Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi

1 February 2026 at 17:33

TIRANË, 1 shkurt /ATSh/ Pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit të gjirit, gazetarja e njohur Rezarta Reçi ka ndërruar jetë sot, në moshën 64-vjeçare.

Reçi e nisi rrugëtimin në media përpara 30 viteve, duke u angazhuar si autore dhe prezantuese në disa formate televizive.

Gazetarja Reçi spikati me emisionin “Arratia e Peshkut të Kuq” në News24, ku intervistoi personalitete të ndryshme dhe solli për publikun histori me qasje sociale dhe njerëzore.

Reçi ka botuar edhe dy libra, me titujt “Kolonë Zanore” dhe “Zhbërja”.

Gazetarja Reçi, e ka përcjellë publikisht në daljet mediatike, betejën e saj të gjatë me kancerin e gjirit, duke shërbyer si shembull kuraje për shumë gra dhe vajza të tjera.

/e.i/j.p/

The post Ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Propozimi i qeverisë: “Gazetarë me regjistër dhe dekriminalizim i pjesshëm i shpifjes”

27 January 2026 at 13:32

Sot, përpara nisjes së seancës plenare, për miratimin e një pakete ndryshimesh ligjore në Kodin Penal, organizata të medias dhe të shoqërisë civile kundërshtuan propozimin që ofron një lloj dekriminalizimi të pjesshëm të shpifjes.

Shumica socialiste është shprehur vazhdimisht se po punon për përshtatjen e një sërë projektligjesh me direktivat evropiane, kjo nën qëndrimin “konform integrimit” të vendit në Bashkimin Evropian.

Një prej këtyre ndryshimeve është thënë të jetë dhe dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët. Konteksti penal i shpifjes dhe fyerjes është trajtuar prej vitesh si instrument presioni ndaj lirisë së shprehjes, gjë për të cilën shteti shqiptar është kritikuar vazhdimisht nga organizatat ndërkombëtare, të gazetarëve dhe shoqërisë civile.

Kërkesa ka qenë e njëjtë: dekriminalizim i plotë i shpifjes. Por, me ndryshimet e propozuara në tetor 2025 – të dërguara në Kuvend për miratim sot – qeveria ofron dekriminalizim të pjesshëm dhe sinjalizon qartë për kufizim “me regjistër” të profesionit të gazetarit.

Paketa e dërguar në parlament parashikon përjashtim penal vetëm për shpifjen. Ai vlen për gazetarë “të regjistruar dhe të njohur” teksa fyerja mbetet vepër penale si një rrugë alternative përndjekjeje dhe që ruan ende efektin frenues mbi shprehjen publike.

Sipas propozimit, (që ndryshon Nenin 120 për Shpifjen): “Një gazetar i punësuar ose i vetëpunësuar, i regjistruar dhe i njohur si i tillë në përputhje me legjislacionin në fuqi, […] nuk mban përgjegjësi penale për veprën e shpifjes […] kur:

  • qëllimi është informimi i publikut mbi çështje me interes;
  • në momentin e publikimit, nuk ka […] dijeni se informacionet faktike janë të rreme dhe ka bërë përpjekje të arsyeshme për të verifikuar saktësinë e tyre;
  • pasi të jetë informuar […] se informacionet janë haptazi të rreme […], ai vepron pa vonesë për të bërë një përgënjeshtrim ose sqarim;

Pavarësisht “dëshirës së mirë” siç e kanë cilësuar vetë organizatat e medias dhe shoqërisë civile përpjekjen për mbrojtjen e gazetarëve nga shpifja, propozimi ka ngritur shqetësime serioze. Organizatat e kundërshtojnë dekriminalizimin e pjesshëm dhe të kushtëzuar të shpifjes.

Çfarë kërkojnë organizatat?

Dispozita që synon mbrojtjen e gazetarëve nga shpifja, u miratua fillimisht nga Komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike më 21 janar.

“Ne i njohim dhe i vlerësojmë hapat pozitivë të ndërmarrë deri tani, megjithatë teksti që pritet të votohet nuk e realizon dekriminalizimin e plotë” tha gjatë një deklarate përpara Kuvendit, drejtuesja e Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SciDev), Blerjana Bino.

Sipas saj, liria e shprehjes duhet të mbrohet për shkak të funksionit që i shërben interesit publik dhe jo për shkak të statusit profesional të folësit.

Dispozita e propozuara, pretendon se mbrojtja do t’i sigurohet vetëm gazetarëve të regjistruar apo të akredituar nga një strukturë, e cila ende nuk dihet se nga kush do të përfaqësohet. Gjithashtu fyerja mbetet vepër penale, e cila shpesh përdoret edhe si instrument për të intimiduar, sulmuar dhe heshtur gazetarët.

