Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 January 2026Main stream

Fotovoltaikët, numri i të licencuarave në prodhim arriti 71 në fund të 2025

14 January 2026 at 00:01

Investimet në prodhimin e energjisë nga impiantet fotovoltaikë janë rritur ndjeshëm viteve të fundit.

Të dhënat zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se viti që lamë pas u mbyll me të paktën 71 të licencuar në prodhimin e energjisë nga impiante diellorë.

Më i fundit i licencuar është Spitalla Solar pjesë e Voltalias dhe investimi i dytë i kësaj kompanie në vendin tonë pas Karavastasë që ka nisur prodhimin nga fundi i vitit 2023. Pavarësisht se pjesa dërmuese e licencave janë marrë nga operatorë që kanë kapacitet të instaluar të ulët 2-10 MW janë të paktën 14 subjekte që kanë kapacitet të instaluar mes 20-140 MW.

Vetëm këta të fundit kanë një kapacitet të instaluar total prej 780MW ku një pjesë ka hyrë në prodhim ndërkohë që shumica janë në ndërtim e sipër.

Interesi për energjinë diellore mori nxitje pas miratimit të kuadrit ligjor por edhe nxitjes që iu bë përmes ankandeve fillimisht nga qeveria dhe më pas me projekt konkrete të privatëve të cilët panë rritje pas krizës së energjisë.

Ky interes vijon të mbetet konstant madje investitorë që tashmë kanë projekte të përfunduara siç është Karavasta Solar pjesë e Voltalia apo kompania InfoTelecom që ka edhe ajo projekte në fotovolatikë kanë nxitur bashkëpunime për marrjen e tokës në përdorim nga palë private.

Pak ditë më parë gjatë një aktiviteti për energjinë nga era, ku qeveria shqiptare dorëzoi autorizimin për kompaninë CWP që synon të ndërtojë një impiant eolik 600 MW në Tropojë, u dhanë edhe shifra konkrete lidhur me interesin për fotovolatikët. Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë Belinda Balluku tha se investimet private në këtë segment për investime të kryera apo në proces llogariten ne 2 miliardë euro.

“Gjatë këtyre viteve në tërësi në sektorin energjetik shqiptar janë angazhuar mbi 2 mld euro investime dhe sot kemi mbi 700 MW kapacitete të reja energjetike private fotovolatike në operim dhe 400 më kapacitete të shtuara vetëprodhues e kemi një portofol të ardhshëm që pritet ti çojë në 1500 MW me teknologji fotovolatike dhe eolike. Kemi mbi 1600 MW të reja depozituesve në fazë studimi dhe lehtësim financiar” do në nënvizonte Balluku. / N.Maho

The post Fotovoltaikët, numri i të licencuarave në prodhim arriti 71 në fund të 2025 appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

UKRAINË – Rreth 35 000 familje pa energji elektrike pas sulmeve ruse në Odesa

12 January 2026 at 11:27

KIEV, 12 janar /ATSH-DPA/- Pas sulmeve ruse me dron, 35,000 familje në rajonin jugor ukrainas të Odesës kanë mbetur pa energji elektrike, njoftoi sot furnizuesi i energjisë DTEK.

“Rivendosja e furnizimit me energji do të kërkojë kohë,” tha DTEK në një deklaratë.

“Në qytetin portual të Odesës, sulmi goditi një strukturë infrastrukturore dhe një ndërtesë banimi”, raportoi kryebashkiaku Serhiy Lysak në “Telegram”.

“Dy persona u plagosën”, tha ai.

Për shkak të sulmeve të rënda ajrore të ditëve të fundit, praktikisht nuk ka energji elektrike në kryeqytetin Kiev, në Dnipro, Odesa dhe qytete të tjera në Ukrainë.

Si rezultat, ngrohja dhe uji janë ndërprerë, gjithashtu.

Në të njëjtën kohë, ka ngrica të mëdha me temperatura deri në minus 18 gradë Celsius.

Situata është jashtëzakonisht e tensionuar për miliona banorë.

Forcat Ajrore Ukrainase thanë se kishin interceptuar 135 nga 156 dronë rusë që sulmuan gjatë natës, një sulm relativisht i vogël krahasuar me javët e fundit.

“Megjithatë, pati dëme të mëdha në 18 qytete” thanë forcat ajrore. //a.i/

The post UKRAINË – Rreth 35 000 familje pa energji elektrike pas sulmeve ruse në Odesa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Kinezët na konsiderojnë si “pika e mjaltit”

By: Ela
12 January 2026 at 11:20

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot parkun e madh eolik të Tropojës nga ku deklaroi se ky projekt është dëshmi e rrugëtimit të suksesshëm të Shqipërisë drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme. Teksa vijon të flasë me fjalë të mëdha, të cilat me shumë gjasë do rezultojnë premtime boshe ashtu si deri […]

The post Rama: Kinezët na konsiderojnë si “pika e mjaltit” appeared first on BoldNews.al.

