Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

​Draftkonkluzionet e BE-së: Kosovës i kërkohet zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Serbinë

16 December 2025 at 18:54

PRISHTINË, 16 dhjetor /ATSH/ Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian miratoi të martën konkluzionet sa i përket procesit të zgjerimit të bllokut evropian, ndërsa në pjesën për Kosovën, vendit i bëhet thirrje që ta përshpejtojë hapin në rrugën drejt reformave.

Ndër kërkesat tjera është zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Serbinë, në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, përfshirë nevojën e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan Radio Evropa e Lirë (REL).

Kosova është e vetmja në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim, ndonëse ka aplikuar në dhjetor të vitit 2022.

Në raportin me draft-konkluzionet që e ka siguruar REL, përmendet se nevoja për reforma vërehet më së shumti në forcim të administratës publike dhe sundim të ligjit, përfshirë konsolidimin e sistemit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e lirive themelore, sidomos lirinë e shprehjes, sektor në të cilin nuk është shënuar përparim.

Përparim thuhet të ketë pasur në luftën kundër krimit të organizuar.

Kosova lavdërohet për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit dhe më pas ato lokale më vonë gjatë vitit, marrë parasysh pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në to.
Lidhur me këtë, në draftin e konkluzave përmendet që marrë parasysh transferimin e rregullt të pushtetit në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, Këshilli përsërit dhe pret heqjen e të gjitha masave ndëshkuese që kanë mbetur.

Bashkimi Evropian pati vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në verën e vitit 2023, si pasojë e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Blloku evropian ka nisur heqjen graduale të tyre, por zyrtarët në Kosovë insistojnë se vazhdimi i tyre është vendim i padrejtë, meqë të gjitha kërkesat për heqjen e tyre tashmë janë plotësuar.

REL po ashtu, duke iu referuar burimeve bën të ditur se se për çështjen e moslargimit të të gjitha masave kundër Kosovës është diskutuar në Bruksel javën e kaluar dhe që Franca e Italia janë mbështetëse të idesë që të largohen vetëm 50 për qind e tyre. Por, duket se përparim në këtë drejtim nuk do të ketë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.

Sipas një analize të Institutit për Studime të Avancuara – GAP, masat e BE-së i kanë kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar. Për shkak të kalimit të afateve, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht.

Në raport, BE-ja përmend se procesi i zgjerimit ka rëndësi gjeostrategjike dhe është proces që kontribuon në paqen evropiane, sigurinë dhe stabilitetin e shekullit 21.

Këshilli u bën thirrje të gjithë partnerëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe këtë momentum për t’i marrë të gjithë hapat e nevojshëm për ta përshpejtuar përparimin në rrugën drejt BE-së.

Përveç përgatitjeve të nevojshme nga ana e vendeve kandidate, në raport përmendet edhe nevoja e përgatitjeve të vetë bllokut për të akomoduar anëtarë të rinj.

Sa u përket vendeve të Ballkanit, përmendet rëndësia e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal.

“Këshilli inkurajon fuqishëm partnerët që t’i zgjidhin të gjitha mospajtimet bilaterale dhe çështjet që datojnë prej së kaluarës, në linjë me ligjin ndërkombëtar”, përmendet mes tjerash në raport.

Pritjet për dialogun Kosovë – Serbi

Në raportin me draft-konkluzione, Këshilli përmend mbështetjen e plotë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Aty përmendet që të dyja palët mund të humbin mundësi të mëdha në mungesë të përparimit në normalizim.

Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel prej vitit 2011, ku i kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

“Përparimi në rrugët e tyre respektive evropiane varet nga përpjekjet për t’i zbatuar plotësisht të gjitha zotimet që dalin nga Marrëveshja për normalizim e vitit 2023 dhe të gjitha marrëveshjet tjera, pa vonesa dhe parakushte”.

Mes tjerash përmendet edhe nevoja që Kosova të zbatojë marrëveshjen për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe të veprojë në përputhje me zotimet për “një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë” në përputhje me Nenin 7, siç e parasheh Marrëveshja për normalizim dhe aneksi i saj.

