Zbardhet drafti i Amnistisë Penale, në sajë të së cilit përfitojnë disa kategori të dënuarish.
Kuvendi i Shqipërisë po shqyrton mundësinë që disa kategori të të dënuarve të përjashtohen nga vuajtja e dënimit ose nga ndjekja penale për veprat e kryera deri më 31 dhjetor 2025.
Ligji parashikon përfshirjen e personave të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me dënime deri në 3 vjet burg për burrat dhe deri në 4 vjet për gratë, përfshirë edhe format alternative të dënimit, si gjoba apo shërbimi në komunitet.
Sipas këtij drafti, për të dënuarit që ende vuajnë dënimin, parashikohet përjashtim nga burgu nëse u kanë mbetur për të vuajtur deri në 3 vjet burrave dhe deri në 4 vjet grave.
Amnistia përfshin gjithashtu të moshuarit, duke nisur nga 60 vjeç për burrat dhe 50 vjeç për gratë, si dhe personat që kanë qenë të mitur në kohën e kryerjes së veprës penale.
Theksohet se kategoritë që përjashtohen nga përfitimi i amnistisë janë ata që i janë shmangur drejtësisë, si të arratisurit apo të fshehurit, si dhe të dënuarit për krime të rënda, përfshirë krimet kundër jetës dhe njerëzimit, krimet seksuale, terrorizmin, veprat që cenojnë rendin kushtetues, autoritetin e shtetit, mjedisin, ekonominë dhe pasurinë, si edhe veprat penale që lidhen me zgjedhjet dhe demokracinë.
Po ashtu përjashtohen nga amnistia personat e dënuar me burgim të përjetshëm, si dhe për ata që gjykohen ose hetohen nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Kriteret për përfitimin e amnistisë
- Përjashtohen nga vuajtja e dënimit:
a) personat burra, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 31.12.2025, pavarësisht nga koha e mbetur nga aenimi.
b personat gra, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 31.12.2025, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.
- c) personat burra, dënuar me burgim, ië ciiëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.
ç) personat gra, dënuar me burgim, të cilave, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 4 vjet.
- d) personat e dënuar burra, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.
- dh) personat e dënuar gra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç.
- e) personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.
- Nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit personat, të cilët i janë shmangur drejtësisë, sipas përcaktimit të pikës 2, të nenit 2, të këtij ligji.
- Pavarësisht nga parashikimet e shkronjave “a”, “c”, dhe “d”, të pikës 1, të nenit 3, të këtij ligji, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit personat e dënuar, për:
- a) krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74, 74/a dhe 75 të Kodit Penal;
- b) krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/с, 80, 81, 82, 83, 83/a, 83/b dhe 84/a të Kodit Penal, si dhe në nenin 77 të
Kodit Penal Ushtarak;
- c) vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87, 88, 89/a, 93, 96 dhe 99 të Kodit Penal;
ç) krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 105, 106, 107/a, 108 dhe 108/a të Kodit Penal;
- d) vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenet 109, 109/a, 109/b, 109/c, në paragrafin e dytë të nenit 110, në nenet 110/a, 110/b, 110/c dhe 111 të Kodit Penal;
- dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuara në nenin 114, në paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 117, në nenet 119, 120, 121 dhe 121/a të Kodit Penal;