Energjia, Balluku: 2 miliardë euro investime private në burime të rinovueshme

12 January 2026 at 11:32

Investimet private në burime të rinovueshme të energjisë viteve të fundit kanë arritur në rreth 2 miliardë euro.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dha këtë shifër këtë të hënë gjatë një aktiviteti për projektin e parë eolik që do të zbatohet në zonën e Tropojës. Bëhet fjalë për projektin e kompanisë CWP që parashikon një park me kapacitet të instaluar 600 MW.

Balluku e cilësoi këtë si një fazë të re për sektorin energjetik shqiptar dhe rrugën drejt diversifikimit të nisur  vite më parë.

“Parku eolik i Tropojës nuk është  thjesht një investim energjetik por simbol i transformimit që po përjeton Shqipëria, i një ekonomie më të qëndrueshme dhe më të hapur ndaj inovacionit. Sektori energjetik shqiptar po hyn në një fazë të re. Shqipëria po kalon nga varësia nga hidro në një model modern të balancuar energjetik ku diversifikimi i burimeve nuk është më një zgjedhje por domosdoshmëri strategjike.

E kemi nisur këtë rrugëtim në 2018 kur qeveria shqiptare fliste për diversifikimin. Krijimin e burimeve alternative siç ishin ato të energjisë diellore dhe më pas ato eolike. Ky tranzicion është realitet që po merr formë. Investime të huaja direkte janë treguesi më i lartë i stabilitetit ekonomik.

Vetëm në kohën e fundit mbi 1.5 mld euro investime private janë angazhuar ose janë në proces kryesisht në burime të rinovueshme në diellor dhe eolik dhe hidro me pak ndikim mjedisor.

Gjatë këtyre viteve në tërësi në sektorin energjetik shqiptar janë angazhuar mbi 2 mld euro investime dhe sot kemi mbi 700 MW kapacitete të reja energjetike private fotovolatike në operim dhe 400 më kapacitete të shtuara vetëprodhues e kemi një portofol të ardhshëm që pritet ti çojë në 1500 MW me teknologji fotovolatike dhe eolike.

Kemi mbi 1600 MW të reja depozituevse në fazë studimi dhe lehtësim financiar. Në energjinë e erës për herë të parë ne po hyjmë në ndërtimin konkret me parkun e CWP Tropojë”, tha Balluku.

Kryeministri Edi Rama vuri theksin gjatë fjalës së tij tek rëndësia e projekteve të kësaj shkalle dhe që në harkun e 12 muajve ky park i energjisë së erës në Tropojë të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në vendin tonë. Përmes këtij projekti nuk përfitohet vetëm një burim i ri energjie por dhe njohuri. Edhe ky investim shkon sipas Ramës në drejtimin strategjik dhe rrugën e përmbushjes së objektivit për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë.

“Koha kur Shqipëria duhet të dalë drejt tregut për të blerë energji po shkon drejt fundit dhe ne do jemi mes atyre pak vendeve që gëzojnë pavarësi të plotë për prodhimin e energjisë”, tha Rama.

The post Energjia, Balluku: 2 miliardë euro investime private në burime të rinovueshme appeared first on Revista Monitor.

Borë e ngrica në Elbasan, disa zona pa energji elektrike

By: armand
12 January 2026 at 08:58

Qarku i Elbasanit është përfshirë nga kushte të motit të ftohtë, të shoqëruara me temperatura shumë të ulëta, veçanërisht në zonat malore, ku termometri ka zbritur nën –10 gradë Celsius. Në disa akse rrugore malore, temperaturat kanë arritur deri në –15 gradë Celsius, duke kërkuar ndërhyrje të vazhdueshme për garantimin e qarkullimit normal të mjeteve. […]

The post Borë e ngrica në Elbasan, disa zona pa energji elektrike appeared first on BoldNews.al.

“Mbi 2300 biznese të lidhur në 6 kv po furnizohen nga FTL, përfitimet që vijnë nga liberalizimi”

By: Mira Leka
12 January 2026 at 09:16

Intervistë / Albi Gjenerali, Administrator i Furnizuesit të Tregut të Lirë   Bizneset e lidhur në tension 6 kilovolt prej 1 janarit janë në tregun e lirë dhe pjesa më e madhe e tyre po furnizohen nga Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL). Albi Gjenerali, administrator i kompanisë, në një intervistë për “Monitor” sqaron hapat që u ndoqën për tranzicionin e këtyre subjekteve nga tregu i rregulluar në a...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Mbi 2300 biznese të lidhur në 6 kv po furnizohen nga FTL, përfitimet që vijnë nga liberalizimi” appeared first on Revista Monitor.

