Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 February 2026Main stream

UEFA dhe FIFA urojnë Agim Ademin për rizgjedhjen si president i FFK-së

5 February 2026 at 21:09


Shtëpitë e futbollit, UEFA dhe FIFA kanë dërguar letra në zyrën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për ta uruar presidentin Agim Ademi për rizgjedhjen si kryetar edhe për katër vite.

Ademi si kandidat i vetëm e siguroi edhe një mandat në krye të FFK-së, ku të gjithë e votuan, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim apo kundërshtim.

Urimet drejt Ademit kanë ardhur edhe nga shtëpitë e futbollit, që e kanë uruar për rizgjedhjen në krye.

“I nderuar presidenti Agim, jam i lumtur të ndaj urimet për rizgjedhjen tuaj si president i Federatës së Futbollit të Kosovës”.

“Rritja dhe zhvillimi me një ritëm shumë të qëndrueshëm janë qartësisht të dukshme si në futbollin e femrave ashtu edhe në futbollin e meshkujve, ku për herë të parë së shpejti do ta shohim përfaqësuesen kombëtare të garojë në “play-off” për një vend në Kupën e Botës, duke shënuar një moment vërtet të veçantë në kohën e duhur për futbollin në Kosovë”.

“Ju uroj gjithë të mirat, Agim, teksa hyni në kapitullin e radhës plot entuziazëm që ju pret përpara”, thuhet në letrën e presidentit të UEFA-s Aleksandr Ceferin.

Ndërsa, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino përpos Ademit, uroi edhe Komitetin Ekzekutiv, si dhe i falënderoi për kontributin e punës që po bëjnë në Kosovë.

“I nderuar z. President,

Ju lutem pranoni përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Do të isha mirënjohës nëse do t’i përcillnit gjithashtu urimet e mia edhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur bashkë me ju, ndërsa shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar për të gjitha përpjekjet tuaja, punën tuaj dhe kontributin e rëndësishëm në zhvillimin e sportit tonë dhe promovimin e vlerave të tij në Kosovë.

Ju dërgoj juve dhe ekipit tuaj urimet më të mira për këtë mandat të ri dhe shumë suksese për të gjitha sfidat që ju presin përpara. Pres me kënaqësi, i nderuar z. President, të vazhdojmë bashkëpunimin për rritjen dhe prosperitetin e futbollit në Kosovë në vitet në vijim”, thuhet në letrën e FIFA-s./Telegrafi


UEFA shkruan për rizgjedhjen e Agim Ademit si president i FFK-së

5 February 2026 at 18:08


UEFA ka raportuar menjëherë për rizgjedhjen e Agim Ademit në postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), pas mbajtjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor.

Në uebfaqen zyrtare të shtëpisë së futbollit evropian thuhet se Ademi është rizgjedhur për mandatin e tretë radhazi në krye të FFK-së, duke marrë mbështetje unanime nga delegatët e Kuvendit, i cili u mbajt të enjten.

Agim Ademi, që udhëheq Federatën e Futbollit të Kosovës që nga viti 2018, ka siguruar kështu një mandat të ri katërvjeçar.

UEFA thekson se kjo rizgjedhje konfirmon besimin ndaj punës së deritanishme dhe vazhdimin e angazhimit për zhvillimin dhe avancimin e futbollit në Kosovë.

Tutje, UEFA ka përcjellë edhe deklaratën e presidentit Ademi pas rizgjedhjes, ku ai ka vlerësuar mbështetjen e dhënë nga delegatët dhe rëndësinë e këtij besimi për të ardhmen.

“Vota e sotme është besim për mua dhe për ekipin tim, por mbi të gjitha është vlerësim për punën e bërë bashkërisht dhe përkrahje për rrugëtimin që na pret përpara”, ka deklaruar Ademi, cituar nga UEFA.

Me këtë mandat të ri, pritet që FFK të vazhdojë projektet e saj strategjike, me fokus në rritjen e cilësisë së garave, zhvillimin e futbollit të të rinjve dhe forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare./Telegrafi/

Zyrtare: Llapi përforcohet në sulm, transferon Fiton Ademin

5 February 2026 at 15:16


Llapi ka bërë goditjen e madhe në afatin kalimtar, duke njoftuar nënshkrimin e sulmuesit qendror, Fiton Ademi.

23-vjeçari i bashkohet Llapit nga gjiganti shqiptar në Maqedoninë e Veriut, KF Shkëndija Tetovë.

Ademi ka një CV të pasur për moshën e tij, duke përfshirë paraqitje në garat evropiane dhe titullin kampion me Shkëndijën sezonin e kaluar.