Pritje ka që edhe çështja e strukturave të mbështetura nga Serbia, përfshirë ato të shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe edukimit, të zgjidhen në përputhje me zotimet e dialogut dhe të punohet në riintegrim të serbëve të Kosovës, nisur prej pjesëmarrjes së tyre në të gjitha nivelet institucionale.

Në njërën pikë të draftkonkluzave, në pjesën për Kosovën, vendi duartrokitet që është në linjë me politikën e Jashtme të BE-së, duke dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.

/REL//r.e/

The post ​Draftkonkluzionet e BE-së: Kosovës i kërkohet zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Serbinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Në arkivol do ta sjell”/ Pas 7 vitesh “luftë” më gjyshërit, Afërdita ribashkohet me djalin

By: Elva
12 December 2025 at 21:42

Udhëtimi i radhës i Piranjave drejt Burrelit vjen pas shpërthimit të një skandali institucional që ka tronditur opinionin publik. Historia e 25-vjeçares Afërdita, e cila prej shtatë vitesh nuk ka mundur të marrë djalin e saj, u transmetua gjerësisht, duke u shndërruar në simbol të dështimit të strukturave shtetërore për të mbrojtur të drejtat elementare […]

The post “Në arkivol do ta sjell”/ Pas 7 vitesh “luftë” më gjyshërit, Afërdita ribashkohet me djalin appeared first on BoldNews.al.

Unaza e Burrelit çahet para përfundimit, “Leni ING” dhe “Angerba shpk” marrin lekët, punimet i mbikëqyr punonjësi i ARRSH

By: Ela
6 December 2025 at 10:50

Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër skandal korruptiv, kësaj here në Burrel ku unaza e qytetit është çarë përpara se të përfundojë ndërtimi. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, shprehet në një konferencë nga selia blu, se ditët e këqija për propagandën false të kryeministrit Edi Rama nuk po marrin fund. Më 22 tetor, […]

The post Unaza e Burrelit çahet para përfundimit, “Leni ING” dhe “Angerba shpk” marrin lekët, punimet i mbikëqyr punonjësi i ARRSH appeared first on BoldNews.al.

PD HAP LETRAT: Unaza e Burrelit çahet para se të përfundojë ndërtimi, punimet i mbikëqyr një punonjës i ARRSH

By: D Marku
6 December 2025 at 10:48

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli

Duket se ditët e këqija për propagandën false të kryeministrit Edi Rama nuk po marrin fund.

Më 22 tetor, në rrjetin e tij social Facebook, Kryeministri publikoi foto nga punimet drejt përfundimit për ndërtimin e unazës në qytetin e Burrelit, ku po hidheshin shtresat e fundit asfaltike, ndërsa kishin përfunduar të gjitha punimet për veprat e artit.

Por e vërteta është krejt tjetër.

Në datën 6 Mars ARRSH lidhi kontratën me kompaninë Ulza shpk (me subjekt mbështetës ASI 2A CO shpk), me objekt ‘Sistemim asfaltim rrugët e Drejtorisë së Rajonit Verior Shkodër’ kundrejt vlerës 1.2 milion euro.

Sipas procedurës së prokurimit të zhvilluar nga ARRSH fituesi që do të kryente mbikqyrjen e punimeve për të njëjtin objekt ishte një bashkim operatorësh (LENI ING SHPK – ANGERBA SHPK), i shpallur fitues në datën 2 qershor të këtij viti pra 3 muaj pasi ishte lidhur kontrata për punët civile më lart, procese këto që ecin paralel me njëri tjetrin pasi asnjë punë ndërtimi nuk mund të zbatohet pa u mbikëqyrur njëkohësisht.

Ndërkohë në tabelën informuese teknike në terren, mbikëqyrës i punimeve nuk shfaqet bashkimi i operatorëve shpallur fitues më lart, por çuditërisht një punëmarrës i ARRSH z. Nikollaq Mihali.

Nuk dihet çfarë ndodhi me fituesit në letra të prokurimit për mbikëqyrjen dhe me fondet e shpenzuara për këtë qëllim por e sigurt është që punimet e ndërtimit për kontratën 1.2 mil euro që u prokurua nga ARRSH, u mbikëqyrën nga punëmarrësi i ARRSH.

