Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Main stream

Bardhi: Zvarritja për imunitetin e Ballukut, strategji për të bllokuar SPAK-un

28 January 2026 at 13:07

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot ndaj vendimit të Kuvendit për të shtyrë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Zvarritja e çështjes Balluku, si në Parlament ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, nuk është rastësi, por një operacion i koordinuar politik për të bllokuar SPAK-un dhe për të mbrojtur korrupsionin në majë të pushtetit”, u shpreh Bardhi.

Sipas tij, të njëjtën strategji ka ndjekur edhe Gjykata Kushtetuese, e cila dje shtyu pa afat vendimmarrjen për Belinda Ballukun.

“Sot, Kuvendi i Shqipërisë ka vijuar të njëjtën linjë: është shtyrë, pa asnjë arsye të ligjshme, mbledhja e Këshillit të Mandateve, me justifikimin se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse masa e re e sigurisë që kërkon SPAK ndaj Ballukut nuk ka asnjë lidhje me çështjen e pezullimit nga detyra”, shtoi Bardhi.

Si shtyrja nga Gjykata Kushtetuese, ashtu edhe shtyrja nga Kuvendi, për Bardhin, “janë hallka të të njëjtit zinxhir mbrojtës, të komanduar politikisht nga Edi Rama”.

“Për shkak se ka marrë një vendim pezullimi të vendimit të GJKKO-së, Gjykata Kushtetuese ka detyrimin ligjor të shqyrtojë këtë çështje me përparësi dhe të konkludojë me një vendimmarrje që zhbllokon veprimtarinë hetimore të SPAK”, shtoi Bardhi.

Çdo vonesë, sipas tij, “është shërbim i drejtpërdrejtë për Edi Ramën, për të blerë kohë kundër drejtësisë, dhe për Ballukun, për prishje provash, intimidim dëshmitarësh dhe vijim të aferave korruptive me vlerë miliona euro”.

/m.m/j.p/

The post Bardhi: Zvarritja për imunitetin e Ballukut, strategji për të bllokuar SPAK-un appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi: Parkimi dysh dënohet me burg, por po vodhe 50 mln euro ulesh në karrigen e Ballukut

By: Ela
27 January 2026 at 22:34

Gazment Bardhi ka deklaruar në Kuvend se Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku dënohet me burg parkimi dysh. Bardhi tha se kemi mbetur akoma me rrugët dhe me bulevardet që kemi pasur para viteve ’90, ndërsa për qeverinë Rama po parkove dysh je kriminel dhe të çojnë në burg. Por, shton Bardhi me […]

The post Bardhi: Parkimi dysh dënohet me burg, por po vodhe 50 mln euro ulesh në karrigen e Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 27 January 2026Main stream

Bardhi: Të tërhiqet projektligji për ndryshimet në Kodin Penal, duhen më tepër diskutime

27 January 2026 at 21:26

TIRANË, 27 prill/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, ku po diskutohen ndryshime në Kodin Penal, kërkoi që ndryshimet e propozuara të tërhiqen nga diskutimi dhe të merret më shumë kohë për diskutim.

Bardhi theksoi se Kodi Penal ekziston për të parandaluar veprime që dëmtojnë interesin publik, jetën dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe për të mbrojtur pronën dhe të mirat e përbashkëta.

Ai kujtoi se Kodi Penal është miratuar në vitin 1995 dhe ka pësuar ndryshime të shumta për t’u harmonizuar me standardet europiane.

Ai shtoi se Parlamenti ka marrë angazhimin për të reflektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR për dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe për përshtatjen e dispozitave me standardet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes.

“Pyetja është pse nuk po plotësohen këto rekomandime në raportin e fundit të OSBE/ODIHR”, theksoi ai.

Sipas Bardhit, shpifja duhet trajtuar si çështje civile dhe të përputhet me standardet ndërkombëtare, pasi aktualisht dispozitat nuk janë harmonizuar plotësisht.

Bardhi vuri në dukje se ndryshimet e sjella parashikojnë ndëshkime për qytetarët për shkelje të vogla, si parkimi i makinës dysh, ndërsa rastet më të mëdha të korrupsionit dhe grabitjes së pronës publike trajtohen më lehtë.

