Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Parafirmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve me Slloveninë

5 February 2026 at 17:00

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Shqipëria dhe Sllovenia kanë përmbyllur me sukses raundin e dytë dhe të fundit të negociatave për marrëveshjen në fushën e punësimit dhe sigurimeve shoqërore. Negociatat u zhvilluan në Tiranë, në datat 2-4 shkurt.

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, e cila kryesoi delegacionin shqiptar, bëri të ditur se “në bashkëpunim të ngushtë me palën sllovene të kryesuar nga Mojca Pršina Kumar, bënë të mundur parafirmosjen e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme”.

Manjani theksoi se marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e punësimit dhe sigurimeve shoqërore, duke garantuar mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe zbatimin e praktikave bashkëkohore në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

“Qytetarët do të përfitojnë nga bashkimi i periudhave kontributive, duke siguruar që vitet e punës të mos humbasin. Gjithashtu, në fushën e punësimit, marrëveshja krijon akses më të lehtë dhe të drejta të barabarta në tregun e punës të të dyja vendeve”, shkruan Manjani.

Nga viti 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar rreth 28 marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore mes të cilave; me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë. Sakaq në fuqi pritet të hyjnë edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë.

Prej 1 qershorit 2025 ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë.

Në proces ende janë marrëveshjet me Poloninë e Serbinë, ndërsa me Francën procesi është drejt arritjes së një dakordësie për fillimin e negociatave.

Vende si Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraeli dhe Letonia kanë dhënë dakordësinë për fillimin e negociatave.

Procesi më i gjatë dhe më i vështirë për palën shqiptare është ai me Greqinë.

1 nga 2

/m.q/j.p/

The post Parafirmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve me Slloveninë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vllaznia fiton dhe kryeson e vetme kampionatin, Tirana mund Egnatian

TIRANË, 1 shkurt /ATSH/ Kategoria Superiore mbylli pasditen e së dielës Javën e 22-të me dy ndeshjet e fundit, ku Vllaznia dhe Tirana dolën triumfuese në transfertat respektive.

Në stadiumin “Niko Dovana”, Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Teutës, duke vijuar momentin pozitiv dhe duke kryesuar tashmë e vetme renditjen me 42 pikë, tre më shumë se Egnatia dhe AF Elbasani. Shkodranët gjetën rrugën e rrjetës që në pjesën e parë dhe më pas administruan avantazhin deri në fund të takimit.

Në “Egnatia Arena”, Tirana arriti një sukses të rëndësishëm 1-0 përballë kampionëve në fuqi të Egnatias. Një fitore me peshë për bardheblutë, që vazhdojnë serinë pozitive dhe ngjiten në vendin e nëntë me 20 pikë, po aq sa Bylisi i vendit të tetë.

Takimet e së shtunës u mbyllën me barazime. Përballja mes Vorës dhe Flamurtarit përfundoi 0-0, në një ndeshje të luftuar dhe të balancuar. Barazim 2-2 u regjistrua edhe në “Arena e Demave” mes Partizanit dhe AF Elbasanit, në një sfidë me ritëm të lartë dhe gola nga të dyja skuadrat.

Pa gola u mbyll edhe takimi mes Dinamo City dhe Bylisit në stadiumin “Air Albania”, ku të dyja ekipet ndanë nga një pikë pas një përballjeje të fortë.