Liberalizimi mbyll fazën finale

By: Mira Leka
12 January 2026 at 09:11

Procesi i liberalizimit në sektorin e energjisë që nisi në vitin 2018 është finalizuar me fazën e tij të katërt dhe të fundit, më 1 janar të këtij viti. Të paktën 2600 subjekte të lidhur në tension 6 kilovat kanë detyrimin që ta sigurojnë tashmë të vetëm energjinë. Pjesa më e madhe e tyre i janë bashkuar furnizimit nga Furnizuesi i Tregut të Lirë, ku bëjnë pjesë rreth 2300 subjekte, ndërsa për 300...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Liberalizimi mbyll fazën finale appeared first on Revista Monitor.

Rreth 1800 familje pa energji në Korçë, rrugë të dëmtuara dhe argjinatura të çara nga shirat

By: V K
10 January 2026 at 12:39

Shirat e dendur dhe moti i keq, vijojnë të shkaktojnë probleme serioze në qarkun e Korçës. Rreth 1800 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike në disa zona të bashkive Korçë, Maliq, Pogradec dhe Kolonjë, ndërsa defektet po ndikojnë si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale.

Në Maliq, situata paraqitet më e rënduar për shkak të çarjeve në argjinaturën e Lumit Devoll. Nivel i lartë ujërash vijon të rrezikojë zonat përreth, ndërsa ndërhyrja për riparim për momentin konsiderohet e vështirë.

Në Pogradec, Lumi i Verdovës, ka shembur një pjesë të karrexhatës, duke kufizuar qarkullimin vetëm në një korsi.

Rrëshqitje dhe çarje terreni janë raportuar edhe në zonën e Çërravës, ku një banesë ndodhet në rrezik nga zhvendosja e dherave.

Në bashkinë Devoll, reshjet kanë sjellë dëmtime në argjinaturat përreth lumit Oshticë dhe luginave të vogla të fshatrave, ndërsa fshati Përparimaj ka kërkuar ndërhyrje për të shmangur përmbytjet e tokave dhe rrugëve lokale.

Në Kolonjë janë pastruar disa nga rrugët rurale të bllokuara, ndërsa ngricat kanë kërkuar kriposje të akseve në Ersekë.

Në disa zona si Shemetirë, Gjonç dhe Kakaç, lëvizja mbetet e vështirësuar për shkak të prishjeve në rrugë dhe tyre.

The post Rreth 1800 familje pa energji në Korçë, rrugë të dëmtuara dhe argjinatura të çara nga shirat appeared first on Albeu.com.

Prurje 3 mijë metër kub për sekondë në liqenin e Fierzës

By: Fax Web
9 January 2026 at 10:12

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku informoi sot se kaskada ka pasur prurje që mund t’i quajmë rekord, pasi kemi arritur 3 mijë metër kub për sekondë në liqenin e Fierzës dhe 2500 metër kub për sekondë dhe në liqenin e  Komanit”.

Në fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Balluku tha se “sipas raportimeve të orës 08:00 kuota ka arritur në 289.77 metra, prurjet kanë rënë 1500 m3 për sekondë, ndërkohë që nuk kemi vënë në punë asnjë nga agregatët duke ruajtur nivelin”.

“Sa i përket Komanit kuota ka arritur 173.27 metër kub prurjet në këto momente, 950 deri 500 m3 kub për sekondë, ndërkohë që kemi një agregat në punë. Në Vaun e Dejës kuota ka arritur në 74.94 m prurjet janë 690 deri në 60 m3 për sekondë. Kemi prurje të kontrolluara pa asnjë problematikë për hapjen e portave, ndërkohë janë në punë të 5 agregatët”, theksoi Balluku.

Ministrja Balluku tha se “duke pasur parasysh edhe vazhdimësinë e kushteve atmosferike si Forcat e Armatosura ashtu edhe Aviacioni Civil kanë njoftuar që do të ketë reshje edhe sot, por janë reshje mesatare dhe prurje të ulëta. Ne presim që gjatë mesnatës së sotme të ketë agravim të reshjeve, por kuotat na lejojnë që të menaxhojmë të gjithë situatën për të mos shkarkuar në mënyrë të pakontrolluar në fushë Shkodër”.