Sulmuesi i ri pritet të luajë një rol kyç në objektivat e KF Llapit për këtë sezon.

Njoftimi i plotë i klubit:

Klubi Futbollistik Llapi me kënaqësi njofton angazhimin e sulmuesit të qendrës, Fiton Ademi.

23-vjeçari ka firmosur kontratë me klubin tonë, e cila do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2028, dhe nga sot zyrtarisht bëhet pjesë e familjes bardhekaltër.

Ademi vjen te Llapi si kampion nga radhët e klubit Shkëndija, me të cilën në edicionin e kaluar ka fituar titullin kampion. Gjatë periudhës së tij te Shkëndija, sulmuesi ka regjistruar 69 paraqitje zyrtare, duke realizuar 16 gola dhe 9 asistime.


Në sezonin e fundit, Fiton Ademi ka zhvilluar paraqitje në garat evropiane, duke luajtur në kualifikimet e UEFA Champions League, Europa League dhe Conference League – arritje të rëndësishme për një futbollist vetëm 23-vjeçar. Me këtë përvojë, Ademi vjen në klubin tonë si një përforcim me vlera të larta, i gatshëm të kontribuojë menjëherë në realizimin e objektivave tona.

KF Llapi i uron Fiton Ademit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër. /Telegrafi/

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë

5 February 2026 at 13:29

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mori sot pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, zhvilluar në Prishtinë, një ngjarje me rëndësi të veçantë për qeverisjen dhe të ardhmen e futbollit në Kosovë.

Në këtë Kuvend, u rizgjodh president i FFK, Agim Ademi si dhe u zgjodhen 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, duke riafirmuar qëndrueshmërinë institucionale dhe vazhdimësinë e projekteve zhvillimore të federatës së kosovës.

Në fjalën e tij në cilësinë e zv.presidentit të UEFA-s, Duka vlerësoi progresin e ndjeshëm të bërë nga Federata e Kosovës gjatë katër viteve e fundit, duke theksuar se futbolli në Kosovë po ndërtohet mbi baza të qarta, të strukturuara dhe të qëndrueshme, në përputhje me standardet evropiane.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

5 February 2026 at 12:36


Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku është konfirmuar rizgjedhja e Agim Ademit në krye të federatës.

Ademi do të vazhdojë mandatin e tij për katër vite të tjera (2026–2030), duke marrë besimin e plotë të delegatëve.

Nga 52 delegatë, ai mori 52 vota pro, pa asnjë kundër apo abstenim.

“Të dashur delegatë, vota juaj sot është besim për mua dhe për ekipin tim. Vota juaj është vlerësim i punës që kemi bërë së bashku dhe përkrahje për të ardhmen,” deklaroi Ademi pas rizgjedhjes.

"Do të jem gjithmonë i gatshëm për ta ndihmuar futbollin", tha ndër të tjera Ademi. /Telegrafi/

Prezantohet fanella e re, Kosova do të vishet nga marka e njohur Adidas

5 February 2026 at 12:30


Federata e Futbollit të Kosovës nga ky vit do të vishet me fanellat e markës së njohur gjermane Adidas.

Këtë e ka konfirmuar presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi në Kuvendin Zgjedhor.

Ademi ka prezantuar fanellën e Dardanëve, teksa ka thënë se të gjitha ekipet nacionale do të vishen me Adidas.

"Ekipet tona nacionale nga ky vit do të vishen nga Adidas. Kjo është fanella e Kosovës dhe shpresoj që do të prezantohemi me të në SHBA", ka thënë Ademi. /Telegrafi/


Konflikti Pacolli–Ademi paralizon Aeroportin e Vlorës: Përplasja zhvendoset te Duty Free

By: admin
5 February 2026 at 10:04

Përplasja mes biznesmenëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi për kontrollin e Aeroportit të Vlorës ka tejkaluar kufijtë e një mosmarrëveshjeje aksionere dhe po shndërrohet në një konflikt të hapur që po bllokon funksionimin e një investimi strategjik për ekonominë dhe turizmin shqiptar.

Situata është përshkallëzuar pas një reagimi publik të shoqërisë MABCO Construction SA, e cila ka akuzuar administratorin aktual të Vlora International Airport se po lidh marrëveshje për dyqanet Duty Free dhe shërbime të tjera tregtare pa pasur autoritet ligjor. Sipas MABCO-s, që pretendon se zotëron 98 për qind të kapitalit të shoqërisë koncesionare, çdo kontratë e tillë është juridikisht e pavlefshme dhe e destinuar të rrëzohet në gjykatë, transmeton Albeu.com.