Abissnet Superiore Java 22
1 nga 2

The post Vllaznia fiton dhe kryeson e vetme kampionatin, Tirana mund Egnatian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Redon Xhixha nderon Tiranën përballë Egnatias, Vllaznia kryesuese fiton në Durrës

By: armand
1 February 2026 at 18:38

Kategoria Superiore luajti këtë të dielë dy ndeshjet e fundit të javës së 22-të. Tirana mori një triumf shprese për mbijetesën. Bardheblutë mposhtën 0-1 Egnatian në Rrogozhinë, me golin e të rikthyerit Redon Xhixha. Kryeqytetasit do synojnë të dalin nga zona e ftohtë, sakaq në krahun tjetër, te Egnatian duan kthimin te rezultatet pozitive. Në […]

The post Redon Xhixha nderon Tiranën përballë Egnatias, Vllaznia kryesuese fiton në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Gripi prek kulmin/ ISHP: Mbi 18 mijë persona të infektuar në javë

By: xhir jeta
28 January 2026 at 15:46

Gripi është përhapur në të gjithë vendin dhe është në kulm të qarkullimit të tij.  Prej mesit të  janarit të prekurit janë rritur ndjeshëm duke shtuar fluksin e pacientëve në spitale e qendra shëndetësore. Sipas Institutit të Shëndetit Publik vetëm javën e fundit rreth 18 500 persona me infeksione në rrugët  e frymëmarrjes  kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Më i shprehur është në qytetet e mëdha, që kanë dhe numër më të madh të popullatës, Tirana, Shkodra, Kukësi, Durrësi, Fieri. Aktualisht jemi ne kulmin e qarkullimit që parashikohet dhe javën e parë të shkurtit dhe me pas pritet një rënie graduale e numrit të rasteve.” 

Virusi  që po dominon është ai i tipit A. Instituti i Shëndetit publik konfirmon praninë e nëntipit K që po qarkullon dhe në Europë dhe shfaqet më agresiv.

“Qarkullon virusi i tipit A të gripit me dy nëntipet e tij AH1 dhe  AH3,  por me mbizotërim të  ah3 që gjithashtu  mbizotëron dhe në të gjithë kontinentin Europian.   Nëntipi ah3   paraqet një klinikë më të ashpër  sesa nëntipi AH1. Dallimi i gripit nga këto virozat e tjera është temperaturë e lartë që  reziston për tre deri në 1 javë, 38 gradë dhe më tepër. Janë shenja të përgjithshme si skuqje, lotim, syshë rrjedhje hundësh, kollë dhe dhimbje e theksuar muskulare.  Gripi është një sëmundje që  kërkon regjim shtrati.”

Të prekur janë të gjitha moshat  ndërkohë nuk kanë munguar rastet e rënda dhe shtrimet në spitale.

“Janë rritur format  e rënda dhe hospitalizimet kryesisht tek mosha e re dhe e mesme. S’ka mbingarkesë spitalore, as në terapi intensive.     Tek te rriturit janë 130 shtrime në javë flasim për QSUT,  tek fëmijët një numër i ulët rreth 10 raste.”

Specialistët e shëndetit publik I referohen viteve të shkuara dhe  thonë se rënie e numrit të të prekurve pritet në  mes të shkurtit. Ndërkohë apelojnë për të  shmangur  vendet me shumë njerëz dhe për të  kontaktuar mjekun e familjes me shfaqjen e shenjave klinike./abcnews.al

E kryer, Visar Bekaj rikthehet te Tirana - detajet e marrëveshjes

27 January 2026 at 18:12


Visar Bekaj është lojtar i Tiranës. Portieri i Kombëtares së Kosovës ka arritur marrëveshje me klubin bardheblu dhe pritet që zyrtarizimi të bëhet shumë shpejt.

Bekaj ka nënshkruar kontratë për 1 vjet e gjysmë me një klauzolë shkëputjeje gjatë verës, e cila i hap rrugë një transferimi të mundshëm jashtë vendit.

Telegrafi mëson se ai do të jetë lojtari më i paguar në ligë, me një pagë mujore që kalon 15 mijë euro.

Ky është një rikthim për portierin kosovar te Tirana, klub me të cilin ka pasur paraqitje shumë të mira në të kaluarën, duke mbajtur madje edhe shiritin e kapitenit. Performancat e tij e bënë një nga figurat kryesore të skuadrës në atë periudhë.