Në kritikën e saj, Bino vijoi më tej se Shqipëria nuk ka dhe nuk duhet të ketë një sistem regjistrimi të gazetarëve. Sipas saj kjo praktikë krijon pasiguri juridike dhe rrezikon të hapë rrugën për mekanizma kontrolli mbi gazetarinë, në kundërshtim me parimet themelore të lirisë dhe pavarësisë së medias.

E së treti, sipas deklaratës së mbajtur nga drejtuesja e SciDev, kjo nisëm përjashton aktorë të tjerë të rëndësishëm të interesit publik: organizata të shoqërisë civile, aktivistë, studiues, sinjalizues dhe qytetarë, të cilët luajnë një rol thelbësor në debatin dhe sistemin demokratik ku shpesh përballen me presione ligjore që kanë efekt frenues mbi shprehjen e lirë.

Vetë organizatat e medias dhe shoqërisë civile kanë qenë pjesë e vazhdueshme e tryezave dhe konsultimeve përpara publikimit zyrtarë të kësaj iniciative nga Komsioni Parlamentarë, por dhe një herë ata u ndjenë “të prerë në besë”.

“Pavarësisht konsultimit që ne i bëjmë në mënyrë të vazhdueshme, mazhoranca është e aftë që brenda ditës, të ndryshojë mendim,” tha me zhgënjim Isa Myzyraj, drejtues i Asociacioni të Gazetarëve të Shqipërisë.

Mbi këtë nisëm kanë reaguar edhe ekspertë e gazetarë të tjerë në hapësirën online.

“Nuk njoh asnjë koleg profesionist qe është ndjere i frikësuar nga shpifja ne versionin aktual në Kodin Penal, ndërsa mbi amendimin e ri, ai e kriminalizon rëndë shpifjen në emër të dekriminalizimit,” është shprehur eksperti i komunikimit, Elvin Luku.

Për çështjen u shpreh edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila është kryetare e Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. Sipas saj, Kodi Penal do të përdoret nga qeveria si kërcënim ndaj gazetarëve dhe fjalës së lirë.

“Qeveria vendosi që Nenin 119, pra fyerjen, të mos e prekë. Ndërkohë që Neni 120 ta prekë pjesërisht dhe të përcaktojë grupin e individëve që do të jenë jashtë veprave të Kodit, pra jashtë kërcënimit me burg”, tha Tabaku.

Rishikimin e  kuadrit penal që lidhet me shpifjen, e kanë kërkuar edhe me anë të një letre të hapur 18 organizata të shoqërisë civile.

The post Propozimi i qeverisë: “Gazetarë me regjistër dhe dekriminalizim i pjesshëm i shpifjes” appeared first on Citizens.al.

Safe Journalist: Siguria e gazetarëve u rrezikua nga policia gjatë protestës së 24 janarit

By: Ela
26 January 2026 at 15:23

Siguria e gazetarëve që raportuan nga protesta e 24 janarit në Tiranë u vu në rrezik për shkak të përdorimit të mjeteve të shpërndarjes së turmës në zonat ku ata po kryenin detyrën profesionale, sipas një deklarate të publikuar nga Rrjeti “SafeJournalists”. “Përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me presion në hapësira ku ndodheshin gazetarë […]

The post Safe Journalist: Siguria e gazetarëve u rrezikua nga policia gjatë protestës së 24 janarit appeared first on BoldNews.al.

“Sulmet ndaj gazetarëve janë arratisje nga llogaridhënia!”, Tabaku: Sjellja e Ramës, jo rastësi

By: armand
15 January 2026 at 13:09

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka dënuar sulmin verbal të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetares Klodiana Lala, që kritikoi qeverinë për përmbytjet dhe inceneratorët. Sipas ligjvënëses, Lala mori një bullizim të hapur nga kreu i mazhorancës. Me një postim në rrjetet sociale , Tabaku nënvizon se “sulmet ndaj gazetarëve janë arratisje nga llogaridhënia e qeverisë”. […]

The post “Sulmet ndaj gazetarëve janë arratisje nga llogaridhënia!”, Tabaku: Sjellja e Ramës, jo rastësi appeared first on BoldNews.al.

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve/ BIRN: Gjuha bullizuese, propagandë që synon të shmangë llogaridhënien për korrupsionin qeveritar

By: Ela
15 January 2026 at 09:16

Kryeministri Edi Rama e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetarët me gjuhë bullizuese dhe intimiduesе, një teknikë propagande që synon të shmangë llogaridhënien publike ndaj aferave korruptive të qeverisë së tij. Kryeministri Edi Rama përdori të mërkurën një koment të gazetares Klodiana Lala në profilin e saj në Facebook për ta sulmuar atë […]

The post Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve/ BIRN: Gjuha bullizuese, propagandë që synon të shmangë llogaridhënien për korrupsionin qeveritar appeared first on BoldNews.al.

