Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 2026Lajme Shqiperi

Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion –

By: 27
10 February 2026 at 08:48

Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjalët tek veprat në raport me drejtësinë të hënën, kur paralajmëroi një ofensive ligjore për të penguar Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme që të ndërmarrë masën e pezullimit nga detyra për ministrat e kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Deklaratat publike të Ramës erdhën si kundërpërgjigje ndaj një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që la në fuqi pezullimin nga detyra për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku duke rrëzuar pretendimin e Ramës se kjo përbënte cënim të kompetencave kryeministrore.

“Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër i përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton,” shkroi Rama në platformën X, duke e justfikuar këtë me nevojën për garantim të pavarësisë së pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.

Por paralajmërimet e tij u lexuan nga opozita dhe nga shoqëria civile si presion i hapur ndaj drejtësisë dhe kthim pas nga narrativa e luftës antikorrupsion, dhe për pasojë, si rrezik për ecurinë e procesit të integrimit europian.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se ky ishte një “presion i organizuar kundër drejtësisë”.

“Kur Qeveria dhe Kuvendi bashkohen për të goditur vendimin e dy gjykatave në lidhje me një hetim penal aktiv, kemi dy pushtete që përpiqen të ndikojnë të tretin. Kjo nuk është ndarje pushtetesh,” tha Bardhi në reagim publik pas deklaratave të kryeministrit.

Edhe për organizatat e shoqërisë civile, ky është një moment kritik për pavarësinë e organeve të drejtësisë dhe një ndryshim kursi politik i mazhorancës, që nëse bëhet realitet, do të pengojë punën e tyre duke veshur me një imunitet shtesë ministrat dhe funksionarët para ligjit.

“Qëndrimi i kryeministrit është një akt kundër retorikës antikorrupsion dhe standardeve që duhet të plotësojë Shqipëria për të arritur objektimin e anëtarësimit në BE,” tha Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike, një organizatë që monitoron punën e Kuvendit.

Krasniqi sheh me shqetësim edhe anashkalimin e Kushtetutës dhe vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetutuese, si shkelje të standardeve demokratike.

Kjo, sipas tij, “tregon se Shqipëria rrezikon të devijojë në një vend ku Kushtetuta dhe institucionet nuk kanë vlerë dhe ku liderit politikë dhe mazhorancat e radhës mund ta inteprerojnë atë sipas qëllimeve të tyre politike”.

Krasniqi shton se nisma që paralajmron kryeministri  u jep ministrave të tij një pushtet dhe imunitet që nuk e kanë, nuk ua njeh Kushtetuta dhe as praktika e vendeve të Bashkimit Europian.

“Po ashtu pengon hetimet e SPAK, duke refuzuar heqjen e imunitetit dhe krijon një hendek të thellë midis ekzekutivit e mazhorancës nga njëra anë dhe drejtësisë nga ana tjetër,” shton ai.

Edhe për Erida Skëndajn, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, nisma e kryeministrit lidhet me interesat e tij personale dhe cënon parimet themelore të shtetit të së drejtës.

“Të gjitha vonesat që janë krijuar nga mosekzekutimi i vendimit të GJKKO-së, shtyrja e paprecedentë e procesit vendimmarrës të Kuvendit për kërkesën për autorizimin nga SPAK për kufizimin e lirisë ndaj zv.kryeministres dhe tanimë edhe qëndrimi i Kryeministrit për të ndryshuar legjislacionin për të mos patur masa ndaluese të pezullimit të ekzekutimit të funksionit (për disa prej tyre), përbëjnë një qëndrim që pengon sistemin e drejtësisë për të zhvilluar një hetim efektiv, të plotë e të gjithëanshëm ndaj zyrtares në fjalë,” tha Skëndaj.

Sipas Skëndajt, Rama po synon ndryshime Kushtetuese, edhe pse shtoi se : “Kushtetuta nuk mund të ndryshojë në interes të njërës apo tjetrës palë që ka mazhorancën qeverisëse, por vetëm në interes të publikut, konform parimeve themelore të shtetit të së drejtës dhe me një debat gjithëpërfshirës”.

Referuar ndarjes 4 me 4 të qëndrimeve të trupës gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese lidhur me konfliktin e kompetencës, Skëndaj tha se kjo e “bën këtë çështje të debatueshme midis profesionistëve”.

“Në vlerësimin tim, ligjvënësi kushtetues shqiptar duhet të zgjedhë midis nevojës për ta patur një masë të tillë pezulluese në Kushtetutë ose jo. Në kushtet e Shqipërisë, kjo masë përbën në parim një kufizim të domosdoshëm dhe proporcional me nevojën që e dikton, që është lufta kundër korrupsionit shumë shqetësues në vendin tonë si dhe barazia para ligjit,” tha Skëndaj.