“Ndërsa qytetarët përballen me gjoba dhe burg për shkelje të vogla, korrupsioni dhe keqmenaxhimi i pronës publike vazhdojnë të trajtohen si normale”, tha ai.

Ai theksoi se ndryshimet në Kodin Penal në vitet e mëparshme merrnin gjashtë muaj kohë dhe përfshinin deputetë me përvojë, dhe diskutime jo vetëm me anëtarë të grupit parlamentar të PD-së por edhe Ministrinë e Drejtësisë.

/a.f/r.e/

The post Bardhi: Të tërhiqet projektligji për ndryshimet në Kodin Penal, duhen më tepër diskutime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Balluku që abuzoi me 50 mln euro, me votën e saj do fusë në burg qytetarët që parkojnë dysh

By: M C
27 January 2026 at 20:58

Drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, duke deklaruar se ato synojnë ndëshkimin e qytetarëve për shkelje të vogla, ndërsa abuzimet e rënda me fondet publike mbeten të pandëshkuara.

Duke folur pasditen e sotme në seancën plenare të Kuvendit, Bardhi u shpreh se me ndryshimet e reja, parkimi i dyfishtë parashikohet të konsiderohet vepër penale, ndërkohë që, sipas tij, korrupsioni është dekriminalizuar. Ai akuzoi zv/kryeministren Belinda Balluku për abuzim me 50 milionë euro, duke theksuar se pavarësisht këtyre akuzave, ajo paraqitet në Kuvend për të votuar Kodin e ri Penal.

Sipas tij, në një vend ku ndërtohen kulla të reja pa infrastrukturë rrugore të mjaftueshme, qytetarët ndëshkohen për parkim të dyfishtë, ndërsa zyrtarë të lartë të akuzuar për abuzime financiare vazhdojnë të ushtrojnë funksione shtetërore.

Bardhi kujtoi gjithashtu se Kodi Penal është ndryshuar disa herë ndër vite dhe se çdo herë është përshtatur me standardet e Bashkimit Evropian. Ai përmendi se në vitin 2012 Kuvendi miratoi dekriminalizimin e shpifjes, ndërsa sot, sipas tij, kërkesat ndërkombëtare shkojnë drejt dekriminalizimit të plotë të saj.

Në përfundim, kreu i grupit parlamentar të PD-së theksoi se ndryshimet e reja në Kodin Penal krijojnë standarde të dyfishta, duke ndëshkuar qytetarët për shkelje të vogla, ndërsa zyrtarët e akuzuar për korrupsion mbeten të paprekur.

Gazment Bardhi: Kodi Penal ka ndryshuar disa herë dhe gjithmonë është përshtatur sipas standardeve të BE-së.
Në 2012, ky Kuvend ka miratuar dekriminalizimin e shpifjes, sot jemi në një tjetër standard, ku kërkesa ndaj Shqipërisë na kërkojnë dekriminalizimin e plotë të shpifjes.

Më gjeni një vend të dytë që parkimin dysh ta kenë vepër penale. Këta që kanë dekriminalizuar korrupsionin, vjedhin 50 mln euro me një dorë dhe thonë pse të shkojë ajo në burg. Ama po parkove dysh të fut ky në burg dhe shefi i këtij. Në një vend ku ndërtohen kulla të reja dhe s’ka rrugë, këta të dënojnë për parkim dysh.

Po parkove dysh i thoni shqiptarëve të cojmë në burg, ama po vodhe apo abuzove me 1.1 mln euro si zv/kryeministrja juaj, ti duhet të vish këtu si numër 2 në karrigen e zv/kryeministres, madje jam i bindur se do vijë sot ta votojë Kodin Penal. Qytetari që parkon dysh duhet të futet në burg me votën e Belinda Ballukut kurse zv/kryeministrja vjedh 50 mln euro dhe vjen të votojë për ta futur qytetarin në burg.

The post Bardhi kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Balluku që abuzoi me 50 mln euro, me votën e saj do fusë në burg qytetarët që parkojnë dysh appeared first on Albeu.com.