Dhe…..rezultatin shiheni vetë….

Siç paraqitet në pamjet e marra në terren, asfalti është çarë e rruga është dëmtuar, e degraduar pa u përfunduar mirë…
Kjo është fytyra e vërtetë e propagandës qeveritare, e cila përpiqet të fshehë dëmin, korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë me foto dhe statuse në rrjetet sociale.

Partia Demokratike kërkon që SPAK të hetojë këtë rast skandaloz.

Shqiptarët nuk meritojnë vjedhjen, mashtrimin dhe as korrupsionin

The post PD HAP LETRAT: Unaza e Burrelit çahet para se të përfundojë ndërtimi, punimet i mbikëqyr një punonjës i ARRSH appeared first on Albeu.com.

Rilind biblioteka “Pjetër Budi” në Burrel, hapësirë e re bashkëkohore për fëmijët e të rinjtë

19 November 2025 at 09:24

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Biblioteka “Pjetër Budi” ka përfunduar transformimin e saj të plotë, duke u kthyer në një qendër kulturore moderne

Lajmin e dha mëngjesin e sotëm Kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se biblioteka “Pjetër Budi” në Burrel, tashmë ka një ambient bashkëkohor e tërheqës për fëmijët dhe të rinjtë.

Hapësira e re synon të afrojë fëmijët, të rinjtë dhe lexuesit e pasionuar me librin, teknologjinë dhe veprimtaritë krijuese.

Falë investimit të realizuar, biblioteka është rikonstrukturuar nga themeli, me një pamje bashkëkohore, kënde të dedikuara për fëmijët, mjedise studimi, teknologji të reja dhe një fond librash të përditësuar.

Ajo pritet të kthehet në një nga pikat kryesore kulturore të qytetit, duke nxitur leximin, edukimin dhe kreativitetin.

/gj.m/a.f/

The post Rilind biblioteka “Pjetër Budi” në Burrel, hapësirë e re bashkëkohore për fëmijët e të rinjtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga Filipinet, në Burrel/ 25-vjeçari jeton e punon prej 2 muajsh në qytetin verior. I riu: Më pëlqen qyteti, njerëzit dhe kultura

15 November 2025 at 14:39

Në zemër të Burrelit, një qyteti të qetë të veriut të Shqipërisë, prej gati dy muajsh Steven ale Ballesteros po ndërton jetën nga Filipinet. 25 vjeçari i ardhur mijëra kilometra larg, ka gjetur në Shqipëri jo vetëm punë, por edhe mikpritjen dhe kulturën që e kanë bërë të ndihet si në shtëpi.

Steven punon në sektorin e shërbimit, kryesisht si kamerier, por nuk heziton të ndihmojë edhe në kuzhinë sa herë ka mundësi. Gatimi është një nga pasionet e tij, sidomos kur bëhet fjalë për pica.

Unë jam nga Filipine. Këtu merrem kryesisht me shërbimin, por, ndihmoj edhe në bërjen e picave. Këtu më pëlqen, është shumë mirë. Ajo çfarë më pëlqen më shumë është kultura, njerëzit janë shumë miqësorë, të sjellshëm dhe të ngrohtë”.

Pjesa që e ka surprizuar më shumë është natyra shqiptare, malet e gjelbra, ajri i pastër dhe ritmi i qetë i qytetit. Ai tregon se Burreli i kujton vendlindjen e tij: një mjedis i qetë, larg zhurmës dhe trafikut të rënduar të Tiranës.

“Këtu në Burrel është më mirë se në Tiranë. Tirana është një qytet i madh, i zhurmshëm dhe me shumë makina. Ndërsa Burreli më duket si vendi im i lindjes, një qytet i vogël, me shumë gjelbërim, me ajër të pastër, dhe mjedis shumë miqësor. Malet më pëlqejnë shumë, por, sidomos moti sepse në Filipine është shumë vapë”.

Steven nuk i fsheh aspak fjalët që ka mësuar shqip, përkundrazi, i përdor me krenari , duke e bërë të lehtë komunikimin me klinetët dhe duke fituar menjëherë simpatinë e njerëzve.