Ndërsa për Krasniqin, nuk ka asnjë paqartësi ligjore në këtë drejtim, pasi legjislacioni shqiptar lejon pezullimin deri shkarkimin edhe të Presidentit, edhe të Kryeministrit për raste kur ata rezultojnë me probleme me dekriminalizimin, që lidhet me deklarimin ose jo të rregullt, kurse për raste flagrante korrupsioni, abuzimi dhe keqpërdorimi të detyrës dhe buxhetit publik refuzohet apriori hetimi.

Sipas tij, synimet e mazhorancës janë të nxitura nga interesa personale dhe bien ndesh me standardet demokratike.

“Në vendet e BE ka pasur e ka kryeministra dhe zyrtarë të lartë nën hetim, në çdo rast është dhënë dorëheqje ose është mundësuar hetimi pa pengesë imuniteti,” tha Krasniqi.

“Nëse tek ne ndodh e kundërta… ne humbim edhe konceptin formal të demokracisë, kthehemi në një regjim dhe japim shembull sesi nuk duhet të jetë demokracia dhe shteti i së drejtës,” përfundoi ai./ BIRN

 

Këmbimi valutor 10 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

By: 27
10 February 2026 at 08:22

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.6 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110 lekë dhe do shitet me 111 lekë.

kembimi

 

Po na marrin deri gjysmën e të ardhurave mujore –

By: 27
10 February 2026 at 08:10

Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në barrë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, por në Shqipëri ky presion duket se ka prekur masën më të gjerë të popullsisë, sipas anketës “Securimetri 2025” të realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, rreth 75% e qytetarëve vlerësojnë se taksat dhe tarifat rrisin koston e tyre të jetesës me 10% deri në 50% te të ardhurave mujore. Specifikisht, grupi që deklaron se detyrimet publike marrin 21-30% të të ardhurave të tyre mujore është më i larti në rajon, me 30% të të anketuarve, duke lënë pas mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 25%.

Kjo shifër tregon se, ndryshe nga fqinjët, shqiptarët e ndjejnë barrën e detyrimeve publike si një shpenzim që dikton mirëqenien e tyre mujore. Vetëm 13% e shqiptarëve mendojnë se shteti u merr më pak se 10% të kostove të jetesës, niveli ky më i ulët në rajon pas Serbisë.

Kjo do të thotë se për gati një të tretën e popullsisë në Shqipëri, pagesat ndaj institucioneve publike marrin një pjesë mjaft të konsiderueshme të buxhetit familjar, duke tejkaluar mesataren e rajonit.

Kosova shfaqet si një ekonomi më barrën më të lehtë për qytetarët e saj. Rreth 17% e qytetarëve të saj e ndjejnë barrën e pagesave publike nën nivelin 10%, një tregues ky më pozitiv se në Shqipëri.

Serbia ka përqindjen më të lartë të qytetarëve që deklarojnë kosto ekstreme ku 11 % e qytetarëve pohojnë se çojnë 50% të të ardhurave mujore në shtet, ndërsa në Shqipëri kjo kategori është pothuajse e papërfillshme me 3%. Kjo tregon se sistemi serb mund të jetë më agresiv ndaj grupeve më të ardhura të larta, ndërsa sistemi shqiptar shënjestron më gjerësisht shtresën e mesme.

Maqedonia e Veriut udhëheq rajonin me 36% te të anketuarve që paguajnë10-20% te të ardhurave mujore, duke u renditur shumë afër Shqipërisë për nga perceptimi i barrës së moderuar.

Për Shqipërinë, shifrat tregojnë një ndjeshmëri të lartë ndaj detyrimeve financiare publike, ku përfshihet faturat e ujit, energjisë dhe të tjera që kanë bëjnë me taksat e tarifat. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë pohoi se këto kosto gërryejnë ndjeshëm të ardhurat e tyre mujore./Monitor.al

 

Shqipëria dhe Serbia përkeqësohen ndjeshëm, Kosova pëson rënie –

By: 27
10 February 2026 at 08:04

Kosova është vlerësuar me 43 pikë në Indeksin e Perceptimit e Korrupsionit për vitin 2025 të organizatës ndërkombëtare, Transparency International (TI), duke shënuar një rënie për një pikë krahasuar me vitin paraprak.

Vlerësimi i ri bën që Kosova të renditet e 76-ta në botë nga gjithsej 182 vende dhe territore, apo tri pozita më poshtë se më 2024.

Sipas TI, vlerësimi me pikë i një shteti tregon nivelin e korrupsionit të perceptuar në sektorin publik nga zero (që do të thotë se një vend është jashtëzakonisht i korruptuar) deri në 100 (një vend i pastër nga korrupsioni), ndërkaq renditja e një shteti në indeks tregon pozicionin e tij relativ krahasuar me vendet e tjera.

Kosova mori vlerësimin më të mirë më 2024 (44 pikë), duke zënë vendin e 73-të në botë. Kjo pasi shënoi një përparim të lehtë në luftimin e korrupsionit krahasuar me vitin 2023, kur ishte vlerësuar me 41 pikë.

