Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Main stream

“Vetting” amerikan për bizneset/ Opozita e sheh si propagandë nismën e qeverisë: Të përfshihet Parlamenti

By: D Marku
27 December 2025 at 15:28

Opozita e sheh si të vonuar dhe propagande nismën e qeverisë, e cila parashikon vendosjen e filtrave mbrojtëse ndaj investimet e huaja.

Në një intervistë për Top Channel, Jorida Tabaku vlerëson se Shqipëria ka nevoje për një kornizë ligjore të fortë, transparente dhe në përputhje të plotë me standardet e amerikane dhe europiane.
“Qeveria i lë komplet jashtë interesit infrastrukturën, energjinë dhe të dhënat sensitive. Detyrimi për të bërë një analizë të investimeve të huaja është pjesë e procesit të integrimit. Qeveria shqiptare thotë se do të fillojë me median dhe, në momentin që ne bëhemi vend anëtar i BE-së, do të fillojmë me të gjithë sektorët e tjerë. Në rastin e Shqipërisë, interesi më i madh i partnerëve strategjikë, si europianë ashtu edhe amerikanë, lidhet me fushat kritike.”, shprehet Jorida Tabaku.

Projekti parashikon që Vettingu i investimeve te huaja ti lihet ne dore një komiteti ndërministror, por deputeten demokrate ky mekanizëm nuk garanton kontroll të balancuar, nëse nuk përfshin Parlamentin.
“Të ngrihet një grup në Parlament, ndërmjet Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe Komisionit të Ekonomisë, i cili do të krijonte një check and balance. Sepse qeveria është provuar se ka qenë e paaftë për ta kryer këtë funksion dhe, së dyti, të dhënat personale të shqiptarëve dhe, me rastin e fundit të AKSHI-t, të dhënat e biznesit, të gjendjes civile dhe të dosjeve hetimore janë përdorur edhe për qëllime kriminale dhe presioni. Imagjinoni çfarë mund të ndodhë nesër me projektin e Smart City (kamerat inteligjente), nëse të gjitha këto të dhëna do të jenë të disponueshme nga palë të treta, që mund të përdoren dhe të cenojnë edhe sigurinë kombëtare.”, shton më tej ajo.
Për Jorida Tabakun, nëse qeveria e ka seriozisht dhe nuk po bën një nismë sa për të kaluar radhën, duhet të bëjë publike analizën e investimeve të huaja, duke bërë transparencë, ndërsa kërkon që në sektorët ku ka monopole dhe nuk ka asnjë ofertues tjetër, filtrat të jenë të fortë, në mënyrë që të analizohet prejardhja e tyre.

The post “Vetting” amerikan për bizneset/ Opozita e sheh si propagandë nismën e qeverisë: Të përfshihet Parlamenti appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 26 December 2025Main stream

Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Rruga është qëndresa! Në janar nisim betejën tonë

By: Fax Web
26 December 2025 at 11:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur që aksionin opozitar ta vazhdojë në janar. Nga ‘foltorja’ në Manëz, kreu i PD thotë se Rama largohet vetëm duke bërë qëndresë.

Ai fton të gjithë demokratët që në janar të caktojnë datën dhe të dalin në shesh çdo natë.

Në 2026 – tha Berisha- futemi si misionarë për të përmbushur diktaturën e dytë në Shqipëri.

“Të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe ti rikthemi sheshit cdo nate derisa ta përzëmë atë. Të mos mendojë se rruga është dhuna, jo. Rruga është qëndresa jonë sheshi është i yni dhe Rama ikën si mi, nuk mund të qëndrojë aty. Pra hyjmë në vitin 2026 si misionarë. Si fatmëdhenj që kemi mundësinëtë përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri”, tha Berisha.

 

 

Before yesterdayMain stream

Buxheti i Durrësit miratohet vetëm me votat e socialistëve, opozitarët kritikuan shpenzimet

By: armand
24 December 2025 at 20:42

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar me shumicë votash buxhetin e Bashkisë për vitin 2026 dhe buxhetin afatmesëm 2026–2028, si dhe paketën fiskale. Këshilltarët e opozitës votuan kundër. Buxheti i vitit 2026 është 6% më i lartë se ai i këtij viti dhe arrin në rreth 6.85 miliardë lekë. Këshilltarët e opozitës shprehën rezerva për […]

The post Buxheti i Durrësit miratohet vetëm me votat e socialistëve, opozitarët kritikuan shpenzimet appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama mendon të përdorë mandatet si marioneta krimi, opozita s’mund të shuhet, do ishte fundi!

