Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Djegia e makinës në Pogradec, pronari i mjetit person me precedent penal (Emri)

By: armand
28 December 2025 at 16:15

Ditën e sotme, një automjet në Pogradec u përfshi nga flakët. Pronari i automjetit që u përfshi ditën e sotme nga flakët, Artur Musollari, është një person i njohur për strukturat e rendit në Pogradec. Ai rezulton të jetë arrestuar në vitin 2023, pasi u kap në flagrancë i armatosur dhe i dyshuar se po […]

The post Djegia e makinës në Pogradec, pronari i mjetit person me precedent penal (Emri) appeared first on BoldNews.al.

Digjet makina e parkuar në Pogradec, dyshimet

By: Brisi
28 December 2025 at 14:37

Një makinë është përfshirë nga flakët, këtë të diel në qytetin e Pogradecit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen numër 2, ku automjeti në pronësi të shtetasit A.M është përfshirë nga zjarri. Automjeti ka qënë i parkuar dhe paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Mësohet se […]

The post Digjet makina e parkuar në Pogradec, dyshimet appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec/ Makina përplas një person me biçikletë

By: Rovena
27 December 2025 at 17:57

Një aksident ka ndodhur në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, mjeti përplas një shtetas me biçikletë. I dëmtuari është transportuar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.

Mësohet se i dëmtuari ka qenë edhe nën efektin e alkoolit, çka mund të ketë sjellë edhe aksidentin. Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al

Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, automjeti përplas një person që lëvizte me biçikletë

By: M C
27 December 2025 at 17:56

Një aksident është shënuar këtë të shtunë në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, ku një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pak momente më parë, ndërsa i dëmtuari është transportuar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shtetasi i dëmtuar mund të ketë konsumuar alkol.

The post Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, automjeti përplas një person që lëvizte me biçikletë appeared first on Albeu.com.

Shiste drogë në lokal, arrestohet zjarrfikësi në Pogradec (EMRI)

By: Elva
25 December 2025 at 11:06

Një 54-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi dyshohet se përdorte lokalin që administronte për shpërndarjen e lëndëve narkotike. I arrestuari është punonjës zjarrfikës në bashkinë e Pogradecit. Sipas informacioneve zyrtare, në pranga është vënë Luan Sulstarova, 54 vjeç, banues në Pogradec. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të tij, në lagjen nr. 1, u gjet […]

The post Shiste drogë në lokal, arrestohet zjarrfikësi në Pogradec (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “Aktiviteti”/ U arrestua pasi u kap me drogë, pezullohet nga detyra zjarrfikësi 54-vjeçar

25 December 2025 at 11:24

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të shërbimit zjarrfikës Arben Cara, pezullohet menjëherë nga puna zjarrfikësi 54 vjeçar Luan Sulstarova. Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e djeshme në kuadër të operacionit “Aktiviteti”.

Të arrestuarit ju gjet një sasi lënde narkotike kanabiss sattiva, gjatë aksionit në një prej lokaleve të Pogradecit në zonën e ish vilave.

Mësohet se deri në përfundim të hetimeve dhe zbardhjes së plotë të rrethanave, zjarrfikësi do të jetë i pezulluar nga detyra.

 

Çfarë po ndodh në Pogradec/ Policia aksion, sekuestrohet lëndë narkotike, shoqërohet një person

By: M C
24 December 2025 at 20:16

Policia e Pogradecit po zhvillon një aksion në zonën e lokaleve në afërsi të ish-vilave. Bëhet me dije se gjatë operacionit është konstatuar një person i cili ka pasur një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Sipas informacioneve paraprake, personi është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë dhe është shoqëruar në komisariat ku do të kryhen veprimet dhe pritet të arrestohet. Megjithatë ende nuk dihet sasia e sekuestruar dhe identiteti i të ndaluarit.

Ndërkohë që janë kontrolluar edhe persona të tjerë të pranishëm në ambientet e lokalit. Sakaq, Policia po vijon ende aksionin në afërsi të ish-vilave.

