Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 January 2026Reporter

“Atë ditë, filloi lufta”: Pamjet rrëqethëse të kameramanit boshnjak të vrasjes së Ylfete Humollit

30 January 2026 at 12:10

Si kameraman në Bosnje dhe Hercegovinë, Sulejman Mulaomeroviçi dokumentoi rrethimin e Sarajevës nga fillimi deri në fund, por, për të, shpërbërja e përgjakshme e Jugosllavisë kishte nisur dy vjet më herët, në një fshat në verilindje të Kosovës. Në kohën kur Mulaomeroviçi mori thirrjen për të shkuar në Kosovë, në fund të janarit 1990, Jugosllavia […]

The post “Atë ditë, filloi lufta”: Pamjet rrëqethëse të kameramanit boshnjak të vrasjes së Ylfete Humollit appeared first on Reporter.al.

Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skemat mashtruese me kredi të rreme

30 January 2026 at 12:01

Drejtorisë e Hetimit të Krimit Kibernetik ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë lidhur me raste të mashtrimeve kibernetike për kredi të rreme. “Janë evidentuar raste kur persona të panjohur, përmes faqeve të dyshimta në internet, rrjeteve sociale apo mesazheve elektronike, paraqiten si përfaqësues të institucioneve financiare dhe i nxisin qytetarët të aplikojnë online për kredi, me qëllim […]

The post Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skemat mashtruese me kredi të rreme appeared first on Reporter.al.

Yesterday — 29 January 2026Reporter

Vetingu i Aurel Zarkës, palët paraqesin në KPA qëndrimet për provat

29 January 2026 at 16:33

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 29 dhjetor me qëndrimet për aktet e reja në çështjen e vetingut të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i arrestuar në korrik të vitit 2024 për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen e “Toyota Auris”. Prokurori Adnan Xholi i cili përfaqëson […]

The post Vetingu i Aurel Zarkës, palët paraqesin në KPA qëndrimet për provat appeared first on Reporter.al.

Peleshi përballet me akuza për ‘shkelje flagrante’ me imunitetin e Ballukut

29 January 2026 at 16:04

Përfaqësuesit e opozitës e akuzuan të enjten kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se në shkelje të Rregullores së Kuvendit, po i ofron mbrojtje politike zv.kryeministres Belinda Ballukut duke shtyrë pa afat mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin e planifikuar për të mërkurën. Peleshi shtyu mbledhjen me justifikimin se vendimi i Kuvendit për dhënien […]

The post Peleshi përballet me akuza për ‘shkelje flagrante’ me imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

PS prish formulën e Komisionit për Reformën Territoriale, heq veton e opozitës

29 January 2026 at 15:08

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale nuk do të funksionojë më si një komision bipartizan mes mazhorancës dhe opozitës, ku palët kanë të drejtë vetoje për ndryshimet ligjore, nëse kërkesa e depozituar të enjten në Konferencën e Kryetarëve do të miratohet në seancë plenare. Socialistët pretendojnë me anë të kërkesës së tyre se komisioni […]

The post PS prish formulën e Komisionit për Reformën Territoriale, heq veton e opozitës appeared first on Reporter.al.

Ish-drejtuesit e prokurorive Sarandë dhe Lushnje, në gjyq për korrupsion

29 January 2026 at 14:58

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 29 janar përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, një ish-prokurori tjetër dhe dy biznesmenëve, të akuzuar për korrupsion pasiv dhe ndikim të paligjshëm. Ish-prokurori Llaho dhe biznesmeni […]

The post Ish-drejtuesit e prokurorive Sarandë dhe Lushnje, në gjyq për korrupsion appeared first on Reporter.al.

Afera 5D, Apeli zbut dënimet për pesë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

29 January 2026 at 12:15

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi të enjten deklarimin fajtor për ish-drejtoren e institucionit ‘Tirana Parking’, Eglantina Zëre, dhe katër zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës të akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, por zbuti vendimin e shkallës së parë duke urdhëruar pezullimin e ekzekutimit […]

The post Afera 5D, Apeli zbut dënimet për pesë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës appeared first on Reporter.al.

KPA rikthen në detyrë prokurorin Lazër Çardaku

29 January 2026 at 09:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, njoftoi mbrëmjen e së mërkurës ndryshimin e vendimit të Komisionit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Lazër Çardaku, dhe e konfirmoi atë në detyrë. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Albana […]

The post KPA rikthen në detyrë prokurorin Lazër Çardaku appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayReporter

Prokurorja Rita Gjati dështoi të kundërshtonte konkluzionet për pasurinë e figurën

28 January 2026 at 18:08

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i gjeti të drejtë shkaqet e ngritura në ankimin e prokurores së Kukësit, Rita Gjati lidhur me cënimin e procesit të rregullt ligjor nga Komisioni, për profesionalizmin, si dhe një pjesë të pretendimeve të saj për pasurinë. Megjithatë, mbeti në fuqi konkluzioni përfundimtar për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin […]

The post Prokurorja Rita Gjati dështoi të kundërshtonte konkluzionet për pasurinë e figurën appeared first on Reporter.al.