Bardhi: Shkrirja e Kadastrës së Vlorës, pasojë e dështimit të Policisë për të garantuar sigurinë

By: armand
27 January 2026 at 13:45

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar në Kuvend se shkrirja e Zyrës së Kadastrës në Vlorë është pasojë e dështimit të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë e institucioneve publike. Sipas Bardhit, krimi i organizuar ka depërtuar në hipotekën e Vlorës, duke e bërë të pamundur ushtrimin […]

The post Bardhi: Shkrirja e Kadastrës së Vlorës, pasojë e dështimit të Policisë për të garantuar sigurinë appeared first on BoldNews.al.

Bardhi: Kuvendi po pengon drejtësinë për Ballukun

27 January 2026 at 11:52

TIRANË, 27 janar /ATSh/ Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, tha sot se Kuvendi u kthye në bunker për mbrojtjen e korrupsionit duke iu referuar kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që ka për objekt dhënien e autorizimit nga Kuvendi për heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi tha se Kuvendi dështoi që të mbrojë pushtetin nga drejtësia.

“Ky parlament e ka nisur këtë sesion me një heshtje të qëllimshëm që ka si funksion të vetin të mbrojë  pushtetin nga drejtësia. Sot kemi një mazhorancë të ngritur mbi paratë e pista të korrupsionit dhe karteleve të drogës që në vend të detyrës ka zgjedhur friken në vend të ligjit ka zgjedhur nënshtrimin ndaj Kryeministri. Sot përballemi me një pyetje shumë të thjeshtë është Kuvendi i Shqipërisë një institucion i ligjit apo një mburojë politike për korrupsionin dhe kundër drejtësisë”, tha Bardhi.

Sipas tij, që prej 19 dhjetorit Kuvendi kishte një detyrim shumë të qartë, të panegocueshëm, të vendoste pa vonesë për pranimin e SPAK për heqjen e  imunitetit të Belinda Ballukut.

“Kishte një detyrë të vetme të mos i fshihej drejtësisë, por Kuvendi dështoi që ta përmbushë këtë detyrim. Zëvendëskryeministrja e pandehur vazhdon detyrën sikur asgjë nuk ka ndodhur e akuzuar dhe nën hetim aktiv për 11 procedura prokurimi dhe koncesioni me vlerë totale 1.1 miliard euro”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, Kuvendi heshti ndaj kërkesë së prokurorisë, pari kryetari i Kuvendit nuk zbatoi ligjin por iu nënshtrua urdhrit politik të Kryeministrit.

“Bazuar në këtë dosje, kërkesa jonë ka qenë një dhe vetëm një mbledhja e Këshillit të Mandateve, për t’i hapur rrugë Kuvendit, për të vendosur mbi kërkesën e SPAK. Kërkuam këtë mbledhje 5 herë për kryetari i Kuvendit heshti, pasi kryeministri kishte shpallur injorimin e kërkesë së SPAK dhe të drejtësisë”, u shpreh Bardhi.

“Një kryetar Kuvendi ka vetëm një detyrë t’i shërbejë ligjit dhe jo Kryeministrit. Kur kryetari i Kuvendit nuk përgjigjet ndaj kërkesave zyrtare të Kuvendit, heshtja e tij shndërrohet në mburojë politike, jo për qytetarët, por për korrupsionin. Ky Kuvend është kthyer në bunker të korrupsionit, jo sepse mungojnë provat por se këtu bllokohet drejtësia me urdhër të Kryeministrit”, tha Bardhi.

Bardhi tha se mazhoranca nuk ka mbrojtur Kushtetutën, “por e ka vënë atë në shërbim të mbrojtjes së korrupsionit”.