By: Fax Web
23 December 2025 at 14:25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët ditën e sotme pas protestës kombëtare mbrëmjen e djeshme para kryeministrisë, është shprehur se çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se kemi të bëjmë me një përballje jetë a vdekje.

“Çdo qytetar i ndershëm i këtij vendi, demokrat, socialiste, e ka të qartë, se me zhvillimet dhe zbulimet e fundit, faktimin, se unë Ergys Agasin jo vetëm në këtë sallë, por edhe në Këshillin e Evropës dhe kudo, në rezolutat tona, e kemi damkosur si koordinatorin e Ramës për veprat më të zeza dhe tani po faktohet. Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se kemi të bëjmë me një përballje jetë a vdekje”, tha ai.

Kryedemokrati theksoi më tej se Edi Rama nuk do t’i heq imunitetin Belinda Ballukut, sepse sipas tij, ai është vetë prapa akteve që ka kryer zv.kryeministrja.

“Edi Rama po ble kohë për vepra të zeza, është i gatshëm dhe i aftë të ndryshoj çdo ligj dhe rregullore që të nxjerr gjithçka jashtë përgjegjësisë ligjore, kjo do shënonte vdekjen  e opozitës, asgjësimin politik të saj”, tha ai, ndërsa shtoi se “Rama mendon të përdorë mandatet si marioneta krimi, por po gabohet shumë rëndë”.

Po ashtu, Berisha theksoi se motoja e shqiptarëve duket të jetë “ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, pasi sa herë opozita i është përmbajtur këtij himni, ka fituar.

Berisha: Çdo qytetar i ndershëm i këtij vendi, demokrat, socialiste, e ka të qartë, se me zhvillimet dhe zbulimet e fundit, faktimin, se unë Ergys Agasin jo vetëm në këtë sallë, por edhe në Këshillin e Evropës dhe kudo, në rezolutat tona, e kemi damkosur si koordinatorin e Ramës për veprat më të zeza dhe tani po faktohet. Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se kemi të bëjmë me një përballje jetë a vdekje.

Edi Rama nuk do t’i heq imunitetin Lubi Ballukut, sepse është vetë prapa akteve që ka kryer Lubia. Edi Rama po ble kohë për vepra të zeza, është i gatshëm dhe i aftë të ndryshoj çdo ligj dhe rregullore që të nxjerr gjithçka jashtë përgjegjësisë ligjore, kjo do shënonte vdekjen  e opozitës, asgjësimin politik të saj.

Ndaj dhe kjo betejë është “ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”. Sa herë opozita i është përmbajtur këtij himni, ka fituar. Çdo opozitar duhet t’i përsëri vetes këtë moto. Nuk ka moto më të rëndësishme se kjo, opozita nuk mund të shuhet, do ishte fundi.

Nuk mundet një bandë kriminale e implikuar në akte të renda, në pengmarrje, zhdukje, kontrolle të të dhënave të qytetarëve, transaksioneve, nuk mundët kjo të asgjësoje sovranitetin e brendshëm të një kombi, opozitën. Beteja jonë të vazhdojë. Rama mendon të përdorë mandatet si marioneta krimi. Gabohet shumë rëndë.

Reuters: Akuzat për korrupsion ndaj zv.kryeministres ndezin protesta para Kryeministrisë

By: Elva
22 December 2025 at 22:31

Reuters i ka kushtuar një artikull protestës së opozitës së zhvilluar përpara Kryeministrisë në Tiranë, duke raportuar për hedhjen e bombave molotov drejt godinës qeveritare dhe kërkesat për dorëheqjen e qeverisë. Reuters thekson se protesta vjen në një moment tensioni të shtuar politik në Shqipëri, pas akuzave për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe kërkesës […]

The post Reuters: Akuzat për korrupsion ndaj zv.kryeministres ndezin protesta para Kryeministrisë appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Protestat nuk do të ndalen, opozita me mision

22 December 2025 at 20:54

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Pas përfundimit të protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga selia blu, falënderoi protestuesit për pjesëmarrjen dhe që iu përgjigjën thirrjes së opozitës.

