Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 January 2026Main stream

800 mijë raste gripi në një javë në Itali, spitalet pa kapacitet

By: Elva
8 January 2026 at 17:52

Italia po përballet me një valë të fortë gripi sezonal, e cila ka arritur nivelet më të larta të përhapjes së viteve të fundit. Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar rreth 800 mijë raste të reja, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se infektime të tjera pritet të shtohen me rihapjen e shkollave. Spitalet dhe shërbimet e […]

The post 800 mijë raste gripi në një javë në Itali, spitalet pa kapacitet appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Situata nga gripi në vend/ ISHP: Mbi 13 mijë raste në javë! Ja kur pritet të jetë ‘piku’ i epidemisë

By: Brisi
6 January 2026 at 17:39

Instituti i Shëndetit Publik, deklaron se aktualisht jemi në një aktivitet mesatar të qarkullimit të gripit në vend. 13 mijë raste raportohen të prekur vetem javën e parë të janarit, por sipas specialistëve shifrat janë shumë më të larta pasi jo të gjithë i drejtohen qendrave shëndetësore. Artan Simaku, specialist i ISHP, deklaron për A2 CNN […]

The post Situata nga gripi në vend/ ISHP: Mbi 13 mijë raste në javë! Ja kur pritet të jetë ‘piku’ i epidemisë appeared first on BoldNews.al.

Situata nga gripi, ISHP: Mbi 13 mijë raste në javë

By: redi
6 January 2026 at 17:30

Jemi në sezonin e gripit dhe Instituti i Shëndetit Publik, gjatë prezantimit të buletinit javor, deklaron se aktualisht jemi në një aktivitet mesatar të qarkullimit të tij. 13 mijë raste raportohen të prekur vetem javën e parë të janarit, por sipas specialistëve shifrat janë shumë më të larta pasi jo të gjithë i drejtohen qendrave shëndetësore. Artan Simaku deklaron se në këtë periudhe gripi…

Source

Përhapen variante të reja të gripit, mjekët apel: Shmangni mbipopullimet

By: Brisi
5 January 2026 at 15:49

Pas festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, janari nis me rritje të sëmundshmërisë nga gripi. Ditët e para të 2026 kanë rritur infektimet në popullatë, kryesisht nga gripi i stinës por dhe virozat e tjera në qarkullim. Për mjekët është një situatë e pritshme që ndodh çdo fillimvit, për shkak të  grumbullimeve të ndryshme, […]

The post Përhapen variante të reja të gripit, mjekët apel: Shmangni mbipopullimet appeared first on BoldNews.al.

A vuani nga kolla? Ky përbërës natyral mund t'ju lehtësojë simptomat

31 December 2025 at 08:24


Nëse keni kollë natën që po ju vështirëson gjumin, nuk ka nevojë të përdorni menjëherë ilaçe. Ka mënyra të thjeshta dhe natyrale që mund ta lehtësojnë kollën dhe ta bëjnë frymëmarrjen më të lehtë, pa përdorur ilaçe ose shurupe të forta.

Një kollë mund të jetë produktive, kur trupi nxjerr mukus, ose e thatë, kur shkakton acarim të fytit. Për të dyja llojet, ekzistojnë qasje të ndryshme që mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.

Ilaçet natyrale shpesh funksionojnë mirë, dhe qumështi i ngrohtë me mjaltë është veçanërisht efektiv, pasi qetëson fytin e irrituar dhe e bën frymëmarrjen më të lehtë. Mund të bëni edhe çaj të ngrohtë me mjaltë, i cili qetëson më tej fytin dhe zvogëlon acarimin. Pushimi i rregullt është gjithashtu i rëndësishëm, pasi trupit i duhet kohë për t'u rikuperuar dhe për të shtypur kollën vetë.

Lëngjet e ngrohta, tabletat pa sheqer dhe thithja me avull mund ta mbajnë më tej fytin tuaj të lagësht dhe ta bëjnë frymëmarrjen më të lehtë. Është normale që kolla të zgjasë për disa javë pas një ftohjeje, kështu që durimi dhe kujdesi i duhur për fytin janë thelbësore.

Një kombinim i pushimit, pijeve të ngrohta dhe mjeteve natyrale shpesh prodhon rezultate të ngjashme me ato të ilaçeve, por pa efektet anësore ose rrezikun e varësisë.

Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni kur jeni të sëmurë

29 December 2025 at 09:59


Kur ndiheni keq, keni ftohje, grip ose probleme me tretjen, shpesh merrni shumë këshilla se çfarë të hani për t'ju ndihmuar të shëroheni më shpejt. Megjithatë, jo të gjitha ushqimet janë të mira në këto kohë.