Nga Tirana, Bekaj u transferua në Turqi te Hatayspor, ku qëndroi për dy sezone, duke fituar përvojë në një kampionat më të fortë. Më herët në karrierë, ai ka mbrojtur edhe ngjyrat e FC Prishtinës.

Portieri 28-vjeçar është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Kosovës, ku ka qenë rregullisht i grumbulluar, ndërsa rikthimi i tij te Tirana shihet si një lëvizje e duhur dhe një sinjal i qartë për ambiciet e klubit kryeqytetas për t'i shpëtuar rënies. /Telegrafi/

Pasi përlanë 200 mln euro në Shqipëri, arkitektët e huaj ngrenë në qiell Ramën

By: armand
25 January 2026 at 22:28

Disa nga arkitektët më të njohur të botës kanë lëshuar tonelata me lavdërime për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili sipas tyre e ka kthyer Shqipërinë në një shkollë të arkitekturës botërore. Stefano Boeri, Wini Maas, Christian Kerez, Beat Huesler dhe të tjerë kanë folur për revistët designboom, që i dedikohet zhvillimeve arkitekturore nëpër […]

The post Pasi përlanë 200 mln euro në Shqipëri, arkitektët e huaj ngrenë në qiell Ramën appeared first on BoldNews.al.

Tirana mund Flamurtarin, vendos goli i Myslovič

25 January 2026 at 16:13

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Tirana fitoi 1-0 ndaj Flamurtarit në stadiumin “Selman Stermasi” dhe rindezi betejën për mbijetesë. Ndeshja e vlefshme për javën e 21-të të Superligës dhuroi emocione për sportdashësit.

Bardheblutë arritën të marrin një tripikësh të rëndësishëm ndaj një rivali të drejtpërdrejtë për mbijetesë si Flamurtari. Sfida u vendos nga goli i Patrik Myslovič në minutën e 77-të. Trekuartisti sllovak bashkëpunoi mirë me Xhixhën gjatë një inkursioni në zonën e kuqezinjve mysafirë, nga ku dhe goditi me të djathtën e tij, duke dërguar topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga portieri i Flamurtarit.

Pas këtij momenti, kuqezinjtë nga Vlora ushtruan presion ndaj portës së Tiranës, por bardheblutë e menaxhuan mirë ndeshjen, duke mos lënë hapësira në prapavijë dhe duke ruajtur portën e paprekur.

Ky tripikësh e ngjit Tiranën në kuotën e 17 pikëve, një më pak se Flamurtari i vendit të parafundit dhe dy më pak se Bylisi, duke rihapur betejën mes tre skuadrave për mbijetesë.

Kjo fitore vjen në një moment të trishtë për bardheblutë, pasi një ditë më parë vajza 10-vjeçare e futbollistit të kryeqytetasve, Freddy Alvarez, humbi jetën tragjikisht pas një incidenti në banesë.

Pak para nisjes së sfidës, futbollistët e të dyja skuadrave u mblodhën në mesin e fushës për t’i dhënë lamtumirën e fundit Irinës, vajzës së futbollistit të KF Tiranës, Freddy Alvarez, e cila u nda tragjikisht nga jeta pa mbushur ende 10 vjeç.

Gjatë minutës së heshtjes, tifozët u panë në lot, dukshëm të prekur nga humbja e vogëlushes, e cila prej tre javësh banonte në kryeqytet, pasi i ati, mesfushori i bardhebluve, ishte bashkuar vetëm këtë janar me KF Tiranën.

Ultrasit e bardhebluve, “Tirona Fanatics”, kishin përgatitur edhe një banderolë në nderim të saj, ndërsa futbollistët dhe stafet e të dyja skuadrave u drejtuan drejt tribunave dhe me lule në duar nderuan kujtimin e saj.

Irina Alvarez Esquivel, vogëlushja që do të mbushte 10 vjeç në qershor të këtij viti, dyshohet se u rrëzua nga krevati dykatësh dhe pësoi lëndime të rënda, të cilat rezultuan fatale.

