Një i mitur rezulton i humbur prej dy ditësh dhe familjarët e tij nuk kanë arritur dot asnjë kontakt apo lokalizim, që të dinë për fatin e tij, teksa janë në ankth. Të shqetësuar, ata i janë drejtuar Komisariatit Tropojë për denoncim dhe kërkesë për ndihmë, me qëllim gjetjen e 17-vjeçarit. “Më datë 14 janar […]
Mesnatën e mbrëmjes së 9 janarit një makinë “Audi” doli nga rruga dhe ra në përroin e fshatit Dars në Klos. Në të udhëtonin 2 persona nga fshati Fullqet, shoferi Andi Losha, 24 vjeç, i cili mundi të dalë nga makina dhe të mbijetojë ndërsa pasagjeri Jurgen Karaj, 30 vjeç, dyshohet se e ka marrë […]
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin, ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarëve për gjetjen e një gruaje të zhdukur.
Personi i zhdukur është Pemlushe Ymer Sadrijaj, lindur më 01.05.1970 në Rahovec.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë si dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh), pas analizimit të të dhënave nga arkivat ndërkombëtare me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), ka nisur aktivitetet kërkimore në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur në evidencat kadastrale dhe nga komuniteti lokal si ‘Përzhina’, pranë varrezave të qytetit.
Gërmimet, të cilat kanë filluar ditën e djeshme, kanë rezultuar me gjetjen e dy pjesëve ështërore, të cilat janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Gjatë ditës së sotme janë gjetur mbetje mortore të të paktën një individi, që mund t’i përkasin viktimave të luftës të përfshira në listën e personave të zhdukur.
Ky proces po realizohet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës në kuadër të Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Komisioni njofton se ky lokacion është i fundit që adresohen në kuadër të gërmimeve vlerësuese për vitin 2025.
Një prononcim për media lidhur me ecurinë e aktiviteteve kërkimore në këtë dhe lokacione të tjera do të mbahet të nesërmen, më 19 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 11:00, direkt nga lokacioni.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe institucionet e angazhuara në këtë proces theksojnë përkushtimin e tyre për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, duke respektuar ndjeshmërinë e procesit dhe dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre. /Telegrafi/
Njësitë policore nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë realizuar një urdhëresë hetimore në Rahovec.
Gjatë gërmimit (eksumimit) janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin të paktën një personi të zhdukur gjatë viteve 1998–1999.
Mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjeko-ligjore, me qëllim identifikimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të vdekjes.
Policia konfirmon se hetimet do të vazhdojnë në koordinim me autoritetet përkatëse, në përpjekje për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe ofrimin e drejtësisë për familjet e të zhdukurve. /Telegrafi/
Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 29 nëntori.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur për albinfo.at, familjarët e tij.
56 vjeçari shqiptar nga fshati Rainc nga komuna e Preshevës por me banim prej shumë vitesh në Austri, u gjet i vdekur sot (12 dhjetor 2025) rreth orës 12:40 nga një këmbësor në një pellg të vogël në Hundsdorf, në rrethinën e Passaut të Gjermanisë.
Kalimtari i rastit me të parë trupin e pajetë menjëherë thirri shërbimet e emergjencës.
Zjarrfikësit arritën të nxirrnin trupin e pajetë. Sipas raportit të policisë gjermane, nuk ka shenja të ndonjë akti të paligjshëm apo dhune, megjithatë policia është duke u marr me rastin.
Si ndodhi zhdukja e Agim N.
Sipas deklarimit të vajzës së Agim N. në policinë austriake, babai i saj, 56 vjeç, është larguar nga banesa e tij që nga mesdita e së shtunë të datës 29 nëntor. Nga banesa është larguar me veturën e tij, Opel Mokka të zezë kurse pa telefonon celuar.
Policia gjermane njoftoi ditë më parë se vetura është gjetur në një fushë në komunën e Hauzenberg, në rrethinën e Passaut.
U raportua se vetura është gjetur e mbyllur, megjithatë nuk kishte asnjë shenjë të shoferit.
