Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Miratohet buxheti i bashkisë Shkodër, 15% më i lartë se viti i kaluar

19 December 2025 at 17:18

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Me 30 vota pro, 12 kundër dhe 1 abstenim, këshilli i bashkisë Shkodër miratoi sot buxhetin prej 3,4 miliardë lekësh për vitin 2026.

Në një seancë, e cila zgjati rreth katër orë, mes diskutimeve të këshilltarëve dhe prezantimeve, kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci tha se ky buxhet i sjell Shkodrës, vazhdimësinë e investimeve dhe shërbimeve ndaj banorëve të qytetit.

Beci tha se jo vetëm partneriteti me donatorët e huaj, por edhe me investimin që do të nisë këtë vit me 1,6 milionë euro në banesat për të pastrehët, vëmendja e buxhetit do të jetë për të gjithë shtresat dhe nevojat.

Florjan Bianku, anëtar i PD në këshillin bashkiak, u shpreh se “buxheti 2026 ka nevojë për më shumë lidhje me jetën reale të qytetarëve, më shumë fokus te rinia, sporti dhe studentët. Më shumë cilësi, mirëmbajtje dhe përfundim në kohë të investimeve”.

Para votimit të projektbuxhetit, kryebashkiaku Beci i ftoi të gjithë që ta miratojnë këtë dokument të rëndësishëm për Shkodrën, duke përcjellë mesazhin e bashkëpunimit dhe jo të një lufte apo spektakli politik në dëm të Shkodrës.

Këshilltari për mediet pranë kësaj bashkie, Ergys Kavaja tha për ATSH se në shifra, buxheti i bashkisë Shkodër për vitin 2026 është 15% më i lartë se një vit më parë, ndërkohë që sa i takon investimeve të parashikuara për vitin e ardhshëm, do të realizohen 80% më shumë investime se një vit më parë.

I ndarë sipas sektorëve dhe zërave për vitin 2026, ky buxhet për Shkodrën do të ketë sërish në fokus infrastrukturën, investimet qeveritare, bashkëpunimin me donatorët e huaj, por edhe shtresat sociale.

Sa i takon sportit, në vitin 2026 është parashikuar ndërhyrja në rikonstruksionin e plotë të pallatit të sportit “Qazim Dervishi”, kjo si një domosdoshmëri, por edhe kërkesë e komunitetit sportiv në Shkodër.

/e.i/a.f/r.e/

The post Miratohet buxheti i bashkisë Shkodër, 15% më i lartë se viti i kaluar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pastrimi i bregdetit të Velipojës, Rama: Shembull frymëzimi i 800 të rinjve

6 December 2025 at 08:47

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ 800 nxënës dhe studentë iu bashkuan dje aksionit për pastrimin e bregdetit të Velipojës.

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, këta të rinj dhanë një shembull frymëzues në shërbim të një mjedisi të pastër për të gjithë.

Kryeministri Edi Rama, e cilësoi këtë si një “shembull frymëzimi nga 800 nxënës e studentë që morën pjesë në pastrimin e bregdetit të Velipojës”.

Të rinjtë u bashkuan në këtë aksion, pas punës së kryer nga bashkia Shkodër dhe ndërmarrja e shërbimeve publike. Energjia e tyre i dha aksionit një dimension krejt tjetër: jo thjesht pastrim, por vetëdije, model dhe frymë.

Ky aksion shënoi një mobilizim të rëndësishëm qytetar në mbrojtje të mjedisit dhe pritet të vijojë me iniciativa të tjera bashkëpunuese mes të rinjve, institucioneve dhe komunitetit lokal.

Sot në botë, vlerësohet se ka rreth 1 miliard vullnetarë. Rreth 70% bëjnë vullnetarë joformalisht, duke ndihmuar drejtpërdrejt njerëzit në komunitetet e tyre, ndërsa 30% angazhohen përmes organizatave formale.

Këtë vit, nën temën frymëzuese “Çdo kontribut ka rëndësi”, Dita Ndërkombëtare e Vullnetarëve 2025 merr një rëndësi historike pasi shënon fillimin zyrtar global të Vitit Ndërkombëtar të Vullnetarëve për Zhvillim të Qëndrueshëm (IVY 2026).

/e.i/

The post Pastrimi i bregdetit të Velipojës, Rama: Shembull frymëzimi i 800 të rinjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis pastrimi i plazhit të Velipojës nga mbetjet e nxjerra nga deti

2 December 2025 at 12:06

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Që në orët e para të mëngjesit, në Velipojë ka nisur një operacion i gjerë pastrimi pas prurjeve të shumta që kanë sjellë një sasi të konsiderueshme mbetjesh në bregdet.

