Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 December 2025Main stream

Plas sherri në familjen në Korçë/ Dy vëllezër përleshen me njëri tjetrin

By: Brisi
28 December 2025 at 14:59

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në një familje në Korçë. Sipas policisë, dy shtetas, S. Z., 58 vjeç dhe V. Z., 65 vjeç (vëllezër) janë konfliktuar me njëri tjetrin për arsye ende të paqarta, dhe kanë ushtruar dhunë fizike mes tyre. Gjithashtu raportohet se në sherr është përfshirë […]

The post Plas sherri në familjen në Korçë/ Dy vëllezër përleshen me njëri tjetrin appeared first on BoldNews.al.

Profil/ Brigitte Bardot, bomba bjonde që revolucionalizoi kinemanë

By: Brisi
28 December 2025 at 14:47

Brigitte Bardot, e cila ka ndërruar jetë këtë të dielë në moshën 91 vjeçare, ka lënë shenja në ekranin e kinemasë sepse përmbysi mënyrën e ngurtë se si kinematografia e viteve 1950 e portretizonte gruan, duke u shndërruar në simbolin e një epoke të re të çlirimit seksual. Në ekran, ajo ishte një koktej francez […]

The post Profil/ Brigitte Bardot, bomba bjonde që revolucionalizoi kinemanë appeared first on BoldNews.al.

Digjet makina e parkuar në Pogradec, dyshimet

By: Brisi
28 December 2025 at 14:37

Një makinë është përfshirë nga flakët, këtë të diel në qytetin e Pogradecit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen numër 2, ku automjeti në pronësi të shtetasit A.M është përfshirë nga zjarri. Automjeti ka qënë i parkuar dhe paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Mësohet se […]

The post Digjet makina e parkuar në Pogradec, dyshimet appeared first on BoldNews.al.

“Akuzë e hatashme”/ Deklarata e Ramës për AKSHI-n, PD: Po tenton të mbrojë veten

By: Brisi
28 December 2025 at 14:25

Partia Demokratike, e ka cilësuar deklaratën e Edi Ramës, për skandalin e AKSHI-t si tentativë për të mbrojtur veten. Rama u shpreh këtë të diel se akuzat ndaj Mirlinda Karçanajt janë “të hatashme”, ndërsa sipas deputetit demokrat, Klevis Balliu, kjo është një tentativë për të mbrojtur veten. Sipas Balliut, Rama ka frikë pasi është edhe […]

The post “Akuzë e hatashme”/ Deklarata e Ramës për AKSHI-n, PD: Po tenton të mbrojë veten appeared first on BoldNews.al.

Tentuan të kalonin kufirin ilegalisht, arrestohen pesë shtetas serbë në Kosovë

By: Brisi
28 December 2025 at 14:16

Pesë shtetas serbë janë arrestuar nga Policia e Kosovës këtë të diel, pasi kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin. Sipas raportimeve, pesë serbët me iniciale, S.R, M.S, S.Z, V.K dhe D.Z, janë kapur në zonën e Kamenicës dhe njëri prej tyre është ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura të Serbisë. Mediat e Kosovës, pretendojnë se plani […]

The post Tentuan të kalonin kufirin ilegalisht, arrestohen pesë shtetas serbë në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Pjesëmarrja në zgjedhjet në Kosovë, sa qytetarë votuan deri në mesditë

By: Brisi
28 December 2025 at 14:03

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 13:00 ishte 17.84%. Sipas të dhënave të KQZ-së, Ranillugu kryeson me pjesëmarrjen më të lartë, 33.28%, ndërsa Leposaviçi ka pjesëmarrjen më të ulët, 1.57%. Në kryeqytetin Prishtinë, deri në këtë orë votuan 21.51% e qytetarëve me të drejtë vote. Numërimi i […]

The post Pjesëmarrja në zgjedhjet në Kosovë, sa qytetarë votuan deri në mesditë appeared first on BoldNews.al.

E-Albania disa javë jashtë funksionit/ Qytetarët dhe bizneset vijojnë të mos marrin shërbim

By: Brisi
28 December 2025 at 13:55

Portali qeveritar e-Albania, vijon të jetë jashtë funksionit, duke mos ofruar asnjë shërbim për qytetarët dhe bizneset. Edhe këtë të diel, qytetarët kanë hasur vështirësi për të aksesuar platformën, e cila prej disa javësh tashmë nuk punon. Edi Rama emëroi ministren “Diella” për të asistuar në këtë portal, por kjo e fundit vijon të jetë […]

The post E-Albania disa javë jashtë funksionit/ Qytetarët dhe bizneset vijojnë të mos marrin shërbim appeared first on BoldNews.al.

