Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026BoldNews

Seanca për dosjen “Plumbi i artë”/ Drejtoria e Burgjeve njofton GJKKO: Altin Ndoci u arratis, po e kërkon policia

By: Ela
15 January 2026 at 12:00

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion sot ishte parashikuar seanca për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, mes të cilëve edhe Altin Ndoci, i cili dy ditë më parë u arratis nga spitali i Durrësit ku kishte shkuar për vizitë mjekësore. Në seancë, Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar zyrtarisht Gjykatën e Posaçme […]

The post Seanca për dosjen “Plumbi i artë”/ Drejtoria e Burgjeve njofton GJKKO: Altin Ndoci u arratis, po e kërkon policia appeared first on BoldNews.al.

PD: Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e qeverisë, SPAK të hetojë

By: armand
15 January 2026 at 11:59

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, u shpreh se disa muaj më parë Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tjerë inspektuan investimin për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Seman në Fier, duke e prezantuar si një sukses madhor që do të mbante 5000 hektarë tokë bujqësore të mbrojtura nga përmbytjet. Por […]

The post PD: Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e qeverisë, SPAK të hetojë appeared first on BoldNews.al.

Arratisja e Altin Ndocit, vihen nën hetim personat që ai ka pasur kontakt gjatë qëndrimit në burg

By: armand
15 January 2026 at 11:48

Dy ditë pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci nga spitali infektiv në Durrës janë shtrirë te të gjithë personat që kanë zhvilluar takime me të gjatë gjashtë muajve të fundit në burgun e Durrësit. Bëhet me dije se personat që e kanë takuar Ndocin rezultojnë të jenë edhe organizatorë të dyshuar të planit të […]

The post Arratisja e Altin Ndocit, vihen nën hetim personat që ai ka pasur kontakt gjatë qëndrimit në burg appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja kufizon SPAK-un: Ndalohet përdorimi pa kriter i të dhënave personale nga celularët e sekuestruar

By: Ela
15 January 2026 at 11:47

Gjykata Kushtetuese i ka vendosur kufij SPAK-ut për sekuestrimin dhe përpunimin e të dhënave të nxjerra nga telefonat celularë. Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht ankimin e Onejda Ymerajt dhe ka konstatuar cenimin e fshehtësisë së korrespondencës dhe të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, për aq sa të dhënat e sekuestruara nga telefoni i saj […]

The post Kushtetuesja kufizon SPAK-un: Ndalohet përdorimi pa kriter i të dhënave personale nga celularët e sekuestruar appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim për vjedhje e dhunë në familje, tre të arrestuar në Tiranë

By: armand
15 January 2026 at 11:24

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim. Në Komisariatin Nr. 4 u kap një 37-vjeçar, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 vite burg për veprën penale “Vjedhja”. Atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 3 muaj nga dënimi. Ndërkohë, specialistët e Komisariatit Nr. 6 ndaluan […]

The post Në kërkim për vjedhje e dhunë në familje, tre të arrestuar në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet goditën bujqësinë në Lezhë! Mbi 1700 hektarë nën ujë dhe prodhime të dëmtuara

By: Ela
15 January 2026 at 11:20

Reshjet intensive dhe dalja e ujërave nga shtrati kanë sjellë pasoja të rënda në zonat bujqësore të qarkut të Lezhës. Sipërfaqe të tëra toke kanë mbetur nën ujë, duke dëmtuar prodhimin bujqësor, veçanërisht kulturat e jonxhës dhe grurit. Të dhënat paraprake të mbledhura nga strukturat vendore tregojnë se përmbytjet kanë prekur gjithashtu edhe kultura të […]

The post Përmbytjet goditën bujqësinë në Lezhë! Mbi 1700 hektarë nën ujë dhe prodhime të dëmtuara appeared first on BoldNews.al.

Pezullimi i vizave, Ambasada amerikane jep detaje: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

By: armand
15 January 2026 at 11:09

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë me një njoftim për sa i përket pezullimit të vizave për 75 vende përfshirë edhe Shqipërinë. Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do të pezullojë lëshimin e vizave emigruese si bashkim familjar, aplikimet për green card, emigrim diversiteti (lotaria) dhe format e tjera të emigrimit […]

The post Pezullimi i vizave, Ambasada amerikane jep detaje: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA appeared first on BoldNews.al.