Ekipet e shërbimeve publike të Bashkisë Shkodër dhe tre fadroma të Ndërmarrjeve të Bashkisë janë angazhuar në terren, duke punuar intensivisht për pastrimin e gjithë brezit ranor. Puna pritet të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të normalitetit.

Kryeministri Edi Rama solli pamje nga pastrimi në bregdetin e Velipojës, duke theksuar se ekipet e shërbimeve publike dhe fadromat e Ndërmarrjeve të Bashkisë janë në terren, duke punuar për pastrimin e gjithë brezit ranor, për shkak të volumit të madh të mbetjeve që prurjet kanë sjellë në breg, si pasojë e shirave intensivë të javëve të fundit

Ndërkaq, Alban Preka, nënkryetar i bashkisë së Shkodrës informoi se të gjithë punonjësit e bashkisë janë angazhuar në një aksion masiv për pastrimin e gjithë sipërfaqes së rërës në plazhin e Velipojës.

“Sot të gjithë strukturat po angazhohen me mjetet e tyre për të ndryshuar gjendjen e pastërtisë në këtë plazh. Një aksion i mirëmenduar sot, përfshin një numër të konsiderueshëm punonjësish dhe mjetesh. Ne kemi ndjekur me shqetësim situatën e krijuar nga depozitimi i këtyre mbetjeve në sipërfaqen ranore të plazhit të Velipojës. Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në pastrimin total të gjithë sipërfaqes ranore”, tha Alban Preka.

Edhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci njoftoi se ekipet e shërbimeve publike dhe tre fadromat e ndërmarrjeve të bashkisë Shkodër, do të qëndrojnë në këtë bregdet, deri në pastrimin e plotë.

Beci u shpreh se situata është një kujtesë e fortë: “Çdo ndotje që i bëjmë natyrës, ajo na e kthen përpara syve. Prandaj mbrojtja e saj fillon nga secili prej nesh”.

/e.i/j.p/

The post Nis pastrimi i plazhit të Velipojës nga mbetjet e nxjerra nga deti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhbllokohet aksi Ndërlysaj – Breg Lumi, Beci: Rikthehet qarkullimi në zonë

21 November 2025 at 14:38

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Aksi Ndërlysaj – Breg Lumi është zhbllokuar plotësisht duke rikthyer normalitetin e qarkullimit në zonë, për banorët dhe automjetet.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci në një reagim në rrjetet sociale, tha se pas orëve të gjata pune, pavarësisht kushteve të vështira të motit, segmenti u hap deri në orët e vona të natës duke rikthyer qarkullimin në zonë.

Beci falënderoi forcat e Ushtrisë, administratorin e Njësisë Shalë, Mikel Kopsaj, banorët e zonës, ndërmarrjet e Bashkisë dhe ekipin e emergjencave civile, që punuan dhe qëndruan në terren deri në normalizimin e situatës.

Aksi Ndërlysaj–Breg Lumi, u bllokua ditën e djeshme si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve në zonën e Dukagjinit për shkak të reshjeve intensive në zonë.

/e.i/j.p/

The post Zhbllokohet aksi Ndërlysaj – Breg Lumi, Beci: Rikthehet qarkullimi në zonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

26 October 2025 at 13:52

Nga Boldnews.al Shoqëria “Kupa” shpk, një prej subjekteve që ka fituar më shumë tendera publikë në fushën e ndërtimit, ndalohet të marrë pjesë në procedurat e prokurimit publik për 4 muaj. Agjencia e Prokurimit Publik (APP), ka konstatuar se kompania në pronësi të sipërmarrësit Shkëlqim Kupa, ka paraqitur të dhëna të pavërteta për t’u kualifikuar […]

The post Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Teatrit “Migjeni” i rikthehet pas 30 vitesh hapësira e orkestrës simfonike

25 October 2025 at 14:30

r

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Pas më shumë se 30 vitesh, në teatrin “Migjeni” rikthehet hapësira e orkestrës simfonike, një element thelbësor që i jep skenës frymëmarrje, thellësi dhe dimension të ri artistik.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci tha se “rikthimi i saj ndodh në jubileun e 10-vjetorit të festivalit “Luleborë”, duke i dhënë këtij edicioni një madhështi të veçantë dhe duke rikthyer në teatrin Migjeni emocionin e vërtetë të artit dhe muzikës së qytetit”.

Drejtuesi artistik i festivalit, Zef Çoba, u shpreh se kjo hapësirë e veçantë i jep skenës një energji të re, duke e bërë përjetimin artistik më të plotë dhe më profesional.

