Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Berisha: Bojkotojmë komisionet e reformave, por jo parlamentin

22 December 2025 at 16:43

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se opozita do të vazhdojë betejën në të gjitha format, në parlament, në shesh, në protesta dhe greva, duke përjashtuar bojkotin e Kuvendit.

Në një konferencë për shtyp, Berisha paralajmëroi se parlamenti do të shndërrohet në “tempullin e lirisë” dhe se lufta politike do të intensifikohet.

I pyetur nëse do të rikthehet opozita në tryezën e reformës territoriale, Berisha tha se “Parlamenti do shndërrohet në tempullin e lirisë të shqiptarëve, siç është në Kushtetutë”.

“Beteja jonë vazhdon në parlament, rreth tij, jashtë tij dhe kudo. Thashë, kurrë ndonjëherë nuk jemi gjetur kaq rrugështruar dhe punëmbaruar, po të themi këtu, si kësaj here, për të nisur betejën tonë. Në parlament, ajo që patë ju, erdhi pasi u mbyll çdo hapësirë ndaj deputetëve të opozitës. Edi Rama, pasi mori pushtetin gjyqësor me Gjykatën Kushtetuese, mori parlamentin”, u shpreh Berisha.

Berisha siguroi se opozita nuk do të bojkotojë parlamentin, por luftën do ta bëjmë brenda në parlament me të gjithë fuqinë tonë, me të gjithë mbështetjen tonë.

Por, Berisha theksoi se PD nuk do të marrë pjesë në asnjë nga komisionet në të cilat negocioheshin reformat me narkomazhorancën.

“Por parlamentin nuk e bojkotojmë, do zhvillojmë luftë dhe betejë aty, sikundër në shesh, në rrugë, në greva, në demonstrata, në të gjitha format”, theksoi ai.

/m.m/a.f/

The post Berisha: Bojkotojmë komisionet e reformave, por jo parlamentin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mucunski: Vitin e ardhshëm hapim Konsullatën në Korçë

22 December 2025 at 14:24

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timčo Mucunski njoftoi sot hapjen e konsullatës së Maqedonisë së Veriut në Korçë, në vitin 2026.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Shkup me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ministri Mucunski u ndal te marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimin rajonal.

“Dialogu politik mes dy vendeve tona po zhvillohet në nivel të lartë dhe konstruktiv. Ne jemi fqinjë, aleatë në NATO dhe vende kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian. Jemi po ashtu 100% të harmonizuar për sigurinë e jashtme të BE-së”, tha ai.

Duke folur për bashkëpunimin dypalësh, Mucunski nënvizoi rëndësinë e Korridorit 8 për dy vendet.

“Do të bashkëpunojmë për më tepër iniciativa dhe nisma të ndryshme që do t’i paralajmërojmë në tryezën e ardhshme mes nesh dhe kolegëve të tjerë të vendeve anëtare të BE-së”, tha ministri Mucunski.

“Para disa muajsh Republika e Shqipërisë hapi një Konsullatë të Përgjithshme në Strugë. Jemi të lumtur që në vitin 2026 do të hapim Konsullatë në Korçë. Biseduam për bashkëpunimin edhe në fusha të tjera, për fqinjësinë e mirë, shkëmbimin e projekteve të ndryshme. Bashkërisht konstatuam se lidhjet kulturore janë të fuqishme dhe këtë dëshmojnë më tepër aktivitete të realizuara gjatë vitit të kaluar”, tha ai.

Mucunski vlerësoi po ashtu edhe angazhimin e Shqipërisë për mbrojtjen e pakicës maqedonase.

“Pata nderin të marr pjesë në në manifestim kulturor, një organizim të pakicës kombëtare të Maqedonisë së Veriut në Pustec. Prandaj shpreh falënderimin për bashkëpunimin që kemi në planin bilateral për mbrojtjen e pakicës maqedonase që jeton në Shqipëri”, shtoi ai.

Ndërsa ministrja Spiropali bëri të ditur se gjatë takimit me homologun e saj, Mucunski, është diskutuar edhe hapja e një Konsullate të Republikës së Shqipërisë në qytetin e Manastirit.

Ajo theksoi se Manastiri mbart një simbolikë të veçantë për shqiptarët, pasi aty, në Kongresin e Manastirit të vitit 1908, u mor vendimi historik për njehsimin e gjuhës shqipe.

