Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Protesta Kombëtare e PD, Balla mesazh Berishës: Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

By: redi
22 December 2025 at 20:51

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas tensioneve në protestën kombëtare të PD ku protestuesit hodhën molotov në derën e kryeministrisë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Balla i kujton Berishës se nuk e djeg dot Shqipërinë. “Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë!”, shkruan Balla. Protesta u përshkallëzua me tensione e përplasje në përfundim të fjalës së liderit…

Source

Balla reagon ndaj Berishës: Ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 December 2025 at 20:56

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, reagoi në lidhje me protestën e zhvilluar sot nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Ndërsa publikoi foto të Berishës ku në sfond duken zjarret e shkaktuara nga hedhja e molotovëve përpara Kryeministrisë, Balla iu drejtua kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës: Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë!.

Në mbyllje të protestës, pas përfundimit të fjalës së Berishës, protestuesit hodhën dhjetëra koktejle molotov në drejtim të Kryeministrisë, të cilat shpërthyen në flakë.

Kjo është protesta e parë kombëtare e PD-së pas disa foltoreve të organizuara para Kryeministrisë. /m.q/j.p/

The post Balla reagon ndaj Berishës: Ti nuk e djeg dot më Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Balla dhe Manastirliu: Bonusi i fundvitit, mbështetje për mbi 700 mijë pensionistë

20 December 2025 at 17:12

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me drejtuesen politike të PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu, zhvilluan një vizitë në prag të festave në familjen Shkurti, në Njësinë 5 në kryeqytet, duke ndarë urimet për festat e fundvitit.

Gjyshe Naxhije dhe gjysh Hatipi sapo kanë përfituar bonusin e fundvitit për pensionistët, një mbështetje e akorduar nga qeveria për mbi 700 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Bonusi synon të lehtësojë shpenzimet e kësaj kategorie sociale gjatë periudhës së festave dhe të ofrojë një ndihmë konkrete për të moshuarit.

Balla dhe Manastirliu theksuan rëndësinë e rolit të gjyshërve në ruajtjen e vlerave familjare dhe bashkimit shoqëror, duke nënvizuar se pensionistët do të vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe mbështetjes institucionale.

Vizita u shoqërua me mesazhe solidariteti dhe përkushtimi ndaj njerëzve, në frymën e festave të dhjetorit.

1 nga 3

/r.e/

The post Balla dhe Manastirliu: Bonusi i fundvitit, mbështetje për mbi 700 mijë pensionistë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A do ti heqë Parlamenti imunitetin Ballukut? Balla ‘kyç’ gojën për vendimin e grupit

By: armand
18 December 2025 at 15:39

Partia Socialiste ende nuk e ka një vendim për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun, e cila është e pandehur për aferën e tunelit të Llogarasë. Këtë fakt e konfirmoi vetë kreu i grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, që i pyetur nga gazetarët u ndal vetëm tek pjesa e […]

The post A do ti heqë Parlamenti imunitetin Ballukut? Balla ‘kyç’ gojën për vendimin e grupit appeared first on BoldNews.al.

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

By: Ela
18 December 2025 at 13:10

Taulant Balla deklaroi pas kaosit në Kuvend se Partia Demokratike krijon këtë “shfaqje” sa herë që nuk mbledh dot njerëz për protestat që thërret. Deputeti demokrat Belind Këlliçi i është përgjigjur gjatë një prononcimi për emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se Balla duhet të shohë problemet e veta, pasi shumë shpejt sipas tij, mund […]

The post Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës appeared first on BoldNews.al.

Belind Këlliçi i drejtohet Ballës: Shih hallet e tua, do jesh kurbani i radhës

By: V K
18 December 2025 at 13:58

Ditën e sotme, seanca plenare e Kuvendit ka nisur shoqëruar nga debate dhe tensione të forta mes mazhorancës dhe opozitës.

Taulant Balla, pas kaosit në Kuvend, deklaroi se Partia Demokratike, krijon këtë “shfaqje” sa herë që nuk mbledh dot njerëz për protestat që thërret.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i është përgjigjur gjatë një prononcimi për emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se Balla duhet të shohë problemet e veta, pasi shumë shpejt sipas tij, mund të jetë “kurbani” i radhës, referuar socialistëve të hetuar dhe nën hetim.

“Bën mirë që Balla të shohë hallet dhe problemet e veta. Të shohë përgjimet e ‘SkyEcc’, problemet që do ketë me drejtësinë se mund të jetë kurbani i radhës. Bën mirë që secili të shohë punët e veta dhe të mos bëhet avokat i hajdutëve që janë kapur në flagrancë. Unë nuk merrem me punët e PS sepse jam anëtar i grupit Parlamentar të PD-së”,– shprehet Këlliçi.

The post Belind Këlliçi i drejtohet Ballës: Shih hallet e tua, do jesh kurbani i radhës appeared first on Albeu.com.