“Kjo hapësirë i jep një dimension tjetër skenës dhe krijon një lidhje më të fortë mes muzikës dhe interpretimit”, tha Çoba.

Në këtë edicion të “Luleborës” do të konkurrojnë 16 këngë, të cilat ruajnë identitetin e këngës shkodrane, por njëkohësisht synojnë përshtatjen me tregun muzikor bashkëkohor  një sfidë që, siç theksoi Çoba, mbetet e veçantë për artistët dhe krijuesit pjesëmarrës.

/e.i/r.e/

The post Teatrit “Migjeni” i rikthehet pas 30 vitesh hapësira e orkestrës simfonike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vrasja e Ramazan Mataj/ Prokuroria e Shkodrës përfundon hetimet, dërgon për gjykim dy vëllezërit

16 October 2025 at 12:49

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezër, Arjon dhe Klisman Hasaja.

Dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj, u arrestuan më datë 6 janar 2025, ku para grupit hetimor kanë pranuar vrasjen e Ramazan Mataj, pasi viktima sipas tyre ka pasur lidhje dashurie me të motrën, ku si shkak i kësaj lidhje është divorcuar dhe ka pasur problem familjare.

Ramazan Mataj u vra në automjetin e tij, në vendin e quajtur ‘Dragoç’ njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër.

Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin, në përfundim të hetimeve, u morën të pandehur vëllezërit, shtetasit Arjon dhe Klisman Hasaja të cilët akuzohen për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyee dhe municionit’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.

/abcnews.al/

Beka për ATSH: Park rekreativ prej 22 mijë metrash katrorë në Shkodër, më i madhi në rajon

12 October 2025 at 08:33

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Lirimi i hapësirave në qytetin e Shkodrës, por edhe në të gjithë vendin, nga jugu në veri po kthen më shumë sipërfaqe në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit.

Në Shkodër, ka nisur puna për materializimin e projektit, që bashkia e këtij qyteti e cilëson si ndër më të mëdhenjtë në rajon.

Prona, e njohur si ish-reparti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Shtetit, i ka kaluar bashkisë Shkodër dhe 22 mijë metra katrorë do të jenë në shërbim të fëmijëve dhe qytetarëve  si një hapësirë rekreative.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër, Rudin Beka, shprehet për ATSH-në se nëpërmjet këtij projekti synohet krijimi dhe përmirësimi i infrastrukturës sportive dhe rekreative në nivel lokal dhe rajonal, për të promovuar një stil jetese të shëndetshëm dhe për të nxitur ndërveprimin social dhe frymën komunitare.

“Projekti synon të krijojë hapësira të sigurta dhe tërheqëse për fëmijët dhe të rinjtë, duke ofruar mundësi për aktivitete sportive, kulturore dhe sociale që përmirësojnë cilësinë e jetës dhe rrisin përfshirjen në komunitet. Kjo ndërhyrje adreson nevojën për gjallërimin social, kulturor e sportiv nëpërmjet transformimit të infrastrukturës me karakter rekreacioni duke nxitur frymën komunitare dhe rikthyer ndërveprimin social dhe jetën e shëndetshme në nivel rajonal dhe lokal”, tha Beka.

Sipas Bekës, këndet e lojërave në Shkodër janë një nga mungesat e dukshme të qytetit. Ai shprehet se “ka pasur një mungesë të vëmendjes për 30 vite, jo vetëm duke mos pasur hapësira por edhe duke mos mirëmbajtur edhe ato ekzistuese që janë në dy apo tre zona të qytetit”.

“Përballë kësaj situate, që para dy vitesh Bashkia Shkodër e vendosi si prioritet të saj krijimin e hapësirave moderne për fëmijët. Jemi pothuajse gati për nisjen e punimeve të këtij projekti të madh. Fillimisht është kryer heqja e automjeteve dhe rraqeve që kanë qenë pjesë e kësaj sipërfaqeje prej 30 vitesh, ndërkohë që puna për nisjen e punimeve pritet të realizohet gjatë këtij viti. Shpresojmë që së bashku me Fondin Shqiptar të Zhvillimit që është edhe financuesi i këtij investimi ky projekt të jetë gati për Shkodrën brenda vitit 2026”, vijoi ai.

Beka shprehet se vlera e këtij investimi është dy milionë euro, ndërsa ky është një projekt që realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ku përfitues është bashkia Shkodër.