Rama sulmon gazetarët kritikë pas përmbytjeve

14 January 2026 at 17:32

Fill pas përmbytjeve dhe narrativës publike të krijuar së fundmi për menaxhimin e krizave, Kryeministri Edi Rama ka nisur një fushatë linçuese ndaj gazetarëve që kanë mbajtur qëndrime apo kanë ngritur pyetje ndaj qeverisë.

Një javë më parë, Kryeministri në një komunikim në rrjetet sociale, përmes disa fotove me mbetje plastike nga Shkozeti, u shpreh se hedhja e plehrave dhe shisheve plastike nga qytetarët në anë të rrugëve sollën situatën e përmbytjeve pasi ato bllokuan kanalet e kullimit.

Ky postim u shpërnda nga gazetarja Klodiana Lala, e cila ironizoi duke e adresuar problemin real te mos-menaxhimi i mbetjeve pavarësisht investimeve madhore te impiantet si inceneratori i Tiranës.

Kryeministri bëri një reagim pasues me gjuhë përçmuese dhe nuk adresonte asnjë shqetësim të Lalës.

“Një zëdhënës i opinionit publik, me një injorancë të theksuar, u thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës është fajtor për shishet dhe qeset plastike që hidhen rrugëve dhe që përfundojnë duke bllokuar kanalet […]” replikoi Rama në X.

Ky komunikim i Kryeministrit ndaj gazetarëve ka nisur prej situatës së përmbytjeve në javën e parë të janarit, ku debati publik mbi qeverisjen dhe menaxhimin e krizave ishte rritur.

Në emisionin Opinion në TVKlan, drejtuesi dhe gazetari Blendi Fevziu deklaroi se kishte informacione për ministra që ishin në udhëtime private jashtë vendit, ndërsa në media paraqiteshin sikur ishin në punë.

Kjo bëri që Kryeministri të niste një fushatë linçuese ndaj Fevziut, duke u marrë edhe me jetën e tij personale dhe duke gjeneruar materiale vizuale me inteligjencë artificiale.

Gazetari Fevziu replikoi duke u shprehur kritik për komunikimin publik të ministrave në kohë krizash, duke shmangur konferencat për shtyp.

“Ministrat dhe drejtorët sfilonin në zonat e përmbytura, duke folur me vete përpara kamerave,” shkroi Fevziu duke theksuar se pamje të tilla ishin “shëmti morale” dhe “papërgjegjshmëri”.

Sipas Fevziut kjo qasje e ministrave vjen “nga impotenca e ideve, mungesa e karizmës dhe personaliteti i gjymtuar”. Por Kryeministri vijoi replikat me gazetarin duke përshkallëzuar më tej gjuhën.

Për këtë, kanë reaguar organizatat e medias, të cilat kanë dënuar situatën duke e konsideruar si shembull se si pushteti ushtrohet mbi median, përmes ekspozimit dhe intimidimit dhe jo përmes transparencës.

“[…] kritika ndaj pushtetit trajtohet si defekt moral i gazetarit dhe jo si pjesë e një debati legjitim publik”, u shpreh Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt në Shqipëri për rastin e gazetares Klodiana Lala.

Ndërsa për fushatën ndaj gazetarit Fevziu Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt deklaroi se “kur transparenca zëvendësohet me spektakël dhe kundërpërgjigjja me tallje, pushteti nuk ushtrohet për të informuar publikun, por për të disiplinuar ata që bëjnë pyetje”.

Sipas Rrjetit duke “disiplinuar” publikisht një gazetar që është përcaktues i rëndësishëm i axhendës publike në një treg mediatik të vogël, Kryeministri tregon se qasja dhe pozicioni institucional nuk ofron mbrojte nga presioni i pushtetit.

“Sinjali zbret poshtë: nëse një figurë qendrore e sistemit mediatik mund të ekspozohet ndaj talljes dhe delegjitimimit të vazhdueshëm, implikimet për gazetarët investigativë, mediat lokale, freelancerët dhe zërat më pak të mbrojtur janë të qarta”, u shpreh në deklaratë Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt.

Sipas Rrjetit të Gazetarëve të sigurt ky lloj presioni mbështetet në ekspozim dhe poshtërim duke lejuar që angazhimet formale për lirinë e shprehjes të mbeten në letër, ndërsa kufizimet informale të forcohen.

Në të njëjtën kohë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH). Sipas Asociacionit debati ngre një problem serioz mbi gjuhën dhe standardin e komunikimit institucional.

