Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 2026Main stream

Relativizoi akuzat e ngritura ndaj Belinda Ballukut dhe drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj/ BIRN: Raporti me drejtësinë e vendos Ramën mes dy zjarresh

By: V K
8 January 2026 at 09:38

Kreu i qeverisë ashpërsoi tonet me drejtësinë në fund të vitit, por kalimi i tij nga retorika për konsum politik te aktet konkrete rrezikon sipas analistëve që ta përballë atë me sanksione ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama, e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë së tij po përballen me akuza penale.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama ironizoi dhe relativizoi akuzat e ngritura ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshës jetëgjatë të AKSHI, Mirlinda Karçanaj, ndërsa iu rikthye krahasimit butaforik të SPAK me ‘Sigurimin’ famëkeq të komunizmit.

Por gjuha e Ramës, është e dykuptimtë dhe fsheh raportin e tij të pritshëm me sistemin e drejtësisë.

“Që sot në Shqipërinë që unë jam kryeministër, të trajtohen njerëz sikur janë përballë Sigurimit, me ato metodat e ndyra?!”- pyeti ai në mënyrë retorike në një nga komentet e shumta mbi punën e SPAK-ut. “…Po kjo nuk do të thotë fare që ’duhet të hedhim beben bashkë me ujin’…”,- shtoi më tej ai duke iu referuar drejtësisë.

Që prej miratimit të reformës në drejtësi një dekadë më parë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri dominon agjendën politike të vendit dhe perspektivën e integrimit drejt Bashkimin Europian.

Zbatimi i kësaj reforme, konsiderohet gjithashtu një investim ndërkombëtar për fuqizimin e shtetit ligjor në Shqipëri, me mbështetje të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vetë Rama e përdori reformën në drejtësi si një ‘trofe’ në përballjet elektorale, duke e portretizuar veten si ‘krijues’ dhe ‘mbrojtës’ të saj, ndërkohë që një numër ministrash dhe zyrtarësh të lartë të qeverisë së tij u përballën me akuza për korrupsion apo shpërdorim detyre.

Me marrjen në mbrojtje të numrit 2 të qeverisë dhe drejtoreshës së AKSHI, Rama po bën sot atë që kishte premtuar publikisht se nuk do ta bënte asnjëherë.

Por përtej retorikës, testi i vërtetë i raportit të qeverisë me drejtësinë mbetet qëndrimi ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindramilionë euro.

Altin Gjeta, studiues i Shkencave Politike pranë Universitetit të Birmingham në Mbretërinë e Bashkuar beson se kryeministri bën retorikë për ‘konsum të brendshëm politik”, pa bërë sipas tij akte që çojnë në sulme konkrete ndaj drejtësisë së re.

“Nëse kryeministri i Shqipërisë fillon një sulm frontal apo qoftë edhe përpjekje për të ngushtuar hapësirën e veprimit të strukturave të posaçme, gjykoj se do të përballej me sanksione nga administrata amerikane”, tha Gjeta.

“Sepse pas një investimi të madh politik, financiar dhe në burime njerëzore, SHBA dhe BE nuk do të lejonin asnjë aktor politik të vrasë ‘beben e tyre’ në këtë fazë kur ka filluar të ecë shpejt dhe po jep rezultate konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shtoi ai, duke theksuar se kjo do të minonte besueshmërinë e tyre dhe politikën e stabilizimit dhe ankorimit përfundimtar të Shqipërisë në BE.

Sipas Ermal Hasimes, pedagog i Shkencave Politike, qeveria “Rama” e ka humbur “legjitimimin moral” për shkak të skandaleve të shumta të korrupsionit.

“Ajo (qeverisja) mbahet në këmbë elektoralisht nga klientelizmi, shfrytëzimi i administratës dhe aleanca me krimin e organizuar dhe media klienteliste”, tha Hasimja, duke shtuar se ndërkombëtarët e kanë toleruar Ramën si garanci stabiliteti.

Por gjërat sipas tij po ndryshojnë.

Sjellja e pritshme e SHBA-ve, sipas tij, lidhet me strategjinë e re kombëtare që kanë si objektiv madhor luftën kundër drogës dhe vënien në shënjestër të krimit të organizuar shqiptar, si një nga organizatorët kryesorë të trafiqeve ndërkombëtare.