Mungesë e theksuar e fuqisë punëtore/ DW: Çfarë po ndodh në Evropë dhe SHBA

By: Brisi
28 December 2025 at 13:39

Në Evropë, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, armiqësia ndaj emigrantëve po rritet. Në të njëjtën kohë, ekonomitë më të pasura të botës janë tepër të interesuara për punëtorë të huaj.  Por migrimi i fuqisë punëtore po bie në nivel global, edhe pse shoqëritë në plakje përballen me mungesë gjithnjë e më të madhe të fuqisë punëtore, […]

The post Mungesë e theksuar e fuqisë punëtore/ DW: Çfarë po ndodh në Evropë dhe SHBA appeared first on BoldNews.al.

Jo vetëm Vlora! Cërriku katër ditë pa ujë në prag festash

By: Brisi
28 December 2025 at 13:28

Përpos qytetit të Vlorës i cili po përballet me mungesë të furnizimit me ujë prej tre ditësh, një tjetër qytet po përjeton situatë të ngjashme alarmante. Sipas JOQ, prej katër ditësh edhe qyteti i Cërrikut nuk ka ujë. Banorët kanë deklaruar se nuk kanë ujë në çezmat e tyre këtë prag festash, duke e bërë […]

The post Jo vetëm Vlora! Cërriku katër ditë pa ujë në prag festash appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet në Malësi të Madhe 57 vjeçari (EMRI)

By: Brisi
28 December 2025 at 13:10

Një 57 vjeçar, i identifikuar si Aleksandër Malaj, është arrestuar nga Policia në Malësi të Madhe, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas Policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. […]

The post Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet në Malësi të Madhe 57 vjeçari (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Durrës/ 15 vjeçarit i plas fishekzjarri në fytyrë, përfundon te Trauma

By: Brisi
28 December 2025 at 12:55

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Durrësit, një ditë më parë. Një i mitur rreth 15 vjeç ka marrë dëmtime në fytyrë si pasojë e shpërthimit të një fishekzjarri. Sipas policisë, i mituri është paraqitur rreth orës 21:45 në urgjencën e Spitalit të Durrësit, ndërsa më vonë është dërguar në […]

The post E rëndë në Durrës/ 15 vjeçarit i plas fishekzjarri në fytyrë, përfundon te Trauma appeared first on BoldNews.al.

“Partitë politike të gjejnë rrugën”/ Osmani: Këto zgjedhje duhet të krijojnë qeverinë e re

By: Brisi
28 December 2025 at 12:44

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi hodhi votën e saj në zgjedhjet e parakohshme, dha një mesazh për qytetarët, por edhe për partitë politike. Në një prononcim për mediat, Osmani u shpreh se rezultati i zgjedhjeve këtë herë duhet të çojë në krijimin e parlamentit dhe të qeverisë dhe se partitë politike duhet të gjejnë […]

The post “Partitë politike të gjejnë rrugën”/ Osmani: Këto zgjedhje duhet të krijojnë qeverinë e re appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti në Elbasan/ Ndërron jetë 37-vjeçari që u përplas nga kamioni

By: Brisi
28 December 2025 at 12:29

Ka ndërruar jetë në spital, 37-vjeçari i cili u përfshi në aksident, një ditë më parë në Elbasan. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Çepe–Belsh”, ku një kamion me drejtues 48 vjeçarin, F.P përplasi 37-vjeçarin i cili ishte duke udhëtuar me motor. Si pasojë e plagëve të marra 37-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoferi […]

The post Aksidenti në Elbasan/ Ndërron jetë 37-vjeçari që u përplas nga kamioni appeared first on BoldNews.al.

“Do i rrëmbente vajzën”/ Si përfundoi në vrasje lidhja intime mes Pavlin Prekës dhe një minorene

By: Brisi
28 December 2025 at 12:24

Nga Elton Qyno Rrëmbimi i një vajze të mitur dyshohet se është bërë shkak për vrasjen e të riut, Pavlin Prekës, në fshatin Guci e Re në Shkodër. Sipas hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria e Shkodrës, viktima Pavlin Preka ka shfaqur dëshirën për të rrëmbyer vajzën e njërit prej autorëve të krimit, 43-vjeçarit […]

The post “Do i rrëmbente vajzën”/ Si përfundoi në vrasje lidhja intime mes Pavlin Prekës dhe një minorene appeared first on BoldNews.al.