“Gazetarët kanë të drejtën dhe detyrimin të ngrenë pikëpyetje mbi politikat publike, përfshirë menaxhimin e mbetjeve, investimet publike dhe funksionimin real të projekteve të kushtueshme si inceneratorët. Në këtë kontekst, përgjigjja e Kryeministrit, e shoqëruar me gjuhë përçmuese, etiketime dhe ironizim personal, është e papranueshme për një funksionar të nivelit më të lartë shtetëror”, u shpreh Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

Ata i bënë thirrje zyrtarëve publikë të jenë transparentë me mediat në situata të vështira për vendin.

“…duke organizuar konferenca për shtyp në mënyrë që gazetarët të kenë mundësinë të bëjnë pyetje shteruese ndaj këtyre problematikave”, përfundoi Asociacioni deklaratën e tij.

Lexoni gjithashtu:

The post Rama sulmon gazetarët kritikë pas përmbytjeve appeared first on Citizens.al.

Begaj pret gazetarët për festat e fundvitit, vlerëson përgjegjësinë e medias ndaj interesit publik

19 December 2025 at 22:39

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi pasditen e sotme pritjen tradicionale me rastin e festave të fundvitit me gazetarë dhe përfaqësues të medieve.

Kreu i Shtetit u uroi profesionistëve të medias një vit të ri plot suksese, duke theksuar se ky takim shkon përtej karakterit festiv dhe përfaqëson një shenjë mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.

Presidenti Begaj vlerësoi rolin e gazetarisë si një profesion me sfida të mëdha dhe me përgjegjësi të lartë publike.

“Gjithmonë kam menduar se profesioni i mjekut është më i bukuri në botë. Në fakt jam gabuar, sepse, siç e thotë edhe shkrimtari kolumbian Gabriel García Márquez, gazetaria është profesioni më i bukur në botë. Është një profesion i vështirë, me shumë sfida, por me një përgjegjësi edhe më të madhe. Mjekët e kanë përgjegjësinë ndaj individit, ndërsa ju keni përgjegjësinë ndaj interesit publik. Ju keni qenë të pranishëm kudo, duke u përkushtuar dhe angazhuar gjithmonë”, u shpreh Begaj.

Duke vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të gazetarëve në çdo situatë, Presidenti u shpreh se përkushtimi dhe prania e tyre janë thelbësore për funksionimin e demokracisë dhe për forcimin e besimit të publikut.

Begaj falënderoi përfaqësuesit e medieve për kontributin e dhënë gjatë gjithë vitit, duke nënvizuar se përgjegjësia për informimin e saktë dhe të vërtetë është ajo që e bën gazetarinë një profesion për të qenë krenar.

Presidenti Begaj pritje me gazetaret per festat e fundvitit
1 nga 9

/r.e/a.f/

The post Begaj pret gazetarët për festat e fundvitit, vlerëson përgjegjësinë e medias ndaj interesit publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët

16 December 2025 at 11:48

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se qeveria ka marrë angazhim për të dekriminalizuar shpifjen për gazetarët.

Në Konferencën VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, Rama u ndal te ky aspekt, ndërsa u shpreh se “nuk ka pasur ndonjë gazetar të goditur penalisht nga paditë e qeverisë në gjithë këto vite”.

“As nuk ka pasur në fakt padi ndaj gazetarëve sepse i kemi ndaluar të gjitha paditë prej shumë vitesh por kjo nuk shënohet në arsyet për t’u ndjerë të lirë. Gjithsesi ne do ta bëjmë edhe këtë hap tjetër”, tha Rama.

Sipas tij, ky hap shkon në drejtim të relaksimit të mëtejshëm të situatës së gazetarëve në tërësi.

“Megjithëse unë personalisht nuk besoj se problem është liria e shprehjes, këtu problem është liria e shpifjes”, u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi se nuk jemi thjesht në kushtet kur shprehim vullnet, por jemi në kushtet kur në mënyrë sistematike dhe këmbëngulëse përpiqemi që vullnetin e shprehur ta materializojmë me progres.

“Në këtë aspekt kemi bërë progres të mjaftueshëm për të qenë optimistë se mund të bëjmë më shumë përpara”, tha ai. /j.p/

The post Rama: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbrojtja e gazetarëve, Kuvendi konsultim për iniciativën e ndryshimeve në Kodin Penal

15 December 2025 at 15:29

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi sot një debat dhe konsultim të hapur për iniciativën e ndryshimeve në Kodin Penal “Për mbrojtjen ndaj gazetarëve”.

Kryetarja e këtij komisioni Jorida Tabaku tha se liria e shprehjes në të gjitha raportet e fundit ndërkombëtare e cenon Shqipërinë jo vetëm në procesin e integrimit.

