Normal view
Vlorë/ Kamioni del nga rruga, drejtuesi në gjendje të rëndë
Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, në vendin e njohur si Kalaja, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, para pak çastesh.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se automjeti ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë ose një defekti në sistemin e frenimit.
Si pasojë e aksidentit, shoferi i kamionit, Perparim Kapaj, 62 vjeç, është plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë Rrugore dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Atentati në Lezhë/ Dëshmia e policit: Qëllova me armë për të neutralizuar autorët
Është zbardhur dëshmia e punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili ndodhej rastësisht në një berberhane në momentin kur mbrëmjen e kaluar ndodhi atentati në Lezhë, ku mbeti i plagosur 30-vjeçari Sokol Daci.
Sipas informacioneve, polici ka deklaruar se nuk ishte në shërbim në momentin e ngjarjes dhe se prania e tij në zonë ka qenë krejtësisht rastësore.
Sipas dëshmisë, për shkak të dinamikës së shpejtë të atentatit dhe rrethanave të krijuara, ai nuk ka mundur të identifikojë autorët. Polici ka pohuar se ka përdorur armën e zjarrit në përpjekje për t’i neutralizuar, me qëllim parandalimin e pasojave më të rënda.
Ligjet miratojnë kërkesën e KQZ-së për 47 punonjës me kohë të pjesshme
TIRANË, 2 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike miratoi sot strukturën dhe organikën e pagave të punonjësve me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për përpunimin e dokumentacionit zgjedhor.
Gjatë mbledhjes së sotme, drejtoresha e Përgjithshme e Administrimit Zgjedhor në KQZ, Jona Josifi bëri të ditur se bëhet fjalë për 47 punonjës me kohë të pjesshme.
Sipas saj, KQZ kërkon të angazhojë staf me kohë të pjesshme për dy proceset zgjedhore që u mbyllën gjatë vitit 2025, konkretisht për zgjedhjet për Kuvend të 11 majit dhe për zgjedhjet e pjesshme vendore.
“Punonjësit do të angazhohen për hapjen e kutive dhe administrimin e gjithë dokumentacionit zgjedhor, si dhe për arkivimin dhe administrimin e dokumentacionit zgjedhor ndër vite, në këtë rast do të duhet të përpunojmë dokumentacionin e viteve 2006, 2007 dhe 2008. Procesi i arkivimit është viti i tretë radhazi që realizohet ndërkohë që hapja e kutive është detyrim që buron nga Kodi Zgjedhor”, tha ajo.
Konkretisht Josifi bëri të ditur se 15 punonjës do të angazhohen për një periudhë 8-mujore për arkivimin, ndërkohë që procesi i hapjes së kutive të materialeve zgjedhore dhe asgjësimit të fletëve të votimit do të angazhojë 32 persona, kryesisht operatorë, punëtorë dhe specialistë logjistike.
Relatori i këtij projektvendimi, deputeti Ermal Pacaj mbështeti kërkesën e KQZ-së, ndërsa bëri të ditur se pjesa financiare do të përballohet me fondet e KQZ-së të vitit 2026.
Nga ana e tyre, deputetët e opozitës në komision shprehën shqetësimin mbi procedurat që ndiqen për asgjësimin e fletëve të votimit.
Në këtë kuadër, deputeti i PD-së Arjan Ndoja kërkoi sqarim se si veprohet me fletët e votimit në rastet kur subjektet zgjedhore kanë ankimuar çështjen në SPAK.
“Për subjektet që kanë bërë kallëzim në SPAK, nëse në rastin eventual vendoset që të rihapen kutitë dhe të numërohen, a e dëmton kjo vendimmarrje administrative e asgjësimit të materialeve, procesin tjetër”, pyeti Ndoja.
Josifi sqaroi se procesi nuk dëmtohet sepse të gjitha kutitë që janë në hetime, KQZ ka detyrimin ligjor të mos i prekë. “Mbeten aty deri në përfundim të proceseve gjyqësore. Me çdo gjë tjetër për të cilën nuk ka një proces të hapur, ne vijojmë punën”, sqaroi ajo.
/a.f/
The post Ligjet miratojnë kërkesën e KQZ-së për 47 punonjës me kohë të pjesshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Rritje besimi në sektorët kryesorë ekonomikë në janar, konsumi pak i rezervuar
TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Bizneset në Shqipëri janë më optimiste për zhvillimin e aktiviteteve të tyre ekonomike në këtë fillimvit.
Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) u rrit në muajin janar, duke qëndruar 10 pikë mbi mesataren historike, sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë.
Sektori i industrisë shënoi rritje besimi me 4,8 pikë përqindje, për shkak të përmirësimit të prodhimit, rritjes së kontratave dhe eksporteve.
Besimi në ndërtim u rrit me 3,1 pikë përqindje, ndërsa sektori i shërbimeve regjistroi rritje prej 7,4 pikë dhe tregtia me 4,4 pikë përqindje. Për të gjithë këta sektorë, pritjet për të ardhmen mbeten optimiste.
Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti i pandryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm, duke qëndruar rreth 1,4 pikë përqindje mbi mesataren historike.
Vrojtimi tregon përmirësim në blerjet e mëdha, por konsumatorët janë pak më të rezervuar për situatën e tyre financiare personale dhe për ekonominë e vendit në të ardhmen.
Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit, i cili bashkëfinancohet nga Banka e Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian, ofron të dhëna mujore për klimën ekonomike dhe pritshmëritë e aktorëve ekonomikë në vend.
/a.f/r.e/
The post Rritje besimi në sektorët kryesorë ekonomikë në janar, konsumi pak i rezervuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet maqedonasi
TIRANË, 2 shkurt /ATSh/ Një shtetas maqedonas u arrestua sot nga policia pasi transportonte emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, kundrejt pagesës.
Policia e Tiranës njoftoi sot se u vu në pranga shtetasi maqedonas, J. N., 41 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. A., 33 vjeç, banues në Durrës.
Policia bëri të ditur se 41-vjeçari u kap në flagrancë, në aksin rrugor Kashar-Thumanë, teksa transportonte dy emigrantë.
Ndërkaq, sipas policisë nga hetimi dyshohet se 33-vjeçari iu ka marrë secilit prej emigrantëve, 2500 euro, me premtimin se do të mundësonte transportimin ilegal të tyre, në Itali.
Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimi për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
/m.q/a.f/r.e/
The post Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet maqedonasi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës
TIRANË, 2 shkurt /ATSh/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trupë gjykuese të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, vendosi sot pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dërgimin në gjyq themeli të kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi dhe zëvendësit të tij, Abedin Kërnaja.
Rexhë Byberi dhe Abedin Kërnaja akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim. Në gusht të vitit të kaluar, GjKKO vendosi detyrim paraqitje një herë në muaj për ta.
Çështja në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të gjykohet me tjetër trupë gjykuese.
Fashikulli i gjykimit do të përmbajë të gjitha aktet e hetimit paraprak, të përfshira në 6 volume hetimore (përveç deklarimeve të shtetasve të pyetur me cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes).
Konkretisht, ata akuzohen nga SPAK për moszbatimin e procedurave ligjore gjatë ndërtimit të rrugës “Stacioni i Anijes Palç-Guri i Lules”, që ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 277 milionë lekësh.
/m.q/a.f/r.e/
The post GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Nga “Albbakër” te “Superfosfati”, shoqëritë tregtare shtetërore në likuidim
TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (MEI) ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”, i cili synon zgjidhjen përfundimtare të një problematike të akumuluar ndër vite, lidhur me shoqëritë tregtare shtetërore që vijojnë të qëndrojnë për periudha shumëvjeçare në proces likuidimi, pa u çregjistruar përfundimisht.
Projektligji parashikon krijimin e një procedure të posaçme ligjore për përfundimin, mbylljen dhe çregjistrimin përfundimtar të këtyre shoqërive, si dhe përcaktimin e mekanizmave për trajtimin, administrimin dhe kalimin e aseteve dhe detyrimeve të tyre te një shoqëri shtetërore pasuese.
Qëllimi themelor i kësaj nisme ligjore është krijimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme për adresimin e vështirësive të theksuara në administrimin e detyrimeve, pasurive dhe marrëdhënieve juridike të shoqërive tregtare shtetërore në likuidim, procese të cilat në shumë raste janë zgjatur për mbi 15-20 vjet.