Disa ushqime që përndryshe janë të shëndetshme mund të përkeqësojnë simptomat dhe ta bëjnë shërimin më të vështirë. Ja disa ushqime që duhen shmangur dhe çfarë duhet të hani në vend të tyre.

Shmangni arrat dhe brokolin. Ndërsa janë ushqyese, ato janë të pasura me yndyrë dhe fibra, të cilat mund të ushtrojnë një ngarkesë shtesë në sistemin tretës kur trupi dobësohet. Në vend të kësaj, hani speca të kuq dhe kërpudha. Specat e kuq janë të pasur me vitaminë C dhe antioksidantë të fuqishëm, ndërsa kërpudhat ndihmojnë sistemin imunitar.

Shmangni perimet e forta dhe frutat agrume pasi ato mund ta irritojnë më tej fytin. Zgjidhni vezët dhe mjaltin në vend të tyre. Vezët janë të lehta për t’u gëlltitur dhe përmbajnë vitamina dhe minerale që forcojnë imunitetin, ndërsa mjalti lehtëson irritimet dhe mund të zvogëlojë kollën.

Shmangni produktet e qumështit dhe fasulet, pasi ato mund ta ngarkojnë më tej sistemin tretës dhe të përkeqësojnë simptomat. Zgjidhni në vend të tyre bollgur, oriz të bardhë dhe banane. Bollguri dhe orizi janë të butë për stomakun dhe ndihmojnë në rregullimin e jashtëqitjes, ndërsa bananet plotësojnë kaliumin e humbur dhe nxisin ekuilibrin e baktereve të mira në zorrë.

A vuani nga hundët e bllokuara? Mund t’i lehtësoni simptomat me këtë metodë natyrale

29 December 2025 at 08:36


Me ardhjen e dimrit dhe rënien e temperaturave, gjithnjë e më shumë njerëz po përballen me probleme të frymëmarrjes, siç janë hundët e bllokuara, kolla, dhimbja e fytit dhe vështirësia në frymëmarrje.

Në periudhën kur ftohjet dhe infeksionet virale janë më të shpeshta, shumë njerëz po përdorin metoda të thjeshta, por të provuara natyrale, për të lehtësuar simptomat. Njëra prej tyre është inhalimi natyral, i cili është përdorur prej vitesh për të ndihmuar me problemet e sinuseve dhe të frymëmarrjes.

Thithja e avujve të ujit të ngrohtë ndihmon në hollimin e mukusit të akumuluar në hundë dhe sinuse, duke e bërë më të lehtë nxjerrjen e tij. Në të njëjtën kohë, ënjtja e mukozës zvogëlohet, gjë që kontribuon në frymëmarrje më të lehtë. Avulli i ngrohtë përmirëson qarkullimin në traktin respirator, dhe duke shtuar përbërës natyralë si kripa, kamomili ose vajra esencialë, efekti i thithjes mund të jetë edhe më i theksuar.

Kjo metodë nuk kërkon pajisje speciale dhe procedura mund të kryhet lehtësisht në shtëpi. Ju nevojiten:

1 deri në 2 litra ujë të vluar;

Një lugë çaji kripë deti ose e zakonshme e tryezës;

Nëse dëshironi, mund të shtoni kamomil, sherebelë, gjethe dafine ose disa pika vaj esencial eukalipt ose mente.

Uji i nxehtë duhet të hidhet në një tas, të shtohen përbërësit e përzgjedhur dhe pastaj të përkulet mbi avull në një distancë të sigurt. Këshillohet që koka të mbulohet me një peshqir për të ruajtur nxehtësinë. Avulli thithet ngadalë përmes hundës dhe gojës për pesë deri në dhjetë minuta.

Pas përfundimit të thithjes, këshillohet të qëndroni në një zonë të ngrohtë për të paktën 15 minuta dhe të fryni hundën butësisht nëse është e nevojshme.

Edhe pse konsiderohet një metodë e sigurt, është e rëndësishme t'i kushtohet vëmendje temperaturës së avullit për të shmangur djegiet. Thithja nuk rekomandohet për fëmijët e vegjël pa këshillën e mjekut, ndërsa personat me sëmundje kronike të frymëmarrjes, si astma ose bronkiti kronik, duhet gjithashtu të konsultohen paraprakisht me një mjek.

Gripi i stinës, agresiv me fëmijët/ Mjekët: Ka dyshime për nënvariantin e ri që është shfaqur në disa vende

27 December 2025 at 14:32

SHQIPËRI- Gripi po shfaqet agresiv tek fëmijët në këtë periudhë. Temperatura e lartë, rezistente dhe që zgjat në kohë, po karakterizon viruset në qarkullim. Rëndimi i gjendjes shëndetësore ka bërë që, sipas mjekëve, shumë fëmijë të kenë nevojë për trajtim në spital.