Ndeshja mes KF Tiranës dhe Flamurtarit ishte e programuar për të shtunën, por pas dakordësisë mes klubeve u shty me 24 orë.

Ndeshjet e javës
Bylis-Egnatia 2-2
Vllaznia-Pratizani 1-0
Teuta-Vora 1-1
Tirana-Flamurtari 0-0
Elbasani-Dinamo City në 17:00

Klasifikimi: Vllaznia dhe Egnatia 39 pikë, AF Elbasani 35, Dinamoi City 33, Teuta 27, Partizani 26, Vora 24, Bylisi 19, Flamurtari 18 dhe Tirana 17

-Elbasani dhe Dinamo City kanë një ndeshje më pak

The post Tirana mund Flamurtarin, vendos goli i Myslovič appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana ndez “luftën” për mbijetesë, bardheblutë mposhtin Flamurtarin

By: armand
25 January 2026 at 15:48

Kanë përfunduar një prej dy ndeshjeve të para para të ditës së sotme, të vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Tirana ia doli që të triumfonte në shtëpi përballë Flamurtarit me rezultatin 1-0, falë golit të sulmuesit sllovak Myslovic. Kështu, bardheblutë shkojnë në kuotën e 17 pikë në vendin e fundit, me 1 pikë […]

The post Tirana ndez “luftën” për mbijetesë, bardheblutë mposhtin Flamurtarin appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi te klubi i Tiranës, vdes tragjikisht vajza e vogël e mesfushorit të tyre

24 January 2026 at 12:41


Klubi shqiptar i futbollit, Tirana, është zgjuar sot (e shtunë) me një lajm tragjik, pasi lojtari i tyre, Freddy Alvarez, ka humbur vajzën gjatë orëve të para të mëngjesit.

Mesfushori 30-vjeçar nga Costa Rica ka humbur tragjikisht vajzën e tij gjatë ditës së sotme dhe njoftimi pa ardhur nga faqja zyrtare e klubit Tirana.

“Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë”.

“I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë”.

“Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe”, thuhet në njoftimin e parë të klubit tiranas.


Më vonë, faqja zyrtare e klubit kryeqytetas ka njoftuar se ndeshje e sotme (e shtunë) ndaj Flamurtarit është shtyrë.

“Në shenjë respekti dhe solidariteti për humbjen e madhe të familjes Alvarez, është vendosur që ndeshja e planifikuar ndaj ekipit të Flamurtarit të shtyhet për ditën e nesërme, në orën 13:30, në stadiumin “Selman Stërmasi””, thuhet në njoftim.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare, vdekja e vajzës ka ardhur në spital pasi është dërguar në gjendje kritika pas rrëzimit të saj nga krevati dykatësh (marinar). /Telegrafi/

Zyrtare/ Ka luajtur me Atalantën, Tirana firmos me 29-vjeçarin kroat

By: armand
23 January 2026 at 18:44

Tirana është pa rival në merkaton e janarit të Superiores. Klubi ka prezantuar Anton Kresiç, i cili iu bashkua menjëherë pjesës tjetër për përgatitjet anti-Flamurtari. 29-vjeçari është produkt i Atalantës ndërsa ka qenë pjesë e klubit në vitin 2022. Kulmin e pati në vitin 2024 ku kartoni i tij vlerësohej 1.3 milionë euro në tregun […]

The post Zyrtare/ Ka luajtur me Atalantën, Tirana firmos me 29-vjeçarin kroat appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Lezhë 45-vjeçari, pritet ekstradimi në Spanjë

23 January 2026 at 09:52

LEZHE – Finalizohet operacioni i koduar “Aksi”. Në pranga ka rënë një 45-vjeçar. Sipas Policisë shtetasi Ardit Isufi është pjesëtari i një grupi kriminal që akuzohet se ka kryer vjedhje me armë, në Spanjë.