Kosova përfshihet në këtë Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit që nga viti 2012. Që atëherë, vlerësimin më të keq vendi e kishte pasur më 2013, 2014 dhe 2015, kur për tri vjet rresht ishte vlerësuar me 33 pikë.

Për vitin 2025, nga vendet e rajonit, Mali i Zi është vlerësuar më së miri me 46 pikë (njësoj si herën e kaluar), Maqedonia e Veriut me 40 (njësoj si herën e kaluar), Shqipëria me 39 (ka shënuar përkeqësim nga 42 pikë sa kishte në indeksin e kaluar), Bosnje e Hercegovina me 34 (ka shënuar rënie, pasi herën e kaluar kishte 33 pikë) dhe Serbia me 33 (ka shënuar rënie pasi herën e kaluar kishte 35 pikë).

Në pjesën për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, organizata tha se indeksi tregon se institucionet e dobëta dhe ngecjet në demokraci po e nxisin korrupsionin dhe po ngushtojnë hapësirën për shoqërinë civile.

Përqendrimi i pushtetit, ndikimi në gjyqësor dhe presioni ndaj shoqërisë civile po nxisin kthim prapa të demokracisë dhe po dobësojnë mekanizmat e kontrollit duke reduktuar mbikëqyrjen publike, tha organizata.

“Në gjithë Ballkanin Perëndimor, mungesa e transparencës në vendimmarrje për projekte të mëdha investuese është një dobësi e zakonshme”, u tha në raport.

“Pezullimi i rregullave për transparencë dhe kompetencat diskrecionale po i ekspozojnë fondet publike ndaj rrezikut të korrupsionit dhe në të njëjtën kohë po e dëmtojnë besimin e publikut”, u shtua në pjesën për Ballkanin Perëndimor.

Raporti përmend Bosnje e Hercegovinën dhe Shqipërinë sa i përket çështjeve mjedisore.

TI tha se mungesa e procedurave konkurruese ka çuar në “shfrytëzim të pakontrolluar të burimeve natyrore në Bosnje” dhe ka çuar në “rrezik për degradim mjedisor në rastin e ishullit të Sazanit në Shqipëri”, si dhe “i ka mundësuar Qeverisë së Serbisë të nënshkruajë një marrëveshje sekrete me një investitor të huaj dhe në mënyrë të paligjshme të anulojë mbrojtjen e një monumenti kulturor për ta zëvendësuar atë me një hotel luksoz”.

Sa i përket Sazanit, Shqipëria në fund të vitit 2024 i dha statusin e investitorit strategjik kompanisë të dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, për të ndërtuar një resort turistik në ishullin e Sazanit në afërsi të Vlorës.

Statusi i investitorit strategjik, kompanisë së Kushnerit i është dhënë për periudhën 10-vjeçare.

Planet e tij për investim në Shqipëri ishin përballur me kundërshtime në këtë shtet, sidomos nga ambientalistët që kishin thënë se mund të shkaktohen dëme në zonat e mbrojtura bregdetare, sidomos për zonën e Zvërnecit.

Ndërkaq, sa i përket heqjes së mbrojtjes së monumentit kulturor në Serbi, që përmend TI-ja, bëhet fjalë për ish-ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, ku Kushner kishte planifikuar të ndërtonte një hotel.

Por, në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar, u raportua se Kushner është tërhequr nga ky investim.

TI tha po ashtu se në disa vende të Ballkanit Perëndimor, përgjigja e dobët e gjyqësorit vlerësohet si një nga pengesat kryesore për luftën e suksesshme kundër korrupsionit, “teksa gjyqtarët dhe prokurorët po bëhen gjithnjë e më shumë objekt i sulmeve nga qeveritë”.

Në këtë drejtim, organizata përmend Serbinë ku thuhet se pas hetimeve për abuzime të dyshuara nga anëtarë të Qeverisë, Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi “po përballet me presion në rritje, përfshirë fushata denigruese të udhëhequra nga Qeveria, pengimin e bashkëpunimit me policinë dhe ndryshime ligjore që dobësojnë aftësinë e saj për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë”.

Duke folur për Serbinë, organizata tha se ky shtet bën pjesë në mesin e vendeve që janë vlerësuar dobët në indeks dhe ku më 2025 ka pasur rritje të protestave nga gjenerata e re, pasi të rinjtë në këto shtete, “protestuan për të kërkuar llogaridhënie nga qeveritë e tyre”.

Në vitin e kaluar, Serbia u përball me protesta të mëdha, përmes së cilave qytetarët kërkuan përgjegjësi për vdekjen e disa personave nga rrëzimi i një strehe betoni në një stacion hekurudhor dhe më pas kërkesat e tyre u zgjeruan, duke kërkuar zgjedhje të reja.

Ndërkaq, në rastin e Bosnjës, Transparency International tha se ndikimi politik mbi emërimet në sistemin gjyqësor “është aq thellësisht i rrënjosur, saqë përpjekje të shumta për ta rregulluar atë në mënyrë efektive kanë dështuar, pavarësisht faktit se kjo përbën një pengesë serioze për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”.