“Bën përshtypje tek rastet me influenza A një temperaturë e lartë prej ditësh, 39-40 gradë Celsius, që bëhet shumë shqetësuese për prindërit, natyrisht që vijnë në urgjencë dhe të shqetësuar për të ulur temperaturën, e cila mund të vazhdojë për ditë me radhë. Shpesh herë, në analizat e gjakut dhe ato biokimike që janë bërë dhe këtu në QSUT, ka rezultuar me prova të mëlçisë pak të rritura. Shpesh dhe me diarre dhe të vjella, mosushqyerje prej ditësh që mund të shqetësojë prindërit, deri në aplikimin e perfuzioneve; shpesh herë edhe konvulsione febrile, pra atë sëmundjen e tokës që e quajnë njerëzit shkaktuar nga temperatura, që në vetvete nuk është sëmundje, por pasojë e temperaturës”

Pediatrit i bëjnë thirrje prindërve të shtojnë kujdesin, pasi nuk kanë munguar as komplikacionet shëndetësore.

“Këtu flasim për infeksione sekondare në terren të një viroze, siç mund të jetë një bronkopneumoni, tonsilitë, pneumoni, që kanë kërkuar mjekim intrahospitalier, ndoshta mjekim venoz për një periudhë kohe derisa të stabilizohet”

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar praninë e gripit të tipit A, por jo nënvariantin K të Ah3n2, që ka shqetësuar shumë shtete në botë. Ndërkohë, sipas mjekëve, bashkë me gripin në qarkullim janë edhe viruse të tjera me shenja të ngjashme klinike, si COVID dhe virusi respirator syncyntial, që ka prekur më tepër bebet deri në nëntë muaj. Prandaj në këtë periudhë festash mjekët këshillojnë për të mos ekspozuar fëmijët në ambiente me shumë njerëz.

“Kur ka grup fëmijësh ku ka grumbullime dhe ku ka njerëz të sëmurë, është probabiliteti të marrin infeksione; menaxhimi i kësaj situate është në dorë të prindërve…”

Kam një fëmijë 4 muaj që është pozitiv me influenzë A, por menaxhimi nuk është njësoj; është më i pambrojtur, delikat, s’ka kryer ciklin e vaksinimit. I vogli s’ka ku e merr veç familjarëve dhe mjediseve ku kanë qenë.

Në këtë periudhë të vitit, fluksi i pacientëve në spitale dhe qendra shëndetësore, sipas mjekëve, është shtuar. Megjithëse vala e të prekurve nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes po rritet, sipas Institutit të Shëndetit Publik ende nuk ka arritur kulmin./abcnews.al

Teste të rreme për COVID-19 dhe grip po qarkullojnë në të gjithë Evropën

20 December 2025 at 20:30


Agjencia Spanjolle për Barnat dhe Produktet Shëndetësore (Agencia Espanola de Medicamentos y Productos Sanitarios) është njoftuar nga autoritetet portugeze në lidhje me qarkullimin e testeve të falsifikuara që kombinojnë zbulimin e COVID-19 dhe gripit.

Produkti origjinal u prodhua nga Safecare Biotech, me seli në Hangzhou (Kinë), por njësitë e zbuluara mbajnë numrin e serisë FCO24090516, të cilin kompania e ka deklaruar si të falsifikuar.

Edhe pse AEMPS ka nisur një hetim për të gjurmuar shpërndarjen në Spanjë, deri më tani nuk ka prova që këto njësi të manipuluara kanë arritur në farmaci ose distributorë në vend, shkruan euronews.

Ekzistojnë versione legjitime të të njëjtit test me të njëjtën referencë (FCO-6032), gjë që e ndërlikon identifikimin e menjëhershëm vizual.

Autoritetet këmbëngulin që këto produkte duhet të blihen vetëm nga farmacitë.

Përndryshe, nuk ka garanci për origjinën, kushtet e ruajtjes apo këshilla profesionale.

Nëse dikush ka një test të tillë në shtëpi, këshilla është e qartë: mos e përdorni.

Falsifikimi i pajisjeve mjekësore nuk është një problem i vogël.