Familjarët e Agimit, kanë deklaruar për albinfo.at se, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërkohë nuk dihet se kur do të bëhet varrimi i të ndjerit.
Në lumin e Bardhë (Bistrica), në fshatin Grabanicë të Klinës, është gjetur sot trupi i pajetë i një gruaje, e cila mbrëmë ishte raportuar si person i zhdukur nga familjarët e saj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Telegrafin se trupi është gjetur rreth orës 13:15, gjatë kërkimeve të intensifikuara nga njësitë policore.
“Mbrëmë rreth orës 19:30 është raportuar nga familjarët që është larguar nga shtëpia dhe nuk po gjendet. Rasti ishte iniciuar si ‘person i zhdukur’ dhe sot gjatë kërkimeve trupi i pajetë është hasur diku një kilometër larg urës së fshatit”, deklaroi Gashi.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vendngjarje, ndërsa hetuesit rajonalë dhe prokurori i shtetit kanë kryer procedurat e para hetimore.
Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, Stacioni Policor në Gjakovë ka njoftuar opinionin publik se më 21.10.2025 është raportuar për zhdukjen e personit: Florjan Tabaku, i lindur më 15.06.1999 në Bajram Curr (shtetas i Shqipërisë).
Policia ka bërë të ditur se sipas familjarëve, personi i zhdukur gjatë mbledhjes së gështenjave në zonën kufitare “Qafë Morinë-Gjakovë” ka humbur kontaktin me familjarët dhe nuk është gjetur më.
"Në momentin e largimit ai ishte i veshur me: pantallona të zi,bluzë të kuqe dhe atlete (patika) të bardha. Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë e mbështetur edhe nga njësi të specializuara të PK-së, FSK dhe organizatat vullnetare për kërkim dhe shpëtim, ka ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për gjetjen e tij, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet", thuhet në njoftim.
Tutje siç thuhet në njoftim, me qëllim gjetjen e tij sa më të shpejtë, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave.
"Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Florjan Tabaku (personi në fotografi), lutemi të lajmërohet menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor", thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/
Sot, qytetarë dhe përgjegjësit e mirëmbajtjes së varrezave në veri të Mitrovicës kanë hasur në eshtra që potencialisht mund t’iu përkasin viktimave të luftës.
Kështu ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur përmes një njoftimi, ku bëri të ditur se informacioni u raportua menjëherë në Policinë e Kosovës, e cila bashkëpunoi me ekipin e përbashkët për verifikimin e vendngjarjes.
“Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje ka dalë ekipi i përbashkët i përbërë nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ekipi ka bërë verifikimin fillestar, dhe pas konstatimit nga eksperti mjeko ligjor, janë ndërmarrë procedurat për tërheqje”, thuhet në njoftim.
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur e vlerësoi lart bashkëpunimin e qytetarëve.
"Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur shpreh mirënjohje dhe vlerësim të lartë për bashkëpunimin me qytetarët, që me raportimin e tyre kontribuojnë në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur. Ky bashkëpunim mbetet thelbësor për zbardhjen e fatit të çdo personi të zhdukur," tha komisioni në një njoftim.
Këshilltari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara falënderoi gjithashtu qytetarët për përkushtimin dhe ndjeshmërinë e treguar:
"Mirënjohje të veçantë për qytetarët që me kujdes dhe ndjeshmëri kontribuuan në këtë proces. Mbesim të përkushtuar në misionin tonë për gjetjen e më të dashurve të rrëmbyer e zhdukur me forcë gjatë luftës. Mirënjohjen më të thellë për familjet e personave të zhdukur që përkundër dhimbjes dhe ankthit të pritjes në vazhdimësi kanë mbështetur punën e institucioneve të angazhuara në rrugëtimin e përbashkët për të vërtetën dhe drejtësinë," tha Gara. /Telegrafi/
Prej më shumë se 3 vitesh, nuk dihet fati i Ervis Martinajt. Babai i tij, bëri një kërkesë dje, 22 tetor, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës, për ta shpallur të birin zyrtarisht të zhdukur. Gazetari Artan Hoxha deklaroi se Ervis Martinaj ishte një personazh që nuk i afroheshin dot, por sipas tij, […]
Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj ka kërkuar shpalljen e djalit të tij si i zhdukur.
“Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen të zhdukur të shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin. Kërkues Mustafa Martinaj”, thuhet në kërkesën e tij.
Martinaj rezulton i zhdukur prej disa vitesh, ndërsa besohet se për herë të fundit është parë në gusht të vitit 2022.
Babai i tij ka bërë kërkesën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. /Tch/
Janë bërë tre ditë nga zhdukja e shtetasit shqiptar, Florian Tabaku, 26 vjeç, i cili kishte dalë për të mbledhur gështenja në brezin kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Kërkimet për të vijojnë ende në zonën e Morinës së Tropojës, në afërsi të kufirit ndërmjet dy shteteve.
“Janë bërë tre ditë që djali i axhës, Florian Tabaku, është zhdukur. Jemi duke e kërkuar. Është jetim, jeton vetëm me nënën dhe motrën. Aktualisht ndodhemi në Morinë të Tropojës, në kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke e kërkuar”, tha për Telegrafin kushëriri i Florianit.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacion apo e kanë parë Florianin, të lajmërohen menjëherë, duke shtuar se veshja e tij në momentin e zhdukjes është ajo që shihet në fotografi.
Edhe Policia e Kosovës, në një njoftim zyrtar, ka bërë të ditur se Florian Tabaku kishte dalë për të mbledhur gështenja në brezin kufitar me Shqipërinë.
Njësitë policore, njësitë e kërkim-shpëtimit dhe disa banorë të zonës janë angazhuar në operacionin e kërkimit. Po ashtu, edhe autoritetet shqiptare janë përfshirë në kërkimet nga ana tjetër e kufirit.
Fotografia është publikuar me lejen e familjarëve. /Telegrafi/
PRISHTINË, 21 tetor/ATSH/ Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësite të saj, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë kryer gërmime në varrezat e fshatit Hajvali të Prishtinës më 20 tetor, dhe kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999.
Policia ka thënë se urdhri është dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Sipas këtij institucioni, mbetjet mortore janë tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekzaminime dhe që punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.
Gjatë luftës së viteve 1998/’99 në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.500 vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Shumica e të vrarëve ishin civilë shqiptarë.
Kosova dhe Serbia patën arritur pajtueshmëri më 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Në mesin e zotimeve të bëra ishin: qasja e plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënia në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë e përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.
Megjithatë, gjithçka vazhdon të mbetet në letër, meqë asnjëra pikë nuk është zbatuar. /rel/
22-vjeçari Elkrist Kola nga Fushë Arrëzi rezulton i zhdukur që prej 13 shtatorit, teksa një ditë pas zhdukjes, babai i tij, shtetasi Z. Kola, 63 vjeç, bëri kallëzim në Polici ku kërkoi ndihmë për gjetjen e të birit, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Që prej vdekjes se nënës, i riu […]
Një i ri nga Fushë-Arrëzi është zhdukur pa gjurmë që prej 13 shtatorit. Bëhet fjalë për shtetasin Elkrist Kola, 22 vjeç, i cili është larguar nga banesa ditën e shtunë dhe nuk është kthyer më. Babai i tij, shtetasi Z. Kola, 63 vjeç, ka kallëzuar ditën e djeshme në Polici, ku ka kërkuar ndihmën e […]
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se të mërkurën do të zhvillohen inspektime në terren në fshatin Kozhle, afër Novi Pazarit, pas dyshimeve për ekzistencën e një varri masiv.
Në njoftim thuhet se ky hap vjen si rezultat i kërkesave të vazhdueshme në kuadër të takimeve mes delegacioneve dhe dialogut për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
“Ky rast ka qenë i planifikuar të trajtohej edhe vitin e kaluar, por pas disa ditësh përgatitje terreni, gërmimet ishin ndërprerë. Lokacioni në Kozhle është një nga lokacionet e adresuara në mënyrë të përsëritur gjatë takimeve zyrtare, krahas kërkesave të vazhdueshme për rikthim me prioritet në Batajnicë dhe lokacionet e tjera tashmë të shënjuara”, thuhet në njoftim.