Në raportin e publikuar, TI tha se mesatarja globale e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit ka pësuar rënie në më shumë se një dekadë, në vetëm 42 nga 100.

“Shumica dërmuese e shteteve kanë dështuar që ta mbajnë nën kontroll korrupsionin: 122 nga 182 shtetet janë vlerësuar me nën 50 pikë në indeks”, tha Transparecy International.

Po ashtu, numri i shteteve që vlerësuar me mbi 80 pikë ka rënë nga 12 sa ishin një dekadë më parë në vetëm pesë këtë vit.

“Në veçanti, një trend shqetësues i përkeqësimit i korrupsionit në demokraci – nga Shtetet e Bashkuara (64), Kanadaja (75) dhe Zelanda e Re (81), e deri në disa pjesë të Evropës, sikurse Mbretëria e Bashkuar (70), Franca (66) dhe Suedia (80)”, u tha nga kjo organizatë ndërkombëtare.

Sipas indeksit të këtij viti, në krye të tij është Danimarka, Finlanda dhe Singapori, sikurse ishin edhe vitin e kaluar. Ndërkaq në fund të listës, të renditura më së keqi janë Venezuela, Somalia dhe Sudani.

Transparency International thotë se të dhënat që përdoren për përpilimin e indeksit mbulojnë këto forma të korrupsionit në sektorin publik: ryshfeti, keqpërdorimi i fondeve publike, përdorimi i funksioneve publike nga zyrtarët për përfitime personale pa u përballur me pasoja, aftësia e qeverive për të frenuar korrupsionin në sektorin publik, burokracia e tepruar që mund të rrisë mundësitë për korrupsion në sektorin publik, emërimet politike në shërbimin civile, ligje që u mundësojnë zyrtarëve publikë të mos e deklarojnë pasurinë apo konfliktet e mundshme të interesit, mbrojtja ligjore për personat që raportojnë rastet e ryshfetit dhe korrupsionit, kapja e shtetit dhe qasja në informacione mbi çështje publike dhe aktivitete të Qeverisë.

Ndërkaq, ky indeks nuk mbulon perceptimin e qytetarëve për korrupsionin apo përvojën e tyre me këtë dukuri, mashtrimet me tatime, rrjedhjet e paligjshme të financimeve, personat që mund të ndihmojnë në kryerjen e veprave korruptive, pastrimin e parave, korrupsionin në sektorin privat dhe ekonomitë dhe tregjet joformale./REL

 

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shkurt 2026 –

By: 27
10 February 2026 at 07:56

Dashi
Ditën e sotme jeni energjikë dhe plot iniciativë, por është e rëndësishme të mos veproni me nxitim. Në punë duhet të vendosni prioritetet dhe të mos shpërqendroheni me gjëra dytësore që ju harxhojnë energji. Në dashuri kërkohet më shumë durim dhe qetësi; një komunikim i hapur me partnerin do shmangë keqkuptimet. Një miqësi mund t’ju bëjë të reflektoni për besimin që keni te të tjerët. Financat kërkojnë maturi, ndërsa për shëndetin këshillohet të shmangni stresin dhe lodhjen e tepërt.

Demi
Kjo ditë është mjaft e qetë dhe produktive. Jeni të prirur të merrni vendime praktike dhe të menaxhoni mirë burimet, gjë që ju ndihmon sidomos në punë dhe në çështjet financiare. Në dashuri rritet dëshira për stabilitet dhe afërsi emocionale; çiftet forcojnë lidhjen, ndërsa beqarët mund të afrohen me njohje të reja pa presion. Shëndeti paraqitet i mirë, por pak relaks do ju bëjë edhe më mirë.

Binjakët
Mendja është aktive dhe plot ide, por duhet përqendrim për të arritur rezultate konkrete. Në punë shmangni shpërqendrimet dhe fokusohuni tek ajo që ka vërtet rëndësi. Në dashuri komunikimi është thelbësor për të sqaruar keqkuptime të vogla. Bashkëpunimet profesionale rezultojnë të suksesshme dhe mund të sjellin mundësi interesante. Financat kërkojnë organizim, ndërsa shëndeti përmirësohet duke ruajtur ritëm të balancuar.

Gaforrja
Kjo është një ditë emocionalisht intensive dhe ju bën më të ndjeshëm se zakonisht. Në punë mund të ketë disa vështirësi, por qetësia dhe organizimi do ju ndihmojnë t’i kaloni pa stres. Në dashuri rikthehet ngrohtësia dhe afërsia emocionale; momentet e sinqerta forcojnë lidhjen. Edhe beqarët ndihen më të hapur ndaj njohjeve të reja. Financat kërkojnë kujdes, ndërsa shëndeti lidhet shumë me gjendjen emocionale.