The post Çfarë po ndodh në Pogradec/ Policia aksion, sekuestrohet lëndë narkotike, shoqërohet një person appeared first on Albeu.com.

Pogradeci përfshihet nga atmosfera e festave

21 December 2025 at 19:03


TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Atmosfera e festave të fundvitit ka përfshirë edhe qytetin e Pogradecit, ku janë ndezur dritat festive që do të shoqërojnë gjithë muajin dhjetor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ndau pamjet nga atmosfera festive, ku shihen fëmijët të cilët kërcejnë me kostume festive.

Atmosfera festive e krijuar nga zbukurimet dhe dritat shumëngjyrëshe do ta shoqërojë këtë muaj gjithë qytetin, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Pogradecit, por edhe vizitorëve të ndryshëm.

Në çdo qytet të Shqipërisë ndjehet atmosfera e festave gjatë këtij muaji, ku sheshet dhe rrugët e qyteteve të vendit janë dekoruar me pemën e Krishtlindjes dhe dritat vezulluese.

Gjatë ditëve të dhjetorit në sheshet kryesore të qyteteve po zhvillohen aktivitete të shumta festive, me muzikë dhe performanca të ndryshme, që do të kulmojnë në natën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor.

/m.q/j.p/

The post Pogradeci përfshihet nga atmosfera e festave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E rëndë në Pogradec/ 17-vjeçari konsumon një sasi detergjenti

By: Brisi
20 December 2025 at 16:24

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Memalisht të Pogradecit. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar në rrethana ende të paqarta një sasi detergjenti. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe i riu është dërguar në spital, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 19.12.2025, në […]

The post E rëndë në Pogradec/ 17-vjeçari konsumon një sasi detergjenti appeared first on BoldNews.al.

Gërmime për thesare në varret ilire mbi 2 mijë vjeçare në Pogradec, ndërhyn policia

13 December 2025 at 22:57


Këtë të shtunë, më 13 dhjetor, policia e Pogradecit ka shoqëruar tre persona të cilët po kryenin gërmime të paligjshme, tek varret ilire në zonën e Selcës, në zonën e Mokrrës.

Tv Klan raporton se policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një metalkërkues dhe mjetin me të cilin tre personat kanë shkuar në këtë sit arkeologjik, që i përket shekullit IV para Krishtit.

Incidente si ky i sotmi, nuk ndodhin për herë të parë.

Varret Ilire të Selcës janë bërë shpesh objekt i gërmimeve të paligjshme nga ata që kërkojnë metale të çmuara por edhe objekte arkeologjike.

Bën gërmime në zonën e varreve monumentale ilire në Mokër, tre të shoqëruar në Pogradec

By: Elva
13 December 2025 at 15:25

Në zonën e varreve monumentale ilire në fshatin Selcë e Poshtme të Mokërës janë konstatuar gërmime të paligjshme, që po kryheshin nga tre të rinj. Ngjarja lidhet me përpjekje për kërkime sendesh me vlerë në një territor të mbrojtur si zonë arkeologjike, ku çdo ndërhyrje pa leje është e ndaluar me ligj. Tre të rinjtë […]

The post Bën gërmime në zonën e varreve monumentale ilire në Mokër, tre të shoqëruar në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

Vera artizanale dhe gështenjat e pjekura, ftesa e Pogradecit për miqtë

13 December 2025 at 11:50

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar festën e verës artizanale dhe gështenjës, një traditë e konsoliduar që prej vitesh bën bashkë banorët e gjithë rajonit, por edhe vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.

Kjo festë, përveç argëtimit, muzikës dhe ushqimit tradicional, ka në fokus konkurrimin e verërave artizanale dhe kantinave shqiptare, duke promovuar prodhimin autokton vendas dhe vlerat e trashëgimisë bujqësore.

Festimi i verës së re shërben njëkohësisht edhe si thirrje për ruajtjen dhe shtimin e sipërfaqeve me vreshta dhe gështenja, elementë identitarë të zonës. Sipas somelierëve nëse kjo verë ambalzhohet dhe etiketohet mund të jetë pjesë e tryezave ndërkombëtare.