“Normalisht është një projekt i madh që bëhet pjesë e qytetit tonë. Janë tre bashki përfituese për thirrjen që FSHZH ka bërë dhe Shkodra është përfituese. Është një investim prej 2 milion euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërkohë që krahas këtij projekti bashkia Shkodër nëpërmjet Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike do të nisë një tjetër projekt në lagjet e brendshme të qytetit ku janë parashikuar ndërtimi i 6-të këndeve të lojërave në 6 lagje të qytetit dhe në Njësitë Administrative”, pohoi Beka.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër tha se ky investim në 22 mijë metra katrorë sipërfaqe, pritet të sjellë jo vetëm ndikim social, por edhe ekonomik.

“Unë mendoj që Shkodra mezi po e pret një investim të tillë. Jo vetëm në mungesën e një hapësirë të tillë për fëmijët, por edhe si një zonë rekreacioni që shtohet qytetit. Me investimin që do të kryhet në këtë zonë është një rikonceptim i një poli të ri të qytetit që zhvillon zonën por e bën atë më të aksesueshme për qytetarët e Shkodrës”, tha ai.

Beka cilësoi se “ky investim është modeli më i mirë që Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit po realizon për parqet e lojërave, rikonceptimin e sipërfaqeve të mëdha që kthehen në funksion të publikut”.

“Modeli i parë është bërë në Berat në një sipërfaqe më të vogël, ndërkohë që në Shkodër ky park është me sipërfaqe më të madhe, besoj më i madhi në Shqipëri”, cilësoi Beka.

Sipas Bekës, qëllimi i këtij investimi është të realizojë projektet për ndërhyrje  të cilat synojnë ndërtimin e strukturave të reja për sport dhe rekreacion, përfshirë terrene sportive të ndryshme dhe zona për lojëra për fëmijët, rikualifikimi i hapësirave ekzistuese për të përmirësuar infrastrukturën e sigurisë dhe aksesit për fëmijët dhe të rinjtë, dhe personat me aftësi të kufizuara, sigurimin që hapësirat e krijuara të jenë të aksesueshme për të gjithë grupet demografike, përfshirë fëmijët, të rinjtë, dhe personat me aftësi të kufizuara, krijimin e hapësirave të dedikuara për aktivitete të ndryshme për grup mosha dhe gjini të ndryshme, përfshi infrastrukturën mbi/nëntokësore, etj.

Pamje nga projekti i parkut rekreativ në 22 mijë metra katror në Shkodër
1 nga 5

/e.i//a.f/

The post Beka për ATSH: Park rekreativ prej 22 mijë metrash katrorë në Shkodër, më i madhi në rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkodër, 20 gjoba gjatë një jave për qytetarët dhe subjektet që ndotin ambientin

8 October 2025 at 13:35

TIRANË, 8 tetor/ATSH/  Vetëm gjatë një jave, Policia Bashkiake e Shkodrës ka monitoruar dhe gjobitur mbi 20 raste të hedhjes së mbetjeve pa kriter, duke ndëshkuar ata që nuk respektojnë rregullat e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve.

Bashkia e Shkodër bëri të ditur se do të ketë zero tolerancë ndaj ndotësve që dëmtojnë hapësirat publike dhe imazhin e qytetit.

Altin Shabaj, drejtor i Drejtorisë së Pastrimit dhe Gjelbërimit, deklaroi se çdo rrugë, lagje dhe pikë grumbullimi është nën monitorim të vazhdueshëm.

Sipas tij, janë marrë masa konkrete ndaj shkelësve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të mos hedhin lëndë drusore, mobilie apo orendi shtëpiake në koshat e zakonshme, pasi ato nuk kanë vend në qytet, sipas rregullores bashkiake për menaxhimin e mbetjeve.

Ndërkohë, Henri Faci, menaxher i firmës që kryen shërbimin e pastrimit në qytetin e Shkodrës, foli për menaxhimin e intervaleve të pastrimit dhe evidentimin e zonave me problematika të përsëritura.

Ai theksoi se shërbimi po monitorohet me kujdes, por bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve mbeten vendimtarë për të ruajtur pastërtinë e përbashkët.

Në një kohë kur qyteti përballet me rritjen e sasisë së mbetjeve dhe shpesh abuzimin dhe papërgjegjshmërinë, institucionet kërkojnë bashkëpunim më të gjerë për të garantuar pastërtinë e mjedisit të përbashkët.

/e.i/j.p/

The post Shkodër, 20 gjoba gjatë një jave për qytetarët dhe subjektet që ndotin ambientin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirohen hapësirat publike pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër

30 September 2025 at 15:24

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Në Shkodër vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci bëri sot me dije se “Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është godina e parë që çlirohet nga rrethimet dhe barrierat, për t’iu kthyer qytetarëve dhe studentëve”.

