Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është në gatishmëri të plotë operative, duke vënë në funksion të gjitha kapacitetet e disponueshme prodhuese për të garantuar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për qytetarët, në kushtet e rënies së temperaturave dhe rritjes së konsumit.
Sipas njoftimit zyrtar të KEK-ut, që nga data 19 dhjetor 2025, korporata ka rritur angazhimin operacional në nivel maksimal, duke operuar aktualisht me pesë njësi gjeneruese.
Si rezultat i këtij angazhimi, prodhimi ditor i energjisë elektrike po arrin rreth 20,640 MWh, duke kontribuar ndjeshëm në stabilitetin e furnizimit dhe në qëndrueshmërinë e sistemit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KEK sqaron se në kushte normale operimi, zakonisht funksionon me katër njësi gjeneruese, ndërsa një njësi mbahet si rezervë e nxehtë për nevoja teknike dhe mirëmbajtje periodike.
Megjithatë, pavarësisht moshës së avancuar të stabilimenteve, falë angazhimit të vazhdueshëm të stafit teknik dhe përkushtimit të menaxhmentit, është bërë e mundur operimi paralel me pesë njësi, me përjashtim të dy ndërhyrjeve të shkurtra teknike në një nga njësitë.
Nga KEK theksojnë se korporata mbetet e përkushtuar që të mbajë në operim sa më shumë kapacitete prodhuese që është e mundur, gjithmonë duke respektuar standardet e sigurisë teknike dhe stabilitetit operacional.
“Qëllimi ynë kryesor është garantimi i një prodhimi të qëndrueshëm të energjisë elektrike dhe siguria energjetike e qytetarëve, veçanërisht në periudhat me kërkesë të rritur”, thuhet në njoftimin e KEK-ut. /Telegrafi/
Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli të martën gjendje krize shtatë-ditore për furnizimin me energji elektrike, për shkak të ndërprerjeve në furnizimin me naftë nga Greqia.
Masa i lejon kompanisë shtetërore të energjisë elektrike, ESM, të përdorë rezervat e detyrueshme shtetërore të naftës pa kompensim, njoftoi qeveria në një deklaratë.
“Ky vendim vjen si pasojë e pamundësisë për t’u furnizuar me naftë, e cila është thelbësore për prodhimin e energjisë. Rezervat shtetërore të naftës do të transferohen pa kompensim dhe ESM është e detyruar t’i raportojë qeverisë dhe Ministrisë së Financave mbi konsumin e karburantit”, thuhet në deklaratën e qeverisë në Shkup, pas mbledhjes së kabinetit të hënën.
ESM i kishte kërkuar qeverisë shpalljen e gjendjes së krizës për shkak të vështirësive në furnizimin me linjit dhe naftë nga Greqia. Kompania ia atribuoi këto ndërprerje bllokadave të vendosura nga fermerët grekë në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë ndikuar në furnizimin me burime kryesore të energjisë për prodhimin e energjisë elektrike.
Sipas ESM, shpallja e krizës ishte e nevojshme për të mundësuar përdorimin e rezervave shtetërore dhe për të siguruar energji të mjaftueshme derisa pikat kufitare të rifillojnë funksionimin normal, shkruan klankosova.
Pjesa më e madhe e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga termocentralet e ESM-së, të cilat përdorin linjit dhe naftë.
Bullgaria ofroi furnizime emergjente me naftë për Maqedoninë e Veriut pas shpalljes së krizës, sipas shërbimit informativ të qeverisë bullgare.
Oferta u komunikua gjatë një telefonate mes ministrit të Jashtëm bullgar, Georg Georgiev dhe homologut të tij maqedonas, Timço Mucunski, sipas raportimeve.
Në Kinë, një postier u përball me një ngjarje tragjike kur biçikleta e tij elektrike u përfshi nga zjarri ndërsa ai po ecte. Ngjarja ndodhi papritmas, duke lënë burrin të mbuluar nga flakët dhe duke shkaktuar djegie në rreth 90 për qind të trupit të tij.
Ai u dërgua menjëherë në spital, ku mjekët po punojnë për të stabilizuar gjendjen e tij kritike dhe për të trajtuar djegiet e rënda.
Shkaku më i mundshëm i incidentit është një bateri me defekt e biçikletës elektrike. Sipas mediave lokale, objekti ishte blerë vetëm pesë ditë para ngjarjes, duke treguar se problemi mund të ketë qenë teknik dhe jo rezultat i përdorimit të gjatë.
