Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 February 2026Main stream

Vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

2 February 2026 at 07:58

Përgjatë dy ditëve të vrenjtura më 21 dhe 22 janar, zona piktoreske e Zvërnecit buzë lagunës së Nartës në Vlorë u kthye në tokën e Ivanka Trump – vajzës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fshati u rrethua nga forca të shumta policie, ndërkohë që Trump e shoqëruar nga një grup i madh […]

The post Vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin appeared first on Reporter.al.

Yesterday — 1 February 2026Main stream

Kolapsi i “Self-Care” krijon ngërç ekonomik dhe ligjor për bizneset

1 February 2026 at 08:55
person using laptop on white wooden table

Një numër i madh biznesesh në Shqipëri po përballen që prej 20 janarit me probleme të shumta në mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre për shkak të mosfunksionimit të platformës së fiskalizimit “Self-Care”, që menaxhohet nga e-Albania. Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe biznesit, ky mosfunksionim i shërbimeve të teknologjisë së informacionit sjell kolaps në financat e […]

The post Kolapsi i “Self-Care” krijon ngërç ekonomik dhe ligjor për bizneset appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Tingulli dhe imazhi i pakuptuar i orkestrës simfonike të RTSH-së

31 January 2026 at 07:34

Diku nga fillimi i dhjetorit në kanalet e RTSH-së më tërhoqi vëmendjen një spot publicitar tek i cili shfaqej edhe orkestra simfonike e RTSH-së. Spoti hapet me një mesazh: “Jo çdo histori tregohet me zë”. Fill pas kësaj shkojmë në një ambient të madh grimi (krejt i pangjashëm me hapësirat modeste të grimit që gjenden […]

The post Tingulli dhe imazhi i pakuptuar i orkestrës simfonike të RTSH-së appeared first on Reporter.al.

Dhjetra faqe mashtruese në Maqedoninë e Veriut targetojnë lexuesit shqiptarë

28 January 2026 at 08:27
black android smartphone on orange surface

Fenomeni i fabrikave të ‘lajmeve të rreme’ mori hov dhe u bë i njohur ndërkombëtarisht në vitin 2016, kur një qytet i vogël në Maqedoninë e Veriut u shndërrua në një nga epiqendrat e prodhimit të dezinformimit digjital gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Në atë kohë, të rinj vendas zbuluan se mund të gjeneronin fitime […]

The post Dhjetra faqe mashtruese në Maqedoninë e Veriut targetojnë lexuesit shqiptarë appeared first on Reporter.al.

‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës: Si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës

By: Ola Xama
27 January 2026 at 07:36

Më 20 prill 2021, kryeministri Edi Rama hoqi maskën e pandemisë dhe u ngjit në podium për të përshëndetur nënshkrimin e kontratës koncesionare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës – një bast elektoral i hershëm i tij, që po merrte jetë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Rama nuk e fshehu triumfin, ndërsa […]

The post ‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës: Si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës appeared first on Reporter.al.

Përafrimi i legjislacionit me BE rrezikon të mbetet teknik dhe i pakuptuar

26 January 2026 at 08:45

Komisionet Parlamentare të Kuvendit e nisën sesionin e ri parlamentar duke miratuar një sërë projektligjesh që synojnë ndryshime në ligjet në fuqi për t’i përafruar ato me direktivat europiane në kuadër të negociatave të Shqipërisë me BE-në, i njohur ndryshe si “acquis communautaire”. Grupi parlamentar socialist u angazhua në nisje të sesionit për të ecur […]

The post Përafrimi i legjislacionit me BE rrezikon të mbetet teknik dhe i pakuptuar appeared first on Reporter.al.

Një komunitet i vogël shqiptarësh dhe ngjyrat e ëndrrës amerikane në Las Vegas

25 January 2026 at 07:19

Historia e largimit të Fred Karapicit nga Shqipëria, gati 36 vjet më parë, tregohet ende gojë më gojë mes shqiptarëve në Las Vegas, Nevada. Ishte qershori i vitit 1990 dhe ende nuk kishte ndodhur eksodi masiv drejt Perëndimit. “E kisha ndarë mendjen që do të arratisesha, por rrethanat nuk më ndihmonin asnjëherë,” thotë Karapici, duke […]

The post Një komunitet i vogël shqiptarësh dhe ngjyrat e ëndrrës amerikane në Las Vegas appeared first on Reporter.al.

Nga meritokracia te mediokriteti: Pse Shqipëria promovon të paaftët

24 January 2026 at 14:55

Shkak për këtë koment është një bashkëbisedim i gjatë që pata këto ditë me intelektualen e mirënjohur dhe aktivisten civile, Irena Beqiraj. Fjala është për të gjetur një lloj përgjigjeje se pse administrata jonë shtetërore është rrënuar kaq shumë, për të ardhur në nivelin e sotëm të dominuar nga mediokriteti, mosrespektimi i rregullave të shkruara, […]

The post Nga meritokracia te mediokriteti: Pse Shqipëria promovon të paaftët appeared first on Reporter.al.

Censi i Bujqësisë, qeveria bën gati nismën për të dhënat e ‘ekonomisë rurale’

24 January 2026 at 08:23

Këshilli Konsultativ mes Qeverisjes Qendrore dhe Vendore shqyrtoi në dhjetor projektligjin e qeverisë “Për censin e Bujqësisë”, një nismë që synon të mbledhë të dhënat bazë për tokat bujqësore dhe blegtorinë në territorin e vendit, që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 890 milionë lekë. E parashikuar në strategjinë statistikore të INSTAT për periudhën […]

The post Censi i Bujqësisë, qeveria bën gati nismën për të dhënat e ‘ekonomisë rurale’ appeared first on Reporter.al.