“Këta segmente të krimit kanë sot një bazë të sigurtë dhe mbrojtje politike në Shqipëri. Pikërisht kjo mbrojtje e vendos Rilindjen e Ramës në konflikt me politikën amerikane”, thekson ai.

Azmi Stringa, lektor i Financës në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, beson se në mënyrë të vijueshme e të qëllimshme, politika shqiptare nga të dy krahët ka punuar për të sabotuar punën e drejtësisë dhe kjo është e ditur për partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë dhe distancimin me qeverisjen.

“Strategjia kryesore ka qenë ajo që mund të quhet ‘vrasja e ngadaltë’ e SPAK-ut”, tha Stringa për BIRN.

Në këtë kontekst, sipas tij, sjellja e kryeministrit Rama në lidhje me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit ka bërë që ai të humbë besimin dhe të jetë më i izoluar në raport me aktorët ndërkombëtarë të nivelit të lartë.

“Ai nuk trajtohet më si partner politik me të cilin ndërtohen procese afatgjata, sepse për partnerët është bërë e qartë se mbështetja formale ndaj reformës ka bashkëjetuar me sabotimin e saj në prapaskenë”, sugjeron Stringa.

Në të kundërt, sipas tij, qeveria ka reflektuar tolerancë ndaj krimit të organizuar, mungesë vullneti për hetimin e korrupsionit të lartë dhe tentativa të vazhdueshme për të ndikuar institucionet kyçe të drejtësisë.

Tabloja është pak a shumë e ngjashme dhe në sytë e Hasimes, i cili sugjeron se, “pas daljes në shesh të fakteve të pakundërshtueshme të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, ndërkombëtarët e kanë të vështirë të legjitimojnë Ramën përpara opinionit publik të vendeve të tyre”.

Ndërkohë, ai vlerëson se kryeministri Rama gjendet sot mes ‘dy zjarresh’.

“Ai nuk heq dot dorë nga aleanca me botën e errët që i siguron vota dhe pushtet, por nuk ka as luksin të hyjë në konflikt me ndërkombëtarët”, tha Hasimja, duke shtuar se kryeministri Rama gjendet sot përpara dy zgjedhjesh; rrëshqitjes drejt izolimit dhe autoritarizmit të plotë ose heqjes dorë nga gjithçka, duke shpresuar për një “tërheqje sa më pak të dhimbshme”.

E vetmja pjesë e mozaikut që mungon për momentin, shton Hasimja, “është një opozitë e fortë dhe e besueshme në Shqipëri”./BIRN

The post Relativizoi akuzat e ngritura ndaj Belinda Ballukut dhe drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj/ BIRN: Raporti me drejtësinë e vendos Ramën mes dy zjarresh appeared first on Albeu.com.

Raporti me drejtësinë e vendos kryeministrin Rama ‘mes dy zjarresh’

8 January 2026 at 08:48

Kryeministri Edi Rama e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë së tij po përballen me akuza penale. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama ironizoi dhe relativizoi akuzat e ngritura ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshës jetëgjatë […]

The post Raporti me drejtësinë e vendos kryeministrin Rama ‘mes dy zjarresh’ appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala

1 January 2026 at 10:09

Viti 2026 po e gjen Shqipërinë në një udhëkryq të ri sa i përket raporteve të politikës me drejtësinë, ndërkohë që vendi pret të avancojë në rrugën e përmbushjes së kushteve për anëtarësim në Bashkimin Europian me sundimin e ligjit si gurthemeli në këtë proces. Ndryshe nga ç’kishte premtuar, kryeministri Edi Rama e mbylli vitin […]

The post Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala appeared first on Reporter.al.

A është Ergys Agasi pjesë e skuadrës së suksesshme e AKSHI-t? Edi Rama: Mirlinda Karçanajn e njoh prej 20 vitesh, jeton në shtëpi me qira

By: V K
30 December 2025 at 14:00

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, u pyet nëse Ergys Agasi ka qenë apo jo pjesë e skuadrës së AKSHI-t, që ai e quajti një ‘skuadër të suksesshme’.

Ai nuk pranoi të japë shumë komente për të, por vlerësoi drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, që siç deklaroi e njeh prej 20 vitesh.

Rama tha se Karçanaj ndodhet me masë sigurie “arrest ne shtëpi” ne një banesë me qira.

Sipas tij, Karçanaj “është protagonistja e transforimit dixhital të Shqipërisë me një respekt ndërkombëtar”.