Ngjarja ka ngjallur shqetësim të madh në publik, veçanërisht tek përdoruesit e biçikletave elektrike, pasi tregon rreziqet që lidhen me pajisjet elektronike dhe rëndësinë e kontrollit të sigurisë para përdorimit.
Autoritetet po hetojnë rastin për të përcaktuar saktësisht shkaqet dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka pranuar një numër të madh ankesash nga qytetarë e Kosovës, të cilët raportojnë se faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor janë mbi 70 për qind më të larta krahasuar me muajin paraprak.
Në reagimin e KLMDLNj-se thuhet se një rritje e tillë është e pabesueshme, e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme, sidomos duke marrë parasysh faktin se temperaturat mes dy muajve nuk kanë shënuar dallime të ndjeshme, çka përjashton nevojën për rritje të konsumit të energjisë elektrike.
“KMDLNj vlerëson se kjo situatë përbën abuzim të drejtpërdrejtë ekonomik dhe rëndon në mënyrë disproporcionale mbi buxhetin e familjeve kosovare, duke thelluar varfërinë dhe pasigurinë sociale”, thuhet në reagim.
Po ashtu sipas KMDLNj, ZRRE, që nga themelimi i saj, ka vepruar në mënyrë të vazhdueshme në dëm të qytetarëve dhe paguesve të rregullt të energjisë elektrike, duke fryrë faturat në kundërshtim me ligjin.
“Këtë e dëshmon edhe një vendim gjyqësor, i cili ka konstatuar se ZRRE ka diskriminuar qytetarët në baza etnike dhe politike, pa pasuar asnjëherë kompensim për dëmet e shkaktuara ndaj qytetarëve shqiptarë dhe joserbë”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu sipas KLMMbështetja institucionale që Qeveria e Kosovës i ka dhënë ZRrE-së e bën atë bashkëpërgjegjëse për këtë situatë, duke u identifikuar si pjesëmarrëse në varfërimin e skajshëm të qytetarëve.
KMDLNj shpreh po ashtu shqetësim të thellë për blerjen e energjisë elektrike me çmime të larta, kryesisht nga tregtarë serbë dhe grekë, si dhe për dyshimet e bazuara për korrupsion që përfshijnë ambasadorin Martin Berishaj dhe ministren kujdestare Artane Rizvanolli.
“Këto praktika ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë. Po ashtu, licencimi i operatorëve për tregti me energji elektrike në baza nepotiste dhe politike, përfshirë persona të afërt me Kryeministrin kujdestar, nxit dyshime serioze për një korrupsion institucional të mirëplanifikuar, i cili synon përfitime të kundërligjshme në dëm të qytetarit dhe të shtetit. Veçanërisht alarmante është dhënia e monopolit të tenderëve për shitblerje të energjisë elektrike një personi me emrin Vuk Hamović, shtetas i Serbisë, i biri i ish-kreut të ushtrisë serbe në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, çka përbën rrezik serioz jo vetëm ekonomik, por edhe të sigurisë kombëtare të Kosovës”, thuhet në reagim.
Po ashtu KMDLNj i bën thirrje Prokurorisë së Kosovës që të: hetojë punën e ZRrE-së që nga fillimi i veprimtarisë së saj; Hetojë dhënien e licencës monopolizuese Vuk Hamoviçit; Hetojë dhënien e licencave për tregti me energji elektrike në baza nepotiste dhe politike; Hetojë vendosjet politike në pozita kyçe dhe largimet nga puna për shkaqe politike si dhe të hetojë të gjitha kontratat për blerje dhe shitje të energjisë elektrike.
Sipas KMDLNj, ZRRE ka paralajmëruar se në muajin mars 2026 do të shqyrtojë kërkesën e operatorëve për rritje të çmimit të rrymës që nënkupton përkeqësim edhe më të madh të gjendjes ekonomike për pjesën dërrmuese të familjeve kosovare. Sipas reagimit, rritja e çmimit të energjisë elektrike pashmangshëm provokon rritjen e çmimeve të të gjithë artikujve dhe shërbimeve andaj qytetarët duhet ya kundërshtojnë pavarësisht se cila qeveri ka pushtetin. /Telegrafi/
Kosova ka shpenzuar mbi një miliard euro për import të energjisë elektrike nga viti 2017 deri në nëntor 2025, duke thelluar varësinë nga tregjet e jashtme dhe duke krijuar një deficit të madh tregtar në sektorin e energjisë.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, në të njëjtën periudhë eksportet e energjisë kanë arritur vetëm 367.4 milionë euro, çka ka krijuar një bilanc negativ prej rreth 675 milionë eurosh, shkruan REL.