Kuvendi miraton dekriminalizimin gjysmak të shpifjes për gazetarët

28 January 2026 at 16:52

Projektligji për shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal u miratua me 85 vota pro, 9 kundër dhe zero abstenime, ku ndër të tjera përfshihen formulime nenesh për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët dhe mbrojtjen e tyre në detyrë, formulime që janë kontestuar si “të pjesshme dhe të pazbatueshme” nga organizatat e lirisë së medias. Organizatat […]

The post Kuvendi miraton dekriminalizimin gjysmak të shpifjes për gazetarët appeared first on Reporter.al.

Nga Gjeorgjia në Serbi, mbikëqyrja po përdoret si armë kundër mospajtimit

28 January 2026 at 16:30

Pothuajse çdo mbrëmje që nga nëntori i vitit 2024, Giorgi Chanturia ka ecur nga selia e transmetuesit publik të Gjeorgjisë deri te parlamenti, me megafon në dorë. Kjo është një ecje që po rezulton jashtëzakonisht e kushtueshme. Chanturia, 36 vjeç, është një nga mijëra gjeorgjianë që kanë dalë pothuajse çdo ditë në rrugë që nga […]

The post Nga Gjeorgjia në Serbi, mbikëqyrja po përdoret si armë kundër mospajtimit appeared first on Reporter.al.

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg për trafik droge

28 January 2026 at 12:42

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi sërish  dënimin e Moisi Habilajt me 15 vjet heqje lirie për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, që bazuar në gjykimin e shkurtuar prej nga ulet 1/3-ta, reduktohet në 10 vjet burg. E njëjta masë dënimi u dha ndaj tij […]

The post Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg për trafik droge appeared first on Reporter.al.

Aktivistët akuzojnë Këshillin e Mandateve se po bllokon drejtësinë

28 January 2026 at 12:38

Të mërkurën paradite një grup aktivistësh të shoqërisë civile protestuan përballë Kryesisë së Kuvendit duke kërkuar heqjen e mandatit të deputetes dhe dorëzimin e zv/kryeministres Balluku përpara drejtësisë. Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve që ishte parashikuar të kryhej më 28 Janar për imunitetin e zv/kryeministres Belinda Balluku, është shtyrë pa afat. Aktivistët e […]

The post Aktivistët akuzojnë Këshillin e Mandateve se po bllokon drejtësinë appeared first on Reporter.al.

Në pritje të Kushtetueses, Peleshi shtyn pa afat Këshillin e Mandateve për Ballukun

28 January 2026 at 11:44

Pas 1 muaj e gjysmë zvarritje mazhoranca socialiste ka vendosur të kërkojë akoma më shumë kohë për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për arrestimin e zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera” me vlerë qindra milionë euro. Në kundërshtim me rregulloren […]

The post Në pritje të Kushtetueses, Peleshi shtyn pa afat Këshillin e Mandateve për Ballukun appeared first on Reporter.al.

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Petrit Vukaj

28 January 2026 at 08:34

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 27 janar me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Petrit Vukaj. Prokurori, Adnan Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Klodian Braho në këtë çështje, deklaroi se u qëndronin shkaqeve të ankimit për gjetjet në të tre kriteret e rivlerësimit, pasurisë, […]

The post KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Petrit Vukaj appeared first on Reporter.al.

Dhjetra faqe mashtruese në Maqedoninë e Veriut targetojnë lexuesit shqiptarë

28 January 2026 at 08:27
black android smartphone on orange surface

Fenomeni i fabrikave të ‘lajmeve të rreme’ mori hov dhe u bë i njohur ndërkombëtarisht në vitin 2016, kur një qytet i vogël në Maqedoninë e Veriut u shndërrua në një nga epiqendrat e prodhimit të dezinformimit digjital gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Në atë kohë, të rinj vendas zbuluan se mund të gjeneronin fitime […]

The post Dhjetra faqe mashtruese në Maqedoninë e Veriut targetojnë lexuesit shqiptarë appeared first on Reporter.al.

Letër nga Uashingtoni: Trump konsolidon ndikimin në Ballkan

27 January 2026 at 22:04

Gëzuar rendin e ri botëror, të sponsorizuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump! Kjo nëse ajo që ka ndodhur që nga fillimi i vitit mund të klasifikohet si rend. Trump, i cili lulëzon në kaos, ka riorganizuar kuvertën dhe ka nisur një rishpërndarje të re të pushtetit që mund të përfundojë me shembjen e aleancave […]

The post Letër nga Uashingtoni: Trump konsolidon ndikimin në Ballkan appeared first on Reporter.al.

❌
❌