“Ky model do të vijojë në të gjitha godinat e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi””, tha Beci.

Më herët, kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe rektori i Universitetit, Tonin Gjuraj bashkërenduan planin për pastrimin dhe sistemimin e këtyre hapësirave, me synimin që ato të shndërrohen në ambiente funksionale për studim, aktivitete akademike dhe jetën e përditshme të studentëve.

“Një realitet që nuk i ka hije e nuk i takon vendit të dijes, hekurishte dhe lloj-lloj rraqesh që i zinin frymën dhe i ulnin dinjitetin. Këto hapësira të godinave të Universitetit të Shkodrës do të pastrohen dhe do t’u kthehen studentëve”, tha Beci.

Beci u shpreh se “bashkia Shkodër do t’i japë universitetit fytyrën e merituar, duke e kthyer atë në funksion të dijes dhe të jetës studentore”.

Ndërhyrjet në Shkodër janë pjesë e ndërhyrjes që po zhvillohet në të gjithë vendin, për lirimin e hapësirave publike të komuniteteve dhe lëvizjes së lirshme të qytetarëve.

/e.i/r.e/a.f/

The post Lirohen hapësirat publike pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Paja e vajzës”, tradita shkodrane rikthehet në Muzeun Historik të Shkodrës

26 September 2025 at 19:05

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Në ambientet e Muzeut Historik të Shkodrës u rikthye atmosfera e një dasme qytetare tradicionale.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ndau në rrjetet sociale video nga ky aktivitet, ndërsa theksoi se ishin nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” që e rikthyen këtë trashëgimi të çmuar.

Beci u shpreh se “Paja e vajzës”, është një traditë shkodrane që u rikthye përmes këtij organizimi, duke e bërë pjesë të së tashmes dhe duke ia dhuruar me krenari brezave të ardhshëm.

Nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori”, të veshur me kostume popullore, sollën para publikut skena të zakonshme të dasmës, duke u bërë pjesë e historisë që rrëfen qyteti i tyre.

Kjo shfaqje u kthye në një urë lidhëse mes brezave, duke treguar se tradita e dasmës shkodrane mbetet një pasuri e çmuar.

/e.i/r.e/a.f/

The post “Paja e vajzës”, tradita shkodrane rikthehet në Muzeun Historik të Shkodrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci: Hapësira pranë Universitetit të Shkodrës do t’i kthehet studentëve

24 September 2025 at 13:53

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Bashkia Shkodër, vijon punën për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Në një njoftim për mediet, bashkia njofton se ky aksion është përqendruar edhe pranë hapësirave pranë Universitetit të Shkodrës.

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe Rektori i Universitetit, Tonin Gjuraj bashkërenduan planin për pastrimin dhe sistemimin e këtyre hapësirave, me synimin që ato të shndërrohen në ambiente funksionale për studim, aktivitete akademike dhe jetën e përditshme të studentëve.

“Një realitet që nuk i ka hije e nuk i takon vendit të dijes, hekurishte dhe lloj-lloj rraqesh që i zinin frymën dhe i ulnin dinjitetin. Këto hapësira të godinave të Universitetit të Shkodrës do të pastrohen dhe do t’u kthehen studentëve”, tha Beci.

Beci u shpreh se “bashkia Shkodër do t’i japë universitetit fytyrën e merituar, duke e kthyer atë në funksion të dijes dhe të jetës studentore”.

“Ky proces pritet të rikthejë normalitetin në një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në vend, duke i dhënë jo vetëm universitetit, por edhe qytetit të Shkodrës një hapësirë dinjitoze, në funksion të dijes dhe zhvillimit. Ndërhyrja është pjesë e angazhimit të Bashkisë për të mbështetur universitetin dhe për ta shndërruar atë në një qendër moderne studimi, duke reflektuar rolin historik e akademik në formimin e brezave të rinj”, tha ai.

Ndërhyrjet në Shkodër janë pjesë e aksionit që po zhvillohet në të gjithë vendin, për lirimin e hapësirave publike në mbrojtje të komuniteteve dhe lëvizjes së lirshme të qytetarëve.

Nisma do të vazhdojë deri në largimin e plotë të të gjitha strukturave pa leje, në bashkëpunim të ngushtë mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore, për t’u siguruar që hapësirat publike i përkasin qytetarëve.