Nuk është rastësi pse Steven ndodhet në Shqipëri, pasi ia ka sugjeruar miku I tij i ngushtë,  i cili po ashtu është punësuar në vendin tonë.

“Shoku im punon në Tiranë. Kjo është arsyeja pse unë ndodhem në Shqipëri, ai më inkurajoi të punoj këtu. Shqipëria është shumë e mirë, edhe Filipinet janë shumë të mira. Nuk e di ende, nëse do të jetoj këtu për shumë kohë. Të dy vendet i dua.

Historia e të riut Filipinas është një nga dhjetëra rrëfimet e të rinjve që largohen nga vendet e tyre për të ndërtuar një jetë të re. Midis kulturave, gjuhëve dhe sfidave të përditshme, ai ka gjetur në Burrel një vend ku ndihet i mirëpritur.

Adri dhe Iliriana në qendër të vëmendjes pas publikimit të këngës “Haram", akuzohen për kopjim?

1 November 2025 at 16:31


Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Adri Rrogaqi dhe Iliriana Sadriu, kanë lansuar projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Haram”.

Megjithatë, menjëherë pas publikimit, komente të shumta kanë nisur të qarkullojnë online, ku përdoruesit pretendojnë se kënga e tyre ka ngjashmëri të madhe me një krijim turk.

Në fokus të këtyre krahasimeve është hiti “Haram Olasın” nga artistët turq Kursat Gurel dhe Esra Akaydin.

- YouTube www.youtube.com

Sipas reagimeve në rrjete sociale, pjesët instrumentale dhe linjat melodike të dy projekteve janë “thuajse identike”, duke ngritur dyshime nëse bëhet fjalë për një rast frymëzimi apo kopjim të plotë.

Pavarësisht kritikave, “Haram” po dëgjohet gjerësisht dhe po komentohet në çdo platformë, duke u shndërruar në një nga temat më të përfolura të momentit në shoubizin vendor.

Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga Adri dhe Iliriana lidhur me akuzat për ngjashmëri, ndërsa publiku është lënë të gjykojë vetë pasi të dëgjojë të dy versionet.

Vlen të ceket se vetëm për dy ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Rrëshqitje gurësh në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, problem me qarkullimin e mjeteve

By: armand
24 October 2025 at 08:48

Reshjet e shiut që kanë vazhduar gjatë natës kanë shkaktuar probleme në rrugën Burrel–Skuraj. Në disa segmente të kësaj rruge, veçanërisht në afërsi të sektorit “C”, janë shënuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Ky problem paraqet rrezik për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë nga qarku i Dibrës drejt Lezhës, Shkodrës, Kurbinit […]

The post Rrëshqitje gurësh në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, problem me qarkullimin e mjeteve appeared first on BoldNews.al.

Bienalja e Akuarelit në Tiranë, më shumë se 200 artistë nga 50 vende të botës

22 October 2025 at 12:08

 TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Bienalia e 6-të Ndërkombëtare e Akuarelit në Tiranë po tërheq vizitorë të shumtë, të apasionuar ndaj akurelit por edhe vizita të organizuara nxënësish të shkollave të Tiranës.

Punimet e piktorëve nga e gjithë bota, do të vazhdojnë të qëndrojnë në Galerinë e Artit Tiranë, deri më 30 tetor, duke i ofruar publikut një udhëtim përmes dritës, ujit dhe ngjyrës.

Bienalia e 6-të Ndërkombëtare e Akuarelit, ashtu si në edicionet e tjera, kurohet nga piktori i mirënjohur Helidon Haliti, nën organizimin e Shoqatës Kulturore VIZart.

Ky edicion është shumë më tepër se një ekspozitë – është një akt i gjallë komunikimi shpirtëror, ku akuareli, kjo teknikë delikate dhe poetike, shndërrohet në një gjuhë universale që flet për miqësi, besim, bukuritë e botës dhe shpirtin njerëzor.

Mbi 200 artistë ndërkombëtarë nga 50 vende të botës , miq të vërtetë të Shqipërisë, rikthehen përmes veprave të tyre. Ata kanë vizituar vendin tonë, kanë përjetuar kulturën, zakonet, shijen e bukës sonë dhe freskinë e ujit, kanë zbuluar bukuritë natyrore dhe shpirtërore që Shqipëria ofron. Të gjitha këto përvoja janë derdhur në letër me mjeshtëri dhe ndjeshmëri, dhe tashmë kthehen në Tiranë si ambasadorë të artit dhe dashurisë për këtë vend.