Ai kap teksa lëvizte me automjet, te rrethrrotullimi i Shëngjinit, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë.

Në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Spanjë i kanë caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 45-vjeçari drejtonte automjetin tip “Benz”, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” dhe dokumenti i dyshuar i falsifikuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Rochester Institute of Technology në Tiranë, kapitull i ri në partneritetin SHBA–Shqipëri

TIRANË, 22 janar/ATSH/ E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi një vizitë në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë, e cila prej një viti ofron programet e diplomave të Rochester Institute of Technology (RIT) në Shqipëri.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë përcolli në rrjetet sociale momente nga vizita e VanHorn në Institutin Rochester të Teknologjisë duke vënë në dukje se përsosmëria amerikane në arsim vazhdon të formësojë të ardhmen e teknologjisë dhe inovacionit në mbarë botën.

“Hapja e Rochester Institute of Technology në Tiranë shënon një kapitull të ri në partneritetin SHBA–Shqipëri, duke fuqizuar brezin e ardhshëm të udhëheqësve të teknologjisë me arsim të nivelit botëror, sipas modelit amerikan”, nënvizoi ambasada amerikane.

Po ashtu, ambasada shpreh mbështetjen për RIT Tirana teksa ndërton një fuqi punëtore të talentuar dhe forcon lidhjet mes vendeve tona.

RIT Tirana nisi aktivitetin vjeshtën e kaluar në vitin akademik 2025-2026 duke ofruar programet e diplomave të Rochester Institute of Technology (RIT) në Shqipëri. me standard të ri në arsimin e lartë teknologjik në vend.

 Kampusi i ri i RIT po krijohet në bashkëpunim me Institutin “Harry Fultz” në Tiranë dhe ofron bachelor of science në Teknologji Informacioni (Computing and Information Technology) dhe Inxhinieri Elektrike (Electrical Engineering Technology).

RIT Tirana ofron një diplomë të akredituar nga SHBA, të lëshuar direkt nga RIT New York.

 

/k.s/j.p/

The post Rochester Institute of Technology në Tiranë, kapitull i ri në partneritetin SHBA–Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mesfushori Qëndrim Ismajli firmos për KF Teuta

14 January 2026 at 22:25

TIRANË, 14 janar/ATSh/ Qëndrim Ismajli është bashkuar me skuadrën e Teutës. Ky lajm është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një njoftimi për mediet.

Klubi i Futbollit Teuta njofton se mesfushori Qëndrim Ismajli është zyrtarisht futbollisti më i ri i kësaj skuadre.

Sipas njoftimit, 26-vjeçari i bashkohet Teutës nga KF Tirana, ku me paraqitjet e tij ka spikatur si një nga lojtarët më të dalluar të kampionatit, duke treguar cilësi, eksperiencë dhe stabilitet në repartin e mesfushës.

Ismajli ka luajtur me ekipe si Gjilani, KF Dardana dhe Flamurtari. Eksperienca me Tiranën ka qenë aventura e parë në Shqipëri, ndërsa tani është bashkuar me fanellën e “Teutës”.

/e.i/a.f/r.e/

The post Mesfushori Qëndrim Ismajli firmos për KF Teuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana fiton në Ballsh ndaj Bylisit, Nuhiu merr suksesin e parë

14 January 2026 at 15:38

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Tirana e ka nisur vitin 2026 me fitore në kampionatin e Kategorisë Superiore.

Bardheblutë triumfuan 0-1 në transfertë ndaj Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të, të zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”.

Takimi u karakterizua nga lojë e luftuar, me raste për të dyja skuadrat, por pjesa e parë u mbyll pa gola. Në fraksionin e dytë, Tirana gjeti avantazhin pas një penalltie të fituar nga Redon Xhixha. Nga pika e bardhë, Rafael u tregua i saktë, duke shënuar golin e vetëm të takimit.