Flakadanë e tensione nga PD në Kuvend/ Balla: Sa herë Kosova feston, Saliu bën një dëm në Shqipëri

By: Rovena
18 December 2025 at 11:41

Pas mbylljes së seancës së fundit të sensionit parlamentar, mes zhurmës e debateve, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përgëzoi Kosovës për heqjen e sanksioneve të BE gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor. Balla tha se sa herë Kosova feston Berisha bën një dëm në Shqipëri.

“Dua të përgëzoj samitin e BE-Ballkanit Perëndimor, për heqjen e sanksioneve. Sa herë që Kosova ka festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri. Unë gëzohem sa herë që SPAK realizon operacione.  Klithmat e Bardhit sipas procedurës nesër nis procedimi. Ky është një rast ku Kuvendi do të duhet të kryejë procedurën sipas kushtetutës. Do e kemi komunikimin dhe për këtë çështje pasi të nisim procedurën”, tha Balla.

Tensionet në Kuvend/ Balla: U munduan të pengojnë betimin e avokatit. Pamje e njëjtë si në 2017

By: Rovena
18 December 2025 at 11:32

Pas përfundimit të seancës plenare mes tensioneve, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se kjo nuk ishte një lajm i ri, një skenë e paparë ndonjëherë nga opozita.

Ai shtoi se tabloja e Kuvendit të sotëm ishte e njëjtë me atë të 2017-ës, apo të tetorit 2018 ku deputetët e PD, me flakadanë në duar nxisnin tensione në seancë.

“E sotmja nuk është asnjë lajm i ri, asgjë e re nga fronti i lindjes. Si sot në vitin 2017 ishte e njëjta pamje, sot betohej Avokati i Popullit Endrit Shabani i votuar nga opozita. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në tetor 2018. Sa herë që protestat nuk kanë pjesëmarrje, atëherë t’i vëmë flakën Kuvendit. Dihet se kush i ka dhënë urdhrat. Sulmuan Avokatin e Popullit megjithëse vetë e kanë votuar”, tha Taulant Balla./abcnews.al

Tensionet në Kuvend, Balla: Imazhe që i bëjnë dëm vendit

18 December 2025 at 11:50

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot lidhur me tensionet e sotme në Kuvend të krijuar nga opozita, ndërsa u shpreh se “këto janë imazhe që i bëjnë dëm Shqipërisë”.

Në një prononcim për medie, Balla theksoi se kjo ndodh sa herë që protesta e opozitës nuk kanë pjesëmarrje.

“Kanë ndodhur të njëjtat pamje edhe në dhjetor 2018. Shqiptarët e dinë se kur protestat nuk kanë pjesëmarrje, opozita duhet t’i vërë zjarrin parlamentit që t’i vijnë njerëzit në protestë. Por shqiptarët e dinë se kush i jep urdhrat për këto imazhe e foto që i bëjnë dëm Shqipërisë”, tha Balla.

Balla theksoi se opozita në Kuvend u mundua të pengojë edhe Avokatin e Popullit që të bëjë betimin, edhe pse vetë e kishin firmosur.

“Por ne kemi një fjalë të urtë: qentë le të lehin, karvani do ecë përpara. Edhe karvani i Shqipërisë europiane ecën përpara”, tha ai.

Balla përgëzoi vendimin e djeshëm të Bashkimit Europian për të hequr një pjesë të sanksioneve ndaj Kosovës, të cilin e cilësoi lajm të mirë për gjithë shqiptarët.

“Por sa herë Kosova ka festë Saliu nga viti 1991 e deri më sot e bën një dëm në Shqipëri. Dëmi i madh i sotëm lidhet me gëzimin për Kosovën”, tha Balla. /j.p/

The post Tensionet në Kuvend, Balla: Imazhe që i bëjnë dëm vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla për imunitetin e Ballukut: Kuvendi do ta kryejë procedurën sipas Kushtetutës

18 December 2025 at 11:43

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot se Kuvendi i Shqipërisë e ka qartazi të përcaktuar gjithë procedurën që do të ndjekë në rastin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në një prononcim për medie në përfundim të seancës plenare, Balla tha se “me gjithë klithmat dhe ulërimat e Gazment Bardhit, Kuvendi i Shqipërisë fillon nesër procedurën”.

“Ky është rast ku Kuvendi i Shqipërisë do të duhet ta kryejë procedurën sipas Kushtetutës.
Do e kemi komunikimin dhe për këtë çështje pasi të fillojmë procedurën”, u shpreh ai.

I pyetur mbi përfshirjen e një zyrtari të policisë në çështjen e hetuar nga SPAK për tenderët e AKSHI-t, Balla tha se prioritet mbetet pastrimi i radhëve të Policisë, ndaj e mbështet fuqimisht çdo veprim.