Kreu i PD-së theksoi se “në qoftë se në protestat e para 11 majit, ne u ngritëm për të shpëtuar PD-në, për të shpëtuar pluralizmin politik, tani ne jemi në këmbë për shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar demokracinë, për të shpëtuar familjen”.

“Ky është misioni më i lartë, më sublim i jetës tonë. Ky është mision edhe më i lartë, edhe më i rëndësishëm se ai që përmbushëm në 90-ën. Ky është mision që do përcaktojë fatin e Shqipërisë, fatin e demokracisë në Shqipëri, fatin e familjes shqiptare. Ndaj dhe duhet të përulem para secilit prej jush, para të gjithë atyre që erdhën dhe të betohemi ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore”, u shpreh Berisha.

Berisha nënvizoi se aksioni i opozitës nuk do të ndalet deri me largimin e Edi Ramës.

Kreu i PD-së theksoi se tre do të jenë drejtimet e protestës së PD-së, Kryeministria, Parlamenti dhe Surreli.

“Tre do jenë drejtimet e protestës tonë, kryeministria, ndërtesa e krimit ky kryehajdutë të paimagjinueshëm në histori mbrojnë njëri-tjetrin, firmosin me duart e tyre të zeza shkresa për të vjedhur qytetarët shqiptarë, mesazhe për të vjedhur qytetarët shqiptarë. Parlamenti që asgjëson pluralizmin. Surreli, pallati tjetër i krimit, sepse rrënjët e AKSHI-t janë në Surrel”, tha Berisha.

Berisha shtoi se opozita do të shpëtojë demokracinë shqiptare.

/m.q/j.p/

The post Berisha: Protestat nuk do të ndalen, opozita me mision appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë

22 December 2025 at 20:03

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Ndërsa shkonte drejt përfundimit, protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike u tensionua ndërsa dhjetëra koktejle molotov janë hedhur në drejtim të Kryeministrisë, duke shpërthyer në flakë.

Tensionet nisën menjëherë pas përfundimit të fjalës së kreut të PD-së, Sali Berisha. Ndërsa ai së bashku me drejtuesit e tjerë demokratë u larguan, nisi hedhja e molotovëve që kanë rrezikuar forcat e rendit që ishin mbledhur kordon në ruajtje të institucionit.

Po ashtu, edhe protestuesit rrezikuan nga hedhja e molotovëve ndërsa njëri prej tyre u përfshi nga flakët për disa momente.

Po ashtu protestuesit u përplasen me forcat e Policisë së Shtetit, pasi hoqën një pjesë të gardhit rrethues të vendosur provizorisht pranë godinës së qeverisë dhe vendosën foto të anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Pas këtyre momenteve tensionesh, protestuesit janë tërhequr nga Kryeministria duke u zhvendosur në bulevard drejt Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkisë së Tiranës duke iu drejtuar Kuvendit dhe duke e përfunduar në selinë e PD-së.

Kjo është protesta e parë kombëtare e PD-së pas disa foltoreve të organizuara para Kryeministrisë. Protesta e opozitës u thirr pas padisë së ngritur nga SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. /j.p/

Protestuesit hedhin molotovë ndaj Kryeministrisë, foto: Andrin Hoxha
1 nga 7

The post Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Opozita, në protestë para Kryeministrisë

22 December 2025 at 18:24

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Partia Demokratike zhvillon sot protestë kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Tashmë ka nisur grumbullimi i protestuesve që vijnë nga selia e PD-së drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të PD-së, iu bashkua protestës duke marshuar nga selia blu drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta vjen pas disa foltoreve të zhvilluara para Kryeministrisë nga Partia Demokratike, pasi sipas opozitës në Kuvend iu mor çdo hapësire kushtetuese.

Përballë godinës së qeverisë është ngritur podiumi ku do të të flasin eksponentët e Partisë Demokratike dhe pjesëmarrës të tjerë në protestë, ndërsa pritet të zgjasë për rreth 3 orë.