Gjatë dekadës së fundit, Sllovenia ka qenë furnizuesi kryesor i energjisë elektrike për Kosovën, me mbi 375 milionë euro energji të eksportuar drejt vendit.
Pas saj renditen Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, ndërsa importet nga vende si Bullgaria, Greqia, Zvicra, Kroacia dhe Danimarka kanë qenë dukshëm më të ulëta.
Viti 2022 shënon kulmin e importit, me mbi 218 milionë euro energji të blerë, ndërsa edhe viti 2025 (janar–nëntor) paraqet rritje të ndjeshme, me 247.8 milionë euro importe, niveli më i lartë i regjistruar deri tani.
Ndërkohë, eksportet kanë qenë të paqëndrueshme dhe shumë më të ulëta krahasuar me importet. Përjashtim bën viti 2024, kur eksportet arritën në 150.7 milionë euro, duke iu afruar për herë të rrallë vlerës së importeve vjetore. Megjithatë, kjo rritje nuk ka mjaftuar për të përmbysur trendin afatgjatë të deficitit.
Të dhënat nxjerrin në pah varësinë strukturore të Kosovës nga importi i energjisë elektrike, veçanërisht në vitet me prodhim të ulët vendor dhe çmime të larta në tregjet ndërkombëtare. /Telegrafi/
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar videon e radhës në kuadër të zotimeve të tij kryesore, ku fokusi është ulja e kostos së energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset.
Në mesazhin e tij, Hamza thekson se çmimet e energjisë janë shndërruar në një barrë serioze për familjet dhe sektorin privat, duke theksuar se rritja e faturave nuk po shoqërohet me rritje të pagave, çka sipas tij përbën padrejtësi sociale.
“Çmimet e energjisë janë bërë një prej barrëve më të rënda për familjet dhe bizneset. Faturat po rriten, ndërsa paga nuk po mjafton. Kjo është padrejtësi sociale”, deklaron Hamza.
Ai paralajmëron se një nga vendimet e tij të para si Kryeministër do të jetë heqja e TVSH-së për energjinë elektrike, një masë që, sipas tij, do të reflektohet drejtpërdrejt në uljen e faturave mujore dhe në lehtësimin e jetës së qytetarëve.
“Kjo do të thotë faturë më të ulët çdo muaj, më shumë qetësi për familjet dhe më shumë lehtësi për secilin prej jush. Energjia nuk është luks. Është nevojë bazike, dhe unë do ta trajtoj si të tillë", thekson kandidati i PDK-së.
Në fund të videos, Hamza riafirmon angazhimin e tij politik dhe misionin për ndryshim: “Unë jam Bedri Hamza, dhe ky është misioni im. Bashkë. Përpara”.
Zotimi për heqjen e TVSH-së nga energjia elektrike është pjesë e platformës ekonomike të PDK-së, e cila synon uljen e kostos së jetesës, mbështetjen e familjeve dhe krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin ekonomik të vendit.
Kandidati i LDK-së për deputet, Berat Rukiqi, ka paralajmëruar pasoja të reja për qytetarët dhe bizneset nga sektori i energjisë, duke thënë se situata është më e rëndë sesa rritja aktuale prej 15 për qind e çmimit të energjisë elektrike.
Sipas Rukiqit, vetëm në periudhën janar–mars të këtij viti janë importuar rreth 90 milionë euro energji elektrike, import që, siç thotë ai, ka qenë jashtë planifikimeve dhe pritet të reflektohet me një rritje të re të çmimit të energjisë në prill të vitit 2026.
Ai ka theksuar se ky import i paplanifikuar vjen si pasojë e keqmenaxhimit në KEK, për të cilin mban përgjegjësi Qeveria.
Rukiqi ka përmendur si arsye kryesore mosprodhimin e mjaftueshëm të energjisë elektrike, rënien e blloqeve të Termocentralit Kosova B dhe qëndrimin e tyre të zgjatur jashtë funksionit për shkak të remonteve që, sipas tij, kanë tejkaluar të gjitha afatet.
