miraton një javë pasi ka nisur shqyrtimi. Ne jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes dhe i kërkojmë autorizim Presidentit të Republikës, në përputhje me Nenin 84 të Kushtetutës, që të japë miratimin për hyrjen e menjëhershme në fuqi të këtij projektligji. Kështu zgjidhim ngërçin kushtetues, respektojmë Kushtetutën dhe arrijmë qëllimin të paktën pesë herë më shpejt nga sa propozoni ju”, tha Bardhi.

Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.

Në urdhrin për thirrjen e seancës nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, thuhet se marrëveshja kërkon shumicë absolute votash për miratim.

Projektligji synon ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes. Këshilli i Ministrave e ka miratuar në parim marrëveshjen më 21 janar.

Marrëveshja synon krijimin e Bordit të Paqes si një organizatë ndërkombëtare, me personalitet ligjor ndërkombëtar, me qëllim promovimin e stabilitetit, rivendosjen e një qeverisjeje të besueshme dhe të ligjshme, si dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti.

Bordi i Paqes do të ndërmarrë funksione të ndërtimit të paqes në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me këtë Kartë, duke përfshirë zhvillimin dhe përhapjen e praktikave më të mira për t’u zbatuar nga të gjitha shtetet dhe komunitetet që kërkojnë paqe.

Seanca plenare u kërkua pasditen e djeshme nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, përmes një shkrese zyrtare, për ratifikimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për pranimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes, por të respektohet Kushtetuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD i kërkon KLGJ dhe ILD të konfirmojnë mbarimin e statusit të gjyqtares Irena Gjoka

20 January 2026 at 19:52

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar sot Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të konstatojnë mbarimin e statusit të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka si magjistrate dhe largimin nga detyra, pasi sipas Prokurorisë së Përgjithshme rezulton e dënuar në shtetin grek dhe këtë e ka fshehur në formularët e vetdeklarimit.

Në shkresën e firmosur në emër të opozitës, nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, theksohet se, “përmes këtij konfirmimi të autoriteteve përgjegjëse rezulton se gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin kushtetues të gjyqtarit si dhe ka falsifikuar aktet, duke kryer një tjetër krim, në mënyrë të përsëritur, për shkak të mosdeklarimit të urdhërdëbimeve dhe vendimit gjyqësor të dënimit penal”.

“Ky fakt ka krijuar një gjendje paligjshmërie  dhe antikushtetutshmërie në sistemin gjyqësor”, thuhet në dokument.

Deputetët e opozitës shprehin shqetësim për vonesën e veprimeve nga KLGJ dhe ILD, duke theksuar se kjo mund të ketë pasoja të rëndësishme për sistemin e drejtësisë dhe besimin e qytetarëve tek institucionet e pavarura.

Bardhi thekson se “ky konstatim duhet të kishte ndodhur brenda dy javëve nga marrja e njoftimit për shkakun e pazgjedhshmërisë/papajtueshmërisë, por deri më tani nuk ka pasur veprime nga autoritetet përgjegjëse, edhe pse fakti i dënimit është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet greke”.

Në përfundim, opozita kërkon nga KLGJ dhe ILD që të veprojnë menjëherë për të zbatuar detyrimet kushtetuese dhe ligjore për mbarimin e statusit të magjistratit të gjyqtares Gjoka, duke respektuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe parimin e ndarjes së pushteteve.

Sipas grupit të PD, çdo vonesë mund të ketë pasoja të rëndësishme për interesin publik, besimin e qytetarëve dhe funksionimin e sistemit gjyqësor.

/gj.m/j.p/

The post PD i kërkon KLGJ dhe ILD të konfirmojnë mbarimin e statusit të gjyqtares Irena Gjoka appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gazment Bardhi kërkon largimin e Ballukut nga salla e Kuvendit, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren

By: M C
19 January 2026 at 17:27

Ka nisur me tensione seanca e parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2026.

