Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Reshjet e dëborës në vendin tonë/ Qindra automjete mbeten të bllokuara në Rrugën e Arbrit

By: V K
21 January 2026 at 10:00

Këtë të mërkurë, Rruga e Arbrit, është bllokuar për momentin për shkak të pranisë së borës në segmentin e Xibrit në Klos.

Qindra automjete kanë mbetur të bllokuar që nga tunelet e fshatit Shkallë, e deri tek tuneli Murrizit.

E njëjta situatë paraqitet edhe në anën e Tiranës, ku ka prani të dëborës në fshatin Bastar Murrize e për pasojë automjetet janë bllokuar pa hyrë në tunel.

 

The post Reshjet e dëborës në vendin tonë/ Qindra automjete mbeten të bllokuara në Rrugën e Arbrit appeared first on Albeu.com.

Rrëshqitje dherash në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi në një korsi

By: Ela
14 January 2026 at 09:45

Rruga nacionale Herbel–Peshkopi, pjesë e Rrugës së Arbrit, gjatë orëve të natës ka pësuar rrëshqitje të skarpatës. Si pasojë, një korsi e rrugës është bllokuar nga balta dhe inertet që kanë përfunduar në asfalt. Pavarësisht se për këtë segment rrugor janë shpenzuar miliona lekë, sa herë ka reshje shiu në këtë zonë, situata përsëritet me […]

The post Rrëshqitje dherash në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi në një korsi appeared first on BoldNews.al.

Zbardhet rruga e Arbrit, bllokohet qarkullimi i automjeteve

By: Ela
10 January 2026 at 17:21

Reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar pasditen e sotme rrugën e Arbrit. Shkak janë bërë makinat pa zinxhir dhe makinat pa goma dimërore. Bllokimi i rrugës vijon nga Ura e Vashës deri në hyrje të tunelit të Murrizit. Policia u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhir dhe goma dimërore.

The post Zbardhet rruga e Arbrit, bllokohet qarkullimi i automjeteve appeared first on BoldNews.al.

Reshjet e dëborës dhe makina pa pajisje dimërore, bllokohet rruga e Arbrit

By: M C
10 January 2026 at 17:15

Rruga e Arbrit është bllokuar në afërsi të tunelit të Murrizit këtë të shtunë.

Raportohet se shkak për bllokimin janë bërë reshjet e dëborës dhe makinat pa pajisje dimërore.

Bëhet me dije se mjetet borëpastruese po punojnë në terren për hapjen e rrugës.

The post Reshjet e dëborës dhe makina pa pajisje dimërore, bllokohet rruga e Arbrit appeared first on Albeu.com.

Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, dëmtohen dy automjete

By: Elva
9 January 2026 at 18:11

Rrëshqitje gurësh janë shënuar mbrëmjen e së premtes në segmentin Bulqizë – Qafa e Buallit të Rrugës së Arbrit, duke dëmtuar dy automjete që po qarkullonin në aks. Sipas raportimeve, gurët kanë rënë papritur nga skarpatet përgjatë rrugës, duke goditur mjetet dhe duke krijuar rrezik për drejtuesit. Nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dëmet janë […]

The post Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, dëmtohen dy automjete appeared first on BoldNews.al.

Aksident në rrugën e Arbrit/ Plagosen dy persona, njëri transportohet drejt “Traumës”

By: M C
6 January 2026 at 17:47

Një aksident ka ndodhur në aksin Bulqizë – Maqellarë, në vendin e quajtur “Kthesa e Krajkë”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në këtë aks rrugor, kanë parë aksidentin dhe kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën.

Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Traumës, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet e aksidenit.

The post Aksident në rrugën e Arbrit/ Plagosen dy persona, njëri transportohet drejt “Traumës” appeared first on Albeu.com.

Nga Shkalla e Tujanit në hyrje të Tiranës, trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit

By: armand
26 December 2025 at 16:49

Qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Arbrit paraqitet i rënduar, veçanërisht në segmentin nga Shkalla e Tujanit deri në hyrje të Tiranës. Trafiku është shtuar ndjeshëm si pasojë e fluksit të lartë të emigrantëve që po kthehen në vendlindje për pushimet e fundvitit. Në këtë aks rrugor po qarkullojnë jo vetëm automjete nga qytete të […]

The post Nga Shkalla e Tujanit në hyrje të Tiranës, trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Audi përplaset me Skodën, përfundon në një tokë djerrë

By: Brisi
8 December 2025 at 13:38

Një aksident është regjistruar mesditën e këSaj të hëne në zonën e quajtur “Ura e Vocit”, në rrugën e Arbrit. Një automjet tip “Skoda” është përplasur me një tjetër mjeti tip “Audi” dhe si pasojë ky i fundit ka dalë nga rruga dhe kapërfunduar në një tokë djerrë. Si pasojë e aksidentit fatmirësisht nuk raportohet […]

The post Aksident në Rrugën e Arbrit/ Audi përplaset me Skodën, përfundon në një tokë djerrë appeared first on BoldNews.al.