Sipas kandidatit të LDK-së, rritjet e vazhdueshme të çmimit të energjisë po e shndërrojnë këtë sektor në emergjencë kombëtare, duke paralajmëruar se rritje të tilla vjetore janë të papërballueshme për qytetarët dhe ekonominë.
Ai ka vlerësuar se kjo situatë përbën një rrezik serioz për varfërimin e qytetarëve dhe falimentimin e bizneseve, duke kërkuar ndaljen e asaj që e quan paaftësi institucionale dhe “mafi energjetike”.
Një ndërprerje e gjerë e energjisë elektrike ka zhytur në errësirë pjesë të mëdha të veriut të San Franciskos të shtunën, duke lënë pa energji rreth 130.000 shtëpi dhe biznese, sipas mediave amerikane.
“ABC News” raportoi të shtunën vonë se kompania “Pacific Gas and Electric” (PG&E) ka njoftuar se ndërprerja, e cila ka prekur rreth një të tretën e klientëve të saj në qytet, ka nisur në orët e para të pasdites në lagje si Richmond, Presidio dhe zonat pranë “Golden Gate Park”, përpara se të zgjerohej më tej.
PG&E nuk komentoi menjëherë për shkakun e ndërprerjes.
Mediat lokale dhe përdoruesit e rrjeteve sociale raportuan restorante të mbyllura, semaforë të fikur dhe dekorime të Krishtlindjeve pa ndriçim.
Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave të San Franciskos paralajmëroi në platformën sociale amerikane X për “ndërprerje të konsiderueshme të transportit” në gjithë qytetin, duke u bërë thirrje banorëve të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme dhe të trajtojnë semaforët e fikur si kryqëzime me ndalesë nga të katër drejtimet.
Zyrtarët e transportit thanë se disa linja të autobusëve Muni dhe stacione të BART-it po anashkaloheshin për shkak të ndërprerjeve të energjisë.
Zyrtarët e zjarrfikësve njoftuan më vonë se të paktën një pjesë e ndërprerjes u shkaktua nga një zjarr në një nënstacion të PG&E-së pranë rrugëve 8th dhe Mission, rreth orës 15:15 me kohën lokale.
Rreth orës 16:00, PG&E tha në X se kishte stabilizuar rrjetin elektrik dhe se nuk priteshin ndërprerje të tjera, megjithëse afatet për rikthimin e plotë të energjisë mbetën të paqarta. /AA/
SHBA- Rreth 130,000 banorë të San Franciscos ishin në errësirë totale, për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike.
Kompania kryesore e energjisë së qytetit në Kaliforni, njoftoi se janë angazhuar të gjithë ekipet dhe po punohet që të zgjidhet kjo situatë.
“Po punojmë me ekipet e emergjencës dhe zyrtarët e qytetit për një ndërprerje të energjisë elektrike në San Francisko që prek afërsisht 130,000 klientë”, tha Pacific Gas & Electric Company në një postim në rrjetet sociale X.
Autoritetet bashkiake u kërkuan banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi disa semaforë nuk po funksionojnë dhe rrjeti i transportit publik gjithashtu ishte ndërprerë.
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e Selvisë në Tiranë, ku një shtyllë elektrike është përfshirë nga flakët, duke krijuar rrezik serioz për qytetarët që kalonin pranë saj. Sipas videos së publikuar në media, nga shtylla janë regjistruar flakë dhe shpërthime të herëpashershme, ndërsa ajo ndodhet në cep të rrugës, […]
Një supermarket në zonën e Kryebushatit, në Bashkinë Vau-Dejës, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Raportohet se, një nga pistat paraprake është një shkëndijë elektrike në ambientet […]
Policia spanjolle ka goditur një grup kriminal shqiptar që merrej me kultivimin e marihuanës në ambiente të mbyllura, pas një operacioni të gjerë të zhvilluar në provincën e Zaragozës.
Hetimet nisën në shtator 2024 dhe rezultuan me arrestimin e nëntë shqiptarëve.
Më 2 dhjetor, Garda Civile kreu gjithsej tetë bastisje në depot industriale në qytetet Cuarte de Huerva, San Mateo de Gállego, La Puebla de Alfindén dhe Zuera, si dhe në shtëpi në qytetin e Zaragozës. Ata sekuestruan 2,013 bimë kanabisi, më shumë se 20 kg sytha, para cash, pajisje që përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike dhe dokumente.