“Kjo kërkesë vjen në vijim të hapjes së Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë më 8 korrik dhe vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të hapur një Konsullatë të Përgjithshme në qytetin e Korçës”, tha Spiropali.

/a.f/

The post Mucunski: Vitin e ardhshëm hapim Konsullatën në Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

By: Ela
22 December 2025 at 13:58

Një konflikt ka ndodhur mesditën e sotme (22 dhjetor) në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Nartës, mes punonjësve të INUV dhe tre shtetasve, I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe F. D., 23 vjeç. Në një reagim zyrtar, policia bën të ditur se në afërsi të vendngjarjes ndodheshin dy punonjës të Qarkullimit Rrugor, […]

The post DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Të veshur si policë dhe agjentë të BKH-së, FOTO nga momenti i rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe

By: Ela
22 December 2025 at 13:50

Pamje nga momenti i rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe më 12 gusht të këtij viti janë bërë publike në media. Siç shihet, disa persona të veshur me uniforma policie dhe veshjeve që imitonin agjentët e BKH-së, i afrohen Meçes nën simbolikën e “shtetit” dhe peshës së unformave që mbartnin. Mësohet se Meçe u mbajt për […]

The post Të veshur si policë dhe agjentë të BKH-së, FOTO nga momenti i rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe appeared first on BoldNews.al.

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

By: Ela
22 December 2025 at 13:25

Ndonëse Shqipëria mban rekordin në Europë për peshën e ndërtimeve në raport me madhësinë e ekonomisë dhe pallatet e reja e kullat vijojnë të lartësohen çdo ditë, ironikisht, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të mbipopullimit të banesave në Europë. Të dhënat më të fundit tregojnë se 57.1% e popullsisë jeton në […]

The post Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara appeared first on BoldNews.al.

Vlorë/ 4 persona kundërshtojnë forcat e policisë dhe përplasen me inspektorët e IMT, efektivi qëllon në ajër

By: Ela
22 December 2025 at 13:07

Një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës është shoqëruar me një incident ditën e sotme. Katër qytetarë, të cilët kundërshtonin ndërhyrjen e autoriteteve në biznese, janë përplasur fizikisht me drejtorin e IMT-së dhe inspektorin përgjegjës. Në vendngjarje kanë ndërhyrë […]

The post Vlorë/ 4 persona kundërshtojnë forcat e policisë dhe përplasen me inspektorët e IMT, efektivi qëllon në ajër appeared first on BoldNews.al.

Ari thyen një tjetër rekord

22 December 2025 at 13:52

Ari kaloi për herë të parë nivelin prej 4.400 dollarësh për onz këtë të hënë, i nxitur nga pritshmëritë për ulje të normave të interesit në SHBA dhe blerjet e vazhdueshme si aset i sigurt, ndërsa argjendi ndoqi të njëjtën rrugë, duke arritur një nivel rekord të ri.

Ari u rrit 1.7% në 4,410.54 dollarë për onz, pas arritjes së një rekordi prej 4,420.01 dollarësh më herët.

Ari ka shënuar një rritje prej rreth 68% këtë vit, duke regjistruar ngritjen më të madhe vjetore që nga viti 1979, të nxitur nga blerjet e forta të bankave qendrore, flukset drejt aseteve të sigurta dhe normat më të ulëta të interesit.

Argjendi u rrit 2.9% në 69.05 dollarë, pas arritjes së një rekordi të ri prej 69.44 dollarësh gjatë seancës. Argjendi është rritur 139% që nga fillimi i vitit, për shkak të deficitit të vazhdueshëm të furnizimit, nevojave në rritje industriale dhe kërkesës së fortë për investime.

“Normat më të ulëta po mbështesin kërkesën për asete reale si ari dhe argjendi. Por gjithashtu kemi bakër në nivel rekord, që tregon dëshirën e investitorëve për të mbajtur ekspozim ndaj mallrave më të gjera, ndoshta për shkak të pritshmërive se inflacioni mund të qëndrojë i lartë për një kohë më të gjatë,” tha analisti i UBS, Giovanni Staunovo.

Guvernatori i Këshillit Ekonomik, Stephen Miran, riafirmoi të premten se banka qendrore e SHBA duhet të ulë normat e interesit, pasi inflacioni është zbutur dhe politika monetare duhet të kompensojë rreziqet për tregun e punës.