Komisioni kërkon që gërmimet në terren të shoqërohen me të dhëna nga arkivat e institucioneve të Serbisë, të cilat do të ndihmonin në saktësimin e lokacionit dhe sigurimin e provave për zbardhjen e plotë të rastit.
Inspektimet pritet të ndiqen edhe nga përfaqësues të Delegacionit të Republikës së Kosovës, përkatësisht të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore.
“Dhimbja e familjeve që prej më shumë se dy dekadash presin një përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre është plagë e hapur e shoqërisë sonë. Çdo hap drejt zbardhjes së të vërtetës është hap drejt drejtësisë, drejt paqes së munguar dhe dinjitetit njerëzor”, thuhet më tej në komunikatë.
Kohë më parë, Kushtrim Gara, anëtar i këtij komisioni, pati ngritur shqetësime se zjarret që përfshinë rajonin gjatë verës mund të kishin dëmtuar varrin masiv në Kozhle. Sipas tij, mënyra se si pala serbe e menaxhoi situatën ishte “shumë shqetësuese”, pasi deklaratat e saj për mos-prekjen e lokacionit nga flakët përbënin një kundërthënie me mungesën e saktësimit të vendndodhjes së varrit.
TIRANË, 28 gusht /ATSH/ Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur u mbajt në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, simpoziumi shkencor “Kufiri i shpresës dhe i vdekjes 1944-1991 – Shkodra përballë të kaluarës”, organizuar nga Autoriteti i Dosjeve.
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, mori pjesë në këtë simpozium, që u mbajt në kujtim të mijëra jetëve shqiptare të humbura në përpjekje për të gjetur lirinë duke kaluar kufirin dhe të atyre që u zhdukën nën regjimin brutal komunist.
Që nga viti 2017, Bashkimi Evropian ka mbështetur Shqipërinë në identifikimin e personave që u zhdukën gjatë regjimit komunist. Së bashku me ICMP-në, Autoritetin e Dosjeve dhe shoqërinë civile, BE ka punuar për të forcuar koordinimin dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik.
“Kjo ditë na kujton shumë jetë të humbura, si dhe familjet që ende kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë. Për Shqipërinë, përballja me trashëgiminë e vrasjeve në kufi dhe zhdukjeve gjatë regjimit komunist është një çështje dinjiteti, drejtësie dhe ndërtimi besimi midis qytetarëve dhe institucioneve”, tha Gonzato.
“Përballja me të kaluarën kërkon vullnet politik, një kuadër ligjor funksional dhe, mbi të gjitha, veprime konkrete nga institucionet shqiptare përkatëse për të siguruar zbatimin e ligjit. Ne kemi nevojë urgjente që Këshilli i Ministrave të miratojë një mekanizëm koordinues midis aktorëve përkatës që të mundësojë kërkimin dhe zhvarrosjen e personave të vrarë gjatë regjimit komunist”, shtoi ai.
“Përballja me të kaluarën është një përgjegjësi kolektive, ku secili ka një rol për të kryer”, tha ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato në fjalën e tij.
Në këtë simpozium mori pjesë edhe Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila mbajti një fjalë përshëndetëse.
Në këtë veprimtari merrnin pjesë ish-të përndjekur nga regjimi komunist dhe familjarë e përfaqësues të tyre, ambasadori i OSBE, Michel Tarran, deputetja Greta Bardeli, rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, prof. Tonin Gjuraj, studiues, përfaqësues të qeverisjes vendore, komuniteteve fetare, shoqërisë civile, etj.
Më 29 dhe 30 gusht 2025, në ambientet e Muzeut të Burgut të Prishtinës, “Burgu i Idealit”, do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, nën moton simbolike “Çka po sheh?”. Kjo ngjarje përkujtuese, e organizuar nga organizata Molla e Kuqe me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sjell përmes artit, mendimit dhe muzikës një reflektim të thellë për mijëra njerëzit e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, dhe për trupin si hapësirë e kujtesës, dhimbjes dhe mungesës.