“Nuk kam asnjë iluzion që do të jepni dorëheqjen se integriteti kërkon pavarësi dhe liri. Për të mbrojtur karrigen, keni zgjedhur që të mbroni paligjshmërinë”, u shpreh Bardhi, teksa iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Seanca plenare e Kuvendit, foto: Florian Abazaj
1 nga 9

/m.q/j.p/

The post Bardhi: Kuvendi po pengon drejtësinë për Ballukun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi: Proda i lidhur me bandat, së bashku me Koçiun të japin llogari për dhunën në protestë

By: armand
27 January 2026 at 10:58

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu që të japë sqarim për dhunën policore në protestën e opozitës të 24 janarit. Në fjalën e tij në Parlament, Bardhi akuzoi Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda si të lidhur me bandat kriminale. “Ministrja e Brendshme të […]

The post Bardhi: Proda i lidhur me bandat, së bashku me Koçiun të japin llogari për dhunën në protestë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Bardhi: Askund në Europë Kryeministri nuk mbron korrupsionin

25 January 2026 at 09:50

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një reagim për mediet u shpreh se në asnjë vend të Europës kryeministri nuk mbron korrupsionin.

Duke iu referuar reagimit të kryeministrit Edi Rama, të publikuar mëngjesin e së dielës mbi protestën e opozitës, ku ai theksoi se në asnjë vend të Europës dhuna nuk është pjesë e programit të një partie politike, Bardhi nënvizon se “askund në Europë, kryeministri nuk shndërrohet në avokat të korrupsionit”.

“Edi Rama është një kryeministër i skaduar dhe mbrëmë reagoi kundër protestuesve si çdo regjim i korruptuar që ka humbur kontrollin: me dhunë shtetërore, gaz lotsjellës të skaduar dhe ujë me piper”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.

“Kudo në Europë, kur një kryeministër kapet në skandale dhe u përgjigjet qytetarëve me dhunë, ai nuk qeveris më. Ai largohet. Nuk fshihet pas propagandës. Nuk kriminalizon opozitën. Nuk dhunon qytetarët”, vijon reagimi.

Sipas Bardhit, “askund në Europë kryeministri nuk shndërrohet në avokat të korrupsionit, siç po bën Edi Rama me Belinda Ballukun. Kur zëvendëskryeministrja implikohet në korrupsion, hetohet dhe merret e pandehur”.

“Askund në Europë një kryeministër nuk paracakton tenderat. Askund në Europë një kryeministër nuk cakton një koordinator mes qeverisë dhe krimit të organizuar, siç ka bërë Edi Rama me Ergys Agasin. Askund në Europë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk emërohet nga koordinatori i krimit të qeverisë. Askund në Europë kryeministri nuk sulmon drejtësinë për të mbrojtur korrupsionin e vet, të familjes së vet dhe të bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë”.

“Po, kudo në botë, regjimet e korruptuara dhe diktaturat reagojnë me dhunë ndaj protestuesve. Ky është Edi Rama, sepse vetëm regjimet e kalbura reagojnë me dhunë ndaj protestave. As gazi i skaduar, as uji me piper nuk do ta mbrojnë më.

Koha e kryeministrit të korrupsionit dhe e karteleve të drogës ka skaduar”, përfundon Bardhi.

Foto e publikuar nga Kreu i grupit parlamenbtar te PD, Gazment Bardhi

 

The post Bardhi: Askund në Europë Kryeministri nuk mbron korrupsionin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reagimi i Ramës për protestën e PD, Bardhi: Kryeministër i skaduar që mbron korrupsionin

By: Elva
25 January 2026 at 10:13

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar  ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama për protestën e zhvilluar një ditë më parë nga PD, duke e cilësuar atë si një drejtues “të skaduar” që mbron korrupsionin dhe përdor dhunën ndaj qytetarëve. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se askund në […]

The post Reagimi i Ramës për protestën e PD, Bardhi: Kryeministër i skaduar që mbron korrupsionin appeared first on BoldNews.al.

“Nuk na bën dot për budallenj”/ Monika Kryemadhi shpërthen ashpër ndaj Rogertit, banori: Pse e mbron Mirin?

By: gaze tare
24 January 2026 at 22:01

Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së Rogertit, duke e akuzuar për gjuhë fyese, mungesë respekti dhe tentativa për manipulim të situatave brenda shtëpisë. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi theksoi se Rogerti nuk mund të justifikojë deklaratat dhe qëndrimet e tij duke u fshehur pas izolimit të banorëve, ndërsa vuri theksin te mënyra se si ai është drejtuar ndaj vajzave dhe djemve të shtëpisë, duke e konsideruar këtë sjellje të papranueshme dhe denigruese.