Zv/kryetarja e bashkisë Pogradec, Entela Gusho tha për ATSH-në se “kjo nuk është vetëm një festë, këtu nuk ka vetëm argëtim, por është edhe një konkurs ku të gjitha kantinat shqiptare, por edhe artizanët konkurrojnë për verën e kuqe dhe të bardhë. Risi këtë vit është se kemi futur në konkurs edhe verën rozé”.

“Kjo është dhe një thirrje që u bëjmë të gjithë të rinjve dhe agrobizneseve që të shtojnë sa më tepër vreshtarinë dhe të ruajnë gështenjat sepse janë varietetet më të rëndësishme dhe më të lashta të Pogradecit. Krahas festës ne synojmë promovimin e vlerave të qytetit për të thithur sa më shumë turistë për një turizëm 4-stinor”, tha Gusho.

Dashamir Elezi degustator u shpreh se Pogradeci ka histori të hershme jo vetëm tek vera por edhe tek mikpritja.

“Verërat e Pogradecit kanë stilin e tyre, verë mgabuti, vetëkuptohet që është verë e fermentuar në mënyrë spontane, natyralisht, falë tokës këtu. Mënyra dhe teknika e prodhimit këtu është krejtësisht e veçantë. Unë do t’i krahasoja me verërat natyrale në botë pasi verërat artizanale të Pogradecit janë krejtësisht si simotrat e tyre ndërkombëtare që prodhohen në mënyrë natyrale. Së pari duhet të jetë e përhapur mbi të gjitha në lokalet e zonës dhe nëse do fillonte të vishej bukur, me një shishe dhe etiketë korrekte, natyrisht që mund të bëjë pjesë në tryezat e mëdha botërore”.

Në këtë festë vëmendje të veçantë zë edhe gështenja, një produkt tradicional që prej dekadash ka qenë burim jetese për shumë familje të zonës.

Fermeri Rogen Karafili tha se po shtohen parcelat me gështenja nga banorët dhe po mbillen sipërfaqe të reja me vreshtë dhe gështenja. “Edhe turistët po mësohen me traditën e vjetër dhe gështenjat e pjekura duke i kërkuar ato si dhe verën artizanale pogradecare”, shtoi ai.

Për pogradecarët, vera është më shumë se një pije, ajo është pjesë e kulturës dhe mikpritjes.

Pothuajse çdo shtëpi e vjetër pogradecare ruan në bodrumet e saj qilarë me bute, ku vera artizanale fermentohet sipas metodave tradicionale, të trashëguara brez pas brezi.

I riu Andi Klemente solli shprehjen e famshme të Mitrush Kutelit, “dimë ta pijmë se dimë ta bëjmë”, duke theksuar se kjo shprehje i referohet traditës së vjetër të qytetit për prodhimin e verës.

“Nuk ka shtëpi pa bute në Pogradec, ose ata që nuk kanë nuk janë pogradecarë, sidomos shtëpitë e vjetra janë të gjitha me qilare. Të moçmit thonë që vera të bëhet i duhen dy palë ditë, një palë ditë të bëhet verë dhe një palë ditë të shtrohet për t’u bërë verë”, informoi ai.

Lorenc Ndona u shpreh se ka plot njerëz që e ruajnë dhe e bëjmë në but druri. “Unë tani për momentin po pi verë të ngrohtë të zjerë. Lokalet e duan dhe e kërkojnë verën pogradecare, ajo pihet me miq, se vera pa miq nuk ka kuptim të pihet”, shtoi ai.

“Procesi është si një fëmijë që e rrit me një dashuri më vete. Nga rrushi tek mushti, fermentimi deri sa arrin tek vera për 40 ditë që mbyllim butin. Gjithmonë ne kur shtiem verë i urojmë njëri-tjetrit që ta pish me miq dhe me shokë. Jo vetëm miq brenda Pogradecit, por edhe ata që vijnë nga jashtë”, tha Ndona.