Bienalia, pjesë e platformës ndërkombëtare “Urat Mesdhetare”, e mbështetur nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës, e ka kthyer qytetin në një portë të hapur të dialogut ndërkulturor, ku veçantia e këtij viti ishte pjesëmarrja e artistëve egjiptianë, me theks të veçantë mbi pedagogët e talentuar nga Universiteti i Arteve të Aleksandrisë.

Një vend të veçantë zë edhe këndi “Nostalgji”, një hapësirë e qetë reflektimi kushtuar artistëve tanë veteranë, mjeshtrave që përmes brezave kanë lënë dritë dhe udhë në historinë e arteve pamore shqiptare. Ky është një homazh për ata që na mësuan të shohim përtej së dukshmes.

E veçanta e edicionit të këtij viti ishte pjesëmarrja e artistëve egjiptianë, nga Universiteti i Arteve të Aleksandrisë.

Kuratori Helidon Haliti, e cilëson evenimentin si një urë që lidh kujtime, vizione dhe përvoja artistike, pa kufij.

Gjatë ceremonisë së hapjes janë ndarë edhe çmime nderuese artistëve për kontributet në fushën e artit pamor.

Mes të vlerësuarve u spikatën Ardian Isufi – “Artisti më i mirë Avand/Gard” dhe Nestor Jonuzi – “Mjeshtër i Akuarelit”

Gjithashtu, Çmimet “Ismail Lulani”, emër që përfaqëson një gur themeli të artit shqiptar, u dorëzuan nga e bija, Ormira Lulani për artistët.

Bienalia e Akuarelit në Tiranë nuk është vetëm një ngjarje – është një udhëtim emocional dhe vizual ku çdo vepër shndërrohet në një dritare drejt një bote tjetër, një rrëfim personal që, ndonëse i huaj në origjinë, është thellësisht i njohur në thelb: njerëzor dhe i përbashkët.

/j.p/

Bienalja e Akuarelit. Fotot nga Andrin Hoxha
1 nga 13

The post Bienalja e Akuarelit në Tiranë, më shumë se 200 artistë nga 50 vende të botës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident në aksin Klos–Burrel, dy vajza të pl*gosura jashtë rrezikut për jetën

By: melisa
20 October 2025 at 16:05

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Klos–Burrel, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Aksidenti u pikas nga drejtues të tjerë mjetesh që udhëtonin në këtë segment, të cilët njoftuan menjëherë policinë dhe ambulancën. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e emergjencës, duke bërë të mundur transportimin e dy vajzave që ndodheshin në automjet…

Source

Aksident në aksin Burrel–Klos, përmbyset makina me dy vajza

By: Elva
20 October 2025 at 15:47

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacionale Burrel–Klos. Një automjet që udhëtonte nga Klosi në drejtim të Burrelit ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës. Në mjet ndodheshin dy vajza, të cilat kanë mbetur të plagosura. Raportohet se ato janë dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit për ndihmë […]

The post Aksident në aksin Burrel–Klos, përmbyset makina me dy vajza appeared first on BoldNews.al.

Punëtori humb krahun në fabrikën e kromit në Krastë, procedohet administratori

By: Elva
4 October 2025 at 15:05

Një punëtor i fabrikës së pasurimit të kromit në Krastë të Dibrës humbi krahun pas një aksidenti të rëndë në punë. Policia njoftoi procedim penal për administratorin e kompanisë. Një aksident i rëndë u shënua këtë të enjte në Fabrikën e Pasurimit të Kromit në zonën e re në Krastë, ku punëtori 27-vjeçar, identifikuar si […]

The post Punëtori humb krahun në fabrikën e kromit në Krastë, procedohet administratori appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ I vuri flakën makinës së një 30-vjeçari, arrestohet i riu në Burrel

