Monopatinat në Kushtetuese, kërkohet shfuqizimi i udhëzimit të ministrisë
Aktivistë të shoqërisë civile iu drejtuan sot Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar ndalimin pa afat të monopatinave elektrike, një vendim i marrë nga Ministria e Brendshme në tetor të vitit 2025 dhe që prej atëherë ka shkaktuar debat publik për lirinë e lëvizjes dhe mënyrën e përdorimit të rrugëve.
Dy organizata tĂ« shoqĂ«risĂ« civile, âQĂ«ndresa Qytetareâ dhe âDrejtĂ«si Sociale,â depozituan sot kĂ«rkesĂ«n pĂ«r shfuqizimin e UdhĂ«zimit nr. 169, datĂ« 13.10.2025, tĂ« firmosur nga ish-ministrja e Brendshme Albana Koçiu. AktivistĂ«t argumentuan se udhĂ«zimi pĂ«r ndalimin e monopatinave elektrike cenon disa tĂ« drejta kushtetuese, pĂ«rfshirĂ« lirinĂ« e lĂ«vizjes, lirinĂ« e veprimtarisĂ« ekonomike dhe tĂ« drejtĂ«n e pronĂ«s.
Sipas tyre, masa administrative qĂ« pasoi udhĂ«zimin â pĂ«rfshirĂ« sekuestrimin e monopatinave nga policia â ka prodhuar pasoja tĂ« drejtpĂ«rdrejta pĂ«r qytetarĂ«t dhe bizneset qĂ« operojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« sektor.
Avokati Gentian Sejrani, nga DrejtĂ«si Sociale, i cili pĂ«rfaqĂ«son aktivistĂ«t nĂ« kĂ«tĂ« proces, tha se vendimi pĂ«r tâiu drejtuar Kushtetueses erdhi pas disa muajsh paqartĂ«sie dhe mungese reagimi nga institucionet.
Ai argumentoi se aktualisht mbi 1,000 monopatina elektrike mbeten të bllokuara nga policia, edhe pse fillimisht autoritetet kishin deklaruar se sekuestrimi i tyre do të ishte i përkohshëm dhe nuk do të zgjaste më shumë se 30 ditë.
âPo pĂ«rballemi me cenim tĂ« sĂ« drejtĂ«s sĂ« pronĂ«s dhe tĂ« lirisĂ« ekonomike,â tha Sejrani pas depozitimit tĂ« kĂ«rkesĂ«s. âBiznese qĂ« operojnĂ« me monopatina janĂ« prekur drejtpĂ«rdrejt nga ky udhĂ«zim dhe disa prej tyre po shkojnĂ« drejt falimentimit.â
Sipas tij, vetë udhëzimi ka paqartësi për kohëzgjatjen e zbatimit dhe nuk përcakton qartë një afat për ndalimin e këtyre mjeteve.
Për këtë arsye, aktivistët kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese edhe pezullimin e menjëhershëm të udhëzimit, deri në momentin që gjykata të marrë një vendim përfundimtar mbi çështjen.
âKjo do tâu mundĂ«sonte qytetarĂ«ve tĂ« rimarrin mjetet e tyre dhe do tĂ« shmangte njĂ« dĂ«m tĂ« mĂ«tejshĂ«m,â shtoi Sejrani.
Rigels Xhemollari, nga organizata Qëndresa Qytetare, tha se aktivistët dhe përdoruesit e monopatinave kishin kërkuar për muaj me radhë një zgjidhje përmes dialogut institucional, por sipas tij përpjekjet nuk kishin marrë përgjigje.
âAksioni i policisĂ« ka qenĂ« disproporcional dhe i palogjikshĂ«m,â tha Xhemollari. âMonopatinat janĂ« mjete qĂ« ndihmojnĂ« nĂ« reduktimin e trafikut, ndĂ«rsa ndalimi i tyre e rĂ«ndon edhe mĂ« shumĂ« menaxhimin e trafikut nĂ« qytet.â
Debati për monopatinat elektrike shpërtheu në tetor 2025, pasi policia nisi një aksion të gjerë në Tiranë dhe disa qytete të tjera për sekuestrimin e tyre, duke argumentuar se përdorimi i këtyre mjeteve ishte i parregulluar dhe përbënte rrezik për sigurinë rrugore.