Luani
Qetësia dhe kthjelltësia janë thelbësore sot. Në punë nuk mund të bëni gjithçka vetëm, ndaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë ose të delegoni detyra. Në dashuri shmangni kritikat e tepërta ndaj partnerit dhe tregohuni më të sinqertë me veten. Financiarisht është mirë të mos rrezikoni. Për shëndetin, pushimi dhe relaksi do ju ndihmojnë të ruani energjinë.

Virgjëresha
Dita mund të nisë me pak lodhje, ndoshta nga mungesa e pushimit. Në punë përqendrohuni te gjërat urgjente dhe shtyni vendimet më të ndërlikuara për më vonë. Në dashuri gjeni mbështetje dhe mirëkuptim, gjë që ju rikthen qetësinë. Financat mbeten të qëndrueshme nëse tregoheni të kujdesshëm. Shëndeti përmirësohet duke respektuar ritmin tuaj natyral.

Peshorja
Nevoja për ekuilibër dhe harmoni është shumë e fortë sot. Diplomacia ju ndihmon të zgjidhni situata delikate si në punë ashtu edhe në marrëdhënie personale. Në dashuri dialogu është çelësi për stabilitet. Financat kërkojnë organizim dhe qartësi. Shëndeti është i mirë nëse shmangni tensionet emocionale.

Akrepi
Kjo ditë sjell emocione të forta dhe reflektime të thella. Mundohuni të mos ndikoheni nga mendimet negative dhe të mbani një qasje më racionale ndaj situatave. Në dashuri sinqeriteti dhe besimi janë thelbësorë për të shmangur tensionet. Në punë kërkohet përqendrim, ndërsa financiarisht duhet kujdes. Shëndeti kërkon qetësi dhe balancë emocionale.

Shigjetari
Ndjeni dëshirë për të parë përpara dhe për të zgjeruar horizontet. Edhe pse kërkon praktikë dhe kujdes, entuziazmi ju ndihmon të nisim iniciativa të reja. Në dashuri rritet optimizmi dhe dëshira për projekte të përbashkëta. Financat mund të përmirësohen nëse tregoheni realistë. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me angazhimet.

Bricjapi
Jeni të fokusuar dhe të vendosur, cilësi që ju bëjnë shumë produktivë. Puna ecën mirë, por mos harroni rëndësinë e pushimit. Në dashuri tregohuni më të hapur emocionalisht dhe kushtoni kohë partnerit. Financat janë të qëndrueshme nëse ruani disiplinën. Shëndeti kërkon balancë mes punës dhe relaksit.

Ujori
Kreativiteti dhe shoqërueshmëria janë në plan të parë. Është moment i mirë për të shkëmbyer ide dhe për të propozuar zgjidhje të reja, sidomos në punë. Në dashuri hapja dhe dialogu sjellin përmirësime. Financiarisht mund të ketë zhvillime interesante. Shëndeti është i mirë, por kujdes me lodhjen mendore.

Peshqit
Kjo ditë favorizon reflektimin dhe qetësinë shpirtërore. Ndjeni nevojën të dëgjoni më shumë veten dhe të merreni me aktivitete që ju japin mirëqenie. Në dashuri empatia dhe ndjeshmëria forcojnë lidhjet. Në punë intuita ju ndihmon të merrni vendime të mira. Financat kërkojnë pak më shumë organizim, ndërsa shëndeti përmirësohet me pushim dhe qetësi emocionale.

 

Parashikimi i motit për sot, 10 shkurt 2026

By: 27
10 February 2026 at 07:40

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Përgjatë orëve të pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 10 m/sek.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

The post Parashikimi i motit për sot, 10 shkurt 2026 appeared first on 27.

BRUKSEL – Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

10 February 2026 at 07:37

BRUKSEL, 10 shkurt /ATSH/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka sugjeruar që vendet që janë të gatshme të punojnë për çështje ekonomike të vazhdojnë në grupe më të vogla nëse nuk arrihet unanimiteti para një samiti kyç, i fokusuar në forcimin e ekonomisë evropiane, e cila është nën presionin e SHBA-së dhe Kinës, sipas Euronews.

Kjo ide nënvizon një qasje më fleksibile në politikën e integrimit evropian, duke hapur rrugën për një Evropë me dy shpejtësi, ku disa shtete mund të avancojnë më shpejt se të tjerat në fushat kyçe ekonomike dhe infrastrukturore.

Von Der Leyen tha se qëllimi mbetet të bëhet përpara me një agjendë ekonomike ambicioze të rënë dakord nga të 27 shtetet vendet anëtare, por nëse kjo nuk është e mundur për shkak të diferencave politike, shtetet anëtare duhet të kthehen te koalicione më të vogla.

Sipas saj, politika e unitetit nuk duhet të bëhet pengesë për veprim efektiv, sidomos në një kohë kur Evropa përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe gjeopolitike.