KESH: Shkarkim i kontrolluar në Koman e Vaun e Dejës. Rritet prodhimi i energjisë

By: lindita
7 January 2026 at 12:46

Niveli ujit në Kaskadën e Drinit ka vijuar të rritet me shpejtësi për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Për të mbajtur nën kontroll prurjet aktualisht shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentrali i Komani kanë arritur në 1200 metër kub në sekondë ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës po shkarkohet një sasi prej 1600 m³/sekondë. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare theskon se prurjet…

Source

Energjia, 3 mln euro për zgjerimin e nënstacionit Tirana 1

6 January 2026 at 11:00

Operatori i Sistemit të Transmetimit synon të zgjerojë nënstacionin Tirana 1 me një kosto rreth 3 milionë euro, ose të paktën kaq është fondi limit i procedurës së çelur këtë javë nga kompania publike.

Kontrata me objekt “Zgjerimi i N/St. Tirana 1 (Trakt i ri transformatori 220 kV, ndërtimi i seksionit të tretë 20 kV)” ka një fond limit 293 milionë lekë dhe synon një sërë ndërhyrjesh që mundësojnë këtë zgjerim.

Sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën, projekti i referohet zgjerimit të Nënstacionit Tirana 1 me transformator 220/20 kV, 63 MVA, me bazamentin e ri përkatës, traktin 220 kV dhe seksionin e tretë 20 kV.

Konkretisht, parashikohet ndërtimi i një godine të re dy kate mbi tokë, e cila do të shërbejë për vendosjen e seksionit të tretë të ri 20 kV, për shërbime dhe magazinime të ndryshme në funksion të N/St. Tirana 1.

Po kështu, parashikohet të bëhet spostimi i traktit të hyrjes së linjës 220–3D duke vendosur thika të reja 220 kV dhe duke zhvendosur përcjellësit sipas planimetrisë dhe dokumentacionit bashkëngjitur. Thikat ekzistuese të kësaj linje do të përdoren për traktin e transformatorit të ri.

OST parashikon gjithashtu që të bëhen kabllimet e reja për thikat e zbrazjes në traktin e linjës 220–3D dhe thikat ekzistuese të traktit të ri të transformatorit 220/20 kV.

Në listën e punimeve përfshihen edhe ndërtimi i bazamentit të transformatorit 220/20 kV, ndërtimi i traktit të ri 220 kV të transformatorit 220/20 kV, 63 MVA, ndërtimi i kanalit të kabllove të kontrollit dhe të fuqisë (380V, 230V AC dhe 220V DC) për traktin 220 kV, si dhe ndërtimi i seksionit të tretë me çelësa 20 kV në godinën e re të ndërtuar sipas skemës bashkëlidhur.

Po kështu, parashikohet ndërtimi i kanalit të kabllove të fuqisë 20 kV, i cili do të mundësojë lidhjen e seksionit të tretë të ri 20 kV në godinën e re me seksionin e parë dhe të dytë ekzistues në hapësirën boshe ngjitur me seksionin

 

The post Energjia, 3 mln euro për zgjerimin e nënstacionit Tirana 1 appeared first on Revista Monitor.

Bursës Shqiptare të Energjisë i largohen 5 anëtarë, kërkuan dorëheqjen

6 January 2026 at 10:00

Në javët e fundit të dhjetorit, të paktën pesë anëtarë i janë larguar Bursës Shqiptare të Energjisë (ALPEX).

Në faqen e saj të internetit janë bërë njoftimet se kërkesat e dorëheqjes janë pranuar për secilin prej tyre dhe se ato nuk do të jenë më pjesë e bursës nga 31 dhjetori 2025. Konkretisht, bëhet fjalë për ish-anëtarët AI EnergyX sh.p.k, Energy Commodities sh.p.k, Infinit Energy Dooel – Dega në Kosovë, Infinit Power Solutions sh.p.k dhe GLOBAL TECHNICAL MECHANICS sh.p.k.

Sipas kuadrit ligjor, anëtarët e Bursës mund të bëhen pjesë e saj përmes plotësimit të një sërë kushtesh dhe, po kështu, të kërkojnë daljen nga ajo pas përmbushjes së disa kërkesave të tjera. Konkretisht, procedura lidhur me dorëheqjen nga statusi i Anëtarit të Bursës parashikon si kusht të parë plotësimin e një formulari standard të dorëheqjes, të ofruar nga ALPEX-i.

“Në datën efektive të dorëheqjes së dhënë nga Anëtari i Bursës në formularin standard të dorëheqjes, ALPEX-i do të çaktivizojë Anëtarin e Bursës nga ETSS dhe nuk do ta lejojë Anëtarin e Bursës të vendosë porosi në ETSS për Ditën e Livrimit që korrespondon me datën efektive të dorëheqjes. Nga kërkesa për dorëheqje deri në Datën Efektive të dorëheqjes, Anëtari i Bursës duhet të përmbushë të gjitha detyrimet kundrejt ALPEX-it, sipas Rregullave të Tregut të Energjisë Elektrike, Kushteve të Përgjithshme dhe Procedurave”, thuhet në vendimin teknik të ALPEX.