Këto pajisje janë të dizajnuara për të marrë vendime në lidhje me shëndetin personal dhe kolektiv, dhe një rezultat i gabuar mund të çojë në infeksione të pazbuluara ose trajtim të panevojshëm. /Telegrafi/

OBSH: Supergripi përfshin Evropën, kulmi pritet në fund të dhjetorit

By: Elva
18 December 2025 at 09:13

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për një rritje të ndjeshme të rasteve të gripit në Evropë, të nxitura nga një variant i ri dominues i virusit, duke vënë nën presion serioz sistemet e kujdesit shëndetësor në disa vende të Bashkimit Evropian. Sipas OBSH-së, të paktën 27 nga 38 vendet e rajonit evropian raportojnë aktivitet […]

The post OBSH: Supergripi përfshin Evropën, kulmi pritet në fund të dhjetorit appeared first on BoldNews.al.

OBSH: “Supergripi” do të shkaktojë presion serioz mbi Bashkimin Europian

By: V K
18 December 2025 at 09:36

Një rritje e ndjeshme e rasteve të gripit të shkaktuara nga një lloj i ri dominues i virusit po përfshin Evropën, duke i vënë sistemet e kujdesit shëndetësor në disa vende nën një presion të rëndë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH-ja tha të mërkurën se të paktën 27 nga 38 vendet në rajonin e saj evropian raportuan “aktivitet të lartë ose shumë të lartë të gripit”, me më shumë se gjysmën e pacientëve me simptoma të gripit që rezultuan pozitivë në gjashtë vende, përfshirë Irlandën, Serbinë, Slloveninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Sezoni i gripit kishte filluar rreth katër javë më herët se vitet e kaluara, tha OBSH-ja, dhe u bëri thirrje njerëzve të kufizojnë transmetimin duke u vaksinuar, duke qëndruar në shtëpi nëse ndihen keq dhe duke mbajtur maskë në vende publike nëse kanë simptoma të frymëmarrjes.

OBSH-ja tha se varianti i ri i gripit sezonal – nëntipi A(H3N2) K – ishte shkaku i infeksioneve, duke përbërë deri në 90% të të gjitha rasteve të konfirmuara të gripit në rajonin evropian, por shtoi se nuk kishte prova që të sugjeronin se po shkaktonte sëmundje më të rëndë.

Hans-Henri Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropën, tha:Gripi ndodh çdo dimër, por këtë vit është pak më ndryshe. Ai tregon se si një ndryshim i vogël gjenetik në virusin e gripit mund të ushtrojë presion të madh në sistemet tona shëndetësore”.

Kluge theksoi gjithashtu rrezikun e dezinformimit.

“Është thelbësore në klimën aktuale të kërkohet informacion i besueshëm nga burime të besueshme, siç janë organizatat kombëtare të shëndetit dhe OBSH-ja”, tha ai.

“Në një sezon të vështirë gripi, informacioni i besueshëm dhe i bazuar në prova mund të jetë shpëtues”.

OBSH tha se të dhënat e hershme nga Mbretëria e Bashkuar, konfirmuan se vaksina kundër gripit uli rrezikun e sëmundjeve të rënda nga lloji A(H3N2), megjithëse mund të mos parandalojë infeksionin, dhe tha se vaksinimi mbeti hapi më i rëndësishëm parandalues.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata që janë në rrezik më të lartë, përfshirë të moshuarit, ata me probleme shëndetësore, gratë shtatzëna dhe fëmijët”, tha ai.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor, janë gjithashtu një grup prioritar për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe shëndetin e pacientëve të tyre.

“Ashtu si në raste të tjera, fëmijët në moshë shkollore janë agjentët kryesorë të përhapjes në komunitet”, shtoi ai.

“Megjithatë, të rriturit e moshës 65 vjeç e lart përbëjnë shumicën e rasteve të rënda që kërkojnë shtrim në spital”.

Kluge tha se sezoni i gripit pritet të arrijë kulmin në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit.

“Sezoni aktual i gripit, ndonëse i rëndë, nuk përfaqëson nivelin e emergjencës globale me të cilën u përballëm gjatë pandemisë Covid-19”, tha ai, duke shtuar: “Sistemet tona shëndetësore kanë dekada përvojë në menaxhimin e gripit, kemi vaksina të sigurta që përditësohen çdo vit dhe kemi një manual të qartë të masave mbrojtëse që funksionojnë”.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) i Britanisë, tha javën e kaluar se po përgatitej për një nga dimrat më të këqij të regjistruar ndonjëherë, mes presionit në rritje mbi klinikat, spitalet dhe shërbimet e ambulancës.

Instituti Robert Koch në Gjermani, tha se sezoni i gripit në vend kishte filluar dy deri në tre javë më parë.