/e.i/j.p/

The post Beci: Hapësira pranë Universitetit të Shkodrës do t’i kthehet studentëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike, merr fund uzurpimi i hyrjes së shkollës “Ali Laçej” në Shkodër

19 September 2025 at 18:48

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga uzurpimi do të sjellë më shumë siguri për nxënësit e shkollës “Ali Laçej” në Shkodër.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci bëri sot me dije, se të hënën merr fund bllokimi i hyrjes së kësaj shkolle, nga disa hekura, lavazhe dhe motorë uji të braktisur prej vitesh aty.

“Është e papranueshme që nxënësit e shkollës “Ali Laçej” të detyrohen prej vitesh të hyjnë nga dera anësore, sepse hyrja kryesore e shkollës është uzurpuar”, tha Beci.

Kryebashkiaku i Shkodrës, paralajmëroi gjatë vizitës në këtë shkollë, se këto çudira duhet të mbeten pjesë e së shkuarës.

“Të hënën, kjo paligjshmëri merr fund dhe nis puna për rehabilitimin e zonës. Nxënësit e shkollës “Ali Laçej” do të kenë hyrjen që u takon, atë kryesore, me dinjitet dhe siguri”, vijoi ai.

Beci tha se Shkodra si qytet, do të marrë frymë ndryshe, me rregull, respekt dhe kujdes.

“Ne nuk do të ndalemi derisa të vendosim normalitetin që Shkodra meriton”, përfundoi Beci.

Lirimi i hapësirave publike në Shkodër po vijon me një plan të detajuar ndërhyrjesh, në bashkëpunim me strukturat e tjera të shtetit, për të garantuar rikthimin e tyre në funksion të qytetarëve.

/e.i/j.p/

The post Lirimi i hapësirave publike, merr fund uzurpimi i hyrjes së shkollës “Ali Laçej” në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirohen hapësirat publike në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër

18 September 2025 at 13:26

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Bashkia Shkodër, vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme. Në një njoftim për mediet, bashkia njofton se ky aksion është përqendruar pranë blloqeve të pallateve, ku vetë qytetarët kanë depozituar ankesa pranë Policisë Bashkiake për zënien e hapësirave të përbashkëta për komunitetin.

Sipas drejtorit të Policisë Bashkiake, Saimir Rrustemi, “kjo është faza e dytë e ndërhyrjeve që po realizohen mes Policisë Bashkiake dhe IMT-së”.

“Pas lirimit të rrugëve kryesore, tashmë po ndërhyhet pranë blloqeve të banimit në brendësi të lagjeve të qytetit”, tha Rrustemi.

Në bazë të të dhënave të bashkisë Shkodër, ky është blloku i katërt i pallateve ku fadromat e bashkisë po ndërhyjnë për të liruar sipërfaqe publike të zaptuara prej vitesh.

Aksioni pritet të vijojë edhe në zona të tjera të qytetit të Shkodrës ku janë evidentuar shkelje dhe zaptime të sipërfaqeve publike të cilat duhet t’u kthehen qytetarëve.

Ndërhyrjet në Shkodër janë pjesë e aksionit që po zhvillohet në të gjithë vendin, për lirimin e hapësirave publike në mbrojtje të komuniteteve dhe lëvizjes së lirshme të qytetarëve.

Kjo nisëm kombëtare, e cila ka nisur në muajin korrik 2025, synon të përmirësojë cilësinë e jetës urbane, të rrisë funksionalitetin e bizneseve dhe të garantojë respektimin e standardeve të mikpritjes dhe shërbimit, jo vetëm në zonat turistike, por në çdo qytet e fshat të vendit.

Nisma do të vazhdojë deri në largimin e plotë të të gjitha strukturave pa leje, në bashkëpunim të ngushtë mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore, për t’u siguruar që hapësirat publike i përkasin qytetarëve.

Kryeministri Rama ka deklaruar se “ofensiva” nuk do të ndalet deri sa fenomeni të zhduket. Kjo nisëm është pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.

/e.i/r.e/a.f/

The post Lirohen hapësirat publike në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci: Mensa publike në Shkodër, model për studentët dhe komunitetin

17 September 2025 at 11:56

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci zhvilloi sot një takim me rektorin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, prof. dr. Tonin Gjuraj.

Nga zyra e shtypit pranë bashkisë Shkodër, bëhet e ditur për ATSH-në, se fokusi i takimit ishte mbështetja dhe bashkëpunimi mes dy institucioneve.

Mbështetja infrastrukturore dhe investimet e bashkisë Shkodër, në godinën e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ishte një tjetër pikë e diskutimit mes Becit dhe Gjurajt.