Në thelb të konfliktit qëndron beteja për aksionet dhe kontrollin e koncesionit. Valon Ademi pretendon se, mbi bazën e një marrëveshjeje dhe kontrate noteriale, zotëron 47 për qind të aksioneve, si rezultat i investimeve të kryera për ndërtimin e aeroportit. Ky pretendim kundërshtohet nga Behgjet Pacolli, i cili deklaron se nuk ka pranuar asnjë ndryshim në strukturën e pronësisë dhe se çdo veprim i ndërmarrë pa pëlqimin e aksionarit mazhoritar është i pavlefshëm.

Por përtej betejës ligjore dhe financiare, konflikti po prodhon pasoja konkrete në terren. Aeroporti i Vlorës, i konsideruar një nyje kyçe për zhvillimin e turizmit në jug të vendit, mbetet i bllokuar, ndërkohë që hapja e tij ishte paralajmëruar brenda një muaji. Çdo vonesë po rrezikon seriozisht sezonin turistik dhe po cenon drejtpërdrejt interesin publik.

Burime pranë çështjes pohojnë se raportet mes dy ortakëve kanë qenë të tensionuara edhe më herët, për shkak të “golave” të ndërsjellë në biznese të tjera, por përplasja aktuale ka marrë dimensione të reja dhe më shqetësuese.

Për herë të parë, në akuzat publike mes palëve janë përmendur edhe dyshime mbi përfshirjen e interesave ruse në këtë projekt, një element që e zhvendos konfliktin nga një çështje private në një problem me ndjeshmëri strategjike.

Në këtë kontekst, përplasja mes Pacollit dhe Ademit nuk shihet më thjesht si një betejë mes ortakësh, por si një faktor destabilizues për një investim të rëndësishëm kombëtar. Në mungesë të një ndërhyrjeje të shpejtë institucionale, ku shteti të marrë përgjegjësinë e vet, Aeroporti i Vlorës rrezikon të mbetet peng i interesave private të Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit, me kosto të drejtpërdrejta për turizmin, ekonominë dhe sigurinë e vendit. /albeu.com/

The post Konflikti Pacolli–Ademi paralizon Aeroportin e Vlorës: Përplasja zhvendoset te Duty Free appeared first on Albeu.com.

Sot vendoset për drejtimin e Federatës së Futbollit në Kosovë, Ademi drejt një mandati të ri

5 February 2026 at 09:10

PRISHTINË, 5 shkurt /ATSh/ Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet sot në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00. Sipas burimeve të KosovaPress, ngjarja nuk është e hapur për media, por do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalet zyrtare të FFK-së.

Ky kuvend zhvillohet pas shqetësimeve të ngritura nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit lidhur me standardet demokratike të procesit të kandidimit për president të FFK-së. MKRS ka theksuar se kërkesa për 15 nënshkrime mbështetëse për kandidaturë mund të kufizojë konkurrencën dhe hapësirën për garë të barabartë.

Ndërkohë, UEFA ka konfirmuar pranimin e letrës së MKRS-së, duke nënvizuar se çdo komunikim zyrtar duhet të zhvillohet përmes Federatës së Futbollit të Kosovës. Në përgjigjen e saj është përfshirë edhe letra e përbashkët e FIFA-s dhe UEFA-s, e cila konfirmon harmonizimin e statutit të FFK-së, ndërsa është theksuar se çdo diskutim i mëtejmë mund të bëhet vetëm pas mbajtjes së kuvendit. Burime nga MKRS kanë bërë të ditur se vetë kuvendi mund të zhvillohet në mënyrë legjitime dhe se nuk ekzistojnë pengesa për vazhdimin e tij.

Presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi, pritet të jetë kandidati i vetëm në këtë kuvend zgjedhor, me synimin për të fituar edhe një mandat tjetër katërvjeçar në krye të federatës.

/KosovaPress//r.e/

The post Sot vendoset për drejtimin e Federatës së Futbollit në Kosovë, Ademi drejt një mandati të ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, Agim Ademi drejt një mandati të ri si kryetar

5 February 2026 at 09:11


Sot, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Kjo ngjarje nuk do të jetë e hapur për media, por do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalet zyrtare të FFK-së në YouTube dhe Facebook.

Kohëve të fundit ka pasur zhurmë të madhe rreth këtij procesi, pasi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka ngritur shqetësime lidhur me standardet demokratike të procesit të kandidimit për postin e presidentit të FFK-së. Sipas MKRS-së, kërkesa për 15 nënshkrime mbështetëse për kandidaturë mund të kufizojë konkurrencën dhe mundësinë për një garë të barabartë.