The post OBSH: “Supergripi” do të shkaktojë presion serioz mbi Bashkimin Europian appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i OBSH: Pritet rritje e shpejtë të variantit të ri të virusit H3N2

17 December 2025 at 16:22

 Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi lidhur me rritjen e shpejtë të një varianti të ri të virusit H3N2, i njohur si “gripi që ka shënuar mutacion”.

Ghebreyesus e bëri këtë deklaratë në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X.

Ai thotë se sezoni vjetor i gripit është aktualisht duke u zhvilluar në hemisferën veriore. “Edhe pse nivelet globale të aktivitetit të gripit janë brenda intervalit normal, që nga gushti OBSH në shumë vende ka vërejtur rritje të shpejtë në viruset e emërtuar si ‘nënklasa K’ e virusit H3N2 influenza. Edhe pse të dhënat nuk tregojnë rritje të ashpërsisë së sëmundjes, ato tregojnë për një mutacion të rëndësishëm në këtë nënklasë të viruseve H3N2”, tha Ghebreyesus.

Sipas tij, vaksinat janë jetike, veçanërisht për personat me rrezik të lartë të ndërlikimeve të gripit dhe ata që kujdesen për ta.

Profesori i asociuar dr. Muhammed Emin Demirkol, drejtor i përgjithshëm i Shëndetit Publik në Ministrinë turke të Shëndetësisë tha se virusi i gripit H3N2 që përhapet në Evropë nuk përbën ndonjë rrezik për Turqinë. “Ky është një variant i pritur natyrshëm. Virusi influenza vjen çdo dit duke pësuar mutacion”, tha ai.

OBSH thotë se lloji i ri i gripit po ushtron presion të madh mbi kujdesin shëndetësor në të gjithë Evropën

17 December 2025 at 17:05


Një rritje intensive e rasteve të gripit të shkaktuara nga një lloj virusi i ri dominues po përfshin Evropën, duke i vënë sistemet e kujdesit shëndetësor në disa vende nën presion të rëndë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH-ja tha të mërkurën se të paktën 27 nga 38 vendet në rajonin e saj evropian po raportonin "aktivitet të lartë ose shumë të lartë të gripit", me më shumë se gjysmën e pacientëve me simptoma të ngjashme me gripin që rezultuan pozitivë në gjashtë vende, përfshirë Irlandën, Serbinë, Slloveninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo tha se sezoni i gripit kishte filluar afërsisht katër javë më herët se në vitet e kaluara dhe i nxiti popullatat të frenonin transmetimin duke u vaksinuar, duke qëndruar në shtëpi nëse nuk ndihen mirë dhe duke mbajtur maskë në publik nëse kishin simptoma të frymëmarrjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

OBSH-ja theksoi se varianti i ri i gripit sezonal - A(H3N2) K - po shkaktonte infeksionet, duke përbërë deri në 90% të të gjitha rasteve të konfirmuara të gripit në rajonin evropian, por shtoi se nuk kishte prova se po shkaktonte sëmundje më të rëndë.

Hans Henri Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, tha: “Gripi shfaqet çdo dimër, por këtë vit është pak më ndryshe. Tregon se si vetëm një ndryshim i vogël gjenetik në virusin e gripit mund të ushtrojë presion të madh në sistemet tona shëndetësore”.

Kluge theksoi gjithashtu rrezikun e keqinformimit dhe dezinformimit.

“Është jetike në klimën aktuale të kërkojmë informacion të besueshëm nga burime të besueshme si agjencitë kombëtare të shëndetit dhe OBSH-ja”, vuri në pah ai.

Sipas tij, “në një sezon sfidues gripi, informacioni i besueshëm dhe i bazuar në prova mund të jetë shpëtimtar”.

OBSH tregoi se të dhënat e hershme nga Mbretëria e Bashkuar konfirmuan se vaksina e gripit uli rrezikun e sëmundjes së rëndë nga lloji A(H3N2), megjithëse mund të mos parandalojë infeksionin, dhe tha se vaksinimi mbeti hapi më i rëndësishëm parandalues.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata me rrezik më të lartë, duke përfshirë personat e moshuar, ata me sëmundje themelore, gratë shtatzëna dhe fëmijët”.

Punonjësit e shëndetësisë ishin gjithashtu një grup prioritar për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe atë të pacientëve të tyre.

“Ashtu si në stinët e tjera, fëmijët në moshë shkollore janë nxitësit kryesorë të përhapjes në komunitet”, shtoi ajo. “Megjithatë, të rriturit e moshës 65 vjeç e lart përbëjnë shumicën e rasteve të rënda që kërkojnë shtrim në spital”.

Kluge tha se sezoni i gripit pritej të arrinte kulmin në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit.