Nëse Bursa nuk e pranon kërkesën e dorëheqjes, ajo do të japë një përgjigje të arsyetuar, ndërsa nëse e pranon, do të njoftojë me shkrim Anëtarin e Bursës duke specifikuar kohën kur dorëheqja hyn në fuqi.

Aktualisht, në Bursë janë të listuar të paktën 40 anëtarë për të dyja zonat e tregtimit, Shqipëri dhe Kosovë, ndërkohë që janë gjithsej 5 anëtarë klerimi në total për Shqipërinë dhe Kosovën. Bursa e energjisë nisi operimin në prill 2023, teksa për Kosovën kjo u bë efektive vetëm në vitin 2024.

 

The post Bursës Shqiptare të Energjisë i largohen 5 anëtarë, kërkuan dorëheqjen appeared first on Revista Monitor.

OSHEE publikon listën e bizneseve në tension 6 kv që janë në treg të lirë nga 1 janari

5 January 2026 at 13:52

Oshee Group publikoi së fundmi listën e mbi 2 mijë bizneseve që nga 1 janari janë në treg të lirë dhe duhet ta sigurojnë të vetëm energjinë përmes një furnizuesi që e zgjedhin ata.

Tashmë këto biznese nuk po furnizohen nga Furnizuesi  Shërbimit Universal dhe me çmime të rregulluara. Kjo është faza e fundit e liberalizimit që i bashkohen bizneset në tension 6 kv pas atyre më tension 35 kv,20 kv dhe 10 kv që kanë dalë më herët nga 2018-a e në vazhdim në disa faza.

Në çdo rast subjektet duhet të shlyejnë detyrimet që kanë me kompaninë publike FSHU përpara se të shkëputen për tu furnizuar nga një tjetër furnizues qoftë ky edhe Furnizuesi i Tregut të Lirë që është ai që mban peshën më të madhe të të liberalizuarve.

“Furnizuesi i Shërbimit Universal, FSHU Sh.A, pjesë e OSHEE Group SH.A, përmes këtj njoftimi, bën të ditur listën dhe kushtet e subjekteve jo-familjarë (privat), të lidhur në tension 6kV, të cilët janë në treg të lirë nga data 1 janar 2026.

Para se të dalin në treg të lirë, kjo kategori klientësh duhet të përmbushin disa detyrime që rrjedhin nga disa akte ligjore dhe vendime të ERE, sipas të cilave:

  • Klientët në tension 6kV duhet të shlyejnë të gjitha detyrimet financiare ndaj shoqërisë “Furnizuesi i Shërbimit Universal” SH.A. (FSHU sh.a.)
  • Të sigurojnë që të gjitha të dhënat teknike të pikës së lidhjes të jenë të përditësuara dhe të sakta
  • Të kenë të sakta dhe të përditësuara të dhënat e kontratës të furnizimit (emër, NUIS, adresë, nr. kontakti, adresë elektronike, etj.).

Sa më sipër, Ju bëjmë thirrje të gjithë klientëve të lidhur në nivel tensioni 6kV që menjëherë të verifikojnë detyrimet financiare ndaj FSHU SH.A. dhe të marrin masa për shlyerjen e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Mospërmbushja e detyrimeve të mësipërme, do të sjellë si pasojë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike nga FSHU sh.a. dhe pamundësinë për t’u furnizuar nga një furnizues tjetër i tregut të lirë” do të nënvizonte më herët FSHU.

Lista e plotë kliko këtu: Lista

The post OSHEE publikon listën e bizneseve në tension 6 kv që janë në treg të lirë nga 1 janari appeared first on Revista Monitor.

BERLIN – 50 000 familje dhe 2 000 biznese pa energji elektrike pas një defekti

3 January 2026 at 19:39

BERLIN, 3 janar /ATSH-DPA/ – Energjia elektrike iu ndërpre sot 50 000 familjeve dhe 2 000 bizneseve në jugperëndim të Berlinit, pas një zjarri që preku një lidhje kabllore të rrjetit, tha ofruesi i ”Stromnetz Berlin”.

Policia po hetonte zjarrvënie të mundshme, pasi një sulm i motivuar politikisht shkaktoi një ndërprerje të ngjashme në juglindje të kryeqytetit gjerman në shtator.

“Për shkak të dëmeve të konsiderueshme të shkaktuara, riparimi i kabllove do të zgjasë shumë”, tha ”Stromnetz Berlin”, ndërsa punimet vazhduan në kabllot e furnizimit të përkohshëm.