Ndërsa ari shihet si një mbrojtje kundër inflacionit dhe si një aset i sigurt në kohë pasigurie, ky aset pa përfitim nga interesi gjithashtu përfiton zakonisht në mjedise me norma interesi të ulëta.

“KY është një moment i vetë-përmbushur, por nëse do të përmendja një element kyç, do të ishte përdorimi i fjalës ‘luftë’ nga Presidenti Trump javën e kaluar për sa i përket Venezuelës, pas një fushate zgjedhore që pjesërisht kishte përqendrim tek fjala ‘paqe’,” tha analistja e StoneX, Rhona O’Connell.

“Parashikimi ynë për arin mbetet që metali i verdhë duhet të arrijë nivele edhe më të larta vitin e ardhshëm, me një objektiv prej 4.500 dollarësh për onz,” shtoi Staunovo.

Në tregjet e tjera, platini u rrit 5% në 2.072.01 dollarë, duke arritur nivelin më të lartë në më shumë se 17 vjet, ndërsa paladiumi u rrit 3.7% në 1,776.69 dollarë, duke arritur një nivel afër trevjeçar./Reuters

The post Ari thyen një tjetër rekord appeared first on Gazeta Si.

Debat i ashpër në Parlamentin turk, deputetët përplasen fizikisht/ VIDEO

By: Ela
22 December 2025 at 12:44

Deputetët turq janë përfshirë në një sherr të dielën në mbrëmje, gjatë ditës së fundit të debatit për buxhetin. Deputetët u përplasë fizikisht dhe shkëmbyen fyerje me njëri-tjetrin e cila zgjati rreth 10 minuta. Deputetët e partisë në pushtet AKP u përplasën me kolegët e tyre nga Partia Republikane Popullore. CHP. Sherri filloi pas një […]

The post Debat i ashpër në Parlamentin turk, deputetët përplasen fizikisht/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Krisma dhe britmat e fëmijëve, publikohen pamjet e vrasjes së Liridona Ademajt/ VIDEO

By: Ela
22 December 2025 at 12:28

Në Gjykatën e Prishtinës janë administruar prova për vrasjen e Liridona Ademajt. Pamjet tregojnë momentin nga darka e fundit e familjes ku ishte Liridona, Naim dhe fëmijet. Ndërkohë pas pak minutave në të kundërtën e tyre ulet edhe Granit Plava, autori i vrasjes. Në pamjet shihet momenti kur Naim Murseli e sinjalizon duke prekur hundën […]

The post Krisma dhe britmat e fëmijëve, publikohen pamjet e vrasjes së Liridona Ademajt/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

U përfshi nga flakët, shkrumbohet banesa në Dibër

By: Ela
22 December 2025 at 12:13

Gjatë orëve të natës, një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Lishan, njësia administrative Luzni, Bashkia Dibër. Banesa ishte në pronësi të shtetasit Fadil Demiri. Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Menjëherë pas njoftimit, forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Megjithatë, banesa është […]

The post U përfshi nga flakët, shkrumbohet banesa në Dibër appeared first on BoldNews.al.

Protesta para Kryeministrisë, ja rrugët ku kufizohet qarkullimi

By: Ela
22 December 2025 at 12:03

Për shkak të protestës së lajmëruar nga Partia Demokratike, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash lidhur me qarkullimin rrugor. Protesta do të nisë në orën 18:00 ndërsa kufizimet e qarkullimit do të nisin që në orën 14:00: -Nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në […]

The post Protesta para Kryeministrisë, ja rrugët ku kufizohet qarkullimi appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD-së/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent

By: Ela
22 December 2025 at 11:47

Pasditen e kësaj të hëne, Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë kombëtare, e cila pritet të sjellë bllokimin e bulevardit kryesor “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Sipas informacioneve të fundit, është vendosur gjithashtu një masë e lartë sigurie, me rreth 1400 punonjës policie të angazhuar për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të […]

The post Protesta e PD-së/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent appeared first on BoldNews.al.

Kujdes! Mjegulla e dendur bllokon Rrugën e Kombit

By: Ela
22 December 2025 at 11:26

Rruga e Kombit është përfshirë ditët e fundit nga mjegull e dendur, e cila ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve. Fenomeni natyror ka kufizuar fushëpamjen deri në rreth 10 metra, veçanërisht në segmentin nga Tuneli i Kalimashit deri në Kolsh, duke rritur rrezikun për aksidente rrugore. Për shkak të situatës, patrullat e Policisë Rrugore që […]

The post Kujdes! Mjegulla e dendur bllokon Rrugën e Kombit appeared first on BoldNews.al.