Vetëm energjia elektrike e vjedhur për furnizimin e plantacioneve kap vlerën e 210 mijë eurove, e barasvlershme me konsumin vjetor të mbi 250 familjeve.
Organizata vepronte në mënyrë hierarkike.
Kryetari i bandës jetonte në qytetin e Zaragozës dhe mbështetej te disa bashkëpunëtorë të besuar, të cilët ishin përgjegjës për transportimin e materialeve në depo. Anëtarët e tjerë të grupit ishin përgjegjës për kujdesin ndaj plantacionit. Ata flinin në depo, e cila ishte e pajisur me dyshekë, pajisje dhe gjëra të tjera të nevojshme, të cilat u lejonin atyre të qëndronin pa pasur nevojë të largoheshin nga ambientet.
Nëntë të ndaluarit, të gjithë shtetas shqiptarë të moshës midis 21 dhe 46 vjeç, dolën para Gjykatës të enjten më 4 dhjetor. Ata akuzohen kultivim ose prodhim droge, mashtrim me energji elektrike dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Përveç kësaj, dy nga të ndaluarit akuzohen për falsifikim të dyshuar të dokumenteve.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë (KOSTT) ka nënshkruar sot kontratën për ndërtimin e nënstacionit të ri 220/35/10(20) kV në Malishevë, një projekt kapital me vlerë 6,763,766.04 euro, i financuar plotësisht nga vetë kompania.
Projekti përfshin instalimin e një transformatori 40 MVA dhe linjën e re të kyçjes 220 kV, duke e lidhur për herë të parë komunën e Malishevës me rrjetin e tensionit të lartë 220 kV. Kjo nënkupton kapacitete shumë më të mëdha të furnizimit dhe një stabilitet të shtuar, krahas rrjetit ekzistues 35 kV.
Sipas KOSTT-it, investimi do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset e Malishevës, përfshirë cilësi më të lartë të energjisë elektrike, siguri më të madhe të furnizimit dhe mbështetje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik lokal.
Në nivel kombëtar, nënstacioni do të rrisë besueshmërinë e operimit të sistemit, do të ulë varësinë nga linjat e tensionit të mesëm, do të reduktojë humbjet teknike dhe do të forcojë sigurinë operacionale, duke kontribuar gjithashtu në përmbushjen e kriterit rëndësishëm N-1. Projekti krijon edhe hapësirë më të madhe për integrimin e burimeve të energjisë së ripërtëritshme, në përputhje me objektivat afatgjata energjetike të vendit.
KOSTT ka paralajmëruar se afati i planifikuar për përfundimin e punimeve është rreth 13 muaj nga nisja e projektit.
Parashikimet për çmimet më të ulëta të makinave elektrike në vitin 2026 janë premtuese falë rënies së vazhdueshme të çmimeve të baterive litium-jon, të cilat arritën nivelin më të ulët rekord në 2025.
Çmimet e baterive për makinat elektrike kanë rënë ndjeshëm këtë vit. Sipas një analize të re nga BloombergNEF, e cila shqyrton tregjet globale të lëndëve të para, çmimi mesatar i paketave të baterive litium-jon ka rënë për 8 përqind nga viti 2024, duke arritur nivelin më të ulët prej 108 dollarë për kilovat-orë (kWh).
Nëse merret parasysh vetëm çmimi i baterive litium-jon për makinat elektrike, ai tashmë është 99 dollarë për kWh. Kjo është viti i dytë radhazi që çmimi i baterive për makinat elektrike është nën kufirin prej 100 dollarësh.
Paradoksalisht, kjo rënie e çmimeve po ndodh pavarësisht rritjes së çmimeve të lëndëve të para për metale.
Sipas raportit, çmimet e ulëta të baterive janë rezultat i kapacitetit të tepërt masiv në prodhim, si dhe avancimeve teknologjike drejt baterive më të lira LFP (litium-hekur-fosfat), të cilat po fitojnë rëndësi globale.
Tregu evropian gjithashtu ka regjistruar një ulje çmimi prej 8 për qind këtë vit. Një pjesë e kësaj është për shkak se prodhuesit kinezë kanë ridrejtuar eksportin drejt Evropës si përgjigje ndaj barrierave të reja tregtare në SHBA.