Nëpërmjet këtij projektligji synohet përmbyllja përfundimtare juridike, financiare dhe administrative e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim, transferimi i të drejtave dhe detyrimeve të tyre te një subjekt shtetëror pasues, si dhe garantimi i vazhdimësisë juridike në marrëdhëniet me kreditorët dhe palët e treta. Njëkohësisht, ligji krijon kushte për një administrim më efikas dhe të centralizuar të aseteve dhe pjesëmarrjeve shtetërore.
Edhe pse projektligji nuk ishte parashikuar në programin analitik të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit apo në programin analitik të akteve normative, ai vlerësohet si i domosdoshëm për përmbylljen efektive të proceseve të likuidimit dhe për administrimin e rregullt të pasurive dhe detyrimeve shtetërore.
Aktualisht, në pronësinë dhe përgjegjësinë administruese të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit ndodhen disa shoqëri tregtare me kapital shtetëror mbi 51%, të cilat nuk ushtrojnë më veprimtari ekonomike dhe ekzistojnë kryesisht për administrimin e aseteve dhe trajtimin e detyrimeve të mbartura ndër vite. Mes tyre përfshihen “Albbakër” sh.a., “Albkrom” sh.a., “Albminiera” sh.a., “Prodhim Mobilie” sh.a., “Petrol Alba” sh.a., “Duhan–Cigare” sh.a., “Albkontroll” sh.a. (Durrës), “Superfosfat Kurbin” sh.a. dhe “Qendra e Regjistrimit të Aksioneve”.
Analiza e situatës financiare të këtyre shoqërive tregon se një pjesë e konsiderueshme e detyrimeve të raportuara janë shumë të vjetra, të parashkruara, të pajustifikuara ose të regjistruara pa dokumentacion mbështetës. Në të njëjtën kohë, këto shoqëri administrojnë pasuri të paluajtshme me vlerë të konsiderueshme, si truall, objekte industriale, fabrika, depo dhe galeri minerare, vlera e të cilave tejkalon detyrimet reale të pagueshme.
/r.e/a.f/
The post Nga “Albbakër” te “Superfosfati”, shoqëritë tregtare shtetërore në likuidim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
ZAGREB – Merz: Rendi i ri botëror në zhvillim nuk duhet të pengojë procesin e zgjerimit të BE-së
ZAGREB, 2 shkurt /ATSH/ – Në një intervistë për televizionin kroat, kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu shpresën e tij se rendi i ri botëror në zhvillim nuk do të pengojë procesin e zgjerimit të mëtejshëm të BE-së, i cili është një çështje kyçe edhe për Kroacinë, sipas hrt.hr.
“Shpresoj që jo. Në fakt, shpresoj që e kundërta të jetë e vërtetë. Vendet në fjalë, dhe dy ose tre të tjera që aktualisht nuk janë shtete anëtare të BE-së, po presin që kjo të riformësojë lidhjet e tyre me BE-në, duke pasur parasysh sfidat që na presin”, deklaroi Merz.
”Për ne, kryeministri Plenkoviç është me shumë mundësi njeriu që mund ta gjykojë më mirë këtë rajon dhe vendet e të ashtuquajturit Ballkan Perëndimor. Të gjithë ne, përfshirë edhe mua, po mbështetemi në këshillat e tij sepse ai e njeh shumë mirë këtë rajon dhe aktorët e tij. Po e diskutojmë, por duhet të them se ende nuk kemi një zgjidhje”, theksoi ai.
Ndërkohë, në intervistën e tij për televizionin kroat, kryeministri Plenkoviç komentoi samitin dyditor të udhëheqësve të PPE-së në Zagreb.
Ndër çështjet kryesore të diskutuara në samit ishte e ardhmja e marrëdhënieve midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
“Nuk kemi ndonjë alternativë të vërtetë përveçse të kultivojmë marrëdhëniet tona përmes dialogut dhe mirëkuptimit. Dhe mendoj se të gjithë jemi në të njëjtën linjë për këtë. Nuk kam takuar askënd në nivelin e BE-së që mbështet ndërmarrjen e një kursi të ndryshëm veprimi në lidhje me marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara. Natyrisht, me respekt të ndërsjellë dhe një nivel të përshtatshëm trajtimi jo vetëm të shteteve anëtare, por edhe të Bashkimit Evropian si organizatë, nga ana tjetër. Ky është thelbi i asaj që themi se është bërë, dhe mendoj se me kalimin e kohës, ndërsa çështjet zgjidhen, këto marrëdhënie do të stabilizohen”, tha ai./ a.jor.