Tensione në qendrën e votimit në Gjilan/ Babë e bir përleshen me komisionerët

By: Brisi
28 December 2025 at 12:15

Tensione janë regjistruar, gjatë procesit zgjedhor në Kosovë këtë të diel, në një nga qendrat e votimit në Zhegër të Gjilanit. Sipas raportimeve, babë e bir kanë shkuar për të votuar dhe komisionerët nuk kanë lejuar që djali të asistojë babanë pa pasur raport mjekësor. Si rezultat palët janë përplasur verbalisht mes tyre, ndërsa është […]

The post Tensione në qendrën e votimit në Gjilan/ Babë e bir përleshen me komisionerët appeared first on BoldNews.al.

Kriza e ujit në Vlorë/ Sa kohë i duhet qeverisë për të rregulluar një tubacion?

By: Brisi
28 December 2025 at 12:01

Qyteti i Vlorës, po përballet prej tre ditësh, me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve dhe funksionet jetike të tyre. Sipas raportimeve, situata ka ardhur si pasojë e dëmtimit të një tubacioni kryesor të ujësjellësit, ndërkohë që riparimi i defektit ka zgjatur më tepër sesa […]

The post Kriza e ujit në Vlorë/ Sa kohë i duhet qeverisë për të rregulluar një tubacion? appeared first on BoldNews.al.

Do blinte cigare për vëllanë/ DETAJE nga aksidenti në Levan-Tepelenë, si humbi jetën 16-vjeçari

By: Brisi
28 December 2025 at 11:42

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i regjistruar pak ditë më parë në aksin Levan – Tepelenë, ku humbi jetën Oktavio Merdanaj, 16-vjeç. Burime për mediat bëjnë me dije se 16-vjeçari ndodhej së bashku me vëllain e tij në një berberhane në Cakran. Teksa priste radhën për t’u qethur, vëllait i kishin mbaruar […]

The post Do blinte cigare për vëllanë/ DETAJE nga aksidenti në Levan-Tepelenë, si humbi jetën 16-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Problematika gjatë procesit zgjedhor në Kosovë/ Ndërpritet energjia elektrike në disa qendra votimi

By: Brisi
28 December 2025 at 11:31

Janë regjistruar problematikat e para gjatë procesit zgjedhor në Kosovë, këtë të diel. Anëtari i PDK-së, Arianit Elshani, ka deklaruar se disa qendra votimi po vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike, ç’ka sipas tij rrezikon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Elshani thekson se çdo vendvotim është i pajisur me kamera dhe se votimi dhe […]

The post Problematika gjatë procesit zgjedhor në Kosovë/ Ndërpritet energjia elektrike në disa qendra votimi appeared first on BoldNews.al.

Tryeza festive ‘në stratosferë’/ Qytetarët: Me këto çmime nuk blejmë dot asgjë, varfëri e madhe

By: Brisi
28 December 2025 at 11:15

Vetëm pak ditë para Natës së Ndërrimit të Viteve, çmimet e produkteve ushqimore, blegtorale dhe fruta-perimeve kanë njohur rritje të ndjeshme, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për familjet përgatitjen e tryezës festive. Në tregjet fshatare dhe ato qytetare në të gjithë qarkun e Beratit, vihet re rritje e çmimeve pothuajse për çdo […]

The post Tryeza festive ‘në stratosferë’/ Qytetarët: Me këto çmime nuk blejmë dot asgjë, varfëri e madhe appeared first on BoldNews.al.

Shuhet në moshën 91-vjeçare ikona e kinemasë franceze, Brigitte Bardot

By: Brisi
28 December 2025 at 11:07

Brigitte Bardot, aktorja dhe këngëtarja e famshme franceze, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Bardot arriti famë botërore me filmin “Dhe Zoti… krijoi gruan” në vitin 1956, me skenar dhe regji të bashkëshortit të saj të atëhershëm, Roger Vadim. Për dy dekada me radhë ajo mishëroi figurën e “seks simbolit”, duke u kthyer në një […]

The post Shuhet në moshën 91-vjeçare ikona e kinemasë franceze, Brigitte Bardot appeared first on BoldNews.al.

❌
❌