Vendimi u mor në një kohë kur monopatinat elektrike po përdoreshin gjithnjë e më shumë në kryeqytet si alternativë transporti për distanca të shkurtra, veçanërisht mes të rinjve.
Sipas aktivistëve, ndalimi i monopatinave nuk merr parasysh problemet strukturore të transportit urban në qytetet shqiptare.
Ata argumentojnë se sistemi i transportit publik mbetet i amortizuar, ndërsa mungesa e parkingjeve dhe kostot në rritje të karburantit e bëjnë gjithnjë e më të vështirë përdorimin e automjeteve private.
Në këtë kontekst, monopatinat elektrike shihen si alternativë transporti me kosto të ulët dhe ndikim më të vogël në trafik dhe ndotje.
Xhemollari tha se janë rreth 10 mijë përdorues të këtyre mjetesh vetëm në Tiranë duke shtuar se vendimi i qeverisë nuk merr parasysh nevojat reale të qytetarëve.
Ai krahasoi situatën në Shqipëri me praktikat në kryeqytetet europiane.
âParisi, Roma apo Berlini nuk i kanĂ« ndaluar monopatinat,â tha ai. âAto i kanĂ« rregulluar pĂ«rmes ligjit. PikĂ«risht kĂ«tĂ« kĂ«rkojmĂ« edhe ne: rregullim pĂ«rmes parlamentit dhe jo njĂ« ndalim administrativ.â
ĂĂ«shtja e monopatinave mund tĂ« shĂ«nojĂ« edhe njĂ« precedent juridik pasi kjo Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« njĂ« udhĂ«zim ministri dĂ«rgohet drejtpĂ«rdrejt nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese.
Zakonisht, aktet administrative të këtij lloji kontestohen fillimisht në Gjykatën Administrative dhe vetëm më pas, nëse lind një çështje kushtetuese, ajo kalon në Gjykatën Kushtetuese.
Në këtë rast, sipas Sejranit, aktivistët vendosën të kalojnë direkt në Kushtetuese, sepse argumenti kryesor lidhet me shkeljen e të drejtave themelore.
âKonstatimet tona kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me tĂ« drejta kushtetuese,â tha ai pĂ«r Citizens.al. âPĂ«r sa kohĂ« qĂ« kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me cenim tĂ« lirisĂ« sĂ« lĂ«vizjes, tĂ« drejtĂ«s sĂ« pronĂ«s dhe lirisĂ« ekonomike, gjykata qĂ« duhet ta shqyrtojĂ« Ă«shtĂ« Gjykata Kushtetuese.â
Ai pranoi se kjo qasje nuk është ndjekur më parë, por shtoi se mund të krijojë një precedent për mënyrën se si aktet administrative që prekin drejtpërdrejt të drejtat themelore mund të sfidohen në të ardhmen.
âĂshtĂ« hera e parĂ« qĂ« ndodh, por le tĂ« jetĂ« njĂ« precedent,â tha Sejrani.
Ndërsa çështja kalon në Gjykatën Kushtetuese, debati për monopatinat ka nxjerrë në pah një problem më të gjerë për mënyrën se si rregullohet lëvizja urbane në Shqipëri.
Nga njëra anë, autoritetet argumentojnë se mungesa e rregullave të qarta për përdorimin e monopatinave përbën rrezik për sigurinë rrugore. Nga ana tjetër, aktivistët dhe përdoruesit e tyre thonë se ndalimi total nuk është zgjidhje dhe se vendi ka nevojë për një kuadër ligjor që të përcaktojë qartë mënyrën e përdorimit të këtyre mjeteve.
Vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese në muajt në vijim pritet të jetë vendimtar jo vetëm për fatin e monopatinave elektrike, por edhe për mënyrën se si institucionet shqiptare mund të ndërhyjnë në rregullimin e formave të reja të mobilitetit urban.
Lexoni gjithashtu:
- Katër muaj nga bllokimi i monopatinave, asnjë zgjidhje
- âU zgjuam ilegalĂ«â, konfiskimi i monopatinave pa procedura tĂ« qarta
- Ndalimi i monopatinave elektrike ndez debat për sigurinë dhe të drejtën për lëvizje
The post Monopatinat në Kushtetuese, kërkohet shfuqizimi i udhëzimit të ministrisë appeared first on Citizens.al.