“Ne po mbështetemi në rivendosjen e plotë të furnizimit për të gjithë klientët deri të enjten pasdite”, shtoi ai.

Ofruesi tha se moti i ftohtë po pengonte punën.

Një zëdhënës i shërbimeve të zjarrfikësve tha se alarmi kishte rënë pak pas orës 06:00 (05:00 GMT).

”Ndër objektet që kishin nevojë për ndihmë ishte një shtëpi për të moshuarit”, tha ai.

Ndërprerja goditi ndriçimin e rrugëve, telekomunikacionin celular, semaforët dhe frigoriferët e supermarketeve, si dhe familjet private, duke mbyllur sistemet e ngrohjes ndërsa temperaturat luhateshin rreth pikës së ngrirjes./  a.jor.

The post BERLIN – 50 000 familje dhe 2 000 biznese pa energji elektrike pas një defekti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmbyllet faza e fundit e liberalizimit tek energjia, 2300 subjekte në 6 kv dalin në treg të lirë

1 January 2026 at 06:01

Nga kjo e enjte (1 janar) 2300 biznese të lidhura në tension 6 kilovolt kanë dalë në treg të lirë duke u furnizuar kështu nga furnizues privatë ose ai publik (FTL) me çmime që nuk janë të rregulluara por vendosen nga tregu.

Këtij grupi pritet t’i shtohen edhe rreth 300 subjekte të tjera po të lidhur në 6 kilovolt por  pasi të shlyejnë detyrimet e prapambetura ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal. Ky zhvillim shënon hallkën e fundit të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë, të parashikuar që në vitin 2015 me ligjin “Për sektorin e energjisë”.

Procesi nisi konkretisht në vitin 2018, kur mbi 76 subjekte të lidhura në tension 35 kV kaluan në treg të lirë. Në vitin 2022 u tentua zgjerimi i mëtejshëm i liberalizimit për bizneset në tension 20 dhe 10 kV, por kriza energjetike globale dhe çmimet e larta detyruan shtetin të ndërhyjë përmes mekanizmave amortizues dhe përfshirjes së prodhimit të KESH-it.

Deri në fund të vitit 2023, bizneset në 20 kV kishin si opsion Furnizuesin e Mundësisë së Fundit, ndërsa nga 1 janari 2024 kaluan në treg të lirë. Në 1 janar 2025 këtij grupi iu bashkuan edhe 2600 subjekte të lidhura në tension 10 kV, ndërsa 1 janari 2026 shënoi përmbylljen përfundimtare të procesit.

Ndikimi i procesit dhe furnizuesit

Aktualisht, mijëra biznese sigurojnë energjinë nga furnizues privatë ose nga Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL). Shumica janë të lidhur tek kompania publike FTL me një çmim prej 18.34 lekë/kWh pa TVSH. Sipas administratorit të FTL, Albi Gjenerali, liberalizimi ka sjellë një seri ndikimesh pozitive në treg ku ndër të tjera ka ulur barrën financiare mbi Furnizuesin e Shërbimit Universal, ka përmirësuar disiplinën e pagesave dhe ka futur tregun në një fazë konsolidimi, ku fokusi zhvendoset drejt eficiencës dhe transparencës.

Në tregun e lirë aktualisht operojnë 40 furnizues të licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme. Ky zhvillim konsiderohet një efekt i drejtpërdrejtë i liberalizimit, që po nxit konkurrencën, investimet dhe orientimin e bizneseve drejt zgjidhjeve më të leverdishme energjetike, përfshirë edhe investimet për autokonsum nga burime fotovoltaike.

 

The post Përmbyllet faza e fundit e liberalizimit tek energjia, 2300 subjekte në 6 kv dalin në treg të lirë appeared first on Revista Monitor.

Karakaçi: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji përgjatë festave të fundvitit

30 December 2025 at 19:43


TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi, deklaroi sot se janë marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike gjatë festave të fundvitit, përmes një plani të posaçëm masash në të gjithë vendin.

Karakaçi theksoi se OSHEE e mbyll vitin 2025 me rezultate të mira financiare dhe teknike, duke vijuar uljen e humbjeve në rrjet me rreth 1%, ndërsa parashikohet që niveli i tyre të mbyllet në 16,9% në 2025-ën.

Sipas tij, kompania ka arritur nivelet më të larta të arkëtimeve, në masën 100%, ndërkohë që parashikohet që viti 2025 të mbyllet me rreth 70 milionë euro fitim, një rezultat i konsideruar shumë i mirë për kompaninë.

Administratori i OSHEE-së bëri të ditur gjithashtu se kjo performance do të mundësojë edhe indeksimin e pagave për punonjësit me 6,1%, si dhe rritje page për elektricistët.