Skuadra kryeqytetase administroi avantazhin deri në fund, duke siguruar tre pikë të rëndësishme. Kjo ishte fitorja e parë për trajnerin Ardian Nuhiu në drejtimin e Tiranës.

Pas këtij suksesi, Tirana mbetet në vendin e fundit të renditjes me 13 pikë, duke vijuar luftën për mbijetesë. Bylisi, me pesë pikë më shumë, renditet në vendin e tetë të klasifikimit.

/gj.m/j.p/

The post Tirana fiton në Ballsh ndaj Bylisit, Nuhiu merr suksesin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ 25 kilometra trafik, qytetarët “vërshojnë” në Dajtin e zbardhur nga bora, bllokohen për orë të tëra në rrugë

By: D Marku
11 January 2026 at 20:48

Pas ditësh të tëra me mot të keq, reshje intensive dhe përmbytje në disa zona, kjo e diel me diell ka tërhequr mijëra qytetarë drejt Malit të Dajtit.

Bora që ka zbardhur malin është kthyer në magnet për familje, të rinj dhe turistë, duke e shndërruar zonën në destinacionin më të frekuentuar të fundjavës.

Megjithatë, fluksi i jashtëzakonshëm i vizitorëve ka sjellë edhe trafik të rënduar rrugor.

Aksesi drejt Dajtit është paralizuar pothuajse plotësisht, me radhë të gjata automjetesh që kanë krijuar trafik kilometrik.

Sipas pamjeve me dron, autokolonat shtriheshin deri në rreth 25 kilometra, duke e bërë udhëtimin drejt malit një sfidë të vërtetë për drejtuesit e mjeteve.

Jo vetëm ngjitja, por edhe kthimi nga Dajti është shoqëruar me vonesa të gjata dhe lodhje për vizitorët, të cilët janë përballur me orë të tëra pritjeje në trafik.

Pavarësisht kësaj, shumë prej tyre nuk kanë hequr dorë nga dëshira për të shijuar borën, ajrin e pastër dhe panoramën dimërore që ofron mali më i afërt me Tiranën.

The post VIDEO/ 25 kilometra trafik, qytetarët “vërshojnë” në Dajtin e zbardhur nga bora, bllokohen për orë të tëra në rrugë appeared first on Albeu.com.

Tirana kërkon të shpëtojë sezonin, klubi bardheblu njofton afrimin e radhës

By: armand
9 January 2026 at 19:10

Tirana vazhdon me afrimet në merkato teksa bardheblutë kanë zyrtarizuar një tjetër përforcim. Bëhet fjalë për mbrojtësin Diar Halili. Ai vjen nga Prishtina, ndërsa do të jetë pjesë e Tiranës në huazim deri në fund të sezonit. Lojtari ka bërë prezantimin e tij dhe menjëherë ka nisur nga puna, nën urdhrat e trajnerit Ardian Nuhiu. […]

The post Tirana kërkon të shpëtojë sezonin, klubi bardheblu njofton afrimin e radhës appeared first on BoldNews.al.

Sulmuesi Redon Xhixha rikthehet tek Tirana

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Sulmuesi Redon Xhixha është rikthyer tek Tirana. Lajmi është konfirmuar nga Klubi i Futbollit Tirana. Xhixha, 27-vjeçar, rigjen fanellën bardheblu tre vite pas largimit te Qarabag dhe përvojës te CR Belouizdad në Algjeri.

Sulmuesi u largua nga Tirana në janarin e vitit 2023, duke vijuar karrierën në Azerbajxhan te Karabaku, ku pati një eksperiencë të rëndësishme në aspektin profesional. Më pas, ai firmosi me CR Belouizdad, ekip me të cilin ka zhvilluar 5 ndeshje dhe ka grumbulluar 117 minuta lojë.

Rikthimi i Xhixhës shihet si një lëvizje strategjike nga drejtuesit bardheblu, të cilët synojnë të forcojnë repartin e sulmit për gjysmën e dytë të sezonit.