By: Elva
1 October 2025 at 10:50

Pas disa muajsh, Policia e Matit ka arrestuar  një 25-vjeçari të shpallur në kërkim, pasi më 1 qershor dogji një makinë në përdorim të një 30-vjeçari. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ra shtetasi Juxhin Sada 25 vjeç, banues në Burrel, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin  Egrin Koçi 24 vjeç., i arrestuar ditën […]

The post EMRI/ I vuri flakën makinës së një 30-vjeçari, arrestohet i riu në Burrel appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit, shpallet në kërkim pronari i lokalit “Monopol”

26 September 2025 at 09:21

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen pa gjurmë të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, 21 vjeç, nga fshati Rukaj, në gusht të vitit 2020 në Burrel. Eshtrat e të riut u gjetën në dhjetor të po atij viti në fshatin Shpërdhet të Kurbinit. Burime bëjnë me dije në total janë […]

The post EMRI/ SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit, shpallet në kërkim pronari i lokalit “Monopol” appeared first on BoldNews.al.

BERLIN – Aleatët e kancelarit Merz kundër sanksioneve të BE ndaj Izraelit

20 September 2025 at 18:16

BERLIN, 20 shtator /ATSH/ – Një aleat kryesor i kancelarit gjerman Friedrich Merz ka kundërshtuar një propozim të Bashkimit Evropian për të pezulluar përfitimet tregtare preferenciale të Izraelit, mes përkeqësimit të krizës humanitare në Gaza, sipas “Deutsche Welle”.

“Sanksionet kundër Izraelit janë thelbësisht të gabuara. Ne si CSU nuk do ta pranojmë këtë në Gjermani,” tha Markus Söder, kreu i Unionit Kristian Soc.

Edhe Thorsten Frei, shefi i kabinetit të kancearit Merz  u shpreh se BE –ja duhet të jetë “shumë, shumë e kujdesshme”. “Nuk mund ta imagjinoj që të vendosen sanksione në çështje si marrëveshja e asociimit apo marrëdhëniet tregtare me Izraelin,” tha ai.

Këto deklarata tregojnë mbështetje për Merz, i cili deri tani është treguar i rezervuar për sanksionet ndaj Izraelit.

Kancelari Merz ka paralajmëruar se Gjermania do të përcaktojë qëndrimin e saj në takimin joformal të liderëve të BE më 1 tetor.

Propozimi i Komisionit Europian parashikon pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes së asociimit me Izraelin, çka do ta bënte atë të paguante tarifa doganore të njëjta me vendet që nuk kanë marrëveshje tregtare me BE-në /Ad.Ab./.

 

The post BERLIN – Aleatët e kancelarit Merz kundër sanksioneve të BE ndaj Izraelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Putin: Më shumë se 700 mijë ushtarë rusë në vijën e frontit në Ukrainë

18 September 2025 at 22:46

MOSKË, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se mbi 700 mijë ushtarë rusë ndodhen aktualisht në vijën e frontit në Ukrainë.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, Putin e bëri njoftimin gjatë një takimi me drejtuesit e parlamentit në Moskë, ku tema kryesore ishte krijimi i kuotave për punësimin e veteranëve të luftës.

“Siç e shihni, janë mbi 700 mijë vetë në vijën e frontit”, citohet të ketë thënë ai.

Megjithatë, shifra e dhënë nga Putin nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Ekspertët ushtarakë së fundmi kanë vlerësuar se forcat e armatosura ruse, përfshirë edhe ato jashtë Ukrainës, numërojnërreth se 1,3 milionë trupa.

Ndërkohë, forcat ukrainase llogariten në rreth 900 mijë ushtarë aktivë.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka më shumë se tre vjet e gjysmë që vazhdon dhe Moska kontrollon rreth një të pestën e territorit të vendit.