Lançohet portali ‘EuroAgro Albania’ për fermerët, Rama: 100 mln€ mbështetje për bujqësinë

22 December 2025 at 11:25

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar çeljen e një kapitulli të ri të negociatave me BE-në që do të thotë nisja e reformimit të bujqësisë.

Në një aktivitet me fermerët, Rama prezantoi mekanzimat e reja në funksion të bujqve duke theksuar rritjen e mbështetjes së drejtpërdrejtë deri në 100 milionë euro dhe krijimin e platformës “Euro Agro Albania”, si një instrument të ri koordinimi dhe informacioni për fermerët.

“Me rritjen e mbështetjes së drejtpërdrejtë që duam ta çojmë deri në 100 milionë euro, me mbështetjen e Bankës së Zhvillimit dhe të Bankës së Shqipërisë, që ka vënë në dispozicion një kredi inovative dhe patjetër me mbështetje e AZHBR-së dhe të BE, do të kemi mundësinë që t’i vëmë në dispozicion fermës shqiptare një fakt që për askënd nuk do të jetë çështje lekësh dhe fondesh, për gjithkënd do të jetë një çështje të projekteve të duhura. Euro Agro Albania nuk është një faqe e re interneti, por një instrument të cilin të gjithë ju që janë në fermë dhe duan të rrisin eksportet, prodhimin, cilësinë, kapacitetet, fondet në dispozicion të projekteve të tyre duhet ta marrin, ta pasurojnë dhe ta kthejnë në një instrument të punës së përditshme. Është udhërrëfyes për të gjithë ju në çdo hap të procesit të negociatave, është burim informacioni për standarde, afate e detyrime konkrete”, tha kryeministri.

Ndër të tjera, ai tregoi edhe hapat konkretë që do të ndiqen për modernizimin e bujqësisë.

“Ne do të bëjmë sistemin e integruar të administratave të kontrollit. Do të finalizojmë regjistrin kombëtar të fermave, parcelave dhe kafshëve. Do të ndërtojmë deri në fund laboratorët e akredituar nga BE-ja. Sot kemi një nivel komplet tjetër të cilësisë së analizave, por na duhet të përfundojmë projektin dhe do të shtyjmë fort për sistemin e shërbimeve këshillimore në terren, ku do të mbështetemi tek Universiteti Bujqësor i Tiranës.”

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, dha më shumë detaje nga platforma në shërbim të fermerëve.

“Sot ne lancojmë “EuroAgro Albania 2025-2030”, si një mekanizëm praktik që t’ju ndihmojë të përgatiteni hap pas hapi.

  • Platforma konkretisht do të sjellë:
  • Një linjë të dedikuar asistence e quajtur “Numri Blu”
  • Platformë digjitale informative dhe asistent virtual në Portalin e Fermerit
  • Pika informuese, materiale udhëzuese dhe trajnime.

Në të njëjtën kohë, platforma do të shtrihet përmes bashkive, shërbimeve të ekstensionit, dhomave të tregtisë dhe shoqatave profesionale, që informacioni të mbërrijë shpejt dhe i plotë tek të gjithë. Në mbyllje, ju ftojmë të bëheni pjesë aktive e këtij procesi, të kërkoni orientim, të përdorni mjetet që po vendosim në dispozicion dhe të nisim përgatitjen që sot. Nga ana jonë, ne do të sigurojmë kushtet dhe mbështetjen e nevojshme për pjesëmarrje. Nëse bëhemi bashkë në këtë rrugëtim, Bujqësia 2030 do të kthehet në një standard pune dhe treg i ri mundësish”, përfundoi ministri.

The post Lançohet portali ‘EuroAgro Albania’ për fermerët, Rama: 100 mln€ mbështetje për bujqësinë appeared first on Gazeta Si.

Mësimet financiare që shkolla nuk na i mësoi

22 December 2025 at 11:08

Cilat janë dy rregullat më të rëndësishme të parasë? Pse një monedhë në të ardhmen vlen më pak sesa një monedhë sot? Si mundet pagesat e vogla t’ju rëndojnë më shumë se sa mendoni? Dhe a janë vërtet njerëzit më të pasur në botë më të lumtur se ne të tjerët?