Megjithatë, bateritë litium në Evropë janë ende 56 për qind më të shtrenjta se në Kinë, për shkak të kostove më të larta të prodhimit dhe varësisë nga importi i baterive, të cilat Kina duket se i tarifon mirë. /Telegrafi/
Interesi për automjetet elektrike ka rënë ndjeshëm në Holandë. Për herë të parë pas disa vitesh, holandezët janë më pak të interesuar për kalimin në përdorimin e tyre në pesë vitet e ardhshme, duke rënë nga 28 në 23 për qind, sipas një studimi të kryer nga klubi automobilave holandez ANWB.
Rënia prej pesë pikësh përqindjeje tregon një kthesë të rëndësishme pas disa vitesh rritjeje të vazhdueshme.
Grupi i atyre që nuk kanë ndërmend të blejnë automjete elektrike tani është më i madh se ai i të interesuarve.
ANWB-ja i atribuoi këtë trend qeverisë holandeze, e cila ka ndryshuar stimujt për automjetet elektrike dhe nga viti 2024 drejtuesit do të paguajnë taksën mbi automjetet motorike (MRB).
Heqja e përfitimeve ka rritur koston e kalimit në automjete elektrike për shumë drejtues, ndërsa shqetësimet tradicionale mbeten: automjetet elektrike konsiderohen ende të shtrenjta, dhe shumë persona shqetësohen për degradimin e baterive dhe ngarkimin në shtëpi. /Telegrafi/
Ndalimi i shitjes së veturave të reja me benzinë dhe naftë në BE mund të shtyhet deri në vitin 2040.
Kjo është sipas një raporti nga The Times, i cili pretendon se "udhëheqës të lartë të industrisë" kanë konfirmuar privatisht se një njoftim mund të bëhet së shpejti, duke shtyrë afatin aktual 2035, transmeton Telegrafi.
Tim Tozer është ish-drejtori i Mbretërisë së Bashkuar i Vauxhall, Mazda dhe Mitsubishi dhe tani është kryetar i firmës së sigurimeve të makinave, Allianz.
Ai i tha Sunday Times se "ka autoritetin e duhur që BE do të shtojë pesë vjet në [afatin] aktual 2035 për të vendosur datën 2040. [Kjo] do të thotë që nga 1 janari 2040, të gjitha automjetet e reja do të duhet të jenë tërësisht elektrike".
Çdo veprim i tillë nga BE ka të ngjarë të rrisë presionin mbi qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për të shtyrë ndalimin e saj të benzinës dhe naftë, i cili do të zbatohet nga viti 2030; Qeveria laburiste e Keir Starmer e rivendosi këtë afat pasi administrata e mëparshme konservatore, e kryesuar nga Rishi Runak, e shtyu atë në vitin 2035.
Nuk dihet se kur BE do ta bëjë këtë njoftim të rëndësishëm; megjithatë, besohet se ndërsa ndalimi i synuar i Mbretërisë së Bashkuar për vitin 2030 do të lejonte ende që disa makina hibride që mund të përshkojnë një distancë "kuptimplotë" ende të pacaktuar me energji elektrike të shiten deri në vitin 2035, kufiri i BE-së për vitin 2040 do të lejonte që vetëm makinat tërësisht elektrike të mbeteshin në shitje.
BE ka qenë nën presion për të rishqyrtuar ndalimin e saj të planifikuar për njëfarë kohe, jo vetëm nga qeveria gjermane, por edhe nga autoritetet në Itali, Portugali, Sllovaki dhe Bullgari, të cilat paraqitën një plan alternativ në verë.
Ata favorizojnë një objektiv neutral ndaj teknologjisë që do të urdhëronte një ulje prej 90% të emetimeve të CO2 të makinave deri në vitin 2035 dhe një objektiv prej 100% deri në vitin 2040.
Nëse do të ishte ky rasti, prodhuesit e makinave do të kishin fleksibilitet se si do ta arrinin objektivin. Çdo njoftim i BE-së do të vinte gjithashtu pas ndryshimit të politikave nga presidenti amerikan Donald Trump, që ishin hartuar për të inkurajuar konsumatorët amerikanë drejt makinave elektrike.
Edhe pse prodhuesit gjermanë të makinave kanë qenë të hapur në kundërshtimin e tyre ndaj ndalimit, disa prodhues të tjerë të automobilave që janë më në rrugën e elektrifikimit të plotë të gamës së produkteve të tyre i kanë kërkuar BE-së të qëndrojë e vendosur.