- e) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 124, nenin
124/a, në paragrafët e dytë e të tretë të nenit 124/b, në nenet 128/a,
128/b, 129 dhe 130/a të Kodit Penal;
ë) vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në paragrafin e tretë të nenit 134, në nenet 135, 136, në paragrafin e dytë të nenit 137/a, në paragrafin e dytë të nenit 138, në nenet 138/a, 139, 140, 141, 141/a, në nenet 143/a, 143/b, 144/a, 151, 152, 153, 154, 154/a, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 155, në paragrafin e dytë të nenit 159, në paragrafin e dytë të nenit 160, në nenet 164/a, 164/b, 175, në paragrafët e
dytë dhe të tretë të nenit 180 dhe në nenin 181/a të Kodit Penal, si dhe në paragrafët e dytë
dhe të tretë të nenit 59 të Kodit Penal Ushtarak;
- f) vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 186/a, në paragrafin e dytë të nenit 187, në paragrafin e dytë të nenit 188, në nenet 190, 191, 192 dhe në paragrafin e dytë të nenit 192/b të Kodit Penal;
- g) veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve, të parashikuara në paragrafët të tretë dhe të katërt të nenit 199/a dhe nenin 199/b të Kodit Penal;
- gj) vepra penale kundër mjedisit, të parashikuara në paragrafin e dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të nenit 201, në nenet 201/a, 201/b, 201/c, 201/ç, 202, 202/b, 203, 206/a dhe 206/b të Kodit Penal;
- h) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224 dhe 225 të Kodit Penal;
- i) krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, të parashikuara në nenet 226 dhe 228 tëKodit Penal;
- j) vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 230/с, 230/ç, 231, 232, 232/a, 232/b, 233, 234, 234/a dhe 234/b të Kodit Penal;
- k) krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në nenet 237, 238, 243, 244, 244/a, 245, në paragrafin e dytë dhe të katërt të nenit 245/1, në paragrafin e dytë të nenit 247, në nenet 248, 248/a, 250, 252, 253, 257/a, 258, 259, 259/a, 260, 265, 265/a, 265/b, 265/c, 266, 267, 268, 270, 271, në paragrafët e parë, të dytë, të gjashtë, të shtatë dhe të tetë të nenit 278, në nenet 278/a, 278/b, në paragrafin e dytë të nenit 281, në paragrafin e dytë të nenit 282, në nenet 282/a, 282/b, 282/с, 283, 283/a, 284, 284/a, 284/c, 284/ç, 284/d, 285, 286, 287, 287/a, 287/Ы, 288, 288/a, 288/b, 288/с, 288/ç, në paragrafin e dytë të nenit 289, në paragrafet e dytë, të tretë dhe të katërt të nenit 290, në paragrafin e dytë të nenit 292, në nenet 293/a, 293/b, 293/с, 293/ç, 294, 295, në paragrafët e parë, të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë të nenit 295/a, në paragrafin e katërt dhe të pestë të nenit 298, në nenin 299 të Kodit Penal, si dhe në nenin 70 të Kodit Penal Ushtarak;
1) vepra penale kundër drejtësisë, të parashikuara në nenet 302, 303, 311, 312, 312/a, 313,
313/a, 313/b, 314, 316, 317, 318, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e, në
paragrafin e dytë të nenit 323, në nenin 324 dhe në paragrafin e dytë të nenit 324/a të
Kodit Penal;
1l) vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të parashikuara në nenet 325, 326, 326/a, 327, 327/a, 328, 328/a, 328/b, 329, 330, 330/a, 331, 331/a, 332 dhe 332/a të Kodit Penal;
- m) vepra penale të kryera nga banda të armatosura dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
- n) vepra penale të parashikuara në nenin 8 dhe 9, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar.