“Ti mund ti marres per budallenj ata brenda, po neve nuk na ben dot per budallenj. Kush je ti qe hyn aty dhe merresh me ndershmerine e vajzave, u ke mbajtur pishtarin? Kush je ti qe shan cunat e shtepise? Kush je ti qe i tha Selines ashtu, a te sheh gruaja jote si flet. Atehere duhet pare gruaja jote se mund te jetoje ne dhune psikologjike dhe verbale sesi sillesh ti. Ti Rogert nuk mund te hysh me skeme nga jashte, nuk mund te perfitosh per izolimin qe ata kane pasur, duke perdorur ate gjuhe, Une jam veriore vete, nuk i nderon ti ata. Eshte nje skeme e shemtuar. Nuk duron dot njeri te nena.”

Rogerti ka hedhur një akuzë të drejtpërdrejtë në drejtim të opinionistes, duke vënë në dyshim paanshmërinë e saj dhe duke sugjeruar se ajo mund të ketë një lidhje personale me Mirin.

“Ke që në fillim që mbron Mirin, mos ndoshta e njeh Mirin? Na thuaj lidhjen me Mirin?”

The post “Nuk na bën dot për budallenj”/ Monika Kryemadhi shpërthen ashpër ndaj Rogertit, banori: Pse e mbron Mirin? appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ “Jam deputet, kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e Gazment Bardhit me policinë në ambientet e komisariatit numër 1

By: D Marku
24 January 2026 at 22:39

Përplasje të ashpra kanë ndodhur në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë.

Pas arrestimit të 20 protestuesve qytetarë dhe deputetë të Partisë Demokratike janë futur në ambientet e komisariatit ku nuk kanë munguar përplasjet me policinë.
“Jam deputet. Kush je ti që s’më lejon mua të futem në një institucion shtetëror?”, ishin fjalët e Gazment Bardhit drejtuar një prej policëve.

The post VIDEO/ “Jam deputet, kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e Gazment Bardhit me policinë në ambientet e komisariatit numër 1 appeared first on Albeu.com.

"A ke menduar të bëhesh muslimane?", Sara Gjordeni i përgjigjet ndjekësve: Pse u dashka

24 January 2026 at 17:41


Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, njihet për sinqeritetin në komunikimin me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, gjatë një sesioni “ask me a question” në Instagram, ajo është pyetur për besimin e saj fetar.

Një ndjekës e ka pyetur: “A ke menduar ndonjëherë të bëhesh muslimane?” Sara ka reaguar menjëherë, duke treguar se ndihet e përmbushur me identitetin e saj aktual.

Ajo shoqëroi përgjigjen me një fotografi ku partneri i saj, Bardhi, mban në krahë vajzën e tyre, dhe shkroi: “E pse u dashka? Unë jam e krishterë dhe shumë e lumtur e e qetë me besimin tim”.

Edhe pse Bardhi dhe Sara vijnë nga sfonda të ndryshme, çifti ka treguar vazhdimisht se dashuria dhe respekti reciprok janë mbi çdo gjë.

Sara duket se vendos kufij të qartë për zgjedhjet e saj shpirtërore, duke lënë të kuptohet se feja është një çështje personale dhe nuk ka nevojë të ndryshojë asgjë në këtë drejtim. /Telegrafi/

Sara Gjordeni/InstaStory

Bardhi dhe Tabaku presin në takim ministrin gjerman për Europën: Jetike lufta ndaj lidhjeve të qeverisjes me kr*min

By: redi
23 January 2026 at 15:36

Kreu i grupit pralamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku kanë zhvilluar një takim në ambientet e Kuvendit me ministrin gjerman për Europën. Në një postim në Facebook teksa ka ndarë edhe foto, Bardhi shkruan se në takim ka theksuar se mbetet jetike për Shqipërinë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe qeverisja e mirë në dobi të qytetarëve.