“Sezoni aktual i gripit, megjithëse serioz, nuk përfaqëson nivelin e emergjencës globale që u përballëm gjatë pandemisë Covid-19”, tha ai, duke shtuar: “Sistemet tona shëndetësore kanë dekada përvojë në menaxhimin e gripit, kemi vaksina të sigurta që përditësohen çdo vit dhe kemi një manual të qartë masash mbrojtëse që funksionojnë”. /Telegrafi/

Shtohen rastet e gripit/ Mjekët: Mbi 12 mijë raste në javë, por larg pragut të epidemisë

By: xhir jeta
17 December 2025 at 15:30

Në Shqipëri vala e të prekurve nga gripi dhe infeksionet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes po vjen në rritje.  Javën e fundit sipas Instituti të Shëndetit Publik rreth  12 mijë persona të të gjitha moshave kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendra shëndetësore dhe spitale.

“Ka filluar një trend në rritje qoftë i rasteve të gripit dhe numri i rasteve me infeksione respiratore të  sipërme dhe të poshtme që janë një indikator i qarkullimit të gripit në vend. Janë rreth 12 mijë raste të infeksioneve respiratore, por jemi shumë larg pragut epidemik që arrihet nga fundi janarit dhe fillimi i shkurtit.”

Në  laboratorin e virologjisë janë janë zbuluar raste me të dy nëntipet e gripit atë   Ah1n1 dhe Ah3n2.   Nënvarianti K I këtij të fundit  që ka shqetësuar shumë shtete në botë për shkak të agresivitetit dhe përhapjes më të shpejtë  sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik  nuk është identifikuar ende në vendin tonë.

“Ka një qarkullim barabartë dhe AH1 dhe AH3. Variant K  akoma jo. S’ka vend për panik është grip i zakonshëm dhe këto mutacionet e vogla ndodhin çdo vit me viruset e gripit,  por klinika është pak a shumë si çdo vit tjetër.

Ajo që është kryesore është temperatura e lartë që dallon gripin dhe nga virozat e tjera, dhimbje muskulare, kollë rrjedhje hundësh lotim syshë dhe dobësi e theksuar e organizmit. 

Nuk ka raste të rënda për momentin, por në javët të vijim me prirjen në rritje parashikohet dhe rritje e shtrimeve në spital dhe terapi intensive prandaj theksohet me forcë vaksinimi.

Në prag të festave specialistët apelojnë për të shmanguar grumbullimet dhe  për të kontaktuar mjekun e familjes me shfaqjen e shenjave të para të gripit për të vlerësuar gjendjen shëndetësore dhe për të  marrë trajtimin e duhur./abcnews.al

Gripi më infektues, Varianti K po gjunjëzon sistemet shëndetësore në disa vende

By: Elva
9 December 2025 at 15:39

Një valë e re gripi po përhapet me shpejtësi në disa shtete të botës, duke shkaktuar rritje të ndjeshme të rasteve të infektimit dhe shtim të shtrimeve në spitale. Bëhet fjalë për mutacionin e virusit AH3N2, të njohur tashmë si “varianti K”, i cili po konsiderohet nga ekspertët si një ndër variantet më infektuese të […]

The post Gripi më infektues, Varianti K po gjunjëzon sistemet shëndetësore në disa vende appeared first on BoldNews.al.

Çfarë është virusi A dhe cilat janë simptomat e tij?

5 December 2025 at 16:59

Gripi po fillon të japë ndikimin e tij ku miliona evropianë kanë qenë të shtrirë në shtrat për shkak të infeksioneve të frymëmarrjes, shkruan salute.eu.

Kolla dhe ethet po përhapen me shpejtësi, dhe disa janë të detyruar të pushojnë në shtëpi.

Fajtorët janë viruse të ndryshme që qarkullojnë në dimër, nga rinoviruset te SARS-CoV-2.

Megjithatë, në javët e fundit, viruset e gripit kanë parë gjithashtu një rritje të ndjeshme, dhe këtë vit, pjesërisht për shkak të variantit të ri të virusit të gripit A/H3N2 (nënklada K), sezoni ka filluar 3-4 javë më herët, siç është raportuar së fundmi nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Gripi karakterizohet nga një fillim i menjëhershëm i simptomave të përgjithshme dhe të frymëmarrjes.

Periudha e inkubacionit është përgjithësisht mjaft e shkurtër (rreth 1-2 ditë), dhe simptomat zakonisht zgjasin 3-4 ditë, por mund të vazhdojnë për një ose dy javë.