Në 55 ndeshje me Tiranën në Superligë, Xhixha ka shënuar 32 gola dhe asistuar në shtatë raste.

/m.q/r.e/a.f/

The post Sulmuesi Redon Xhixha rikthehet tek Tirana appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana “pa frena” në merkato, bardheblutë gjejnë akordin me talentin shqiptar që ka luajtur te akademia e Portos

By: M C
6 January 2026 at 21:46

Merkato janari dhe Tirana ka nisur me ndryshimet dhe lëvizjet e saja. Drejtori sportiv Omer Bunjaku, është i gatshëm që ekipit të trajnerit, Ardian Nuhiu të mos i mungojë asgjë, madje të ketë dhe hyrje të reja shumë premtuese.

Kryeqytetasit kanë bërë shumë largime që në fillim të këtij viti, por nuk kanë munguar as prezantimet e lojtarëve të rinj. Ndërsa emri i cili po lakohet më shumë është mbrojtësi Diar Halili. Ky i fundit luan për ekipin e Prishtinës.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar ka gjetur akordin me Tiranën dhe pritet të bëhet pjesë e tij në ditët në vijim. Halili ka eksperiencë në Superligën e Kosovës me Prishtinën, ndërsa më parë ka veshur edhe fanellën e Vjosës, Besës dhe 2 Korrikut në kampionatin kosovar, si dhe ka qenë për një vit pjesë e ekipit të Portos U19 në Portugali.

The post Tirana “pa frena” në merkato, bardheblutë gjejnë akordin me talentin shqiptar që ka luajtur te akademia e Portos appeared first on Albeu.com.

Kurthi me “kazinotë virtuale”: Si po zhvaten shqiptarët në Facebook

6 January 2026 at 16:39

Në fund të vitit që shkoi, punonjësit e Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit, AMLF, u alarmuan kur hasën në rrjete sociale reklama për kazino virtuale në Shqipëri. Reklamuesit përdornin emrat e tre kazinove të licesuara, shoqëruar me premtime për fitime të sigurta. AMLF kontaktoi menjëherë kazinotë me shkresa zyrtare se nuk ishin të […]

The post Kurthi me “kazinotë virtuale”: Si po zhvaten shqiptarët në Facebook appeared first on Reporter.al.

Tirana zyrtarizon afrimin e mbrojtësit Johan Enrique Cortes Alfaro

5 January 2026 at 16:42

TIRANË, 5 janar /ATSH/ KF Tirana ka prezantuar një tjetër afrim në merkaton e dimrit, duke zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Johan Enrique Cortes Alfaro.

Futbollisti 25-vjeçar, pas kryerjes së analizave mjekësore, ka hedhur firmën në kontratë dhe është bërë zyrtarisht pjesë e bardhebluve.

Cortes Alfaro i është bashkuar menjëherë ekipit në fushën stërvitore dhe ka nisur përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Nuhiu, duke u vënë në dispozicion të stafit teknik për sfidat e radhës.

Afrimi i tij vjen si pjesë e riorganizimit të skuadrës në një moment delikat të sezonit.

Ky transferim shënon një hap të radhës në një merkato mjaft aktive për Tiranën, e cila pak ditë më parë zyrtarizoi largimin e nëntë futbollistëve nga organika. Klubi bëri me dije se Dembele, Junior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez nuk janë më pjesë e skuadrës, largime të realizuara me marrëveshje të përbashkët mes palëve.

Masat drastike vijnë pas pozicionit të fundit në renditje dhe rrezikut serioz të rënies nga kategoria.

Gjatë këtij sezoni, KF Tirana ka ndërruar tre trajnerë, ndërsa në merkaton e dimrit priten afrime të tjera në të gjitha repartet, nën drejtimin e drejtorit sportiv Omer Bunjaku, me synimin për të përmbysur situatën dhe për të siguruar mbijetesën.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Tirana zyrtarizon afrimin e mbrojtësit Johan Enrique Cortes Alfaro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