Source

Bordi i Paqes, Bardhi: Rama la seancën, nuk mbështeti partneritetin me SHBA

By: armand
22 January 2026 at 16:57

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, është shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes ditën e sotme në Kuvend. Sipas tij Rama ka shprehur se nuk beson se marrëveshja dhe “arkitekti” i saj, presidenti Donald Trump. Ai shtoi se Rama iku nga […]

The post Bordi i Paqes, Bardhi: Rama la seancën, nuk mbështeti partneritetin me SHBA appeared first on BoldNews.al.

Gjyqi i Ilir Metës/ Ish presidenti i akuzuar për korrupsion e pastrim parash

By: xhir jeta
22 January 2026 at 15:25

Ka nisur seanca në GJKKO, seanca paraprake ndaj ish Presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit e të pandehurve të tjerë.  Gazetari Ervin Leka, tha për ABC Neës se deri më tani nuk kemi mungesë të avokatëve, c’ka ishte shkak për shtyrjen e seancës së mëparshme.

Mësohet se në seancë është i pranishëm edhe vet ëish Presidenti Meta por edhe ish bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

Përballë tyre Irena Gjoka, ndaj të cilës Prokuroria e Përgjithshme konkludoi se rezultoi e dënuar në Greqi, pasi ka kaluar kufirin me vizë të falsifikuar, dënim të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Gazetari Leka tha se pritet që avokatët e Metës të bëjnë një kërkesë për përjashtimin e saj nga seanca.

Kujtojmë se SPAK mbylli hetimet më 28 korrik 2025 ndaj ish Presidentit Ilir Meta. Dosja më pas u dërgua në gjykatë në gusht të po atij viti, por ende nuk është vendosur nëse do të kalojë apo në gjykim./abcnews.al

Shqipëria në Bordin e Paqes me ftesë të Donald Trump, Kuvendi ratifikon marrëveshjen me 110 vota pro

22 January 2026 at 16:12


Shqipëria do të marrë pjesë në Bordin e Paqes me ftesë nga Presidenti Donald Trump.

Me 110 vota pro, o abstenim dhe 0 kundër, Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen.

Ndërkohë, amendamentet e ngritura nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, që kishte në thelb ndryshimin e emrit të kryeministrit me atë të presidentit në marrëveshje, u rrëzuan në votim./Top Channel

Largimi i Kryeministrit nga salla e Kuvendit/ Bardhi: E përdori marrëveshjen për show politik dhe iku pa votuar

By: D Marku
22 January 2026 at 16:56

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar ndaj largimit të kryeministrit Edi Rama nga salla e Kuvendit, pa votuar marrëveshjen, pavarësisht se, sipas tij, ai e përdori atë për retorikë politike.

Në një postimin e tij, Bardhi shkruan se Rama nuk beson realisht te marrëveshja dhe as te “arkitekti i saj”, presidenti Donald Trump, ndërsa shton se kryeministri e shfrytëzoi situatën për sulme ndaj opozitës dhe për të mbuluar, sipas tij, mungesën në Forumin e Davosit.

The post Largimi i Kryeministrit nga salla e Kuvendit/ Bardhi: E përdori marrëveshjen për show politik dhe iku pa votuar appeared first on Albeu.com.

Bardhi-Ramës në Kuvend: Pse nuk je në Davos si Vjosa Osmani?

By: armand
22 January 2026 at 13:48

Debatet në Kuvendi i Shqipërisë u tensionuan sërish këtë të martë, me procedurën e ndjekur për të ashtuquajturin Bord i Paqes në qendër të diskutimeve dhe, në veçanti, me mungesën e firmës së Kryeministrit në dokumentacionin e paraqitur për ratifikim. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ngriti pikëpyetje se përse në dosjen […]

The post Bardhi-Ramës në Kuvend: Pse nuk je në Davos si Vjosa Osmani? appeared first on BoldNews.al.

Bardhi pyet Peleshin: Pse lideri juaj global nuk firmosi “Bordin e Paqes” në Davos?