Komentet e saj vijnë pas thirrjes së Mario Draghit, ish-kryeministrit italian dhe një nga zërat më influentë në debatin evropian, i cili ka kërkuar që BE-ja të funksionojë si një union i vërtetë dhe ka inkurajuar liderët evropianë të ndjekin një qasje federaliste pragmatike për projekte të përbashkëta, nga energjia tek siguria, duke theksuar nevojën për koordinim dhe solidaritet në periudha krize.

“Ambicia jonë duhet të jetë gjithmonë që të arrihet marrëveshja midis të 27 shteteve anëtare”, shkroi Von der Leyen në një letër drejtuar sot liderëve evropianë.

“Sidoqoftë, kur mungesa e përparimit ose ambicies rrezikon të dëmtojë konkurrueshmërinë apo aftësinë e Europës për të vepruar, nuk duhet të hezitojmë të përdorim mundësitë e parashikuara në traktatet nën bashkëpunimin e avancuar”, theksoi ajo.

Parimi i bashkëpunimit të avancuar lejon shtetet anëtare, për sa kohë që një minimum prej nëntë vendeve bien dakord, të thellojnë integrimin pa pjesën tjetër të shteteve anëtare.

Komentet e Von der Leyen shënojnë një ndryshim të rëndësishëm nga parimi i konsensusit që udhëheq institucionet e BE-së dhe hapin rrugën për një Evropë me dy shpejtësi.

Liderët evropianë do të mblidhen për një tërheqje informale të enjten në kështjellën ”Alden Biesen”.

Draghi do t’i bashkohet të 27 vendeve së bashku me ish-kryeministrin italian, Enrico Letta.

Para samitit, një grup prej 10 vendeve do të takohen me ftesë të Gjermanisë, Italisë dhe Belgjikës për të vendosur një linjë të përbashkët.

Franca gjithashtu do të marrë pjesë, sipas një diplomati.

Në letrën e saj, Von der Leyen tha se Komisioni synon të përshpejtojë agjendën e thjeshtimit, por inkurajoi bashkëligjvënësit në Parlamentin Evropian të jenë konstruktivë./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post BRUKSEL – Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

10 February 2026 at 07:34

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ – Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një destinacion kyç i ekoturizmit në Evropë falë Parkut Kombëtar të lumit të egër Vjosa, një nga mrekullitë natyrore më të rralla të kontinentit, shkruan faqja e njohur turistike travelandtourworld.it (TTW).

I shpallur park kombëtar në vitin 2023, ky territor i mbrojtur shtrihet në rreth 12 727 hektarë dhe mbron një pasuri unike: një lumë të madh që rrjedh plotësisht i lirë, pa diga apo ndërhyrje artificiale.

Një park unik në Evropë

Vjosa është parku i parë kombëtar në Evropë i dedikuar një lumi të egër. Lumi buron në Greqi dhe përshkon Shqipërinë për rreth 270 kilometra, duke krijuar një mozaik peizazhesh që përfshin male të ashpra, lugina të gjera, kanione mbresëlënëse dhe fusha aluviale.

Kjo liri natyrore e rrjedhës e bën Vjosën një laborator të gjallë ekologjik dhe një model referimi për ruajtjen e lumenjve në shkallë evropiane.

Biodiversitet i jashtëzakonshëm

Zona e parkut është shtëpi për mbi 1 100 specie bimore dhe shtazore, përfshirë shumë specie të rralla ose të rrezikuara.

Habitatet e ndryshme – nga shtrati i lumit dhe zonat e lagështa deri te pyjet dhe shpatet malore – krijojnë kushte ideale për zogjtë migrues, peshqit e ujërave të pastra dhe gjitarët e egër.

Vlera ekologjike e territorit ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe është vlerësuar si një pasuri me rëndësi globale për ruajtjen e natyrës.

Parku i aventurës për vitin 2026

Në vitin 2026, Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa pritet të jetë një nga destinacionet më të kërkuara për turizëm aktiv dhe përvoja në natyrë.

Aktivitetet kryesore përfshijnë:

  • Rafting dhe kajak, falë segmenteve me rrjedhë të shpejtë që ofrojnë adrenalinë dhe siguri për sportistët;
  • Trekking dhe ecje në natyrë, përgjatë shtigjeve që zbulojnë pamje spektakolare të kanioneve dhe luginave;
  • Vëzhgim zogjsh dhe faune, një atraksion i veçantë për fotografët dhe studiuesit e natyrës;
  • Turizëm i qetë dhe reflektues, për ata që kërkojnë qetësi, ajër të pastër dhe peizazhe të paprekura.

Kur dhe si të vizitohet

Periudhat më të mira për vizitë janë pranvera (prill–qershor) dhe vjeshta (shtator–nëntor), kur klima është e butë dhe natyra shfaqet në kulmin e saj.

Parku është i arritshëm lehtësisht nga Tirana, me dalje drejt Përmetit, Tepelenës dhe Këlcyrës, qytete që shërbejnë si porta hyrëse për eksplorimin e zonës.