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta do të ndalet vetëm me rrëzimin e qeverisë.

“Ne zbresim në fushë pasi kemi bërë çdo detyrë, pasi kemi faktuar çdo gjë, të betuar që do vazhdojmë luftën tonë deri në përmbysjen e regjimit”, tha Berisha.

Në lidhje me mbarëvajtjen e saj, policia ka ndërmarrë masa për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, ndërsa qindra efektivë policie janë në terren.

Në varësi të tubimit, sipas policisë, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, foto: Andrin Hoxha, Florian Abazaj
1 nga 22

(Vijon…)

The post Opozita, në protestë para Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alimehmeti tregon skenarin e protestës së PD-së: Duhet të ketë një revoltë popullore

By: armand
22 December 2025 at 16:03

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, tha se protestat duhet të shndërrohen në revolta deri në largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Në studion e News24, Alimehmeti ftoi edhe socialistët në protestën e sotme antiqeveritare. “Protesta kombëtare që zhvillohet sot është një tubim ku duhet të marrë pjesë kushdo për […]

The post Alimehmeti tregon skenarin e protestës së PD-së: Duhet të ketë një revoltë popullore appeared first on BoldNews.al.

Balluku e pandehur nga SPAK për tendera miliona euroshe, 300 apartamente dhe 2 jahte, opozita sot protestë para Kryeministrisë

By: V K
22 December 2025 at 08:08

Këtë të hënë, opozita do të mbajë protestën kombëtare, duke e konsideruar si një reagim ndaj korrupsionit qeveritar që ka çuar në përkeqësimin e kushteve të jetesës, pasigurisë dhe mohimit të zgjedhjeve të lira e të barabarta.

Në qendër të protestës janë aferat e fundit të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, emri i së cilës del i përfshirë në abuzim me tendera miliona euroshe në Unazën e Madhe dhe Tunelin e Llogarasë.

Opozita ka bërë thirrje për pjesëmarrje të lartë qytetare në protestën që do të organizohet në orën 18:00 para Kryeministrisë, ndërsa kreu i PD Sali Berisha akuzon Ballukun se ka në pronësi 300 apartamente dhe dy jahte.

Kujtojmë se veç faktit që Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, vijon ende procedura për heqjen e imunitetit pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, ç`ka i hap rrugë arrestimit të numrit dy të qeverisë.

The post Balluku e pandehur nga SPAK për tendera miliona euroshe, 300 apartamente dhe 2 jahte, opozita sot protestë para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Opozita protestë më 22 dhjetor/ Fatmir Mediu ndan detaje nga mbledhja e Kryesisë: Të bashkohemi kundër qeverisë

By: V K
21 December 2025 at 09:19

Më 22 dhjetor, opozita ka paralajmëruar protestë kombëtarë. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ndarë detaje nga takimet e zhvilluara me qytetarë, duke shprehur angazhimin maksimal dhe rëndësinë e protestës.

“Kongresi Amerikan, në seancën e Komisionit për Europën, deklaroi se në Shqipëri po shkatërrohet pluralizmi dhe zgjedhjet e lira; krimi dhe korrupsioni janë një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e më gjerë. Ata kërkuan një drejtësi që i shërben qytetarëve dhe nuk përdoret si armë politike e pushtetit”, thotë ai.

Gjithashtu, Mediu nënvizon se raporti i OSBE/ODIHR, denoncoi qartë se zgjedhjet ishin një farsë.

Reagimi i Mediut:

Protesta e Opozitës në 22 Dhjetor

Në mbledhjen e kryesisë, Kryetari i Partisë Republikane theksoi se është koha që jo vetëm Partia Demokratike, Partia Republikane, por gjithë opozita pa dallim, çdo qytetar, të jetë prezent dhe të luftojë për të ndryshuar realitetin e dominuar nga krimi, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria.

