Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 January 2026Main stream

Plagosi me thikë vajzën/ Merr fund arratia, prangoset babai i 24-vjeçares

By: xhir jeta
26 January 2026 at 15:32

Merr fund arratia, e 56-vjeçarit Mikel Ndoj i cili mëngjesin e kësaj të hëne, plagosi me thikë vajzën e tij 24 vjecare.

ABC News mëson nga grupi i hetimit se shkak për plagosjen e ndodhur këtë të hënë në lagjen numër 12 të Durrësit të jetë bërë qëndrimi i vajzës në lidhje me konfliktet që autori kishte me ish bashkëshorten.

56-vjeçari Mikel Ndoj ishte i divorcuar për shkak të dhunës së vazhdueshme që ky i fundit kishte ushtruar në familje.

Mikel Ndoj rezulton një person me precedent penal në shtetin Italian për dhunë, vepër për të cilën kishte kryer edhe disa vite burg.

E ëma e vajzës së plagosur punonte në një fasoneri pranë vendit të ngjarjes, ndërsa krimi ndodhi në ambientet e jashtme të një agjencie imobiliare ku punonte vajza.

I plagosur ka mbetur po ashtu edhe kolegu i 24-vjeçares i cili ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e krimit.

24-vjeçarja Xhesika Ndoj dhe kolegu i saj i punës vijojnë në spital nën kujdesin mjekësor./abcnews.al

 

Dorëzohet përgjimi i 21 janarit/ Artan Hoxha e çon në zyrat e SPAK

By: xhir jeta
26 January 2026 at 15:28

Kaseta origjinale e diktofonit me regjistrimet e komunikimeve të Gardës së Republikës, ku u dhanë urdhërat e vrasjeve së protestuesve më 21 Janarin 2011, është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga gazetari Artan Hoxha.

Në të janë 36 minuta regjistrim, ku dëgjohen bisedat e ish kreut te gardes Ndrea Prendi dhe vartësve të tij para, gjatë dhe pas vrasjes së 4 protestuesve dhe plagosjes së dhjetra të tjerëve.

Me  këtë provë të fortë origjinale që tashmë SPAK ka në dorë pritet të vertetohet se vrasjet e 21 janarit kanë qënë me urdhër.

Më heret në SPAK për të dëshmuar për 21 Janarin janë thirrur i gjithë zinxhiri komandues i drejtuesve të lartë të kohës së protestës.  Edhe vetë Sali Berisha pavarësisht se disa herë iu shmang SPAK, është marrë në pyetje lidhur me protestën dhe vrasjet e protestuesve në bulevard./abcnews.al

Izraelitët jo “kurnacë” me ne/ Dyfishohet shkëmbimi tregtar në 2025

By: xhir jeta
26 January 2026 at 15:22

Tregtia mes Shqipërisë dhe Izraelit ka njohur një rritje të fortë gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se mallrat shqiptare të eksportuara drejt Izraelit janë më shumë se dyfishuar, duke arritur në rreth 1 miliard lekë, krahasuar me 386 milionë lekë që ishin në vitin 2024.

Rritja rezulton e konsiderueshme edhe nëse krahasohet me vitet e mëparshme. Ndër nëngrupet kryesore që dominojnë tregtinë me Izraelin janë produktet ushqimore, pijet dhe duhani, mineralet dhe lëndët djegëse, si dhe tekstilet dhe këpucët.

Nga ana tjetër, importet nga Izraeli mbeten më të larta se eksportet. Gjatë vitit të kaluar, importet arritën vlerën e rreth 2.6 miliardë lekëve.

Gjithashtu, investimet midis dy vendeve kanë shënuar një rritje të ndjeshme vitet e fundit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në 9-mujorin e vitit 2025, investimet izraelite në Shqipëri arritën në rreth 19.3 milionë euro, një shumë kjo disa herë më e lartë krahasuar me vitet e fundit.

Së fundmi, investitorët izraelitë synojnë të hyjnë në tregun bankar shqiptar përmes krijimit të bankës së parë digjitale. Po ashtu, ata kanë shfaqur interes të shtuar edhe për tregun e pasurive të paluajtshme./abcnews.al

Vuçiç: SHBA paraqiti një kërkesë “politike” dhe një të lidhur me energjinë për të nisur Dialogun Strategjik

By: xhir jeta
26 January 2026 at 13:47

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë të hënën se njëra kërkesë zyrtare për nisje të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara lidhet me energjinë, ndërsa tjetra është politike.