“E di që ka shumë punë në këtë drejtim sa i përket lirisë së shprehjes, disa ndryshime në kod nuk kanë për ta përmirësuar situatën e medies në Shqipëri, por ndryshimet në kod paralelisht me punën që kemi rënë dakord për sa i përket padive strategjike kundër gazetarëve, punës së ligjit për mediet audiovizive, por edhe në gjykimin tonë sa i përket një ligji që përcakton statusin e gazetarit pasi sot ne flasim për ndryshime në kod, por nuk ka një koncept dhe një përkufizim se çfarë është gazetaria”, theksoi Tabaku.

E gjitha paralelisht, vijoi Tabaku, mund të ecin në drejtimin e të paktën një kuadri ligjor rregullativ të përmirësuar sepse për zbatimin nuk mbajmë përgjegjësi ne dhe nuk mban përgjegjësi ky grup njerëzish që kemi sot këtu.

“Gazetarët luajnë rolin jo vetëm të denoncuesit, por edhe të rojës publike, por edhe të transparencës që fatkeqësisht mungon gjithnjë e më shumë, por luajnë edhe role të tjera. Ne gjykimin tim edhe si përfaqësuese e opozitës dhe drejtuese e këtij komisioni janë role që duhet t’i mbrojmë dhe t’u japim një mbrojtje të veçantë. Unë nuk kam bërë asnjëherë padi për një gazetar, por ka pasur padi pafund për gazetarë që janë me vite akoma në për gjyqe, por shpesh edhe kundërvajtje penale të larta, të cilat janë të papërballueshme nga gazetarët”, nënvizoi Tabaku.

Këto, shtoi Tabaku, janë disa ndërhyrje fillestare që duhet të realizohen në këtë draft të kodit, ndërkohë që kodi i ri sheh dritën edhe rrugën e miratimit që besoj do të jetë e gjatë dhe nuk ka për të qenë e shkurtër.

“Si përfaqësuese e opozitës detyra ime është t’ju siguroj që qëllimi kryesor është mbrojtja e gazetarëve, mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe mbrojtja e fjalës së lirë që vjen edhe nga puna e gazetarëve”, tha Tabaku.

Dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, profesor Mark Marku si anëtar i grupit të ekspertëve tha se “as tek platforma as si grup ekspertësh as nuk e kemi diskutuar dhe as nuk mund ta diskutojmë një çështje për statusin e gazetarit”.

“Unë personalisht jam kundër një ligji për statusin e gazetarit, nga pikëpamja profesionale e shikoj të pamundur të behet pa cenuar disa interesa”, tha Marku.

Bleriana Bino, Drejtore Ekzekutive, SCiDEV tha se ka një konfuzion me kodin penal aktual dhe me draftin e ri. “Analiza që ne kemi bërë dhe publikuar është për draftin e ri, ka tjetër formulim dhe tjetër kontekst nga aktuali”, u shpreh ajo.

“Jemi të lumtur që komisioni dhe gjithë kuvendi do të ketë vullnetin për të shfuqizuar nenin 119 dhe 120 për fyerjen dhe shpifjen. Me aq sa dëgjova do të doja të ishim më të kujdesshëm për shprehjet ksenofobike dhe raciste sepse lidhen me gjuhën e urrejtjes dhe nuk kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes në kuptimin që i kemi advokuar ne. Nuk duhet të nxitohemi t’i shfuqizojmë, por duhet parë se çfarë thotë Këshilli i Europës për gjuhën e urrejtjes dhe me nenet e tjera që ka Kodi Penal me nxitjen e gjuhës së urrejtjes”, tha Bino.

Deputetja e PS-së, Iris Luarasi duke u ndalur tek dispozita e nenit 120 tha se “kjo dispozitë ka tre elementë të rëndësishme, përhapja e shpifjes duhet të jetë e qëllimshme, përhapja  e shpifjes bëhet për informacionet që autori e di që janë të rreme, e treta thëniet janë të tilla që cenojnë dinjitetin dhe nderin e një personi që preket, këto janë ato të treja që kemi aktualisht dhe që mendojmë t’i zhdukim nga Kodi Penal. Jam plotësisht dakord që këto të treja të ikin nga Kodi Penal për gazetarët”.

Luarasi tha se “ndoshta duhet të bëjmë vetëm një dispozitë dhe të përjashtohet komuniteti i gazetarëve nga kjo gjë”.

Tabaku në përfundim të mbledhjes deklaroi se miratimi do të mbetet për seancën e fillimit të janarit.

“Ky draft siç është bërë, puna e ekspertëve dhe komentet do t’i çojmë në Komisionin Europian në Bruksel sepse do të ketë konsultim jo vetëm këtu, por edhe atje”, përfundoi ajo. /k.s/j.p/

 

The post Mbrojtja e gazetarëve, Kuvendi konsultim për iniciativën e ndryshimeve në Kodin Penal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moment tronditës, politikani polak përpiqet vazhdimisht t’ia rrëmbejë gazetares mikrofonin gjatë transmetimit të drejtpërdrejt

11 December 2025 at 15:13


Ky është momenti tronditës kur një politikan polak përpiqet në mënyrë agresive t'ia mbyllë mikrofonin një gazetareje - ndërsa ajo vazhdimisht lutet "ju lutem mos më prekni".