Një rregull i thjeshtë 20-sekondësh është çelësi për të luftuar sëmundjet e dimrit

3 December 2025 at 19:56


Autoritetet shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar i kanë kujtuar edhe një herë publikut rregullin thelbësor prej 20 sekondash për larjen e duarve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) u ka kërkuar qytetarëve të ndjekin praktika të thjeshta higjienike, duke theksuar se me ardhjen e muajve më të ftohtë dhe sezonit festiv, tani është "koha ideale" për të qenë vigjilentë.

Në rrjetin social X, ata thanë: "Dimri sjell më shumë sesa thjesht gëzim festash - sëmundjet e frymëmarrjes arrijnë kulmin edhe gjatë muajve të ftohtë." Duke pasur parasysh fillimin e hershëm të sezonit të gripit dhe shfaqjen e llojit të modifikuar të influencës A (H3N2), autoritetet kanë lëshuar një sërë rekomandimesh për mbrojtjen e shëndetit.

Hapa të thjeshtë për të mbrojtur veten

Agjencia ka përshkruar një numër veprimesh të thjeshta që të gjithë mund të ndërmarrin për të zvogëluar përhapjen e infeksioneve dhe për të mbrojtur më të prekshmit. Rekomandimet kryesore përfshijnë larjen e duarve shpesh me ujë të ngrohtë dhe sapun për 20 sekonda.

Përveç kësaj, rekomandohet të vaksinoheni nëse i plotësoni kërkesat, të qëndroni në shtëpi nëse jeni i sëmurë, të ajrosni hapësirat e brendshme dhe të praktikoni higjienën e duhur të kollës. Gjithashtu rekomandohet të pastroni rregullisht sipërfaqet që preken shpesh, siç janë dorezat e dyerve.

Kur duhet të vendosni maskë?

Një rekomandim i veçantë i referohet mbajtjes së maskave në dy raste: kur jeni në kontakt të ngushtë me njerëz që janë në rrezik të lartë për forma të rënda të sëmundjes dhe kur ka një numër të madh virusesh të frymëmarrjes në qarkullim dhe ndodheni në hapësira të mbushura me njerëz ose të mbyllura.

A keni ftohje dhe hundë të bllokuara? Kjo metodë e thjeshtë mund t'i lehtësojë simptomat

27 November 2025 at 08:19


Me mbërritjen e dimrit dhe motit të ftohtë, shumë njerëz përjetojnë probleme të frymëmarrjes, të tilla si hundë të bllokuara, kollë, kruarje të fytit dhe vështirësi në frymëmarrje.

Gjatë sezonit të ftohjeve dhe infeksioneve virale, thithja natyrale është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të lehtësuar simptomat, veçanërisht problemet me sinuset dhe hundën.

Thithja e avullit të ngrohtë ndihmon në hollimin e mukusit, lehtëson nxjerrjen e tij dhe zvogëlon ënjtjen e mukozës së hundës dhe sinuseve. Përveç kësaj, avulli i ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut në traktin respirator, gjë që e bën frymëmarrjen edhe më të lehtë. Efekti i thithjes mund të përmirësohet duke shtuar përbërës natyralë si kamomili, kripa ose vajra esencialë.

Kjo metodë nuk kërkon pajisje speciale, dhe procedura mund të kryhet lehtësisht në shtëpi.

Përbërësit e kërkuar:

1 deri në 2 litra ujë të vluar

1 lugë çaji kripë deti ose kripe tavoline

Opsionale: një qese me lule kamomili ose lule të thata, disa pika vaj esencial eukalipt ose mente, sherebelë ose gjethe dafine

Procedura:

Ngroheni ujin deri në vlim dhe hidheni në një enë të qëndrueshme;

Shtoni përbërës natyralë të zgjedhur;

Përkuluni mbi enë, duke e mbajtur fytyrën rreth 30 centimetra larg;

Mbulojeni kokën me një peshqir për të mbajtur avullin të përqendruar;

Thithni avullin përmes hundës dhe gojës për 5 deri në 10 minuta;

Pas thithjes, qëndroni në një vend të ngrohtë për të paktën 15 minuta dhe fryni hundën me kujdes nëse është e nevojshme.

Kjo metodë ndihmon me infeksionet virale, format më të lehta të sinusitit, rinitin alergjik, si dhe ajrin e thatë që irriton mukozën e hundës. Inhalimi mund të përdoret një ose dy herë në ditë për aq kohë sa simptomat vazhdojnë.

Edhe pse thithja natyrale është përgjithësisht e sigurt, është e nevojshme të ndiqni rregullat themelore:

Avulli nuk duhet të jetë shumë i nxehtë për të shmangur djegiet;

Fëmijët e vegjël nuk duhet të thithen pa këshillën e mjekut;

Personat me sëmundje kronike të frymëmarrjes, siç është astma ose bronkiti kronik, duhet të konsultohen me një mjek para se të përdorin inhalimin.