Aksident në rrugën e Arbrit, disa persona të plagosur

By: Elva
25 October 2025 at 17:27

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur ‘Vanar’, Njësia Administrative Xibër. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Opel dhe një Volvo, që po lëviznin drejt Dibrës. Sipas raportimeve aksidenti ndodhi pasi një automjet në kolonë tentoi të ndalet papritur, duke detyruar mjetet pasuese të frenojnë. […]

The post Aksident në rrugën e Arbrit, disa persona të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident masiv në Rrugën e Arbërit, plagosen rëndë disa persona, nisen me urgjencë drejt spitalit

By: M C
25 October 2025 at 17:45

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Rrugën e Arbrit. Dy automjete u përplasën në fshatin Xibër ndërsa disa persona mbetën të plagosur.

Sipas raportimeve për media, të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Deri tani mësohet se shkak i aksidentit është bërë ndalimi i papritur i një automjeti që u bë shkak i përplasjes masive.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Aksident masiv në Rrugën e Arbërit, plagosen rëndë disa persona, nisen me urgjencë drejt spitalit appeared first on Albeu.com.

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë

21 October 2025 at 20:02

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në Rrugën e Arbrit, në afërsi të zonës së Brarit. Sipas raportimeve të qytetarëve për JOQ, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë pranë urës. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse nga ngjarja ka persona të lënduar. Rruga e Arbrit, që […]

The post Aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë appeared first on BoldNews.al.

753 mijë lekë fond shtesë për shpronësimet në “Rrugën e Arbrit”

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme një fond shtesë prej 753 mijë lekësh për kompensimin e pronarëve të tokave, që preken nga projekti i ndërtimit të segmentit rrugor “Rruga e Arbrit”.

Me këtë vendim, shuma totale për shpronësimet arrin në 6.99 milionë lekë, që do të paguhet nga buxheti i shtetit.

Pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
Sipas vendimit, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të përballojë shpenzimet procedurale me një shumë prej 70 mijë lekësh.
Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Dibër dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin.
/k.s/j.p/

The post 753 mijë lekë fond shtesë për shpronësimet në “Rrugën e Arbrit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mjegulla e dendur “pushton” Rrugën e Arbrit, vështirësi në qarkullim

By: Ela
13 October 2025 at 09:58

Mjegulla e dendur ka pushtuar segmentin e Rrugës së Arbrit, nga ura e Çeranecit deri në Maqellarë, duke krijuar vështirësi të mëdha për drejtuesit e mjeteve. Situata paraqitet më problematike në orët e para të mëngjesit, kur fusha e shikimit është e kufizuar, ndërsa mungesa e tabelave sinjalizuese e rrit rrezikun në këtë aks. Ky […]

The post Mjegulla e dendur “pushton” Rrugën e Arbrit, vështirësi në qarkullim appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti në Rrugën e Arbrit, familja prej 5 anëtarësh dërgohet te Trauma (EMRAT)

5 October 2025 at 19:36

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i regjistruar pasditen e kësaj të diele në Rrugën e Arbrit, pranë zonës së Klosit, ku mësohet se një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me një automjet tip “Audi”. Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 5 anëtarë të një familje, të cilët ndodheshin në […]

The post Aksidenti në Rrugën e Arbrit, familja prej 5 anëtarësh dërgohet te Trauma (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen 5 anëtarë të një familjeje

5 October 2025 at 18:48

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Rrugën e Arbrit, pranë një fshati në afërsi të Klosit. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por nga informacionet paraprake mësohet se kanë mbetur të plagosur pesë anëtarë të së njëjtës familje. Ata janë dërguar fillimisht në qendrën shëndetësore të Klosit dhe më pas […]

The post Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen 5 anëtarë të një familjeje appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Rrugën e Arbërit, plagosen rëndë 5 anëtarët e një familjeje

By: M C
5 October 2025 at 18:49

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë në Rrugën e Arbërit. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë 5 anëtarët e një familjeje, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë të qarta, ndërsa fillimisht të lënduarit janë dërguar për mjekim në qendrën spitalore të Klosit e më pas janë nisur me ambulancë drejt Burrelit.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e grupi hetimor ndërsa po punohet po zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

The post Aksident në Rrugën e Arbërit, plagosen rëndë 5 anëtarët e një familjeje appeared first on Albeu.com.

Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri më tani gati 400 milionë euro

By: V K
28 September 2025 at 08:20

Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e projekte, që ajo synonte të realizonte.

Pavarësisht kundërshtimeve, që në fillim, nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat kërkonin që të bëhej një analizë e qartë e kostove dhe përfitimeve, institucionet shtetërore nuk ndalën.

Në vitin 2015 u dhanë koncesioni i sterilizimit dhe i check-up. Në vitin 2016 u dha me koncesion dhe dializa, ndërsa në 2019-n, ai i laboratorëve, të gjitha në fushën e shëndetësisë.

Në vitin 2015 nisi dhe praktika e dhënies së koncesioneve të inceneratorëve, me Elbasanin, që në vitin 2017 u zgjerua me Fierin dhe në vitin 2019, me Tiranën.

Në vitin 2017 u dha me koncesion mirëmbajtja e rrugës Milot – Morinë dhe në vitin 2018 u dha me koncesion Rruga e Arbrit.

U rishikua dhe koncesioni i skanimit, i cili ishte miratuar në vitin 2013 nga qeveria në ikje e atëhershme dhe për të hequr barrën nga bizneset, qeveria mori përsipër të paguajë një pjesë të kostos nëpërmjet buxhetit. Të gjitha koncesionet e sipërpërmendura përfitonin pagesa direkte nga buxheti i shtetit.

Shtimi i këtyre pagesave detyroi qeverinë, pas presionit të FMN-së që të vendoste një rregull fiskal, sipas të cilit shuma totale e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik – Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor.

Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.

Kufiri, deri tani, nuk është tejkaluar asnjëherë, por realiteti po tregon se në pjesën më të madhe, këto pagesa kanë qenë joeficiente në kosto, përderisa një pjesë e madhe e koncesioneve është tashmë nën hetim zyrtar nga SPAK, struktura e posaçme antikorrupsion.

Të dhënat e Ministrisë së Financave, në buxhetet faktike 2017 – 2024, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se në shtatë vjet, buxheti i shtetit ka paguar në total 84 miliardë lekë (rreth 840 milionë euro) për 12 koncesione: Rruga e Arbrit; skanimi; sterilizimi; laboratorë; Inceneratori i Tiranës; check-up; dializa; mirëmbajtja Milot – Morinë; infrastruktura arsimore; Inceneratori i Fierit; Orikum – Dukat; Inceneratori i Elbasanit.

Shuma më e lartë është dhënë për Rrugën e Arbrit (19.3 miliardë lekë), sterilizimin (13 miliardë lekë), skanimin (12.3 miliardë lekë), Inceneratorin e Tiranës (7.4 miliardë lekë) – shiko tabelën e plotë: Pagesat faktike nga buxheti i shtetit për koncesionet 2017 – 2024.

Nga këto 12 koncesione, për gjashtë prej tyre – tre inceneratorët, check-up dhe sterilizimi e laboratorët – është hapur hetim zyrtar ose kanë filluar procedurat nga SPAK me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre e deri te pastrim parash.

Shuma totale e dhënë nga buxheti për këto gjashtë koncesione për periudhën 2017 – 2024 është 39 miliardë lekë (rreth 400 milionë euro), që përbën 46% të pagesave totale që janë bërë nga buxheti për të gjitha koncesionet!! Edhe vetë Financat kanë shprehur shqetësimin se kontratat koncesionare nuk po kontrollohen dhe as monitorohen në respekt të detyrimeve ligjore dhe marrëveshjeve ndërmjet shtetit dhe privatit, që janë instrumente të detyrueshme./ Monitor

The post Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri më tani gati 400 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në tunelin e “Rrugës së Arbrit”, raportohet për disa të pl*gosur

By: M C
11 August 2025 at 20:29

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, brenda tunelit tek “Ura e Vashës”.

Bëhet me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona, të cilët më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

The post Aksident i rëndë në tunelin e “Rrugës së Arbrit”, raportohet për disa të pl*gosur appeared first on Albeu.com.

Automjetet përplasen “kokë më kokë” në urën e Gjoricës, plagosen shoferët

By: M C
13 July 2025 at 17:41

Një aksident rrugor ka ndodhu pasditen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit në urën e Gjoricës mbi lumin Drin.

Blutë bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën dhe të plagosur kanë ngelur dy drejtuesit e mjeteve. Gjithashtu mësohet se ata janë dërguar menjëherë për ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Bulqizës.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

The post Automjetet përplasen “kokë më kokë” në urën e Gjoricës, plagosen shoferët appeared first on Albeu.com.

❌
❌