Një model për turizmin e qëndrueshëm

Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa nuk është vetëm një atraksion turistik, por edhe një simbol i ruajtjes së natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Ai tregon se Shqipëria mund të zhvillojë turizmin pa sakrifikuar pasuritë e saj natyrore, duke ofruar një përvojë autentike dhe të papërsëritshme.

Në vitin 2026, Vjosa pritet të konfirmohet si zemra e aventurës natyrore në Ballkan, një destinacion ku adrenalinë, qetësi dhe biodiversitet bashkohen në një peizazh të rrallë evropian./   /os/

The post TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AGJENDA NDËRKOMBËTARE 10.02.2026

10 February 2026 at 07:33

BRATISLAVË (Sllovaki) – Takim midis kryeministrit sllovak Fico, kryeministrit çek, Babis dhe kancelarit austriak, Stocker.

PARIS (Francë) – Thirrje për grevë në Ubisoft.

PARIS (Francë) – Shkalla e papunësisë siç përcaktohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) për tremujorin IV – INSEE.

BRUKSEL (Belgjikë) – Prezantimi nga Komisioni Evropian i një plani veprimi për sigurinë e dronëve.

HELSINKI (Finlandë) – Konferencë për shtyp me ministret e Jashtme finlandeze dhe suedeze, Elina Valtonen dhe Maria Malmer Stenergard.

LOS ANXHELES (Shtetet e Bashkuara) – Dreka e kandidatëve për çmimin Oscar.

KARAKAS (Venezuela) – Ligjvënësit debatojnë ligjin e amnistisë së përgjithshme për miratimin përfundimtar.

RANKAGUA (Kili) – Kili zbulon rezultatet e një projekti pilot të hartëzimit të biodiversitetit satelitor.

MILANO – Lojërat Olimpike Dimërore./  a.jor.

The post AGJENDA NDËRKOMBËTARE 10.02.2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti sot i paqëndrueshëm, reshje të dobëta dhe shtrëngata afatshkurtra

10 February 2026 at 07:30

TIRANË, 10 shkurt /ATSh/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale me kthjellime. Reshjet e shiut pritet të jenë të dobëta dhe me karakter lokal në pjesën më të madhe të territorit gjatë orëve të paradites, ndërsa pasditja do të shoqërohet me shtrëngata afatshkurtra, kryesisht përgjatë pjesës perëndimore të vendit.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë deri në 14 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1–3 ballë.

The post Moti sot i paqëndrueshëm, reshje të dobëta dhe shtrëngata afatshkurtra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike deri në 10-50% të buxhetit mujor

By: Ela
10 February 2026 at 08:59

Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në barrë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, por në Shqipëri ky presion duket se ka prekur masën më të gjerë të popullsisë, sipas anketës “Securimetri 2025” të realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, rreth 75% e qytetarëve vlerësojnë se taksat dhe tarifat […]

The post 75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike deri në 10-50% të buxhetit mujor appeared first on BoldNews.al.

Skandali me Mandelson, Starmer refuzon dorëheqjen: Nuk jam gati të largohem

By: Elva
10 February 2026 at 08:53

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka refuzuar thirrjet për dorëheqje, duke deklaruar se nuk është “i gatshëm të largohet” nga mandati i tij, mes presionit të shtuar politik pas skandalit që përfshin Peter Mandelson. Gjatë një takimi me deputetët e Partia Laburiste, Starmer theksoi se ka fituar çdo sfidë me të cilën është përballur në karrierën […]

The post Skandali me Mandelson, Starmer refuzon dorëheqjen: Nuk jam gati të largohem appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor, 10 shkurt/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

By: Ela
10 February 2026 at 08:29

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.6 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor, 10 shkurt/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Sirianët në Gjermani, të qëndrojnë apo të kthehen në shtëpi?

By: Elva
10 February 2026 at 08:26

Shifrat në fjalë, ministrit të Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, i pëlqejnë t’i dëgjojë: vitin e kaluar, 5976 sirianë aplikuan për largim vullnetar në Siri,  të mbështetur nga Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF), dhe dorëzuan të gjitha dokumentet e nevojshme. 3678 prej tyre tashmë janë kthyer. Për politikanin e CSU-së, kjo është dëshmi e suksesit […]

The post Sirianët në Gjermani, të qëndrojnë apo të kthehen në shtëpi? appeared first on BoldNews.al.

Rënia e këmbimit të Euros/ Nga turizmi te paratë e pista dhe investimet e huaja, ekspertët rendisin shkaqet

By: Ela
10 February 2026 at 08:21

Gjatë muajit janar, “Monitor” zhvilloi një vrojtim me analistë të tregut financiar lidhur, me faktorët që kanë ndikuar ecurinë e kursit të këmbimit mes Euros dhe Lekut. Ekspertët u pyetën për të vlerësuar ndikimin e një liste faktorësh, në një shkallë që fillonte nga një deri në pesë. Mbështetur në përgjigjet e tyre, faktori me […]

The post Rënia e këmbimit të Euros/ Nga turizmi te paratë e pista dhe investimet e huaja, ekspertët rendisin shkaqet appeared first on BoldNews.al.