- Pavarësisht nga parashikimet e shkronjave “b”, “ç”, “dh” dhe “e” të pikës 1, të nenit 3, të këtij ligji, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit personat e dënuar për:
- a) krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74, 74/a dhe 75 të Kodit Penal;
- b) krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c,81 dhe 83/b të Kodit Penal;
- c) vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87, 88 dhe 89/a dhe 93 të Kodit Penal;
ç) krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 103, 104, 105, 106, 107/a 108 dhe në paragrafin e dytë të nenit 108/a të Kodit Penal;
- d) vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenet 109, 109/b, 109/c, në paragrafin e dytë të nenit 110, në nenet 110/a, 110/b, 110/c dhe 111 të Kodit Penal;
- dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 114, në paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 117 dhe në nenin 121 të Kodit Penal;
- e) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 124, në nenin 124/a, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 124/b, në nenet 128/a dhe 128/b dhe 129 të Kodit Penal; e vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në nenet 135, 136, në paragrafin e dytë të nenit 137/a, në paragrafin e dytë të nenit 138, në nenet 139, 140, 141, 143/a, 143/b, 144/a, 151, 152, 153, 154, 154/a, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 155, në paragrafin e dytë të nenit 159, në nenet 164/a, 164/b, 175, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 180 dhe nenin 181/a të Kodit Penal;
- f) vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 186/a, në paragrafin e dytë të nenit 187, në paragrafin e dytë të nenit 188, në nenet 190, 191 dhe 192 dhe në paragrafin e dytë të nenit 192/b të Kodit Penal;
- g) vepra penale kundër mjedisit, të parashikuara në paragrafin e dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të nenit 201, 201/a, 201/b, 201/c, 201/ç, 202, 202/b, 203, 206/a, 206/b, të Kodit Penal;
- gj) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224 dhe 225 të Kodit Penal;
- h) krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, të parashikuara në nenet 226 dhe 228 të Kodit Penal;
- i) vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 231, 232, 232/a, 232/b, 233, 234, 234/a dhe 234/b të Kodit Penal;
- j) krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në nenet 243, 244, 244/a, 245, 248, 248/a, 250,253, 258, 259, 259/a, 260, 265, 265/a, 265/b, 265/c, 266, 267,268, në paragrafin e pestë, të gjashtë, të shtatë dhe të tetë të nenit 278, në nenin 278/a, 278/b, në paragrafin e dytë të nenit 281, në paragrafin e dytë të nenit 282, në nenet 282/a, 282/b, 282/c, 283, 283/a, 284, 284/a, 284/c, 284/ç, 284/d, 285, 286, 287, 287/a, 287/b, 288, 288/a, 288/b, 288/c, 288/ç, në paragrafin e dytë të nenit 289, në paragrafin e dytë, të tretë dhe të katërt të nenit 290, në paragrafin e dytë të nenit 292, në nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, 294, 295, në paragrafin e parë, të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë të nenit 295/a, në paragrafin e katërt dhe të pestë të nenit 298 dhe në nenin 299 të Kodit Penal, si dhe në nenin 70 të Kodit Penal Ushtarak ;
- k) vepra penale kundër drejtësisë, të parashikuara në nenet 302, 303, 311, 312, 312/a, 313, 313/a, 313/b, 314, 316, 317, 318, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e, në paragrafin e dytë të nenit 323, në nenin 324 dhe në paragrafin e dytë të nenit 324/a të Kodit Penal;
1) vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të parashikuara në nenet 325, 326, 326/a, 327, 327/a, 328, 328/a, 328/b, 329, 330, 330/a, 331, 331/a, 332 dhe 332/a të Kodit Penal;
1l) vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
- m) vepra penale të parashikuara në nenin 8 dhe 9, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar.
Kriteret për përfitimin e amnistisë nga zbritja e dënimit
- Të gjithë personat e dënuar, të cilët nuk plotësojnë kriteret për t’u përjashtuar nga vuajtja edënimit, sipas nenit 3 të këtij ligji ose, edhe pse plotësojnë kriteret për përfitimin e amnistisë sipas këtij neni, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit për shkak të kritereve ndaluese të përcaktuara në pikën 1 dhe 2, të nenin 4 të këtij ligji, u zbritet:
- a) 1 vit e gjysëm për personat e dënuar, gra, dhe të mitur;
- b) 1 vit për personat e dënuar, burra.
2.Pavarësisht nga parashikimet e pikës 1, të këtij neni, nuk përfitojnë zbritje të dënimit:
- a) personat e dënuar me burgim për veprat penale të parashikuara në nenet 79, 79/a, 79/b dhe 79/c të Kodit Penal;
- b) personat e dënuar me burgim të përjetshëm;
- c) personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale apo personat e dënuar për çdo vepër penale tjetër që është e lidhur ngushtë me hetimin apo çështjen penale brenda kompetencave të parashikuara në nenin 75/a.