Këto janë vetëm disa nga “mësimet për paranë” që figura të njohura të botës financiare do të kishin dashur t’i mësonin në moshë më të re, për të ndërtuar njohuri të vlefshme dhe për të shmangur gabime të kushtueshme.

“Financial Times” ka udhëhequr fushatën që çdo fëmijë të përfitojë nga edukimi financiar dhe disa nga këto mësime po i ndan dhe me lexuesit e saj.

Shijoni këto këshilla për paranë dhe ndajini me të rinjtë në jetën tuaj!

Kuptoni rregullat e parasë

Paraja dhe financat mungojnë shpesh në edukimin shkollor, edhe pse janë thelbësore për jetën e përditshme. Kontrolli i parasë fillon me të kuptuarit e fluksit financiar: sa para hyjnë, sa dalin dhe kur ndodh kjo. Buxhetimi, menaxhimi i shpenzimeve dhe krijimi i një fondi sigurie ndihmojnë në shmangien e borxheve dhe në ndërtimin e një marrëdhënieje të shëndetshme me paranë që në moshë të re.

Çfarë mund të mësojmë nga më të pasurit?

Pasuria nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë. Ndryshe nga tiparet fizike, ajo përqendrohet tek një numër shumë i vogël njerëzish. Miliarderët nuk janë domosdoshmërisht shumëfish më të zgjuar se të tjerët; pasuria e tyre shpesh vjen nga trashëgimia, rreziku, shkallëzimi i bizneseve dhe fati. Kuptimi i kësaj ndihmon të shmangim krahasimet e gabuara dhe ndjenjat e panevojshme të dështimit.

Fillimi i hershëm shpërblehet

Shumë njerëz e kuptojnë rëndësinë e kursimit dhe investimit vetëm vonë. Edhe shuma të vogla, të vendosura rregullisht, rriten me kalimin e kohës. Ashtu si stërvitja fizike, përkushtimi i vazhdueshëm financiar sjell rezultate të mëdha në planin afatgjatë.

Pasurimi është një proces i ngadaltë

Nuk ekzistojnë rrugë të shpejta drejt pasurisë. Pasurimi kërkon aftësi të vlefshme, punë të palodhur, kursim dhe investim të mençur. Skemat për t’u pasuruar shpejt zakonisht përfundojnë me humbje. Thjeshtësia dhe disiplina janë çelësi.

Kostoja e fshehur e mikropagesave

Shpenzimet e vogla, por të shpeshta, veçanërisht në lojëra apo ushqim të shpejtë, krijojnë iluzionin e shpenzimit minimal. Në realitet, të mbledhura gjatë vitit, ato mund të arrijnë shuma të konsiderueshme. Ndërgjegjësimi për këtë ndihmon në marrjen e vendimeve më të zgjuara financiare.

Fuqia e interesit të përbërë

Interesi i përbërë është aleati më i madh i investitorëve dhe armiku kryesor i borxhit. Investimet rriten mbi rritje, ndërsa borxhet shtohen përmes interesit. Sa më herët të kuptohet kjo, aq më e fortë bëhet baza financiare për të ardhmen.

Investimi nuk është vetëm për të pasurit

Investimi nuk është luks. Edhe kontribute mujore të vogla mund të rriten ndjeshëm me kalimin e viteve. Mbajtja e parave vetëm në kursime shpesh nënkupton humbje reale për shkak të inflacionit. Tregjet financiare janë mjete ndërtimi pasurie, jo lojë fati.

Automatizoni vendimet financiare

Mendimi i vazhdueshëm për paranë është stresues. Automatizimi i kursimeve dhe investimeve ul lodhjen mendore dhe përmirëson disiplinën financiare. Kur procesi funksionon vetë, vendimet e tjera bëhen më të zgjuara.

Inflacioni dhe vlera e parasë

Një njësi monetare sot vlen më shumë sesa e njëjta njësi nesër. Inflacioni rrit çmimet dhe, në mënyrë të fshehtë, edhe barrën tatimore. Kuptimi i këtij mekanizmi ndihmon jo vetëm në menaxhimin personal të parasë, por edhe në kuptimin e politikave ekonomike.

Qiraja nuk është domosdoshmërisht humbje

Blerja e një shtëpie nuk është gjithmonë zgjedhja më e mirë. Interesat e kredisë, taksat dhe mirëmbajtja shpesh barazojnë ose tejkalojnë koston e qirasë. Përfitimi nga pronësia varet kryesisht nga rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme, e cila nuk është e garantuar.