Në kuadër të planit të masave për fundvitin, Karakaçi nënvizoi se për shkak të rritjes së konsumit është konstatuar një nivel i lartë i kërkesës për energji, ku vetëm më 29 dhjetor konsumi ka shënuar rritje prej 29,2 milionë kilovat-orë. Ai shtoi se nuk janë evidentuar problematika të theksuara në rrjet apo në furnizim.

“Qëllimi ynë është që, përmes këtij plani masash, të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë qytetarët”, u shpreh Karakaçi.

Sipas tij, rreth 1600 punonjës të OSHEE-së janë angazhuar në terren gjatë kësaj periudhe, ndërsa linjat e komunikimit mbeten të hapura për raportimin e çdo problematike nga qytetarët. /j.p/r.e/

The post Karakaçi: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji përgjatë festave të fundvitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova ul çmimin e energjisë për ngrohjen, Rregullatori i Energjisë njofton detajet

By: armand
30 December 2025 at 10:59

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) e Kosovës ka vendosur të ulë çmimin e ngrohjes për konsumatorët e ndërmarrjeve publike në Prishtinë dhe Gjakovë. Sipas njoftimit, çmimi i ngrohjes me matje për konsumatorët e “Termokos”-it në kryeqytet është ulur me 3.8 për qind, ndërsa për konsumatorët në Gjakovë ulja është 5 për qind. Vendimi u […]

The post Kosova ul çmimin e energjisë për ngrohjen, Rregullatori i Energjisë njofton detajet appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria “karton të verdhë” për refuzimin e rregulloreve të BE për energjinë

29 December 2025 at 10:21

Pretendimi: Bashkimi Europian skualifikon qeverinë shqiptare nga Ministeriali i Energjisë si pasojë e skandaleve dhe aferave të Ministres së Energjisë Belinda Balluku

Verdikti: Mungon konteksti

————————————————————————-

Në 23 dhjetor 2025, mediat shqipfolëse (link, link, link, link) raportuan se Bashkimi Evropian skualifikoi Shqipërinë nga Ministeriali i Komunitetit të Energjisë. Si arsye për këtë masë penalizuese këto lajme përmendin skandalet e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku si dhe projektin për ndërtimin e një TEC në Roskovec apo marrëveshjen për prodhimin e energjisë nga TEC-e lundruese të ankoruara në Vlorë. 

Artikujt i referohen një vendimi të datës 18 dhjetor të Këshillit Ministerial të Komunitetit të Energjisë, një organizmi ndërkombëtar që bashkon prej vitit 2005 Bashkimin Evropian dhe 9 vende fqinje kandidate ose kandidate potenciale për në BE, për të krijuar një treg të integruar rajonal të energjisë bazuar në një kuadër ligjërisht të detyrueshëm. Vendet antare, mes tyre dhe Shqipëria janë zotuar që të ndjekin rregulloret e përbashkëta të Bashkimit Evropian në sektorin e energjisë edhe pa qënë vend anëtar i BE-së. Monitorimi i strukturave të Komunitetit të Energjisë shërben si një mundësi për të vlerësuar zbatimin e zotimeve të marra nga vendi ynë në sektorin e energjisë dhe mjedisit në kuadër të integrimit në tregun e përbashkët evropian dhe është i lidhur ngushtësisht me integrimin në Bashkimin Evropian.

Faqja e parë e vendimit

Megjithatë, në dokumentin 2-faqësh nuk deklarohet se Shqipëria është përjashtuar nga ministeriali, mbledhja e ministrave të energjisë së vendeve antare të Komunitetit të Energjisë. Njësoj, aferat për të cilat Balluku akuzohet nga SPAK nuk përmenden në vendim.

Në vendim konstatohet mosrespektimi nga ana e Shqipërisë i detyrimeve të lindura nga 31 dhjetori 2023, si pjesë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, duke mos adoptuar dhe aplikuar një sërë direktivash lidhur me rregullat e përbashkëta për tregun e brendshëm të elektricitetit, përgatitjen për emergjenca në sektorin elektrik, dhe hartimin e një numër udhëzuesish.

Më konkretisht, Rregulloren (BE) 2019/941 — Përgatitja ndaj rrezikut në sektorin e energjisë elektrike, dhe Rregulloren (BE) 2017/2196 – Kodi i Rrjetit për Emergjencën dhe Restaurimin e Energjisë Elektrike (NC ER), të cilat përcaktojnë një paketë masash të detyrueshme për shtetet anëtare me qëllim garantimin e funksionimit të sigurt të sistemit elektronik në gjendjen e emergjence, blackout-i dhe restaurimi.