“Njëra kërkesë është e lidhur me energjinë, tjetra ka natyrë më politike”, ka thënë Vuçiq më 26 janar për televizionin Blic, me seli në Beograd.

Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për kërkesat. Presidenti serb i ka përmendur fillimisht kërkesat pesë ditë më parë, pas një takimi që ka zhvilluar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Sipas tij, Serbisë i janë bërë dy kërkesa zyrtare për ta nisur Dialogun Strategjik me SHBA-në. Prej atëherë, as Beogradi dhe as Uashingtoni nuk janë deklaruar më tepër në këtë drejtim.

Presidenca dhe Qeveria e Serbisë, ashtu sikurse Departamenti amerikan i Shtetit, nuk u janë përgjigjur kërkesave të Radios Evropa e Lirë për të kuptuar më shumë.

Dialogu Strategjik, të cilin Shtetet e Bashkuara e zhvillojnë me disa shtete në botë synon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mbulon një mori fushash – nga ekonomia deri te siguria dhe politika e jashtme.

Uashingtoni e konsideron luftimin e ndikimit kinez dhe rus, si njërin prej interesave kryesore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Vuçiç ka thënë se kërkesat nuk janë diskutuar në një takim të jashtëzakonshëm të Qeverisë Serbe më 25 janar. Sipas tij, për kërkesat do të diskutohet në ditët në vijim.

Ulja e varësisë së Ballkanit nga energjia ruse ka qenë njëra prej synimeve të përmendura edhe në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së, të miratuar në dhjetor të vitit të kaluar.

Në të njëjtën ligj përmendet që duhet zvogëluar edhe ndikimi kinez.

Shtetet e Bashkuara e shohin me shumë rëndësi edhe përparimin në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Aty përmendet që SHBA-ja do ta përkrahë procesin drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, të bazuar në njohjen reciproke.

Sa i përket Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë, për të fillimisht është folur në gusht të vitit 2025, mirëpo ai nuk ka nisur ende.

Dialogu Strategjik ishte planifikuar të niste edhe mes Kosovës dhe SHBA-së, mirëpo autoritetet amerikane e pezulluan atë në shtator të vitit të kaluar për një kohë të pacaktuar, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.

Dialogu ishte planifikuar për t’i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike.

Vuçiç: Aksionet ruse në NIS prekin vlerën e 1 miliard eurove
Presidenti i Serbisë ka thënë se aksionet ruse në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) të cilat pritet të blihen nga kompania hungareze MOL, kapin vlerën e 900 milionë – 1 miliard eurove.

Ai ka thënë se Serbia ka qenë e gatshme të paguajë dyfishin e asaj shume.

“I kemi pasur paratë gati, të paguajmë dy miliardë euro. Të paguajmë edhe më shumë sesa aq”, ka përsëritur Vuçiq për Blic.

Industria e Naftës e Serbisë është nën sanksione amerikane prej fillimit të vitit 2025 për shkak se një numër i madh i aksioneve janë në duart ruse.

Autoritetet në Beograd mëtojnë ta ndryshojnë këtë situatë, pas arritjes së një marrëveshjeje për shitjen e aksioneve ruse të NIS-it te MOL-i hungarez.

Vuçiç ka thënë se ai lehtësisht ia sqaron vetes pse aksionet ruse në NIS nuk i janë ofruar Serbisë, mirëpo nuk dëshiron të flasë publikisht, sepse nuk dëshiron t’i rrezikojë interesat e shtetit.

“Për mua, arsyet janë të qarta, të kuptueshme, mirëpo a janë të pranueshme, ajo është punë tjetër”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë marrëdhëniesh ka tani Serbia me Rusinë, Vuçiç ka thënë se ato janë “të mira.

Serbia vazhdon të ketë bashkëpunim të ngushtë me Rusinë, pavarësisht thirrjeve të Perëndimit për të vendosur sanksione ndaj Kremlinit për nisjen e luftës në Ukrainë./rel

Drejtoria e Përgjithshme merr vendimin: Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

By: xhir jeta
26 January 2026 at 13:26

Kadastra e Vlorës do të zhvendoset në Tiranë. Vendimi është marrë nga drejtoria e përgjithshme e cila kërkon zhvendosjen brenda datës 31 janar.