“Unë nuk mund të bëj asnjë koment për gjysmë të vërteta që dalin lart e poshtë, do bëhen hetime, do bëhet gjykim dhe është një proces që do tregohet në fund.

Unë di që gjë që në krye të skuadrës së AKSHI-t është një grua që ka respektin tim të padiskuteshëm, Linda Karçanaj, e cila është në masë sigurie në një shtëpi me qira ku jeton, pasi ka jetuar deri pak vite më parë në shtëpinë që dikur ishte e prindërve në një apartament të kohës së komunizmit. E njoh prej 20 vitesh, punon pa orar dhe që ka udhëhequr këtë transformim që është epokal për Shqipërinë. Këtë di ta them me plot gojën. Është protagonistja e transforimit dixhital të Shqipërisë me një respekt ndërkombëtar.

Për pjesën tjetër që ju më pyesni unë po e përsëris, çfarë thoni ju sot, bazuar në copëza të nxjerrë rrugëve nga ata që duhet të ruajnë sekretin e hetimor nuk është mjaftueshme për të dalë mbi fajin apo pafajësinë e njerëzve. E kujdo qoftë. Janë çerek të vërteta sepse gjëja është shumë më e madhe. Kjo është e njohur ka ndodhur edhe në vendet e tjera”, tha Rama.

The post A është Ergys Agasi pjesë e skuadrës së suksesshme e AKSHI-t? Edi Rama: Mirlinda Karçanajn e njoh prej 20 vitesh, jeton në shtëpi me qira appeared first on Albeu.com.

Të preferuarit e AKSHI-t dhe “dashuria” e Mirlindës për Grigorin që kushtoi 2 mld lekë

By: Ela
30 December 2025 at 10:11

Në vitin 2020, një nga rastet më të përfolura të tenderëve publikë lidhej me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj. Tenderi me numër reference REF-74140-10-06-2020, me fond limit rreth 160 milionë lekë të reja pa TVSH, kishte si objekt “Përmirësimin e sistemit VMS” për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit […]

The post Të preferuarit e AKSHI-t dhe “dashuria” e Mirlindës për Grigorin që kushtoi 2 mld lekë appeared first on BoldNews.al.

Të dhënat e e-albanias dhe AKSHI/ Eksperti i IT-së: Çfarë pritet të dalë nga hetimet e SPAK

By: Brisi
29 December 2025 at 22:55

Eksperti i IT, Erion Demiri, ka deklaruar se pas hetimeve të pritshme nga SPAK për rrjedhjen e informacioneve nga e-albania, që kanë ndodhur vitet e fundit në sistemin e AKSHI-t, mund të ketë zhvillime të fuqishme. I ftuar në News 24, Demiri u shpreh se problematika nis që nga vetë modeli i menaxhimit të të […]

The post Të dhënat e e-albanias dhe AKSHI/ Eksperti i IT-së: Çfarë pritet të dalë nga hetimet e SPAK appeared first on BoldNews.al.

“Balluku-AKSHI” 2 organizata, 1 kryetar dhe shteti Mafioz

By: Brisi
29 December 2025 at 16:18

Nga Basir Çollaku “..Shteti mafioz, është një sistem politik, ku qeveria dhe institucionet, janë infiltruar në role, ndikim dhe kontroll, formal a informal, nga krimi i organizuar, duke përafruar deri në njëhsim, pushtetin formal dhe informal, ku eliat politike janë në aleancë me krimin, për të vjedhur pasuritë dhe fondet publike, për të intimiduar dhe […]

The post “Balluku-AKSHI” 2 organizata, 1 kryetar dhe shteti Mafioz appeared first on BoldNews.al.

Jo më ‘të paprekshëm’

29 December 2025 at 08:19

Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimin e saj të ri, Chris LaCivita, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, si kartë suksesi për zgjedhjet. Politikani Erion Veliaj, i cili gjerësisht konceptohej si një trashëgimtar potencial […]

The post Jo më ‘të paprekshëm’ appeared first on Reporter.al.

Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik

By: armand
28 December 2025 at 18:06

Kryeministri Edi Rama përdori termin “të hatashme” për të përshkruar akuzat që rëndojnë mbi drejtoreshën jetëgjatë të AKSHI, Mirlinda Karçanaj, si dhe termin “destabilizim” për procesin elementar demokratik të kërkesës së llogarisë ndaj një qeverie që, siç po del, është përgjegjëse për vjedhjen dhe grabitjen sistemike të çdo leku nga taksat e qytetarëve që patën […]

The post Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik appeared first on BoldNews.al.

Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik

28 December 2025 at 17:31

Kryeministri Edi Rama përdori termin “të hatashme” për të përshkruar akuzat që rëndojnë mbi drejtoreshën jetëgjatë të AKSHI, Mirlinda Karçanaj, si dhe termin “destabilizim” për procesin elementar demokratik të kërkesës së llogarisë ndaj një qeverie që, siç po del, është përgjegjëse për vjedhjen dhe grabitjen sistemike të çdo leku nga taksat e qytetarëve që patën […]

The post Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik appeared first on Reporter.al.

“Tenxheret, llumi, poterexhinjtë”/ Pse Rama e ktheu në sherr korrupsionin e AKSHI-t

By: armand
28 December 2025 at 16:53

Edi Rama nuk ekziston dot politikisht pa konflikt sepse nuk ka bilanc. Prandaj përplasjen e ka qëllim në vetvete. Në veçanti kryeministri e nxit sherrin kur i kërkohet përgjegjësi si në rastin e skandaleve të tmerrshme që kanë ndodhur me AKSHI-n. Prandaj këtë të dielë, ai vërshoi me një lumë sharjesh, ofendimesh dhe akuzash fare […]

The post “Tenxheret, llumi, poterexhinjtë”/ Pse Rama e ktheu në sherr korrupsionin e AKSHI-t appeared first on BoldNews.al.

“Akuzë e hatashme”/ Deklarata e Ramës për AKSHI-n, PD: Po tenton të mbrojë veten

By: Brisi
28 December 2025 at 14:25

Partia Demokratike, e ka cilësuar deklaratën e Edi Ramës, për skandalin e AKSHI-t si tentativë për të mbrojtur veten. Rama u shpreh këtë të diel se akuzat ndaj Mirlinda Karçanajt janë “të hatashme”, ndërsa sipas deputetit demokrat, Klevis Balliu, kjo është një tentativë për të mbrojtur veten. Sipas Balliut, Rama ka frikë pasi është edhe […]

The post “Akuzë e hatashme”/ Deklarata e Ramës për AKSHI-n, PD: Po tenton të mbrojë veten appeared first on BoldNews.al.

Hetimi i SPAK për AKSHI-n, Rama: Presim me padurim drejtësinë për të vërtetën, cilado qoftë

28 December 2025 at 13:08


Kryeministri Edi Rama foli gjatë podkastit të tij “Flasim” lidhur me hetimin e SPAK ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe drejtueses së këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj.

Rama tha se drejtuesja e AKSHI-t ndodhet aktualisht në një masë sigurie për një akuzë të rëndë, ndërsa theksoi se lidhur me të duhet të pritet të dalë e vërteta vetëm nga drejtësia dhe nga askush tjetër.

“AKSHI përballet sot me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve dhe Mirlinda Karçanaj, që udhëhoqi jetësimin e vizionit tonë qeverisës për transformimin digjital të qeverisë, me dije, me vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vite, gjendet nën një masë sigurie me një akuzë të hatashme për të cilën duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia jo nga 700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike, që të dalë e vërteta e saj, cilado qoftë ajo. Por e di që falë saj dhe skuadrës së AKSHI-t, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh krahasuar me 2022 në renditjen e Bankës Botërore. Këtë herë jo vetëm renditemi në grupin A i quajtur grupi me maturitet të lartë, por falë një rritjeje të ndjeshme me raportin paraardhës, këtë vit kemi kaluar nga vendi i 68 në të 14 mes gjitha vendeve”, tha ai, raporton A2cnn.

Skandali i AKSHI-t/ Rama merr në mbrojtje Mirlinda Karçanaj: Udhëhoqi vizionin e qeverisë…

By: Brisi
28 December 2025 at 09:43

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar këtë të diel, në lidhje me skandalin e AKSHI-t dhe hetimin e SPAK për tenderat e dhëna. Në podkastin e tij “Flasim”, Rama mori në mbrojtje Mirlinda Karçanajn teksa u shpreh se kjo e fundit udhëhoqi jetëzimin e vizionit qeverisës për 12 vite. Ashtu si edhe në rastin e Belinda […]

The post Skandali i AKSHI-t/ Rama merr në mbrojtje Mirlinda Karçanaj: Udhëhoqi vizionin e qeverisë… appeared first on BoldNews.al.