Deputetët e PD-së me në krye, Sali Berishën dhe Gazment Bardhin bllokuan foltoren e Parlamentit, duke i kërkuar Niko Peleshit, te miratoje autorizimin dhe te lejoje SPAK-un që të arrestojë zv.kryeministren Balluku.

Bardhi bëri thirrje nga foltorja ndaj Peleshit, se Balluku ndodhet në sallë teksa duhej të ishte në qeli për korrupsion. “Ke shkelur ligjin duke u bërë mburojë e një të korruptuare. Dorëzoja Ballukun drejtësisë”, eshte shprehru Bardhi.

Ndërkohë që Niko Peleshi i eshte pergjigjur me ironi: “Do ngjisherresh mor burr! Si s’u lodhe”.

The post Gazment Bardhi kërkon largimin e Ballukut nga salla e Kuvendit, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren appeared first on Albeu.com.

Bardhi: Rama ka bllokuar integrimin e Shqipërisë

By: Elva
15 January 2026 at 21:26

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, tha se modeli aktual i qeverisjes nën drejtimin e Edi Ramës ka ndalur përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe ka penguar reformat e nevojshme për integrim. I ftuar në “Çim Peka LIVE”, Bardhi u shpreh se Shqipëria ka potencial për të avancuar me ritme të shpejta, por […]

The post Bardhi: Rama ka bllokuar integrimin e Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Bardhi kundër Berishës. Çfarë deklaronte kur kërkonte transparencë për Kuvendin e 11 dhjetorit

By: xhir jeta
13 January 2026 at 13:12

Hetimi nga SPAK për fondet e Kuvendit të Rithemelimit, që parapriu kthimin e Sali Berishës në Partinë Demokratike ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga Gazmend Bardhi në fund të 2021 në Prokurorinë e Posaçme. Në këtë kallëzim ish sekretari i përgjithshem i PD paditi Këlliçin, Vokshin dhe Spahon si organizatorë të Kuvendit.

Asokohe Bardhi i kërkonte publikisht Berishës të bënte transparencë për financimet me të cilat bëri Kuvendin në stadium.

“Me shumë dëshirë që secila media, që i shërben të vërtetës dhe transparencës është të trokasë në zyrën e z/Berisha dhe ti kërkojë të realizojë premtimet e tij publike. Së pari, për transparencë të plotë të delegatëve të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Premtoi transparencë, lexim të cdo emri proces verifikimi të cdo media dhe ju nxori jashtë. Së dyti, ju premtoi që shpenzimet dhe faturat e mitingut luksoz të 11 dhjetorit do të ishin publik për opinionin madje do informonte se kush ishin financuesit e mitingut luksoz të 11 dhjetorit.

Pas publikimit do të shikoni se ëshë top lista e oligarkëve që marrin nga mëngjesi në darkë paratë e shqiptarëve me firmë të Edi Ramës” shprehej Bardhi./abcnews.al

Bardhi: Bllokimi gjashtëjavor i kërkesës së SPAK për Ballukun është pengim i drejtësisë

12 January 2026 at 17:32

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas vendimit të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për të thirrur mbledhjen për Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin më 28 janar, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për deputeten Belinda Balluku.

Bardhi thekson se “ky bllokim 6-javor është i paprecedent dhe një akt i lartë papërgjegjshmërie nga ana e mazhorancës socialiste”.

Sipas Bardhit, “pengimi i drejtësisë dhe bllokimi nga Kuvendi i shqyrtimit të kërkesës së SPAK për 6 javë, ka cenuar hetimet dhe i ka dhënë mundësi të pandehurës Balluku që të tentojë prishjen e provave/intimidimin e dëshmitarëve”.

Në emër të grupit parlamentar të PD, Bardhi dënoi me forcë “shkeljen e Rregullores nga Niko Peleshi dhe zbatimin prej tij të urdhrit politik të Edi Ramës për të zvarritur çështjen dhe për të penguar drejtësinë”.