Në shkresën e firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kërkohet zhvendosja e strukturave të mbetura, të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, që ushtrojnë veprimtarinë në qytetin e Vlorës, në ambientet e godinës së ASHK me adresë rruga “Jordan Misja”, Tiranë.

Zhvendosja e ambienteve të punës sipas pikës 1 të këtij urdhri të përfundojë brenda datës 31.01.2026.

Ngarkohen Drejtoria Vendore e ASHK Vlorë, si dhe Drejtoria e Vlerësimit të Riskut dhe Sistemeve dhe Drejtoria e Investimeve dhe Shërbimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme, për zbatimin e këtij urdhri.

“Sens paniku nga deklarata në Beograd”, Vengu: Bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë e Kosovën, s’i marrim leje askujt!

By: xhir jeta
26 January 2026 at 13:16

Në konferencën me gazetarët, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se ka nisur tashmë bashkëpunimi ushtarak me Shqipërisë-Kosovës dhe Kroacisë. Ndër të tjera Vengu komentoi edhe deklaratat e ardhura nga Beogradi lidhur me këtë bashkëpunim tre palësh, për të cilat tha se ka vënë re një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd, qoftë mediatike, qoftë politike.

“Patjetër kam vënë re një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd, qoftë mediatike, qoftë politike. Marrëveshje Shqipëri-Kroaci-Kosovë është një marrëveshje trepalëshe që nuk është ndërtuar kundër askujt. Ajo që mund të them është se Shqipëria, Kosova, Kroacia, kanë filluar në bazë të kësaj marrëveshjeje, qoftë në rrafshin ushtarak, stërvitor, apo akademik-arsimor, të bashkëpunojnë.

Është një partneritet i hapur. Por nuk jemi në situatat e garancive të mbrojtjes. Ne kemi arkitekturën tonë të sigurisë kolektive, por kemi vënë re që të treja vendet kanë nevoja të ngjashme, përsa i përket rritjes së kapaciteteve. Janë në një marrëveshje për të marrë secila më të mirën nga tjetra, përsa i përket industrisë ushtarake.

Kroacia është vend lider në Europë përsa i përket dronëve të vegjël ushtarakë. Sikundër edhe ne synojmë që në kuadër të mjeteve të blinduara të krijojmë një epërsi dhe pse jo edhe të nisim të eksportojmë”, tha Vengu, ndërsa shtoi se mirëpresim vende të tjera t’i bashkohen kësaj marrëveshjeje./abcnews.al

“Prodhimi i dronëve pritet të nisë në shkurt”, Vengu: Synimi afatmesëm, blerja e 4 avionëve zjarrfikës

By: xhir jeta
26 January 2026 at 13:09

Shqipëria pritet të nisë në muajin shkurt prodhimin e dronëve. Deklaratave vjen nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu duke iu përgjigjur interesit të medias.

Si pjesë e marrëveshjes me Izraelin ku zbatues është Elbit nga pala izraelite dhe Kayo nga pala shqiptare, kemi tre cështje bashkëpunimi. Është nënshkruar vetëm një kontratë, sa i përket kapaciteteve të dronëve luftarakë dhe sistemeve antidron. Bëhet fjalë për një kontratë që kap vlerën 30 milionë euro. Po investimojmë në ato komponentë që i gjykojmë esencialë për momentin ndaj edhe kemi këtë kontratë për momentin.

Presim për uniformat para fundit të këtij 6 mujori, sistemet dron fillojnë prodhimin në shkurt, sistemet antidron presim të finalizohen para fundit të këtij viti”, tha ai ndërsa shtoi se synimi afatmesëm, i dikasterit që drejton është blerja e 4 avionëve zjarrfikës./abcnews.al

Mes SHBA e BE në fushën e Mbrojtjes? Vengu: S’bëhet fjalë për zgjedhje mes të dyjave, por…

By: xhir jeta
26 January 2026 at 13:05

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot, se Shqipëria po ndërton strategjinë e saj mbrojtëse dhe po fokusohet në forcimin e Forcave të Armatosura dhe strukturave të Emergjencave Civile.