Dosja e AKSHI, 4 kompani në 9 muaj siguruan tendera në vlerën 57 milionë euro

27 December 2025 at 10:10


Në 206 faqe “esencë hetimi”, Prokuroria e Posaçme, SPAK, përshkroi veprimtarinë e AKSHI-t Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke zbuluar një rrjet të mirë organizuar kriminal në përvetësimin e qindra milionë eurove tendera publike, mes shantazhit, pengmarrjes dhe implikimit të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe policor të vendit.

“Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, Gëzim Hoxha, si dhe persona të tjerë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar dhe implementuar një skemë për paracaktimin e fituesve në procedurat e prokurimit, të kryera në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së informacionit (AKSHl), me qëllim përfitimin e paligjshëm të fondeve publike që rrjedhin nga pagesat, lidhur me kontratat publike të prokuruara”, thuhet në dosjen e Prokurorisë Speciale SPAK, të cilën Faktoje.al e disponon.

Për Agasin dhe Beqirin janë lëshuar urdhër-arreste për akuzat: “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, në kuadër të një formacioni të posaçëm, “Grup i strukturuar kriminal” dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, por nuk janë ekzekutuar pasi dyshohet se janë larguar jashtë vendit. Në arrest shtëpie janë drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanj dhe zëvendësja e saj Hava Delibashi, ndërsa ka masë ndalim për dalje jashtë vendit për biznesmenët Papa dhe Hoxha, ndërsa pezullim nga detyra dhe ndalim për dalje jashtë vendit për numrin dy të policisë së Tiranës Erjon Ismaili.

Vetëm fillimi…!

Burime pranë grupit hetimor, thanë për Faktoje se dosja është ende nën hetim dhe aktualisht janë hapur tre fraksione të tjera, duke nisur nga emrat që dyshohet se janë përfshirë në një skemë të rëndë abuzimi me burim Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, shkruan faktoje.al

Janë dhjetëra orë filmime ku diskutohen afera me përfshirjen e personave të ndryshëm si nëpunës të lartë të shtetit, drejtues policie dhe biznesmenë të lidhur edhe me krimin e organizuar, duke kontrolluar të dhëna të ndjeshme të sigurisë në vend. Në një takim të datës 16 mars 2024 mes Karçanajt, Beqirajt dhe Agasit ky i fundit thotë: “Projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4”.

Bisedat pa limit etike, ku diskutohen shuma të mëdha se kush do i marrë dhe si do të ndahen, janë në një pjesë të madhe të filmuara (dyshohet nga vetë Agasi). “Nga këqyrja e pamjeve filmike, arsyeshëm krijohet bindja mbi lidhjet me interes që kanë këta shtetas me njëri-tjetrin, e cila, nga analizimi i përmbajtjes së bisedave të transkriptuara, krijon dyshimin e arsyeshëm mbi realizimin e një skeme kriminale në funksion të paracaktimit të procedurave të prokurimit, krijimit të avantazheve dhe përfitimit të paligjshëm prej tyre”, thotë prokuroria.

Skema

Fillimisht gjendej “preja”, një shumë e madhe prokurorimi nën logon e AKSHI-t. Më pas, përgatiteshin për të rrëmbyer çdo qindarkë në fondin limit, ndërsa “financuesja” Mirlinda Karçanaj, me paratë e buxhetit të shtetit, qe kthyer në dorë firmëtare për çdo tender në vlera të mëdha të shkonte për kompanitë e biznesmenëve kontroversë, Ermal Beqiraj dhe Ergys Agasi. Diskutimet bëheshin në zyrën e Agasit, ku pasi flitej për shuma të mëdha shoqëroheshin me fjalor fyes, tallës dhe jo etik. Çdo gjë e dokumentuar, ku vetë Agasi kishte vendosur pajisje përgjuese video-audio.

Paradoksalisht, numri një i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, drejtoresha më jetëgjatë e qeverisjes Rama, e cila presupozohet se ruan çdo të dhënë digjitale shtetërore, edhe të sigurisë dhe rëndësisë së veçantë, përfundoi në zyrën e Agasit me zë dhe figurë në kamerat përgjuese.

Një ndër të paktët që u bë pengesë, duke ankimuar procedurat tenderuese, biznesmeni Gerond Meçe drejtues i kompanisë ABS”, u mor peng dhe nën kërcënim, shantazh dhe dhunë, detyrohet që brenda pak orësh të tërhiqej nga 20 ankimimet. Pjesë e kërcënimit, sugjerimit dhe shantazhimit dyshohet sipas Prokurorisë Speciale se është edhe numri dy i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, edhe ai një bujtës i rregullt në zyrën e Agasit.