Raporti i OSBE/ODHIR denoncoi se zgjedhjet ishin një farsë, ku shteti dhe Partia Socialiste u bënë një, duke vjedhur paratë e taksapaguesve për të blerë vota, faljen e gjobave dhe bonusin për pensionistët në shkëmbim të votës. ODHIR deklaroi se krimi i organizuar, i lidhur me pushtetin, bleu vota, intimidoi votuesit dhe vendosi në parlament përfaqësuesit e tij. Po ashtu, deklaroi qartë se liderët e opozitës u proceduan dhe arrestuan përpara zgjedhjeve politikisht, në shërbim të pushtetit.

IDU (Unioni Ndërkombëtar për Demokraci), ku bën pjesë Partia Republikane Amerikane e Presidentit Trump, Partitë Popullore Europiane theksuan se zgjedhjet në Shqipëri u manipuluan nga Partia Socialiste, e lidhur me korrupsionin dhe krimin, dhe Shqipëria duhet të gjejë mekanizmat për një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kongresi Amerikan, në seancën e Komisionit për Europën, deklaroi se në Shqipëri po shkatërrohet pluralizmi dhe zgjedhjet e lira; krimi dhe korrupsioni janë një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e më gjerë. Ata kërkuan një drejtësi që i shërben qytetarëve dhe nuk përdoret si armë politike e pushtetit.

Të gjitha këto kanë vlerë kur opozita dhe shqiptarët të bashkohen në një lëvizje të fuqishme masive kundër qeverisë së Edi Ramës, e cila po zbraz Shqipërinë dhe po shkatërron të ardhmen e Shqipërisë dhe Kombit, duke e kthyer atë në momentet më të errëta të historisë shqiptare.

 

The post Opozita protestë më 22 dhjetor/ Fatmir Mediu ndan detaje nga mbledhja e Kryesisë: Të bashkohemi kundër qeverisë appeared first on Albeu.com.

CNN publikon pamjet: Skenat kaotike në Parlamentin e Shqipërisë

By: lindita
20 December 2025 at 11:53

Pas skenave në seancën e fundit të këtij viti, Parlamenti i Shqipërisë ka marrë vëmendjen e CNN. “Skena të tensionuara u regjistruan brenda Parlamentit shqiptar, ku deputetët e opozitës u përplasën mes tyre gjatë një proteste të ndezur për akuza korrupsioni ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Balluku i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si “baltosje, insinuata…

Source

Kërkesa për arrestimin e Ballukut/ Detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, opozita kërkon USB-në, PS: Provat e SPAK nuk dalin nga salla!

By: D Marku
19 December 2025 at 13:21

Dalin detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mësohet se opozita kërkon të marre USB me provat dhe ta shqyrtojë pas mbledhjes. Ndërkohë PS kerkon te mos dale nga mbledhja dokumentacioni që ka sjelle SPAK.

Prokuroret deklaruan se materiali i USB-se mund të aksesohet vetem nga anetaret e Keshillit te Mandateve, dhe jane dakord që deputetet ta marrin me vete.

Balla u ka thënë demokratët që provat, pra USB-ja te shihen gjate mbledhjes do te mos i marrin me vete.
Ndërkohë po diskutohet që mbledhja të shtyhet, kërkesë kjo edhe e avokati i Ballukut, me argumentin se i nevojitet me shume kohe per t’u njohur me materialin.

The post Kërkesa për arrestimin e Ballukut/ Detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, opozita kërkon USB-në, PS: Provat e SPAK nuk dalin nga salla! appeared first on Albeu.com.

Buzët e Shabanit në faqet e nxira të opozitës

By: Brisi
18 December 2025 at 17:39

Nga Boldnews.al Pasi u betua në Parlament, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, lëshoi një puthje për të 35 deputetët e opozitës që i dhanë firmën për ta përfshirë në listën finale të kandidaturave. Gjesti i Shabanit ishte cinizëm malinj, por puthja e tij ngjan me prekjen e vdekjes së moralit opozitar. Paradoksalisht, në ditën që […]

The post Buzët e Shabanit në faqet e nxira të opozitës appeared first on BoldNews.al.