Pyetur nëse Shqipëria ndodhet mes SHBA e BE në fushën e mbrojtjes, Vengu tha se nuk bëhet fjalë për zgjedhje mes të dyjave, por Shqipëria ndodhet brenda Washingtonit dhe Brukselit

“Përmendet shpesh cfarë bën Shqipëria, SHBA – BE, pozicionimi. Ajo që mund të them është se për Shqipërinë nuk bëhet fjalë për një zgjedhje mes të dyjave. Mënyra si ne e ndërtojmë politikën në fushën e mbrojtjes ka të bëjë me identitetin tonë tërësisht euroatlantik.

Shqipëria ka tre elementë, e para NATO si garanci sigurie, BE është më shumë në rrafshin e një projekti politik dhe civilizues dhe nga ana tjetër bashkëpunimi me SHBA është defakto boshti ku testohet besueshmëria jonë ushtarake.

Nuk besoj se janë alternativa janë tre shtylla të së njëjtës arkitekturë dhe në një lloj mënyre nuk jemi mes Ëashingtonit dhe Brukselit, por jemi brenda Ëashingtonit dhe Brukselit”, tha Vengu.

Ukraina mund Rusinë… në tenis/ Elina Svitolina fiton 2-0 ndaj rivales ruse Mirra Andrejeva

By: xhir jeta
26 January 2026 at 12:47

Ishte me të vërtetë një derbi. Askush nuk dëshiron të humbasë kur një ukrainase është në terren ndaj një ruseje, dhe këtë herë ishte Elina Svitolina që doli me kokën lart nga Arena madhështore “Rod Lejvër” në Melburn.

Tridhjetenjëvjeçarja mundi 2-0 rivalen shumë më të re, Mirra Andrejeva, me një dominim që ndoshta nuk ishte parashikuar.

Me përvojën e saj shumë më të madhe, por ndoshta edhe me ndjenjën e detyrimit ndaj popullit të saj që po lufton prej 4 vitesh ndaj një agresioni të ashpër,

Vajza e lindur në Odesë ia doli me rezultatin e thellë të seteve, 6-2 e 6-4, edhe pse rivaliteti ekzistoi dhe dueli zgjati një orë e 23 minuta.

Svitolina është padyshim një teniste shumë e mirë, edhe pse nuk ka fituar ende një Grand Slem.

Ajo ka arritur gjysmëfinalet dy herë në Uimbëlldon dhe një herë në US Open, ndërsa në Melburn dhe Paris është ndalur në çerekfinale.

Sa për Andrejevën, rusja 18-vjeçare do të ketë rast për të fituar në të ardhmen.

Në çerekfinale, ukrainasja, që është e 12-ta në botë, do të ketë një provë shumë të vështirë pasi përballë saj do të jetë amerikania e fortë, Koko Gof, e cila vërtet është shumë e re, vetëm 21 vjeç, por I numëron dy tituj Grand Slem në karrierë, pikërisht në Rolan Garos të Parisit dhe US Open.

Barça, e fortë edhe me vajzat/ Vajzat katalanase mundin në finale rivalët e tyre madrilenë

By: xhir jeta
26 January 2026 at 12:45

Dominimi vazhdon e nuk duket se kur mund të ndalet. Barcelona e femrave fitoi një tjetër trofe në futboll, dhe sërish pas një sfide El Klasiko.

Real i Madridit u mund 2-0 në finalen e Superkupës së Spanjës, luajtur në prani të mbi 12 500 spektatorëve në stadiumin e qytetit Kastejon de la Plana.

Për vajzat “blaugrana” ishte suksesi i pestë radhazi në këtë konkurrim, arritur falë golave nga Brugts në pjesën e parë dhe nga Aleksa Putejas në minutën e tretë shtesë me penallti.

Padyshim që kampionet e Spanjës dhe nënkampionet e Europës bënë më shumë, dhe Reali shpëtoi nga turpi falë portieres Misa Rodrigez, që ishte edhe kapitenia e skuadrës.

Barça ka 6 superkupa, nga të cilat 5 radhazi, ndërsa kabineti I trofeve është gjithnjë e më plot.

Jo më kot, vajzat nga Katalonja janë tri herë fituese të Championsit, 10 herë të La Ligës, 11 herë të Kupës së Mbretëreshës, dhe siç e theksuam 6 herë të Superkupës së vendit.

Në kampionat, skuadra e trajnerit Romeu është në vendin e parë dhe madje e shkëputur 10 pikë nga Reali që e ndjek, dhe me një diferencë të jashtëzakonshme golash të shënuar, 81 ndaj vetëm 37.