As Rusia dhe as Ukraina nuk kanë dhënë deri më tani shifra të sakta mbi humbjet në njerëz. /Ad.Ab./

 

The post RUSI – Putin: Më shumë se 700 mijë ushtarë rusë në vijën e frontit në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Makina përplas motorin në aksin Burrel–Klos, një i plagosur në gjendje të rëndë dërgohet te Trauma

7 September 2025 at 12:20

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të diele në rrugën nacionale Burrel–Klos. Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet ka përplasur një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motomjetit. Fillimisht, i plagosuri ka marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit dhe më pas është transportuar në […]

The post Makina përplas motorin në aksin Burrel–Klos, një i plagosur në gjendje të rëndë dërgohet te Trauma appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Klos-Burrel/ Përplasen dy makina dhe një motor, plagosen dy persona

4 September 2025 at 14:52

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të enjte, rreth orës 11:30, në aksin rrugor Klos-Burrel. Autoritetet policore raportojnë se janë përplasur me njëri-tjetrin dy automjete dhe një motor, me drejtues shtetasit G.N., S.S dhe Xh.T. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur shtetasit G.N., dhe Xh.T., të cilët janë dërguar në spital […]

The post Aksident në aksin Klos-Burrel/ Përplasen dy makina dhe një motor, plagosen dy persona appeared first on BoldNews.al.

Përplasje e trefishtë në aksin Klos-Burrel, dy të plagosur dërgohen në spital

By: Fax Web
4 September 2025 at 12:44

Klos/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Klos-Burrel, janë aksidentuar me njëri-tjetrin dy automjete dhe një motomjet, me drejtues shtetasit G.N., S.S dhe Xh.T.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve dhe motomjetit, kanë mbetur të lënduar shtetasit G.N., dhe Xh.T., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Mjekët zbulojnë ilaçin më efektiv se aspirina në parandalimin e sulmeve në zemër

1 September 2025 at 17:57

Studimi sjell prova të reja që mund të ndryshojë trajtimin afatgjatë të pacientëve kardiovaskularë

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më efektiv se aspirina në parandalimin e sulmeve në zemër dhe tru.

Miliona njerëzve u këshillohet të marrin aspirin për të ulur rrezikun e problemeve serioze kardiovaskulare. Një dozë e vogël e përditshme e bën gjakun më pak ngjitës dhe ndihmon në parandalimin e infarktit dhe insultit.

Megjithatë, një analizë e përfshirë me afro 29.000 pacientë me sëmundje koronare të arterieve (KAB) tregoi se clopidogrel është më i mirë se aspirina për të parandaluar ngjarje serioze kardiake dhe cerebrale, pa rritur rrezikun e gjakderdhjes së madhe, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Çfarë është KAB?

Sëmundja koronare e arterieve është forma më e shpeshtë e sëmundjes së zemrës dhe shkaku kryesor i vdekjeve dhe paaftësisë në botë. Prek mbi 300 milionë persona globalisht. Ajo ndodh kur arteriet e zemrës ngushtohen nga depozitimi i yndyrës (ateroma), duke shkaktuar dhimbje ose shqetësim të njohur si anginë, dhe në rast bllokimi të plotë çon në sulm në zemër.

Purple Marbles / Alamy

Rezultatet e studimit

Analiza e shtatë provave klinike tregoi se pacientët që merrnin clopidogrel kishin një 14% më pak rrezik nga ngjarje të mëdha kardiovaskulare ose cerebrovaskulare, përfshirë sulmin në zemër, insultin ose vdekjen kardiovaskulare, krahasuar me ata që merrnin aspirin.

Studimi përfshiu grupe të ndryshme pacientësh, përfshirë ata që kishin kaluar procedura si vendosja e stentit ose ata me sindromë akute koronare. Edhe pacientët që, për arsye gjenetike ose klinike, reagonin më dobët ndaj clopidogrelit, gjithsesi kishin përfitime më të mëdha krahasuar me aspirinë.

Përfundimi

Sipas autorëve, klopidogreli duhet të konsiderohet si ilaçi i preferuar antitrombocitar afatgjatë për pacientët me sëmundje koronare të arterieve. Përveç efikasitetit, clopidogreli është i disponueshëm gjerësisht, ka formulë gjenerike dhe është më i përballueshëm ekonomikisht, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të gjerë në praktikën klinike.

Rezultatet u prezantuan në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Madrid, ndërsa të dhënat që qëndrojnë pas rezultateve u botuan njëkohësisht në revistën mjekësore The Lancet. /Telegrafi/

The post Mjekët zbulojnë ilaçin më efektiv se aspirina në parandalimin e sulmeve në zemër appeared first on Telegrafi.

❌
❌