“Gëzohem sa herë që SPAK realizon operacione, edhe kur kam qenë ministër i Brendshëm, edhe ministër Shteti, edhe kryetar grupi. Mezi prisja të kishim një debat për luftën kundër kriminalitetit. E kishte kërkuar opozita dhe e kisha miratuar me konsensus. Të gjithë e dinë fare mirë se SPAK e mbështet vetëm një forcë politike qartazi siç është PS. Ndaj e mbështes fuqimisht. Ka qenë prioritet i imi si ministër i Brendshëm, është prioritet edhe i ministres aktuale Albana Koçiu, pastrimi i policisë ndaj gjithë këtyre elementëve”, tha Balla.

/j.p/

The post Balla për imunitetin e Ballukut: Kuvendi do ta kryejë procedurën sipas Kushtetutës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Berisha publikon videon e Ballës duke kënduar: O Bela ciao, Bela ciao

By: Elva
16 December 2025 at 23:07

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar përmes rrjeteve sociale zhvillimet e fundit që lidhen me zv/kryeministren Belinda Balluku, ndaj së cilës SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin. Berisha ka publikuar një video ku shfaqet kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, teksa këndon këngën “Bella Ciao” gjatë një feste. Në […]

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Berisha publikon videon e Ballës duke kënduar: O Bela ciao, Bela ciao appeared first on BoldNews.al.

Përfituesi i parë i bursës shkollore nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë

16 December 2025 at 13:23

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Qendra Kombëtare e Kinematografisë dha një lajm të bukur për kineastët e rinj shqiptarë.

Për herë të parë QKK financon një bursë shkollore e cila u përfitua nga kineasti Renato Balla. Vendimi u miratua dje nga Komisioni Miratues i Projekteve, duke shënuar një hap të rëndësishëm në mbështetjen e talenteve të reja shqiptare.

Renato Balla është kineast, fotograf dhe artist vizual, fitues i çmimit të dytë në kategorinë speciale “Danube So Blue” dhe tashmë është përfituesi i parë i bursës shkollore nga QKK, për të ndjekur vitin e fundit të masterit pranë École Nationale Supérieure de la Photographie (ENSP) në Arles, Francë.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë uroi kineastin e ri për suksese dhe kontribut të vlefshëm në fushën e kinematografisë dhe industrisë së audiovizualit, duke ftuar të tjerë të rinj shqiptarë të vijojnë rrugën e zhvillimit professional. “Së bashku, gjejmë mënyra për ta bërë rrugën drejt dijes më të aksesueshme dhe të qenësishme”, tha QKK.

Më herët, filmi i shkurtër i Ballës, “Sommerkaiser”, u seleksionua në Vienna Shorts, ku fitoi çmimin e dytë në kategorinë speciale “Danube So Blue”. Filmi gjithashtu u vlerësua si “Best in Albanian Short” në Tirana International Film Festival (TIFF).

Renato Balla ka kryer studimet për Regji dhe Televizion pranë Universitetit të Arteve në Tiranë. /j.p/

1 nga 3

The post Përfituesi i parë i bursës shkollore nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Balla ironizon Foltoren përmes AI: Sot po që kanë lezet krushqit, duhet hedhur ndonjë valle

By: redi
15 December 2025 at 20:54

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla teksa ka komentuar Foltoren e kësaj të hëne, ka shtuar dozat e humorit me video të përpunuar nga Inteligjenca Artificiale e cila i ka shndërruar protestuesit në dasmorë duke ia marrë valles. Videoja e shoqëruar me diçiturë ironike, i paraqet protestuesit duke ia marrë valles me këngë për Sali Berishën, në një atmosferë që i ngjan më shumë një dasme…

Source

Vendimi i PS: Familjarët e deputetit socialist, të punësuar në shtet, duhet të japin dorëheqjen. Ose deputeti humb mandatin!

By: nik
15 December 2025 at 20:13

Sot PS ka marrë një vendim të fortë. Familjarët e deputetëve që deri tani janë të punësuar në administratën shtetore duhet të dorëhiqen nga puna. Ose deputeti humbet mandatin! Partia Socialiste ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjen e saj për të minimizuar nepotizmin brenda radhëve të saj, duke krijuar një komision etike. Ky projekt u prezantua para grupit parlamentar të PS-së…

Source

Balla-Berishës: Procesi për Avokatin e Popullit shkoi sipas Kushtetutës. Nga ana e PD-së u luajt hajgare

By: redi
15 December 2025 at 16:37

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave nga Sali Berisha për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke theksuar se procesi është zhvilluar tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin organik të institucionit. Për të procesi nxori fitues një kandidat të mbështetur me më shumë se 28 firma nga Partia Demokratike, si edhe shton se selia blu…

Source

Berisha-Ballës: Me zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat të Popullit shkelmuan çdo mundësi bashkëpunimi