The post ZAGREB – Merz: Rendi i ri botëror në zhvillim nuk duhet të pengojë procesin e zgjerimit të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Dita Botërore e Ligatinave
TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Sot është Dita Botërore e Ligatinave.
Ligatinat janë ekosisteme, në të cilat uji është faktori kryesor që kontrollon mjedisin dhe jetën bimore dhe shtazore që lidhet me të. Sipas OKB-së, një përkufizim i gjerë i ligatinave përfshin ekosistemet e ujërave të ëmbla dhe detare dhe bregdetare, siç janë të gjitha liqenet dhe lumenjtë, akuiferët nëntokësorë, kënetat, kullotat e lagështa, tokat me torfe, oazet, grykëderdhjet, deltat dhe fushat e baticës, mangrovët dhe zonat e tjera bregdetare, shkëmbinjtë koralorë dhe të gjitha vendet e krijuara nga njeriu siç janë pellgjet me peshq, fushat e orizit, rezervuarët dhe kriporet.
Këto toka janë kritike për njerëzit dhe natyrën, duke pasur parasysh vlerën e brendshme të këtyre ekosistemeve.
Edhe pse mbulojnë vetëm rreth 6% të sipërfaqes tokësore të Tokës, 40% e të gjitha specieve bimore dhe shtazore jetojnë ose shumohen në ligatina. Biodiversiteti i ligatinave ka rëndësi për shëndetin, furnizimin me ushqim, për turizmin dhe për vendet e punës.
Ligatinat janë jetësore për njerëzit, për ekosistemet e tjera dhe për klimën, duke ofruar shërbime thelbësore të ekosistemit, të tilla si rregullimi i ujit, duke përfshirë kontrollin e përmbytjeve dhe pastrimin e ujit.
Më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën varen nga ligatinat për jetesën e tyre, pak a shumë një në tetë njerëz në planet.
/a.f/r.e/
The post Dita Botërore e Ligatinave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Shkolla “Lef Sallata” në Vlorë hap dyert me kushte moderne për 650 nxënës dhe mësues
TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Lef Sallata” në Vlorë nga dita e sotme i zhvillojnë orët mësimore në kushte më të mira dhe me infrastrukturë më moderne, pas rikonstruksionit të plotë të godinës.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro u shpreh se “për 650 nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Lef Sallata” në Vlorë, kjo javë nisi bukur me një shkollë krejt të re, të rilindur përmes projektit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Vlorë”.
Kumbaro nënvizoi se ky investim siguron kushte moderne me hapësira të bollshme, të konceptuara e të mobiluara në përputhje me standardet e mësimdhënies në epokën digjitale, por edhe frymëzuese për sporte, arte e plot veprimtari kreative.
Shkollës i janë shtuar mjedise të reja, duke shmangur mësimin me dy turne, ndërkohë që është pajisur me një sistem bashkëkohor të eficiencës së energjisë, terrene sportive e klasa të reja, si dhe nga janari do të kompletohet me laboratorë smart.
/e.i/r.e/a.f/
The post Shkolla “Lef Sallata” në Vlorë hap dyert me kushte moderne për 650 nxënës dhe mësues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Berisha: Piramida e pagave në drejtësi është “kokëposhtë” dhe në shërbim të interesave politike
TIRANA, 2 shkurt /ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se qeveria ka shkelur ligjin dhe frymën e Kushtetutës në ndërtimin e piramidës së pagave në sistemin e drejtësisë, duke favorizuar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme për interesa politike.
I pyetur në lidhje me kërkesën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese nga dy shoqata gjyqtarësh për rritjen e pagave të gjyqtarëve, Berisha tha se përcaktimi i pagave është kompetencë ekskluzive e ekzekutivit, por kjo kompetencë duhet ushtruar në përputhje me parimet kushtetuese dhe ligjore.
Sipas Berishës, në rastin konkret piramida e pagave është ndërtuar “kokëposhtë”, duke cenuar hierarkinë institucionale dhe duke poshtëruar gjyqtarët e lartë dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese.