Për dy netë me radhë, Pogradeci mirëpret me verë buti, muzikë dhe argëtim mijëra qytetarë dhe vizitorë, ndërsa në fund ndahen edhe çmimet për verën më të mirë artizanale, verën më të mirë të kantinave, si edhe për pikturën dhe poezinë më të bukur kushtuar verës.

/k.s/j.p/

The post Vera artizanale dhe gështenjat e pjekura, ftesa e Pogradecit për miqtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident në Pogradec, makina përplaset me murin e tunelit, 2 të plagosur

By: Elva
13 December 2025 at 08:37

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në hyrje të qytetit të Pogradecit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin anësor të tunelit. Si pasojë, janë lënduar dy persona që udhëtonin me makinën. Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:35 të datës 12 dhjetor, kur shtetasi A.Z., […]

The post Aksident në Pogradec, makina përplaset me murin e tunelit, 2 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident në hyrje të Pogradecit, dy të plagosur

By: Fax Web
13 December 2025 at 08:56

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Pogradecit, ku si pasojë mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 12.12.2025, rreth orës 22:35, në tunelin në hyrje të qytetit. Një 34-vjeçar, shtetasi A. Z., banues në Memëlisht, teksa drejtonte një automjet tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe u përplasur me murin anësor të tunelit.

Si pasojë e përplasjes, u dëmtuan drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi E. T., 35 vjeç, gjithashtu banues në Memëlisht. Të dy të lënduarit u transportuan në spitalin e Pogradecit, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplaset me murin e tunelit, plagosen 2 persona

By: V K
13 December 2025 at 09:14

Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin anësor të tunelit.

Si pasojë, janë lënduar dy persona që udhëtonin me makinën.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:35 të datës 12 dhjetor, kur shtetasi A.Z., 34-vjeç, banues në Memëlisht, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Përplasja e fortë me murin anësor ka shkaktuar dëmtime për drejtuesin dhe pasagjerin E.T., 35-vjeç, gjithashtu nga Memëlishti.

The post Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplaset me murin e tunelit, plagosen 2 persona appeared first on Albeu.com.

Diskutime për projektin teknik të hekurudhës Rrogozhinë-Pogradec

12 December 2025 at 11:22

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja zhvilloi një takim me grupin e konsulentëve të Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (IPF12) dhe drejtues të Hekurudhës Shqiptare.

Në këtë takim u diskutua studimi dhe projekti teknik për linjën hekurudhore Rrogozhinë–Pogradec, ku Elbasani ka një rol kyç në këtë korridor të rëndësishëm rajonal.

“E ardhmja e kësaj linje parashikon tren elektrik me shpejtësi deri në 120 km/orë, një projekt që vjen në vijim të bajpasit dhe që pritet të sjellë zhvillim të ndjeshëm në infrastrukturë dhe ekonomi për qytetin tonë”, theksoi Llatja, në një postim në rrjetet sociale.

Kryebashkiaku Llatja u shpreh se “Elbasani është pjesë e projekteve transformuese që forcojnë lidhjet rajonale, rrisin lëvizshmërinë dhe krijojnë më shumë mundësi për komunitetin”.

Linja hekurudhore Rrogozhinë-Pogradec, që përbën një segment të rëndësishëm të Korridorit VIII, është aktualisht në fazën e përgatitjes së projektit të detajuar.

Ndërtimi dhe rehabilitimi i kësaj linje do të sjellë përfitime të shumta, si shkurtimi i distancave të udhëtimit, rritja e sigurisë, si dhe reduktimi i emetimeve ndotëse në ajër që vijnë nga transporti rrugor.

/k.s/a.f/r.e/

The post Diskutime për projektin teknik të hekurudhës Rrogozhinë-Pogradec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Stacion i ri zjarrfikësish në Pogradec

11 December 2025 at 17:33

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në partneritet me Qeverinë e Polonisë dhe Ministrinë e Brendshme përuruan sot një stacion të ri zjarrfikësish në bashkinë e Pogradecit.