Vendimi urdhëron Shqipërinë të marrë masat e duhura për të ndrequr shkeljet e identifikuara dhe të raportojë rregullisht në sekretariat në lidhje me masat e marra deri në korrik 2026, si një afat kur mund të ndërmerren masa të mëtejshme ndaj vendit tonë. 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë lëshoi një deklaratë për mediat më 24 dhjetor ku hidhte poshtë pretendimet se Shqipëria ishte përjashtuar nga Komuniteti i Energjisë.

“Diskutimet e zhvilluara së fundmi kanë qenë vetëm në nivelin e Sekretariatit të Energjisë, një strukturë teknike e krijuar posaçërisht për të asistuar vendet jo-anëtare dhe nxitur zhvillimin e sektorit energjetik në linjë me standardet e vendeve te BE,” deklaroi MIE. “Gjatë mbledhjes së Sekretariatit të Energjisë të mbajtur javën e kaluar, janë identifikuar masa të përgjithshme që duhet të përmbushen nga të gjitha vendet anëtare (të këtij Traktati) deri në korrik 2026. Në rastin e Shqipërisë, kërkesa konsiston në përafrimin e ligjit për sektorin e energjisë me Rregulloret e BE.”

Pavarësisht panoramës pozitive që transmeton deklarata e MIE, verifikimi i dokumentacionit zyrtar të sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, konfirmon se vendi ynë ka marrë paralajmërimin e fundit për pezullim apo ngrirje të statusit si vend anëtar i këtij organizmi të iniciuar dhe financuar nga Bashkimi Evropian. Pasi ka dështuar prej dy vitesh për të paraqitur një plan kombëtar dhe koordinuar me vendet fqinje në rajon shpalljen e emergjencave të furnizimit me energji elektrike, sipas direktivave të BE-së, lajmet për masa ndëshkuese mund të bëhen realitet në korrikun e ardhshëm. 

Vlen të theksohet se vendi ynë shpalli gjendjen e emergjencës prej 23 nëntor 2021, duke thjeshtuar procedurat e detyrueshme në blerjen dhe furnizimin e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare. Kjo situatë emergjence u shty disa herë deri në 31 dhjetor 2023 edhe pse kriza energjitike botërore kishte frenuar pasojat e saj në bursat e shitjes së energjisë.

The post Shqipëria “karton të verdhë” për refuzimin e rregulloreve të BE për energjinë appeared first on Faktoje.al.

SUEDI – Stuhia dimërore lë dhjetëra mijëra familje pa energji elektrike

28 December 2025 at 08:51

OSLO, 28 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një stuhi dimërore ka lënë dhjetëra mijëra familje pa energji elektrike në Suedi, raportuan autoritetet dhe media.

”Në qytetin Sandviken, një burrë u vra pasi u godit nga një degë peme që po binte”, raportoi agjencia suedeze e lajmeve TT.

Një shpejtësi ere që i afrohej forcës së uraganit u regjistrua në disa pjesë të vendit.

”Rreth 40 000 familje mbetën pa energji elektrike në Suedi dhe shumë shërbime treni u anuluan”, tha TT.

Moti shkaktoi ndërprerje të transportit dhe anulime të trageteve.

Stuhia u shtri në të gjithë rajonin, duke goditur Finlandën, ku erërat e forta ndërprenë trafikun ajror dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë.

Ndërprerje u raportuan edhe në Norvegji./ a.jor.

The post SUEDI – Stuhia dimërore lë dhjetëra mijëra familje pa energji elektrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Rusia hedh 500 dronë dhe 40 raketa mbi Kiev, 1/3 e qytetit pa energji elektrike

27 December 2025 at 16:35

KIEV, 27 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Forcat ruse sulmuan disa rrethe në rajonin e Kievit, duke dëmtuar ndërtesa banimi, kantiere ndërtimi dhe biznese si dhe duke shkaktuar lëndime, shkruan il messaggero.it.

Në këtë sulm u përdorën 500 dronë dhe 40 raketa

Shpërthime të fuqishme tronditën Kievin gjatë natës ndërsa autoritetet paralajmëruan se kryeqyteti ukrainas ishte nën kërcënimin e sulmit me raketa.

“Shpërthime në kryeqytet. Forcat e mbrojtjes ajrore janë në operacion. Qëndroni në strehimore”, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, në Telegram.

“E gjithë Ukraina është nën kërcënimin e raketave! Ngritje e regjistruar e MiG-31K. Vendi terrorist vazhdon të bëjë luftë kundër popullsisë civile. Armiku po sulmon qëllimisht infrastrukturën kritike dhe shtëpitë”, thuhet në postim. /os/

The post FOKUS – Rusia hedh 500 dronë dhe 40 raketa mbi Kiev, 1/3 e qytetit pa energji elektrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