“Piramida e pagave është kompetencë e ekzekutivit dhe vetëm e tij. Në këtë kontekst, në pamje të parë gjykata nuk ka asnjë lidhje. Por në qoftë se ekzekutivi e ndërton kokëposhtë piramidën, unë nuk e kuptoj, se gjykata nuk mund të ndërhyjë.
“Në ç’kuptim? Piramida parashikon rrogën më të lartë atë të kreut të shtetit. Piramida ka një shkallare me disa shkallë. Në qoftë se ekzekutivi ka firmosur për faqen e zezë të tij, që Altin Troplini të jetë njeriu më i paguar në sistemin e drejtësisë nga kufiri Slloveni-Austri gjer në Qipro, atëherë ai ka bërë një piramidë të rrogave jo në përputhje me frymën e Kushtetutës dhe ligjit, por ka bërë një piramidë në përputhje me interesat e tij personale, të cilën nuk mund ta bënte kurrë.
“Vërtetë ajo është kompetencë ekskluzive, por në të vërtetë ekzekutivi është i detyruar ta ushtrojë atë kompetencë në përputhje me parimet, frymën dhe germën e ligjit”, tha Berisha.
Berisha shtoi se vendimi i qeverisë ka cenuar rëndë dinjitetin e gjyqtarëve kushtetues, gjyqtarëve të lartë dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
Sipas Berishës, Gjykata Kushtetuese ka të drejtë ta rrëzojë këtë vendim, edhe pse rregullimi i mëtejshëm duhet t’i mbetet sërish ekzekutivit.
“Atëherë çdo gjykatës i lartë, çdo gjykatës Kushtetues, Prokurori e Përgjithshme kanë të drejtë të ndihen të shkelmuar, të poshtëruar nga qeveria në vendimin e saj.
“Nuk them ta rregullojë, nuk mund të them, sepse duhet një ekspertizë më e thellë ligjore. Por ka të drejtë ta rrëzojë, absolutisht po. Rregullimin, mendoj unë, duhet ta bëjë përsëri ekzekutivi, sepse është një kompetencë shumë ekskluzive e ekzekutivit. Por gjykata, për mendimin tim, kur ajo ndërtohet mbi bazë xhepi dhe jo ligji, mbi bazë interesi: të paguaj unë një mercenar që të bëjë gjahun e kundërshtarëve politikë, atëherë ata kanë të drejtë. Dua të jem i drejtë me ta”, tha Berisha.
/m.q/a.f/r.e/
The post Berisha: Piramida e pagave në drejtësi është “kokëposhtë” dhe në shërbim të interesave politike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Balla i përgjigjet opozitës: Integrimi europian dikton agjendë të ngjeshur në Kuvend
TIRANË, 2 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se për shkak të agjendës së ngjeshur që dikton procesi i integrimit europian, seancat plenare në Kuvend do të jenë më të ngarkuara.
Gjatë një konference për shtyp nga kryesia e Kuvendit, Balla iu përgjigj pretendimeve të deputetëve të opozitës mbi seancat e zgjatura të Kuvendit.
“Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder deklaroi këtu në Tiranë se me këtë ritëm reformash Shqipëria i ka të gjitha shanset të anëtarësohet në BE brenda vitit 2029”, tha Balla.
Ndaj sipas tij, çdo deputet i Kuvendit, pavarësisht grupit parlamentar që i përket, duhet të kuptojë që është një mandat historik.
“Kjo legjislaturë është historike për sa i përket intensitetit të punës në Kuvend. Opozita ankohet përse Kuvendi ka seanca të gjata dhe duhet të punojmë deri vonë. Seanca të tilla të gjata do jenë më të shpeshta, ndoshta dhe me nevojën për të shtuar numrin e seancave plenare gjatë një jave. Viti 2026 do jetë një prej viteve parlamentare me intensitet më të madh, për shkak të numrit të madh të çështjeve”, sqaroi Balla.
/r.e/a.f/
The post Balla i përgjigjet opozitës: Integrimi europian dikton agjendë të ngjeshur në Kuvend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda
Një situatë e tensionuar e me debate është shënuar në seancën gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda pasi nuk i dha te drejtën të mbrohej efektivisht. Avokatja Valentina Teodoresku u shpreh se taksia e priti vetëm një orë në IVEP Durrës, ndaj nuk pati më […]
The post Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda appeared first on BoldNews.al.