Më 29 gusht, aktivitetet nisin me fjalën shqyrtuese të Orgest Azizit: “Montazhe të dritës dhe forma të (zh)dukjes së trupave”, një reflektim kushtuar veprës ikonike të Michel Foucault, “Disiplinë dhe ndëshkim: Lindja e burgut”, në 50-vjetorin e botimit të saj. Azizi, përkthyes i librit në shqip, shtjellon mënyrën sesi Foucault e vendos trupin në qendër të proceseve politike dhe estetike të disiplinës, ndërkohë që ndriçon mekanizmat e zhdukjes përmes mjeteve të mbikëqyrjes dhe dhunës sistematike, transmeton KultPlus.
Në këtë kontekst, ai sjell në diskutim edhe punën e kineastëve si Harun Farocki (Imazhe burgu) dhe Patricio Guzmán (Nostalgjia e dritës), të cilët përmes montazhit vizual ndërlidhin panoptizmin me an-optikën, kalimin nga trupi i kontrolluar, te trupi i zhdukur.
Në datën 30 gusht, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, aktiviteti artistik merr formën e një homazhi të ndjerë përmes muzikës, artit pamor dhe dokumentarit.
Nderim Arifi, përmes koncertit në kitarë klasike “Malli i yjeve”, sjell një dialog të heshtur me trupat e munguar, duke interpretuar vepra nga Silvius Leopold Weiss, Miguel Llobet, dhe Agustín Barrios Mangoré, një udhëtim muzikor nga terri drejt dritës.
Mentor Berisha, me ekspozitën dhe instalacionin e tij artistik, ndërton një vizualitet të ndjeshëm të dhimbjes kolektive dhe mungesës së formës. Ndërsa artistja Besa Berberi, përmes ninullave të saj në kuadër të thirrjes “Trup i mbyllur – Trup i zhdukur”, i jep zë një dhimbjeje që shpesh mbetet e heshtur, asaj të qindra fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës.
Ngjarja mbyllet me shfaqjen e filmit dokumentar “Mjegull” nga Ujkan Hysaj, i cili sjell histori të familjarëve të personave të zhdukur, të mbërthyer mes kujtimit dhe pritjes së pafund. Një rrëfim prekës për ata që ende presin, që çdo trokitje në derë ta kthejnë në një shpresë, qoftë edhe në ëndërr, për rikthimin e të dashurve të tyre.
Këto dy ditë veprimtarish në Burgu i Idealit, që tashmë funksionon si hapësirë muzeale dhe reflektimi, synojnë të kthejnë vëmendjen nga historia jonë më e errët, duke i dhënë zë dhe figurë trupave të zhdukur, jo vetëm përmes statistikave, por përmes artit që flet më thellë se fjalët.
Me moton “Çka po sheh?”, ngjarja sfidon shikuesin: A jemi ende të verbër përballë dhimbjes që vazhdon? A kemi guxim të shohim, të kujtojmë, dhe të mbajmë përgjegjësi?/KultPlus.com
Prej orës 18:00 të datës 19 gusht 2025, ka humbur çdo kontakt me familjen shtetasi Florian Simon Gjermeni, 44 vjeç, banues në qytetin e Lushnjes.
Familjarët e tij janë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij. Ai është larguar nga banesa dhe që nga ajo ditë nuk është kthyer më.
Kushdo që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e Florian Simon Gjermenit, lutet të njoftojë pranë Komisariatit Lusnjë ose të telefonojë në numrin: +355 68 317 7780
Çdo ndihmë është e mirëpritur dhe mund të jetë tepër me rëndësi për kthimin e tij pranë familjes.
Vijojnë ende kërkimet për gjetjen e 56-vjeçarit Pëllumb Toçi, nga fshati Pashtresh, i njësisë administrative Gjinar në Elbasan. Sipas familjarëve, ai kishte dalë për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, pasi i kishte humbur në mal, por nuk u kthye më. Familjarët apeluan për ndihmë në Policinë e Elbasanit për gjetjen e 56-vjeçarit. Burime […]