Pengmarrja

Kushdo operator ekonomik që ankohej për skualifikim të padrejtë nga tenderat e AKSHI-t i “hapej luftë” nga treshja Agasi, Beqiri dhe drejtoreshë Karçanaj. “Ndaj operatorevë ekonomik të skualifikuar, të cilët kanë kërkuar të drejtën e tyre nëpërmjet ankimimit zyrtar pranë Autoritetit Kontraktor, por edhe në Komisionin e Prokurimit Publik, është përdorur dhuna, heqja e paligjshme e lirisë për t’i detyruar me forcë që të tërhiqen nga ankimimet, por edhe nga çdo procedurë ku kanë marrë pjesë me qëllim që të sigurohej vazhdueshmëria e kësaj skeme”, thotë SPAK. Provat janë tashmë mjaft të forta me pamje filmike, dëshmi të të marrit peng dhe levizjeve të kryera që në fund shkuan në favor të kërcënuesve.

Denoncimi

Më 12 gusht 2025, Gerond Meçe, aksioner i vetëm në shoqërinë “ABS” (një kompanie të teknologjisë) u mor peng sapo doli nga banesa në drejtim të automjetit të tij. “Jemi SPAK, ejani me ne”, i thotë një i ri, i cili mbante një jelek me mbishkrimin “BKH” dhe më pas tre të tjerë me jelekë me mbishkrimin “policia” (dyshohet të falsifikuara) e fusin në automjet dhe largohen.

Meçe nuk bën asnjë rezistencë por kupton se personat nuk ishin të policisë apo BKH-së pasi devijuan lëvizjen, duke marrë drejtimin nga Elbasani. Në një banesë të braktisur në fshatin Gracen të Elbasanit, Meçe prangoset dhe nis shantazhi, kërcënimet me armë dhe ultimatum për të tërhequr menjëherë ankimet që kishte bërë ndaj 20 procedurave tenderuese të AKSHI-it dhe në KPP (Komisionin e Prokurimit Publik).

Brenda pak orësh, Meçe udhëzon administratorin e kompanisë të tërhiqte ankimimet, ndërsa pasi sigurohen se gjithçka ishte në rregull dhe se kompania e Meçes e lenë të lirë nën kërcënimin fundor: “Nuk duam probleme nga ty, nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, grua, motër, nënë, se babë nuk ke ti..,”, citohet në dosjen e SPAK, sipas deklarimeve të Meçes.

Ku të ankohej?

Po ku mund të ankohej “i marri peng”? Biznesmeni Gerond Meçe kishte aplikuar në 20 prokurorime me kompaninë e tij, por në çdo rast ishte skualifikuar dhe tenderat e AKSHI-t ishin fituar në seri nga kompanitë e Ergys Agasit, Ermal Beqirajt dhe të tjerëve pranë tyre.

Meçe nuk kryen denoncim në polici, nisur edhe nga fakti sipas tij se vetë nëndrejtori i Policisë së Tiranës i kishte sugjeruar më parë: “Hiq dorë nga AKSHI”. Po ashtu edhe institucioni tjetër i ankimit administrative KPP rezulton sipas SPAK se ka shkelur procedurat në rastin e ankimimeve të Meçajt dhe gjithashtu ka qenë e gatshme që në një kohë të shpejtë të “pranojë” tërheqjen nga ankimimi, që korrespondon me ditën e pengmarrjes së tij.

“Nga kjo veprimtari rezulton bindshëm se dhe KPP ka nxituar të pranojë ankimimet e OE(shënim: operatorëve ekonomikë) “ABS” të cilat i kanë marrë forcërisht në rrethanat e përshkruara në këtë kërkesë çka do të thotë që kjo kjo ka qenë e koordinuar me veprimet e grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në dosjen e SPAK.

57 milionë euro në pak muaj

Prokuroria ka krijuar bindje bazuar në prova (filmime, biseda audio të gërshetuera me dokumente), se kompanitë e Ermal Beqirit, Ergys Agasit dhe bisnesmenëve të tjerë Gezim Hoxha dhe Andis Papa, në një hark kohor prej 9 muajsh kanë siguruar tenderë në vlerën 57 milionë euro nga AKSHI, për llogari të disa institucioneve.