Drejtori ekzekutiv i Volvo-s, Hakan Samuelsson, tha së fundmi: "Nuk e shoh logjikën në ngadalësimin".
Në Mbretërinë e Bashkuar, shitjet e makinave elektrike janë rritur ndjeshëm dhe janë rritur me 26% për vitin 2025 deri më sot, por shkalla e rritjes është ngadalësuar në muajt e fundit me shitjet e nëntorit që janë rritur vetëm me 3.6% krahasuar me vitin 2024.
Shumë prodhues po përpiqen gjithashtu të arrijnë objektivat e mandatit ZEV që kërkojnë që 28% e shitjeve të tyre të jenë automjete me zero emetime në vitin 2025 dhe 33% në vitin 2026.
E gjithë kjo po ndodh ndërsa qeveria po e zgjat njëkohësisht Grantin për Makina Elektrike që njoftoi në gusht deri në mars 2030 dhe gjithashtu po prezanton një taksë eVED për milje për makinat elektrike nga viti 2028 - dy lëvizje që mund të argumentohen se ofrojnë mesazhe të përziera për konsumatorët që mendojnë të kalojnë në një automjet elektrik. /Telegrafi/
Pas shkarkimit të Ramadan Ahmetit nga pozita e Drejtorit të Termocentralit B, ka lëvizje të reja në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Klan Kosova ka mësuar ekskluzivisht nga burime brenda KEK se sot është emëruar një tjetër ushtrues detyre në këtë institucion, Jonuz Saraqi.
U.D. i drejtorit Ekzekutiv të KEK-ut, Gramos Hashani, e ka caktuar Saraqin si Ushtrues Detyre të Drejtorit të Termocentralit Kosova B.
Kush është Jonuz Saraqi?
Saraqi ka shërbyer më herët si drejtor i Termocentralit “Kosova A”.
Në vitin 2024, ai ishte shkarkuar nga ish-drejtori i KEK-ut, Bekir Gerguri, për shkak të vlerësimit të dobët të performancës.
Pavarësisht kësaj, këtë vit, Hashani e ka rikthyer atë në pozitë të lartë duke e emëruar drejtor teknik në TCB, ndërsa sot ka vendosur që ai të marrë edhe drejtimin ekzekutiv të këtij termocentrali.
Kujtojmë se paraardhësi i Saraqit, Ramadan Ahmet, u shkarkua të premten nga pozita.
Derisa në Kosovë gjendja në sektorin e energjisë vazhdon të jetë kaotike, Hashani po përshpejton vendimet për emërime dhe shkarkime brenda KEK-ut.
Së fundmi, vëllai i ish-deputetit Bylbyl Sokoli është emëruar U.D. i Drejtorit Operativ të Termocentraleve dhe Minierës.
Ajo që ka ngjallur më shumë reagime është fakti se Sokoli është kimist me profesion, gjë që e bën të pazakontë caktimin e tij në një pozitë kaq të ndjeshme dhe teknike në operimin e termocentraleve dhe minierave. /Kp/
Furnizimi me energji elektrike në disa fshatra të Lezhës, përfshirë Zadrimën, Fishtën, Kallmetin dhe Dajçin, është kthyer në një problem serioz që prej kohësh shqetëson banorët dhe bizneset e zonës. Ndërprerjet e shpeshta të energjisë vijojnë të jenë pjesë e përditshmërisë, ndërsa situata bëhet me problematike sa here ka reshje shiu apo ere te fortë. […]
Një marinar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për një 25-vjeçar nga Azerbajxhani, i cili gjatë kohës që ka qenë duke punuar në bordin e anijes, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Pasi është dërguar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, bluzat e bardha konfirmojnë se nuk ka patur mundësi për t’i dhënë ndihmë, pasi ka mbërritur pa shenja jete.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Anija ka qenë e akostuar në portin e Durrësit, duke shkarkuar mallra gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja./A2 CNN
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Portin e Durrësit, ku një anëtar i ekuipazhit të një anijeje ka humbur jetën tragjikisht gjatë procesit të punës. Viktima është Avaz Yafarov, 24 vjeç, me shtetësi azere, pjesë e ekuipazhit të anijes tregtare “Kyebele”. Ngjarja ndodhi në kalatën nr. 2, ku anija ishte e […]