Përballja e nxehtë shpërtheu ndërsa gazetarja e TVP-së, Justyna Dobrosz-Oracz, e pyeti senatorin Wojciech Skurkiewicz për përpjekjet e Polonisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Dobrosz-Oracz e akuzoi senatorin për injorimin e fakteve dhe manipulimin e informacionit, në lidhje me mungesën e vendit nga tryeza e negociatave, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se presidenti Karol Nawrocki mund të shfrytëzonte marrëdhënien e tij me Donald Trump për të rritur ndikimin polak në qëndrimin e SHBA-së ndaj Rusisë.

"Mos u sill sikur ke një kikirik në kokë, jo tru", ia ktheu Skurkiewicz.

Një rrëmujë shpërtheu më pas në Sejm - ndërtesën e parlamentit të vendit - ndërsa politikani i partisë populiste zgjatej vazhdimisht për t’ia fikur mikrofonin në gjoks.

Dobrosz-Oracz u përgjigj me vendosmëri, duke thënë: "Ju lutem mos e shkelni integritetin tim personal".

“Po e teproni tani”, u përgjigj senatori.

“Jo, po e teproni ju” ,u kundërpërgjigj gazetarja, duke i dhënë fund intervistës.

Sherri shkaktoi një mori postimesh në mediat sociale që dënonin politikanin. /Telegrafi/

"Wyłączę pani ten mikrofon", "Przegiął pan". Senator PiS Wojciech Skurkiewicz spróbował odpiąć sprzęt Justynie Dobrosz Oracz. Dziennikarka przerwała wywiad. pic.twitter.com/4Jm9Tr7kuG
— Goniec.pl (@GoniecPL) December 10, 2025

TEL AVIV – Izraeli vazhdon të ndalojë hyrjen e gazetarëve të huaj në Gaza

9 December 2025 at 15:49

TEL AVIV, 9 dhjetor /ATSH-DPA/ – Gazetarët ndërkombëtarë ende nuk lejohen të udhëtojnë në mënyrë të pavarur drejt Rripit të Gazës për të vlerësuar situatën atje, pavarësisht armëpushimit.

Gjykata e Lartë në Jerusalem zhvilloi sot një tjetër seancë lidhur me peticionin e Shoqatës së Shtypit të Huaj (FPA), e cila kërkon akses për gazetarët në zonën e mbyllur bregdetare.

Gjykata i dha sërish qeverisë izraelite një shtyrje tjetër për paraqitjen e qëndrimit të saj.

Sipas FPA-së, kjo është hera e nëntë që shtyhet afati që prej dorëzimit të peticionit në shtator të vitit të kaluar.

Qeveria ka afat deri më 21 dhjetor për të dorëzuar me shkrim pozicionin e saj.

Në një deklaratë, Shoqata e Shtypit të Huaj e quajti situatën “përtej absurdit”.

“Jemi të zhgënjyer që qeveria vazhdon të tërheqë procesin dhe thellësisht të dëshpëruar që gjykata e lejon këtë,” thuhet në deklaratë.

FPA-ja shton se këto vonesa të përsëritura “i kanë privuar njerëzit në mbarë botën nga një pasqyrë më e plotë e kushteve në Gaza dhe kanë tallur procesin ligjor”.

Aksesi në Rripin e Gazës kontrollohet plotësisht nga Izraeli.

Që nga fillimi i luftës në Gaza mbi dy vjet më parë, gazetarët e huaj kanë mundur të vizitojnë territorin vetëm në raste të rralla dhe gjithmonë të shoqëruar nga ushtria izraelite, duke parë vetëm zona të caktuara.

Një armëpushim i brishtë është në fuqi që nga 10 tetori.

Në gusht, presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje autoriteteve izraelite të lejojnë gazetarët të hyjnë në Rripin e Gazës./   /Ad.Ab./

The post TEL AVIV – Izraeli vazhdon të ndalojë hyrjen e gazetarëve të huaj në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raporti/ 67 gazetarë të vrarë nga luftërat në 12 muajt e fundit

By: Brisi
9 December 2025 at 13:55

Gjashtëdhjetë e shtatë gazetarë janë vrarë gjatë 12 muajve të fundit, si pasojë e punës së tyre, u tha në raportin e ri të Reporterëve pa Kufij, organizatë që e cilësoi vitin 2025 si “vit vdekjeprurës për gazetarët”. “Gazetarët thjesht nuk vdesin, ata vriten. Numri i gazetarëve të vrarë është rritur sërish për shkak të […]

The post Raporti/ 67 gazetarë të vrarë nga luftërat në 12 muajt e fundit appeared first on BoldNews.al.