Organizatat mjedisore kundër resortit të Jared Kushner në Sazan

23 January 2026 at 18:19

Një koalicion prej 41 organizatash mjedisore nga 28 vende të ndryshme të botës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të pezullojë projektin e miratuar për ndërtimin e një resorti luksoz në Ishullin e Sazanit, i vetmi ishull i Shqipërisë, i rrethuar nga Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. “Ky projekt dhe mënyra se si është miratuar janë në […]

The post Organizatat mjedisore kundër resortit të Jared Kushner në Sazan appeared first on Reporter.al.

Krimet kibernetike ndaj të miturve sjellin pasoja afatgjata

23 January 2026 at 07:49

Drejtuesja pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, Suela Bonjaku, dha alarmin një javë më parë për një rritje të formave dhe intensitetit të krimeve kibernetike ndaj të miturve në Shqipëri. “Spektri i formave të abuzimeve kibernetike shkon nga bullizmi deri te format më të rënda të abuzimit”, tha Bonjaku gjatë fjalës së saj në […]

The post Krimet kibernetike ndaj të miturve sjellin pasoja afatgjata appeared first on Reporter.al.

Kryeministri, Kuvendi dhe Presidenti bashkohen kundër SPAK për Ballukun

22 January 2026 at 17:32

Gjykata Kushtetuese përfundoi të enjten shqyrtimin e çështjes për ligjshmërinë e pezullimit nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” në disa procedura tenderimi me vlerë qindra-milionë euro. Gjykata u vu […]

The post Kryeministri, Kuvendi dhe Presidenti bashkohen kundër SPAK për Ballukun appeared first on Reporter.al.

SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

22 January 2026 at 07:32

Prokuroria e Posaçme, SPAK regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Kallëzimi ishte depozituar në SPAK […]

The post SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka appeared first on Reporter.al.

‘Nuk duhet të bezdisim njeri’: Inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve

21 January 2026 at 07:43

Gjatë gjithë pranverës, ndërsa kandidatët për deputetë bënin fushatë duke kërkuar votën e qytetarëve, Policia Bashkiake u bë gati e padukshme nëpër rrugët e kryeqytetit. Pas zgjedhjeve, pa paralajmërim, gjithçka ndryshoi dhe gjobat nisën të grumbulloheshin menjëherë sa u mbyllën kutitë e votimit. “Nuk më luajti njeri deri në maj,” thotë Alma, një grua 43-vjeçare, […]

The post ‘Nuk duhet të bezdisim njeri’: Inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve appeared first on Reporter.al.

Zvarritja e vendimit për Ballukun është ‘standard europian’, sipas qeverisë

20 January 2026 at 17:18

Prej dy muajsh, Kuvendi i Shqipërisë po zvarrit procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit për zv.kryeministren Belinda Balluku, ndërsa kjo e fundit është marrë e pandehur dhe po hetohet për veprën penale të ‘shkeljes së barazisë në tendera’ në disa procedura me vlerë qindra-milionë euro. Por për ministrin […]

The post Zvarritja e vendimit për Ballukun është ‘standard europian’, sipas qeverisë appeared first on Reporter.al.

“Jetë & Yje”, tituj karrem dhe lajme të kobshme për të shitur kura ‘mrekullibërëse’

20 January 2026 at 07:43

“Dhimbje/ Vdes këngëtarja e njohur”, shkruan postimi në Facebook. Teksti shoqërohet me një kolazh fotosh të një prej këngëtareve më të njohura shqiptare. Faqja thotë se ajo ka ndërruar jetë dhe të sugjeron të lexosh lajmin që ndodhet në një “link” të fshehur në komente. Linku të dërgon në një faqe interneti me tekst të […]

The post “Jetë & Yje”, tituj karrem dhe lajme të kobshme për të shitur kura ‘mrekullibërëse’ appeared first on Reporter.al.

Intervista të trilluara dhe faqe të klonuara, biznesi miliona euro i suplementeve online

19 January 2026 at 07:27
suplemente bimore

Një postim në Facebook, që i atribuohet mjekut Ilir Alimehmeti, endokrinolog dhe këshilltar bashkiak në Tiranë, paralajmëron se “9 nga 10 njerëz janë të infektuar me parazitë”, ndërsa premton një recetë “shtëpiake” që do t’i çlirojë pacientët nga “deri në dy kilogramë krimba brenda natës”. Një klikim mbi postimin e çon lexuesin në një faqe […]

The post Intervista të trilluara dhe faqe të klonuara, biznesi miliona euro i suplementeve online appeared first on Reporter.al.

Goditet në Tiranë një skemë mashtrimi që premtonte investime në kriptomonedha

18 January 2026 at 20:06
black and white star logo

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi të dielën më 18 janar rezultatet e një operacioni ndaj një grupi të strukturuar kriminal që kishte krijuar një skemë call center, përmes së cilës dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe evropianë, për investime në kriptomonedhave të ndryshme. Sipas SPAK, hetimi ka filluar më […]

The post Goditet në Tiranë një skemë mashtrimi që premtonte investime në kriptomonedha appeared first on Reporter.al.

❌
❌