Objekti shënon një moment të rëndësishëm të projektit “Forcimi i Kapaciteteve të Shërbimit Shqiptar të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit” të financuar nga Qeveria e Polonisë dhe zbatuar nga UNDP.

Stacioni i ri zjarrfikës i Pogradecit zëvendëson një strukturë të vjetëruar dhe tani ofron infrastrukturë moderne duke përfshirë tre vende për zjarrfikës, zyra administrative dhe koordinimi, konvikte dhe ambiente kuzhine, një palestër, zona magazinimi dhe një postë shërbimi për kamionë, të gjitha të bëra të mundura falë projektit.

Këto investime përmirësojnë ndjeshëm kushtet e punës dhe kapacitetin e reagimit të zjarrfikësve bashkiakë, duke siguruar mbrojtje më të mirë për komunitetet, asetet ekonomike dhe burimet natyrore.

Bashkia e Pogradecit ka kontribuar financiarisht në këtë stacion zjarrfikësish.

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së  në Shqipëri Randi Davis e pranishme në këtë aktivitet vuri në dukje se “ky projekt përfaqëson një paketë gjithëpërfshirëse mbështetjeje për shërbimet komunale të mbrojtjes nga zjarri në Shqipëri”.

“Ne shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për Qeverinë e Polonisë për mbështetjen e tyre bujare, si dhe për qeverinë dhe autoritetet komunale të Shqipërisë për bashkëpunimin e tyre. Së bashku, ne kemi forcuar qëndrueshmërinë e komuniteteve dhe kemi përmirësuar sigurinë e zjarrfikësve që shërbejnë me guxim dhe vetëmohim. Ndërsa projekti ka avancuar kapacitetet e zjarrfikësve të Shqipërisë, UNDP dhe partnerët e pranojnë se nevojiten modernizime dhe investime të mëtejshme”, tha Davis.

Projekti, i nisur në dhjetor 2020 në përgjigje të tërmetit shkatërrues të nëntorit 2019, u hartua për të adresuar boshllëqet kritike në infrastrukturën e zjarrfikësve të identifikuara në vlerësimin e nevojave pas fatkeqësisë.

Me një buxhet total prej 2.7 milionë eurosh të siguruar nga Qeveria e Polonisë, projekti ka sjellë përmirësime të prekshme në shërbimet e emergjencës në vijën e parë në dhjetë komuna prioritare.

Nga përurimi i stacionit të ri zjarrfikës së Pogradec
1 nga 4

/e.i/j.p/

The post Stacion i ri zjarrfikësish në Pogradec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfshihet nga flakët një banesë në Pogradec, rrezikojnë shtëpitë pranë

By: M C
10 December 2025 at 16:39

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Guras të Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri rrezikon të përhapet edhe në banesat e tjera përreth. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.

The post Përfshihet nga flakët një banesë në Pogradec, rrezikojnë shtëpitë pranë appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët një banesë në Pogradec, zjarrfikësja në vendngjarje. Evakuohen familjarët

10 December 2025 at 15:29

Një banesë është përfshirë nga flakët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Guras në Pogradec.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve.

Familjarët janë evakuuar, ndërsa shkak dyshohet se është bërë soba e druve.

/abcnews.al/

U rikonstruktua para disa vitesh, shembet një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec–Qafë Plloçë

By: Elva
8 December 2025 at 16:13

Një rrëshqitje e tokës ka shkaktuar shembjen e një pjese të trotuarit në aksin rrugor Pogradec–Qafë Plloçë, pranë fshatit Gështenjas. Si pasojë, janë dëmtuar edhe rrjetet nëntokësore, ndërsa banorët paralajmërojnë se situata po përkeqësohet nga dita në ditë dhe mund të prekë së shpejti edhe karrexhatën e rrugës. Gjithashtu raportohet se ky segment rrugor, i […]

The post U rikonstruktua para disa vitesh, shembet një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec–Qafë Plloçë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