Trump ofendon gazetaren e ABC News, e quan të bezdisshme

9 December 2025 at 10:35


Presidenti amerikan Donald Trump të hënën sulmoi ashpër një gazetare të ABC News, pasi ajo e shtyu atë për komentet e tij në lidhje me sulmet ushtarake kontroverse ndaj anijeve të dyshuara për drogë, duke shënuar rastin më të fundit në javët e fundit të presidentit që kritikon një gazetare femër.

Rachel Scott e ABC e pyeti Trump nëse do t'i jepte udhëzime Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, për të publikuar videon e një sulmi të dytë që synonte mbetjet e një anijeje më 2 shtator, pasi ai tha javën e kaluar se "nuk do të kishte problem" të publikonte pamjet.

"Unë nuk e thashë këtë. Ju thatë atë, unë nuk e thashë atë", tha Trump, duke kundërshtuar premisën, transmeton Telegrafi.

Pasi Scott i bëri presion Trump për këtë çështje, presidenti e përqeshi atë si "reporteren më të bezdisshme në të gjithë vendin".

"Më lejoni t'ju them vetëm, ju jeni një gazetare e bezdisshme - një gazetare e tmerrshme. Dhe është gjithmonë e njëjta gjë me ju. Ju thashë, çfarëdo që Pete Hegseth dëshiron të bëjë është në rregull për mua", tha Trump.

Ai është përplasur me Scott edhe më parë, përfshirë vitin e kaluar gjatë një eventi të Shoqatës Kombëtare të Gazetarëve me Ngjyrë gjatë fushatës së vitit 2024.

E hëna shënon gjithashtu një tjetër rast të Trump që sulmon një gazetare femër.

Gjatë një takimi me gazetarët në bordin e Air Force One muajin e kaluar, Trump i mbylli gojën një gazetareje të Bloomberg News duke i thënë: "Hesht, derrkuce".

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i hodhi poshtë këto komente si një shembull të sinqeritetit të presidentit.

Presidenti në Truth Social sulmoi një gazetare femër të New York Times, e cila ishte bashkautore e një artikulli rreth agjendës së tij dhe nëse ai po tregon shenja lodhjeje, duke e quajtur "të shëmtuar, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë".

Dhe Trump në Ditën e Falënderimeve e pyeti korrespondenten e CBS News, Nancy Cordes, nëse ajo ishte "budallaqe" pasi Cordes e pyeti Trumpin rreth procedurave të verifikimit për shtetasit afganë pas një të shtëne në Uashington, D.C. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Gazetarja Nika Novak zhduket nga burgu në Siberi

By: armand
1 December 2025 at 20:56

Ish-bashkëpunëtorja e Radios Evropa e Lirë, Nika Novak e cila u dënua me burgim vitin e kaluar nga një gjykatë ruse për shkak të ushtrimit të detyrës së saj profesionale – është zhdukur nga një qendër korrektuese në Siberi, tha avokatja e saj të hënën. Julia Kuznetsova tha në një postim në rrjetet sociale se […]

The post Gazetarja Nika Novak zhduket nga burgu në Siberi appeared first on BoldNews.al.

Albana Vokshi para Komisionit të Venecias: Gazetarët kërcënohen e intimidohen

By: Ela
21 October 2025 at 13:57

Deputetja demokrate Albana Vokshi tha para Komisionit të Venecias se gazetarët në Shqipëri kërcënohen e intimidohen. “Para një muaji kishim edhe mbylljen e medias së tretë më të madhe në vend, “Focus Media Grup”. 200 gazetarë nuk u lanë të hyjnë në zyrat e tyre. Dosjet që rrezikojnë jetën e tyre dhe të burimeve nuk […]

The post Albana Vokshi para Komisionit të Venecias: Gazetarët kërcënohen e intimidohen appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Dhjetëra gazetarë të mediave ”braktisin” Pentagonin

18 October 2025 at 10:51

UASHINGTON, 18 tetor /ATSH/ – Dhjetëra gazetarë u larguan nga Pentagoni në shenjë proteste ndaj kufizimeve të reja të vendosura nga administrata Trump, duke i cituar rregullat e tij si një kërcënim për lirinë e shtypit, shkruan euronews.com.

Dhjetëra gazetarë dorëzuan kartat e hyrjes dhe u larguan nga Pentagoni në shenjë proteste ndaj kufizimeve të vendosura nga administrata Trump në punën e tyre.

Administrata Trump ka thënë se rregullat e reja ishin “të shëndosha” për të ndihmuar në rregullimin e një shtypi “shumë shkatërrues”.