Tensionet në Kuvend, PS kërkon masa disiplinore për 29 deputetë të opozitës

By: Elva
18 December 2025 at 14:55

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar një kërkesë për marrjen e masave disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës, pas tensioneve dhe incidenteve të ndodhura gjatë seancës plenare të sotme në Kuvend. Sipas PS-së, veprimet e deputetëve të Partisë Demokratike gjatë seancës kanë qenë të mirëorganizuara dhe kanë përfshirë akte dhune dhe incidente të rënda. […]

The post Tensionet në Kuvend, PS kërkon masa disiplinore për 29 deputetë të opozitës appeared first on BoldNews.al.

Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake

18 December 2025 at 13:04

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas kaosit të shkaktuar sot në Kuvend nga deputetët e opozitës, të cilët penguan zhvillimin e seancës plenare.

Peleshi nënvizoi se “Kuvendi i Shqipërisë nuk është thjesht një vend debatesh, por institucioni ku fjala dhe sjelljet e deputetëve duhet të mbajnë e dëshmojnë peshën e përgjegjësisë dhe t’u shërbejnë mirëkuptimit, jo përçarjes”.

Sipas tij çdo sjellje që shkel etikën, respektin dhe rregullat e funksionimit të Kuvendit dëmton rëndë dinjitetin, cenon përfaqësimin dhe besimin e qytetarëve.

Peleshi nënvizoi se “detyrimi ynë është të bashkëpunojmë për zgjidhje në të mirë të vendit, të zhvillojmë dialog serioz, jo të krijojmë kaos”.

“Mbi interesin politik qëndron interesi i shtetit. Asnjë forcë politike nuk mund të pretendojë se përfaqëson e vetme të vërtetën dhe asnjë ndarje partiake nuk duhet të na bëjë të harrojmë se të gjithë shërbejmë për të njëjtin vend dhe për të njëjtët qytetarë”, shkruan Peleshi.

Kreu i Kuvendit shtoi më tej se “institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja personale apo partiake. Ruajtja, forcimi dhe respektimi i tyre është përgjegjësi që na bashkon përtej ndarjeve tona politike. Vetëm kur e vëmë shtetin mbi partinë, mund të ndërtojmë një Shqipëri më të fortë për brezat që vijnë. Respekti për Kuvendin është respekt për Republikën, respekt për qytetarët”.

Gjithashtu Peleshi shprehur mirënjohjen për punonjësit e Gardës së Republikës dhe të shërbimeve të Kuvendit, për korrektesën dhe përgjegjësinë në kryerjen e detyrës.

/m.q/j.p/

The post Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Opozita krijon tensione në Kuvend, zënë karriget e ministrave dhe ndezin flakadanë

18 December 2025 at 11:44

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Deputetët e opozitës kanë penguar sot nisjen normale të punimeve të seancës plenare, duke zënë karriget e ministrave në Kuvend.

Deputetë e opozitës kanë tentuar të ulen në vendet e ministrave dhe është dashur ndërhyrja e gardës për largimin e tyre.

Kjo situatë ka shkaktuar debate mesa mazhorancës dhe opozitës. Ndërsa përplasjet mes deputetëve dhe punonjësve të Gardës kanë vijuar, deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka ndezur flakadanë.

Po ashtu, flakadanë kanë ndezut dhe deputetët Albana Vokshi dhe Fidel Kreka.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të ndërpresin veprimet e dhunshme.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje forcave të sigurisë që mos të “prekin deputetët”.

“Prekja e deputetëve është një akt kriminal, i turpshëm dhe i pashembullt. Jeni ju që mbroni hajdutët. Do të përballeni me proceset më të rënda. Ju që prekni deputetët do përballeni me proceset më të rënda. Mos prekni deputetët se do përballeni me pasoja shumë të rënda”, tha Berisha.

Opozita bllokon seancën e Kuvendit, foto: Florian Abazaj
1 nga 10

 

The post Opozita krijon tensione në Kuvend, zënë karriget e ministrave dhe ndezin flakadanë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Opozita 4 protesta të ndara, Koka: Kjo situatë i shërben Ramës

By: Elva
17 December 2025 at 22:54

Opozita ka paralajmëruar katër protesta të ndryshme kundër qeverisë brenda katër ditësh radhazi, ndonëse të gjithë aktorët opozitarë ndajnë të njëjtin qëndrim kritik ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Megjithatë, mungesa e koordinimit mes tyre ka ngritur debate dhe kritika. Sipas kalendarit të shpallur, protestat do të nisin të enjten nga Arlind Qorri, të premten nga Agron […]

The post Opozita 4 protesta të ndara, Koka: Kjo situatë i shërben Ramës appeared first on BoldNews.al.