Stelina: ‘Skifterët’ shqiptarë më ndoqën dhe më sakatuan shtëpinë në Itali

By: Ela
15 January 2026 at 10:56

Gjatë një rrëfimi në Big Brother VIP Albania, Stelina ka ndarë një eksperiencë të frikshme nga jeta e saj jashtë programit. Ajo ka treguar se disa persona, të cilët i identifikoi si shqiptarë, e ndiqnin dhe e pikasnin në zonën ku jetonte më parë në Itali. Sipas Stelinës, një makinë qëndronte shpesh e parkuar përpara […]

The post Stelina: ‘Skifterët’ shqiptarë më ndoqën dhe më sakatuan shtëpinë në Itali appeared first on BoldNews.al.

“Jam pronari”/ Mashtroi rojën dhe vodhi makinën, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

By: armand
15 January 2026 at 10:51

Një 18-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka vjedhur një makinë duke mashtruar rojën e një parkimi privat. Ngjarja ndodhi në një parking në rrugën “Hajdar Hidri”. I riu me iniciale A. L. u prezantua si pronari i automjetit për të marrë çelësat dhe për t’u larguar. Pas denoncimit nga roja, u bë […]

The post “Jam pronari”/ Mashtroi rojën dhe vodhi makinën, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 mln € tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!

By: Ela
15 January 2026 at 10:39

Një individ, pronar me letra i disa kompanive, është çelësi për të zbërthyer dy nga dosjet që tashmë janë në duart e SPAK-ut, tenderat sekretë të AKSHI-t dhe aferën DURANA. Ai është Gëzim Hoxha, emri i të cilit del në të gjitha dosjet, por deri më tani është amnistuar nga institucionet ligjzbatuese. Emri i Gëzim […]

The post Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 mln € tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! appeared first on BoldNews.al.

Irani mohon dënimin me vdekje të 26-vjeçarit Erfan Soltanit: Nuk ka plan për varjen e tij!

By: armand
15 January 2026 at 09:33

26-vjeçari Erfan Soltani, i riu iranian që pritej të varej nga regjimi i Teheranit për pjesëmarrje në protestat e fundit, nuk është dënuar me vdekje, deklaruan sot përfaqësues të drejtësisë iraniane. Sipas një deklarate të transmetuar nga mediat shtetërore të Iranit, autoritetet gjyqësore sqaruan se Soltani akuzohet për “komplot kundër sigurisë së brendshme të vendit dhe […]

The post Irani mohon dënimin me vdekje të 26-vjeçarit Erfan Soltanit: Nuk ka plan për varjen e tij! appeared first on BoldNews.al.

Hapet gara për zv.drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit

By: Ela
15 January 2026 at 09:31

Pas emërimit të Joni Keta në krye të BKH ka mbetur vakant vendi i zëvendësdrejtorit. Të drejtën për të garuar për këtë post e kanë vetëm 60 hetuesit e BKH. Kandidatët që do aplikojnë për Zëvendësdrejtor në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë dokumentet si më poshtë: a. Kërkesë për aplikim; b. […]

The post Hapet gara për zv.drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit appeared first on BoldNews.al.

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve/ BIRN: Gjuha bullizuese, propagandë që synon të shmangë llogaridhënien për korrupsionin qeveritar

By: Ela
15 January 2026 at 09:16

Kryeministri Edi Rama e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetarët me gjuhë bullizuese dhe intimiduesе, një teknikë propagande që synon të shmangë llogaridhënien publike ndaj aferave korruptive të qeverisë së tij. Kryeministri Edi Rama përdori të mërkurën një koment të gazetares Klodiana Lala në profilin e saj në Facebook për ta sulmuar atë […]

The post Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve/ BIRN: Gjuha bullizuese, propagandë që synon të shmangë llogaridhënien për korrupsionin qeveritar appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Kush janë disa nga të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin

By: armand
15 January 2026 at 09:09

Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 2026 nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, burgut të sigurisë së lartë. Burime bëjnë me dije se mes të burgosurve […]

The post EMRAT/ Kush janë disa nga të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin appeared first on BoldNews.al.