Transparency International: Shqipëria shënon rritje të korrupsionit në 2025

By: Elva
10 February 2026 at 08:12

Kosova është vlerësuar me 43 pikë në Indeksin e Perceptimit e Korrupsionit për vitin 2025 të organizatës ndërkombëtare, Transparency International (TI), duke shënuar një rënie për një pikë krahasuar me vitin paraprak. Vlerësimi i ri bën që Kosova të renditet e 76-ta në botë nga gjithsej 182 vende dhe territore, apo tri pozita më poshtë […]

The post Transparency International: Shqipëria shënon rritje të korrupsionit në 2025 appeared first on BoldNews.al.

Reshje në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

By: Elva
10 February 2026 at 08:04

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë orëve të […]

The post Reshje në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

By: Ela
10 February 2026 at 08:03

Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjalët tek veprat në raport me drejtësinë të hënën, kur paralajmëroi një ofensive ligjore për të penguar Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme që të ndërmarrë masën e pezullimit nga detyra për ministrat e kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Deklaratat publike të Ramës erdhën si kundërpërgjigje ndaj […]

The post Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion appeared first on BoldNews.al.

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

By: Fax Web
10 February 2026 at 07:57

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka sugjeruar që vendet që janë të gatshme të punojnë për çështje ekonomike të vazhdojnë në grupe më të vogla nëse nuk arrihet unanimiteti para një samiti kyç, i fokusuar në forcimin e ekonomisë evropiane, e cila është nën presionin e SHBA-së dhe Kinës, sipas Euronews.

Kjo ide nënvizon një qasje më fleksibile në politikën e integrimit evropian, duke hapur rrugën për një Evropë me dy shpejtësi, ku disa shtete mund të avancojnë më shpejt se të tjerat në fushat kyçe ekonomike dhe infrastrukturore.

Von Der Leyen tha se qëllimi mbetet të bëhet përpara me një agjendë ekonomike ambicioze të rënë dakord nga të 27 shtetet vendet anëtare, por nëse kjo nuk është e mundur për shkak të diferencave politike, shtetet anëtare duhet të kthehen te koalicione më të vogla.

Sipas saj, politika e unitetit nuk duhet të bëhet pengesë për veprim efektiv, sidomos në një kohë kur Evropa përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe gjeopolitike.

Komentet e saj vijnë pas thirrjes së Mario Draghit, ish-kryeministrit italian dhe një nga zërat më influentë në debatin evropian, i cili ka kërkuar që BE-ja të funksionojë si një union i vërtetë dhe ka inkurajuar liderët evropianë të ndjekin një qasje federaliste pragmatike për projekte të përbashkëta, nga energjia tek siguria, duke theksuar nevojën për koordinim dhe solidaritet në periudha krize.

“Ambicia jonë duhet të jetë gjithmonë që të arrihet marrëveshja midis të 27 shteteve anëtare”, shkroi Von der Leyen në një letër drejtuar sot liderëve evropianë.

“Sidoqoftë, kur mungesa e përparimit ose ambicies rrezikon të dëmtojë konkurrueshmërinë apo aftësinë e Europës për të vepruar, nuk duhet të hezitojmë të përdorim mundësitë e parashikuara në traktatet nën bashkëpunimin e avancuar”, theksoi ajo.

Parimi i bashkëpunimit të avancuar lejon shtetet anëtare, për sa kohë që një minimum prej nëntë vendeve bien dakord, të thellojnë integrimin pa pjesën tjetër të shteteve anëtare.

Komentet e Von der Leyen shënojnë një ndryshim të rëndësishëm nga parimi i konsensusit që udhëheq institucionet e BE-së dhe hapin rrugën për një Evropë me dy shpejtësi.

Liderët evropianë do të mblidhen për një tërheqje informale të enjten në kështjellën ”Alden Biesen”.

Draghi do t’i bashkohet të 27 vendeve së bashku me ish-kryeministrin italian, Enrico Letta.

Para samitit, një grup prej 10 vendeve do të takohen me ftesë të Gjermanisë, Italisë dhe Belgjikës për të vendosur një linjë të përbashkët.

Franca gjithashtu do të marrë pjesë, sipas një diplomati.

Në letrën e saj, Von der Leyen tha se Komisioni synon të përshpejtojë agjendën e thjeshtimit, por inkurajoi bashkëligjvënësit në Parlamentin Evropian të jenë konstruktivë.

Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

10 February 2026 at 07:50

Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjalët tek veprat në raport me drejtësinë të hënën, kur paralajmëroi një ofensive ligjore për të penguar Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme që të ndërmarrë masën e pezullimit nga detyra për ministrat e kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Deklaratat publike të Ramës erdhën si kundërpërgjigje ndaj […]

The post Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion appeared first on Reporter.al.

❌
❌