Barcelona kthehet në krye/ Sukses 3-0 në shtëpi në La Liga, Ovideo reziston veç një pjesë

By: xhir jeta
26 January 2026 at 12:42

Ishte si një “cajtnot”, ndonëse fundi i sezonit ndodhet larg. Barcelona u vendos nën presion nga fitorja e Realit një ditë më parë që solli rokadën në La Ligën spanjolle, por pati nerva të forta për ta përballuar situatën dhe për të fituar.

Suksesi katalanas në javën e 21-të ishte 3-0 ndaj Oviedos në “Kamp Nou”. Fitore e madhe në një arenë madhështore, por që ende nuk është plotësisht gati, siç e tregon numri prej rreth 45 000 spektatorësh në tribuna, në krahasim me kapacitetin prej 105 000 vendesh që do të ketë pas përfundimit të modernizimit.

Epërsia e ekipit “blaugrana” ishte i gjithi, ndonëse miqtë rezistuan 52 minuta, dhe provuan jo pak të rrezikonin. Jo më kot pati 4 gjuajtje në kuadrat ndaj 7 të të besuarve të trajnerit Hansi Flik.

Dani Olmo shënoi për 1-0, pastaj Rafinja tregoi se përse është lideri i të vetëve, ndërsa vulën e vendosi Lamin Jamal.

Talenti më I madh I futbollit në botë realizoi një gol të veçantë dhe festoi siç bëri dikur Kristiano Ronaldo në “Kamp Nou”.

“Barça duhej vetëm që të priste, – shkruan e përditshmja “Marka”, – dy gabime në mbrojtje të Oviedos në nisje të pjesës së dytë kthyen kryesimin!”

“Ky është Lamin, – titullon “AS”, – Me thembër për një gol të madh nga ata që do të kujtohen gjatë!”

Ja edhe gazeta nga Katalonja, “El Mundo Deportivo”: Gol për historinë nga Lamin dhe tri pikë më shumë. Nga ankthi në përmbytje golash!”

Barcelona kryeson La Ligën me 52 pikë ndaj 51 të Realit, në një duel të ashpër për titull, ndonëse katalanasit kanë shënuar 12 gola më shumë sesa madrilenët.

Shqiptari “pret” për Juventus/ Raffaele Huli u grumbullua nga Spalletti për sfidën kundër Napolit

By: xhir jeta
26 January 2026 at 12:40

Të ardhmes nuk I dihet, por është në rrugën e duhur dhe për momentin mund të jetojë me ëndrrën e parë të madhe të realizuar.

Po flasim për Raffaele Huli, portieri shqiptar, që vetëm 17 vjeç u grumbullua për herë të parë për një ndeshje të Serie A. Dhe jo nga një skuadër çfarëdo dhe një ndeshje të zakonshme, por nga Juventus në sfidën e madhe kundër Napolit për javën e 22 të kampionatit italian.

Trajneri Luciano Spalletti e ftoi në ekipin e parë, pas mungesës së portierit të tretë Carlo Pinsoglio. Një shpërblim I madh ky për paraqitjet e tij me skuadrën e të rinjve të Juventus, si në kampionat ashtu edhe në “Youth League” me “Zonjën e Vjetër”.

Me origjinë nga Shkodra, por i lindur në Itali, Raffaele Huli konsiderohet si një talent i vërtetë, ndërsa ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë. Ai ka luajtur me ekipet zinxhirë të përfaqësueses kuqezi, duke mbrojtur portën e ekuipit U17 në 10 ndeshje dhe tani atë U19 në katër sfida të tjera.

Grumbullimi i fundit me Juventus në Serie A nuk është rastësi, ndërsa nuk I dihet, ndoshta në të ardhmen do ta shohim edhe në fushë me “Zonjën e Vjetër”, portën e së cilës e kanë mbrojtur emra të mëdhenj, mjafton të përmendësh Gianluigi Buffon./abcnews.al

E rëndë në Vlorë/ Zjarr në një banesë, humb jetën 85-vjecari. Policia: U asfiksua nga tymi

By: xhir jeta
26 January 2026 at 12:35

Një 85 vjecar është gjetur i vdekur orët e para të mëngjesit në banesën e tij në Vlorë. Ngjarja është shënuar rreth orës 02:50, në fshatin Lapardha.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 02:50, në fshatin Lapardha, Selenicë, është gjetur në banesë nga familjarët, i pajetë shtetasi K. A., 85 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij.