/m.q/a.f/r.e/

The post Bardhi: Bllokimi gjashtëjavor i kërkesës së SPAK për Ballukun është pengim i drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këshilli i Mandateve mblidhet më 28 janar për Ballukun, PD: I dhatë kohë për të prishur provat

By: redi
12 January 2026 at 17:31

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të datës 28 Janar, kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve për Belinda Ballukun. Bardhi thotë se kjo mbledhje 6 javë pas kërkesës së SPAK, është një akt i paprecedentë dhe një mundësi për Ballukun për të prishur provat e për të intimiduar dëshmitarë. ”Pas kallëzimit penal për shpërdorim detyre nga Grupi Parlamentar i PD…

Source

PD kërkesë zyrtare qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe kompensoni banorët

8 January 2026 at 14:10


Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare qeverisë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për qarqet Durrës, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier, si dhe për të bërë vlerësimin e plotë dhe objektiv në vlerën reale të dëmeve dhe kompensimin e plotë financiar për dëmet ndaj banorëve të prekur.

Gjithashtu, grupi parlamentar i PD i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit që të marrë masat që Këshilli i Ministrave të informojë Kuvendin për situatën e krijuar, rreziqet që paraqiten dhe masat e marra për menaxhimin e situates.

Më poshtë letra e plotë të Kryetari të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, drejtuar Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile:

Prej disa ditës rajone të caktuara të vendit, kryesisht në qarqet Durrës, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier, janë duke vuajtur pasojat e rënda të fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga përmbytjet dhe vërshimet e ujit, të cilat për fat të keq kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, prona, dhe biznese të qytetarëve shqiptarë. Gjatë ditës së sotme, është raportuar gjithashtu që një qytetarë nga Durrësi ka humbur jetën për këtë shkak.

Nga vlerësimi i përgjithshëm i situatës rezulton se gjendja është e rëndë dhe se strukturat e shtetit deri në këtë moment nuk po veprojnë në të gjithë territorin e vendit, të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, me kapacitet të plotë dhe se nuk po i gjenden pranë banorëve të prekur.

Sipas nenit 4, të ligjit nr. 45/2019, “Çdo person ka të drejtën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera. 2. Në rastet e fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera, mbrojtja dhe shpëtimi i jetës së njerëzve kanë prioritet mbi çdo aktivitet tjetër të mbrojtjes civile”. Po kështu, sipas nenit 41 të ligjit nr. 45/2019, shteti shqiptar përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie. Në çdo rast, kur shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, kompensimi mund të bëhet me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit, dhe se masa e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe pasuritë dhe subjektet që kompensohen miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Në këtë kushte, ne deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë vlerësojmë se janë përmbushur kushtet dhe rrethanat sipas ligjit nr. 45/2019 dhe vendimit nr. 158, datë 17.03.2021 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kritereve dhe procedurave për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zonat e prekura dhe konkretisht në qarqet Durrës, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier. Është e pakuptueshme arsyet se përse Këshilli i Ministrave nuk e ka ndërmarrë ende një procedurë të tillë, duke krijuar pasiguri tek qytetarët për përballimin e kësaj fatkeqësie natyrore. Mosshpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore do të pamundësonte dëmshpërblimin e plotë të banorëve të prekur nga kjo situatë dhe do të ishte një akt i rëndë papërgjegjshmërie institucionale.

Për këtë arsye, në përputhje me shkronjën “b” të nenit 17 të ligjit nr. 45/2019, ku përcaktohet se “Kuvendi ushtron kontroll parlamentar për çështje që kanë lidhje me mbrojtjen civile”, si dhe shkronjës “ç” të nenit 18, nenit 39, pika 1 dhe 41 të ligjit nr. 45/2019, ku specifikohet se: “Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit”, kërkojmë:

  • Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore rajonale, vetëm për qarqet e prekura nga përmbytjet dhe vërshimet e ujit, konkretisht qarqet Durrës, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier.
  • Gjendja e emergjencës dhe shpallja e fatkeqësisë natyrore të klasifikohet “për përmbytjet dhe vërshimet e ujit, që vijnë si rezultat i rritjes në nivele kritike të ujit, nga faktorë gjeologjikë, atmosferikë apo njerëzorë, në shtratin e lumenjve, në nivelin e liqeneve apo në batica bregdetare, që kanë mbuluar përkohësisht me ujë sipërfaqe toke në atë nivel që përbëjnë rrezik për njerëzit, banesat dhe infrastrukturën”.
  • Vlerësimin e plotë dhe objektiv në vlerën reale të dëmeve dhe kompensimin e plotë financiar për dëmet ndaj banorëve të prekur, sipas të drejtës që i njeh neni 41 i ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”. Masa e dëmshpërblimit të miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave pa vonesa dhe të mbulohet nga fondet e Buxhetit të Shtetit.
  • Për sa më lart, ne deputetët e opozitës kërkojmë nga ministria përgjegjëse për mbrojtjen civile dhe nga Këshilli i Ministrave, zbatimin e menjëhershëm të ligjit nr. 45/2019 dhe vendimit nr. 158/2021 të Këshillit të Ministrave. Mosveprimi në kohë nga ana juaj, do të ishte një papërgjegjshmëri kriminale, me pasoja të rënda për qytetarët shqiptarë.
  • Gjithashtu, në përputhje me shkronjën “d”, të nenit 18 të ligjit nr. 45/2019, kërkojmë që Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë të marrë masat që Kuvendi i Shqipërisë të informohet menjëherë nga Këshilli i Ministrave, nëpërmjet ministrit përgjegjës, për situatën e krijuar, rreziqet që paraqiten dhe masat e marra për menaxhimin e situatës.

PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut

6 January 2026 at 12:07

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Partia Demokratike ka kërkuar sot thirrjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, u shpreh në një deklaratë për mediet se kërkesa është në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe ka kërkuar që Këshilli të mblidhet sa më shpejt.

“Bazuar në nenin 13, pika 6 e Rregullores, Këshilli mund të mblidhet me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit ose të gjysmës së anëtarëve të tij”, deklaroi Bardhi.

Sipas tij, kjo kërkesë është bërë për të shqyrtuar një çështje urgjente që ka mbetur pa përgjigje për tri javë.

“Sot mbushen tri javë nga kërkesa e Prokurorisë për lejimin e arrestimit të Belinda Ballukut, dhe kjo është një vonesë e paprecedentë”, tha ai.

Bardhi nënvizoi se, sipas rregullores, kërkesa për heqjen e imunitetit duhet të trajtohet si një procedurë urgjente.

“Kërkesa e prokurorisë është një procedurë urgjente dhe duhet të shqyrtohet brenda dy javësh”, tha ai.

Mbledhja e Këshillit, më 19 dhjetor, nuk arriti të vendosë për datën e mbledhjes së ardhshme, pas pesë orësh debate.

Deputetët e mazhorancës kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me materialin voluminoz të paraqitur nga SPAK, ndërsa avokati i Ballukut ka kërkuar një afat prej tri javësh për këtë proces.

Bardhi akuzoi gjithashtu shumicën për përdorimin e një strategjie që, sipas tij, dëmton transparencën dhe drejtësinë.

Bardhi njoftoi se do të përgatisë një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj Kryetarit të Kuvendit, duke e akuzuar atë për bllokim të qëllimshëm të drejtësisë. “Ne do të përgatisim me përgjegjshmëri të plotë edhe një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetarit të Kuvendit”, tha Bardhi.

/gj.m/r.e/a.f/

The post PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PS bojkoton mbledhjen e Këshillit, Bardhi: Ballukut i dhanë 3 javë kohë, por afati skadoi

By: armand
6 January 2026 at 11:56

Partia Socialiste ka bojkotuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve të thirrur nga Partia Demokratike. Në një komunikim për gazetarët, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e ka cilësuar këtë situatë si një akt të paprecedentë. Ai theksoi se kërkesa është e bazuar në rregulloren e Kuvendit, e cila sipas tij duhet të mbetet […]

The post PS bojkoton mbledhjen e Këshillit, Bardhi: Ballukut i dhanë 3 javë kohë, por afati skadoi appeared first on BoldNews.al.

❌
❌