By: armand
22 January 2026 at 12:25

Pas rifillimit të seancës plenare, kryeministriRama mbërriti në sallën e parlamentit për të mbajtur fjalën e tij mbi Bordin e Paqes dhe rolin e Shqipërisë në këtë strukturë ndërkombëtare. Para se të merrte fjalën, disa deputetë ngritën pyetje nga vendi, duke kërkuar sqarime mbi pjesëmarrjen e tij në këtë seancë, ndërkohë që në Davos po […]

The post Bardhi pyet Peleshin: Pse lideri juaj global nuk firmosi “Bordin e Paqes” në Davos? appeared first on BoldNews.al.

Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes, por të respektohet Kushtetuta

22 January 2026 at 10:20

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi në Kuvend ndaj fjalës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke deklaruar se qytetarët shqiptarë nuk dëgjuan asnjë argument se ku qëndron nxitimi për ta përmbyllur sot procesin e ratifikimit të marrëveshjes për pranimin e Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes.

“Besoj se në 10 minuta fjalë nuk u shpjegua se për çfarë arsyeje dhe ku qëndron urgjenca e shqyrtimit të këtij projektligji me rëndësi historike. U tha se 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet ta votojnë brenda 12 orësh nga momenti që ka mbërritur nga Këshilli i Ministrave. Dëgjuat ndonjë argument për këtë?”, u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se çdo shqiptar priste një ndjesë publike nga mazhoranca për qëndrimet e mëparshme ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Çdo shqiptar mendoi se kolegu do të ngrihej këtu dhe do ta niste fjalën duke kërkuar ndjesë në emër të mazhorancës suaj, pasi ai që keni në krye e ka konsideruar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njeriun që sot po vendos paqe kudo në botë, si ‘turpin e njerëzimit’. Ka qenë Edi Rama i vetmi lider botëror që i është drejtuar Presidentit të SHBA-së me këtë term”, deklaroi Bardhi.

Sa i përket procedurës, Bardhi theksoi se grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar kërkesën për procedurë të përshpejtuar përpara se projektligji të propozohej nga Këshilli i Ministrave.

Duke iu drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Bardhi tha se ekzistojnë dy kërkesa që duhen shqyrtuar.

“Së pari, është kërkesa e Këshillit të Ministrave, e cila sipas rregullit duhet të depozitohej përpara kërkesës së grupit parlamentar të PS-së. Ata nuk mund të kërkojnë procedurë të përshpejtuar për një projektligj që ende nuk ka ardhur në Kuvend. Pikërisht kjo ka ndodhur: kërkesa është dorëzuar përpara se projektligji të propozohej nga Këshilli i Ministrave”, u shpreh ai.

Bardhi theksoi gjithashtu se Kuvendi mund të ndjekë një procedurë tjetër që do ta bënte marrëveshjen edhe më shpejt efektive.

“Kuvendi merr kohën që ia ngarkon Kushtetuta, pra e miraton një javë pasi ka nisur shqyrtimi. Ne jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes dhe i kërkojmë autorizim Presidentit të Republikës, në përputhje me Nenin 84 të Kushtetutës, që të japë miratimin për hyrjen e menjëhershme në fuqi të këtij projektligji. Kështu zgjidhim ngërçin kushtetues, respektojmë Kushtetutën dhe arrijmë qëllimin të paktën pesë herë më shpejt nga sa propozoni ju”, tha Bardhi.

Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.

Në urdhrin për thirrjen e seancës nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, thuhet se marrëveshja kërkon shumicë absolute votash për miratim.

Projektligji synon ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes. Këshilli i Ministrave e ka miratuar në parim marrëveshjen më 21 janar.

Marrëveshja synon krijimin e Bordit të Paqes si një organizatë ndërkombëtare, me personalitet ligjor ndërkombëtar, me qëllim promovimin e stabilitetit, rivendosjen e një qeverisjeje të besueshme dhe të ligjshme, si dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti.

Bordi i Paqes do të ndërmarrë funksione të ndërtimit të paqes në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me këtë Kartë, duke përfshirë zhvillimin dhe përhapjen e praktikave më të mira për t’u zbatuar nga të gjitha shtetet dhe komunitetet që kërkojnë paqe.

Seanca plenare u kërkua pasditen e djeshme nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, përmes një shkrese zyrtare, për ratifikimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për pranimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes, por të respektohet Kushtetuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