“Autogolat” e PD/ Amnistia Penale, Paqja Fiskale, Avokati i Popullit, kaq “syleshe” është vallë opozita?

By: Elva
13 December 2025 at 15:08

Nga Boldnews.al Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se do të angazhojë popullin në revolta anti-qeveritare, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në teori, kazusi politik është tipiku për të ngritur qytetarët në protesta kundër korrupsionit. Një lëvizje e tillë shkarkoi qeverinë pak ditë më parë në […]

The post “Autogolat” e PD/ Amnistia Penale, Paqja Fiskale, Avokati i Popullit, kaq “syleshe” është vallë opozita? appeared first on BoldNews.al.

Shabani: Mazhoranca i dha përparësi funksionimit të shtetit

12 December 2025 at 10:21

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Endri Shabani reagoi sot pas zgjedhjes si Avokat i Popullit nga Kuvendi, duke e cilësuar procesin si “një votëbesim sa të rëndësishëm dhe personalisht prekës, aq edhe surprizues për nga dinamika e zhvillimit në sallën e Kuvendit”.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shabani u shpreh i befasuar nga qëndrimi i deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij, fillimisht e mbështetën me firma për kandidaturën, por më pas vendosën të mos e votojnë në seancë.

“Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja”, shkruan Shabani.

Ai falënderoi 35 deputetët opozitarë që firmosën kandidimin e tij, duke theksuar se do të punojë në mënyrë të tillë që të mos japë arsye për pendim apo dyshim.

Gjithashtu, Shabani vlerësoi qëndrimin e deputetëve të mazhorancës, të cilët fillimisht nuk i dhanë firma për kandidimin, por në votimin final e mbështetën unanimisht.

“Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës, fillimisht refuzuan të më jepnin qoftë edhe një firmë, megjithëse disa prej tyre i kam miq, me argumentin se PS nuk do të hynte në këtë punë të opozitës, por në momentin final më votuan që të gjithë, madje me votë të fshehtë, duke më besuar detyrën e Avokatit të Popullit. E gjithë kjo dinamikë ishte diçka që s’do ta besoja dot po të ma tregonin më parë dhe nuk e lija dot pa e shënuar.

“Megjithatë, me keqardhje për vijën e pakuptueshme të partisë së tyre, dua t’i falënderoj sinqerisht 35 deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre më dhanë mundësi të kandidoj për këtë funksion kushtetues. I siguroj se nuk do t’u jap arsye për të menduar ndonjëherë se bënë gabim që më mbështetën në fillim apo se bënë gjënë e duhur që nuk më votuan në fund”, tha ai.

Shabani theksoi se mazhoranca i dha përparësi funksionimit të shtetit, pavarësisht se ai vetë ka qenë aktivist i opozitës dhe ka bërë deklarata që “mund të mos u kenë ardhur mirë” deputetëve socialistë.

“Gjithashtu, nuk mund të mos i falënderoj po aq sinqerisht deputetët e mazhorancës, pavarësisht se jam i vetëdijshëm që, më shumë se për mua, vota e tyre ishte një akt pjekurie politike për të zgjidhur ngërçin e stërzgjatur të institucionit dhe hedhur një hap domethënës për procesin e negociatave, ku ky ngërç shënohej si detyrë e pakryer shtëpie.

Dua të vlerësoj në veçanti faktin që duke më dhënë votën, deputetët e mazhorancës i dhanë përparësi si skuadër funksionimit të shtetit, dhe kapërcyen njerëzisht faktin që unë, si aktivist i angazhuar në radhët e opozitës, kam bërë dhe thënë gjëra për të cilat me siguri nuk iu ka ardhur mirë. U shpreh respekt për nivelin dallueshëm më të lartë politik dhe i siguroj se në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme do të bëj më të mirën për të gëzuar respektin e të gjithëve”, theksoi Shabani.

/m.q/r.e/a.f/

The post Shabani: Mazhoranca i dha përparësi funksionimit të shtetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