By: redi
15 December 2025 at 15:07

Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se me veprimet që PS-ja bëri për të zgjedhur Endrit Shabanin si Avokat të Popullit shkatërroi çdo mundësi bashkëpunimi me opozitën. “Për sa i përket deklaratës së Taos, apo Taulant Begoyarisit, dua të them vetëm kaq. Partia Demokratike nuk ka njohur zgjedhjet, ka arritur për herë të dytë në historinë e pluralizimit damkosjen ndërkombëtare të tyre…

Source

Balla reagon ndaj Berishës: Procesi për Avokatin e Popullit, sipas Kushtetutës

15 December 2025 at 15:46

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke theksuar se procesi është zhvilluar tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin organik të institucionit.

Balla tha se procesi nxori fitues një kandidat të mbështetur me më shumë se 28 firma nga Partia Demokratike.

“Partia Socialiste mbajti deri në fund qëndrimin për të mos propozuar asnjë kandidat të vetin, por për të mbështetur në seancën plenare një nga kandidatët e propozuar nga opozita”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së theksoi se “nga gjashtë kandidatët e propozuar nga opozita, kandidati që siguroi 3/5 e anëtarëve të Kuvendit ishte kandidati Endrit Shabani. Kjo është e gjitha për sa na takon. Ndërkohë që nga ana e Partisë Demokratike u luajt hajgare, siç i thonë në Kosovë, me procesin dhe me vetë kandidaturat. Nga një anë firmosnin për një, nga ana tjetër firmosnin për një tjetër dhe nga një anë e tretë ia jepnin firmat edhe njërës apo edhe tre të tjerëve. Pastaj vinin e thonin: aman mos votoni për atë se ajo është e çmendur, jo atë se është i pabesë, jo këtë se nuk e duam. Ik njëri e hajde tjetri si kalamajtë e kopshtit, deri kur kaluan në kërcënime si fëmijët e nëntëvjeçares”.

Balla akuzoi Partinë Demokratike se e ka shndërruar procesin në një farsë.

“Dhe për sa na takon pastaj bashkërisht, ua kemi bërë të qartë sa herë na është dhënë mundësia se me lojëra macja me miun apo kërcënime e presione ndaj nesh ta harrojnë se mund t’i marrim seriozisht. Po të duan me rregulla loje e qytetari, hajde ulemi dhe të diskutojmë për çdo gjë. Përndryshe, ne nuk do t’i presim për asnjë moment. Sepse nuk kemi orë për të humbur, ditë, javë apo muaj jo e jo”, theksoi Balla.

/k.s/j.p

The post Balla reagon ndaj Berishës: Procesi për Avokatin e Popullit, sipas Kushtetutës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla ironizon opozitën për bojkotin e Komisioneve: Do t’u kalojnë emocionet pas gjelit të detit dhe bakllavasë

By: lindita
15 December 2025 at 12:10

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes me deputetët, ka dalë në një prononcim për mediat. Balla ka komentuar edhe deklaratat e Berishë, i cili tha se nuk do të bashkëpunim me PS në asnjë komision parlamentar pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Balla tha se PS nuk mund të shantazohet, ndërsa shtoi se emocionet do t’u kalojnë pasi të kenë ngrenë bakllavanë dhe gjelin…

Source

“Nuk pranojmë kërcënime”- Balla: PD të shohë punën e saj, emocionet do t’i kalojnë pas gjelit të detit dhe bakllavasë

15 December 2025 at 13:53


Pas mbledhjes së grupit Parlament të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi vendimin e opozitës që do të tërhiqet nga Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe për Reformën Territoriale.

Balla tha se nuk “pranojmë kërcënime” dhe në asnjë rast bojkotimet nuk do të pezullojnë punën në komisione.

“Nëse opozita nuk merr pjesë, atëherë do të ndryshojnë formulën e komisioneve për anëtarë të barabartë, siç janë aktualisht, dhe PS do të marrë shumicën”-deklaroi Balla ndër të tjera.

“Me historinë që ne ikim ne s’votojmë, ata të shohin punën e vet. Ne do të presim reflektim nga ana e tyre është një vendim emocional në kushte të javës së kaluar por besojmë që emocionet do t’i kalojnë pas gjelit të detit dhe bakllavasë. Me fillimin e sesionit të ri t’i rikthehen punës, nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, ata e prishin dakordësinë për të mos marrë pjesë në komision…

Në rast se mendojnë se mund të marrin peng komisionet, atëhere ne do të respektojmë vullnetin e shqiptarëve që të kalojmë në shumicë në komisione, pasi shumicën e vendosi vetë populli. Pakica nuk e merr dot peng nevojën e reformës ndërkohë që gatishmëria jonë për tu ulur me opozitën mbetet e plotë”, tha Balla. /tch/

❌
❌