Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 January 2026Main stream

Përmbytja e Durrësit ‘hap’ vende të reja pune, varkat kthehen në taksi (VIDEO)

By: Brisi
8 January 2026 at 14:25

Përmbytjet masive që kanë përfshirë qytetin Durrësit prej ditës së djeshme, kanë detyruar qytetarët të gjejnë mënyra alternative për të qarkulluar. Në një video të publikuar së fundmi në rrjete sociale, shihen disa burra duke negociuar me një pronar varkash, për tu siguruar lëvizjen në qytet, teksa rrugët e këtij të fundit janë të mbushura […]

The post Përmbytja e Durrësit ‘hap’ vende të reja pune, varkat kthehen në taksi (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Tejkalim kompetencash në diplomaci/ Çfarë fshihet pas veprimeve të Leonard Psilit

By: Brisi
8 January 2026 at 14:06

Leonard Psili, punonjës i Konsullatës Greke në Gjirokastër, ndodhet aktualisht në një procedurë gjyqësore që lidhet me shkelje të rënda të rregullave konsullore, ndërkohë që paralelisht emri i tij përmendet në akuza për veprimtari informuese pranë strukturave operative të policisë. Sipas të dhënave të referuara në dosjen gjyqësore, Psili dyshohet se është paraqitur si përfaqësues […]

The post Tejkalim kompetencash në diplomaci/ Çfarë fshihet pas veprimeve të Leonard Psilit appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet në vend/ Mblidhet nesër Komiteti i Emergjencave, çfarë pritet

By: Brisi
8 January 2026 at 13:55

Komiteti i Emergjenca pritet të mblidhet mëngjesin e së premtes (9 janar 2026), pas përmbytjeve masive që kanë përfshirë vendin. Mbledhja pritet të nisë në orën 8:30, ndërsa sipas raportimeve do të drejtohet nga Edi Rama. Mësohet se në të do të diskutohet situata e përmbytjeve masive në vend dhe masat që mund të merren […]

The post Përmbytjet në vend/ Mblidhet nesër Komiteti i Emergjencave, çfarë pritet appeared first on BoldNews.al.

Grabisnin banesa e dyqane, arrestohen dy hajdutët në Tiranë dhe Krujë

By: Brisi
8 January 2026 at 13:45

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë dhe Krujë, pasi akuzohen për grabitje. Në Tiranë është arrestuar 46-vjeçari E.M, pasi sipas policisë, dyshohet se ka kryer vjedhje në 2 muajit e fundit. Dyshohet se ai vodhi pajisje me vlerë 6 mijë euro në një dyqan, si dhe sende me vlerë dhe shuma parash në […]

The post Grabisnin banesa e dyqane, arrestohen dy hajdutët në Tiranë dhe Krujë appeared first on BoldNews.al.

SPAK do ta arrestojë, Balluku ‘show’ në zonat e përmbytura

By: Brisi
8 January 2026 at 13:33

ZV/kryeministrja Belinda Balluku dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë, është rishfaqur këtë të enjte në publik, për herë të parë që nga seanca në Kuvend më 19 nëntor të vitit të kaluar. Ndërkohë që SPAK kërkon ta arrestojë me argumentin se lënia e saj e lirë rrezikon të prishë provat e hetimeve që kanë […]

The post SPAK do ta arrestojë, Balluku ‘show’ në zonat e përmbytura appeared first on BoldNews.al.

‘Në krye të detyrës’/ Kush është 54-vjeçari që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës – EMRI

By: Brisi
8 January 2026 at 12:12

Astrit Hysenaj, 54-vjeç, është personi i cili humbi jetën si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Durrësit. Sipas Policisë, 54-vjeçari është gjetur pa shenja jete, në zonën e Plepave, teksa një ditë më parë ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij Ai punonte pranë ndërmarrjes komunale dhe dyshohet se ka humbur jetën në krye të […]

The post ‘Në krye të detyrës’/ Kush është 54-vjeçari që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës – EMRI appeared first on BoldNews.al.

PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Rama po mban peng procesin për Ballukun

By: Brisi
8 January 2026 at 11:58

Anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve janë paraqitur mesditën e kësaj të enjte në kryesinë e Kuvendit, ku kanë kërkuar që të zhvillohet mbledhja për imunitetin e Belinda Ballukut. Por pavarësisht kërkesës së tyre edhe ditën e sotme mbledhja nuk është zhvilluar pasi pala socialiste nuk është paraqitur. Në një deklaratë për mediat, demokratët thonë […]

The post PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Rama po mban peng procesin për Ballukun appeared first on BoldNews.al.

Lumi Vjosa del nga shtrati, urdhërohet evakuimi i banorëve në Novoselë

By: Brisi
8 January 2026 at 11:38

Emergjencat Civile kanë kërkuar këtë të enjte, evakuimin e menjëhershëm të banorëve të Novoselës, si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq. Sipas raportimeve, si pasojë e reshjeve, lumi Vjosë ka dalë nga shtrati dhe rritja e nivelit të ujit është kthyer në kërcënim për jetën e qytetarët. “Si pasojë e situatës së […]

The post Lumi Vjosa del nga shtrati, urdhërohet evakuimi i banorëve në Novoselë appeared first on BoldNews.al.

Fermerët grekë nuk i ndalin protestat, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë

By: Brisi
8 January 2026 at 11:19

Aksi Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish ditën e sotme për shkak të protestës së fermerëve grekë. Raportohet se aksi do të jetë i bllokuar për 48 orë duke filluar nga ora 12:00 me orën greke, ndërsa do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. “Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së […]

The post Fermerët grekë nuk i ndalin protestat, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë appeared first on BoldNews.al.

Skanimi i IHD-ve/ Dhoma Amerikane: Nuk përputhet me legjislacionin e BE-së! Krijon pasiguri te investitorët

By: Brisi
8 January 2026 at 11:07

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka reaguar në lidhje me projektvendimin e Këshillit të Ministrave mbi skanimin e investimeve të huaja. Në një reagim zyrar, AmCham argumenton se drafti në fazë konsultimi paraqet një seri problemesh pasi nuk është plotësisht i përputhur me legjislacionin e BE-se dhe nuk garanton transparencë të mjaftueshme në procesin e shqyrtimit […]

The post Skanimi i IHD-ve/ Dhoma Amerikane: Nuk përputhet me legjislacionin e BE-së! Krijon pasiguri te investitorët appeared first on BoldNews.al.

Çështja “Balluku” dhe “AKSHI”/ Raporti me drejtësinë e vendos Ramën ‘mes dy zjarresh’

By: Brisi
8 January 2026 at 09:31

Kryeministri Edi Rama e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë së tij po përballen me akuza penale. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama ironizoi dhe relativizoi akuzat e ngritura ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshës jetëgjatë […]

The post Çështja “Balluku” dhe “AKSHI”/ Raporti me drejtësinë e vendos Ramën ‘mes dy zjarresh’ appeared first on BoldNews.al.

Maliqi nxjerr PAMJET: Kuçova nën pushtetin e ujit, Hajdari bën show e propagandë

By: Brisi
8 January 2026 at 09:12

Drejtuesi politik i PL-së për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka reaguar në lidhje me përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq që pushtoi vendin ditët e fundit. Në një postim në rrjete sociale, Maliqi ka ndarë foto nga zona Tapi-Kuçovë e cila është përmbytur nga shirat, teksa shkruan se kjo është hera e dytë […]

The post Maliqi nxjerr PAMJET: Kuçova nën pushtetin e ujit, Hajdari bën show e propagandë appeared first on BoldNews.al.

Dimri mbërthen Evropën/ Kaos në trafik nga bora dhe ngricat

By: Brisi
8 January 2026 at 08:53

Reshje të dendura bore dhe temperaturat me ngrica po shkaktojnë probleme në mbarë Europën. Në Holandë në aeroportin e Amsterdamit Schiphol u anuluan mbi 700 fluturime gjatë dy ditëve të fundit. Mbi 1.000 pasagjerëve u është dashur të kalojnë natën në aeroport duke fjetur në dyshekë palosës, sikurse njofton aeroporti në faqen e vet të […]

The post Dimri mbërthen Evropën/ Kaos në trafik nga bora dhe ngricat appeared first on BoldNews.al.

Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Korça e Pogradeci/ Problematika në disa bashki

By: Brisi
8 January 2026 at 08:45

Mëngjesi i kësaj të enjteje e ka gjetur juglindjen e vendit nën reshje dëbore, me intensitet nga i ulët në mesatar. Reshjet janë të pranishme në të gjitha bashkitë e qarkut Korçë, ndërsa intensiteti më i lartë raportohet në Dardhë, Voskopojë, Ersekë dhe në Qafë Thanë. Sipas raportimeve, aktualisht, në Qafë Thanë po punohet me […]

The post Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Korça e Pogradeci/ Problematika në disa bashki appeared first on BoldNews.al.

Shkrumbohet nga flakët bujtina në Pogradec

By: Brisi
8 January 2026 at 08:30

Një bujtinë është përfshirë nga flakët pas mesnatës në Mëmlisht të Pogradecit. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur rreth orës, 02:25 dhe ka qënë pronari ai i cili ka pikasur zjarrin dhe ka njoftuar forcat zjarrfikëse. Këto të fundit kanë izoluar flakët duke shmangur përhapjen e zjarrit në ambientet e tjera të objektit. Si pasojë e […]

The post Shkrumbohet nga flakët bujtina në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 8 janar/ Me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

By: Brisi
8 January 2026 at 08:22

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 104 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 8 janar/ Me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Paralizohet aksi Cërrik-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

By: Brisi
7 January 2026 at 15:21

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka paralizuar qarkullimin e automjeteve në aksin Cërrik-Elbasan. Sipas raportimeve, radhë kilometrike automjetesh janë krijuar në zonën e kryqëzimit të Cërrikut, ku drejtuesit e mjeteve raportojnë pritje në trafik prej më shumë se 1 ore. Kjo situatë është e përsëritur prej disa ditësh, duke shkaktuar vështirësi për […]

The post Paralizohet aksi Cërrik-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh appeared first on BoldNews.al.

Trump nuk i ndal goditjet në Venezuelë, sekuestron një tjetër cisternë nafte

By: Brisi
7 January 2026 at 15:02

SHBA-të kanë deklaruar këtë të mërkurë se kanë sekuestruar një  tjetër cisternë të madhe nafte pranë brigjeve të Venezuelës. Tankeri i naftës Marinera është siguruar dhe është nën monitorimin e SHBA-së, sipas një zyrtari amerikan, raportojnë mediat e huaja. Sipas raportimeve, Departamenti i Sigurisë Kombëtare udhëhoqi operacionin me mbështetjen e ushtrisë amerikane. Kujtojmë se anija […]

The post Trump nuk i ndal goditjet në Venezuelë, sekuestron një tjetër cisternë nafte appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet në Durrës/ Banorët e Kënetës në protestë: Na kanë lënë në mëshirë të fatit

By: Brisi
7 January 2026 at 14:46

Një grup banorësh të zonës së Kënetës kanë protestuar këtë të mërkurë pasi banesat e tyre janë përmbytur nga uji. Sipas tyre, situata është përkeqësuar orët e fundit, ndërsa mungon çdo ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse. Banorët shprehen se kanalet kulluese janë të bllokuara, duke bërë që uji të mos tërhiqet dhe të arrijë deri në […]

The post Përmbytjet në Durrës/ Banorët e Kënetës në protestë: Na kanë lënë në mëshirë të fatit appeared first on BoldNews.al.

Sërish rrëshqitje dherash në Qukës-Qafë Plloçë/ Aksi i florinjtë i Ballukut ‘me 1 korsi’

By: Brisi
7 January 2026 at 14:38

Të tjera problematika serioze janë regjistruar këtë të mërkurë, në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë që ka kushtuar plot 260 mln euro. Pas aksidentit të ndodhur disa orë më parë, ku një mjet u godit nga një masiv dherash në momentin e daljes nga tuneli, një tjetër rrëshqitje dherash ka ndodhur duke bllokuar njërën prej korsive […]

The post Sërish rrëshqitje dherash në Qukës-Qafë Plloçë/ Aksi i florinjtë i Ballukut ‘me 1 korsi’ appeared first on BoldNews.al.

❌
❌