Nuk përjashtohen nga ulja e dënimit personat, të cilët i janë shmangur drejtësisë, sipas përcaktimit të pikës 2, të nenit 2, të këtij ligji.
Kriteret për përfitimin e amnistisë nga ndjekja penale
- Përjashtohen nga ndjekja penale të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 31.12.2025, për të cilat Kodi Penal dhe Kodit Penal Ushtarak parashikon një dënim me burgim në maksimum deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, me përjashtim të veprave të parashikuara nga neni 83/a, 83/b, 84/a, 88/b, 90, 91, 92, 96, 105, 112/1, 113, në paragrafin e parë të nenit 117, 119,
119/a, 119/b, 120, 121,122, 124, paragrafi i parë i nenit 124/b, 125, 127, 130/a, 131, 132, 134, 137, 137/a, 142, 143/a/2, 143/a/3, 143/a/4, 143/a/5, 149, 150, 156, 160, 161, 164/a, 170/с, 170/ç, 178, 179, 179/b, 180, 180/a, 181, 185, 186, 187, 188, në paragrafin e parë të nenit 191, 192, paragrafi i parë i nenit 192/a, paragrafi i parë i nenit 192/b, paragrafi i parë i nenit 193, paragrafi i parë i nenit 197, paragrafi i parë të nenit 201, paragrafi i parë i nenit 202/a, 204, 205, 206, 207, 223, paragrafi i parë i nenit 224, 225, paragrafi i parë të nenit 236, paragrafi parë i nenit 237, paragrafi i parë, i dytë, i katërt dhe i pestë i nenit 238, paragrafi i tretë i nenit 242/a, paragrafi i parë dhe i dytë i nenit 244, 244/a, paragrafi i parë, i dytë dhe i tretë i nenit 245/1, paragrafi i parë i nenit 251, 254, 255, 256, paragrafi i parë dhe i dytë i nenit 257/a, 259, paragrafi i dytë i nenit 261, paragrafi i parë i nenit 263, 265/c, 269, 271, paragrafi i parë i nenit 274/a, paragrafi i tretë i nenit 274/b, paragrafi i katërt i nenit 278, paragrafi i parë i nenit 279, 287/a, paragrafi i parë i nenit 287/b, paragrafi i parë i nenit 288, paragrafi i parë i nenit 288/a, paragrafi i parë i nenit 288/c, 288/ç, paragrafi i parë i nenit 291, 293, paragrafi i parë i nenit 293/b, paragrafi i parë i nenit 295, paragrafi i dytë dhe i katërt i nenit 295/a, 296, paragrafi i parë i nenit 300, 301, paragrafi i dytë i nenit 306, paragrafi i dytë i nenit 308, paragrafi i parë i nenit 309, paragrafi i dytë i nenit 313/b, neni 317, neni 318, paragrafi i dytë i nenit 320/a, paragrafi i parë i nenit 324/a, paragrafi i parë dhe i dytë i nenit 327, paragrafi i
parë dhe i tretë i nenit 327/a, paragrafi i parë, i dytë, i tretë, i katërt i nenit 328/a, paragrafi i parë i nenit 329, paragrafi i parë i nenit 330/a, paragrafi i parë i nenit 331/a, 332, të Kodit Penal.
- Nuk përfitojnë nga ky nen personat të cilët i janë shmangur drejtësisë.
- Nuk përfitojnë nga pika 1 e këtij neni, subjektet që kanë detyrimin për të deklaruar sipas ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publik”, si dhe subjektet e posaçme, akuzat penale ndaj të cilëve gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sipas përcaktimeve, të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale dhe për çdo vepër penale tjetër që është e lidhur ngushtë me hetimin apo çështjen penale brenda kompetencave të parashikuara në shkronjat e mësipërme të nenit 75/a.