Rama te Muri i Lotëve në Izrael: Uroj që Zoti, t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!

By: xhir jeta
26 January 2026 at 12:27

Gjatë qëndrimit në Izrael Rama u ndal edhe në vendin e quajtur si Muri i Lotëve.

Mediat izraelite kanë publikuar foto të kryeministri Edi Rama nga Muri i Lotëve si edhe shënimin e lënë prej tij.

“Është gjithmonë një përvojë unike të jesh përpara këtij Muri dhe uroj që Zoti, përmes këtij muri të fuqishëm, t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!”- ka shkruar Rama.

“Paqja dhe siguria nuk janë më të mirëqena”, Vengu: Armiku modern nuk vjen vetëm me tanke, vjen me helm infomativ

By: xhir jeta
26 January 2026 at 12:22

Vengu: Gjithë këto muaj të fundit, aktualiteti në të cilin jetojmë dikton qartë se mbrojtja dhe siguria nuk janë më koncepte abstrakte as tema të nivelit të dytë, janë kthyer në tema të një rëndësie parësore. Janë rikthyer në thelbin e sovranitetit dhe dinjitetit të një kombi. Zhvillimet gjeopolitike, tensionet rajonale, kërcënimet hibride dëshmojnë cdo ditë se paqja dhe stabiliteti, kërkojnë investime të përditshme.

Dinamikat ndërkombëtare nuk premtojnë më paqe të qëndrushme por përballje të menaxhuar mes fuqive të mëdha. E përmdend këtë se Europa juglindore, është një teatër dytësor për narrative, influencë dhe ndërhyrje hibride. Ballkani mund të mos jetë fushë betejë tankesh por është fushë betejë perceptimesh, influencash nga palë të treta.

Në këtë realitet pyetja është nëse aleancat, do të jenë të mjaftueshme për të vënë Shqipërinë në një pozitë më të fortë. Sa më e përcarë të jetë shoqëria aq më fertil është terreni për dezinformim. Armiku modern nuk vjen vetëm me tanke, vjen me helm infomativ. Ndaj mbrojtja civile, kibernetike, janë pjesë e sigurisë kombëtare dhe në këtë kontekst Shqipëria ndëron sot politikën e saj të mbrojtjes.

Vrasja e dytë në Minneapolis/ Republikanët shtojnë presionin ndaj Shtëpisë së Bardhë: Hetim transparent

By: xhir jeta
26 January 2026 at 11:59

Shtëpia e Bardhë po përballet me presion në rritje për të nisur një hetim për vrasjen e dytë në Minneapolis nga agjentët federalë.

Këto thirrje nuk kufizohen vetëm tek Demokratët, pasi disa republikanë kanë filluar gjithashtu të bëjnë thirrje për një hetim për të shtënat fatale.

Senatorja Republikane e Alaskës, Lisa Murkowski, thotë se nevojitet një “hetim gjithëpërfshirës dhe i pavarur i të shtënave”, duke shtuar se kjo do të ndihmojë në “rindërtimin e besimit”.
“Agjentët e ICE nuk kanë liri veprimi në kryerjen e detyrave të tyre”, shton Murkowski.

Thirrje të ngjashme për një “hetim të plotë dhe të paanshëm” janë bërë nga Senatori Republikan i Karolinës së Veriut, Thom Tillis.

Ai thotë se vrasja e një qytetari amerikan nga agjentët e ICE “duhet të ngrejë pyetje brenda administratës në lidhje me përshtatshmërinë e trajnimit për zbatimin e ligjit për imigracionin dhe udhëzimet që u jepen oficerëve për kryerjen e misionit të tyre”.

Senatori për Pensilvani, Dave McCormick, i bën jehonë këtyre thirrjeve për një hetim të plotë. Megjithatë, ai thotë se mbështet ICE-në dhe “punën kritike që ata bëjnë”, duke shtuar se “retorika e papërgjegjshme dhe mungesa e bashkëpunimit nga politikanët e Minesotës po nxisin një situatë të rrezikshme”.