Zyra e shtypi pranë bashkisë Shkodër, thekson se investimet e parashikuara pritet të nisin këtë vit.

Mensa studentore (publike), karta e studentit ku studentët do të kenë çmime më të lira në mensë, teatër, pallatin e sportit apo shërbime të tjera që varen nga bashkia Shkodër, janë një pjesë e mbështetjes direkte që studentët e këtij universiteti përfitojnë nga pushteti vendor.

Sa i takon mensës publike, Beci bëri të ditur se jo vetëm studentët, por edhe çdo qytetar i Shkodrës do të ketë mundësinë të shijojë vakte të plota me çmime të arsyeshme në mensën e parë publike të bashkisë Shkodër, e cila u çel pranë Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve.

“Kjo hapësirë e re ofron standarde të plota higjieno–sanitare dhe vjen si një alternativë e munguar prej vitesh, duke i dhënë qytetit tonë një mundësi të re shërbimi publik në funksion të mirëqenies së komunitetit”, tha Beci.

Kryetari i bashkisë Shkodër shtoi se “është për t’u vlerësuar fakti që vetë Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve, me të ardhurat e saj, ka bërë të mundur këtë investim, duke e kthyer në realitet një model që i shërben si studentëve, ashtu edhe çdo banori të qytetit tonë”.

Sipas zyrës së shtypit pranë bashkisë Shkodër, investimet në infrastrukturë do të përqendrohen në ndërhyrjen në sistemin kapot të dy godinave të fakulteteve të Shkencave Shoqërore dhe Natyrore, riparimin e çatisë së bibliotekës së universitetit dhe lirimin e hapësirave pranë godinave të fakulteteve të Universitetit.

Beci u shpreh se “bashkia Shkodër do të jetë gjithmonë pranë studentëve me projekte e nisma të reja nga mensa e qytetit deri tek ide të tjera që i shërbejnë jo vetëm universitetit, por edhe gjithë qytetit”.

Më herët, rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, tha se “sipas statistikave, raporti kuota-regjistrime deri tani shënon një trend të vogël rritjeje, duke arritur në 45,21%, krahasuar me 44,73% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

/e.i//r.e//a/f/

The post Beci: Mensa publike në Shkodër, model për studentët dhe komunitetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 300 pjesëmarrës në maratonën e Shkodrës, shpallen fituesit

15 September 2025 at 09:51


TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Qyteti i Shkodrës të dielën u shndërrua në një “arenë” sportive, ku 300 pjesëmarrës garuan në disiplina të ndryshme në kuadër të maratonës së Shkodrës.

Ky aktivitet, i zhvilluar për herë të parë këtë vit në qytetin veriperëndimor, pritet të kthehet në një traditë të përvitshme dhe vjen gjithashtu në kuadër të titullit “Shkodra – Qyteti Evropian i Sportit”. Aktiviteti tërhoqi edhe vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj, që shijuan nga afër aktivitetin sportiv.

Gara u zhvillua në tri kategori: 2,5 km për moshat 10-15 vjeç, 5 km për moshat 16-19 vjeç dhe 10 km për moshat mbi 20 vjeç.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, ndau një fotoalbum nga aktiviteti, teksa publikoi edhe listën e fituesve në maratonë, sipas disiplinave. Ai theksoi se “numri i pjesëmarrësve pritet të rritet vit pas viti, duke e kthyer këtë iniciativë në një traditë të re për qytetin, ku të gjithë pjesëmarrësit janë fitues”.

Maratona u organizua nga bashkia Shkodër, shoqata e atletikës “Vllaznia” dhe Federata Shqiptare e Atletikës.

Lista e fituesve të maratonës së Shkodrës:

2,5 km – Meshkuj

  1. Elsar Balaj (2012) – 8’32”27
  2. Ares Ferhati (2011) – 9’51”69
  3. Endri Demaj (2011) – 9’52”69

2,5 km – Femra

  1. Darsia Vathi (2012) – 10’51”12
  2. Briseida Llaza (2011) – 12’28”28
  3. Oltea Zaimi (2014) – 12’30”97

5 km – Femra

  1. Elizabeta Marko (2007) – 21’06”94
  2. Medina Hykas (2007) – 22’37”91
  3. Doda [emri i paplotë] (2008) – 27’28”47

10 km – Meshkuj

  1. Gledar Mesi (1982) – 34’35”00
  2. Imer Kajoshaj (1994) – 36”58”00
  3. Florjan Bala (1983) – 37’54”00

10 km – Femra

  1. Redia Dauti (2004) – 37’45”00
  2. Kristina Pura (2000) – 40’27”00
  3. Isabella Seider (1996) – 45’35”00
Nga shpallja e fituesve të Maratonës së Shkodrës
1 nga 5