Shkundet Greqia! Epiqendra dhe magnituda e tërmetit
Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore, fatmirësisht pa raportime për të lënduar apo viktima. Lëkundjet sizmike u regjistruan pranë Kalavryta dhe ishin me magnitudë 3.6 Rihter. Autoritetet thanë se tërmeti ra në orën 12:35 me atë lokale me kishte një thellësi fokale prej 15 km. Konkretisht, sipas analizës së Institutit Gjeodinamik, tërmeti […]
The post Shkundet Greqia! Epiqendra dhe magnituda e tërmetit appeared first on BoldNews.al.
I dogji fytyrën gazetares/ Kush është mjekja e promovuar nga Rama dhe hija e skandalit estetik
Kryeministri Edi Rama, kishte të ftuar një ditë më parë në podcastin e tij “Flasim”, mjeken estetiste, Vilma Tafilaj, me të cilën ndau një bashkëbisedim për operacionet plastike, dhe ndërhyrjet estetike. Tafilaj, e cila zotëron një klinikë private estetike, ndau përballë Ramës, disa këshilla se si mund të përmirësojmë pamjen tonë fizike, përmes ndërhyrjeve apo […]
The post I dogji fytyrën gazetares/ Kush është mjekja e promovuar nga Rama dhe hija e skandalit estetik appeared first on BoldNews.al.
Shqiptarët rekord me blerjet e makinave! Në 10 vite dyfishuan numrin duke kaluar 1 milion
Në vitin 2014, në Shqipëri qarkullonin rreth 490 mijë automjete. Dhjetë vite më vonë, në vitin 2025, ky numër ka kaluar për herë të parë mbi 1 milion, duke u më shumë se dyfishuar. Kjo do të thotë se brenda një dekade janë shtuar rreth 500 mijë makina. E ndarë në vite, rritja rezulton mesatarisht rreth […]
The post Shqiptarët rekord me blerjet e makinave! Në 10 vite dyfishuan numrin duke kaluar 1 milion appeared first on BoldNews.al.
Ligji i ri në Australi/ Snapchat bllokon mijëra llogari të përdoruesve nën 16 vjeç
Snapchat njoftoi të hënën se ka bllokuar ose çaktivizuar 415,000 llogari të përdoruesve nën moshën 16 vjeç në Australi gjatë dy muajve të fundit, pas hyrjes në fuqi të një ligji të ri që ndalon përdorimin e platformës nga adoleshentët nën këtë moshë. “Ne vazhdojmë të bllokojmë llogaritë çdo ditë,” tha kompania në një deklaratë. […]
The post Ligji i ri në Australi/ Snapchat bllokon mijëra llogari të përdoruesve nën 16 vjeç appeared first on BoldNews.al.
-
- Operacion antidrogë në Itali/ Sekuestohen 70 kg drogë dhe mijëra euro, arrestohet shqiptari dhe rumuni
Operacion antidrogë në Itali/ Sekuestohen 70 kg drogë dhe mijëra euro, arrestohet shqiptari dhe rumuni
Policia italiane ka finalizuar pasditen e djeshme një operacion antidrogë në qytetin e Bergamos dhe në provincë, duke çuar në arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e mbi 70 kilogramëve hashash, si dhe një shume të konsiderueshme parash. Sipas mediave të huaja, operacioni është pjesë e një plani më të gjerë kontrollesh të synuara për […]
The post Operacion antidrogë në Itali/ Sekuestohen 70 kg drogë dhe mijëra euro, arrestohet shqiptari dhe rumuni appeared first on BoldNews.al.
Shembja në aksin Librazhd-Qafë Thanë/ Kreu i ARRSH: Mali ka pirë shumë ujë! E shoh me sy të lirë
Kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli, teksa ka folur për mediat pas rrëshqitjeve të dherave në aksin Librazhd-Qafë Thanë, deklaroi se shembja është një fenomen natyror. Teksa u përpoq që për një moment të kthehej në “Baba Vangën” e Shqipërisë, Ami Kozeli tha se shembja është shkaktuar nga mbingopja e malit me ujë dhe këtë e […]
The post Shembja në aksin Librazhd-Qafë Thanë/ Kreu i ARRSH: Mali ka pirë shumë ujë! E shoh me sy të lirë appeared first on BoldNews.al.