Ndërkohë, senatori i Nebraskës, Pete Ricketts, i përshkruan të shtënat si një “situatë të tmerrshme”, ndërsa bën thirrje për një “hetim transparent”./abcnews.al

‘Mjaft është mjaft”, Guvernatori republikan thirrje Kongresit të hetojë vrasjet në Mineapolis

By: xhir jeta
26 January 2026 at 11:55

Guvernatori republikan i Vermontit, Phil Scott, thotë se është “e papranueshme” që qytetarët amerikanë të “vriten nga agjentë federalë” për ushtrimin e të drejtave të tyre të mbrojtura për të protestuar.

Scott është mes ligjvënësve republikanë që po bëjnë thirrje për një hetim të plotë për të shtënat fatale të Alex Pretti.

Ai thotë se, “në rastin më të mirë”, veprimet e oficerëve të imigracionit janë një “dështim i plotë i koordinimit të sigurisë publike”.

“‘Mjaft është mjaft”

“Presidenti duhet t’i ndalë këto operacione, të qetësojë situatën dhe të rivendosë fokusin e qeverisë federale te emigrantët vërtet kriminelë dhe të paligjshëm”, shkruan ai, duke shtuar: “Kongresi dhe gjykatat duhet të përparojnë për të rivendosur kushtetutshmërinë.”/abcnews.al

“Aleatët e NATO sigurohen që jemi gati për çdo gjë!”, Ambasada e SHBA publikon pamjet nga stërvitja në Rinas

By: xhir jeta
26 January 2026 at 11:49

Forcat Ajrore Shqiptare zhvilluan gjatë javës që lamë pas, stërvitjen ajrore të furnizimit me karburant me 106th Rescue Wing.

Pamje të stërvitjes janë publikuar nga ambasada amerikane në Tiranë, ku ndër të tjera shkruan duke u stërvitur së bashku, aleatët e NATO-s sigurohen që jemi gati për çdo gjë!

“Ndiqni stërvitjen ajrore të furnizimit me karburant gjatë javës së kaluar me 106th Rescue Wing dhe Forcën Ajrore Shqiptare! Duke u stërvitur së bashku, aleatët e NATO-s sigurohen që jemi gati për çdo gjë!” shkruhet në postim.

Vrasja e të riut në Mineapolis nga agjentët e emigracionit, Trump: Administrata ‘po shqyrton gjithçka’

By: xhir jeta
26 January 2026 at 11:12

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se administrata e tij po “shqyrton gjithçka” pas të shtënave fatale nga agjentët e imigracionit që i morën jetën infermierit 37-vjeçar të kujdesit intensiv Alex Pretti në Minneapolis të shtunën.

Në komentet e tij për Wall Street Journal, Trump tregoi gjithashtu se ai përfundimisht do të tërhiqte agjentët nga qyteti. Por ai nuk dha një afat kohor.

Protestat vazhduan në Minneapolis dhe qytete të tjera të SHBA-së të dielën, ndërsa Guvernatori i Minesotës Tim Walz paralajmëroi se Amerika ishte në një “pikë kthese”.

Faktet rreth incidentit – të shtënat e dyta fatale nga agjentët e një qytetari amerikan në javët e fundit – janë kontestuar ashpër, duke krijuar një përballje të re midis zyrtarëve shtetërorë dhe federalë.

Administrata ka mbrojtur oficerin që qëlloi infermierin Pretti. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem tha se Pretti u qëllua sepse po “mbante” një armë.

Autoritetet lokale e mohojnë këtë, duke shtuar se arma ishte e regjistruar ligjërisht dhe se Pretti u qëllua pasi arma e zjarrit u hoq.

Wall Street Journal raportoi se Trump u pyet drejtpërdrejt dy herë nëse agjenti kishte bërë gjënë e duhur. Ai u përgjigj: “Po kërkojmë, po shqyrtojmë gjithçka dhe do të dalim me një vendim.”

Ai gjithashtu i tha gazetës: “Nuk më pëlqen asnjë të shtënë. Nuk më pëlqen.” Ai shtoi: “Por nuk më pëlqen kur dikush shkon në një protestë dhe ka një armë, të mbushur me dy karikatorë me plumba gjithashtu. As kjo nuk është mirë.”

Administrata Trump po përballet me presion nga disa republikanë të shquar, të cilët u janë bashkuar demokratëve të opozitës në thirrjen për një hetim të gjerë./abcnews.al

❌
❌