Përveç inhalimit, rekomandohet edhe pirja e pijeve të ngrohta, siç është çaji i sherebelës, nenexhikut ose xhenxhefilit.

Çfarë lloje frutash duhet të hani nëse keni ftohje?

24 November 2025 at 15:07


Moti i ftohtë sjell edhe ftohje më të shpeshta, dhe nëse keni probleme me një të tillë, lloje të ndryshme frutash, nga agrumet te manaferrat, mund të ndihmojnë imunitetin tuaj.

Kur na kaplon një ftohje, ushqyerja e duhur mund të jetë një aleat i fortë në forcimin e imunitetit dhe shërimin më të shpejtë. Një rol veçanërisht të rëndësishëm luajnë frutat e pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë, pasi ato ndihmojnë trupin të luftojë viruset dhe të zvogëlojë proceset inflamatore.

Agrumet janë ndër burimet më të pasura të vitaminës C, e cila luan një rol kyç në forcimin e imunitetit. Vitamina C ndihmon qelizat e bardha të gjakut të sulmojnë viruset në mënyrë më efektive, ndërsa vepron edhe si një antioksidant që zvogëlon inflamacionin.

Prandaj, frutat agrume (portokaj, limon, grejpfrut, mandarina) rekomandohen mbi të gjitha. Uji i ngrohtë me limon qetëson gjithashtu fytin dhe hidraton trupin.

Kivi është ndër burimet rekord të vitaminës C, dhe konsumi i rregullt i tij ndihmon në forcimin e sistemit mbrojtës dhe zvogëlimin e ndjenjës së lodhjes.

Ananasi përmban bromelainë, një enzimë që hollon mukusin dhe lehtëson kollën. Është gjithashtu i këndshëm dhe freskues, kështu që shumë njerëz e tolerojnë mirë edhe kur nuk kanë oreks.

Mollët janë të buta për stomakun dhe të pasura me fibra dhe antioksidantë. Ato janë një zgjedhje e shkëlqyer kur përjetoni humbje të oreksit ose një stomak të ndjeshëm.

Manaferrat (boronicat, mjedrat, manaferrat) - këto "bomba" të vogla ushqyese përmbajnë një përqendrim të lartë antioksidantësh që ndihmojnë trupin të luftojë infeksionet.

Duke përfshirë këto ushqime me fruta në dietën tuaj të përditshme gjatë një ftohjeje, trupi merr mbështetje shtesë në luftimin e simptomave dhe në rifitimin e energjisë më shpejt.

Gripi, 12 mijë të prekur në një javë / Epidemiologët: Më të rrezikuarit janë fëmijët, piku pritet në janar

23 November 2025 at 14:14

SHQIPËRI- Në vend ka nisur qarkullimi i gripit. Instituti i Shëndetit Publik ka izoluar rastet e para.

Bashkë me të në qarkullim sipas epidemiologëve është dhe Covid dhe virozat stinore. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes kanë një tendencë në rritje.

Vetëm në një javë rreth 12 mijë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Qarkullon gripi i tipit A. I njëjti tip që qarkullon në të gjithë kontinentin europian. Janë vetëm rastet e para dhe s’ka të dhëna të mjaftueshme për ashpërsinë. Deri tani raste të lehta, shtrimet në spital qoftë pediatrike dhe te rritur janë minimale.

Bashkë me qarkullimin e gripit ka dhe qarkullim të Covid. Në lidhje me infeksionet respiratore të sipërme dhe të poshtme ka filluar një trend normal dhe i pritshëm në rritje, janë 12 mijë raste me infeksione”, pohoi ai.

Tendenca në rritje e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes parashikohet të vijojë deri në fund të muajit janar dhe fillim të shkurtit kur pritet të arrijë kulmin. Kohë kur epidemiologët parashikojnë dhe pikun e gripit.

“Nga eksperienca shumëvjeçare në vendin tonë piku i qarkullimit të gripit arrihet nga fillimi i muajit janar dhe fillimi i muajit shkurt.

Ajo që është e rëndësishme dhe dallim nga COVID është temperatura e larte deri ne 38 grade e me lartë edhe 40, dhimbje e theksuar muskulare, rrufë, skuqje e lotim sysh, kollë e fortë, dobësi e theksuar”, tha ai.

Viruset në qarkullim aktualisht kanë prekur të gjitha moshat, por sipas specialistëve më të përhapura janë tek më të vegjlit.

❌
❌