Vendimet e tyre ishin pothuajse unanime në refuzimin e rregullave të reja të vendosura nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth që do t’i linin gazetarët të cenueshëm ndaj dëbimit nëse do të kërkonin të raportonin mbi informacione të klasifikuara ose ndryshe të pamiratuara për publikim.

“Është e trishtueshme, por jam gjithashtu shumë krenare për trupën e shtypit që e bashkuam”, tha Nancy Youssef, një gazetare për The Atlantic, e cila ka qwnë reportere në Pentagon që nga viti 2007.

Rregullat në Pentagon erdhën muaj pas një shkeljeje të rëndësishme të sigurisë kur doli lajmi se Hegseth kishte ndarë dy herë planet e sulmit ushtarak në telefonin e tij privat me gruan, vëllain dhe avokatin e tij personal.

Megjithatë, është e paqartë se çfarë ndikimi praktik do të ketë rregullorja e re, megjithëse organizatat e lajmeve u zotuan se do të vazhdonin mbulimin e fuqishëm të ushtrisë pavarësisht nga pikëpamja.

Trump mbështet rregullat e reja

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të martën, Trump mbështeti rregullat e reja të sekretarit të tij të mbrojtjes.

“Mendoj se ai e konsideron shtypin shumë shkatërrues në aspektin e paqes botërore”, tha Trump.

“Shtypi është shumë i pandershëm”, shtoi ai.

Edhe para se të nxirrte politikën e tij të re për shtypin, Hegseth, një ish-prezantues i Fox News Channel, kishte penguar sistematikisht rrjedhën e informacionit.

Sipas raportimeve, ai ka mbajtur vetëm dy konferenca zyrtare për shtyp, u ka ndaluar gazetarëve të hyjnë në shumë pjesë të Pentagonit pa shoqërim dhe ka nisur hetime mbi rrjedhjet e informacionit në media.   /os/

The post SHBA – Dhjetëra gazetarë të mediave ”braktisin” Pentagonin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presion shtetëror ndaj gazetarëve shqiptarë, UGSH – autoriteteve serbe: Rrespetoni ligjin

By: Ela
11 October 2025 at 13:14

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) denoncon kontrollet e gjata dhe presionin psikologjik ndaj gazetarëve sportivë shqiptarë në Serbi. Pesë gazetarë audiovizivë u përballën me mbajtje pasaportash, pyetje provokuese dhe intervista të tejzgjatura gjatë kalimit në aeroportin e Beogradit dhe në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut. AGSH thekson se sjellje të tilla janë të papranueshme […]

The post Presion shtetëror ndaj gazetarëve shqiptarë, UGSH – autoriteteve serbe: Rrespetoni ligjin appeared first on BoldNews.al.

Reagimi i ministrit të Ramës ndaj gazetares së Piranjave, AGSH: Sjellje e papranueshme seksiste

By: Ela
5 October 2025 at 12:52

Ministri Ervin Demo, ish kryebashkiak i Beratit, iu përgjigj pyetjeve të gazetares së Piranjave duke i thënë se “Je shumë simpatike!”. Ndaj kësaj sjellje të ministrit të Ramës ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH). Ata shprehen se një ministër i qeverisë shqiptare duhet të jetë shembull i respektit institucional dhe etik ndaj përfaqësuesve […]

The post Reagimi i ministrit të Ramës ndaj gazetares së Piranjave, AGSH: Sjellje e papranueshme seksiste appeared first on BoldNews.al.

Rama “u mbyll gojën” gazetarëve: Duhet të më pyesni vetëm për këtë që dua unë

By: Ardit
3 October 2025 at 12:48

Edi Rama doli në një konferencë të stërgjatë sot për mediat lidhur me ligjin për lirimin e hapësirave publike. Por në fund të saj, ai u tha gazetarëve se nuk do u përgjigjet pyetjeve. Rama i sulmoi gazetarët duke thënë se do përgjigjet vetëm për çështjen e ndërtimeve pa leje, për të cilën foli gjatë […]

The post Rama “u mbyll gojën” gazetarëve: Duhet të më pyesni vetëm për këtë që dua unë appeared first on BoldNews.al.

‘Safe Journalists’ dhe organizatat partnere kundër kufizimeve për gazetarët në Kuvend/ LETËR Peleshit

By: Ela
19 September 2025 at 11:10

Rrjeti SafeJournalists, në bashkëpunim me partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe organizatat për lirinë e medias në Shqipëri, i është drejtuar me një letër të hapur Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për të shprehur shqetësimet serioze lidhur me propozimet për kufizimin e qasjes së gazetarëve në ambientet e Parlamentit. […]

The post ‘Safe Journalists’ dhe organizatat partnere kundër kufizimeve për gazetarët në Kuvend/ LETËR Peleshit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