Çfarë na mëson pasuria ekstreme për lumturinë

Përvoja tregon se pasuria e madhe nuk garanton lumturi. Shpesh, kënaqësia më e madhe vjen nga gjërat e thjeshta dhe jo nga luksi apo konsumi i tepruar.

Të bësh pyetje është forcë

Mos hezitoni të bëni pyetje për produktet financiare dhe të kërkoni mendime alternative. Mungesa e informacionit mund të kushtojë shtrenjtë, ndërsa kurioziteti financiar është një mbrojtje e fuqishme.

Asetet kundrejt detyrimeve

Asetet rrisin vlerën dhe gjenerojnë të ardhura, ndërsa detyrimet zakonisht sjellin kosto. Fokusimi tek blerja e aseteve është një nga themelet kryesore të ndërtimit të pasurisë afatgjatë.

Një punë është më shumë se paga

Paga është vetëm një pjesë e paketës së karrierës. Pensionet, sigurimet, pushimet, trajnimet dhe mundësitë e zhvillimit profesional kanë vlerë të madhe dhe duhen marrë parasysh në zgjedhjet e karrierës.

Mësoni gjuhën e financës

Financa është një gjuhë që mund të mësohet. Kur e kupton, fiton qartësi, kontroll dhe fuqi për të naviguar më mirë jetën personale dhe botën përreth. Edukimi financiar nuk është privilegj,  është domosdoshmëri.

The post Mësimet financiare që shkolla nuk na i mësoi appeared first on Gazeta Si.

Meterologia: Java e fundit e 2025 shumë e ftohtë

By: Ela
22 December 2025 at 10:40

Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për javën. Sipas saj, edhe këto ditë të mbetura nga dhjetori do të jenë tipike dimërore. “Duke filluar nga nesër do të kemi vranësira të shpeshta dhe do të kemi reshje, të cilat do të fillojnë si fillim në zonat jugore sepse sistemi i vranësirave është duke […]

The post Meterologia: Java e fundit e 2025 shumë e ftohtë appeared first on BoldNews.al.

Lajm i trishtë! Vetëvritet aktori i njohur i “The Wire”, James Ransone

By: Ela
22 December 2025 at 10:24

Aktori amerikan James Ransone, i njohur për rolin e tij ikonë si Ziggy Sobotka në serialin e HBO-s The Wire, ka vdekur në moshën 46-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut të Los Angelesit, e cila regjistroi vdekjen e tij si vetëvrasje, duke ndodhur të premten e 19 dhjetorit në Los Angeles. Ransone u […]

The post Lajm i trishtë! Vetëvritet aktori i njohur i “The Wire”, James Ransone appeared first on BoldNews.al.

Shoferët e linjave të transportit interurban në Vlorë në protestë, kërkesat

By: Ela
22 December 2025 at 10:01

Linjat e transportit interurban në Vlorë janë ngritur këtë të hënë në një protestë paqësore. Drejtuesit e autobusëve që bëjnë linjat me Tiranën, Beratin, Elbasanin, Sarandën dhe qytete të ndryshme në këto intenerare kanë pezulluar aktivitetin. Shoferët e autobuzave kanë ngjitur pankarta në xhamat e autobuzave dhe kanë pezulluar trasnsportin. “Duam zbatimin e licencës! Taksitë, […]

The post Shoferët e linjave të transportit interurban në Vlorë në protestë, kërkesat appeared first on BoldNews.al.

Festat e fundvitit, policia plan masash në kufi dhe porte

By: Ela
22 December 2025 at 09:36

Në prag festave të fundvitit Policia e shtetit ka hartuar një plan masash për rendin dhe sigurinë publike. Përmes një njoftimi zyrtar për mediat uniformat blu informojnë se do të ketë një shtiim të shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale në territor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e […]

The post Festat e fundvitit, policia plan masash në kufi dhe porte appeared first on BoldNews.al.

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

By: Ela
22 December 2025 at 09:26

Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i Bashkimit Europian. Shumica e vendeve të BE zhvilloi censet e popullsisë më 2021, nga të cilat u evidentua popullata e emigrantëve sipas vendeve të origjinës dhe mosha e saj. Në total 70% e shqiptarëve që […]

The post Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç appeared first on BoldNews.al.

❌
❌