Po transportonte 60 kg kanabis, arrestohet 52-vjeçari në Fushë Krujë/ VIDEO

By: Ela
15 January 2026 at 08:56

Policia ka arrestuar në flagrancë një 52-vjeçar në fshatin Luz të Fushë Krujës pasi u kap duke transportuar me automjet 60 kilogramë lëndë narkotike kanabis të ndarë në 6 thasë. Dyshohet se lënda narkotike (me vlerë rreth 60 000 euro) do të shitej në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë. “Seksioni […]

The post Po transportonte 60 kg kanabis, arrestohet 52-vjeçari në Fushë Krujë/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

“Bild”: Gjermania pritet të dërgojë trupa në Groenlandë këtë javë

By: armand
15 January 2026 at 08:53

Gjermania do të dërgojë trupa në Groenlandë këtë javë. Gazeta Bild e raportoi këtë, duke cituar burimet e saj. Një grup paraprak trupash të Bundeswehr-it do të dërgohet fillimisht në ishull. Grupi mund të niset që më 15 janar. Gazeta pohon se vendet e NATO-s, të cilat zyrtarisht janë nga Evropa, po zgjerojnë praninë e […]

The post “Bild”: Gjermania pritet të dërgojë trupa në Groenlandë këtë javë appeared first on BoldNews.al.

Arbana Osmani do të prezantojë “Ferma VIP 3”?

By: Ela
15 January 2026 at 08:45

Moderatores Arbana Osmani i është besuar prezantimi i sezonit të tretë të reality-show-t “Ferma VIP”, raporton Kryefjala. Pas suksesit të dy edicioneve të para, të cilat u karakterizuan nga sfida të forta, dinamika të papritura, debate, aleanca dhe histori personale që mbajtën publikun të mbërthyer para ekranit, duket se produksioni synon të rikthejë formatin me […]

The post Arbana Osmani do të prezantojë “Ferma VIP 3”? appeared first on BoldNews.al.

Analiza e DW: Pse Kroacia rikthen shërbimin ushtarak! Trendi rajonal i rekrutimit të të rinjve

By: armand
15 January 2026 at 08:35

Ky vit për të rinjtë në Kroaci sjell një sfidë të vjetër në një pamje të re. Në ditët e para të vitit 2026, rreth 1,200 prej tyre filluan të merrnin letra që i informonin se ishin thirrur për shërbim ushtarak. Ky është brezi i parë që përballet me rekrutimin e detyrueshëm ushtarak që kur […]

The post Analiza e DW: Pse Kroacia rikthen shërbimin ushtarak! Trendi rajonal i rekrutimit të të rinjve appeared first on BoldNews.al.

Pa masa, ndryshimet e klimës do të krijojnë 17 miliardë USD humbje në bujqësi

By: Ela
15 January 2026 at 08:24

Sektori i bujqësisë dhe ekonomia e vendit do të përballen me humbje që përllogariten deri në 17 miliardë dollarë deri në vitin 2050 nga ndryshimet klimaterike sipas skenarëve që ka zhvilluar Programi i Kombeve të Bashkuara (PNUD) në kuadër të planit Kombëtar të adoptimin ndaj klimës. Klima në Shqipëri pritet të ndryshojë ndjeshëm deri në […]

The post Pa masa, ndryshimet e klimës do të krijojnë 17 miliardë USD humbje në bujqësi appeared first on BoldNews.al.

Von der Leyen përballet sërish me mocion mosbesimi

By: Ela
15 January 2026 at 08:21

Presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola, informoi krerët e grupeve parlamentare se Komisioni Evropian, i drejtuar nga Ursula von der Leyen, do të përballet me një tjetër mocion mosbesimi. Debati dhe votimi do të zhvillohen në seancën parlamentare javën e ardhshme në Strasburg. Ky është mocioni i katërt i mosbesimit kundër von der Leyen dhe ekipit të saj breda një gjysmë […]

The post Von der Leyen përballet sërish me mocion mosbesimi appeared first on BoldNews.al.

❌
❌