/e.i//a.f//r.e/

The post Mbi 300 pjesëmarrës në maratonën e Shkodrës, shpallen fituesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shembet masiv shkëmbor në aksin Kir-Ndërlysaj, Beci: Rrugë alternative në drejtim të Shkodrës

13 September 2025 at 15:59

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Aksi rrugor Kir-Lotaj-Ndërlysaj është bllokuar që prej ditës së djeshme si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë dëmtim i kalimtarëve apo i punonjësve të firmës që po kryen punimet.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci reagoi sot pas bllokimit të këtij aksi të rëndësishëm rrugor që lidh Shkodrën me Dukagjinin.

“Që prej ditës së djeshme, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor në rrugën Kir–Lotaj–Ndërlysaj, pjesë e rrugës së Dukagjinit, Loti II, i projektit që po financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në vendin e quajtur “Prroni i Çiverit”, fshati Kir, njësia administrative Pult, është bllokuar segmenti rrugor”, informon Beci.

Beci sqaroi se “firma kontraktuese, pavarësisht angazhimit për lirimin e këtij segmenti, e ka pasur të pamundur zhbllokimin e rrugës për shkak të shembjeve të vazhdueshme, të cilat vijojnë edhe sot”.

“Është tepër e rrezikshme të përdoren fadromat apo eskavatorët, pasi masivi shkëmbor mbi aksin e rrugës ka një lartësi prej 150–200 metrash”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.

Duke iu referuar ekspertëve, Beci tha se duhet pritur stabilizimi i terrenit për të ndërhyrë në kushte sigurie, duke kërkuar mirëkuptimin e banorëve dhe u sugjeroi të përdorin rrugë alternative për të lëvizur në drejtim të Shkodrës.

“Sapo ekspertët e sigurisë të japin dakordësinë për vijimin e punimeve, firma që po kryen punimet në këtë segment rrugor do të bëjë zhbllokimin e këtij aksi rrugor”, përfundoi Beci.

Aksi Kir-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibajn në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës si dhe me Gjakovën në Kosovë.

Ky projekt, renditet si një ndër më të rëndësishmit për veriun e Shqipërisë, që pritet të lehtësojë qarkullimin e mjeteve, jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që vizitojnë Dukagjinin dhe veriun e Shqipërisë.

/e.i/r.e/

The post Shembet masiv shkëmbor në aksin Kir-Ndërlysaj, Beci: Rrugë alternative në drejtim të Shkodrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngjarja në Shkodër, Beci: Qytetarët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla

8 September 2025 at 11:30

TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci reagoi sot pas ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vrarë dy person dhe dy të tjerë të plagosur.

Beci u shpreh se ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, pasi sië u shpreh ai, një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit.

Kryebashkiaku i Shkodrës, theksoi se ka kontaktuar Ministrin e Brendshëm dhe të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët sipas Becit nuk meritojnë të përballen me skena të tilla.

Policia njoftoi se “rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç”. Gjithashtu, janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë”.

Pamje nga vendngjarja sot në Shkodër, ku dy persona mbetën të vrarë
1 nga 3

/e.i/j.p/

The post Ngjarja në Shkodër, Beci: Qytetarët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

By: Ela
28 August 2025 at 22:34

Një tjetër aferë e rëndë financiare është zbuluar në Bashkinë Shkodër të drejtuar nga Benet Beci. Tenderi me objekt “Blerje e artikujve ushqimorë”, me numër reference REF-44826-04-12-2025, është kthyer në një shembull tipik të abuzimit me fondet publike. Fitues është shpallur kompania SEAD-SGS shpk, në pronësi të Entela Liçit, me një ofertë prej 22,266,682 lekësh […]

The post Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës appeared first on BoldNews.al.

Bashkia e Shkodrës urdhër Agjencive Funerale, Beci: Deri më 25 shtator largoni aktivitetin nga këto 5 zona

By: redi
18 August 2025 at 15:15

Bashkia e Shkodrës merr vendimin për të larguar nga zonat e banuara Agjencitë Funerale dhe të vendosë rregulla të reja për këto subjekte që ofrojnë shërbimet e fundit për një person që ndërron jetë dhe të afërmit, nëpërmjet ceremonive mortore. Kryebashkiaku Benet Beci, thekson se prania e këtyre agjencive pranë shkollave, zonave të banuara, subjekteve tregtare apo institucioneve të ndryshme…

Source

❌
❌