Në anën tjetër, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ka konfirmuar pranimin e letrës së MKRS-së, duke theksuar se çdo komunikim zyrtar duhet të zhvillohet përmes FFK-së.

Në përgjigjen e saj është përfshirë edhe letra e përbashkët e FIFA-s dhe UEFA-s, e cila konfirmon harmonizimin e statutit të FFK-së. Gjithashtu është nënvizuar se çdo diskutim i mëtejmë mund të bëhet vetëm pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor.

Kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi, pritet të jetë kandidati i vetëm në këtë proces dhe sipas të gjitha gjasave do të sigurojë një mandat të ri në krye të federatës. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

By: Elva
3 February 2026 at 23:05

DASHI Keni kaluar javë intensive, pothuajse si një pistë me pengesa. Tani qielli kërkon vetëm një gjë nga ti: ngadalëso për të kuptuar se ku po shkon vërtet. Në punë, je i etur për shpengim, por ki kujdes nga shpërthimet nervore: jo të gjithë mund ta mbajnë ritmin tënd. Në dashuri, ata që janë në […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Shkurt 2026 appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Shkurt 2026

By: Elva
2 February 2026 at 23:01

DASHI Jeni në një fazë zgjimi emocional. Pas javësh që ndienit nevojën për të nxituar, për të provuar veten dhe për të pohuar veten, qielli tani po ju kërkon të bëni diçka ndryshe: të dëgjoni. Marsi ju bën energjikë, por edhe impulsivë, prandaj kini kujdes me fjalët tuaja, veçanërisht në dashuri. Në punë, ka një […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Shkurt 2026 appeared first on BoldNews.al.

Fundi i Janarit sjell surpriza të këndshme për tre shenja të zodiakut

By: Elva
30 January 2026 at 19:32

Janari 2026 po mbaron, por për disa shenja të zodiakut, viti sapo ka filluar të zbulojë aspektet e tij më bujare. Sipas tendencave astrologjike, tre shenja të zodiakut janë në një periudhë veçanërisht të favorshme, ku fati, intuita e duhur dhe mundësitë e papritura punojnë pothuajse në harmoni. Qofshin zhvillime financiare, vendime të zgjuara apo […]

The post Fundi i Janarit sjell surpriza të këndshme për tre shenja të zodiakut appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 30 Janar 2026

By: Elva
29 January 2026 at 22:59

Dashi Dita nis me energji të lartë dhe dëshirë për të vepruar, por yjet ju këshillojnë të mos lejoni që emocionet t’ju çojnë në vendime të nxituara. Në punë kërkohet maturi dhe vëmendje, sidomos në zgjedhje që ndikojnë në të ardhmen tuaj profesionale. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet impulsive. Në dashuri, sinqeriteti dhe […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Premte 30 Janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

Ademi: "Ligji i Karakamishevës" është regres i rrezikshëm dhe kthim para vitit 2001

29 January 2026 at 17:34


Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj draft-ligjit të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të ashtuquajturit “Ligji i Karakamishevës”, të hartuar nga OBRM-PDUKM dhe të mbështetur nga koalicioni VLEN.

Sipas Ademit, bëhet fjalë për një akt të pastër regresi politik dhe etnik, që përbën rrezik serioz për barazinë dhe për themelet e Marrëveshjes së Ohrit.

“Skandal mbi skandal. Kur mendon se kanë arritur fundin, ata gjejnë mënyrë të bien edhe më poshtë. Ky është një ligj për ta vajtuar, jo për ta votuar”, thekson Ademi.

Ai vlerëson se ligji në fjalë nuk garanton aspak përfaqësim të drejtë dhe adekuat, por përkundrazi e deformon atë. Sipas tij, draft-ligji: nuk parasheh kuota etnike, duke e kthyer vendin në realitetin para vitit 2001, kur shqiptarët përbënin vetëm 0.2 për qind të administratës shtetërore; nuk obligon institucionet të evidentojnë përkatësinë etnike gjatë punësimeve dhe avancimeve, duke hapur rrugë për diskriminim të legalizuar; nuk përmban asnjë mekanizëm sanksionues, çka e bën ligjin të pazbatueshëm dhe pa peshë reale.