Në njërën prej tenderëve e cila ka përshkrimin: “Përmirësimi i sistemeve për ndihmën ekonomike” është në vlerën 226,460,451 lekë pa tvsh. Paradoksalisht, një familje me ndihmë ekonomike nuk merr më shumë se 8 mijë lekë në muaj, por për “përmirësim sistemi” janë dhënë mbi 226 milionë lekë të reja. Ndër tenderat e tjerë me “flamur të kuq” cilësohen edhe disa të zhvilluara për institucione të tjera shtetërore, përfshi edhe burgjet.

“Nga analiza e këtyre procedurave të prokurimit, në harmoni dhe me shpjegimet e punonjësve të shoqërisë “EA Solution”, krijohet bindja se këto procedura prokurimi, fitohen nga subjektet e kontrolluara nga shtetasi Ermal Beqiri, në bashkëpunim me shtetasin Andis Papa, fitimet e të cilëve, i kalohen në mënyrë fiktive subjektit “EA Solution”, në pronësi të shtetasit Ergys Agasi”, thekson prokuroria.

Po ashtu SPAK në gërshetim të provave arrin në përfundimin se tenderët manipuloheshin për t’u fituar nga kompania “Soft& Solution” e Beqirajt, kompania “Fastech” e Andis Papës dhe kompania First sh.p.k e Gëzim Hoxhës.

AKSHI, Agjencia Kap, Sh…, Ik…!

By: Elva
25 December 2025 at 13:47

Nga Boldnews.al AKSHI në letra ngjan bukur (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), që kryeministri ynë na e shiti si “Shqipëria Digjitale”. Ky institucion sot ka ndryshuar emër dhe vendosësi i këtij emri është vetë ai Edi Rama, ose babai i kësaj krijese të frikshme. Që nga krijimi i saj, plot 780 milionë euro janë […]

The post AKSHI, Agjencia Kap, Sh…, Ik…! appeared first on BoldNews.al.

Profili i Mirlinda Karçanajt/ Fijet që e lidhin shefen e AKSHI-t me Ramën

By: Elva
24 December 2025 at 16:40

Zyrtarja më e lartë grua e shtetit shqiptar e arrestuar deri më tani, Mirlinda Karçanaj, ndonëse një nga njerëzit më të përfolur të kësaj qeverisjeje ka qenë një personazh me profil të ulët në publik. Përpara se të parakalonte tek dera e SPAK-ut dhe me përjashtim të një konference shtypi të dhënë në krah të […]

The post Profili i Mirlinda Karçanajt/ Fijet që e lidhin shefen e AKSHI-t me Ramën appeared first on BoldNews.al.

Dosja e SPAK: Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI

24 December 2025 at 08:13

Në 15 shtator 2023, Ergys Agasi, 36 vjeç, themeloi një kompani me kapital 1 mijë lek (10 euro) me aktivitet në fushën e teknologjisë së informacionit. Nën emrin EA Solutions, kompania pati një aktivitet të vrullshëm. Në bilancin e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania në fjalë deklaroi të ardhura në masën 242.4 milionë […]

The post Dosja e SPAK: Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI appeared first on Reporter.al.

Abuzimet me tenderat/ SPAK e la në “arrest shtëpie”, Mirlinda Karçanaj i delegon kompetencat vartëses (EMRI)

By: Ela
23 December 2025 at 12:03

Pas zbulimit të skandalit për abuzimet me tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe vendosjes së saj në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, drejtoresha Mirlinda Karçanaj ka deleguar kompetencat drejtuese. Mirlinda Karçanaj i ka deleguar kompetencat e saj si drejtuese e AKSHI-t tek Romina Kostani. “Në mbështetje të ligjit nr. 44/2015, “Kodi […]

The post Abuzimet me tenderat/ SPAK e la në “arrest shtëpie”, Mirlinda Karçanaj i delegon kompetencat vartëses (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Mirlinda Karçanaj në arrest shtëpie, delegon kompetencat drejtuese të AKSHI-t

By: lindita
23 December 2025 at 12:02

Pas vendosjes në arrest shtëpie nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, drejtoresha Mirlinda Karçanaj ka deleguar kompetencat drejtuese. Me firmën e saj, ajo ka urdhëruar delegimin e kompetencave të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe nëpunësit të autorizuar, Romina Kostani, Drejtor, Drejtoria e Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me…

Source

❌
❌