Ademi rikujton se për vite me radhë qytetarëve u ishte thënë se “balancuesi” do të përmirësohej dhe do të rregullohej me ligj, ndërkohë që ai tashmë ishte i sanksionuar ligjërisht. Në draftin aktual, sipas tij, nuk ekziston asnjë zgjidhje reale që e operacionalizon politikën afirmative të garantuar me Amendamentin VI të Kushtetutës.

“Kjo është kthim brutal pas, para vitit 2001. Pa maska dhe pa turp. Edhe atëherë ‘cilësia’ ishte kriter, por në emër të saj u realizua diskriminimi i pashembullt ndaj shqiptarëve”, deklaron Ademi, duke kujtuar stigmatizimin dhe përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga institucionet.

Ai e cilëson këtë ligj si alarm kombëtar dhe u bën thirrje shqiptarëve që të reagojnë./Telegrafi/

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 janar 2026

By: Elva
28 January 2026 at 22:57

DASHI Yjet flasin për fillime të reja. Marsi ju bën impulsivë, të vendosur dhe ndonjëherë të paduruar. Për sa i përket punës, jeni të etur për ndryshim, për të provuar vlerën tuaj. Edhe mundësitë janë të shumta. Në dashuri, ata që janë në një lidhje duhet të sqarojnë keqkuptimet e vjetra. DEMI Sipas horoskopit të […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

Fitoi pronën në të tre shkallët e gjyqësorit, por ende s’e gëzon. Kalvari 25-vjeçar i qytetarit në Tiranë

By: armand
28 January 2026 at 21:13

Genc Huta nga zona e Ali Demit në Tiranë është një qytetar që, edhe pse fitoi pronën e tij në Gjykatën e Lartë, nuk arriti ta gëzojë për vite me radhë për shkak të mosveprimit të institucioneve shtetërore. Familja Huta ishte e pajisur me të gjithë dokumentacionin ligjor dhe certifikatën e pronësisë, por gjatë procesit […]

The post Fitoi pronën në të tre shkallët e gjyqësorit, por ende s’e gëzon. Kalvari 25-vjeçar i qytetarit në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e futbollit të ndërtuar anë e mban Kosovës

28 January 2026 at 17:02


Para katër vitesh, FFK kishte nisur një projekt, “Një fushë futbolli çdo 45 ditë”, dhe këtë projekt në vitet e fundit e përcjell me shumë sukses.

Në drejtimin e Agim Ademit, në mandatin e fundit katërvjeçar, ka ndëruar 34 fusha në anë e mbanë Kosovës.

Fusha futbolli janë ndërtuar në Prizren, Prishtinë, Suharekë, Ferizaj, Lipjan, Shtime, Rahovec, Dragash dhe qytete tjera.

Këto fusha, FFK i ka postuar në rrjetet sociale zyrtare, ku janë paraqitur të gjitha.

“Çdo 45 ditë nga një fushë. 34 fusha në 4 vite E ardhmja ndërtohet me investime reale në infrastrukturë. Fjalët kalojnë, puna e vërtetë mbetet”, shkruan FFK.


Shumë klube janë bërë me infrastrukturë shumë të mirë se sa që kishin, duke kontribuar në masovizimin e futbollit dhe mbarvatjen e garave. /Telegrafi/

‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës: Si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës

By: Ola Xama
27 January 2026 at 07:36

Më 20 prill 2021, kryeministri Edi Rama hoqi maskën e pandemisë dhe u ngjit në podium për të përshëndetur nënshkrimin e kontratës koncesionare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës – një bast elektoral i hershëm i tij, që po merrte jetë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Rama nuk e fshehu triumfin, ndërsa […]

The post ‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës: Si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës appeared first on Reporter.al.

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 27 janar 2026

By: Elva
26 January 2026 at 23:01

Dashi Energjia juaj marsiane më në fund po kanalizohet në drejtimin e duhur. Është një ditë pozitive për ata që duhet të përballen me një intervistë apo një diskutim të rëndësishëm. Horoskopi tregon se në dashuri ka rikuperim: çiftet që kanë kaluar një periudhë tensioni do të gjejnë një pikë takimi konstruktive. Në punë, shmangni […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Martë 27 janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Janar 2026

By: Elva
23 January 2026 at 22:56

DASHI  Je në një fazë zgjimi. Pas javësh që ndiheshe sikur duhej të luftoje kundër gjithçkaje dhe të gjithëve, qielli tani kërkon vetëm një gjë nga ti: zgjidh betejat e tua. Në punë, dëshira për të vërtetuar vlerën tënde kthehet, por ki kujdes nga shpërthimet e padurimit: jo të gjithë mund të të mbajnë ritmin. […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

❌
❌